Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E vėrteta ekziston, vetėm gėnjeshtra mund tė shpiket!
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Ceshtje Kombetare :: ME QENĖ A MOS ME QENĖ (I)
Postuar nga: ILovePejaa

Ceshtje Kombetare Tė thuash janė gadi tė palexueshme tekstet e juaja diskurzive…pastaj, pėrkthimet e juaja tė letėrsisė botėrore sa s’duhen bėrė sėrishmi...E pabesueshme, keni akademik qė flet me aq vėshtirėsi e trash sa…nuk mund ...

E gjitha filloi me njė shaka, mu njashtu si te Kundera, i cili nuk do tė vijė nė Shqipėri. Desha qė t'i animoj e argėtoj familiarėt e mikut tim nė drekėn e mirėseardhjes. Pėrdora gjithė mjeshtrinė time tė shtirjes, u theva e pėrtheva, u drodha e pėrdrodha, u kėnaqa sė qeshuri vet mė vete dhe vetėm nė fund po kuptoja se miqtė e mi nuk qeshnin fare...E kuptoni...amerikani, gjermani dhe shqiptari...ha, ha... Nuk po kuptonin gjė prej gjėje. Unė isha koshient pėr dallimet nė tė folur andaj edhe e kisha rrėfyer, pėr mendimin tim, me njė gjuhė mjaft tė hekurosur. Nuk e besoni se sa i bukur dhe i qėlluar ėshtė ky vic. Vic?! mė shikuan habitshėm. Shaka apo barcoletė, si i thuani ju. Aha... Ylli, miku im i dashur, qeshi sa pėr kurtoazi, e ngriti dollinė dhe deshi t'i japė dalje kėsaj situate. Shumė e bukur, mė pėlqeu. Ja qė, i biri dymbėdhjetėvjeēar i tij, duke dashur qė tė kuptojė me patjetėr, insistonte...Ē'thotė xhaxhi, mė thuaj, ē'thotė? Ylli atėherė mori t'ua pėrkthente shakanė familiarėve tė cilėt, vetėm pasi ua pėrktheu Ylli qeshėn, jo mė me kurtoazi, por me shpirt. Iu kthyem piatave. Cingėrima e escajgut mė bėri tė zhytem nė mendime dhe po mė ikte humori, disponimi. Tė jetė e mundur. Kėta nuk mė kuptojnė fare. Cila gjuhė ėshtė shqipe nė kėtė tavolinė? Ne paskemi nevojė pėr pėrkthyes mes vedi. A ėshtė e mundur se alienimi ynė ka kėso pėrmasa. Ylli, duke e parė ēehren e ngrysur timen, mori dhe na e tregoi atė vicin e njohur pėr gjirokastritin. I tha gjirokastriti gruas t'i ziej dy vezė pėr drekė dhe hipi nė ēati pėr ta rregulluar antenėn...Plasa gazit, aq mė parė se unė pėrmes Yllit nuk e kisha tė huaj pėrgjithėsimin pėr kopracllėkun e gjirokastritėve qė ma kujtonte atė tė gjakovarėve tek ne. Dollia dhe sėrish piatat. E zura veten duke menduar sesi unė e kap humorin e thėnė pėrmes tė folmes sė tyre e s'kam nevojė pėr pėrkthyes. Ē'paska ndodhur kėshtu mes nesh ? Muri! Okej, kėtė e di. E di, gjithashtu, nga njė teptisje krenarie e shikimi prej vizionari tė tim et e tė gjithė gjeneratės sė tij se kėta nė atė mision historik tė vetin sikur i kanė bėrė lak Murit dhe armikut, duke e bėrė tė mundur qė pėrmes njė Kongresi tė krijojnė Gjuhėn e Unisuar. Ata lavdėroheshin se ia kanė dalė qė ta hudhin litarin matanė Murit, matanė Letės (Lumit tė harrimit), duke u lidhur njėherė e pėrgjithmonė sė bashku, "pėr tė mos na zgjidhur mė kurrė". Delegacioni i intelektualėve nga Kosova e kishte edhe maksimėn e vet: "Njė popull, njė gjuhė". Por, pėr kėtė mė vonė.

