Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēfarė gatuan atė do tė hash
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 121 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Demokraci :: Masiviteti i njė gjinije tė re
Postuar nga: ernest

Demokraci Analistet shqiptarė zbardhin netėt e tyre nėpėr televizione duke kritikuar politikanė qė nė shumicėn e rasteve nuk janė pėrballė tyre. Njė lloj lufte kundėr "mullinjve tė erės" qė pėrveē llafeve, llafeve dhe llafeve, ėshtė akoma larg njė pjesmarrje aktive dhe tė mirė-drejtuar tė elitės intelektuale shqiptare nė vėnd.

Koment
nga Ardian Klosi

Po pėrjetojmė kėto kohėt e fundit njė boom tė vėrtetė tė bisedave televizive mbi politikėn. Stacionet kryesore ftojnė njerėz tė njohur tė gazetarisė e tė punės intelektuale nė pėrgjithėsi nė studiot e tyre, ku pėrmbrėmje e pėrnatė, madje pa bėrė pushim as tė shtunė e as tė diel, moderatorėt rrahin sė bashku me ta ngjarjet mė tė fundit politike. Nė njė si ethe komentuese qė ka kapur kombin, ose edhe vetėm stacionet nė fjalė, elita e analistėve gjykon, vlerėson, kritikon, anatemon veprimet ose mosveprimet e politikanėve. Politikanėt e ftuar tek-tuk, mė shumė nė lidhje tė drejtpėrdrejtė nga zyrat ose nė shtėpitė e tyre ose edhe thjesht nga njė dhomė ngjitur me studion televizive, janė, kuptohet, nė situatė mbrojtėse, nė njė difensivė tė mekur ndaj elokuencės dhe gjykimit tė pamėshirshėm tė analistėve.
Analistėt nuk kanė ndonjė preferencė tė caktuar pėr aksh stacion, as stacionet nuk se kanė preferenca pėr akcilė analistė. Tė gjithė marrin pjesė te tė gjithė. Nė njėfarė rotacioni, pėr tė mos thėnė karuseli marramendės, elita analizuese e vendit ėshtė nė njė kanal tė caktuar dhe nė shumė kanale njėherėshi. Njė mbrėmje, madje, nuk po u besoja syve, sepse prof. X po fliste njėkohėsisht nė dy stacione, nė dy biseda qė ishin tė dyja live. Ktheva kanalet andej e kėndej, pickova veten, por misterin nuk e zgjidhja dot. Atėherė thashė me vete se studiot e atyre dy stacioneve duhet tė jenė afėr me njėra-tjetrėn, dhe profesori sapo jep njė pėrgjigje, nė kohėn qė e ka marrė fjalėn bashkėbiseduesi, rend me vrap te studioja tjetėr pėr t'iu pėrgjigjur moderatorit rival. Nė tė vėrtetė kjo pjesė, pėrgjigja, nuk ėshtė shumė e vėshtirė, sepse edhe pyetjet nė pėrgjithėsi po ato janė: "Si e vlerėsoni krizėn nė Partinė Socialiste?" ose "Ē'mendim keni pėr lėvizjen e fundit tė Fatos Nanos?"
Ajka analizuese e vendit i ka vėnė politikanėt tanė televizisht me shpatulla pas murit dhe kėta, jo vetėm qė nuk dinė tė pėrgjigjen siē duhet, jo vetėm qė nuk duan, se tė paktė janė ata syresh qė e lidhin rrjedhshėm njė fjali, por as nuk munden. E kush do mund tė merrej natėn me disa gjuhėshpatė qė tė vėnė para pa iu dridhur qerpiku, pasi ke punuar (ose edhe s'ke punuar, por tė paktėn dėshiron tė ēlodhesh pranė familjes) ditėn pėr shtetin e pėr partinė?
Edhe i nėnshkruari ka marrė pjesė dy-tri herė nė rotacionet qė po pėrshkruaj; por, meqė nė pėrgjithėsi nuk i pėlqejnė lėvizjet masive, ka vendosur tė tėrhiqet tė paktėn sa tė rreshtet disi harbimi analizues. Ndėrkohė po mundohem tė gjej se ē'ėshtė ky boom e kjo modė, a ka gjasa tė vazhdojė gjatė dhe ēfarė sjell nė fund tė fundit pėr popullin.

