Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Antiteza eshte ajo porta e ngushte ku gabimi kalon me kollaj , ne rrugen e vet drejt se vertets.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 108 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Intimitet :: Perse jemi xheloze
Postuar nga: isli

Intimitet Psikologet jane futur thelle ne skutat e ndjenjave dhe kane arritur te zbulojne sekretet e xhelozise. Perse disa jane me xheloze se te tjeret dhe si mund te kontrollojne kete emocion

Xhelozia? Padyshim eshte njera nga ndjenjat me te rendesishme ne nje lidhje. E shoqeruar me pasione, dhune apo tone dramatike, ajo na ka shoqeruar gjithnje ne kohe: Ne dramat e Shekspirit apo ne filmat me aksion te kinemase amerikane, ne sallonet mbreterore apo ne kasollet plot erresire e kuterbim. Eshte i njejti emocion i papermbajtshem, qe shkakton gjithnje tronditje ne jeten e cdo njeriu. Askush nuk mund te thote se nuk ka provuar per nje moment ate shije te hidhur te dyshimit se partneri eshte i perqendruar diku tjeter; te frikes se braktisjes dhe perpjekjes per te vendosur nen kontroll kete "liri" te shfrenuar te njeriut te zemres. Shpeshhere flitet per xhelozine si per nje sinonim te pasionit dhe dashurise, por psikologet nuk preferojne te meshojne ne kete shpjegim. Mund te dashurosh dike edhe pa qene detyrimisht xheloz per te. Ne te njejten kohe, xhelozia ngaterrohet shpesh me cmiren. Suksesi i dikujt tjeter mund te ngjalle emocione te forta, por ato nuk duhen ngaterruar me xhelozine. Edhe pse mund te kene shume pika te ngjashme, keto dy ndjenja jane krejt te ndryshme nga njera-tjetra. Emocioni i xhelozise eshte i lidhur gjithnje me marredheniet qe lindin mes tre personave: ai qe ndjehet xheloz, subjekti per te cilin ndjehet xheloz dhe se fundi, ai qe provokon xhelozine. Ne te vertete, edhe kur behet fjale per cmiren, mund te mendojne per nje raport te trefishte: ai qe ka cmire, objekti i cmires dhe personi qe kihet zili. Por atehere ku ndryshojne keto dy ndjenja? Per t'iu pergjigjur kesaj pyetjeje duhet te kthehemi edhe njehere tek raporti i trefishte. Supozojme se A ka nje lidhje me B-ne, ndersa C deshiron qe ta kete nje lidhje te tille. Ne kete rast, C ndjen zili, cmire per A-ne, ndersa cdo tentative e tij per te krijuar nje raport me B-ne do te ngjalle xhelozi tek A-ja. Ndryshimi mes dy ndjenjave qendron, pra, ne faktin se ne rastin e cmires, ekziston deshira per te shtene ne dore dicka qe te tjeret e kane dhe ne jo. Ndersa ne rastin e xhelozise, kercenimi, se dikush mund te na marre dicka qe e zoterojme: Ne te shumten e rasteve nje person, objekt i dashurise sone, mbi te cilin pretendojme se kemi eskluzivitetin.

Mund te themi, pra, se xhelozia eshte rrjedhoje e frikes se te ndjerit te braktisur ne nje lidhje dashurie. Zakonisht ndjehemi xheloze, kur mendojme se partneri yne eshte i terhequr nga dikush tjeter. Por nje emocion i tille i forte mund te linde ne nje sere situatash te komplikuara. Mund te provojme shijen e xhelozise edhe kur partneri yne shfaq interesa te ndryshme, te cilat e largojne vemendjen e tij nga lidhja jone. Si ne rastin, kur ai kalon nje kohe te gjate me miqte, familjaret, por edhe kur i dedikohet se tepermi punes dhe studimit. Megjithate, kur vjen fjala per xhelozine, mendohet gjithnje per nje rival ne dashuri. Ne kete rast, mund te ndjejme kete emocion edhe pa patur prova konkrete te ekzistences se nje rivali. Mjafton qe te mendohet se partneri ka nje interes seksual apo sentimental per dike tjeter, qe te linde nje ndjenje e thelle xhelozie. Por perse disa persona jane me xheloze se te tjeret? Kur mund te flitet per nje xhelozi kronike apo nje te "semure nga xhelozia"?