Pas dreke, nisa njė konverzim tė zakonshėm me bijėn nėntėmbėdhjetė vjeēe tė Yllit e cila mė tregonte pėr njė shoqe tė saj nga Tetova e cila sa herė e hap gojėn i bėn me gaz atė e shoqėrinė e saj. Ne e duam por e folmja…ha,ha,ha…Duke qenė se unė ua kisha fituar besimin gocės dhe ēunit tė Yllit dhe kisha njė konfidencė me ta falė dokės sime qė atyre u dukej prej italiani, tė kaluarės sime prej rokeri, nga fakti se i njihja idhujt e RAI-it, se nė garderobėn time kishte gjėra edhe nga Benettoni, ne ishim shokė. Unė kalova nė anėn e ēunave dhe gocave nga Shqipėria dhe filluam t’i shohim e komentojmė, t’i shpotisim e pėrēudnojmė - kosovarėt. Stereotipet pėr njė kosovar. Fėmijėt e Yllit artikulonin me njė sinqeritet gjenuin njė opinion qė unė do e has kudo, nė tė gjitha qarqet, por pėr tė cilin sikur ekzistonte njė komplot i heshtjes: askush nuk ta thoshte. Po cili ėshtė ai opinion tė cilin e ka gjithė Shqipėria, por tė cilin sinqerisht e mora vesh vetėm nga fėmijtė e Yllit. Ēfarė mė thanė ata: se janė tė trashė nė kokė e nė tė folur; se gjuha jonė, d.m.th. e atyre nga Kosova (unė u bėra njėri syresh) u duket qesharake, njashtu siē u duket qesharake doka dhe veshja e tyre; se nė tė folur tingėllon germa Ē e pėrdorur pa vend (ēito, ēatje, ēitu, ē’a ka, ēoje, ē’a bone, qysh je…dėgjoje tė lutem: kape ēito ēoje ēatje!); habiten me pėrdorimin e gabuar tė fjalėve si: bjeshkatar pėr alpinist; vozitės (qeshin) pėr shofer; tollovi pėr rrėmujė; banesė pėr apartament; i habiste pėrshėndetja TUNG; fjalėn sajues e pėrdorin (imagjinoje tė lutem!) nė kuptimin krijuesautor e jo nė kuptimin qė nė tė vėrtetė e ka: rrenacak!; kur flasin nė telefon (gjithnjė ata, jo unė) pyesin: a ėshtė kjo banesa e filanit?, nė vend se tė thonė: a ėshtė familja e filanit? Le tė mbetemi te telefoni. Mė e bukura - qeshnim tė gjithė sė toku, edhe unė si njėri prej tyre - kur tė thonė nė telefon: po tė paraqitem nga… pesė minuta qeshje e shqepur. Unė edhe pse qeshja isha i habitur dhe nuk e dija se ē’formė pėrdornin, ndaj shtiresha ..nė vend se tė thonin…dhe prita qė ta thonė…po tė marr nga…etj,etj. Ueeee, mė shpėrtheu njė pasthirrmė kosovare mbyturazi! U desh njė kohė gjersa u mbushėm frymė dhe erdhėm nė vete nga ato karikatura pėr kosovarėt. Mua mė sė shumti mė dhimbnin ato pėr gjuhėn. Pėrgjithėsimet e stereotipet tjera edhe nuk ishin pa ndonjė mbėshtetje. I gjeje nė tė dyja anėt. Por, gjuha…Duke qenė njeri prej tyre, unė fillova me ngadalė, duke mos dashur qė t’i ofendoj ngase i doja shumė, t’ua fus krimbin e dyshimit pėrgjithėsisht pėr gjuhėn. Fillova, me kujdes, t’u flisja atė qė unė dija pėr gjuhėn, pėr gjithė honin qė qėndron mes fjalėve dhe sendeve…fjalėt nuk janė sende…“sido qė ta quajmė trėndafilin ai do tė erėmojė ėmbėl si gjithmonė”[1]…fjalėt pėrgjithėsisht janė shumė dredharake…Ato shpeshherė pėr njerėz tė ndryshėm kanė kuptim tė ndryshėm. Askush nuk mund ta kuptojė fjalėn gjer nė fund. Mirėpo, njeriu nuk mund shkėputet e shikohet veēan fjalėve. Pa to, ai ėshtė i pakapshėm. “Ato janė realiteti jonė i vetėm, ose mė tė paktėn, e vetmja dėshmi e realitetit tonė”. Ne gjindemi nė gjuhė si nė trupin tonė. Ajo ėshtė edhe koracė jona edhe antenė jona. Pėr mė tepėr, njeriu nga fjalėt krijon njė klime verbale, njė mjedis tė tanė semantik, njė semantic environmental. Botė tė veten. Ta zėmė, sado qersharakė qė duken kėta kosovarėt, tok me tė folmen e tyre, ata nė tė vėrtetė komunikojnė dhe merren vesh mes vete, ngase ēdo e folme, ēdo dialekt, qoftė ai edhe i kosovarėve, ėshtė nė tė vėrtetė njė gjuhė. Pastaj, nuk ekziston ndonjė e folme nė botė e cila nuk do tė mund tė kodohej e tė quhet gjuhė. Po kjo gjė ndodh edhe me tė folmen e kėtyre kosovarėve. Ajo nuk ėshtė se nuk mund tė kodohet e tė ngritet nė standard. Fakti qė ju e flisni kėtė gjuhė e jo kėtė timen, desha tė them tė kėtyre kosovarėve qesharakė, ėshtė vetėm nga shkaku qė gjuha juaj ka pasur ushtri e marinė! Gjuha juaj ėshtė dialekti qė fitue e ka luftėn. U thosha me humor se, po tė ishte “xhaxhi” Enver nga Peja e jo nga Gjirokastra ju sot do tė flisnit si unė. Por, mbi tė gjitha, duhet pasur gjithmonė kujdes kur pėrqesh dhe urren tė folmen e dikujt, ngase shumė lehtė urrejtja ndaj tė folmes mund tė shndėrrohet nė urrejtje ndaj folėsit. Sepse, po them, “fjala ėshtė njeriu. Ne jemi tė sajuar nga fjalėt”. Prandaj, t’i lėmė fjalėt qė tė ēojnė dashni, tė duhen mes vete, e jo tė pėrqeshen e tė zihen.