Njė traditė e vjetėr

Nė pėrgjithėsi, si komb, dhe mė gjerė si ballkanas, na pėlqen biseda e tryezės, ajo limontia e ėndshme e kafenesė, nėn tymin e duhanit dhe njė muzike orientale nė sfond, tek marrim nėpėr gojė tė fuqishmit e kėsaj bote. Dikur flisnim me orė tė tėra pėr futbollistėt ose kėngėtarėt, sepse aq na lejohej, ēprej '91-shit e kėtej kemi tė drejtė tė flasim edhe pėr politikanėt, bile mė duket sikur mundemi tė flasim vetėm pėr ta. Kalojmė si individė deri tri orė me njė kafe dhe me tablo tė gjera, ku pėrfshihen fatet tona personale, ato tė Shqipėrisė nė tėrėsi dhe gjithė poshtėrsitė e politikanėve tanė. Nė kėtė kuptim, moda e aktuale e sitjes analiste tė politikės nuk pėrbėn ndonjė fenomen tė ri; e re ėshtė vetėm teknika dhe butaforia: biseda politike e kafenesė ėshtė ngjitur sot nė studiot televizive, nė vend tė kafes ose rakisė ka njė shishe me ujė Gline, kamarieri ose pronari i lokalit (ai qė tė ulet rėndom nė tavolinė dhe tė cyt muhabetin) ėshtė bėrė moderator (megjithėse moderatorėve u shkon edhe mė mirė krahasimi me berberėt, ata tė flasin gjithmonė pėr politikė), nėpėr mure nuk ka mė tablo me peshq dhe perėndim dielli, tė pėrmjera nga mizat, siē do tė thoshte Paliveci i Shvejkut, por ekrane televizive ose njė blu box mashtrues; natyrisht ndryshimi ėshtė edhe te telespektatorėt nė rastin e dytė, tė cilėt nė kafene mungojnė, mirėpo kėta janė virtualė nė kushtet e televizionit, janė dhe s'janė, madje mė shumė nuk janė, derisa s'marrin dot pjesė nė bisedė.


