Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur hyn borxh, rron me djersen e te tjereve.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Ceshtje Kombetare :: Nen terrorin komunist
Postuar nga: Enip

Ceshtje Kombetare NĖN TERRORIN KOMUNIST
(ose Njė radiografi e mekanizmave tė pushtetit komunist)

nga Luan Myftiu




FANTAZMA

Fundi i vjeshtės sė dytė, 1944. Fantazma komuniste ndehu pelerinėn e kuqe mbi Shqipėri.
Tingulli i kambanės sė kishės qė na kish thėnė se vdekja nuk ishte aspak fundi i jetės, tani do tė humbiste ēdo ditė kėtė ngushėllim tė ėmbėl. Njerėzve do t'u vritej besimi tek Zoti qė tė adhuronin njė diktator.
Si tė qe njė mallkim i madh komunizmi zbriti edhe nė Shqipėri nė formėn e njė paradoksi tė madh qė nė emėr tė gėzimit mbolli vuajtje, nė emėr tė dritės errėsirė, nė emėr tė njė bashkimi tė ri pabesi dhe vėllavrasje. Forca e tij shkatėrruese u vadit me gjak tė pafajshėm, ktithma rėnkuese e mashtrime tė pashembullta.
Mbas brohoritjve shurdhuese pėr fitoren qė ditėt e para u ndje heshtja kėrcėnuese dhe netėt u mbushėn me frikė.
Filloi raprezalja.
Komunistėt nuk u ngutėn. Ndonėse tė uritur, e pritėn gjahun me durim dhe mėsymjen e parė e bėnė tė befasishme.
Porta e shtėpisė trokiti njė mbasdite e njė person i parėndėsishėm lajmėroi si me indiferencė se tim atė e kėrkonin nė njė zyrė.
Mund tė mendohej se si gjykatės qė ish, ta thėrrisnin pėr t'u ndihmuar nė punė administrate, por ai shkoi e s'u kthye mė, bile as kufomė.
Pėrballė njė opinioni ende tė pakorruptuar qė e mbronte tim atė si eksponent tė Ballit Kombėtar qė s'i kish lyer duart me gjak, komunistėve u leverdiste ta vdisnin nė birrucat e burgut tė Burrelit.
E dėnuan me burgim tė pėrjetshėm, sepse dėshmitė e atyre qė u kish shpėtuar jetėn, provonin sipas trupit gjykues, rrezikshmėrinė e tij tė lartė shoqėrore, mbasi po tė kish dashur, mund edhe t'i kish lėnė ti pushkatonin shokėt e tij.
Ne ishim pesė fėmijė. Nėna jonė, njė grua e thjeshtė me ndjenja tė mira, po bėhej ēdo ditė e mė e heshtur. Ne ēuditeshim tek e shihnim tė rrinte pa ngrėnė pa ndonjė shkak. Ishte koha kur buka qe bėrė me triska dhe s'gjendej fare nė treg tė lirė. Ajo e fshihte arsyen e grevės sė saj, qė tė arrinte tė mos na shihte ne tė uritur. Ndėrkohė vraponte me trasta nė duar te porta e burgut ku, veē tė shoqit, dergjej i dėnuar me vdekje vėllai i saj i vetėm. Dhe duke qarė pa zė, gdhinte net tė tėra pa gjumė.
I vėllai zemėrartė kish qėnė komandant i forcave tė Ballit dhe komunistėt pėr ta poshtėruar dhe pėr tė pėrligjur dėnimin kapital, hodhėn mbi tė akuza tė paqėna, tė pėrbindshme. Por ujqėrit, qė tani kishin nisur tė flinin tė qetė e tė krijonin rreziqe imagjinare, pushkatuan njė ditė edhe tė birin e tij engjėll 18 vjeēar. Kur ne fėmijėt u kthyem njė ditė nga shkolla, gjetėm nė shtėpi njė polic qė porsa kish lidhur me pranga nėnėn tonė. Ai na porositi me kėrcėnim tė mos ia zgjidhnim duart dhe na mėsoi si ta ushqenim ashtu tė lidhur e si ta shpinim nė banjė. Po ta zgjidhnim do ta pėsonim prej tyre mė keq. E tronditur thellė, ajo kish guxuar t'u thosh komunistėve se e kishin filluar keq, ndėrkaq natėn fliste si nė kllapi. Nuk vonoi dhe njė ditė na e rrėmbyen nėnėn nga shtėpia dhe na urdhėruan t'i shpinim njė dyshek nė polici, ku mėsuam se e kishin mbyllur nė njė nevojtore. Aty ajo kish tentuar tė varte veten me njė litar tė thurur nga leshi i dyshekut, por, e diktuar, qe rrahur deri sa u mbyll prej tyre nė psikiatri, ku edhe vdiq pas shumė vitesh me vetėdije tė humbur.
Kėshtu ne mbetėm jetimė nga tė dy prindėrit dhe i shtynim ditėt duke shitur sendet e shtėpisė. Pėr ne tani filloi tė kujdesej njė xhaxhesha jonė, e cila vetė kish pesė jetimė, mbasi tė shoqin ia kishin arrestuar.