Pėr t’ju dėshmuar se fjalėt duhen mes vete e ne jemi ata qė i bėjmė tė zihen, u kėrkova Fjalorin. Nė muhabet u fut edhe Ylli. Ma sollėn Fjalorin qė e kishte mbulue pluhuri. Mė vonė e pranoi edhe Ylli se nė shtėpinė e tyre rrallė e kurrė pėrdoret e mbėshtetet Fjalori. Nuk ka nevojė. Gjuha jonė ėshtė e pastėr. Le ta nisim nga kėto fjalė tė rastit qė pėrmendėm, u thashė. Aty dėshmohej se njė nga sinonimet e fjalės rrėmujė ishte fjala tollovi, e kishte Fjalori. E shihni, nė Fjalor kėto fjalė duhen. Les mots font l’amour e citova njė thėnie tė cilėn e pėlqeja dhe e kisha mbajtur mend. Natyrisht, edhe si njė lloj delikatese tė demonstrimit tim. U habitėn qė tė gjithė. Nė bisedė hyri edhe e shoqja e Yllit, mėsuese. Biseda po i kalonte sinorėt e njė qesėndisjeje tė zakonshme. Fjalori po i vėrtetonte qė tė gjitha. Se shpjegimi i parė pėr fjalėn sajim ėshtė ndėrtimkrijim. Vetėm nėn 4 fjala merrte shpjegimin trillim. Se, ėshtė e vėrtetė qė ne, dua tė them ata nė Kosovė, tė gjetur nė njė kontekst antikombėtar, e tė shituar me njė vetėdije kombėtare tė vonuar, janė bā viktima tė njė purizmi gjuhėsor rigid dhe po t’i pyesėsh lingvistėt kosovarė, gjithēka do tė shqipėronin, madje edhe emrat e pėrveēėm. Qė kėtej vozitės pėr shofer, bjeshkatar pėr alpinist, doracak pėr manual, etj.etj. Mirėpo, edhe shoqėritė me njė kulturė tė dėshmuar e tė lashtė, siē ėshtė ajo franceze, kanė nisur njė kampanjė tė kėtillė puriste nė mbrojtje tė gjuhės franceze nga ndikimet e anglishtes, apo jo. Ma jep ta shoh njėherė Fjalorin, mė tha Ylli. Tė gjithė u gjetėm tė pėrkulur mbi Fjalorin qė po na i zbulonte gjithė pėrmasat magmatike tė gjuhės. Honin mes fjalėve dhe sendeve, fjalėve dhe kuptimeve tė vėrteta. Fjalori bėnte qė gjuha nė tė cilėn jo vetėm familja e Yllit, por ēdo familje shqiptare qė e ndjente veten nė shtėpi, e ku cilido kosovar dukej mysafir, tė dėshmonte tė kundėrtėn: se gjuha shqipe qenka gjuhė e tė gjithė shqiptarėve e jo vetėm e njė dore njerėzish tė zgjedhur tė pėrkufizuar me njė vijė kufiri; se ēdo ton e tingėllimė, klithmė e pasthirrmė, ēdo e folme e argo, vernakular, dialekt e sociolekt, standard gjuhėsor e normė janė ato qė pėrcaktojnė Atdheun shpirtėror e tingullor siē do ta quante Kafka - gjuhėn; se ajo nuk pėrkufizohet me kufij administrativė e gjeografikė; se gjuhėn nuk e bėn e as do ta bėjė njė Komisi Letrare, njė Konferencė Gjuhėsore, njė diktator, njė parti; se standardi i pėrcaktuem ėshtė dhe do tė jetė vetėm njė moment nė gjithėkohėsinė e kėsaj gjuhe; se Gjuha e ashtuquajtur Standarde paraqet vetėm njė suva tė papėrfunduar tė njasaj Katedraleje tė Gjuhės Shqipe; se “gjuha ėshtė kusht i ekzistencės njerėzore e jo farė sendi, organizmi apo njė sistem konvencional shenjash tė cilin do ta pranojmė ose do ta hudhim poshtė.”

E pashė se fjalėt po mė bėhen flamboyante dhe muhabeti po merr tingėllimė serioze nė kėtė ambient tė dashur timin ku mė sė paku do doja qė gjuha dhe keqkuptimet tona rreth saj tė na e prishin atmosferėn. U ktheva tek barcoleta e gjirokastritit…Ylli, pa na thuaj edhe njėherė se ē’i tha gjirokastriti qė po rrėzohej nga kulmi i shtėpisė gruas qė kishte vėnė dy vezė pėr t’u zier:

- Hiqe grua njėrėn vezė nga xhezvja se unė vate e shkova…!

KEQKUPTIMET TONA GJUHĖSORE humbnin ēdo gjurmė humori nė konverzimin e zakonshėm tė ditės (ē’thotė mė!!!…nga Kosova ėshtė?), ambientet letrare, nė zyrat e TV-sė, nė Lidhjen e Shkrimtarėve, nė kafenetė e shumta ku me tė njohur tė mi poetė e shkrimtarė e hapnim ēėshtjen e standardit tė gjuhės...Tė thuash janė gadi tė palexueshme tekstet e juaja diskurzive…pastaj, pėrkthimet e juaja tė letėrsisė botėrore sa s’duhen bėrė sėrishmi...E pabesueshme, keni akademik qė flet me aq vėshtirėsi e trash sa…nuk mund tė pėrdoret fjala “shituar”, m’vje keq, sepse kėtė fjalė mund ta kuptojnė vetėm disa katunde tė rrethit tė Tropojės… ēka do tė thotė “Tė shituar Utopie”…sintaksa juaj ėshtė e tėra e pėrēudnuar, sllave…nuk e besoni por pikėrishtė ajo sintaksė e pėrēudnuar nga sllavishtja mė duket se i jep njė tingėllimė interesante shqipes…duhet transliteruar Fishtėn sepse pėr pjesėn mė tė madhe ėshtė i pakuptueshėm…kam frikė se e gjithė letėrsia e shkruar andej do tė mbetet jointeresante dhe pa atraktivitet pėr lexuesin e rėndomtė shkaku i gjuhės…shiko, ndoshta do duhej qė tė flijohen dy-tri gjenerata andej nga ju nė mėnyrė qė njė ditė tė gjithė ta flasim gjuhėn bukur…Rreth gjithēkaje mund tė sillej biseda, biles edhe andej sa tė flijohen disa gjenerata, por kurrsesi dhe nė asnjė moment me tė gjithė ata qė kam bisedue pėr kėtė ēėshtje nuk e vinin nė dyshim Gjuhėn e Unisuar, normėn. Ata ishin pa dilema. Nuk i mundonte e brente asgjė pėr sa i pėrket gjuhės dhe normės. Gjithmonė dhe nė ēdo situatė biseda zhvillohej mes Qendrės (atyre) dhe Periferisė (neve), mes Metropolės dhe Katundit, mes Atyre gjuhėsisht tė civilizuar dhe Neve gjuhėsisht tė prapambetur, mes Normės dhe Devijimit, tė Bukurės dhe tė Shėmtuarės. Vetėm atėherė dhe atje, nė Shqipėri, u bėra koshient pėr gjithė pėrmasat e tabusė sė standardit gjuhėsor. Vetėkėnaqja dhe mungesa totale e dyshimit mė ēonte sėrish tek ai pėrkufizim diagnostik imi: Tė shituar Utopie! (Si nuk e kam kuptue menjėherė?!) Kjo shoqėri shitue Utopie, e bindur se mbėrri ka nė komunizėm dhe po jeton komunizmin, njėlloj ka jetue e aplikue njė komunizėm gjuhėsor. Mungesa totale e dyshimit nė normė m’i zbulonte si shoqėri qė po e jetojnė dhe gėzojnė njė Utopi gjuhėsore. Dhe, arsyetimi kryesor i tyre ishte ky: nėse e paskemi huqur sistemin, tė paktėn na mbetet njė punė kolosale, Unifikimi i gjuhės. Nė e paqim humbur rrugėn pėr nė Komunizėm, tė paktėn Komunizmin gjuhėsor e kemi gjetur. Mund tė na shajnė pėr shumėēka, por njė gjė do tė mbetet - Gjuha e Unifikuar! Ata e kishin mendjen e fjetur. Pikė dileme s’kishin. Kjo tashmė ėshtė njė punė e mbaruar, sot e njėqind vjet. Jo po, sot e njė mijė vjet. Duhet vetėm tė presim qė kosovarėt t’i flijojnė nja dy-tri gjenerata dhe tė gjithė sė toku do e shijojmė kėtė - komunizėm gjuhėsor. Kėtė parajsė gjuhėsore.

