Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ec e bridh ngado, por shtėpinė mos e harro
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 90 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Lajme :: Si ta kuptojme mareveshjen Berisha-Nano?
Postuar nga: Albo

Lajme Nga Prof. Dr. Sali Berisha

* Fjala e kryetarit te Partise Demokratike, mbajtur ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Kombetar


PD dhe marreveshja me Nanon

Veprimtaria e PD nga 15 janari deri tani ka qene nder me intensivet ne rrafshin politik, parlamentar, kombetar e nderkombetar. Sot, Shqiperia e 15 janarit ne disa aspekte dhe e tanishmja ne planin politik, ka nje ndryshim te madh. Mendoj se e tere veporimtaria jone ka qene e perputhur me doktrinen e filozofine e Fillimit te Ri, nga e cila nuk ka dhe nuk do te kete shmangie. E cila u provua si nje filozofi qe bashkoi ne teresi opoziten shqiptare, por edhe si filozofi, qe me 24 qershor, me logon e PD dhe aleateve te saj, e nxorri ate si siglen dominuese te vendit. Gjykoj se eshte e domosdoshme, qe kjo doktrine te persoset. Duke patur si objektivin me madhor te sotem, realizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme, ne kohe sa me te shpejte te jete e mundur, ne menyre qe vullneti politik i shqiptareve te respektohet teresisht. Gjykoj, se te mbeshtetur ne kete filozofi, e cila ne thelb ka ndryshimin e vetvetes per te ndryshuar te tjeret, Shqiperia eshte vendi qe i ka dyert e hapura drejt Evropes dhe ketu, qendrimet e PD kane patur nje rol kyc. Nder arritjet madhore te kesaj periudhe do te vecoja krijimin e komisionit bipartizan, zgjedhjen e Presidentit konsensual, maturimin e procesit mbi bazen e nje marreveshjeje te firmosur per konturimin e procesit te reformes institucionale. Do te ndalem ne kete momente, duke kerkuar t'i jap pergjigje pyetjeve, se cfare eshte presidenca konsensuale, marreveshja midis pozites apo opozites, apo me terma me te ngushta, mes Berishes dhe Nanos, dhe cili do te jete qendrimi i ardhshem i PD. Ketyre pyetjeve nuk u jap pergjigje per ata qe shperndajne trakte. Atyre u them: Sillni traktet, qe t'ia u shaptilografojme ne seli. Por keto pyetje duan pergjigje, per ata qytetare shqiptare, qe e kane vendosur besimin tek ne, dhe asgje me normale nuk ka te se kerkojne sqarime per cdo veprim te PD. Kjo perben nje detyrim madhor ndaj kryetarit te saj, kryesise se partise.


Presidenti konsesual


Ne kete rast do ta shnderroja ne nje vlere te madhe, arritje historike per shqiptaret. Deshiroj te theksoj, se vendeve te tjera u eshte dashur 30 vjet, qe te arrijne ne Presidencen konsensuale. Atehere mund te shtohet pyetja, si erdhi kjo? Qe nga shtatori 2001 deri ne gjysmen e dyte te qershorit 2002, ne rrafshin kombetar e nderkombetar, u perballen dy linja. Njera e mbrojtur nga institucionet demokratike nderkombetare, qe kishin te benin me zgjedhjen e Presidentit konsensual, e formuluar ne shtator dhe pastaj e shkruar me nje vendim te hapur te tyre me 24 janar ne Komisionin e Jashtem te Parlamentit Evropian, me vone ne rezoluten e PE dhe te Keshillit te Evropes. E pranuar kjo nga kryetari i PD dhe kryesia e saj, e mbrojtur nga opozita shqiptare gjate kesaj periudhe. Linja e dyte, ajo e kryetarit socialist, e maskuar me formen e Presidentit me Kushtetute, qe do te thote se 84 mandate, nga te cilat edhe Dushku, te zgjidhnin nje President, qe ne fakt u perqendrua tek Nano President. Presioni i forte nderkombetar, per te mos pranuar qe te kalohet nga Cerriku tek Dushku, per te bere qe Shqiperia te kete perfaqesuesin e saj dinjitoz, legjitim dhe te mbeshtetur nga shqiptaret, si dhe bashkimi i partive opozitare ne 10 diteshin e dyte te qershorit, detyruan kryetarin e PS te pranoje ftesen per t'u takuar me perfaqesine e opozites se bashkuar shqiptare, te pershtatet me linjen e Presidentit konsensual. Nderkohe, ne lojen politike hyri me nje agresivitet te jashtezakonshem grupi Gjinushi-Klosi, binom ky qe beri perpjekjet me ekstreme per te sabotuar per llogari te rizgjedhjes se z. Meidani, si President i vendit, duke perdorur metoda hoxhiste. Keshtu, ne nje moment kritik u arrit ne nje marreveshje per nje President te votuar nga i gjithe spektri politik. Dhe kjo perben nje arritje te padiskutuar te politikes shqiptare. Pershendes kryesine e PD dhe te gjithe ata qe e mbeshteten kete vendim. Dua te siguroj shqiptaret, qe ne do te punojme me perkushtim per ta shnderruar ate ne nje institucion mbipartiak, ne nje institucion stabiliteti.


