Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ndihma per miqte e rene ne fatkeqesi eshte nje zakon e jo nje virtyt.

--- Ceng Ki Tong

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 135 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Histori :: Luftohej mes qeverisė e rebelėve dhe luftohej kundėr grekėve
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Grumbullohen forca qeveritare pėr t’i luftuar kryengritėsit qė ishin ngrit-urkundėr Vidit. Por, kėto forca nuk presin tė organizohen mirė dhe nisen tė luftojnė. Nė jug tė Shqipėrisė, grekėt nuk e lėshojnė Korēėn

Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike nė Shqipėri” (10)


Pėrpara sukseseve tė njėpasnjėshme tė kryengritėsve, Vidi dhe anėtarėt e tij u alar-muan dhe, pėr tė siguruar forca vullnetare pėr tė shtypur kryengritjen, trokitėn ēdo derė, duke filluar nga dyert e mėdha, nė tė cilat Vidi ka qenė i bazuar. Pas dėshtimit tė sulmit tė kryengritėsve kundėr Durrėsit, mė 15 qershor, qeveria, e cila disponont me fonde tė mjat-ueshme, filloi grumbullimin e forcave vull-netare. Kėshtu mbėrrinė nė Durrės 1.200 vull-netarė mirditas nėn kryesinė e Marka Gjonit. Preng Pasha, nė krye tė njė fuqie tė pėrbėrė
prej shkodranėsh e malsorėsh, zuri Ishmin. Zogu me njė fuqi matjanėsh mbėrrin nė afėrsitė e Krujės. Azis pashė Vrioni me vullnetarėt e Beratit, ashtu edhe vullnetarėt e Vlorės e tė Mallakastrės, shkonin mbi Lushnjė pėr tė ēliruar Durrėsin nga rrethimi i Ehli-Kijamit. Bajram Curri, malėsorėt e Kosovės i dėrgonte me det nga Shėngjini nė Durrės.
Si pėr vullnetarėt e Mirditės ashtu edhe pėr for-cat e tjera civile, autoritetet ushtarake deshėn qė kėto forca pėr lehtėsi veprimi, tė ndaheshin nė detashmente duke shoqėruar secilėn prej tyre me nga 10 xhandarė. Por Marka Gjoni nuk e pranoi kėtė dhe pa marrė asnjė masė sigurie e sulmoi Rrashbullin. Kryengritėsit, qė kishin zbritur nė rrėzė tė Rrashbullit dhe tė fshehur nė Shkozet, i pritėn mirditasit me njė zjarr tė rreptė duke i shpartalluar ata me humbje tė mėdha. Edhe vetė kam qenė dėshmitar i kėsaj lufte nė fillim e deri nė mbarim. Nga ana tjetėr, Preng Pasha okupoi Ishmin, por, kur pararojat e forcave tė tij ishin duke ecur drejt Shijakut, ai nga frika e rrethimit prej fuqisė rebele qė vinte nga Fusha e Krujės u tėrhoq me shpejtėsi deri nė Lesh. Zogu, qė ishte duke pritur nė Krujė zhvillimin e sulmeve tė Marka Gjonit dhe tė Preng Pashės, pas disfatės sė tyre u tėrhoq nė Mat. Nga ana tjetėr, rebelėt, pasi shpartalluan fuqitė e Azis pashė Vrionit, mė 11 qershor okupuan Lushnjėn dhe u shtrinė gjer nė lumin e Devollit. Fuqitė vullnetare tė Mallakastrės e tė Vlorės, tė komanduara nga major Besim Koka, duke pasur nė krah tė djathtė Hysni Toskėn e nė krah tė majtė Bektash Cakranin, nė Manastirin e Ardenicės bėheshin gati pėr t’u futur nė Lushnjė. Kryetari i rebelėve Arif Karbunara, qė ishte njė patriot i frymėzuar me ndenja nacionaliste nga sheh Ibrahim Karbunara, ra nė kompromis me fuqitė qever-itare tė qendrės, duke u thėnė se ai do tė zbrapsej pėr t’u lėnė atyre rrugė tė lirė pėr tė hyrė nė Lushnjė. Besim Koka ishte edhe komandanti I pėrgjithshėm i forcave vullnetare. Ky, megjithė lehtėsirat qė i bėri Sheh Karbunara qė tė hynte pa luftė nė Karbunarė, e bombardoi Lushnjėn dhe i la tė lirė vullnetarėt tė plaēkitnin popullin; me njė fjalė, bėri ēmos pėr ta sabotuar luftėn, qė me siguri do tė fitohej. Rebelėt dhe populli, tė egėrsuar nga bombardimi, e sulmuan fuqinė qeveritare dhe e detyruan tė tėrhiqet me dėme tė mėdha, duke mbetur i plagosur edhe Seit Qemali. Fuqitė qeveritare nė tėrheqje e sipėr u qėlluan nėpėr gardhet e shtėpive prej bujqėve myzeqarė tė shtypur, tė cilėt me kėtė rast treguan spontanisht urrejtjen dhe zemėrimin e tyre kundėr ēifligarėve dhe fuqive tė tyre. Bektash Cakrani qėndroi nė vend dhe nuk pėr-paroi, ndėrsa Hysni Toska luftoi trimėrisht, duke lėnė mjaft tė vrarė, midis tė cilėve Riza dhe Godo Hekalin, qė tė dy nipėrit e Rrapo Hekalit. Kryengritėsit mė 12 korrik 1914 e pushtuan Beratin dhe Fierin qė bombardohej prej Bektash Cakranit. Nė Berat u ekzekutuan prej rebelėve tre patri-otė: kapiten Baki Gjebrea, Hajredin Fratari dhe Ismail Klosi. Berati mė 13 gusht u pushtua prapė prej emigrantėve tė Korēės e tė Gjirokastrės. Nė kėtė luftė ka marrė pjesė edhe Ēerēis Topulli, por mė 19 gusht qyteti u ripush-tua prej rebelėve, tė cilėt zunė Vjosėn dhe bėnė pėrgatitje pėr tė hyrė nė Vlorė.