Ne fėmijėt e shihnim shpesh xhaxhanė tė lidhur me hekura duke vrapuar nėpėr rrugėn burg-hetuesi, i ndjekur nga dy policė qė e goditnin vazhdimisht nga pas, te duart e lidhura. Dhe, kur ai mbėrrinte te shkallėt e hetuesisė, dhe aty kish raste qė rrėzohej, ne shihnim se si policėt qė e ngrinin, e hiqnin zvarrė, ndėrsa njė grup tjetėr qė ndodhej zakonisht nė krye tė shkallėve, gajasej sė qeshuri.
Njė natė tė ftohtė dimri u dėgjua njė breshėri e mbytur tė shtėnash pushke qė na ngriu zemrat dhe tė nesėrmen mėsuam se xhaxhai qe pushkatuar; qe vrarė mizorisht burri mė i urtė i fisit, mė i pėrmbajturi; mė i qeti, mė i dhembshuri dhe mė i druajturi. Ne rriteshim duke u bindur se revolucioni kėrkonte viktima dhe se ne ishim kurbanėt e caktuar pėr tė.
Goditjen kundėr nesh komunistėt e ngritėn nė sistem, e motivuan teorikisht nė "luftėn e klasave" dhe nuk e ndalėn asnjė ēast shkallėzimin e saj. Dhe ja njė ditė na lajmėruan tė largoheshim nga shtėpia jonė, pasi aty do tė banonte sekretari i parė i Partisė me familjen e tij.
Filloi pėr ne jeta nėpėr qilaret e shtėpive tė botės, tani nėn kujdesin e gruas sė dajės, edhe ajo ēuditėrisht po me pesė jetimė.
I jati i kėtij lideri komunist qe njė prift i dhėmbshur, i citi fshehurazi tė birit na sillte bukė. Madje njė ditė kish kandisur tė birin tė mė pranonte nė njė takim nė zyrė pėr tė mė gjetur punė, por i ziu prift nuk e deshi veten, kur i thashė qė i biri ma kish kushtėzuar kėtė me pranimin prej meje tė detyrės sė spiunit, prandaj nuk mė kish dhėnė punė.
Kish filluar sulmi me degradimin tonė moral krahas rrėzimit sistematik ekonomik. Dhe unė s'isha nė atė kohė mė tepėr se 12 vjeē.
Teshat po mbaroheshin sė shituri. Bahai i mbushte letrat me klithma rrėnqethėse urie. Motrėn e madhe kishte rrezik ta kėrcėnonte poshtėrimi nė zyrat e Sigurimit tė Shtetit.
U detyruam tė shesim shtėpitė pėr njė copė bukė qė tė ndihmonim babanė tė mos vdiste tė paktėn urie. Braktisėm shkollėn dhe u futėm nė punė pėr njė pagė qesharake nėpėr sipėrmarrės tė pamėshirshėm. Martuam motrėn e madhe. Kėrkonim triskė buke, por s'na jepnin, sepse duhej tė kishim krye-familjarin nė punė. (E ku ta gjenim kryefamiljarin)? Lutjes sonė qė tė shihnin edhe njė herė kėrkesėn, i pėrgjigjeshin me heshtje. Dhe kur na gjenin nėpėr restorante duke blerė bukė qė klientėt nuk i donin, por detyroheshin t'i paguanin, na merrnin nė polici ku edhe na rrihnin, sepse ne kėtė e bėkemi me qėllim qė tė diskretitonin Pushtetin Popullor! Madje edhe racionin mujor tė qymyrit pėr t'u ngrohur nuk na e shisnin pa u shpurė mė parė njė vėrtetim nga Kėshilli Popullor i lagjes, nė tė cilin tė vėrtetohej se ne nuk kishim asnjė marrėdhėnie me babanė tonė, armikun e popullit, siē e quanin ata qė po jepte shpirt nė birucat e ngrira tė Burrelit. Kėshtu filloi lufta e diferencimit tė madh edhe brenda families. Edhe sot nė kėtė moshė tė shtyrė nuk e gjej dot se cila qe ajo forcė qė na bėri tė mbijetojmė: instinkti i dashurisė pėr jetėn?... Apo tek njeriu fshihen forca tė panjohura qė padrejtėsia i detyron tė dalin nė sipėrfaqe?
Mbaj mend qė kur na kontrollonin si nxėnės nė radiografi dhe dilnim "negativ", ose vetėm me ndonjė hije infiltrative, na vinte keq qė s'ishim tė prekur nė mushkėri aq sa tė na shtronin nė sanatorium, ku thuhej se jepnin ushqim tė bollshėm. Uria kronike ėshtė shumė e rėndė dhe ėndrra pėr njė copė bukė ėshtė nga mė tė fuqishmet.
Duke i hedhur njė sy kuptimit tė jetės sonė nėn diktaturėn e proletariatit, arrijmė nė pėrfundimin se ajo ka qėnė vetėm njė luftė e ashpėr pėr tė hedhur poshtė tezėn ē'njerėzore tė komunistėve se ne ishim pinjollėt e njė klase tė degraduar, tė cilėn me tė drejtė revolucioni e paskėsh larguar me dhunė nga skena e historisė, duke e flakur nė koshin e plehrave dhe se e vetmja vlerė qė do ta justifikonte ekzistencėn tonė nė njė shoqėri tė lumtur siē qe, sipas tyre, ajo e socializmit, qe vetėm aftėsia jonė si kafshė pune pėr tė prodhuar tė mira materiale nėn njė mbikqyrje tė rreptė.
