Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Arti fluturon rreth e qark se vertetes, por jo me shume vullnet,nga frika se mos digjet.
--- Franz Kafka

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 151 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Arrestohet "Gjeneral" Rrapush Xhaferri
Postuar nga: Albo

Lajme Kishte 2 jave, qe ishte kthyer ne Shqiperi nga Turqia dhe pas nje qendrimi te shkurter, ka udhetuar drejt Beratit, per t'u arrestuar mbreme ne banesen e Ali Vrapit ne fshatin Starove. Lehtesia e paperballueshme e arrestimit te njerit prej simboleve te fajdeve, arratisur me 13 mars 1997 nga burgu i Tiranes

"Krimineli rikthehet gjithmone ne vendin e ngjarjes". Aksioma me e njohur e kriminalistikes, e huazuar si titull nga nje film i njohur, nuk kishte si te mos vertetohej edhe me Rrapush Xhaferrin, ish Presidentitn e Fandacionit te njohur te fajdeve, me qender ne Lushnje. "Gjenerali", pas plot 5 vjet e gjysem i "arratisur" ne Turqi, eshte rikthyer per t'u arrestuar mbreme rreth ores 21.00 ne banesen e nje kusheriri te nenes se tij ne Veterrik te Staroves, ne rrethin e Beratit. Lajmi eshte konfirmuar zyrtarisht per "Korrieri" nga Drejtori i Drejtorise se Policise se Prefektures, Ilirjan Dida. I cili pranoi te rrefeje edhe detajet e tjera te operacionit qe drejtoi vete, ne krye te 10 uniformave te policise.


Rikthimi

Kreret e policise se Beratit nuk e kane patur fare te veshtire te marrin ne pyetje dhe te "zberthejne" "Gjeneralin" 60 vjecar, te rrenuar si nga ana shendetesore ashtu edhe psikologjike e fizike. I cili pa asnje hezitim, ka pranuar t'i pergjigjet te gjitha pyetjeve dhe te jape shpjegime te hollesishme.

"Pasi bashke me tre djemte, Perparimin, Pellumbin dhe Asllanin,- pas arrestimit dhe bllokimit te aktivitetit te fondacionit ne janar 1997,- u arratisem nga qelite e Repartit 313 ne Tirane, me 13 mars 1997. Bashke me dy djemte e pare, udhetova drejt Turqise. Aty kam jetuar gjate gjithe kesaj kohe, derisa dy jave me pare erdha ne Shqiperi". Xhaferri ka vijuar duke thene se fillimisht ka qendruar per disa dite ne Tirane tek te afermit e tij. Qendrimi ka qene i shkurter. Plot 10 dite me pare ai ishte nisur drejt Beratit, per t'u strehuar ne banesen e Ali Vrapit, nje prej kusherinjve te nenes se Rrapush Xhaferrit, ne fshatin e humbur Veterrik te Komunes se Staroves, rreth 3 kilometra ne Jugperendeim te qytetit muze.

Operacioni

Ka qene ora rreth 13. 00 e dites se djeshme, kur nje burim i sigurte i policise, kishte njoftuar lajmin e cuditshem, se "Gjeneral" Xhaferri, nje dite te bukur, krejt papandehur, kishte bujtuar ne ato ane. Nje informacion qe nuk eshte neglizhuar aspak, por qe menjehere ka detyruar dergimin urgjent te agjenteve civile ne bazen e njeriut, qe mijera familje shqiptaet gjate viteve te etheve te fajdeve, i besuan miliona dollare te kursimeve te tyre.

Nderkohe, ne zyrta e drejtorise se policise, eshte perpiluar operacioni i thjeshte. Pasi kane pritur te bie nata, pak makina policie, me rreth 10 police ne bord kane udhetuar drejt shtepise se Ali Vrapit. Ishte momenti kur ne shtepine e tij sapo ishte shtruar darka dhe mysafiri po shijonte i qete gatimin e amvisave te shtepise. Ka qene ky casti kur nje e trokitur dere, i ka dhene fund jo vetem darkes se Xhaferrit, por edhe diteve te tij te lirise ne arrati.

Ashtu pa zhuurme e pa buje, ata i kane komunikuar "Gjeneralit" urdherin e arrestit, i kane vendosur prangat ne duar dhe e kane shoqeruar per ne dhomat e paraburgimit te policise.


Sot ne Tirane

Mbreme, Rrapush Xhaferri ka dhene shpjegime para agjenteve te policise, per kohen ne arrati, gjate se ciles i eshte shmangur edhe procesit gjyqesor qe e ka denuar me 13 vjet heqje lirie, nen akuzen e grabitjes se mijera kreditoreve ne shuma te medha, nepermjet mashtrimit ne bashkepunim. "Ishte i rrenuar nga te gjitha pikepamjet, qofte shendetesore, morale, psikologjike dhe fizike",- tha nje burim qe mori pjese ne operacionin e arrestimit.

Sipas tij, me vone ne qeli, Xhaferri kerkoi dhe iu ofrua ndihma shendetesore, per shkak te nje koleksioni semundjesh qe e shqetesojne, qe nga zemra, stomaku dhe melcia. Megjithate, qendrimi ne policine e Elbasanit, eshte shume e shkurter. Ai pritet te marre fund sot ne oret e para te dites. "I arrestuari Xhaferri do te transferohet ne nje nga qelite e burgjeve te Tiranes, ku do te vazhdoje te vuaje mekatet",- tha Dida.

Ky ka qene fundi i palavdishem i "Gjeneralit" te fajdeve. Pese jave me pare, me 18 korrik te ketij viti, ne Tirane ishte arrestuar nje nga djemte e tij, Asllan Xhaferri. Nje arrestim qe u be shkak per grumbullimin e shume provave shkresore per veprimtarine e familjes lushnjare, ne filialet e saj ne te gjitha rrethet e vendit. Nderkohe qe kapitullit te mashtrimit me fajdet te Fondacionit "Xhaferri", i mungojne edhe dy pranga: Perparim dhe Pellumb Xhaferri, ky i fundit i njohur si njeriu qe solli ne Shqiperi duke e graduar trainer te ekipit te Lushnjes, argjentinasin e famshem Mario Kempes dhe futbolliste braziliane.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.