Dhe, pėrsa i gjithė ky problem (qė pėr shumicėn ishte i paqenė, i shpifur) mbetej vetėm nė suaza tė njė konverzimi tė pėrditshėm, nuk e pėrjetoja aq rėndė. Por, kur ky problem (i paqenė, sic!) pėrthehej konkretisht, duke vėnė nė dyshim gjithė ē’ėshtė krijue nė Kosovė, duke zbulue muret e pakalueshme tė gjuhės kuptue si Kėshtjellė, duke shkaktue asi lloj paragjykimesh e pėrgjithėsimesh pėr kosovarėt sa tė vjen turp t’i pėrmendėsh, kėtė problem tashti e pėrjetoja si germ tė njė shqetėsimi tė madh. (Notė: trajtat gege nė kėtė shkrim janė tė qėllimta.)

SAPO U KTHEVA NĖ SHTĖPI, mora t’i tregoj tim et pėr kėto opinione tė tmerrshme pėr gjuhėn dhe kulturėn e ngjizur nė Kosovė, nė “gjuhėn e kosovarėve”. Pėr asgjė nuk mė kishte folur me aq krenari e pompozitet mėsa pėr Gjuhėn e Unisuar, si njėfarė Napoleoni lingual. Nė tė vėrtetė, e gjithė gjenerata e tij e mbanin dorėn nė atė mėnyrė triumfale tė Napoleonit sa herė binte fjala e Gjuhės sė Unifikuar. “Ne ia dolėm qė ta hudhim litarin matanė Letės, matanė Lumit tė Harrimit, duke u lidhur njėherė e pėrgjithmonė mes vedi, pėr tė mos na zgjidhur mė kurrė.”

Gjuha e Unisuar qe pėrgjigjja e tyre ndaj pėrpjekjeve tė armiqve qė t’i mbajnė tė ndarė. Ata e kishin edhe maksimėn e vet: Njė komb, njė gjuhė! “Ne ndoshta nuk ia dolėm ta bėjmė tė gjithėn. Por, ja, tė paktėn, po ua lėmė gjuhėn. Juve ju mbetet tashti vetėm tė bashkoheni.”

E kur unė u nisa “qė tė bashkohem pėr tė mos u ndarė mė kurrė”, gjėja e parė nė tė cilėn mora n’thua qe pikėrisht - gjuha. Unė askund s’e gjeta atė Atdhe tingullor tė Kafkės pėr tė cilin bėnte bé im at e gjenerata e tij. Pėrkundrazi, nė ēdo hap, nė ēdo situatė, nė ēdo bisedė, “ata me tė cilėt isha nisur tė bashkohem pėr tė mos u ndarė mė kurrė”, ma bėnin me dije se unė e kam huqur plotėsisht rrugėn. (Unė gjeta jo Atdhe tingullor, por njė oborr me disa njerėz tė vetėkėnaqur me tė folmen e me oborrin e tyre, qė ma bėnin me dije se ai mision imi “qė tė lidhemi pėr tė mos u ndarė mė kurrė” lėre qė s’e ka momentin e disponimin e pėrgjithshėm por, mbi tė gjitha, mua mė mungonte argumenti kryesor - gjuha! Dokėn disi edhe mund ta pranonin, biles e quanin tė favorshme pėr mua, por gjuhėn, assesi.) Vetėm atėherė unė kuptova se qenkam i pagjuhė, se gjuha nuk mė shkoka me dokėn, se unė s’paskam gjuhė pėr Qabe, dua tė them pėr atė Komunizėm gjuhėsor siē e kishin kuptue ata njė ēast nė gjithėkohėsinė e shqipes, vitin ’72 dhe njė Kongres. Vetėm atėherė u bėra koshient se unė qenkam njėri nga ato dy-tri gjenerata qė u dashkan flijue pėr tė arritur atje, nė Komunizmin gjuhėsor. Vetėm atėherė nisa t’i shquaj doganierėt e policėt e gjuhės, bilez njė ushtri tė tanė me reparte pushkatimi qė ishin tė gatshėm tė tė pushkatonin nė vend po guxove tė dyshoje se diēka ėshtė e kalbur nė kėtė Danimarkė linguale. Vetėm atėherė po bėhesha koshient se ai Atdhe prej Gjuhe tė Unisuar edhe s’qenka mė i madh se njė Danimarkė e vogėl, qė le jashtė njė Evropė shqiptare tė cilėsuar si tė pagjuhė, me tė folmen e tyre tė shenjuar pėr therje.