Sikur tė mund tė regjistroheshin atė kohė ato mijėra sakrifica e privacione tė pėrballuara me aq durim e optimizėm, do tė dilnin sot para nesh figura njerėzish, sidomos vajzash e grash, para tė cilėve heronjtė e librave do tė zbrisnin kokulur nga piedestali i fantazisė. Dhe tė mendosh se nuk kishin pranė asnjė njeri t'i kėshillonte, sepse tė gjithė vraponin si nėpėr terr, tė tronditur nga terrori i sotėm dhe pasiguria pėr tė nesėrmen.
Ishte vėrtet diēka e rrallė qė fėmijė jetimė pa bukė, pa zjarr, pa libra e tė pėrbuzur tė merrnin edhe atė pak arsim tė cunguar e tė politizuar qė jepej nė shkollė. Herė natėn, herė ditėn arritėm tė merrnin njė arsim tė mesėm pedagogjik. Mėsonim mes zhurmės, pasi banonim nėntė vetė nė njė dhomė tė vogėl. Nė shumicėn e rasteve niseshim pėr nė shkollė pa bukė. Por ishim tė lumtur kur meritonim lavdėrimin e ndonjė mėsuesi pa paragjykime klasore, i cili si njė protestė ndaj realitetit, merrte kurajon dhe vinte nė dukje i kėnaqur pėrparimin tonė nė mėsime.
Qe si njė mrekulli nga qielli pėr tė gjthė ne thirrja e Nikita Hrushovit qė tė mos shihej biografia, por puna dhe qėndrimi i personit. Pėr shkak tė pozitės shoqėrore dhe tė pasurisė komunistėt na trajtuan gjithė kohėn si klasė e lartė, si shfrytėzues dhe reaksionarė. Nė periudha tė caktuara njerėzit kanė pasur frikė tė kthenin dhe kokėn nga ajo portė e madhe e shtėpisė sonė, dikur pėr njerėzit azil ngushėllimi, tani njė fole gjarpėrinjsh qė kėrcėnonte "lumturinė" e njė populli tė "rilindur"
Me arsimin qė kishim marrė, ne duhej tė pranoheshim si mėsues; por a mund tė duronin kommunistėt qė ne tė edukonim bijtė e tyre? Mirėpo ata aq sa janė tiranė, po aq janė edhe servilė e lakej. Ata s'mund t'ia prishnin menjėherė mikut tė tyre tė madh. Dinakėria e tyre ka qėnė e paarritshme dhe ne i pamė gjysmėshekulli nė qėndrime tė paturpshme.
Dhe ja ku mrekullia ndodhi: na pranuan nė radhėt e arsimit duke na caktuar mėsues nė fshatra tė largėta dhe duke u ngushėlluar se mund tė na dėbonin kur tė donin. U duk sikur u gjet njė oaz nė shkretėtirėn pėrvėluese dhe ne besuam se mund tė dilnin edhe ditė tė mira. Por ky qe, vetėm njė iluzion, njė qetėsi e rreme, se lufta e klasave vazhdonte tė shkallėzohej, duke ndėrruar vetėm format. Ne s'mund t'i kuptonim atėhere gjithė djallėzitė e tyre. U desh njė jetė e tėrė qė tė bindeshim se ata nuk janė veēse pėrbindėsha tė vėrtetė me fytyrė njeriu.
Ndėrkohė qė tė lavdėronin pėr punė e qėndrim tė mirė, kėrkonin shkėputjen tėnde nga rrethi familjar, madje donin tė hidhnin edhe gurė kundėr atij rrethi.
Si kriminelė kėrkonin bashkėfajtorė qė tė garantonin pushtetin. Si tė pamoral ndershmėrinė e mermin pėr akuzė tė heshtur ndaj tyre. Si mediokėr shfrytėzonin, njeriun e aftė dhe nxirrnin veten nė pah me punėn e tė tjerėve.
Vetėm me kohė ne nisėm tė shihnim shumė gjėra.
Si arsimtarė pamė lakuriq gėnjehtrėn e madhe qė mbillej e kultivohej me kujdes. Pamė format e ndrydhjes sė personalitetit tė njeriut, ēensurėn e rreptė ndaj mendimit tė lirė, hipokrizinė e shndėruar nė moral shoqėror. Ne qė e ndienim qė s'na takonte politikisht qėndrimi nė radhėt e arsimit, jetonim me ankthin e pushimit nga puna dhe torturėn e pėrditshme pėr tė gjetur mėnyra qė t'i gėnjenim nxėnėsit sa mė pak.
Reputacioni qė fitonim, nuk shihej me sy tė mirė. Ata nuk i pėlqenin marrėdhėniet tona tė mira me popullin, sepse nuk donin tė tjera lidhje veē atyre qė kishin krijuar me terror, uri dhe diferencim klasor. Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik dhe "qetėsimit" tė situatės brenda, komunistėt filluan "pastrimet".
Filluan dhe pushimin tonė nga puna. Nė krye ata qė punonin nė qytete, pastaj ata qė ktheheshin nga shėrbimi i detyruar ushtarak.
