Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Hakmarrja gezon vetem shpirtkeqinjte.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Letersi :: Interviste me shkrimtaren e suksesshme bashkekohore Elvira Dones
Postuar nga: Roleli

Letersi E kam tė vėshtirė tė shpreh nė pak fjalė atė qė gjej kur vij nė Shqipėri: ėshtė e bukur sa tė merr frymėn, e rrėmujshme, inatēore, e mbushur me humor, e mbushur me paqartėsi mendore. E mbushur me jetė. Por e di ēfarė le, sa herė qė iki?: njė pjesė tė zorrėve, njė pjesė tė rėndėsishme tė vetes, njė pjesė tė zjarrit pa tė cilin Ballkani i gjithi nuk mundet tė jetojė.


Elvira Dones nuk ėshtė mė njė planet i pazbuluar pėr lexuesin e prozės. Nė pak vite ajo arriti tė krijojė profilin e saj, duke shfaqur elegancėn e tė rrėfyerit, forcėn e fenomeneve qė ajo zgjedh dhe vė nė qendėr tė romaneve e tregimeve tė tė saj, tėrheqjen e lexuesit drejt labirintheve tė librit, mėnēurinė e fjalės…. Donesi, e nisi rrugėn e karrierės sė saj si shkrimtare me njė roman, nė formėn e biografisė. Megjihėse ka shkruar herėt, ajo vendos tė botojė shum vite mė vonė. Romani i saj i parė "Dashuri e huaj" botohet nga shtėpia botuese "Ēabej" nė vitin 1997. Vetėm njė vit mė pas, ky roman botohet edhe nė italisht me titullin "Senza bagagli". Kritika e konsideroi njė sukses. "Dashuri e huaj", renditet nė njė nga prozat mė tėrheqėse tė botuara kėto vitet e fundit. Me stil tė veēantė, me frazė tė zhdėrvjellėt, me dialog tė natyrshėm ai rreshtohet me dinjitet midis romaneve mė tė mirė.. pas kėtij romani Dones boton romanin e saj tė dytė "Kardigan" po nga shtėpia botuese "Ēabej" nė vitin 1998. Nė vitin 1999 "Onufri" boton vėllimin me tregime "Lule tė gabuara".
Ndėrsa mė tej vjen edhe romani mė i suksesshėm i saj. E titulloi "Yjet nuk vishen kėshtu". Nė faqet e kėtij romani zėnė vend ngjarje tė hidhura, tė errėta, e tė dhimbshme, zėnė vend ngjarje krejt afėr reales. Fenomeni i prostitucionit, "mishi i bardhė" shqiptar qė tregtohet rrugėve tė Italisė… shkruar me njė stil tė veēantė e pėrpirės, tė rrėqeth. I botuar nė italisht nga shtėpia botuese "Feltrinelli" dhe me titull "Sole bruciato" (Diell i djegur) ky roman vlerėsohet lart, sidomos nga kritika e huaj.
"Njė zbulim i bukur, me shije njėherazi epike dhe lirike. Njė zbulim i bukur sepse hap njė dritare mbi letėrsinė e sotme shqiptare, sepse na mėson ne italianėve qė t'i shohim fqinjėt shqiptarė me mė pak paragjykime idiote, por mbi tė gjitha, sepse ėshtė njė vepėr me forcė tregimtare tė fuqishme e tė rafinuar." Kėshtu shkruan Mario Fortunato nė njė artikull nė gazetėn "L'Espresso", pėr romanin e suksesshėm tė Elvira Donesit, "Yjet nuk vishen kėshtu". Kurse nė "World Literature today", SHBA, Robert Elsie shkruan: "me kėtė libėr Elvira Dones arrin njė majė te re tė karrierės sė saj letrare. Njė roman i pjekur qė tė ngul kthetrat dhe qė e ka bėrė autoren njė ndėr mė tė lexuarat pena shqipatre". E ndėrsa "Yjet…" u prit shumė mirė nga lexuesi, si nė Shqipėri ashtu edhe jashtė, nė dy vitet e fundit Dones boton dy librat e saj tė fundit romanin "Ditė e bardhė e fyer" dhe "I Love Tom Hanks".
