Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Tendenca e natyrshme e shpirtit te njeriut eshte te besoje para se te dije.
--- Bouthoul

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 121 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Politike :: Gjithė njerezit e presidentit
Postuar nga: ernest

Politike Kush ėshtė gjenerali qė mori pa luftė Pallatin e Brigadave. Ēfarė ndodhi nė natėn e 22 Qershorit, kur socialistėt vendosėn tė mbėshtesin Alfred Moisiun si President?
Roli i Ilir Metės dhe vendosmėria e Fatos Nanos. Familja e Komandantit tė luftės ėshtė familja me historinė politike mė tė lidhur me tė majtėn shqiptare tė papėrdorur dot prej komunizmit. Tė gjitha lidhjet e Moisiut me tė majtėn shqiptare dhe historia krenare e babait tė tij, qė kurrė nuk e deshi Enver Hoxhėn. Kush janė fėmijėt e Presidentit dhe kėshilltarėt e tij tė ardhshėm.

Dosja Moisiu

Nga Mero BAZE


Pėr herė tė parė nė atė ndėrtesė ai ka hyrė nė vitin 1946, kur do tė nisej pėr nė Petėrsburg pėr tė studiuar pėr inxhinieri ushtarake. Atėhere duhet tė merrte njė vizė. Ish Ambasada Sovjetike nė Tiranė, sot selia e Presidentit tė Republikės, ka qenė diēka qė e ka lidhur fizikisht me njė vendim tė rėndėsishėm tė jetės sė tij, atė tė fillimit tė karrierės sė tij si inxhinier dhe ushtarak. 56 vjet mė vonė ai do tė hapė sėrish atė derė, por tani si i zoti i shtėpisė. Alfred Moisiu, njė ushtarak nė pension, 73 vjeēar, bėn betimin mė 24 Korrik si President i Republikės sė Shqipėrisė dhe do tė hyjė nė zyrat e ish Ambasadės Sovjetike si zot i saj.

Rruga drejt Presidencės

Shqipėria ėshtė ndoshta i vetmi vend qė njė gjeneral ėshtė shfaqur si zgjidhje nė krizėn politike pa pėrdorur ushtarė dhe luftė. Beteja pėr tė marrė Presidencėn ka zgjatur thjesht njė natė qershori. Nė fillim tė vitit 2002, kur kriza e zgjedhjes sė presidentit po vėrtitej mbi kokat e politikės shqiptare, njė grup veteranėsh, ish-gjeneralė, trokitėn nė dyert e liderit tė opozitės, Sali Berisha, pėr t’i ofruar njė emėr: Alfred Moisiu. Berisha e ka futur nė dosje pa qenė shumė entuziast se ai do tė jetė njė konkurrent real. Paqartėsitė e zgjidhjes sė krizės ishin nė kulmin e tyre. Moisiu ishte nė rrethin e tretė. Nė rrethin e parė ishte Fatos Nano, i cili dukej i vendosur pėr tė shkuar nė Pallatin e Brigadave, ose pėr tė ēuar vendin nė zgjedhje.
Nė skalion tė dytė ishin figurat politike tė sė majtės dhe tė sė djathtės. Nėse presidenti do t’i jepej opozitės, kandidat ishte Arbnori, nėse do tė zgjidhte PS-nė, ishte Meidani.
Rethi i tretė ishin njerėzit e konsensusit. Moisiu ishte ndėr ta.
Pasi kanė dėshtuar me zgjedhjen e Artur Kukos, propozim i Fatos Nanos, dy drejtuesit kryesorė politikė nė vend, ndjeheshin tė dėrrmuar. Shėrbimi Sekret, i cili pėrgjonte nė mėnyrė operative zyrėn ku bėhej biseda, ia arriti tė terrorizojė kandidatin 41 vjeēar me histori tė vjetra dhe tė reja. Fatos Klosi u filmua nga gazetarėt tek njė qoshe e errėt para selisė sė Parlamentit duke dėgjuar bisedėn. Mė pas njė zyrtar i lartė i Shėrbimit Sekret u tha gazetarėve se biseda ishte pėrgjuar dhe se ky ishte njė Watergait shqiptar. Rreth orės 20.00, nė zyrėn ku zhvilloheshin bisedimet hynė ish kryeministri Ilir Meta. Me tonin e tij agresiv, ai u tha gazetarėve se Presidenti nuk mund tė zgjidhet me metoda tė Sekuritates, ish shėrbimi i fshehtė rumun. Deklarata tronditi segmentet e Shėrbimit Sekret dhe Presidentin Meidani. Nano dhe Berisha nė njė skenė tė mėrzitshme nė zyrėn e tyre ishin tė paqartė se ē‘duhet tė bėnin me 41 vjeēarin Kuko. Sė fundi i vunė njė copė letėr pėrpara, qė ai e lexon para gazetarėve dhe e mbyllėn kėtė kapitull. “Dukeshin si dy vėllezėr qė u ishte prishur e njėjta shtėpi”, tregon Ilir Meta, pėr kėtė skenė njė ditė mė vonė. Procesi ishte serioz dhe tė dy palėt ishin tė sinqerta nė pėrpjekje pėr tė gjetur njė kandidat. Fatos Nano dėshtoi. Bashkė me Berishėn dolėn nė njė konferencė pėr shtyp rreth orės 21.00 dhe u shprehėn tė vendosur se do tė vazhdonin mė tej. Socialistėt thirrėn mbledhjen e Kryesisė rreth orės 23.00, pak minuta para ndarjes. Nano i kishte kėrkuar Berishės njė emėr. Kishte ardhur ora e gjeneralit nė pension, Alfred Moisiu.