SA SHUMĖ I GĖZOHESHIM SHQIPES SĖ UNISUAR. E tėrė Kosova. E kishim pėrqafue pa kurrfarė rezerve e hezitimi. Si gjithēka tjetėr nga Shqipėria, nga ai vend mitik qė kishte kuptimin e Atdheut tė Munguar, tė Itakės. Mbi tė gjithė, im at. Ai ishte i obsesionuar me “letrarēen”. E kishte humbur tė thuash kėnaqėsinė e tė lexuarit, ngase lexonte si lektor, si roje e devotshme e standardit, si njėri nga ata qė ėshtė i gatshėm ta jap edhe jetėn pėr kėtė Itakė gjuhėsore. E mbi tė gjitha, ajo qė ia kishte pirė mendjen, ishte ideja e bashkimit. (“Njė komb, njė gjuhė!”, briste qė ta dėgjonin fqinjtė serbė. Ia lėshonte zėrin gramofonit nė kupė tė qiellit, nga vinte zėri i bukur i Luēie Milotit. Pėr inat.) Ndaj, njashtu siē ushtari mbron kufirin dhe territorin, njashtu edhe im at, si njeri i penės, hynte nė fushėbetejen e gjuhės si njė komandant me ushtri, i armatosur gjer nė dhėmbė me drejtshkrimin dhe normat, me penat e mprefta tė vendosura si bajonete (e ēuditshme, luftonte gjithmonė me pena tė kuqe qė rrjedhnin, pikonin, si gjaku!), duke e spastruar territorin e saj nga ēfarėdo penetrimi tė gjuhėve tjera, sidomos serbishtes; i zbulonte dhe kapte thua ti janė diverzantė e hafije fjalėt dredharake e meskine, kalket sllave qė ishin pėrzier e kamufluar nė radhėn e korpusit shqip; ndukte me dana turcizmat qė si rrėnjė dhėmballash tė panxjerrura i dhimbnin nė nofullėn e shqipes; rrėnonte me topa strukturat sintaksore sllave qė dukeshin ashiqare dhe i zbulonte si CIA rrjetat e spiunazhit sintaksor sllav, duke ua thyer kodet e fshehta tė tyre; vinte para repartit tė pushkatimit tė gjithė tradhtarėt nga rradhėt e veta qė guxonin tė pėrdornin farė dialektalizmi a krahinarizmi, larg qoftė!; e kishte shpallur fletarrestin pėrmes Interpolit pėr armikun No.1 tė shqipes sė unisuar - Arshi Pipėn; gjithmonė nė krye tė detyrės dhe ushtar i pėrbetuar i Atdheut gjuhėsor, i kufirit dhe sovranitetit tė tij. Sepse, mbrojtja e Gjuhės sė Unisuar pėr tim at e gjithė gjeneratėn e tij ishte shumė mė shumė - ishte ideja e njė Shqipėrie tė Unisuar. Ai qė ishte kundėr Gjuhės sė Unisuar ishte kundėr Shqipėrisė sė Unisuar. E shoh njashtu tė harlisur e tė kreshpėruar si njė Odise lingual, se si duke i zėnė veshėt fort me duar u pėrballon zėrave ėmblak e joshės tė Scilave e Haribdave tė gjuhėve tjera; e shoh me atė shikimin e tij tė humbur andej nga i bie Shqipėria, me njė buzėqeshje lumturake nė buzė si kur sheh diēka tė dashur, si nė ēastet e lume tė njė semiofanie; e shoh si farė protagonisti spilbergian qė ka pėrjetue close encounter of lingual and patriotic kind, i nisur fatalisht e pakthyeshėm drejt Itakės gjuhėsore tė tij; e dėgjoj se si kėlthet nė kupė tė qiellit tok me gjeneratėn e tij, pėr inat tė serbėve:

“Shqipėri tė qofsha falė, tė kam nėnė mė ke djalė!”

Nuk ishte vetėm Shqipėria e shitueme. Ishim edhe ne, Kosova, tė shituem me Komunizėm. Vetėm sa tashti komunizmi ynė e kishte emrin Shqipėri. Ose thėnė mė butė, Utopia jonė quhej Shqipėri. E keqja ėshtė se ne, pėrkundėr Shqipėrisė, ishim shumė joautentikė. Ndėrkohė qė Enveri me Shqipėrinė e vet komuniste ishte i shituem tė paktėn nga njė donkishotizėm global dhe pėrpiqej tė ishte i veēantė nė komunizmin e tij, ne tė Kosovės mjaftoheshim vetėm me Shqipėrinė e Enverit, me komunizmin e tij. I kėndonim kėngėt e tij (Enver Hoxha o tungatjeta, …); ishim tė mėrzitur kur ai dukej i vrenjtur, bėheshim shend e verė kur ai buzėqeshte; i pėrjetonim betejat e tij me mullinj dhe na bėhej vetja e madhe mu si Enveri nė pikturat soc-realiste kur e vizatonin dy herė mė tė madh se Hrushqovi, si farė Supermeni komunist, i cili pėrkundėr germės S nė kostum mbante germėn K, si Komunizmi, e ne nga Kosova e mendonim atė germė K, si Kosova (e na doli K si k…!); e mbanim qiririn kur ēonte dashni; dilnim si dėshmitarė kur ishte nė ēmendi gjatė proceseve tė montuara; u bėmė bashkėfajtorė kur u desh vra njė idiomė gjuhėsore. Ne ishim shumė joautentikė. Ne ishim vetėm Sanēo Panēa.

GjithĒka ishim nė gjendje tė bėjmė pėr idenė e bashkimit, madje tė bėhemi edhe Sanēo Panēa. Tė dalim lolo, budallenj, qesharakė, tė bindur se kemi tė drejtė njashtu sic thoshte Sartri (duhet kėmbėngulur nė qėllimin pėr tė cilin mendon se ėshtė i drejtė sikur edhe tė dalėsh qesharak.) Ne tė gjitha i bėmė, biles edhe mė shumė nga ē’pritej - flijuam edhe idiomėn tonė, gjuhėn tonė - dhe ashtu cullak, tė pagjuhė, kur mė nė fund u shemb Komunizmi dhe menduam se erdhi dita e shumėpritur, ne ashtu lakuriq e tė veshur vetėm me idealin e bashkimit e bėmė Shqipėrinė me gaz: njashtu siē qeshet me njeriun cullak. Rast flagrant i personazheve brehtiane qė, sic thoshte Brehti, si tė shituem shkojnė mbrapa daullexhiut duke e dhėnė lėkurėn e vet pėr ta veshur daullen.

