Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Femrat i japin miqesise ate qe i marrin borxh dashurise.
--- Chamfort

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Elita :: Lindita Lole, sopranoja shqiptare qė sfidon New York-un
Postuar nga: isli

Elita Pas 12 vjetėsh, vajza e triove nė festivalet e dhjetorit kthehet pėr tė vizituarTiranėn. Aventura e gjatė e sopranos nė skenat e botės.

Admirina Peēi
Ka rreth 20 ditė qė ajo endet nėpėr Tiranė. Kishte 12 vite qė nuk i kishte shkelur rrugėt e kėtij qyteti. Kishte vite pa takuar asnjė nga miqtė e saj, pa ditur se ku janė e ē'bėjnė. Kishte kohė pa i prekur nga afėr kujtimet e dikurshme, kohėt kur vuante pėr njė pėllėmbė skenė nė Teatrin e Operas dhe Baletit, apo edhe nė skenėn e festivaleve. E tani qė ėshtė kthyer, nuk ngopet duke ecur nė kėto rrugė. Nuk ngopet duke thithur ajrin e ndotur tė Tiranės sė saj tė dashur. Ndoshta sepse e di se edhe pak ditė do tė jetė kėtu… pastaj do tė shkojė sėrish nė jetėn ndryshe, tė Nju Jorkut. Atje do tė jetė sėrish Lindita Lole, ashtu si e njohin njujorkezėt, njė soprano shqiptare qė arriti tė futej nė radhėt e artistėve amerikanė. Atje i duhet tė punojė shumė, deri nė vetmohim qė tė pėrballojė vėshtirėsitė e integrimit. Kėto vėshtirėsi pėr tė, vazhdojnė tė ekzistojnė ende, edhe pse kanė kaluar gati pesė vjet, qėkurse ajo vendosi ta "pushtojė" Nju Jorkun. E atje nė rrugėt e zhurmshme tė kėtij qyteti, ajo sjell herė pas herė ndėrmend jetėn qė ka lėnė pas, edhe rrugėt nga ku ka ecur. Nė Tiranėn e viteve '80 Ato kanė qenė vite vėrtet tė vėshtira pėr studenten Lindita Lole, e cila ėndėrronte tė bėhej soprano shumė e njohur. Tė gjithė e njihnin si njė talent tė veēantė, por me njė biografi jo tė favorshme pėr karrierė. "Gjithmonė unė kam luftuar, kam konkurruar dhe kam synuar tė jem gjithnjė nė krye. Dhe ia arrita, derisa erdhi koha, qė u diplomova. Atėherė kam pėsuar edhe zhgėnjimin tim tė madh. Unė nuk mund tė bėhesha ajo qė kisha menduar. Isha vetėm 23 vjeē. Sapo kisha mbaruar Akademinė e Arteve dhe rezultatet e shkėlqyera nuk mė ndihmuan dot tė vazhdoja rrugėn e muzikės". E diplomuara pėr kanto Lindita do tė dėrgohej nė fshatin Mallkeq tė Vlorės pėr tė dhėnė atje, mėsim nė njė shkollė fillore. "Atje i duhesha atdheut. Kėshtu mė tha edhe ministri i
Arsimit, tė cilit mora guximin dhe shkova t'i ankohesha. Unė duhej tė jepja matematikė e fizkulturė, sepse kjo ishte nevoja e atėhershme. Ka
qenė njė periudhė shumė e vėshtirė pėr mua",- thotė sopranoja qė nuk e fsheh dot dhimbjen pėr ato vite. Por megjithėkėtė ajo arriti tė angazhohet herė pas herė me orkestrėn e Vlorės. "Pas kėsaj, pėr rreth njė vit, punova si instruktore nė Pallatin e Pionerėve nė Vlorė, e mė pas u fejova me Andrean. Kėtu nis njė rrugė e re pėr karrierėn time
muzikore". Martesa me Andrea Lolen, i cili ishte oboist nė njė nga orkestrat e Tiranės, u kthye nė njė ndihmė pėr kėngėtaren e re. Kėshtu ėndrra e dikurshme pėr tė luajtur njė herė nė skenėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit shumė shpejt do tė bėhej realitet pėr tė. Fillimisht ndoqi studion e operas, organizuar nga ky teatėr, nėn drejtimin