Tė gjithė tė pushuarit caktoheshin me punė tė rėndomta, madje nė punė diskriminuese, si hamenj, shitės zarzavatesh. Kėshtu, jo vetėm hapnin vende pune nė arsim pėr njerėzit e tyre, por kėnaqnin edhe instinktet e ėgra tė turmės, tė cilėn, meqė donin ta kishin me vete, e bėnin "tė lumtur" me lugėn bosh, duke e tmerruar me ne, tė goditurit, qė e pėsonim pa shkak prej tyre ēdo ditė. Edhe kur toleronin nė drejtim tė njė personi, kėtė e bėnin pėr tė "justifikuar" goditjen qė do t'ju jepnin pa tė drejtė dhjetra tė tjerėve. Ata donin qė ne tė ishim punėtorė kokulur, tė nėnshtruar e pa pretendime, si ai kau i tredhur i parmendės, i cili ecėn pa qėnė neveja ta shposh me hosten dhe tėrheq kaun tjetėr. Pasi ky mision pėrfundonte dhe ne e kishim kryer atė me durimin e njė tė marri, pėrsėri shiheshim prej tyre si njerėz me rrezikshmėri shoqėrore. Ata s'donin qė ne tė ēmoheshim nė opinion si njerėz tė urtė, punėtorė e tė nderuar pa qėnė mė parė tė korruptuar prej tyre.
Por, ama nė krye, filI pas prishjes me BS, mbretėroi njė lloj paqeje relative me rreziqe tė fshehta, me zhdukje misterioze dhe ndjekje tė papritura. Pėrgatitej opinioni pėr "pastrime" tė reja.
Thirrja pėr "Revolucionarizimin e Partisė e tė Pushtetit" kish pėr qėllim terrorizimin e kuadrove pėr t'i angazhuar nė njė luftė tė re klasore. Letra e hapur e atyre viteve dhe thirrja makabre brenda saj se Partia dhe populli do ta bėnin reaksionin tė mos ėndėrronte as nė ndėrgjegien e tij tė ēoroditur pėr parajsėn e humbur, ishte paralajmėrimi fatal i asaj "fshese tė hekurt" qė do tė mbyllte nėpėr qelitė e burgjeve dhjetra dhe qindra tė pafajshėm tė tjerė. Kthetrat e diktaturės u ngulėn mė thellė nė vetėdijen e ēdo njeriu, sidomos tek ne qė ata na quanin "mishra tė therur" qė mund tė na "hanin nė ēdo kohė". Filloi fushata e dėbimeve masive nga puna, madje edhe nga punėt mė tė thjeshta me motivacionin "nuk plotėson kushtet". Prapa kėtij cilėsimi, kėsaj vule ogurzezė gjithkush duhej tė shihte rrezikshmėrinė shoqėrore tė personit qė i vishej dhe ēdo drejtues, tek i cili ai tani do tė paraqitej, e shtynte fatkeqin nėpėr shkallėt e punėve tė rėnda fizike pa mėshirė.
Vetėm nė rolin e njė skllavi tė bindur mund t'i siguroje vetes karakteristikėn e nevojshme pėr pranimin e fėmijės tėnd nė njė shkollė tė mesme profesionale. Dhe tė gjitha kėto masa komunistėt i quanin "pastrim i gjetheve tė pranverės nga pluhuri", shprehje poetike qė i pėrdornin pėr tė mos i shqetėsuar njerėzit e tyre, sidomos ata tė artit.
Pas ēdo dėshtimi nė fusha tė ndryshme ata shihntn vetėm dorėn e armikut tė klasės, d.m.th. ne. Qė nga vjedhėsi mė ordiner e deri tek inxhinieri i tyre qė e cilėsonin sabotator, niste vepra jonė armiqėsore, prandaj ne duhej tė mbanim mbi supe njė presion tė madh psikologjik qė na detyronte tė vetizoloheshim, tė kontrollonim ēdo f'jalė qė nxirmim nga goja e tė vinim ēdo mėngjes maskėn e njeriut tė kėnaqur.
Ishte zgjuarsi e prakticitet t'i fshihje aftėsitė e tua. Po t' i zbulonin, mjerė ti, sepse do tė shtrydhnin si njė limon dhe do tė tė hidhnin njė ditė, kur ti s'e prisje, nė koshin e plehrave. Pyetja e parė qė i bėhej nė gjyq ēdo tė pandehuri, ishte "me cilin tė deklasuar ke shoqėri?" Kėshtu pėrpiqeshin tė minimizonin fajėsinė e njerėzve tė tyre, duke e hedhur mbi ne qė na quanin tė "pandreqshėm".
Duke qėnė viktima tė luftės sė tyre tė klasave, ne ishim pėr ta pa dyshim njė akuzė e gjallė, prandaj degradimi ynė ishte objekt i planit tė tyre taktik dhe strategjik.
Fakti qė unė nuk munda tė krijoja familje pėrbėnte sipas tyre, njė faj, sepse ishte njė protestė e hapur ndaj kushteve tė atij realiteti "tė mrekullueshėm", tė cilit unė duke u vetėsakrifikuar me qėltim doja t'i hidhja baltė.