Pėrse Alfred Mosiu?

Berisha thotė se ai ishte mė i pėrshtatshmi pėr tė majtėn shqiptare. Njė familje tradicionaliste e majtė, shtėpia e Komandantit tė Luftės, tė cilėn socialistėt shqiptarė e kanė pėrdorur dhe keqpėrdorur aq shumė dhe njė njeri progresist qė ka pranuar reformat e pas vitit 1992. Ky ishte koncepti i Berishės pėr njė kandidat konsensusi pėr tė majtėn. Nga e gjithė historia, Nanos i mbeti nė mendje fakti qė ishte djali i Spiro Moisut. Dhe mė kėtė argument shkoi nė mbledhje tė Kryesisė. Atje kishte shumė tension.
Kryeministri Pandeli Majko dhe njė grup qė mė parė kishte mbėshtetur Fatos Nanon, tashmė kishin bėrė projektin e tyre. Kishte dalė mbi ujė Sabri Godo, njė emėr shumė i lakmuar nga socialistėt pėr tė pranuar si kandidat tė opozitės. Fatos Klosi kishte tentuar ta takonte dhe vetė. Por Godo kishte refuzuar. Ai nuk pranoi tė pėrdorej. Tensioni brenda socialistėve po rritej dhe kryesia u detyrua tė ndėrpriste mbledhjen rreth orės 12. e 30 minuta pėr tė rifilluar sėrish nė mesnatė. Dhe Berisha priste njė pėrgjigje. Rreth orės 2.30 gjithēka ishte e qartė. Nano dhe Meta kishin bindur kryesinė e partisė sė tyre, se Alfred Moisiu duhej mbėshtetur. Me njė votim pak mė shumė se 50 pėr qind, kandidatura e tij mori firmėn zyrtare tė Partisė Socialiste. Tek opozita tė nesėrmen puna ishte mė e thjeshtė. Pas njė kujdesi protokollar pėr tė mos qenė kandidati i Partisė Demokratike, njė grup i vogėl ish socialdemokratėsh, mori pėrsipėr propozimin formal tė tij. Mė 24 Qershor nė mbasdite parlamenti votoi kandidaturėn e tij. Pas votimit u pa se Fatos Nano kishte firmosur, ndėrsa Ilir Meta dhe opozita kishte votuar.