e sopranos Edit Mihali. Mė pas, kėndoi nė koncertetet e majit (nė vitin 1988) me orkestrėn e dirigjuar nga Ermir Krantja me "Pulėbardhat" e
Aleksandėr Peēit. Morri pjesė nė koncertin me arie nga opera organizuar me kėngėtarė tė rinj nėn drejtimin e Rifat Teqes. Pastaj do tė zgjidhej nė trion e festivaleve tė pėrvitshme tė dhjetorit. Nė trion e festivaleve. Atėherė ajo e ndiente se kishte ndryshuar diēka. Akulli sikur kish nisur tė krisej. Kėngėtarja me biografinė e pėrfolur, kishte mundur tė ngjitej nė skenėn e festivaleve tė dhjetorit. Ishte viti 1989 kur ajo bashkė edhe me dy kėngėtare tė tjera ( njėra soprano e tjetra mezosoprano) shoqėruan tė gjitha kėngėt e kėtij festivali. Tre vajzat shoqėruese u kthyen nė njė refren pėr tė gjitha kėngėt. "Unė kam qenė ajo e mesit - rrėfen Lindita. Isha unė sopranoja kryesore dhe Mimoza Agolli sopranoja e dytė, ndėrsa mezosoprano ishte Elvira Nebiu". Por, siē rrėfen ajo vetė, nė kėtė festival, ajo arriti tė kėndojė edhe nė njė trio bashkė me Anita Bitrin dhe Gėzim Ēelėn. "Mbaj mend se ka qenė festival vėrtet i bukur ai i atij viti",-kujton kėngėtarja teksa rrėfen se nė kėtė skenė e ka ngjitur Suzana Turku. Mjeshtrja e korit, e kishte thirrur Linditėn qė nė atė kohė punonte nė Teatrin e Operas dhe Baletit dhe e kishte shtyrė qė t'i ngjitej edhe kėsaj skene. "E megjithėse nuk ishte kjo rruga ku unė doja tė ecja, sėrish mė pėlqente",- thotė Lole, duke kujtuar se ajo vajza e triove shoqėruese nė festivale, nuk do tė ishte shumė kohė aty. Shumė shpejt ajo u largua nga Shqipėria, menjėherė sa nisėn trazirat e para, sė bashku me bashkėshortin e saj Andrea Lolen Soprano nė skenat botėrore Greqia nuk u tregua aq bujare me talentin e saj. Pėrkundrazi, asaj iu desh shumė mund pėr tė treguar se nė radhėt e atyre emigrantėve tė shumtė ishte edhe ajo artiste. Dhe pikėrisht si e tillė donte tė ēante atje. Nė tė vėrtetė, ia del. Fillimisht fiton konkursin nė korin e radio-televizionit kombėtar grek. Gjatė pesė viteve qė kėndoi nė kėtė kor, ajo jep disa koncerte recitale nė Athinė, duke kėnduar kėsisoj nė sallat mė tė njohura tė Athinės, si "Megaro Muzikis" nė operėn "Orfeu", tė Monteverdit e shoqėruar nga grupi italian "I solisti veneziani", nė operėn "Carmen" ku pati rastin tė kėndojė me tenorin e famshėm Neill Schikof dhe me mexosopranon e njohur Agnes Balca. Po kėshtu kėndoi nė rolin e njė Vakje nė operėn "Vakjet" tė kompozitorit Argjiri Kunidhi, rolin e zonjės sė parė nė operėn "Momo" tė kompozitorit Alkis Baltas,etj. Ndėrkohė bashkėpunoi edhe me Teatrin e Operas Kombėtare greke,ku kėndoi vazhdimisht deri nė vitin 1998. Pastaj u largua nga Greqia. Koncertet e saj patėn jehonė tė madhe edhe nė shtypin grek. Kėshtu interpretimin e saj nė rolin e Fiordilixhit nė "Cosi Fan Tute" tė Moxartit vėnė nė skenė nga opera kombėtare, gazetat kryesore do ta cilėsonin si brilant. Por pėr asnjė moment Lindita nuk deshi qė tė mbyllej nė atė rreth. Ajo synonte pėrtej Greqisė. Nė tė vėrtetė, ajo arriti tė merrte pjesė edhe nė disa koncerte tė tjera nė salla tė njohura tė Evropės si Gjermani, Francė, Finlandė etj. "Por sidoqoftė, sėrish ishte e vėshtirė tė depėrtoja qė nga Greqia, pasi kisha njė sėrė kufizimesh si emigrante". E megjithkėtė fati deshi qė nė njė koncert tė pėrbashkėt