Na lejonin tė vijonim edhe shkollėn e lartė me korespondencė pėr tė mbushur statistikat e tyre me "progreset nė fushėn e arsimit", por na pėrjashtonin pa asnjė arsye nga provimet kur vinte ēasti pėr tė mbrojtur diplomėn. Ata ishin tė betuar kundėr nesh, kurse neve na duhej tė shtireshim naivė e tė dukeshin sikur besonim se gjithė kėto masa i shėrbenin interesit tė pėrgiithshėm. Mjerė kush i kuptonte ndryshe!
Ata e shtytėn shkallėzimin e izolimit tė klasės sonė deri nė mohimin e sė drejtės pėr atestim dhe pėr profesionet mė tė thjeshta, duke e quajtur kėtė kualifikim rritje tė aftėsive tona djallėzore pėr tė dėmtuar ekonominė, ose kulturėn.
"Zigzaket" siē i quanin ata valėt e luftės sė klasave, ishin periudha qetėsie tė rreme pėr tė kontrolluar situatėn, pėr tė parė efektet e njė goditjeje kundėr nesh, pėr tė zhdukur ēdo mundėsi organizimi nga ana jonė dhe pėr tė planifikuar goditje tė reja, mė tė holla dhe mė fatale. Ata u bėnė mjeshtėr tė kėsaj lufte "shkencore", ndėrsa ne me shumė dhimbje u mėsuam tė qėndronim nė kėmbė pėrballė kėtij rrebeshi tė verbėr. Ata pėrpiqeshin tė bėnin tė besueshme rreziqet imagjinare qė gjoja u vinin prej nesh,qė tė pėrligjnin dhunėn, kurse ne me ndershmėri e korrektėsi shembullore mundoheshim me tėrė energjitė tona shpirtėrore dhe morale tė vėrtetonim se ajo dhunė qe fare e padrejtė. Dhe kjo qe lufta mė e tmerrshme qė u zhvillua kundėr nesh pėr gjysmė shekulli tė sundimit komunist. I duhet psikanalizės dhe kriminalistikės moderne tė zbutojnė ligėsitė e pakufizuara qė qėndruan tė fshehura nė subkoshiencėn e njeriut pėr tė shpjeguar se si pushteti i pakufizuar, i ngritur nė sistem krijoka njė ndėrgjegje kolektive kriminale nga mė tė shėmtuarat.
Lufta kundėr nesh identifikohej me forcat lėvizėse tė shoqėrisė dhe amoraliteti politik justifikohej me domosdoshmėrinė historike. Deviza e tyre ishte : "Revolucioni i justifikon viktimat".
Dhe komunistėt loznin me injorancėn si me njė bishė tė uritur, tė cilėn meqė s'e kėnaqnin me mirėqėnie i hidhnin pėr tė "ngrėnė" inteligjencien si shkaktare tė disfatave tė tyre. Dhe sidomos atė inteligjencie qė kish prejardhje shoqėrore tė tillė qė i "vriste sytė drita e socializmit" dhe "ėndėrronte kthimin e popullit nė errėsirė".
Por erdhi njė ēast qė lufta e klasave, pėr tė fshehur kthetrat. qe shkrirė nė vijėn e masave, d.m.th nė vullnetin e popullit qė kthehej gjoja nė ligj. Kėshtu liderėt komunistė do tė jepnin tani vetėm orientime dhe njerėzit, duke ngrėnė njeri-tjetrin, do tė kryenin brenda tyre proēesin e diferencimit klasor.
Ishin vitet shtatėdhjetė. Enver Hoxha nė emėr tė pėrmirėsimit tė pėrbėrjes klasore tė kuadrit nė arsim, kritikonte nė njė buletin liberalizimin qė kishte lejuar tė mbaheshin nė punė nė kėtė sektor njerėz me prejardhje politike tė keqe familjare, pavarėsisht qė ata kishin edhe mhi 20 vjet qė punonin e silleshin shumė mirė.
Duheshin "bindur" kolektivat pėr nevojėn e largimit tė kėtyre personave nga gjiri i tyre. Madje, vetė kėta persona, pasi tė falėnderonin Partinė qė i kishte mbajtur aq kohė nė radhėt e arsimit, tė kėrkonin vetė tė largoheshin nga ky sektor delikat.
Tė verbuar nga zbatimi pa pengesa i ēdo mase represive, ata luanin pa turp edhe tė tilla komedi groteske. Ata s'mund ta mendonin qė e drejta ka disa ligje tė saj tė pavarura dhe qė ajo ngre krye. madje, edhe nė vetėdijen e njerėzve tė indoktrinuar.
Mbledhjen e kolektivit tė shkollės pėr largimin tim nga puna si arsimtar e drejtonin dy sekretarė partie, i fshatit ku unė punoja dhe i byrosė sė kooperativės sė bashkuar. Ata kėrkuan tė flisja unė i pari, tė bindur qė unė do tė argumentoja nevojėn politike tė kėtij largimi. Kėshtu unė duhej tė kryeja njė vetvrasje politike pa asnjė tė drejtė ankese ndaj atyre qė mė shtynin, kurse kolektivi, duke miratuar fjalėt e mia, tė mos mbante asnjė faj pėr kėtė dėnim tė padrejtė nga puna.