Biografia: “I linduri pėr President”

Djali i Komandantit tė luftės, po ashtu vetė partizan, ka biografinė mė tė lodhshme pėr t’u lexuar se ēdokush tjetėr nė administratėn dhe politikėn shqiptare. Ai i pėrket derės sė Moisive nė Kavajė, njė familje e vjetėr ortodokse shqiptare, nė zemėr tė Shqipėrisė sė Mesme. Aktori i famshėm, Aleksandėr Moisiu, ėshtė nip i gjyshit tė tij dhe ėshtė pasaporta e parė ndėrkombėtare e kėsaj familjeje dhe e gjithė Shqipėrisė. Mė pas, i ati, Gjeneral Spiro Moisiu, ėshtė po ashtu arkivi i gjallė i hapave qė ka hedhur ushtria shqiptare qė nga formimi i shtetit shqiptar deri pas Luftės sė Dytė Botėrore. Vetė Moisiu i ri, nuk ka lėnė asgjė pa provuar nga tė gjitha historitė e ushtrisė shqiptare kėtė gjysmė shekulli. Ai i pėrket brezit tė studentėve elitarė tė shkolluar nė Rusi, fillimisht nė shkollėn e Inxhinerisė Ushtarake nė Petėrsburg nga viti 1946 deri nė vitin 1948 dhe, mė pas, nė Akademinė e Inxhinierisė Ushtarake nė vitin 1952, ku ka marrė Medalje Ari. Mė tej ai ka ndjekur tė gjitha hapat e karrierės sė njė ushtaraku shqiptar. Ka provuar miqėsinė dhe prishjen me rusėt, mė pas bashkėpunimin me kinezėt, ka mbijetuar nga lufta kundėr grupeve tė ushtarakėve nė ushtri dhe i ėshtė dorėzuar fatit nė vitin 1982, pas vrasjes sė kryeministrit Mehmet Shehu, kur u transferua nė Burrel.
Ai ka qenė ushtarak i lartė i barabartė me gradėn e gjeneralit nė vitin 1968, kur Shqipėria doli nga Traktati i Varshavės dhe po Zėvendėsministėr i Mbrojtjes nė vitin 1992 kur Shqipėria kėrkoi tė hynte zyrtarisht nė NATO. Ai ka qenė i vetmi ushtarak qė pranoi tė merrte detyrėn e Ministrit tė Mbrojtjes nė vitin 1991, kur njė valė shkatėrrimesh po pushtonte Shqipėrinė postkomuniste dhe arriti tė mbajė lart moralin e dyshimtė tė shumė ushtarakėve shqiptarė nga reformat e nevojshme qė do tė pėsonte ushtria pėr t’iu pėrshtatur strukturave tė NATO-s. 15 mijė oficerė tė mjaftueshėm pėr gjithė ushtritė e Ballkanit, duhet tė dilnin pak nga pak nė jetėn civile dhe vetėm njė ish ushtarak mund tė kuptonte dhimbjen e tyre. I sigurtė nė bindjet e tij se ushtrinė e ngrenė dhe e rrėzojnė oficerėt, ai ka qenė thuajse avokati i vetėm i ushtarakve nė administratėn e qeverisė sė Partisė Demokratike e cila kishte detyrė reformėn nė ushtri.