me bashkėshortin e saj, Andrea Lole, nė kishėn anglikane tė Athinės nė mars tė vitit 1998, pėr ta tė hapej njė rrugė e re, e kėsaj herė pėrtej kontinentit, nė Amerikė. Pėrtej kontinentit Menjėherė pasi shkon nė Nju Jork Lindita filloi tė marrė mėsime kantoje me ish- sopranėn e njohur tė Operas metropolitane Loreta di Franco, e cila e drejtoi Linditėn pėr pėrmirėsimin e mjeshtėrisė artistike. Synimi ishte, qė tė mos i ndahej artit tė saj pėr asnjė moment. Pas mėsimeve me Loreta di Francon ajo punon me Joan Dorneman asistent -dirigjente nė Operan Metropolitane tė Nju Jorkut. Puna me to ishte mjaft e frytshme dhe asaj i japin rolin e Mimisė nga opera "La Boheme" e Puccinit". Dhe ky ishte koncerti i parė i Linditės nė Nju Jork. E egjithėkėtė ajo e ndiente se marrėdhėniet shqiptare tė ngritura nė vite ishin mjaft tė brishta. Komuniteti shqiptar atje ishte shumė i shpėrndarė,dhe nuk mund tė gjeje dot njė mbėshtetje. I vetmi shqiptar qė i ėshtė gjendur pranė ishte fotografi i njohur Fadil Berisha. Ai e ka njohur me shoqatėn "Motrat Qiriazi, qė tani kryesohet nga njė ēifute qė ka jetuar rreth 20 vjet nė Vlorė. Kėshtu ajo realizon njė sėrė koncertesh tė organizuara nga kjo shoqatė, e ku kanė marrė pjesė shumė kėngėtarė tė njohur amerikanė si Audra Mc Donald, Tom Bogdan, William Randolph JR,Mandi Patinkin, Deborah Rath,etj,Lindita interpreton arien e Luis
nga "Turandot" e Puccinit. Por si suksesi i saj mė i madh nė Nju Jork ka qenė debutimi nė sallėn 125 vjeēare "Carnegie Hall", ndėr mė tė mėdhatė e mė tė vjetrat nė botė. Pas njė ftese qė i ka bėrė dirigjenti i njohur David Randolf dhe nė njė konkurs mes shumė kėngėtaresh tė tjera amerikane ka qenė pikėrisht Lindita Lole ajo qė ėshtė zgjedhur pėr tė kėnduar nė Carnegie Hall. "Padyshim qė synoja tė kėndoja nė njė nga
sallat e Nju jorkut, por nuk kisha ėndėrruar se do tė kėndoja kaq shpejt nė Carnegie Hall, njė sallė me traditė ku kanė kėnduar emra tė shquar si
Lichia Albaneze, Pavaroti, Domingo, Kallas, Rene Fleming, etj",- thotė Lole, ndėrsa mendon pėr ato qė e presin mė tej.
Nė dhjetor nė njė koncert nė Tiranė Menjėherė sapo ka arritur nė Tiranė mendja i ka shkuar tė gjejė miqtė e vjetėr muzikantė. Ka rrėmuar dhe ka gjetur ato numra tė paktė telefoni qė ka mundur, e me tė pyetur ka mėsuar, pėr disa nga ata miqtė e
dikurshėm. Tė gjithė i kanė hedhur idenė e njė koncerti kėtu, nė Tiranė. "Ka kohė qė dua tė vij pėr njė koncert kėtu, - thotė Lole, - por mundėsitė janė vėrtet tė pakta. Tė lėvizėsh nga Amerika e tė vish kėtu pėr koncert ėshtė e kushtueshme. Por unė do tė tentoj, gjithsesi". Kėshtu pohoi kėngėtarja, pak orė para se tė fliste me dirigjentin Bujar Llapaj, me tė cilin kishtė menduar ta ndante idenė e saj. E pasi ka folur me tė, kanė menduar ta organizojnė njė koncert tė tillė nė dhjetor bashkė me Orkestrėn e Re Filarmonike. "Vėshtirėsitė ekonomike mbeten mbi gjithēka,- thotė Lole - por ndoshta do tė mund t'i zgjidhim". Tani i duhet tė kthehet nė Nju Jork. Nė shtator do tė fillojė njė master nė Manhatan pėr kanto dhe mėsimdhėnie, pastaj e presin njė varg koncertesh tė programuara, nė Greqi dhe nė Gjermani

( G. Shekulli )


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.