Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Liria as nuk falet, as nuk blihet, por fitohet.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 72 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Demush Shala
Nė 17 prill 1829 u lind nė Bakėll tė Pejės Demush Shala, studiues e folklorist, i cili u mor veēanėrisht me ciklin e kreshnikėve, duke dhėnė njė ndihmesė nė studimin e epikes legjendare, si dhe botoi antologjitė "Kėngė popullore lirike 2, "Kėngė popullore legjendare", "Kėngė popullore historike", etj.

Mustafa Xhani
Nė 17 prill 1947 u nda nga jeta Mustafa Xhani ose shumė i njohuri Mustafa Matohiti, atdhetar, veprimtar i Luftės sė madhe Antifashiste, Hero i Popullit.

Benjamin Franklin
Nė 17 prill 1790 mbylli sytė Benjamin Franklin, shkencėtari amerikan qė formuloi teorinė e vlerės, njėri nga pionierėt e studimit tė elektricitetit atomik dhe shpikėsi i rrufepritėses.

Turgut Ozal
Nė 17 prill 1993 u nda nga jeta Turgut Ozal, burrė shteti, ish-president i Turqisė, nismėtar pėr formimin dhe zbatimin e parimeve tė politikės sė zhvillimit tė industrisė, bujqėsisė dhe eksporteve nė vendin e tij.
Elita :: Dr. Shiroka, kirurg me permasa europiane dhe boterore
Postuar nga: Albo

Elita Eshte kenaqesi i madhe qe sot ne te kujtojme disa nga intelektualet e shquar te kombit tone, te cilet studiuan, punuan ne Austri dhe u kthyen ne vendin e tyre ne Shqiperi. Keta njerez te shquar preferuan varferine dhe kushtet e keqija ne pune qe tashme dihen ne vendin e tyre dhe qe moren edukaten familjare e qytetare shqiptare e kombinuan me ate austriake dhe me kete ata nderuan kombin e tyre dhe vehten e tyre prandaj duhet ti respektojme.

Prof. Flamur Tartari

Qe te flasesh pr te madhin Shiroka duhet te kuptojme tere ate plejade te shquar te Shkolles Austriake te madhe qe kane dhene nje kontribut te madh ne ecjen perpara te kultures dhe te disa shkencave te ndryshme. Veprat e njerezve te shquar ne dobi te njerezimit jane te pafundme. Ato kane permasa te ndryshme duke filluar qe nga sjellja e hijshme dhe fjala e mencur edukata qytetare e deri ne perkushtimin per ate qe ke punuar tere jeten. Para veprassh te tilla madhore njerezimi perulet me respekt, dashuri dhe mirenjohje. NJereit e shquar te shoqerise njerezore realizojne vepra qe ne te shumten e rasteve nuk i respektojne kufijte e shteteve dhe kontinenteve, por si te tille ato pohojne fuqishem identitetin kombetar te autoreve qe realizojne te tilla vepra. Ketu fillon kultura dhe krenaria e cdo kombi. Veprat dhe vete autoret e tyre kthehen ne simbole te perparimit dhe sherbejne si pike referimi per sejcilin prej nesh qe kerkon te lere dicka me vlere e dobi per shoqerine njerezore. Shqiperia ka qene eshte dhe do te jete gjithmone vendi i vogel i talenteve te medha, sepse asaj nuk i kane munguar asnjehere njerezit e ditur e talente te shumte ne te gjitha fushat e jetes dhe nuk kane per ti munguar kurre, sepse eshte dicka qe aq e ka dhene natyra dhe zoti. Ne kete plejade te shquar te intelektualeve tan bejne pjese T.KAragjozi, B Zyma K.Kristidhi, JAni BAsho, Roza Buda Jorgji Jorgoni Frederik Shiroka e shume te tjere te cilet bejne pjese ne ata njerez te shquar te kombit tone qe aplikuan te rejat moderne te shkolles austriake ne vend me sukses dhe rezultate te medha, gjithmone ne dobi te njerezimit. Dr. Frederik Shiroka ben pjese tek keta njerez te shquar te kombit tone qe edhe pas shume vitesh, vepra e tij ne dobi te Shqiperise, udheton gjithmone ne cdo skaj te vendit si mirenjohje njerezore, si eksperience e vyer, si shembelltyre e se mires qe frymezon dhe do te jete e pavdekshme per te gjitha gjeneratat. Armata e mjekeve dhe e kirurgeve te sotem shqiptar me aftesi te larte ne profesion, me kulture te gjere e vizion te qarte per te ardhmen, grinden e perleshen cdo dite me vdekjen, per te kursyer sa me shume jete njer3ezish, gje qe u tregua konkretisht keto vite qe po jetojme. Kjo pra eshte trashegimi e madhe dhe e ketyre bijve te kombit qe betimin e Hipokratit qe bene ne universitet ------ deri ne ditet e sotme dhe kjo i ben ata te jene te pavdeksme.