Perse pershendesim kete marreveshje?


Sepse ne, me shume se kushdo tjeter, duam qe Shqiperia te kete nje President legjitim. 5 vitet e shkuara, ishin vitet e dyerve te mbyllura te shtepive te medha presidenciale te vendeve te Perendimit. Ftesat per vizita zyrtare u bene ekzotike. Kjo sepse, jo se ndokush kishte nje mllef ndaj Shqiperise, por se zgjedhjet e '97-tes nuk ishin te lira e te ndershme. Dhe ne vend qe te aplikohej pajtimi, toleranca e mirekuptimi ndaj opzites, u pershtat dhuna, terrori, vrasja e farsa gjyqesore ndaj saj. Keshtu, qe te kalohej nga Cerriku tek Dushku, nga mashtrimi tek genjeshtra, nga e nxira tek e zeza, nga vetmia tek izolimi. Kjo do te perbente nje kob per Shqiperine. Kete nuk mund ta pranonim.



C'na shtyu te pranonim Presidencen konsensuale?


Shqiperia mbeti ne vend numero ne procesin e integrimit euroatlantik. Eshte e vertete qe qeverite rrezuan njera-tjetren, por ne timon mbeti nje individ. Por megjithate, ashtu sic ishim ne fund te '96-tes, aty mbetem. A nuk eshte integrimi i vendit, ylli polar i programit tone? A nuk jemi ne, a nuk u themeluam ne si forca e vokacionit perendimor te shqiptareve? Asgje nuk mund te na imponoje ne, te mos nderrmarrim te gjitha veprimet e duhura, sic i morem kur na kerkuan te hynim ne Parlament, sepse ne nuk do te votojme per ju etj. Pra, nuk ka asnje vendim qe marrin ne dhe nuk favorizon integrimin e Shqiperise ne Evrope. Kam bindjen me te thelle se vendosja ne timonin e shtetit e nje euroatlantisti te vendosur, perben nje faktor madhor te rendesishem per integrimin ne institucionet euroatlantike. Se treti, ne jemi per nje bashkepunim rajonal. Sot Ballkani ka ndryshuar teresisht. Dikur Sllobodan Milloshevici shpallte Presidentin e Shqiperise persona "non grata" ne Serbi. Sot, ai eshte ne Hage dhe Kosova eshte e lire. Mirepo, e verteta eshte se megjithe kete ndryshim nuk mund te mohohet se paternalizmi dhe subversioni ndaj udheheqjes shqiptare, kryesisht ne Kosove, u be nje pengese serioze ne bashkepunimin rajonal. Kjo merr fund, pasi kam bindjen se Presidenti konsensual nuk do te kete asnje tendence paternalizmi, pasi ai do te trajtoje si partner me dinjitet udheheqjen politike te Kosoves e te shqiptareve, kudo ku jane. Pse ne mbeshtesim Presidentin konsensual? Sepse qe nga viti '97 e sot u zhvilluan tre procese elektorale. Ne i pranuam ato per te mos e cuar vendin ne nje konflikt civil dhe per te bere nje zgjidhje politike, per te marre mbi vete pergjegjesine qe na perkiste ne per lejimin e skemave piramidale. Mirepo nga '97-a e deri me sot, procesi elektoral degradon gjithnje e me shume. Nen ombrellen e Presidences u krijuan ne Shqiperia institucionet e dhunimit te votes se lire. Komisioni Celibashi, SHIK i Klosit, gjykimet e Mark Abdise, jane bere sot te denoncuara, jo vetem nga opinioni publik shqiptar, jo vetem nga opozita, por edhe nga mjaft faktore te rendesishem te shoqerise shqoptare, por ato jane denoncuar nderkombetarisht, si dhunues te vullnetit politik te qytetareve te tyre. Jam i bindur se Presidenti konsensual do te perdore te gjitha kompetencat e tij