Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E bėn mizėn bullė, qimen tra
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 133 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Letersi :: Perbindeshi - Ismail Kadare
Postuar nga: ReEdD

Letersi Ne vazhdim te botimeve letrare ne Albasoul tani do te mund te lexoni
PERBINDESHIN nga Ismail Kadare, veper e publikuar ne vitin 1991 dhe qe do te keni mundesi ta lexoni pjese-pjese ne vazhim me intervale kohore.

Per sot po publikojme 3 kapitujt e pare.

Lexim te kendshem

I


Disa kilometra larg qytetit. ne rrethine, ne fushen e hapur. ishte nje furgon i madh i braktisur. Pjeset metalike ia kishin shkulur prej kohesh dhe tani s'i kishte mbetur vec karroceria e mbyllur prej druri, Ajo ishte mberthyer dhe qendronte mbi kater trare te shkurter, te ngulur ne toke. Sic duket, dikush e kishte bere kete gje per ta mbrojtur armaturen e drunjte nga lluca dhe lageshtira e fushes. Diteve me diell, furgoni dukej qarte qe nga tarracat apo katet e siperme te shtepive te qytetit, por kur binte nata ose kur kishte mjegull ne fushe, ai tretej dhe humbiste sikur te mos kishte qene kurre. Vecanerisht ngjiste keshtu diteve te tetorit.

Ne fakt ai nuk kishte shume kohe qe ishte shfaqur dhe askush nuk e dinte ne fillim nga doli dhe kush e pruri nė kėtė fushė. E vėrteta ėshtė qė shume kohe kish kaluar pa u vėnė re por njė ditė pranvere, gjatė njė pikniku (ishte njė nga ata piknikėt qė sa mė shumė kalon koha, aq me te mėdhenj e tė zhurmshėm bėhen ne kujtese), disa njerez shfaqėn dyshimin se ne ate furgon tė braktisur kishte mundėsi tė fshiheshin njerez pėr diversion.