Kryengritja “Vorio-Epirote”

Pėr organizimin e xhandarmarisė shqiptare ishte caktuar nga Konferenca e Londrės dhe kishte ardhur nė Shqipėri njė mision ushtarak holandez nėn kryesinė e gjeneral Dewerit, me nėnkryetar kolonel Thomson. Nė pėrbėrje tė misionit kishte dhe oficerė tė tjerė tė gradave tė ndryshme. Kėta oficerė, nė bashkėpunm me oficerėt shqiptarė, organizuan xhandarmėrinė pėr viset e lira dhe njėkohėsisht, nė parashikim tė ēlirimit tė viseve qė ende mbaheshin nga grekėt e serbėt, pregatitėn nga njė batalion pėr ēdo prefekturė. Pėr Korēėn e Gjirokastrėn batalionet komandoheshin pėrkatėsisht nga major Mustafa Aranitasi dhe major Ismail Haki Tatzati. Kur qeveria greke vendosi, e shtrėnguar nga Fuqitė e Mėdha qė kishin cak-tuar kufijt e Shqipėrisė, tė tėrheqė fuqitė e saj tė okupacionit nga Korēa dhe Gjirokastra, qev- eria shqiptare nisi batalionet e saj tė xhandar-marisė, bashkė me prefektėt e kryetarėt e zyrave tė paracaktuara, pėr tė marrė nė dorėz-im tė rregullt ato prefektura. Dorėzimi i rreg-ullt u bė pėr Korēėn, Ersekėn, Tepelenėn, njė pjesė tė Dangėllisė, Kėlcyrėn dhe njė pjesė tė Kurveleshit. Nga mesi i marsit qeveria shqiptare dėrgoi 300 xhandarė nėn komandėn e Mustafa Spatharės me dy oficerė holandezė, qė marshuan nga Opari pėr Voskopojė e Korēė. Ushtėria greke e dorėzoi Korēėn dhe u nis pėr nė Bilisht e kufi. Por grekėt nė Korēė filluan tė vėnė nė zbatim planin e kryengritjes qė kishin pėrgatitur mė parė, dhe, mė 2 prill 1914, nė Korēė plasi kryengritja e organizuar nga agjenti grek Jakovi, dhespot i Korēės, dhe nga kėshilli I Metropolisė. Ky plan u vu nė zbatim nga vull-netarėt grekomanė tė qytetit e tė fushės, nėn komandėn e kapedan Sulos, si edhe prej ushtarėve grekė tė fshehur nė Korēė, tė cilėt zunė pozitat mė me rėndėsi tė qytetit. Pėrnjėherėsh u dha kushtrimi ndėr fshatra, nė tė cilat patriotėt filluan tė grumbulloheshin e tė organizoheshin. Forcat e Kajo Kapedanit u vendosėn nėn vreshtat e Korēės, ku shpartallu-an fuqitė e Jorgji Bushos, ish-deputeti I Serfixhės nė parlamentin otoman, tė cilat po marshonin pėr nė qytet. Nga ana tjetėr, fshatarėt e Mborjės, nė Grykėn e Mborjes, shkatėrruan fuqinė e doktor Harisjadhit (korēar) tė pėrbėrė prej 400 vetash. Kėshtu qyteti u ēlirua dhe dhespoti me kėshillin e Metropolisė u transferuan nė Elbasan. Nacionalistėt ekstremistė tė Korēės, tė egėr-suar nga tradhėtia e grekomanėve tė Korēės, deshėn tė digjnin qytetin, por ndėrhyrja dhe gjakftohtėsia e Abdyl Ypit e shpėtoi qytetin nga rreziku i zjarrit. Fuqitė kombėtare shkelėn Devollin, Arrzėn, Nikolicėn e Dardhėn. Major Ismail Haki Tatzati e bėri Hoēishtin qendėr veprimi. Bilishti mbeti nė duar tė grekėve.

(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.