NJė shtet, njĖ gjuhĖ britnin kėta tė delegacionit tonė nė Kongres. Ishin mė se tė bindur se kanė bėrė njė nga hapat mė konkretė drejt kėsaj ideje. Sot, njėzet e pesė vjet me vonė, duke parė se si neglizhohet e pėrēmohet ēkado ėshtė bėrė nė Kosovė, nė gjuhėn e “kosovarėve”, duke parė stereotipet qė janė krijue pėr kosovarėt nė Shqipėri pikėrisht nė sajė gjuhe qė flasin, mendoj se njė nga muret mė tė larta tė idesė sė bashkimit ėshtė pikėrisht - Gjuha e Unisuar, kėshtu siē ėshtė kodifikue nė vitin 1972. Norma sot ėshtė njė fre i fuqishėm jo vetėm i zhvillimit tė gjuhės por edhe i komunikimit dinjitoz mes nesh, e nė konsekuencė tė fundit, norma paraqitet edhe si pengesė e idesė sė bashkimit. Nuk mund tė bashkohemi brenda kėsaj gjuhe tė unisueme ku njė pjesė e vogėl e ndien veten “nė shtėpi”, e pjesa mė e madhe ėshtė “mysafire”; ku njėra pjesė konsiderohet e qytetėrueme e tjetra e prapambetur, ku njėra pjesė ėshtė normale e tjetra deviante, njėra e bukur e tjetra e shėmtueme. Nuk mund tė jemi tė barabartė brenda kėsaj gjuhe ku njė plakė e pashkollueme nga jugu tingėllon e duket mė afėr normės se sa njė akademik nga Prishtina. Me patjetėr duhet ndryshue normėn, duhet fitue elasticitetin e saj, nė mėnyrė qė standardi tė jetė strehė pėr tė gjithė e jo vetėm pėr “fituesit”. Nuk guxon tė ketė tė humbur e tė fituar nė gjuhė.

Duhet ndryshue normėn sepse gjuha kurrė nuk arrin nė farė stadi ideal, tė pėrkryer pas tė cilit nuk do tė mund tė pėsonte ndryshime. Diēka e kėtillė ėshtė njė nonsens, sepse siē thotė linguisti i shquar Bugarski, nė njė stad tė tillė nuk arrin as bota ku flitet gjuha. Ta marrėsh atė vit dhe atė Kongres si diēka tė kryeme ėshtė sikur ke thėnė se ke arritur komunizmin gjuhėsor! Parajsėn. Ēdo gjeneratė duhet ta mėsojė gjuhėn sėrishmi, sepse kurrė dy gjenerata nuk e mėsojnė njė gjuhė plotėsisht identike: ajo nė ndėrkohė me patjetėr ka pėsue ndryshime, tė mėdha ose tė vogla. Gjuha e Unisueme, kjo e vitit 1972, jo vetėm favorizoi njė dialekt nė disfavor tė tjetrit duke lėnė njė vrragė tė madhe nė lėkurėn e gjuhės, nė mbamendjen e saj, por kjo kohė e kalueme dėshmon se ajo nuk u familiarizue me pjesėn mė tė madhe tė atyre qė shqipen e quajnė gjuhė amtare. A ka argument mė tė fuqishėm se vet Kosova me “kosovarishten” e saj, siē e quajnė nė mėnyrė tė popullarizueme nė Shqipėri gjuhėn e folur nė Kosovė. Pėr fat tė keq, ndodhi pikėrisht ajo nga ē’u frigua profesor Ēabeji, diglosia: ne kemi njė shqipe pėr vete, e njė pėr Shqipėrinė! Ne sot tė bėhemi si ata “kosovarėt” qė si duket profesori Pipa nga mllefi i pajtimit tė tyre me standardin e imponuem i pėrshkroi aq vrazhdė sa ē’ėshtė e vrazhdė nganjėherė e vėrteta[1]. Mirėpo, kjo nuk ėshtė e gjithė e vėrteta, sepse profesor Pipa e la pa thanė se, ēfarėdo qė tė jetė ajo e folme e kosovarėve ajo mund tė quhet njėkohėsisht edhe njė gjuhė. Duhet sqarue njėherė e pėrgjithmonė njė nga keqkuptimet dhe keqinterpretimet mė tė mėdha sot nė Shqipėri: nuk ka gjuhė tė dorės sė parė e tė dorės sė dytė. Dialekt superior e inferior. Kėto janė vetėm disa stereotipe gjuhėsore qė zakonisht shoqėrohen me paragjykime pėr njerėzit dhe prejardhjen e tyre, pėr krahinat e vendet e caktueme, shoqėrohen pra nga hartat mendore tė njerėzve. Gjuha e unisueme nuk ėshtė nė raport superioriteti me cilindo dialekt. (Ajo nė tė vėrtetė ėshtė vetėm njė dialekt qė iu imponue politikisht popullit. Gjuha ėshtė dialekti qė fitue e ka luftėn - Kalve). Ndoshta kjo ėshtė arritja mė e madhe e linguistikės, ngase luftoi shkencėtarisht kėtė paragjykim tė madh. Nė natyrėn, karakterin e tė folurit pėrgjithėsisht ėshtė i pėrfshirė edhe normativiteti i tij. Ndaj, nuk ka asnjė tė folme sot nė botė e cila nuk do tė mund tė normohet e tė ngritet nė standard. Jo ndonjė dialekt, por edhe njė e folme e getove tė paralagjeve, si thotė Ēomski, ėshtė njė gjuhė e tanė. Normėn e posedojnė jo vetėm idiomet e standardizueme, por edhe tė gjitha idiomat tjera, duke pėrfshirė edhe dialektet e pashkrueme dhe tė folmet, madje edhe format e kreolizueme tė gjuhės (Bugarski).

Pse duhet ndryshue normėn?

Ndoshta nga shkaku i vetėm se gjuha pėr nga natyra nuk ėshtė kjo qė e dimė, por ajo qė do duhet tė jetė e ta dimė!

MĖ PENGONTE IDEJA E KOMPETENCĖS. Sado isha mė se i ndėrgjegjshėm qė shkrimtari ėshtė njėri nga ata qė bėn gjuhėn, thyen normat, ndėrton normėn e vet, pasuron fondin e fjalėve tė saj, shkund pemėn me fjalėt e kalbura e tė stėrpėrdorura, me fjalėt e hangėrme, tė shlyeme e shkyeme si Leku i Shqipėrisė komuniste. Gjuha e letėrsisė ėshtė ajo qė ndikon nė gjuhėn e standardizueme dhe gjithmonė ka qenė dhe ėshtė burim i pashtershėm i konstituimit tė standardit. “Poetėt”, thotė Shelley, “janė legjislatorėt e padukshėm tė botės”. Norma kurrė nuk mund as do duhej qė ta rrok e pėrfshijė duke petrifikue gjithė nduarshmėrinė e kreativitetin e pėrdorimit tė gjuhės. Ndėrkaq, unė kisha ndjenjėn se kjo ėshtė ēėshtje linguistėsh. Ata e kanė bėrė, ata le ta zhbėjnė. Ja qė, literatura, historia e standardizimeve tė gjuhėve botėrore mė thoshte tė kundėrtėn se, gjithmonė ėshtė mė e arsyeshme pėr statusin shoqėror tė njė gjuhė tė kesh mendimin e sociologėve, etnologėve, shkrimtarėve e politikanėve, se sa tė linguistėve. Nuk ėshtė me rėndėsi se ē’na thonė linguistėt pėr gjuhėn, por ēfarė kemi tė themi ne pėr gjuhėn, ē’konsiderojmė e ndjejmė ne si gjuhė tonė.