Per nje kohe te gjate, psikologet jane munduar te gjejne pergjigjen e kesaj pyetjeje ne nivelin e vetevleresimit te personit. Ne kete kendveshtrim, mendohet se nje person qe nuk ka besim tek aftesite e paraqitja e tij, (pra nje vleresim te ulet te vetes), eshte me i hapur ndaj xhelozise. Cdo shperqendrim i vemendjes se partnerit ndaj tij, shihet si nje kercenim per vete raportin. Megjithate, eksperienca e perditshme na ofron nje panorame krejt te ndryshme nga kjo aksiome e afruar prej psikologeve. Shume individe gezojne nje sukses ne pune, rrethin shoqeror, pra, pak a shume, kane nje vleresim te larte per veten. Por ne raportet e dashurise mbeten serish xheloze. Ne te vertete, shkaku i nje xhelozie te tepruar nuk duhet gjetur tek vetevleresimi, por, mbi te gjitha, tek ndertimi i nje lidhjeje. Sa i sigurte ndihet individi ne nje marredhenie dashurie? Ne nje lidhje ekziston gjithnje nje raport negativ mes sigurise personale dhe xhelozise. Sa me te sigurte te jemi, aq me pak xheloze ndjehemi.

Sipas disa psikologeve, kjo ndjenje sigurie eshte rezultat i eksperiencave te meparshme gjate femijerise. Ngrohtesia e prinderve luan nje rol te rendesishem ne krijimin e autovleresimit dhe te menyres me te cilin ne krijojme raportet me te tjeret. Sipas kesaj logjike, individe te ndryshem diferencohen nga njeri-tjetri ne menyren e krahasimit te imazhit te tyre me ate te partnerit.

Ne momentin qe imazhin tone dhe ate te partnerit e vleresojme pozitivisht, krijojme idene se jemi te denje per te marre dashuri ne nje lidhje dhe se te tjeret do te na duan. Keta persona jane te sigurte ne vetvete dhe nuk ndjejne frike nga rivalet e tjere apo kur partneri shfaq interesa te tjera jashte lidhjes. Me pak fjale, ndjejne nje doze teper te ulet xhelozie.

Nuk mund te thuhet e njejta gje per ata qe mendojne negativisht per veten dhe pozitivisht per te tjeret. Ata persona, qe shpesh i bejne vetes pyetjen: "Cfare duhet te pelqejne te tjeret tek une?". Ne kete rast, ky individ kerkon te marre shpesh komplimenta nga partneri, sikur do te perforcoje idene se eshte i denje per kete lidhje. Cdo shperqendrim i vemendjes se partnerit, vleresohet si nje shenje e keqe per humbjen e lidhjes. Dhe si rrjedhoje, keta persona jane gjithnje xheloze. Ne dyshimin me te vogel, ata tentojne te kontrollojne levizjet e partnerit. Dhe nisin ta fajesojne ate per cdo neglizhence ngrohtesie, duke shpresuar ne kete menyre se do ta detyrojne te ndryshoje sjellje. Ne te vertete, keto veprime ndikojne per keq tek partneri. Duke u ndjere te kontrolluar pa ndonje shkak te perligjur, partneret tentojne te largohen per te rifituar lirine e munguar. Ky reagim ndez me teper gjakrat. Dhe ne kete menyre, nis te funksionoje nje reaksion zinxhir xhelozie.

Rasti i trete, eshte ai i individeve, te cilet kane nje vleresim pozitiv per vetveten dhe negativ per te tjeret. Ata karakterizohen si persona te pavarur nga nje raport dashurie dhe, mbi te gjitha, kane problemin e te mos dashuruarit te te tjereve. Si rrjedhoje, ata nuk pushtohen lehte nga xhelozia. Por, edhe ne rast te kundert, nje emocion i tille nuk zgjat shume. Ne momentin e zbulimit te nje tradhtie, ata nuk jane te preokupuar per humbjen e lidhjes, por tentojne te shfryjne inatin mbi partnerin, duke e cilesuar ate si fajtorin kryesor.

Me pak fjale, xhelozia nuk eshte nje semundje e pasherueshme. Ajo mund te kontrollohet nepermjet autovleresimit dhe gjykimit te drejte te vlerave te partnerit. Nje person qe nuk ka frike te dashuroje dhe te marre dashurine e te tjereve,(por qe ka fituar, mbi te gjitha, sigurine ne vetvete dhe ne raportet me te tjeret), eshte gjithnje me i imunizuar ndaj rrezikut te xhelozise.

( Revista Klan )


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.