"Ditė e bardhė e fyer" ėshtė romani i dytė nga "Trilogjia e dhimbjes" ( i pari ishte "Yjet nuk vishen kėshtu". Ndėrsa romanin e tretė tė kėsaj triologjie sapo e ka pėrfunduar. E ka titulluar "Mė pas, heshtja", por pėr botimin ajo mendon se ka ende kohė. Librit, sipas Donesit i duhet ca kohė tė rrijė nė sirtar… e tė piqet.
Nė njė intervistė pėr gazetėn "Shekulli" Dones rrėfen mbi librat e saj, ndiesitė qė i fal e shkruara, ē'gjen sa herė ikėn dhe kthehet nė Shqipėri, dhe mbi tentativėn e saj mė tė fundit, nė kinematografi.

Keni shkruar pjesėn mė tė madhe tė trilogjisė suaj. Ē'bėhet me romanin pėrmbyllės?
Titullohet "Mė pas, heshtja". E kam mbaruar sė shkruari tash e mjaft muaj. Pret i ndryrė nė sirtar qė t'i vijė ēasti pėr rishikim. Zakonisht unė le tė kalojė mjaft kohė pas shkrimit tė versionit tė parė. Kam nevojė tė krijoj largėsi kohore ndaj librit, para se ta rimarr nė dorė pėr punim. Tek rrjedh koha e vėmendja pėrqendrohet nė libra tė tjerė pėr t'u shkruar apo interesa tė tjerė, libri piqet nga ana e tij e shkrimtari nga e tija. Kur ritakohen janė tė dy entitete tė njėjtė e tė ndryshėm njėkohėsisht. E konsideroj kėtė "shndėrrim" njė proces tė domosdoshėm. Tė paktėn pėr mua.
Pse keni zgjedhur femrėn nė udhėkryq nė shumė rrėfime tuajat?
Mendoj se personazhet e librave tė mi janė tė tė dy gjinive. Personazhet kryesorė tė romanit "Ditė e bardhė e fyer" qė aq shumė kam dashur gjatė shkrimit, janė dy meshkuj: njėri shqiptar e tjetri zviceran. Po ashtu edhe pjesa dėrrmuese e personazheve nė vėllimin me tregime "I love Tom Hanks". Nė pjesėn mbyllėse tė Trilogjisė sė dhimbjes, nė romanin "Mė pas, heshtja", pesha e ndėrthurjes ndahet mes njė mashkulli e njė femre: Erik Sterling e Andrea Garcķa. Madje as kjo s'ėshtė fort e saktė. Konsideroj personazhin kryesor tė romanit njė tjetėr mashkull, Ezekiel Ramon Garcķan, i ati i Andreas, i cili nė "ekonominė" e pėrgjithshme tė strukturės ėshtė njė personazh episodik, njė njeri i zhdukur nėn nofullat makabre tė diktaturės argjentinase gjatė regjimit Videla, nė vitet 1976-1983. E sa pėr personazhet femėrorė, a nuk ėshtė femra gjysma e njerėzimit?
Tė qėnit shkrimtare ėshtė privilegj pėr tė prekur edhe ndiesi qė jetojnė jashtė jush?
Nė mėnyrė asbolute. Ėshtė njė privilegj i jashtėzakonshėm, qė tė ekspozon e tė mbron njėkohėsisht nga jeta, nga bota. Hyhet nė lėkurė tė tjera, jetohet shpesh njė botė paralele, madje disa syresh. Gėrmohet nė identitete e "palė" tė shoqėrisė qė ndryshe nuk do ish e mundur t'i njihje.
E njihni ndarjen letėrsi feministe e letėrsi maskiliste?
Ndoshta e keni fjalėn pėr letėrsi femėrore e mashkullore? Jo. Mė duket njė naivitet qė rrjedh nga njė kėndvėshtrim i paditur e krejt sipėrfaqėsor. Mjaft personazhe tė mrekullueshėm femėrorė nė letėrsinė botėrore janė shkruar nga pena mashkullore dhe anasjelltas. Mjafton tė kujtojnė "Kujtimet e Adrianit" tė Margaret Jursėnarit, apo Esmeraldėn e Hygosė nė "Kurrizon e Notrė Damit". Solla dy shembuj krejt tė rastėsishėm, sepse lista do ishte e gjatė e dritėhedhėse. Ekzistojnė ndjeshmėri apo pikėvėshtrime qė janė mė tė mprehta nė njė shkrimtare femėr apo nė njė penė mashkullore, nė varėsi tė asaj qė dėshiron tė rrėfejė. Por pėrpara problemeve tė mėdha tė ekzistencės: jetės, vdekjes, domethėnies sė kalimit tė njerėzimit mbi tokė, fuqia dhe dėshira e trajtimit nuk kanė gjini, varen thjesht nga aftėsia e individit qė i pėrshkruan.