Familja, ku gjenerali ėshtė ushtar

Sot gruaja e tij mbush kater muaj qė ka vdekur. Njė ish mėsuese e shquar e gjuhės ruse nė Tiranė dhe nė disa qytete tė tjera tė vendit, ajo ėshtė ndarė nga jeta, duke i lėnė amanet Mirelėn dhe Admirin, dy fėmijėt ende tė pamartuar tė presidentit. Lidhja e tij me gruan ka qenė emblematike. Njė mik i tij tashmė punonjės i stafit tė Presidentit tregon se pas vitit 1997, kur Alfredi doli pėr herė tė dytė nė pension, pinte ēdo tė enjte kafe me tė, tek “Bar Kalaja”, njė kafe afėr shtėpisė sė Presidentit, nė orėn 8. 00 tė mėngjesit. Alfredi dilte tek rruga pėr tė pritur mikun e tij. Njė ditė nuk doli. E dija se diēka kishte ndodhur. U ngjita lart dhe pashė gruan e tij tė zhytur mes serumesh. Gjenerali ishte gati tė qante si fėmijė. Tė nesėrmen e votimit nė Parlament si president ai shkoi nė varreza pėr tė vendosur njė tufė lule. Disa minuta pas pėrfundimit tė seancės roje ende tė panjohur pėr tė, u afruan dhe e ftuan tė hipte nė njė makinė me targa tė Gardės sė Republikės. Pasi doli nė bulevard, Presidenti bėri me shenjė pėr nga shtėpia e vajzės sė tij. Nė njė kafe tė vogėl tė saj nė Tiranė tė re ai piu kafen e parė si President. Sė bashku me njė kolegen time gazetare, u gjendėm nė kafe nė momentin qė erdhi Presidenti. Ai zgjodhi kėndin e tij tė zakonshėm dhe na ftoi atje. Tha fare pak gjėra. Ishte i ndjeshėm ndaj atyre qė kishin abstenuar dhe pyeti thjesht, nėse ishin tė vėrteta ato qė thuheshin pėr presionet e SHISH-it mbi deputetėt. Rubensa, vajza e tij e madhe, njė mjeke gjinekologe e njohur e shoqėroi nė llozhėn e parlamentit, ndėrsa Durimi, dhėndėrri i vajzės sė dytė, qėndronte pas tij. Ana, vajza e dytė e Moisut punon ende nė administratėn shtetėrore; djali i tij, Admir, ėshtė ende i papunė, pasi Edi Rama e ka pushuar nga puna nė Bashki si “njeri tė opozitės”, ndėrsa Mirela, vajza e vogėl ėshtė mėsuese nė fshatin e fėmijėve “SOS”. Megjithėse tani ajo ėshtė e zonja e shtėpisė, nuk i ka ngelur qejfi qė Rubena u bė shoqėruesja e parė nė llozhė. Ajo tani kujdeset pėr veshjet dhe regjimin e punės sė Moisiut, pa pasur shumė telashe. Pėr tė jeta e Mosiut si ish ushtarak sjell shumė lehtėsira. “Ai shkon rreth njė muaj me shėrbim jashtė shtetit dhe vjen nė shtėpi i veshur sikur tė ketė ikur nė
mėngjes”, thotė ajo.