Rrethana jashtėlingustike siē janė ato sociokulturore, sociopsikologjike, etnopsikologjike e mbi tė gjitha politike e pushtetmbajtėse kanė pėrcaktue fatin e gjuhės. Tė thuash gjithmonė nė njė shtet ėshtė folur gjuha e atyre qė u valonte flamuri nė kėshtjellėn e qytetit. Kėshtu ka ndodhė me tė gjitha gjuhėt e standardizueme, kėshtu ndodhi edhe me shqipen. Le ta rikonstruktojmė tė paktėn literarisht kontekstin historik, politik e kulturor tė Shqipėrisė sė kohės sė Kongresit.

Viti 1972. Bota ėshtė e ndarė me perde tė hekurt nė dy tabore tė mėdha: atė kapitalist e komunist. Askund nuk shihej rėnia e komunizmit. Pėrkundrazi. Tė gjithė prisnin qė “Amerika i Engleska bice zemlja proleterska”[2]. Askush s’ishte mė i bindur nė kėtė mėsa Shqipėria - Fanari i komunizmit. Shqipėria tashmė kishte arritur komunizmin, priste vetėm qė edhe restoja e botės ta arrinte atė stad lumturie kur “tė gjithė do tė kenė sa tė donė tė hanė e tė veshėn” (tingėllon sot si njė ideal fukarenjsh). Ajo biles edhe me miqtė e idealit prishte ēdo marrėdhėnie sapo lexonte nė ta farė dyshimi tė ēastit a hezitimi, e sidomos me ata qė tradhtonin si Jugosllavia e revizionistit Tito, Bashkimi Sovjetik i Hrushqovit, Kina Popullore e Dengut. Nė planin e brendshėm tashmė ishin bėrė disa “ēistka” (fjalė ruse, e ashpėr dhe e flliqtė si vetė fenomeni i spastrimeve); pėrgatitej Kongresi i 13-tė ku do tė kritikohej ashpėr, siē dinte “xhaxhi”, Festivali i 11-tė i kėngės; po ngjizte ideja e bunkerizimit tė Shqipėrisė; mizerabiliteti dhe frika kishte pushtue jetėn e popullit; spiunimi, josinqeriteti nė tė folur e nė tė sjellur, homo duplexi e falciteti ishte stad i natyrshėm i njerėzve dhe marrėdhėnieve mes tyre; doktrina soc-realiste bėnte kėrdi nė art; burgjet ishin pėrplot skllevėr qė jetonin nė kushte tė tmerrshme sa do t’i bėjnė qė nė burgun e Spaqit, po atė vit, tė ngriten nė revoltė…janė kėto vetėm disa penelata tė hapėsirshme qė ravijėzojnė nė kohė momentin dhe kontekstet politiko-historike kur “Ata qė kishin dalė fitimtarė nga lufta” vlerėsuan se janė pjekur tė gjitha kushtet qė si njė standard civilizues tė bėhet unifikimi i gjuhės. Exellent! Tė gjitha tjerat tashmė i kishin bėrė, u kishte mbetur vetėm kjo punė. Dhe, njashtu siē ka ndodhur ē’prej se ka lindur ideja e standardizimit tė gjuhės, pėr model u mor gjuha e atij qė ta kishte vėnė alltinė nė kokė (“…mė lejoni tė falėnderoj udhėheqėsit e Partisė e tė Shtetit, me shokun Enver Hoxha nė krye, pėr nderin qė na bėjnė me pjesmarrjen e tyre nė kėtė Kongres…” - fjala hyrėse nė Kongres nga Thoma Deliana) Do tė fitonte dialekti i aradhave partizane qė si fitimtare do tė hyjnė nė Tiranėn e ēlirueme e do tė humbte nė atė pėrplasje dialektesh e folmja e Mbretėrisė dhe “veriorėve” qė si tė deklasuar (ē’termin prej boksierėsh!) kishin humbur gjithēka. Prandaj, u kishte ardhur radha ta humbnin edhe tė folmen. Asgjė e re. Kjo ėshtė historia e standardizimit tė frengjishtes qė kishte fillue qė mė 1539 kur mbreti Fransoa I e shpalli gjuhėn e oborrit tė vetmen gjuhė zyrtare tė Francės duke britur “Njė komb, njė gjuhė” (sikur e kam ndėgjue diku kėtė moto)…tre shekuj me metoda represive u farkua standardi francez…po kėsi absolutizmi tregoi edhe standardizimi i anglishtes, gjermanishtes, spanjishtes, etj…kjo ėshtė historia e tė gjitha standardizimeve tė derisotme. “Gjuha zyrtare kryesisht ėshtė njė e folme regjionale e cila falė pushtetit i ėshtė imponue kombit nė tėrėsi” (Todorov dhe Dikro). Dialekti ėshtė njė gjuhė qė humbė e ka luftėn, e gjuha ėshtė dialekti qė politikisht ka fitue, siē thotė Kalve. Dhe, sėrish, asgjė e re. Mirėpo, ēfarė do ndodh. Kėta nuk do tė kėnaqen me kaq. Kjo biles, e thėnė kėshtu, duket shumė e vrazhdė. I ngjet krimit. Mirėpo, jemi ne kriminelė, hė mė, thuamėni (shihet “xhaxhi” duke rrotullue nė gisht e luejt me njėfarė zinxhiri). Pa le ta lexojmė dokumentin: “Vetėm pas ngadhnjimit tė revolucionit popullor e tė vendosjes sė rendit socialist, kur zhvillimi ekonomik dhe kulturor-arsimor i vendit tonė mori pėrmasa tė papara pėr historinė tonė, u krijuan kushte dhe mundėsi shumė mė tė favorshme pėr krijimin e gjuhės letrare kombėtare tė pėrbashkėt.” (Fjala e hapjes nė Kongres - Th.Deliana) Po pra, jo pse ne duam qė ta imponojmė dialektin tonė pėr bazė tė gjuhės, po sepse ne jemi ata qė si thuhet nė dokumentin e Delianės tonė (e njeh kush kėtė mė?!!): “…qė e nxorėn vendin nga prapambetja shekullore dhe e vunė pėrkrah vendeve mė tė pėrparuara…” (ibidem). Partisė sė Punės me Enver Hoxhėn nė krye nuk i nevojitej vetėm idioma e standardizueme, por edhe arsyetimi shkencor, pėrligjja, backroundi civilizues. Nuk u mor dialekti toskė pėr bazė nga shkaku se ėshtė dialekti i oborrit tė Hoxhės, gjuha e tij, po thjeshtė, ngaqė ėshtė mė i pėrparuari, mė afėr natyrės sė idealizueme tė shqipes, apo jo, hė mė, folni ju shkencėtarė, ē’prisni…Dhe, ata folėn.

