Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Prej gruas te ndare dhe prej mallit te vjeter, duhet te heqesh dore.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 95 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Emigracion :: Ambasada: Si te shkoni ne Amerike
Postuar nga: Albo

Emigracion Udhezues i ri per te gjithe ata qe deshirojne te fitojne nje nga 55 mije vizat e pervitshme te qendrimit te perhershem ne SHBA. Si mund te plotesoni pa gabime aplikimin, pa qene nevoja te paguani asnje avokat. Adresat e sakta, kodi sekret dhe koha e aplikimit. Te gjithe ata qe kane deshtuar vitet e kaluara, mund te mesojne me ne fund, enigmen e mohimit te vizes

"Ka avokate dhe njerez te tjere, qe bejne premtime jo realiste". Ambasada e SHBA ne Tirane, bashke me udhezimin per llotarine e vizave te emigrimit ne SHBA per vitin 2004, sqaron se "perzgjedhja e aplikanteve behet ne menyre te rastesishme dhe asnje nderhyrje nga jashte nuk mund te permiresoje shanset e nje aplikanti per t'u perzgjedhur apo te garantoje qe ky apo ai formular te fitoje". Per te eleminuar pagesat e kota te "eksperteve" te mashtrimit, qytetaret shqiptare qe synojne te fitojne nje nga 55. 000 vizat e qendrimit te perhershem qe do te jape kete radhe SHBA, mjafton te aplikojne duke ndjekur me korrektesi udhezimet e ambasades, qe "Korrieri" sot i boton te plota. Qe aplikimi te jete i vlefshem, ai duhet te kete arritur ne adresat e sqaruara me poshte, ndermjet mesdites se te henes se dates 7 tetor 2002 dhe mesdites se te merkures se 6 nentorit 2002.


UDHEZIME PER LLOTARINE E VIZAVE TE IMIGRIMIT NE SHBA PER VITIN 2004(DV-2004)

Seksioni 203 (c) i Aktit te Imigracionit te vitit 1990 ve ne dispozicion nje maksimum prej 55 000 vizash migrimi per qendrim te perhershem per cdo vit, qe zgjidhen ne menyre te rastesishme prej sistemit kompjuterik te programit te llotarise (DV-2004). Kerkesat (Aplikimet) per te programin e llotarise DV-2004 duhet te kene arritur ndermjet mesdites se te henes, 07 Tetor 2002 dhe mesdites te se merkurres, 06 Nendor 2002. Ju lutemi te vini re disa ndryshime te rendesishme per kerkesat dhe kualifikueshmerine te pershkruara me poshte.


Si do te behet ndarja e vizave?

Vizat shperndahen ne menyre proporcionale midis gjashte rajoneve gjeografike duke ia akorduar numrin me te madh te vizave rajoneve me ritme te uleta emigrimi, dhe asnje vize per vendet qe kane derguar me shume se 50.000 imigrante ne SH.B.A. ne pese vitet e fundit. Asnje vend nuk mund te perfitoje me shume se 7% te vizave te ndryshme te vena ne dispozicion per cdo vit. Informacioni rreth shperndarjes se vizave per secilin rajon percaktohet cdo vit nga Zyra e Imigrimit dhe Kombtarizimit (INS)-it sipas nje formule te specifikuar ne seksionin 203 (c) te Aktit te Imigrimit dhe Kombesise. Gjashte rajonet gjeografike jane: Europa, Afrika, Azia, Amerika e Veriut, Oqeania, Amerika e Jugut/Amerika Qendrore/Karaibet.


Kush nuk mund te kualifikohet?

Personat e lindur ne vende me "pranim te larte" ne shumicen e rasteve nuk mund te kualifikohen per kete program. Vendet me "pranim te larte" percaktohen si vende prej te cilave Shtetet e Bashkuara kane marre me shume se 50.000 imigrante gjate pese viteve te fundit ne kategorite e ndryshme te imigrimit me baze te bashkimit familjar dhe punesimi. Cdo vit, Sherbimi i Imigracionit dhe Kombtarizimit llogarit numrin e imigranteve me baze familjare dhe punesimi qe kane hyre ne SH.B.A. ne pese vitet e fundit, per te identifikuar vendet qe duhet te perjashtohen nga programi i llotarise te vizave te ndryshme. Meqenese perpara cdo programi llotarie behet nje percaktim i vecante, lista e vendeve qe nuk kualifikohen ndryshon per cdo vit. Per DV-2004, vendet me "pranim te larte" jane: Kanada, Kina (te lindurit brenda Kines), Kolumbia, Republika Domenikane, Salvadori, Haiti, India, Xhamajka, Meksika, Pakistani, Filipinet, Korea e Jugut, Britania e Madhe me territoret e saj te varura dhe Vietnami. Personat e lindur ne Hong Kong, Makao, Taivan dhe Irlanda e Veriut kualifikohen per te aplikuar per programin e llotarise se visave.

Aplikantet nga Europa duhet t'i postojne kerkesat e tyre ne Qendren Kosullore te Kentucky-it (Kentucky Consular Center) ne adresen e dhene me poshte. Kerkesat e postuara ne cdo adrese tjeter pervec Qendres Konsullore te Kentucky-it nuk do te kualifikohen.


Adresa

DV-2004 Program
Kentucky Consular Center
3003 Visa Crest
Migrate, KY 41903-3000, U.S.A.



Cilat jane kerkesat per aplikim?

Te gjithe aplikantet duhet te jene te nje kombesie te vendit qe kualifikohet. Kombesia ne shumicen e rasteve eshte e percaktuar ne baze te vendit te lindjes se aplikantit. Megjithate, ne qoftese nje person ka lindur ne nje vend qe nuk kualifikohet, por bashkeshorti/ja i saj/e tij kane lindur ne nje vend qe kualifikohet, atehere nje person i tille mund te pretendoje te perdore vendin e lindjes se tij/saj duke provuar qe ata do te udhetojne njekohesisht ne Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, ne qoftese nje person ka lindur ne nje vend qe nuk kualifikohet, por asnje nga prinderit e tij/saj nuk kane lindur atje ose qendruaratje ne kohen e lindjes, atehere nje person i tille mund te pretendoje te perdore vendin e lindjes se nje prej prinderve te tij/saj. Gjithashtu, perte aplikuar nje person DUHET te kete arsimin e mesem ose ekuivalent, i percaktuar ne SH.B.A. si perfundim i sukseshem i 12 viteve te sholles elementare dhe asaj te mesme se bashku; OSE dy vjet pervoje pune gjate pese viteve te fundit ne nje profesion qe kerkon dy vjet kualifikim ose pervoje sipas rregullores se Departamentit te Punes te SH.B.A. Baza e te dhenave qe do te perdoret per kete qellim eshte http://onetcenter.org ose ne http://travel.state.gov

Ne qoftese nje person nuk ploteson asnje nga keto kerkesa, ai/ajo nuk duhet te paraqes nje kerkese per programin e llotarise DV-2004.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.