Cili eshte Frederik Shiroka

Ai lindi ne qytetin e kultures shqiptare ne Shkoder ne nje familje te njohur per tradita patriotike e cila sidomos ne disa momente historike te rendesishme ka dhene ndihmesen modeste ne te mire te Shqiperise. Kjo fryme atdhetarie u rrenjos thelle ne brezat e familjes dhe ne vecanti tek Frederiku. Vete historia e familjes Shiroka flet qarte per kete dhunti te dhuruar nga natyra dhe zoti per kombin tone. Shume njerez te shquar te familjes see Ndrek Shiroka, Engjell Shiroka (kryearkitekti i Beratit) Filip Shiroka e Vaso PAsha etj,, e vertetojne me se miri edhe krenarine e shqiptarit qe ruajti Dr.Shiroka tere jeten e tij. Krenaria e modestia ishin dy parimet e jetes se tij edukate qe e mori nga familja e tij por qe u perforcua ne Austri ku ai kaloi se beri te jgithe jeten e tij shkollore e deri sa u be mjek. Zgjuaresia dhe deshira per te studiuar e bene mesuesin e shkolles fillore ta marri me vehte ne Austri ku aio brenda t re muajve e mesoi gjuhen gjermane gje qe i habiti mesuesit e tij per intelektin dhe mprehtesine qe e karakterizonte. E gjitha kjo ishte nje pikenisje per te percaktuar te ardhmen e tij. Ishin austriaket qe ngulen kembe qe ai te qendronte per studime ne Austri e kete mirenjohje ai edhe me vone nuk e harroi asnjehere, virtut i tij qe kishte per te tjeret dhe qe i respektonte gjithmone. Ishte Dr.Shiroka qe kishte simpati edhe per shoket e tij e ne menyre te vecante per Cabejn Jorgonin Roza Buden dr JAni Bashen kete atdhetar i shquar i kombit tone dhe mjek i zoti themelues i organizimit modern te shendetesise tone sipas shkolles austriake, qe per here te pare hapi ne zemer tte Europes ne Vjene gazeten (fletoren djaleria) e cila u perkrah nga te gjithe studentet shqiptar qe studionin ne Austri. Frederik Shiroka kishte nje simpati te madhe per te madhin artist shqiptar Aleksander Moisiun dhe me kujdes dhe kenaqesi te madhe ruante si gje te cmuar vepren e Shilerit ku kishte nenshkrimin e artistit te madhe i cili i kishte mik te madh e gjithe jeten ruajti nje respekt te madh per te. Si student i apasionuar pas kirurgjise ne vitet e fundit te m barimit te universitetit te Grazit i ra ne sy dhe pedagogeve te tij e sidomos nje kirurgu te madh qe me vone u be miku me i ngushte i dr.Shirokes Prof. Gerhard Humber i cili drejtonte kirurgjine ne Graz. Ai pa tek Frederik Shiroka nej njeri kurajoz te mprehte serioz kerkues po ashtu te guzimshem por me nje arsyetim e logjike te forte. Ai ishte nje klinicist i shkelqyeshem, eksperimentator i zoti dhe si asistent i profesorit i cili e mbante se e njihte ne menyre perfekte anatomine normale te njeriut tekst baze per nje kirurg. Ishte ky profesor qe pas mbarimit te kursit te specializimit i propozoi te qendrontee ne Graz por ai e refuzoi si shume te tjere. Dr Shiroka kishte nje respekt te madh per shkollen austriake te kirurgjise e cila ishte ne pararoje te europes ne ate kohe. Ai fliste me admirim te madh per mjeket e shquar austriake si Nitzen qe shpiku cystoskopin, Ritter, Wattmann, J.Grunfeld etj. Ai studioi me seriozitete edhe veprimtarine e Prof. Leopold Dittel, themelues te urologjise austriake dhe shpesh mendonte perse edhe ne Shqiperi perse te mos e veme edhe ne baza shkencore krirugjine e themeluar nga dr.Osman Jonuzi (per te cilin kishte respekt te vecante).