II

Nė njė ditė tetori (njė nga ato ditet e rralla qė kanė aftėsinė tė bėhen shkas qė nje stinė te tėrė tė quhet mė pas «stina mė e rėndcsishme nė jetėn e X-it»), Gent Ruvina, student i filozofisė, i kthyer nga Moska pėr shkak tė acarimit politik midis Shqipėrisė dhe Bashkimit Sovjetik, u njoh me njė vajzė tė vitit tė dytė tė Fakultetit Gjuhė-Letėrsi me emrin Helenė. Nė tė vėrtete, ajo e kishte emrin Lena dhe ishte nga pjesa fushore e Shqipėrisė, nga njė prej atyre qyteteve tė vegjėl, kur pas shfaqjes sė filmit «Kali i Trojės» vajzave bionde, me emrin Lena si ajo, kalamajtė e lagjes u thėrrisnin «Helenė e Trojės».
U njohėn nė njė nga ato mbrėmjet e shumta tė vallėzimit me rastin e fillimit tė vitit universitar, ku studentėt e Tiranės, me njė ndjenjė keqardhjeje pėr shokėt e tyre fatkėqinj qė iu ishin ndėrprerė studimet, pragistėt siē i quanin tė kthyerit nga Praga, varshavistėt, ata tė Varshavės e kėshtu me radhė, i ftonin nėpėr mbrėmjet e tyre, gjė pėr tė cilėn shpesh pendoheshin, sepse kėta tė fundit, ashtu tė trishtuar e moskokėēarės siē ishin, qėllonte qė u rnerrnin vajzat.
Gent Ruvinėn e tėrhoqėn qysh nė fillim flokėt e verdhė tė Lenės, qė atij i kujtuan nje tė njohurėn e vet moskovite, pastaj kur e pa me mirė e sidomos kur arriti te vallėzojė me tė nisi t'i pėlqente pėrherė e mė tepėr. Ajo ishte e gjatė, e brishtė dhe, ndonėse ne ninėzat e syve tė saj dukej diēka e pazbėrthyeshme, ata sy ishin tepėr tė ėmbėl.
Pas njohjes sė parė, me ca fjalė tė kursyera si mineralet e rrallė, ku ai pėrdori gjithė pėrparėsinė qė i jepte gjendja e tij si student i jashtėm, i mbetur pa universitet, nė pritje tė sė panjohurės, idhtar ndoshta i njė brezi tė ri tė humbur, nė sallėn ku orkestra i binte njė ritmi gjysmė tė pikėlluar, nė vallėzimin tjetėr ai i propozoi asaj tė dilnin pėrjashta pėr tė parė hėnėn e vjeshtės dhe ajo, pėr habinė e tij, thua se e priste kėte ftesė, pa thėnė asgjė, u drejtua e para nga dalja. I kėnaqur nga kjo fitore e parė e lehtė, porsa dolen pėrjashta ai i vuri dorėn mbi supe dhe i pėrkėdheli flokėt. Pėr ēudinė e tij, ajo nuk bėri asnjė kundėrshtim dhe jo vetėm e la ta puthte tė porsanjohurin e saj, por i hodhi duart nė qafė dhe e puthi edhe ajo.
Vajzat e kombit kanė pėrparuar gjatė mungesės sime, tha me vete Gent Ruvina, krejt i befasuar nga suksesi i lehtė. E pėrqafoi prapė dhe kėtė herė nė tė puthurėn e saj iu duk se ndjeu diēka tė pazakontė: njė brengė, njė pendim apo ndarje me diēka. E mbajti tė shtrėnguar kokėn e saj pas faqeve tė tij, sikur tė pėrpiqej ta ndiente mė mirė atė dėnesė qė mė tepėr se dėgjohej, shihej mbi ato flokė tė praruar zbehtė. Dhe befas iu duk se ajo dėnesė, ajo brengė, s'kishin lidhje me tė, se ai ishte aty krejt rastėsisht dhe se ajo kokė me flokė te verdhė ishte krejt e largėt pėr tė. Gėzimi i suksesit iu zbeh menjeherė.
?Ē'ke kėshtu? ? i tha.
Ajo nuk u pėrgjigj dhe ai e humbi sigurinė. Deshi ta pėrqafonte prapė, por ajo u shkėput prej tij dhe iku drejt hyrjes sė ndėrtesės ku vallėzohej, me njė vrapim qė atij, nė ēdo rast tjetėr, do t'i dukej si njė rutinė e sjelljes vajzėrore, ndėrsa kėtė herė iu duk njė ikje e vėrtetė.
Pas pak u pėrpoq ta gjente pėrsėri nė sallėn e rrėmujshme, por ishte shumė vėshtirė. Atė e ftonin vazhdimisht nė vallėzim. Ai u pėrpoq sė paku ta veshtronte. por sytė e saj iknin rreshqitazi dhe nė to ishte vazhdimisht po ajo brenge dhe po ajo largėsi. Atėherė ai u bind plotėsisht se ajo qė kishte ndodhur pak pėrpara nėn hėnėn vjeshtore. nuk ishte veēse njė rastėsi dhe se dėnesa e vajzės dhe gjithcka tjetėr kishin lidhje me diēka qė ishte pėrtej tij. Dėshira qė sė paku tė bisedonte edhe njėherė me tė,iu bė e papėrballueshme.
Mė nė fund, e gjeti.
?Kujtoja se do tė mė merrje vetė nė vallezim, ? i tha. ? Kurse ti largohesh.
?Ashtu? ? ia bėri ajo, si pa e pasur mendjen.
?Atje jashtė ishe krejt ndryshe.
Ajo e vėshtroi njė grimė dhe atij iu duk se ajo e kishte harruar ndėrkaq atė qė kishte ndodhur pėrjashta. Tani jo vetėm buzėqeshja e saj e pezullt, por gjithēka tjetėr e saj i dukej enigmatike.
?Ku mund tė tė gjej? ? i tha.
?S'mė gjen dot, ? u pėrgjigj ajo.
Ai u ngrys edhe mė.
?Ti kujton se kėshtu mund tė bėhesh in-
teresante?
Ajo prishi buzėt nė njė mėnyrė tė tillė, sikur tė thoshte: Mendo ēfarė tė duash, mua aq mė bėn! Nė tė vėrtetė, kuptohej menjėherė se aq i bėnte.
?Ku mund tė tė gjej? ? i tha prapė ai.
?Asgjėkundi, ? qe pėrgjigjja.
Ai po nervozohej. E ndiente veten si tė mashtruar.
?U lodha, ? tha ajo dhe deshi tė shkėputej prej tij, por ai ia shtrėngoi bėrrylin fort.
? Lėshomė.
?Ku mund tė tė gjej, ? mėrmėriti ai
pėr tė tretėn herė. Zėri i doli i ngjirur.
Vetėtimthi sytė e saj u ngritėn te fytyra e tij dhe u ulėn pėrsėri.
?Pas dy javėsh unė fejohem, ? tha. ?
Po deshe, mund tė vish nė ceremoninė e fejesės
sime.
Sytė e saj kishin njė acarim plagosės, njė lloj zemėrimi, madje njė si pėrbuzje tė parakoh-shme.