kushtetuese, energjite e tij, qe ky lloj i mafias se votes se lire, kjo specie speciale e mafias shteterore, te mund te mos mendoje me te perserise krimin e tyre te shemtuar, ndeshkimin e demokracise shqiptare. Zgjedhjet e lira e te ndershme, jane objektivi yne me madhor. Ne keto 5 vjet Shqiperia doli ne "pole position" te te gjitha vendeve me te korruptuara, ne tregtine makabre te femijeve e vajzave te saj. Nderkohe ne keto 5 vjet, institucionet e luftes kunder trafiqeve u shnderrruan ne segmente te fuqishme te korrupsionit , ne institucionet e tregtise se vajzave e femijeve shqiptare. Sot, ne timon te shtetit eshte vendosur nje njeri i palidhur me krimin, qe nuk ka asnje detyrim ndaj asnje klani te mafias shteterore shqiptare, qe i betohet Zotit dhe Shqiperise dhe i siguroj se do te kete mbeshtetjen tone me te fuqishme ne te gjitha perpjekjet e tij per t'i dhene vendin qe meritojne, kesaj mafie te rrezikshme, qe po dhunon cdo dite Shqiperine. Per 5 vjet ne Shqiperi, u vrane rreth 27 keshilltare, drejtues lokale e qendrore te PD, nder te cilet lideri i demokracise, deputeti Azem Hajdari. Pervecse dy personave, asnje nuk eshte penalizuar per kete krim. Perse? Sepse ne 5 vitet qe shkuan, ne menyre me antidemokratike opozita u shpall si monstruozitet, ne nje kohe kur ajo i kerkoi kreut te shtetit te ushtroje te gjitha detyrimet e tij kushtetuese per te marre ne dore situaten, ne nje moment kritik kur qeveria braktisi vendin. Mirepo, vleresimi i opozites si puciste, etiketimi i saj si monster, perbente, jo platformen e Byrose Politike, por te nje shteti komunist per te vrare e burgosur opoziten shqiptare. Kjo ishte platforma, e cila beri qe opozita te dhunohej dy here me shume per bindjet e saj politike. Nuk u bene me ligje, pasi ne i kishin zevendesuar te gjitha ligjet me ato te standarteve perendimore, nuk u ve Kushtetuta komuniste e vitit '76, por me Kushtetuten, e cila nuk parashikon krime te tilla ndaj opozites. Jam i bindur se sot ne timonin e shtetit eshte vendosur Presidenti, qe qendron mbi partite. Qe respekton qeverine dhe opoziten, si shtyllat themelore te pluralizmit te nje shteti, qe respekton Kushtetuten dhe me autoritetin e tij ligjor garanton mbrojtjen e te drejtave te qytetareve shqiptare. Ne kemi mbeshtetur Presidencen konsensuale, pasi nuk mund te pranojme nje President qe krijon pushtet personal, duke shnderruar Sherbimin famekeq Informativ Kombetar ne nje pushtet te tij, per ta perdorur edhe kunder segmenteve te caktuara te partise ne pushtet. Ne jemi per nje Sherbim Informativ Kombetar, si nje institucion te fuqishem te sigurimit kombetar dhe jo si pushtet personal. Ne beme kete zgjidhje, sepse vendi po rrenohet nga korrupsioni. Askush nuk eshte penalizuar ne 5 vjet per korrupsionin. Nje nder aktet e para te tij, ishte se une nuk do te dekretoj te perfolur. U bene shume komente. Dua t'u them atyre, qe bejne shume presion per te emeruar te korruptuarit, le ta lexojne mire Kushtetuten se cfare thote ajo. Pra, keto kane qene arsyet madhore, sepse ne kemi pranuar dhe e konsiderojme nje arritje te madhe Presidencen konsensuale.