Njė i majtė, i frikshėm nė dashurinė pėr shtetin

Ndėrsa po bėhej ceremonia e dekretimit tė qeverisė teknike drejtuar nga Vilson Ahmeti, nė dhjetor tė vitti 1991, ku Alfred Moisiu u bė Ministėr i Mbrojtes, ish Presidenti Ramiz Alia e pėrshėndet veēmas nga tė tjerėt duke i thėnė: “Si je Arqile?”
-Unė quhem Alfred, i ishte pėrgjigjur ai.
-Mė fal se tė ngatėrrova me vėllain, i tha Alia dhe e ftoi veēmas nė zyrė pėr kafe. Alfredi nuk ėshtė i sigurtė, nėse Alia u ngatėrrua apo desh t’i kujtonte se vinte nga e majta shqiptare dhe nuk duhet ta harronte pikėrisht kėtė gjė.
Historia politike e Moisive nė Shqipėri ėshtė historia e tė majtėve tė papėrdorur pėr regresin qė ka sjellė e majta. Spiro Moisiu ka qenė ushtaraku qė ka ngjitur hap pas hapi gjithė shkallėt e karrierės nė ushtrinė shqiptare tė kohės sė Mbretit Zog . Ishte njė fanolist i tėrbuar. Ai morri pjesė me armė nė dorė nė revolucionin e Qershorit tė vitit 1924, qė solli nė pushtet Fan Nolin. Gjashtė muaj mė pas Zogu rikthehet dhe Spiro Moisiu strehohet nė njė hotel nė qendėr tė Tiranės, ku sot ėshtė afėrsisht restorant “Piaca”. Ishte njė ditė strehimi ilegal, derisa njė ditė troket nė derė njė shok i tij dhe i lutet tė dalė jashtė. Zogu e kishte falur dhe e kishte vlerėsuar si ushtarak qė i qėndron besnik qeverisė qė ai ka nėn armė. Spiro Moisiu rikthehet nė ushtrinė e tij. Pėr rreth 15 vjet ai kreu disa specializime ushtarake nė Vjenė dhe Angli me ushtarakėt qė Zogu i kishte sjellė pėr tė formuar xhandarmėrinė shqiptare. Duke pasur njė shkollim elementar austriak, Moisiu u bė pak nga pak njė autoritet i padiksutueshėm i asaj ushtrie. Kur Shqipėria u pushtua nga italianėt, ai ishte me batalionin e tij nė Shkodėr.
Rimobilizimi si komandat i batalionit “Tomorri” nė luftėn italo-greke shėnon dhe njė nga momentet kulmore tė biografisė politike tė gjeneral Moisiut. Nė frontin juglindor tė Shqipėrisė, ku ndeshej ushtria italiane me atė greke, nė Tetor tė vitit 1940, Moisiu mbledh batalionin dhe e tėrheq nga Fronti. Arsyeja reale ishte se ai po shihte qė po pėrdoreshin si mish pėr top dhe nuk po bėhej kujdes pėr ruajtjen e tyre. Diku, nė fushėn afėr Maliqit, batalioni u ndal nga patrulla italiane dhe oficerėt u morėn pėr t’u dėrguar nė Krastė nė Elbasan. Njė ditė mė pas atje ēuan dhe ushtarėt e zhveshur. Pas njė periudhe tė shkurtėr e rikthyen nė detyrė, por e zhveshėn pėrfundimisht nė vitin 1941.
Pas kėsaj ai shkon nė Lushnje, ku vėllai i tij kishte njė biznes dyqanesh.
Nė atė kohė, Alfredi, djali i tij 11 vjeēar ishte gati pėr shkollėn e ulėt. Spiro shkon nė Tiranė dhe i kėrkon kryepeshkopit Kisi njė vend nė konviktin e Seminarit. Kėshtu Alfred Moisiu nis rrugėn e shkollimit tė tij. Nė klasė me tė ka qenė Sabri Godo, me tė cilin do tė ishin sėrish kandidat pėr president pas 60 vitesh. Alfredi e kujton Sabriun si njė nga nxėnėsit e mirė tė klasės bashkė me Zef Rakacollin. Dhe e ka ruajtur miqėsinė me ta.