Vetė lexuesi nė ēaste tė caktuara tek lexon disa skena tė pėrshkruara deri nė "perversitet" detyrohet ta lėrė pėr disa momente librin. Madje tek njė lexuese femėr imponohet shpesh edhe njė urrejtje patologjike ndaj seksit mashkullor. Pėr ju qė e shkruani cili ėshtė pėrjetimi?
Besoj se e keni fjalėn vetėm pėr njėrin nga librat e mi: "Yjet nuk vishen kėshtu". Janė botuar edhe pesė libra tė tjerė pėrveē tij. Por nė "Yjet…" tema ėshtė e tillė, fenomeni ėshtė i tillė, makabriteti i shfrytėzimit tė njeriut nga njeriu ėshtė i tillė, sa nuk mund tė mos kėrkonte nga ana e shkrimtares njė ndershmėri tė plotė nė rrėfimin e ngjarjeve. Cilido njeri - shqiptar a i huaj qoftė - qė u kushton sadopak vėmendje fakteve qė shtypi ka sjellė e sjell prej vitesh rreth fenomenit, nuk ka si tė mohojė qė ajo qė ndodh tejkalon shumė shpesh edhe pėrshkrimin mė tė pabesueshėm nė njė roman. Urrejtje patologjike ndaj seksit mashkull? Do tė thoja urrejtje e mospranim ndaj shfrytėzimit e skllavėrisė. Ka edhe disa personazhe femėrorė nė libėr, ndonėse numerikisht janė mė pak se meshkujt-tregtarė (dhe kjo ėshtė e vėrteta e statistikave, jo njė fantazi e autores) qė fusin nė kurth tė tjera femra. Mos tė harrojmė qė nė kampet naziste, kapot femra ishin po aq tė pamėshirshme sa meshkujt… Kur shkrimtari arrin nė fazėn e pėrshkrimit, ēdo gjė ka ndodhur mė parė nė ndėrgjegjen e tij. Procesi i "pėrtypjes" ka ndodhur mė parė, gjatė mbledhjes sė materialit dokumentues. Tė shkruarit ėshtė momenti katarktik.
Mbani mend si ka lindur tek ju dėshira pėr tė shkruar?
Ka ekzistuar gjithmonė. E kam ditur qė ajo qė do bėja nė jetė do ishte tė shkruaja. Pasioni nuk lind nga njė mendim racional, por nga njė shtysė e brendshme qė ka gati-gati diēka tė errėt brenda vetes. Diēka tė errėt e tė ndritshme.
Pse keni zgjedhur tė jetoni e tė punoni jashtė?
Ashtu e solli jeta e ashtu bėra.
Jeni kthyer disa herė nė Shqipėri qė pas largimit tuaj nė '88. Ēfarė keni gjetur e ēfarė keni lėnė nė kthimet e ikjet tuaja?
Gjej ngaherė njė njerėzim intensiv pėr nga ndjenjat e nga bujaria e atyre ndjenjave. Shqipėria do tė mbetet njė tokė thellėsisht emotive, jo vetėm nė tė mirė, por edhe nė tė keq. Shumė miq tė hershėm tė mitė janė larg Shqipėrisė e takohemi mė shpesh nėpėr Europė e nga ana tjetėr e Atlantikut. Ndėrkohė kam lidhur miqėsi tė reja, qė shtohen sa herė kthehem nė atdhe. E kam tė vėshtirė tė shpreh nė pak fjalė atė qė gjej kur vij: ėshtė e bukur sa tė merr frymėn, e rrėmujshme, inatēore, e mbushur me humor, e mbushur me paqartėsi mendore. E mbushur me jetė. Por di ēfarė le, sa herė qė iki: njė pjesė tė zorrėve, njė pjesė tė rėndėsishme tė vetes, njė pjesė tė zjarrit pa tė cilin Ballkani i gjithi nuk mundet tė jetojė.