Marreveshja


Falenderoj te gjitha ata qe nenshkruan dhe mbeshteten marreveshjen. Militantet e PD per besimin qe kane deshmuar ndaj marreveshjes, qe synon dhe kjo, ne filozofine e Fillimit te Ri, te ndryshoje Shqiperine. Dua te theksoj se marreveshja ka keto synime. Se pari, nje fryme te re politike dhe civiliteti ne politiken shqiptare. Si parti e qendres se djathte ne, dhe shekulli qe shkoi tregoi se ky eshte spektri i vlerave me te arrira te shoqerise, i lirive e te drejtave te njeriut, i ekonomise se tregut e vlerave te saj. Por shekulli i kaluar provoi se disa vlera jane fondamentale ne shoqerine perendimore dhe jane keto vlera, qe bejne qe kjo shoqeri te arrije nivelet qe ka arritur. E keto vlera jane: paqja, toleranca, dialogu dhe konsensusi per ceshtjet e medha. Do t'i zhvillojme e konsolidojme ne keto vlera apo do te bejme pasqyren? Jo. Ne do t'i qendrojme besnike vlerave tona. Ne do te perpiqemi te ndikojme fuqimisht ne spektrin shqiptar nepermjet ketyre vlerave. Askush te mos gaboje, se do te kete terheqje e lekundje nga kjo filozofi e ky qendrim. Atyre, qe mund te mendojne pse u takua ky me Fatos Nanon, apo pse ky shkemben mendime me te, dua t'u tregoj, se jam perpjekur t'i coj mesazhe edhe Sllobodan Milloshevicit per te zgjidhur problemet e shqiptareve, qe i kishim fqinj, dhe jo me me faktore politike shqiptare. Harrojini ato gjera. Per te zgjidhur problemet e medha te vendit, PD do te komunikoje me te gjithe faktoret rilevante te politikes shqiptare. Se cfare arrihet, del ne driten e diellit. Kush ka frike nga rrezet, te shohe problemet e veta. Nuk kam patur dhe nuk kam asnje kompleks dhe marreveshja e nenshkruar nga PD e PS dhe partite e tjera te opozites e qeverise, eshte nje marreveshje qe ka nje qellim reformen e institucioneve, para se gjithash te atyre qe kane ne themel voten e lire. Nese ndokush mendon, se eshte me e dobishme te perseritet etiketa Mark Abdia dhe jo te hiqet Mark Abdia, keto jane dy gjera te ndryshme. Me kete refome nuk synojme personin. Nuk synojme te kemi nje SHISH te drejtuar nga opozita, por synojme nje institucion te depolitizuar, qe s'mund te quhet me Fatos Klosin, qe e ka vendosur Shqiperine ne krye te listave te trafiqeve. Kjo bande kriminelesh, qe persekutoi per 50 vjet shqiptaret, u rikthye ne pushtet. Do ta dorezojne pushtetin dhe marreveshja do te beje, qe ata te largohen nga pushteti. Pra, reforma institucionale eshte thelbi i marreveshjes. Ne si parti e vokacionit perendimor do te bejme, qe keto institucione te arrije standartet europiane. Ato jane institucione te shtetit dhe jo te partise.


Qeveria


Nuk ka dhe nuk do te kete demonizim te kundershtarit. Klishete e vjetra nuk funksionojne me. Do te kete alternativa, fakte dhe argumenta. Kjo eshte fryma e qytetarise, civilitetit. Me te cilin ne besojme, se bejme opoziten me te shkelqyer. Kur te jemi ne pozite dhe besoj se neser ne pushtet do t'i rezervojme opozites te njejtin qendrim, te bazuar ne te njejtat vlera. E tere perpjekja jone eshte, qe t'i cojme shqiptaret tek zgjedhjet e lira e te ndershme, sa me shpejt qe te jete e mundur, si zgjidhje me e mire dhe pergjigjja me dinjitoze ndaj krizes. Qeveria e trete socialiste eshte deshmia me autentike e deshtimit te saj. Ne do te angazhohemi ne nje opozite te fuqishme, ne Parlament, ne media dhe sqarime. Ne menyre, qe nepermjet transparences te plote, vendi te shkoje drejt zgjedhjeve te ndershme. Objektiv tjeter madhor eshte puna e Grupit Parlamentar. Jane te panumerta interpelancat, pyetjet, amendamentet, qe Grupi Parlamentar i PD ka bere deri me sot dhe qe absolutisht ne te ardhmen do t'i shtoje ato. Keshtu qe ne, duke qene nje opozite e palekundur, do te bejme trasparencen ne cdo qelize te kesaj qeverie te deshtuar. Dua t'i deklaroj Fatos Nanos, se per te gjithe boten eshte e vlefshme "e treta e verteta". Por ai me absurditet shkon deri tek e pesta, pune e tij. Ne do te qendrojme fuqishem kunder kesaj qeverie.





© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.