Ne pak kohe qe ai qendroi ne Viene per te pare disa operacione te reja prane Kirurgut-Urolog te shquar Theodor Hryntschak qe isht drejtori i klinikes, ai mesoi shume dhe mbi te gjitha metoden origjinale te mjekimit te semundjes se protestes, te cilen e aplikoi i pari ne Shqiperi me sukses, dhe sot perdoret si rutine ne vendin tone. A eshte edhe kjo nje trashegimine e shkolles austriake te sjelle nga i madhi Shiroka.

Dr.Shiroka ishte nje njeri shpirt gjere dhe i gatshem per te ndihmuar te tjeret, sidomos ato te rinj mjeke qekerkonin te hapnin shtigje te reja ne ecjen para te kirurgjise shqiptare. Shpesh ne biseda te lira ai u thonte: -se kirurgjia eshte shume e veshtire dhe kerkon sakrifica e djerse, por mbi te gjitha kerkon te kesh shpritin human ndaj njeriut.

Dora e kirurgut dhe fjala e embel e tij jane te pandara ne procesin e sherbimit te pacientit. Keto veti asnjehere nuk i munguan Shirokes, e cdo pjese e trupit te njeriut e cdo organ i tij u prek nga bisturia e arte e Shirokes dhe qe ne te shumten e rasteve ajo ishte jetedhenese per qindra mijera shqiptare qe se bashku me kirurge te gjere te shquar si Polena, Laboviti, Mborja, Cani ishin krenaria e vendit dhe e kirurgjise shqiptare.

Dr.F.Shiroka per kohen qe jetoi ishte nje Nene Tereze e dyte per Shqiperine, sepse ai ia kushtoi jeten e tij vetem zhvillimit te Kirurgjise Shqiptare ne dobi te popullit te tij. Ai punoi pa u lodhur nate e dite per 20 vjet si kirurg duke kaluar shume te perpjeta e zigzage ne jeten e perditshme me strese jo vetem si kirurg qe jane te perditshme, por dhe ne jeten politike. Ai i perballoi vetem duke punuar, me djerse, duke qendruar nate e dite te koka e te semurit deri sa e shpetonte, pra kjo ishte motoja e jetes se tij. Te gjitha keto u krijoheshin nga vete fakti se kishte mbaruar shkollen ne perendim ne Austri. (te njejtin fat paten edhe shume intelektuale te tjere qe po permenden sot). Motoja shkence-humanizem-paqe - e bene Shiroken qe edhe ta respektojme shume. Pasioni i tij per te ecur para ne kirrugji eshte vertet nga faktet qe kemi: psh kur ne Angli Prof. Terenc Milin nxori me 1949 nje metode te re per mjekimin kirurgjikal te prostates, 3-4 vjet me vone kirurgu yne i shquar me koleget e tij qe i mesonte e aplikoje i pari ne Ballkan. Edhe sot ne historine e mjekesise shqiptare shume nderhyrje moderne kirugjikale mbajne vulen ose emrin e Frederik Shirokes. Keto nderhyrje u kryen ne tru, zemer, mushkeri, veshka, stomak, ne mjekime tbc etj. Ja pra cili ishte dr. Frederik Shiroka qe studioi dhe u pergatit ne shkollen austriake, por punoi duke shkelqyer dhe duke u vu ne baza shkencore kirurgjine shqiptare. Me ne fund do te citoja nje thenie qe e ben akoma te pavdekshem ate: edhe neqoftese kirurgjia nuk ka atdhe, kirurgu ka... .


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.