Nga tė gjitha ato dokumente, duke ditur mendimin e profesorit tė nderruar Ēabej nga viti 1939[3] unė sot, pas kaq vjetėsh, i lexova, ose thėnė mė mirė i dekodova si shqetėsime apo ndoshta edhe hezitime tė profesor Ēabejit kėto mendime nga kumtesa e tij nė Kongres: “…Gjuha popullore pėrbėnė rrėnjėn qė ushqen nė mėnyrė tė pareshtur gjuhėn e shkrimit. Kur kjo largohet nga ligjėrimi popullor, largohet njėkohėsisht dhe nga masat popullore, dhe rrezikon tė bėhet njė gjuhė letre, njė gjuhė artificiale. Nė qoftė se gjuha e shkrimit mbyllet nė vetvete dhe largimi i saj nga tė folėt popullor theksohet edhe mė tepėr, me kohė paraqitet mundėsia e njė diglosie, njė dygjuhėsie, gjė qė ka ndodhur nė disa gjuhė tė botės, edhe tė Evropės. Pėr disa arsye sociolinguistike, tė cilat nuk ėshtė vendi tė shtjellohen kėtu, edhe kalimi nga dialektet territoriale nė gjuhėn e shkrimit duhet tė jetė i ngadalshėm e i harmonishėm. Gjuha e shkrimit nuk duhet tė jetė dialektofobe…” Si dhe mendimi pėrmbyllės i kumtesės sė tij: “…hartuesit e tij do tė udhėhiqen nga njė ndjenjė e lartė pėrgjegjėsie. Nė formulim tė ēdo rregulle do tė jetė e pranishme vetėdija qė ėshtė puna pėr njė drejtshkrim tė caktuar jo pėr disa mijė vetė, po pėr katėr milion njerėz qė e kanė shqipen gjuhė amtare.”[4] Sa shumė tingėllojnė kėto fjalė sot, pas kaq vjetėsh, kur tė gjitha shqetėsimet e profesorit pėr fat tė keq dolėn tė mbėshtetura, duke ma zbulue atė si njė Ketman tė madh tė Shqipėrisė komuniste. Cilat janė ato arsye sociolingustike pėr tė cilat nuk ėshtė vendi aty tė shtjellohen? Ē’e bėri profesorin qė tė ndėrrojė mendjen e tė pėrcaktohet pėr kėtė standard tė imponuem e tė panatyrshėm qė pėr bazė mori vetėm njė dialekt. E vetmja arsye, mendoj unė, ėshtė ajo “alltia” e mbėshtetur nė kokė, ajo prezencė e autoritetit “fitimtar” qė ishte prezent edhe nė sallė, survejimi i Enverit revolucionar qė po dėgjonte me vėmendje Kostallarin duke lexuar kumtesėn: “Siē thotė shoku Enver Hoxha
- Shqipėria nuk ėshtė mė ajo e para, - as ekonomia e saj, as kultura, as arėsimi, as gjuha, as regjimi, as politika, as ideologjia” (ibidem).

Kėputja e kontinuitetit, rikurdisja e orės sė historisė, novogovori oruelian, ja ideali i ēdo revolucionari. Nė shtetin e ri me gjuhė tė re!


[1] “Zbatimi i GLN (Gjuhės Letrare tė Njėsuar) nga kosovarėt ka dalė njė dėshtim total. Kosovarėt duhej tė kishin pėrpunuar dialektin e tyre brenda traditės sė pasur tė gegėrishtes letrare. Ata duhej tė ndiqnin shembullin e shkėlqyer tė Pjetėr Bogdanit, krijuesit tė prozės letrare gege, ashtu siē ėshtė Manzoni krijues i prozės tregimtare italiane…Gjėja mė logjike qė duhej tė kishin bėrė kosovarėt, do tė ishte tė ndiqnin gjurmėt e pėrfaqėsuesve tė tyre tė shquar, aq mė tepėr meqė dheu i Shkodrės ka nxjerrė njė letėrsi tė klasit tė parė, me poetėt si Fishta e Mjeda, me tregimtarė si Nikaj e Koliqi dhe madje njė shkrimtar socialist pionier si Migjeni…Vėshtrimi i mėsipėrm historik na tregon me forcė se qendra e gravitetit tė kombit shqiptar, qė nga koha e Skėnderbeut e deri nė shpalljen e pavarėsisė duhet kėrkuar nė Shqipėrinė e Veriut” - citue sipas “BOTA SOT”, nr. 5-6,’91, art. i Xh. LLoshit

[2] “Amerika dhe Anglia do tė jenė vende proletarėsh” - slogan i njohur komunistėsh rusė e serbė

[3] “Atje nė Shqipėri tė Mesme, ku gegėrishtja e toskėrishtja duke u pėrpjekur zbutin veēorit’ e tyre dalluėse, ku ka dialekte gjysmė gege e gjysmė toske, atje duhet kėrkuar djepi i gjuhės sė pėrbashkėt qė do vijė.” Tiranė, 1939

[4] Citue sipas revistės “Studime filologjike”, 1973, Ti ranė - nėnvizimet M.K.

[vijon ne pjesen e II]


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.