Ai e vėshtronte si i ndėrkryer, por ajo, pėr ēudinė e tij, me po atė shprehje gjysmė pėrbuzėse, gjysmė tallėse, i dha adresėn e shtėpisė ku do tė bėhej ceremonia.
E ēuditshme, kishte thėnė ai me vete me dhjetėra herė pasi qe kthyer nė shtėpi. Pastaj erdhėn ditė tė tjera me pandehmat e zakonshme: do tė shkonin apo jo jashtė, dhe secila prej tyre e pakėsonte shpresėn, dhe ai e kujtonte mbrėmjen e vallėzimit e vajzėn e ēuditshme, qė kishte njohur atje si diēka pothuajse tė pabesueshme. Me siguri ėshtė tallur me mua, tha me vete dhe njė ditė pyeti njė shok tė vetin nga Fakulteti Gjuhė-Letėrsi, nėse e njihte njė vajzė tė vitit tė dytė me emrin Lena. Njė bionde e lezetshme? kishte thėnė tjetri. Po. Ajo fejohet tė dielėn qė vjen, ka ftuar gjithė kursin e saj nė ceremoni. Ėshtė fejuar me dashuri? ? kishte pyetur Genti. Tjetri kishte ngritur supet. Ai tha se nuk e besonte dhe se kishte mundėsi qė ajo tė ishte njė nga ato fejesat gjysmė me njohje, gjysmė me mblesėri, qė i bėnin disa familje, si njė mbrojtje paraprake nė kohėn qė vajzat hynin nė Universitet.
Ajo qė ndodhi pastaj, ditėn e fejesės sė Lenės, ku Gent Ruvina u bė papritur heroi i njė ngjarjeje, tė cilėn e pėrmendėn atė vjeshtė me krenari gjithė studentėt qė prisnin tė shkonin jashtė, si njė vėrtetim tė faktit se ata nuk ishin qyqarė, siē mund t'i dukeshin dikujt, por kalorės tė vėrtetė tė kohės, pra ajo qė ndodhi nė atė ceremoni fejese ishte dicka qė ndodhte rrallė e mė rrallė nė kohėn e sotme dhe qė kryesisht ishte njė kujtim i rrėmbimeve tė dikurshme tė nuseve tė kėnduara nėpėr baladat e vjetra.
Gent Ruvina kishte shkuar vėrtet nė apartamentin me tri dhoma ku vallėzohej dhe prania e tij as qė kishte rėnė nė sy, midis grumbullit tė madh tė studentėve tė ftuar. Vetėm ajo, Lena, rrėzėlluese dhe mė e bukur se kurrė, i kishte buzėqeshur sė largu sikur t'i thoshte: Erdhe vėrtet?
Ajo qė kishte ndodhur mė pas kishte qenė e ngjashme me diēka qė qėndron midis njė ėnd-rre dhe njė lodre. Ishin duke vallėzuar bashkė, kur njė nga shokėt e Lenės, me sa duket, bash-kėnxėnės me tė qysh nga gjimnazi, gjysmė i de-hur i kishte thirrur: «Eh, moj Lenė, eh, moj Helenė e Trojės!».
?Kėshtu tė kanė thirrur nė gjimnaz? ?
e pyeti Gent Ruvina ndėrsa vallėzonin. Dhe kur
ajo bėri «po» me kokė, ai i tha: ? Tė ka pėl-
qyer?
Ēdo vajzė tjetėr nė vendin e saj do tė thoshte tė kundėrtėn, ose do tė qeshte pėr naivitetin, por ajo, pa buzėqeshur, u pėrgjigj:
?Po!
Gentit iu kujtua e puthura nė atė mbrėmje vallėzimi, e cila iu duk e palėndėt sikur tė kishte ndodhur nė sipėrfaqen e hėnės.
?Njė Helenė e Trojės s'mund tė kuptohet
pa rrėmbimin, ? tha ai duke qeshur. ? Apo jo?
Ajo buzėqeshi me hidhėrim.
?E di, ? tha. ? Prandaj unė jam thjesht
Lenė.
? A do tė pėlqente tė bėheshe Helenė?