Nė Korrik tė vitit 1943, pasi Moisiu kishte kohė qė ishte lidhur me lėvizjen Antifashiste nė Lushnjė, ai u thirr nė Labinot nė krye tė Shtabit tė Pėrgjthshėm tė Ushtrisė. Komisar ishte Enver Hoxha. Deri nė Kongresin e Pėrmetit nuk ka pasur ndonjė krisje tė madhe. Dyshimet e Gjeneral Mosiut ishin shtuar shumė pas vrasjes sė Mustafa Gjinishit, pėr tė cilin gjenerali ishte i bindur se ishte likuduar. Kėta ia kishte dėshmuar Ymer Dishnicės. Nė Kongresin e Pėrmetit, Enver Hoxha thuajse e flaku. Ai u vetshpall Gjeneral Major me katėr yje, ndėrsa Moisu njė gjeneral i thjeshtė. Gjenerali nuk e pranoi dot kurrė kėtė. Prej asaj dite ai thjesht vendosi tė mos kishte punė me Lėvizjen Komuniste dhe tė ruante autoritetin e tij si ushtarak. Pas luftės u bė kujdes qė ai tė harrohej. Nė vitin 1948, kur Alfredi kthehet nga Rusia, kishin ndėrruar shtėpinė. “Mezi e gjeta, kujton Alfredi. M’u desh tė flija nė hotel “Kontinental”. Tė nesėrmen nė mėngjes i gjeta tė shqetėsuar me plaēka ende tė parregulluara. Babi mė hoqi mėnjanė dhe diēka donte tė mė shpjegonte. Pastaj u pendua. Mė tha vetėm qė “me Enver Hoxhėn nuk i kam punėt mirė”.
Gjenerali i Luftės jetoi gjatė dhe vdiq nė vitet tetėdhjetė. Bėri njė jetė jopolitike dhe detyra e tij mė zbavitėse ka qenė ajo e Presidentit tė qitėsave amatorė. Por lidhjet e tij me tė majtėn shqiptare nė pushtet u ruajtėn. Pėrveē Alfredit qė e gjeti vet gruan, dhe qė nuk kishte ndonjė backgraund politik, Jolanda, motra e Alfredit, u martua me aviatorin e famshėm, pilotin personal tė Enver Hoxhės, Niko Hoxha. Arqileja, djali tjetėr i Spiros (vėllai i Alfredit) punoi nė aparatin e Komitetit Qendror. Dy fėmijėt e mėdhenj tė Alfredit u martuan thuajse nė familje shumė tė lidhura me tė majtėn shqiptare nė pushtet. Vetė Alfredi ėshtė ushtaraku qė ka prekur me dorė ēdo hallkė tė ndėrtimit tė ushtrisė shqiptare. Ai ka shėrbyer si ushtarak nė Tiranė, Burrel, Shkodėr dhe Kavajė. Nė tė gjitha rastet ata e njohin, flasin gati me frikė pėr pėrkushtimin e tij ekstrem ndaj autoritetit tė shtetit dhe disiplinės nė punė. Humori mė i hidhur pėr Presidentin e ri ėshtė ajo qė tregohet pėr kohėn kur ai drejtoi shoqatėn e Atantikut Verior nė Shqipėri. Ai dilte ēdo ditė nė punė nė orėn 8. 30 minuta pa ia kėrkuar askush dhe pa pasur njė punė konkrete. Studenti ushtarak i Moskės, pas pesėdhjetė vitesh do tė mėsonte anglisht me tė njėjtin vullnet qė mėsoi rusishten nė vitin 1946. Ndėrkohė, kur gjithė shteti shqiptar, pėrfshi dhe kryeministrin dalin nė punė kur u teket, Moisiu dilte ēdo ditė nė punė nė shoqatė. Nė ceremoninė e ndarjes sė tij me Shoqatėn e NATO-s, njė mik i afėrt i tij e pėrkufizoi me dy fjalė karrierėn e fundit tė zotit Moisiu. “Ne kishim njė Presidencė qė ishte kthyer nė OJQ dhe tani kemi njė OJQ qė ėshtė kthyer nė Presidencė”. Pavarėsisht humorit, kjo ka shkaktuar dhe panik. Nė Presidencė po shkon njė njeri qė nė orėn 8.00 fillon punė. Dhe shteti ynė me djem tė rinj, tė cilėt punėn e parė nė jetė e kanė nisur me atė tė kryeministrit, nuk ka ende gjunjė qė tė ndjekė njė ish ushtarak tė rikthyer pėr herė tė tretė nė punė shteti, nė fund tė jetės sė tij.

Gazeta TEMA


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.