Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Virtyti eshte vesi me i kushtueshem.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 117 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Histori :: Formimi i kabinetit tė mbret Vidit dhe intrigat e Esat Toptanit
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Sulmet e grekėve kishin filluar dhe lufta vazhdonte me rreptėsi midis tė dy palėve. Esati bėnte ēmos pėr ta nxitur popullin injorant kundėr Vidit dhe municionet e destinuara pėr luftėtarėt qė luftonin kundėr grekėve, nė shumicėn e rasteve nuk shkonin atje ku ishin pėr tė vajtur, por ia shpėrndante pasuesve tė tij

Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike nė Shqipėri” (6)


Mbreti Vid ngarkon Turhan Pashėn tė for-mojė kabinetin. Ky ka qenė i rekomanduar nga Cari i Rusisė mbasi ka qenė 25 vjet me radhė ambasadori i Turqisė nė Peterburg. Kishte fituar simpatinė e pallatit si folės I mirė e spiritual dhe si njė njeri qė zotėronte shumė gjuhė. Nė kabinet, Ministria e Brendshme dhe ajo e Luftės i ishte besuar Esat Toptanit dhe N/Kryeministria Preng Pashės. Vidi pėr herė tė parė vizitoi Tiranėn, ku iu bė njė pritje madhėshtore. Nė kėtė kohė pėsh-pėritej aty-kėtu nė popull se Vidi me rrethin e tij po na prishin fenė, pėr shembull, se ofi-cerėve u kanė vėnė kapė nė formė kapele. Pak ditė pas vizitės sė Vidit nė Tiranė, nė muajin mars, filluan tė pėshpėriteshin fjalėt se xhandarėt grekė kishin filluar lėvizjet nė kufi, lajm i cili u vėrtetua pas disa ditėsh. Pėr kėtė punė Esati erdhi vetė nė Tiranė ku mblodhi popullin pėrpara kazermės “Skėnderbej”, ia njoftoi agresionin grek dhe e porositi popullin qė “pėr hir tė atdheut, tė marrė armėt pėr me luftue anmikun”. Esati para se tė vinte nė Tiranė, takohet nė Vorrė, pas marrėveshjes qė kishte bėrė mė parė, me Man Picarin, Myrto dhe Dervish bej Arbanėn, tė cilėve u thotė: “Unė jam I mendimit qė Vidi, sado i zgjedhur nga Fuqitė e Mėdha, mbasi asht i huej nuk i di zakonet tona me tė cilat ne mbahemi. Veēanėrisht, mbasi nuk asht mysliman, kur shumica e vendit tonė pėrbahet prej tyre, kėto kohė tė fundit ai nuk po e respekton fenė tonė. Pėr shembull, do tė keni vėnė re se edhe oficerėve u kanė vėnė kapė. Pėr kėto arsye unė mendoj se duhet bėrė diēka pėr me e rrėxue kėtė e nė vendin e tij tė vihet njė mysliman”. Kėta mbasi aprovuan mendimin e tij i dhanė besėn duke i thėnė: “Na ke gati qė tė veprojmė kur-doherė mbas urdhnave tuaj”. Mbasi ranė dakord, Esati u tha: “Unė po shkoj nė Tiranė, ku do tė ftoj popullin pėr tė marrė armėt pėr me luftue kundėr grekėve, qė siē e dini edhe ju, na kanė mėsy nga kufiri i jugut, por kėtė fuqi, kur tė niset nga Tirana pėr nė front e qė do tė kalojė kėndej, ta ndaloni qoftė edhe me armė dhe t’u thoni se nuk u lėmė, se ne do tė ēohemi kundėr Vidit”. Kjo fuqi vullnetare nacionaliste rreth 500 vetash, e udhėhequr prej Refik Toptanit, Musa Beqirit (Musa Qazimit, myftiu iTiranės) sheh Musa Dushkut e tjerė, tė gjithė kėta prej Tirane, kur mbėrrinė te Ura e Limuthit nė Vorrė, hasi fuqinė kryengritėse tė Man Picarit me shokė qė ndodheshin nė pritė e i ndaluan vullnetarėt tė vazhdonin rrugėn. Kundėrshtimet e tė dy palėve mbėr-rinė deri nė njė luftė tė vogėl. Vullnetarėt u detyruan tė kthehen mė 6 maj 1914. Sulmet e grekėve kishin filluar dhe lufta vazhdonte me rreptėsi midis tė dy palėve. Esati bėnte ēmos pėr ta nxitur popullin injo-rant kundėr Vidit dhe municionet e destin-uara pėr luftėtarėt qė luftonin kundėr grekėve, nė shumicėn e rasteve nuk shkonin atje ku ishin pėr tė vajtur, por ia shpėrndante pasuesve tė tij. Nga ana tjetėr, Esati e sabotoi organizimin enjėj fuqie ushtarake tė destinuar pėr nė jug kundėr grekėve. Vetėm njė batalion i for-muar prej rezervistėsh u dėrgua nė Korēė nėn komandėn e major Ali Fehmi Kosturit.