?Po kush do tė mė rrėmbejė? ? Nė
sytė e saj ai pikasi prapė diēka nga pėrbuzja dhe
zemėrimi i mbrėmjes sė vallėzimit, dhe vetėm ta-
ni e kapi rrėshqitazi arsyen e tyre. Isha e acaruar me tė gjithė, i kishte shpjeguar ajo mė pas.
Me tė gjithė ata qė po mė linin tė fejohesha kėshtu pa dashuri: me prindėt e mi, pa dyshim, por
edhe me tė tjerėt, me shokėt e kursit, me gjithė
djemtė nė pėrgjithėsi. ? Hė, pra, kush do tė
mė rrėmbejė? ? pėrsėriti ajo me njė ton tė hi-
dhur, si tė thoshte: A ke mė trima tė tillė sot?
Dhe prapė vazhdoi gjithēka si midis lodrės dhe ngacmimit dhe kjo ndodhte dy hapa larg tė fejuarit tė saj, njė inspektor kulture qė merrej kryesisht me muzetė, fytyra e kuqėrremtė e tė cilit me mustaqet e verdha dhe me sytė e ndritshėm nė njė mėnyrė tė rrezikshme nuk i shkonin aspak profesionit tė tij.
?Unė mund tė tė rrėmbej po tė duash, ?
i tha Gent Ruvina vajzės.
Ajo qeshi mosbesuese.
?Vėrtet?
?Sigurisht.
Duke i afruar fytyrėn, ai i tha se po tė donte ajo, ai ishte gati tė shkonte tė merrte njė taksi dhe tė iknin tė dy nga ajo ceremoni e mbrapshtė. Ajo qeshte pa premtuar asgjė dhe kur ai, pas njė ore, e mori pėrsėri tė vallėzonte dhe i tha: taksia na pret pėrjashta mbretėreshė, ajo prapė qeshi shkujdesshėm, pa thėnė asgjė, vetėm se nė vallėzim e sipėr iu afruan tė dy dritares, prej nga ku dukej vėrtet, nėn blirėt e zhveshur, njė taksi.
Dhe kėshtu, si duke luajtur, ajo prishi fejesėn, pėr tė cilėn kishte kohė qė vuante dhe lėkundej.

Me taksinė qė solli, ai e ēoi atė nė njė hotel tė njė qyteti tė vogėl, gjersa tė qetėsoheshin fisi i saj dhe sidomos fisi i tė fejuarit i cili, qė javėn e parė, i dėrgoi atij kėrcėnime tė njėpas-njėshme. Lena i premtoi Gentit se do ta priste gjersa tė kthehej nga studimet.

Por, ndėrkaq, u muar vesh pėrfundimisht se studentėt nuk do tė shkonin jashtė shtetit. Bashkė me shirat e tė ftohtat e vjeshtės, marrėdhėniet me kampin socialist po ftoheshin ēdo ditė dhe pavarėsisht se shtypi e radioja nuk shkruanin pėr kėtė gjė, ajo dihej tani nga tė gjithė.
Pėrreth, flitej pėr herė e mė tepėr nė mėnyrė tė pėrgjithshme pėr tradhti, pėr marrje tė kėshtjellės nga brenda dhe pėr Kalin e Dnunjtė, qė ishte shfaqur pėrsėri nė horizontin e jetės.

? E shikon? ? i thoshte Genti asaj kur dėgjonin radion ose kur lexonin nė gazetėn letrare vjersha tė poetėve me kėto motive. ? S'jemi vetėm ne tė dy qė e kujtuam ngjarjen e Trojės.

Pas kėrcėnimit tė parė nga fisi i ish-tė fejuarit tė Lenės, erdhi i dyti, akoma mė i zymtė dhe ata filluan tė kishin njėfarė kujdesi gjatė shėtitjeve tė tyre. Gent Ruvina kishte hyrė tani nė Universitetin e Tiranės, por gjithė kohėn e lirė vazhdonte ta kalonte me Lenėn. Nė radio dhe nė shtyp nuk shpallej ende asgjė pėr ftohjen e marrėdhėnieve me kampin socialist, por nė klube e kafe flitej hapur pėr to.
Kėrcėnimin e tretė e bėri vetė i fejuari me njė pusullė qė Lena e gjeti te portineria e konviktit. «Tė kujtohet ē'kemi biseduar njė ditė nė muze? Unė veten time do ta shkatėrroj, por as ty s'do tė tė lė tė jesh e lumtur». Lena, pėr habinė e Gentit, qe zbardhur nga tmerri. Ajo e humbi fare.

?Po ē'pate? ? i tha ai, ? kaq shumė tė
kalli datėn njė copė pusullė? Unė tė kujtoja pa-
kėz mė trime.
Lena nuk pėrgjigjej dhe Genti e ndiente qė po nxehej. Fjalėt e tij u bėnė mė tė ashpra, dhe ai e kapi pėr krahu me forcė, si atėherė nė mbrėmjen e vallėzimit.
?Ē'paskeni biseduar atje nė muze, a? I je betuar pėr besnikėri tė pėrjetshme? Fol!
?Jo, ? qe pėrgjigjur Lena mė nė fund.
? Atė ditė mė tha se nė qoftė se do ta tradh-
toja, do tė mė vriste me njėrėn nga ato armėt e
vjetra, tė tmerrshme qė shikoja atje.