Pyeta ime nėse largimi qe i formės sė prerė. apo duhej diskutuar, i detyroi tė dy sekretarėt tė vinin pėrsėri maskėn duke thėnė se atė e vendoste kolektivi, kolegėt e mi, tė cilėt heshtėn pėr 7 orė tė tėra si para njė krimi tė paramenduar. Kur fola unė i nxita tė mos hezitonin pėr largimin tim nga puna, nėse ndėrgjegja e tyre qytetare u thosh vėrtet se kjo qe e dobishme dhe u pėrpoqa tė argumentoja pafajėsinė time, qė rridhja rastėsisht nga njė familje e persekutuar. Tė pyetur nė fund njė nga njė si nė hetuesi, ata pothuaj pa pėrjashtim u shprehėn qė unė duhej tė qėndroja, bile, i nderuar nė arsim, ndėrsa sekretari i partisė qė pa dėshtimin e taktikės sė tij, i kėrcėnoi duke i quajtur tė gjithė "oportunistė". Dhe kish tė drejtė tė nxehej : ai e dinte mirė zemėrimin qė do tė shkaktonte atje "lart" kjo mbledhje e dėshtuar.
Por, si pėr ēudi tė gjithė heshtėn. Bile nuk penguan as kolektivin tė jepte pėr mua njė karakteristikė pune dhe sje1ljeje tė tillė qė do ta kishte zili gjithkush qė punonte nė kėtė sektor. Megjithatė largimi im nga puna u paraqit si propozim i organizatės bazė tė partisė sė kooperativės ku punoja unė dhe u "miratua" nga Komiteti Ekzekutiv i Rrethit me motivacionin e njohur "Nuk i plotėson kushtet".
Kėshtu u flaka jashtė arsimit si i padenjė, duke qėnė gjithė kohėn arsimtar shembullor. Dhe nuk isha vetėm unė.
Nė shkallė rrethi ne ishim 26 vetė dhe si Republikė, ndoshta 500. Njė shifėr e vogėl kjo pėr oreksin e madh tė Enver Hoxhės, i cili si njė maniak i trembej qetėsisė, tė cilėn e siguronte pėr vete vetėm nėn njė qiell me rėnkime. Unė isha njė kokėrr rėre qė kėrcita nėn peshėn e njė rrote gjigante tė lubrifikuar mirė. Dhe kjo "krismė" e mbytur u trajtua si tė ishte njė skandal politik, sepse filloi ndaj meje njė ndjekje pak e ēuditshme.
Ndėrsa mė lanė pa punė, kur duhej tė sistemohesha, sipas orientimit, brenda tri ditėsh u gjenda papritur i rrethuar nga njerėz tė cilėt mė parė s'kishin treguar ndonjė interesim pėr mua. I dėshpėruar dhe i izoluar, unė e pranoja shoqėrinė e tyre duke pėrballuar ndonjė shqetėsim tjetėr, atė tė provokimeve tė tyre tė hapura. Por, kur njeriu i druhej dhe kėmishės nė trup ; prej tyre netėt mund tė mbusheshin me makthe. As roli i shurdhit as i memecit nuk tė shpėtonin lehtė nga kthetrat e krimit tė mosdenoncimit. Prandaj njeriut tė ndershėm s'i mbetej rrugė tjetėr veē asaj tė izolimit.
Gjithė realiteti i 45 viteve qe pėr ne njė provokim i madh dhe ne u mėsuam ta zbutim kėtė rrezik, duke harxhuar energji tė tilla, tė cilat nė njė shoqėri tė lirė do tė kishin hėrė ndoshta ēudira.
Analiza e goditjes ndaj nesh s'duhet t'u ketė dalė pozitive, pasi u hapėn fjalė qė Enver Hoxha e paskėsh cilėsuar pushimin tonė si njė qėndrim sektar. Megiithatė asnjė nga ne nuk u rimuar nė punė. Komunistėt nuk janė mėsuar tė korigjojnė gabimet e tyre. Ata thonė qė shpallja pėrbėn garanci pėr mospėrfilljen e tyre dhe kjo mjafton e duhet duartrokitur.
Lutjes sime pėr ta riparė ēėshtjen, kabineti i diktatorit iu pėrgjigj me dy fjalė: "Tė sqarohet letėrshkruesi". Vetėm vonė munda tė kuptoj se porosia "tė sqarohet" donte tė thoshte tė "ndėshkohet".
Por kur unė ende i pasqaruar nga organet e rrethit, kėrkoja njė pėrgjigje tė qartė nė Komitetin Qėndror tė Partisė : sekretari i ngarkuar atje, pasi mė pyeti se ē'persekutime kisha pasur nga pushteti, mė tha: "30 mijė komunistė shqiptarė punojnė nė prodhim!", shprehje tė cilėn e pėrsėriti disa herė, edhe kur i thashė se kėrkova vetėm arsyen e pushimit tim nga puna.
Mė vonė mė erdhi turp qė e pata shkruar atė lutje dhe pata ushqyer njė farė iluzioni ndaj atyre qė nuk e meritonin. Por unė i ngacmova. Mos qe kjo vallė, nevoja e brendėshme pėr tė parė pa maskė ato fytyra xhelatėsh dhe pėr tė gjetur tek njerėzit e ndershėm pak miratim, pėr padrejtėsinė qė mė bėhej? Tė ishte kjo pėrpjekje njė lloj hakmarrjeje, njė gėzim i egėr qė t'i shihje "ėngjėjt" e dhunės pa krahė e tė pėrlyer me gjakun tėnd? Nevoja pėr t'i krijuar vetes imazhin e njė fitoreje morale tė sė mirės ndaj tė keqes? Komunistėt tėrboheshin, kur s'e pėrballonin dot njė debat dhe detyroheshin tė nxirrnin dhėmbėt. Ata i mbronin me fanatizėm liderėt e tyre dhe donin tė pėrjetėsonin fjalėn e urtė "Ujėt del i pastėr nga burimi por turbullohet rrugės". Ata shqetėsoheshin pėr opinionet qė qarkullonin.