Situata nė Shkodėr

Nė luftėn ballkanike muhamedanėt e Shkodrės luftuan 7 muaj rresht krah pėr krah me ushtrinė turke. Edhe vullnetarėt dibranė kanė marrė pjesė nė luftė dhe kanė luftuar heroikisht kundėr fuqive serbe nė luftėn e Bėrdicės. Malėsorėt katolikė tė Malėsisė sė Madhe, qė kishin marrė pjesė nė kryengritjen e 1911-s kundėr Turqisė, tė gabuar, e ndihmuan ushtrinė malazeze. Mbas marrėveshjes pėr mbrojtjen e Shkodrės nėn flamurin kombėtar Hasan Riza Pasha u vra. Esati ia dorėzoi Shkodrėn ushtrisė malazeze dhe kjo u detyrua t’ia dorėzojė fuqive detare ndėrkombėtare. Mė vonė Shkodra iu dorėzua fuqive tokėsore ndėrkom-bėtare, me pėrjashtim tė Rusisė, tė cilat u vunė nėn komandėn e kolonelit tė Britanisė sė Madhe, Filips. Kėta ngrehėn njė administratė me nėpunės shqiptarė. Esati me anė tė partizanėve tė tij, Alush Lohjes me shokė, mundohej ta vinte Shkodrėn nėn ndikimin e tij. Pėr kėtė qėllim dispononte mjete financiare tė mjaftueshme tė dhėna nga Franca, e cila mundohej nė favor tė influencės sllave, kundėr Austrisė. Nga ana tjetėr, nė Shkodėr u formua “Klubi Bashkimi” prej 12 anėtarėsh, 6 katolikė e 6 myslimanė, i cili pėrfshinte nacionalistėt e asaj kohe. Nė muajin shkurt 1913, nė Shkodėr bėhet njė mbledhje, ajo e Malevet, e cila pėrfshinte ele-mentėt pro e kundėr Esatit, nė tė cilėn mori pjesė edhe abati i Mirditės. Si orator qė ishte, fjalėn ia dhanė Nikollė Mirashit, esadist prej Kastratit, pėr tė shp-jeguar qėllimin e mbledhjes, i cili u shpreh si vijon: “Masi Esati me Ismail Qemalin janė shqiptarė e vėllazėn, ne do tė shkojmė te Esati”. Ded Gjoluli i pėrgjigjet: “Fjala jote nuk vlen, masi ti je malazias”. “Nė qoftė se vetė jam njė herė malazias, ti je njiqind herė austriak”, i thotė Nikollė Mirashi. Ded Gjoluli ven dorėn nė pushkė, por abati hyn midis dhe evitohet kėshtu njė kasaphane. Pas kėsaj u shpėrnda mbledhja. Cuf Lohja (nipi i Alush Lohjes) dhe Nikollė Mirashi, mbas mbledhjes sė shkurtit bėhen gati tė shkojnė te Esati me 900 malėsorė, prej tė cilėve Esati mbajti vetėm 50 vetė. Kėtė fuqi Esati e donte me qėllim qė ta bashkonte me fuqitė e Shqipėrisė sė Mesme, tė pėrmbyste Vidin dhe tė deklarohej vetė kryetar shteti. Si Cufi ashtu edhe Nikollė Mirashi kanė qenė agjentėt e Esatit, por Cufi ka qenė edhe komandant i fuqive vullnetare. Esati shkon pėr tė marrė Vidin dhe malsorėt u kthyen nė Shkodėr nė pritje tė urdhėrave tė tij.

Emri i Sejfi Vllamasit, ndeshet nga njė mori dokumentash arkivore tė gjysmės sė parė tė shekullit XX. Janė dokumente tė burimeve vendase por edhe tė huaja. I lin-dur mė 1883 nė Kolonjė, nė vitet e para tė shekullit XX radhitej nė rrymėn e patri-otėve revolucionarė e demokratė. Situata e rrezikshme nė tė cilėn ndodhej Shqipėria dhe mbarė kombi shqiptar pas shpalljes sė pavarėsisė, bėri qė S.Vllamasi tė jetė gjith-njė e mė akvitė nė rrafshin politik. Ai ishte ndėr ata qė punuan pėr ta ēuar Lėvizjen tonė kombėtare nė vendimet e Kongresit tė Lushnjes. Nė vitin 1947 ai u arrestua dhe u dėnua me 10 vjet burg. Vdiq nė vitin 1975. Punėn serioze tė S.Vllamasit pėr pėrgatitjen e kujtimeve vetiake dhe tė vlerėsimeve historike, pėr njė periudhė 45 vjeēare, e kanė ēmuar jo vetėm historianėt, studjues tė perudhės sė rilindjes dhe tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Atė e kanė vlerė-suar edhe ata bashkėkohės tė tij, njohės tė ngjarjeve dhe tė figurave politike tė viteve 20-30. Libri ėshtė botuar nga Shtėpia Botuese “Neraida”, Tiranė. Botimi i dytė ka dalė nė shitje nė vitin 2000.


(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.