Ajo kishte rnbuluar fytyrėn me duar.
?Marrėzira, ? kishte thėnė Genti. ?
Kėrcėnime tė tilla i bėjnė zakonisht frikacakėt.
?Jo, Gent, ? qe pėrgjigjur ajo. ? Ai ėshtė i tillė qė mund ta bėjė. Duhet tė kemi kujdes.
Ishte hera e parė qė Genti besoi seriozisht pėr rrezikun.
Disa ditė ata nuk folėn mė pėr kėtė, por secili e ndiente se, sado qė pėrpiqej ta fshihte, tjetri e kishte mendjen atje.
Kudo flitej pėr njė kėrcėnim tė ri pėrballė tė cilit vendi do tė ndodhej ose ndodhej qysh tani, por ata nuk ishin nė gjendje tė kuptonin nėse kjo e zbehte disi apo e theksonte edhe mė shqetėsimin e tyre.

Njė tjetėr gjendje shpirtėrore po krijohej ndėrkaq te shumė njerėz. Ajo kalonte nga njėri te tjetri dhe ky proces ishte i pėrgjithshėm e bėhej nė mėnyrė tė pandjeshme njėlloj si zverdhja e gjetheve.
Kėrcėnime? Rreziqe? Ē'janė kėto fantazira? thoshin disa, pa e fshehur njė buzėqeshje gjysmė tallėse. Pėr besė, ėshtė hera e parė qė i dėgjoj. Pastaj, sytė e tyre hetonin me vėmendje tjetrin si t'i thoshin: Mos nuk ke qenė mirė me shėndet kohėt e fundit? Ose dhe mė keq: Mos duhet tė bėsh njė vizitė te psikiatri?

Por s'kalonin ca ditė dhe gjithcka ndryshonte. Tani ishin ata qė habiteshin kur dikush thoshte se nuk kishte dėgjuar pėr ndonjė rrezik.
«Shoh gjėra qė s'i kam vėrejtur mė parė», i shkruante Genti nė njė letėr qė ajo ia kishte kėrkuar me kėmbėngulje.
Dhe vėrtet, ai shikonte mure aty ku nuk ishte vec fushė me bar, ose tė tjera gjėra pėr tė cilat s'i kishte shkuar mendja kurrė.
Tė gjitha kėto pėrpiqej t'ia shpjegonte nė letrėn e tij, e cila sa vinte zgjerohej, mbushej plot pėrsiatje anėsore, copėza rikujtimesh, madje dhe me lajme e dialogė tė dėgjuar andej-kėndej.

Mė duket se nė vend tė njė letre dashurie do tė tė dėrgoj njė ese, pėr tė mos thėnė doktoratėn time tė pambaruar, i thoshte ai me shaka, por ajo ngulte kėmbė: Le tė shkruante nė tė ē'tė donte, mjafton qė letra tė ishte sa mė e gjatė dhe e plotė. Dua qė ti tė jesh i gjithi atje. pėrsėriste duke i pėrkėdhelur flokėt.

«Kohėt e fundit janė vėnė zhurmuesa pėr valėt televizive. Ato nuk duken, por janė rrotull nesh, nėpėr eter».
Ai i shkruante mė poshtė mendimin e tij pėr kėtė. Pandehma tė tjera, motėrzime shpjegimesh pėr dukuri tė ndryshme shoqėronin shpesh njė rikujtim tė thjeshtė. Por letra e tij bėhej e ndėrlikuar, kur ai i kthehej prapė dyzimit tė botės nė sytė e tij.

Njė ditė, gjatė njė pikniku nė rrethinat e qytetit, ai kishte parė njė furgon tė braktisur. Kushedi pse fjalėn e parė tė letrės sė tij e kishte shkruar pėr tė: «Disa kilometra larg qytetit, nė rrethinė, nė fushėn e hapur, ishte njė furgon i madh i braktisur». E kishte lexuar dhe rilexu-ar disa herė frazėn, kishte qėndruar njė copė herė mendueshėm mbi tė (njė copė herė tė gjatė, tepėr tė gjatė), pastaj kishte shuar fjalėt «furgon i madh i braktisur» dhe, nė vend tė tyre, kishte shkruar «Kali i madh i Drunjtė».



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.