Ata donin letra nga populli, por jo letėrkėmbim me popullin qė tė qanin hallet dhe ēdo ankesė tė drejtė e quanin tė metė, nxirje tė realitetit. Dhe i dėnonin. Kėshtu ata vranė sinqeritetin dhe burrėrinė dhe kultivuan hipokrizinė e servilizmin.
Komunistėt ishin tepėr tė ndjeshėm karshi mospajtimit ndaj politikės sė tyre. Duke pasur nėn thonj njė popull tė vogėl, ata kapėrcyen edhe pretendimet e mjeshtrit tė tyre Stalinit, tė cilit nganjėherė i mjaftonte edhe "neutraliteti dashamirės i shumicės".
Dhe nėse ky pushim masiv nga puna, kjo "goditje e reaksionit", siē e quanin ata midis tyre, nuk u prit nė popull me entuziazėm, atėherė pėr tė provuar se sa tė drejtė kishte Partia, le tė arrestohej ai qė mhahej mė shumė si "viktimė". Dhe shorti mė ra mua, ndoshta pėr shkak tė "guximit" qė pata duke mos shprehur mirėnjohje ndaj Partisė, sė cilės duhej t'i takonte merita qė kisha punuar e isha sjellė mirė.
Sa tė pazotė ishin nė drejtimin e ekonomisė, aq tė shkathėt e treguan veten nė masat qė merrnin pėr shkatėrrimin e njeriut. Mania e persekutimit qė si epidemi psikike kish pushtuar ndėrgjegjet e tyre tė prishura prej "terroristėsh tė terrorizuar", u krijonte nevojėn e ethshme tė likujdimit tė kundėrshtarėve, tė cilėt s'ishin veēse viktimat e tyre. Duke ndjekur porositė djallėzore tė Leninit se Pushteti Sovjetik do tė ishte i garantuar vetėm kur ēdo qytetar sovjetik tė ishte njė ēekist "punonjės i Sigurimit", ata programonin kėto "vrasje" kundėr klasės sonė dhe mburreshin me sukseset qė kishin arritur. A ka vallė nė arsenalin e metodave tė sundimit tė njė kombi njė shembull ku duke shfrytėzuar pushtetin absolut njė kastė tė sulet me kaq egėrsi tė shpronėsojė, tė dhunojė, tė vrasė e tė depersonalizojė vėllezėrit e vet tė njė gjaku dhe, pasi t'i ketė konsumuar tė gjitha kėto, t'u afrohet viktimave dhe me buzėqeshje t'u kėrkojė shėrbimin e tyre si spiunė. Vetėm udhėheqės tė degraduar si Enver Hoxha mund t'i kurdisin tė tilla kurthe kombit tė vet.
Ata e peshuan qėndrimin ndaj meje dhe vendosėn arrestimin pa pasur nė tavolinė asnjė akuzė qė tė provonte fajėsiriė. Po ē'rėndėsi kishin akuzat pėr punonjėsit e Sigurimit shqiptar, kur Enver Hoxha i porosiste "Ta godasim armikun qė nė vezė". Ne dėnoheshim me opinion dhe ky opinion krijohej nga njerėz pa pricipe shpirtzinj. Nuk ekzistonte nė Shqipėri asnjė forcė qė tė ndalte kėtė dorė mizore. Trimėria u ēburrėrua me kohė dhe drejtėsia i la vendin qarkoreve tė K.Q. tė Partisė. Ndėrgjegja kolektive u manipulua dhe individi u gjend i pambrojtur pėrballė pseudoligjit.
Po ne qė trashėgonim sipas tyre, fajin e madh qė nga koha e krijimit tė pronės private? Ne duhej ta formulonim vetė akuzėn tonė dhe tė kėnaqeshim me masėn e dėnimit tė padrejtė. Po s'qe puna kėtu pėr njė dėnim, pėr njė akuzė tė paqenė, pėr njė terror, a pėr njė agjent. Duhej vėrtetuar nė praktikė teza staliniste se ne ishim tė padreqshėm, rrufjanė politikė, prandaj diktatura e proletariatit duhej forcuar ēdo ditė. Njerėzit dubej tė jetonin nė ankthin e njė pasigurie tė plotė, tė kėnaqeshin me pak tė punonin shumė dhe tė mendonin aq sa u lejonte kio diktaturė.
Ky ankth kijohej me vrasje, uri, dėbime; me libra, art e kulturė tė kufizuar, me izolim nga bota, gėnjeshtra, bunkere dhe sidomos me humbjen e besimit tek njėri-tjetri.
Ky mosbesim i pėrgjithshėm qė komunistėt u pėrpoqėn ta mbulonin me parrullat e unitetit parti-popull me mitingje madhėshtore, britma, ovacione e banderola tė kuqe, me letra e telegrame urimi dhe hosana tė panumėrta, u kultivua me shumė kujdes nėn slloganin e besnikėrisė ndaj ēėshtjes sė Partisė dhe kamzhikun e ligjeve barbare.