Nė shumė nga rrėfimet tuaj duket se morali ėshtė njė virtyt i zhveshur. E shihni kėshtu sepse ka ardhur koha tė shfaqet i tillė? Ēfarė pėrkufizimi merr morali pėr ju?
I kam zėt pėrkufizimet, i konsideroj tė varfėr e dogmatikė. Sikur edhe njė idealist i vetėm tė mbetet ende nė botė, njė nga ata qė tė tjerėt thonė: ky ėshtė budalla fare, merret me kauzat e humbura, jeton sipėr reve, do tė thotė se ka ende shpresė. E pėr fat tė mirė ka mė shumė se njė njeri tė tillė, ende. Kam takuar mjaft syresh, gjatė udhėtimeve tė shumta. Tė jashtėzakonshėm, heronj tė heshtur e kokėfortė qė as plumbat e krimit ndėrkombėtar nuk arrijnė t'i tutin. Por nėse pret tė tė tregojnė pėr veten me njėfarė krenarie vetėmburrėse, ėshtė njė pritje e kotė. Ky ėshtė morali pėr mua. Ruajtja e vlerave mė tė qėnėsishme tė njeriut: aftėsia e tė dhėnit e tė marrit dashuri, aftėsia e dedikimit pa kaluar mė parė nga libri i llogarisė. Morali ėshtė gjithmonė njė ēėshtje pikėvėshtrimi, ajo qė ėshtė e moralshme pėr dikė mund tė jetė e amoralshme apo e imoralshme pėr dikė tjetėr. Edhe stili qė ēdokush pėrzgjedh nė jetėn e vet, ėshtė njė ēėshtje morali.
Duket se ju kėrkoni tė jeni dėshmitare e njė epoke shqiptare, qė vetėm burimin nga rrjedh ka nė Shqipėri, ndėrsa grykėderdhjen e ka pėrtej brigjeve e kufijve. Ka lidhje kjo edhe me ditėt e shumta kur kėmbėt dhe mendja juaj prekin gjithė kėtė hapėsirė ku zėnė vend shenjat e kėsaj epoke?
Ėshtė njė pyetje e bukur. Doemos. Bėj pjesė nė shkrimtarėt e diasporės. E nė kulturėn e historinė shqiptare pėrfaqėsuesit e diasporės kanė luajtur gjithmonė njė rol aktiv e jo me pak rėndėsi. Tashmė ėshtė njė fakt i njohur qė njė pjesė e madhe e shqiptarisė jeton jashtė vendit. Nuk ka si tė mos bėjnė pjesė nė realitetin shqiptar ngjarjet, fatet, ndjenjat e kėsaj pjese tė shqiptarisė. Gjithashtu pėr nga natyra jam udhėtare e palodhshme. Vazhdoj tė shkel toka e tė "fus hundėt" nė historinė e vendeve ku shkel: pėr kureshtje, pėr njė pasion ndaj vendeve me historira e aktualitete tė koklavitura si ajo jona, pėr njė kahje ndaj "nomadizmit" qė shkrimtari pėrgjithėsisht mbart nė vete.
Sė fundi hapat tuaj janė drejtuar drejt kinematografisė. Cili ėshtė qėllimi juaj?
Ėshtė njė proces qė ka filluar me kohė. Tani ėshtė vetėm konkretizuar, e nuk kish si tė mos ndodhte. Vjen njė ēast dhe kushtet piqen, ēdo gjė ka kohėn e vet. Skenari i shkruar vite mė parė tėrheq sėrish vėmendjen time. E nxjerr nga memoriet e kompjuterit e ia paraqes njė produktori. Ai, ose ajo, interesohen thellėsisht nė tė dhe kėshtu gjėrat marrin udhė. Jam duke punuar aktualisht mbi tre projekte, pra me tre grupe tė ndryshėm filmash. Dy prej skenareve bazohen mbi dy romane tė mitė e do tė jenė kooproduksione italo-zvicerano-franceze. Nė tė tretin jam bashkėpunėtore e njė skenari origjinal shkruar nga dy skenariste tė mirėnjohur italianė.

Admirina Peēi
Gazeta Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.