Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mė mirė tė te rėshqasi kėmba se sa gjuha
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 91 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Histori :: Kryengritja e popullit tė Shqipėrisė sė Mesme kundėr Vidit
Postuar nga: ILovePejaa

Histori E para qe Kavaja ajo qė ngriti flamurin e Turqisė. Kundėr kėsaj, qeve-ria vendosi tė dėrgojė njė fuqi, mė 23 maj 1914, tė pėrbėrė prej njė kompanie xhandarėsh dhe vullnetarėsh tė malėsorėve tė Shkodrės, qė kishin ardhur nė Durrės pėr mbrojtjen e Vidit

Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike nė Shqipėri” (8)


Esati, pasi e nxiti popullin e Shqipėrisė sė Mesme pėr kryengritje kundėr Vidit me qėllim qė tė bėhej vetė kryetar i shtetit, u detyrua tė largohej nga Shqipėria. E para qe Kavaja ajo qė ngriti flamurin e Turqisė. Kundėr kėsaj, qeveria vendosi tė dėrgojė njė fuqi, mė 23 maj 1914, tė pėrbėrė prej njė kompanie xhandarėsh dhe vullnetarėsh tė malėsorėve tė Shkodrės, qė kishin ardhur nė Durrės pėr mbrojtjen e Vidit. Nė ēastin kur kjo fuqi do tė nisej, nė Durrės mbėrrinė me ngutėsi prej Tirane, Murat e Tefik Toptani, tė cilėt gjendjen e atjeshme e treguan alarmante dhe kėrkuan fuqi. Atėherė qeveria e ndryshoi planin dhe nėn komandėn e kapitenit Sarr, holandez, nisi njė kompani xhandarėsh me toger Bajram Fevzinė nė krye, vullnetarėt malėsorė dhe 20-30 vullnetarė nacionalistė bashkė me Reuf Ficon, si nėnprefekt i Tiranės. Kjo fuqi niset mbas mesnate dhe bėn njė pushim nė Shijak. Kur nė mėngjes do tė nisej pėr Tiranė, vullnetarėt malėsorė, tė niseshin, duke thėnė: “Na kena ardhė qė tė mbrojmė Vidin e jo tė luftojmė” dhe u kthyen pėr nė Durrės. Atėherė kapiten Xhavit Leskoviku lajmėron kapiten Sarrin qė tė ktheheshin pėr Durrės, mbasi me njė fuqi kaq tė vogėl s’mund tė niseshin pėr Tiranė. Sarri insistoi, por mė nė fund pyetėn komandėn me telegram urgjent nė Durrės. Ky telegram mjerisht bie nė dorė tė gjeneral Dewerit e jo tė kolonel Tomsonit, I cili dha urdhėr pėr nisje. Fuqia u nis, por prej katundit nė kodėr tė majtė tė Shijakut filloi lufta dhe mbas pak kohe fillojnė tė zbrazen pushkė nga tė gjitha anėt. Fuqia qeveritare tėrhiqet nė kodėr tė djathtė tė rrugės dhe shtrėngohet tė kthehet nė Shijak, ku shumica e xhan-darėve hyjnė nė njė godinė qeveritare me baltė dhe tjetėr nė shkollė. Fillon lufta dhe disa xhandarė u vranė nga plumbat qė pėr-shkonin muret e ndėrtesės prej balte. Kapiten Xhavit Leskoviku, shtatmadhor, e kėshilloi Sarrin qė nė tėrheqje e sipėr tėmos qėndronin nė Shijak, por tė zinin Rrashbullin pėr tė evituar rrethimin. Por Sarri, qė nuk e njifte vendin dhe zakonet e popullit, nuk e digjoi. Atėherė fuqia qever-itare u dorėzua, por dhe shijakasit mė vonė u penduan dhe pėr t’iu shmangur pėrgjegjėsisė eventuale thanė se qeveria e ka prishur besėn. Kapiten Xh. Leskoviku u pėrgjigj “Sido qė u bė, ne do tė nxjerrim njė dekret-falje prej Vidit e ēėshtja tė mbyllet me kaq”. Sarri shkon nė Durrės dhe mori dekretin, por mjerisht u kthye vonė. Shijakasit zunė Rrashbullin para se ta zinin vullnetarėt nacionalistė me tė cilėt kam marrė pjesė edhe vetė. Komandanti i kėsaj force, qė pėr-bėhej prej 50-60 vetave, qe kapiten Meleq Frashėri, i cili e kėshilloi gjeneral Dewer-in duke i thėnė se nuk mund tė sulmohej Rrashbulli me njė fuqi aq tė vogėl dhe pa njė pėrgatitje ushtarake. Gjenerali holan-dez, qė nga ēdo pikėpamje nuk ka qenė nė nivelin e lartė tė misionit tė tij, nuk e pra-noi mendimin e tij dhe urdhėroi qė tė fil-lonte sulmi mė 23 maj 1914. Meleqi i hipur kalit, sė bashku me vullnetarėt, sulmon drejt rrugės nė tė dy krahėt e saj. Meleqi u plagos dhe u vranė nga vullnetarėt 13 veta, midis tė cilėve edhe Ceno Shara dhe Haki Glina. Njė pjesė e vullnetarėve u bė rob dhe pjesa tjetėr u tėrhoq drejt Durrėsit. Me disfatėn e plotė tė vullnetarėve, rruga eDurrėsit ishte e hapur pėr rebelėt. Durrėsi nė panik priste ardhjen e tyre dhe Vidi, bashkė me qeverinė e tij dhe njė shumicė personalitete, u futėn nė vapor. Vidi dėrgon Mehmet pashė Drallėn, me fla-mur tė bardhė nė dorė, pėr armėpushim. Lufta vetiu kishte pushuar, por kryengritėsit nuk ditėn tė pėrfitonin nga fitorja e tyre e papritur. Nė atė kohė, njė pjesė e kryengritėsve tė Kavajės duke I rėnė bories shkuan nė Shijak, tė cilėt u bėnė shkak tė prishej marrėveshja dhe tė mbeten pa i liruar robrit e luftės, kur kapiten Sarri mbajti njė fjalim pėrpara kryengritėsve e nė mbarim tė fjalimit tė tij thirri “Rroftė Shqipėria!”, ata iu pėrgjigjėn “Rroftė Baba Dovleti!” (Rroftė mbreti I Turqisė). Mė vonė mbėrrin nė Shijak Komisioni I Kontrollit, ku delegati i Austrisė, August Krali, gjeneral Konsull, u mbajti njė fjalim shqip kryengritėsve, duke u thėnė: “Babėn qė ju kėrkoni nuk e pėrzunė shqiptarėt, por e pėrzunė me luftė armiqtė tuaj, serbėt dhe grekėrit. Ai u detyrua tė ikė vetė nga Shqipėria. Kėto gjėra qė bėni ju janė budal-lallėqe, prandaj hiqni dorė se do tė vinė ser-bėt e do t’u therin tė gjithėve”. Robėrit u liruan. Kolonel Tomsoni informo-het mirė mbi zhvillimin e ngjarjeve nga kapiten Xhavit Leskoviku dhe e dizaprovon urdhrin e Dewerit pėr nisjen e fuqive nėTiranė. Mandej kėrkon nga qeveria shqiptare qė tė zgjedhė njėrin prej tė dyve pėr komandant. Qeveria zgjodhi Tomsonin dhe lajmėroi qeverinė holandeze pėr sa u tha mė lart, e cila e thirri Dewerin. Tomsoni bashkė me Xhavit Leskovikun pėrgatitėn njė vijė mbrojtjeje mbasi mendo-hej se kryengritėsit me siguri do ta sul-monin Durrėsin. Vija e mbrojtjes e cila fil-lonte nga Ura e Dajlanit deri nė Bishti I Pallės, mbrohej vazhdimisht prej xhan-darėve dhe vullnetarėve. Mė 23 maj Tirana ra nė duar tė kryengritėsve. Mė 15 qershor, afėr tė gdhirit, kryengritėsit sulmuan Durrėsin nga Bishti i Pallės me 500-600 shijakas dhe nga Ura e Dajlanit me kavajas, tė komanduar nga sheh Hamdi Shijaku. Fuqia qeveritare e priti sulmin me trimėri. Qė tė dy palėt kanė luftuar me heroizėm. Kryengritėsit u thyen duke lėnė shumė tė vrarė. Komandanti I tyre Sheh Shamdiu u plagos dhe u shėrua nė spital tė Durrėsit. Nė luftėn nga ana e kodrave, u vra kapiten Kamber Sejdini, patriot veteran dhe njė nga oficerėt mė tė dalluar tė Shqipėrisė. Kolonel Tomsoni, bashkė me disa krerė tė vullnetarėve, ishte nė Gazhane, ku kon-trollonte luftėn. Njė kavajas kalon tinėzisht nga Ura e Dajlanit e nėpėr det i afrohet Gazhanės, fshihet prapa njė shkoze dhe prej andej qėllon e vret Tomsonin. Mbas atij vret dhe Ajdin Dragėn, tė vėllanė e Nexhip Dragės, pa u kuptuar aspak se nga vinin plumbat. Por, njė xhandar kurvele-shas e dikton kavajsin dhe midis dy palėve fillon njė duel qitjesh e cila merr fund me vrajsen e kavajasit. Vrasja e kolonel Tomsonit bėri njė pėr-shtypje jashtėzakonisht tė madhe nė Durrės dhe pati njė efekt gati vendimtar mbi fatin e ngjarjeve tė asaj kohe.