U arrestova pra qė tė forcohej diktatura e proletariatit dhe tė rritej vigjilenca ndaj kujtdo qė dukej i parrezikshėm. Jeta dhe dinjiteti i njeriut ishin pre e dogmave komuniste, tė cilat, duke dalė nga varrezat e njė filozofie pajetė, ushqeheshin vetėm me kufoma.
Mėnyra e arrestimit qe kopjuar nga metodat e rrėmbimit qė pėrdornin mafiozėt.
Ishte dhjetori i vitit 1975. Sekretari i Kom. Ekz. tė rrethit mė kish nisur apostafat nė njė shėrbim nė muzeun e Vlorės. Pa mbaruar bukėn qė po haja nė kėmbė nė njė lokal vetshėrbimi tė atij qyteti, mė futin papritur nė mes tė tyre dy punonjės tė Sigurimit, tė cilėt, kur dolėm kėshtu jashtė lokalit, mė shtynė e mė pėrplasėn nė njė "Gaz 69" dhe, pasi mė hodhėn hekurat nė duar, mė mbuluan me njė pardesy tė re qė tė mos shihja se ku mė shpinin. Udhėtuam njė kohė qė nga tronditja nuk munda ta fiksoj. Kur "Gazi" ndaloi, mė zbritėn dhe duke mė mbajtur pėr krahu si tė isha i verbėr, mė ngjitėn me shpejtėsi nėpėr shkallėt e njė godine dykatėshe dhe, pasi mbuluan mirė me batanie nga brenda derėn e dhomės ku mė futėn. mė hoqėn pardesynė nga koka dhe mė pėrshėndetėn me grushta. Me ta ishte edhe nėnkryetari i Degės sė Punėve tė Brėdėshme. Nxorėn tė tre pistoletat nga brezi dhe, me t'i vendosur nė tavolinė, m'u afruan dhe mė "kėshilluan" tė mendohesha pėr veprimtarinė time armiqėsore, pėrndryshe do tė mė zhduknin dhe do tė pėrhapnin lajmin sikur mė kish vrarė roja kufitare nė njė tentativė qė paskėsha bėrė pėr t'u arratisur.
Kur mora guximin e u thashė se s'kisha ē'tė mendoja, bėrtitėn si t'i kish pickuar gjarpėri dhe njė Zot e di se ē'bėnė me mua dhe sa kohė, pasi nisa tė mos kuptoj se ē'bėhej, ndėrsa nėnkryetarit duke mė torturuar, i ra tė fikėt, se paskėsh qėnė me difekt nė zemėr. Ndėrsa unė dergjesha nė dysheme i lidhur me hekura gjermane nė duar, nėnkryetari qė e kish marrė veten, i tėrbuar mė ngrinte e plaste nė shesh me forcė qė nga maja e njė tavoline me flokėt e mi akoma ndėr duar, duke marrė frymė me zor, shtrėngonte kraharorin e vet nė vendin ku ndodhej zemra. Dhe tani unė duhej tė duroja, jo dhimbjen e flokėve tė shkulur dhe duart e gjakosura., por rrebeshin e oficerit tjetėr pėr "fajin" qė duke heshtur, kisha detyruar nėnkryetarin tė lodhej vetė me mua. Dhe kjo torturė me seanca dhjetėorėshe dhe pushime dhjetėminutėshe (tė cilat mė iknin duke ngjitur e zbritur, po i mbuluar nė shkallėt e njė bodrumi tė thellė), nuk e di sa ditė zgjati, pasi edhe atė copė qiell qė dukej nga dritarja e shihja vetėm kur pėrmendesha e mbushesha me frymė.
Kur njeriu torturohet deri nė shkallėn qė vdekja i duket njė shpėtim, ai nis e arsyeton qetė, mbasi ēlirohet nga ai tmerri qė s'dihet nga ē'thellėsi e qėnies vjen dhe unė ēuditesha atėherė me atė urrejtje patalogjike qė shpėrthente kundėr meje nga njerėz qė pėr dekada vetėm na kishin gjakosur pa tė drejtė. Mos valllė, krimineli i trembet heshtjes sė viktimės mė shumė se kundėrveprimit tė saj tė hapur? Apo kompleksi i inferioritetit, i trashėguar ndoshta, nė shekuj nė vetėdijej e harbutit, zgjohet me tėrbim, kur pushteti i pakufizuar i jep tė drejtėn tė fitojė revansh?
Po unė nuk mund t'i pėrgjigjem dot kėtyre pyetjeve, prandaj po mjaftohem duke kujtuar me admirim fjalėt e njė udhėheqėsi italian, i cili kur iu pėrgjigj njerėzve qė protestonin nė kohėn e vendosjes sė bazave amerikane nė Itali, kish thėnė qė ndonėse kishte njė vajzė tė vetme 18 vjeēe, do tė preferonte mė mirė qė ajo tė digjej nga zjarri atomik sesa tė jetonte nė njė regjim komunist. Asnjė njeri qė s'ka jetuar nėn mėnxyrėn enveriste nuk mund ta kuptojė dot thellė vlerėn e kėtyre fjalėve tė thjeshta.

vijon


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.