Vjershėtorė, redaktorė dhe tė tjerė

Shumėkush mund tė pyesė: po mirė, ē'tė keqe ka qė janė shtuar komentet politike? tė gjithė kemi nevojė pėr disa njerėz mė tė zgjuar sesa jemi vetė, edhe politikanėt kanė nevojė pėr disa "qė t'ua pėrveshin", qė t'u tregojnė se si ėshtė e drejta dhe e mira etj.
Edhe vetė, nė pėrgjithėsi me kėtė parim jam: tė gjithė kemi nevojė pėr disa mė tė menēur se vetja dhe politikanėt kanė nevojė gjithmonė pėr gishtin moralist tė ngritur lart. Unė nuk e kam problemin me talk-shown politik si gjini, por me mėnyrėn e shfaqjes sė tij kėto ditė nė Shqipėri. Po mundohem t'i rendis argumentat:
- Njė tryezė televizive me temė politikėn i shkon njė stacioni televiziv ose nevojės qė ka njeriu normal pėr tė dėgjuar diēka nga kjo fushė njė herė nė javė, ja e shumta dy herė nė javė, por jo pėrnatė e pėrditė (molloisjet tona politike ritransmetohen pa pėrjashtim nė mėngjes, sa hap sytė njeriu). Transmetimi i pėrditshėm i tyre tregon ose varfėrinė kulturore tė njė stacioni, ose varfėrinė kulturore tė njė publiku ose tė dyja bashkė. Nė ēdo rast nuk ėshtė asgjė pėr t'u pėrshėndetur.
- Zakonisht kėto tryeza, siē kam pasur rastin t'i ndjek pėr shumė vite nė Perėndim, kanė nė studio gazetarė dhe politikanė bashkė, madje dhe personalitete tė tjera jopolitike. Kėto pėrbėrje emisionesh sigurojnė njė demokraci nė miniaturė; diskutohen argumentat dhe "tė sulmuarit" kanė tė drejtė tė mbrohen aty pėr aty. Ndėrsa te ne rreshtohen nė njė llogore tre deri nė pesė analistė, qė u bien kundėrshtarėve tė politikės ku tė dhėmb e ku tė ther dhe kėta derizinjtė jo vetėm qė nuk bėzajnė dot, - sepse politikanėt shqiptarė qė dinė tė flasin dhe t'i qėndrojnė debatit numėrohen me gishtat e njėrės dorė - por kur bėzajnė e bėjnė kėtė gjė pėr faqe tė zezė me njė lidhje direkte nga shtėpia. Kemi pra njė lojė qė nuk ėshtė aspak fair play.
- Si ēdo dukuri e re te ne, edhe moda televizive me analistė u masivizua. Nė fillim pandehėm se kishim tė bėnim me njė elitė vėrtet tė menēur, vėrtet mė tė drejtė e mė tė pastėr se ata, veprimet negative tė tė cilėve analistėt ishin ftuar tė gjykonin. Mirėpo shumė shpejt nė ekranet tona televizive, tė mbėshtjellė bile me grafinė elektronike mė moderne, na dolėn bėrsitė mė tė kėqia tė shtypit, mbeturinat e mendimit intelektual shqiptar, ata qė ditėn mbushin faqet e gazetave tė tyre me tituj luftėnxitės, tė pisėt dhe gėnjeshtarė dhe natėn shkojnė nė studiot digitale private. Fytyrat e tyre nė ora 00.00, nė rolin e komentatorit dhe analizuesit, janė njė fyerje pėr gjithė njerėzit punėtorė dhe paqedashės shqiptarė, qė nė atė orė tė natės e kanė merituar vėrtet diēka mė rekreative. Sikur tė mos mjaftonte tė pėrzierėt qė na shkaktojnė ato portrete, mu nė kėtė orė, nė ora 24.00 na e japin nė kokė edhe faqet e para tė gazetave. "Nė burg qeveritarėt socialistė". "Fatos Nano ka vjedhur..." etj. Zėri monoton i moderatorit i lexon ata tituj si tė ishin gjėja mė normale nė botė, nė tė vėrtetė janė edhe ata njė fyerje mė vete, sepse na e fillojnė stresin e ditės qysh nė mesnatė dhe sepse njė pasqyrė shtypi pa pėrmbajtje dhe vetėm me tituj ėshtė edhe ajo njė nga shpikjet mė tė kėqia tė demokracisė sė re shqiptare.
- E fundit dhe kryesorja: Shumė intelektualė shqiptarė, ose tė paktėn ata qė bėjnė rotacionet nokturne nė stacionet televizive nėn petkun e analistit, kanė gjetur me kėtė mėnyrė njė alibi mėse komode pėr angazhimin e munguar intelektual. Qė dinė tė flasin mė mirė se politikanėt, kėtė e shtjelluam, qė dalin tė fituar pa filluar biseda edhe kjo ėshtė e qartė nga niveli dhe veprimet aktuale tė politikanėve shqiptarė. A ndreqin ndonjė gjė? Kjo ėshtė tejet e paqartė, pasi, vėrehet se nė pėrgjithėsi nė veprimet e politikanėve tanė nuk ka ndodhur ndonjė ndryshim, qyshse janė ndezur bateritė e talk-showe politike. Pėrkundrazi, tė dyja palėt vazhdojnė tė jetojnė mė sė miri, njėra me pushtetin, tjetra me honoraret dhe "famėn" qė tė jep fytyra e shumėfishuar nėpėr eter nė qindra mijėra kopje.
Ndėrkaq politologjia ėshtė normalisht vetėm njė nga fushat e veprimit intelektual. Tė lind pyetja: si nuk bashkohen asnjėherė kėta intelektualėt shqiptarė, kėta analistė tė pamėshirshėm, nė njė veprim, qoftė ky veprimi mė i thjeshtė, e zėmė njė peticion pėr tė shpėtuar lagunėn e Nartės? Si nuk kėrkojnė njėherė sheshe lojrash pėr fėmijėt e tyre? Si nuk bėjnė diēka, bie fjala, kundėr dhunės dhe armėmbajtjes nė familjet shqiptare? Si nuk mblidhen njė ditė e tė protestojnė mu nė sheshin e Flamurit tė Vlorės kundėr tregtarėve tė gjakut dhe tė lėkurės njerėzore, atyre qė ecejakin tė papenguar me gomone, jo vetėm sepse qeveria s'i ndalon, por edhe pse opinioni intelektual shqiptar nuk i dėnon! I kemi fort qartė parasysh Sartrin e dė Bovuarin kur dilnin nė rrugė me rininė parisiane nė vitet '60, Hajnrih Bėlin e Gynter Grasin kur protestonin kundėr centraleve atomike nė vitet '70. Atyre u them intelektualė unė dhe jo komodo-analistėve tanė. Po, si, mė e thjeshta, nuk kanė asnjė revistė tė pėrbashkėt, asnjė shoqatė tė rėndėsishme kėta intelektualė (ku natyrisht bėj pjesė edhe unė, nėse e meritoj kėtė emėr, me po aq mėkate), por janė tė gjithė kėshtu, yje tė shkėputur e tė kėputur, qė feksin ēdo natė nė eterin e fjalėve dhe aq? Dėgjoja se si njėri lėvdonte Nanon duke thėnė qė "ai tė paktėn prodhon politikė". Po vetė analistėt ēfarė prodhojnė, llafe? Mė kujtohet aherė Lasgush Poradeci me vargjet e tij, dikur nė vitet '60, pėr redaktorėt:

Redaktorėt trukokallė redaktojnė vjershėtorėt,
pa mė thoni, cilėt vallė redaktojnė redaktorėt?

Ėshtė e qartė qė njė peshė tė madhe nė boomin e bisedave politike e zė kotėsia e analistėve qė s'rrinė dot pa u shfaqur tė paktėn njė herė nė javė nė ekran. Por edhe niveli i njerėzve qė programojnė luan njė rol me rėndėsi. Shumė pak prej tyre e ndjejnė ose e dinė qė jeta ėshtė shumė mė e gjerė se kafeneja politike, se mund tė bėhen talk-show edhe pėr prostitucionin, pėr banditizmin shqiptar, pėr dhunėn nė familje, pėr shtypjen e gruas etj. etj.
Mjaft mė me udhėzime. Mendoj se me kėtė ritėm dhe duf qė e kanė zėnė do tė lodhen vetė tė parėt, pasi ta kenė velur publikun dhe t'i kenė konsumuar krejt kokallat e analistėve. Atėherė do tė themi: ky lloj sporti vetėm njė kontribut pati, shtoi indiferencėn e qytetarėve shqiptarė ndaj politikės, duke ua ēoroditur edhe mė tepėr sistemin e vlerave.

Gazeta SHEKULLI


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.