Emri i Sejfi Vllamasit, ndeshet nga njė mori dokumentash arkivore tė gjysmės sė parė tė shekullit XX. Janė dokumente tė burimeve vendase por edhe tė huaja. I lin-dur mė 1883 nė Kolonjė, nė vitet e para tė shekullit XX radhitej nė rrymėn e patri-otėve revolucionarė e demokratė. Situata e rrezikshme nė tė cilėn ndodhej Shqipėria dhe mbarė kombi shqiptar pas shpalljes sė pavarėsisė, bėri qė S.Vllamasi tė jetė gjith-njė e mė akvitė nė rrafshin politik. Ai ishte ndėr ata qė punuan pėr ta ēuar Lėvizjen tonė kombėtare nė vendimet e Kongresit tė Lushnjes. Nė vitin 1947 ai u arrestua dhe u dėnua me 10 vjet burg. Vdiq nė vitin 1975. Punėn serioze tė S.Vllamasit pėr pėrgatitjen e kujtimeve vetiake dhe tė vlerėsimeve historike, pėr njė periudhė 45 vjeēare, e kanė ēmuar jo vetėm historianėt, studjues tė perudhės sė rilindjes dhe tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Atė e kanė vlerė-suar edhe ata bashkėkohės tė tij, njohės tė ngjarjeve dhe tė figurave politike tė viteve 20-30. Libri ėshtė botuar nga Shtėpia Botuese “Neraida”, Tiranė. Botimi i dytė ka dalė nė shitje nė vitin 2000.

(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.