Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Lufta, gjithkush e di, eshte forma kolektive dhe e dhunshme e te bashkebiseduarit.
--- Arnoux

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Histori :: Ngritja e Esat Pashės
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Esati e formoi Qeverinė e Shqipėrisė sė Mesme mė 14 tetor 1913 me Ali Bej Zajmin (dibran), Isuf bej Dibrėn, Azis Vrionin dhe stabilizoi njė administratė tė rregullt. Mbas formimit tė qeverisė, Komisioni I Kontrollit i propozon Esatit tė formojė njė komision tė pėrbėrė prej gjithė parisė sė vendit qė tė shkojė nė Gjermani pėr t’ia paraqitur Princ Vidit fronin e Shqipėrisė

Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike nė Shqipėri” (5)



Esati, pasi ia dorėzoi Shkodrėn ushtrisė malaziase nė bazė tė njė akordi qė ėshtė botuar nė kalendarin e 1918-ės nė Shkodėr, erdhi nė Tiranė me ushtrinė e pėrbėrė prej turqve e shqiptarėve. Kjo ushtri, nė bazė tė akordit, u prit me nderime prej ushtrisė serbe nė Lesh. Esati, kur erdhi nė Tiranė, ushtarėve shqiptarė ua la armėt, duke I porositur qė t’i mbajė gjithsecili nė shtėpinė e vet, pėr t’i pėrdorur kur tė vinte koha qė do tė nevojitej pėr ta. Ushtria turke e mbetur nė Tiranė, me njė vapor turk u imbarkua prej Durrėsit pėr nė Turqi. Nė kėtė kohė, Esati shkon nė Vlorė, ku nė kabinetin e Ismail Qemalit ishte caktuar ministėr i Punėve tė Brendshme. Pas pak ditėsh, prapė u kthye nė Tiranė, ku ftoi par-inė e vendit dhe tė Shqipėrisė sė Mesme, si Zogun, Elez Jusufin, Dinė Hoxhėn, Mersin, Dinė e Shaqir Demėn, Selim Nokėn, Dervish Biēakun etj. Midis kėtyre Esati i bėri pritje tė veēantė Zogut, nė atė kohė 18 vjeē, tė cilit I ishte rritur influenca, si pėr pjesėmarrjen e tij nė luftėn e Shkodrės, ashtu edhe pėr mba-jtjen e krahinės sė Matit tė paokupuar nga ushtria serbe gjatė Luftės Ballkanike (Zogu, me njė fuqi tė pėrbėrė prej matjanėsh, deshi tė merrte pjesė nė luftėn e Shkodrės, por nė Kakarriq ra nė njė pritje tė ushtėrisė malazi ase dhe atje u shpartallua). Zogu ishte mysafir nė shtėpinė e Pashės. Nė mbledhjen e delegatėve, Pasha, pasi i pėr-mirėseardhi delegatėt, u tha: “Siē ju do ta kini marrė vesh, Fuqitė e Mėdha e njofėn pavarėsinė e Shqipėrisė. Pra, pėrpara kėtij fati tė lumtur, gjithkush duhet tė mendohet pėr mėnyrėn e sundimit tė vendit tonė dhe pėr udhėheqėsin e tij, pėr tė cilin unė mendoj se, mbasi Shqipėria pėrbėhet prej njė shu-mice myslimanėsh, duhet ta ketė njė udhėheqės mysliman. Pėr kėtė gjė besoj se edhe zotėria juaj do tė jeni dakord me mua”. Si mbaroi kėto fjalė (nė shtėpinė e Selim pashė Toptanit), pa i dhėnė rastin ndonjėrit prej delegatėve pėr tė dhėnė pėrgjigjen e tyre, del jashtė. Pra, pasi nuk u bė ndonjė kundėrshtim nga kushdo qoftė, kuptohetvetiu se mendimi i Esatit qe pranuar prej tyre me pėrjashtim tė Zogut, i cili ndėr ato ditė kur Esati shkoi nė Durrės pėr tė pėrgat itur formimin e qeverisė sė Shqipėrisė sė Mesme, pėrgatiti njė telegram falso, qė gjoja i dėrgohej Osman Balit nga ana e Esatit. Osman Bali nė atė kohė ka qenė komandant i fuqive tė Pashės nė Tiranė. Nė telegram urdhėronte Osman Balin t’i jepte Zogut armė e municion tė cilat i nevojiten fuqive tė tij, qė kishte prurė me vete. Esati u zemėrua tepėr pėrpara kėsaj trad-htie. Por ky, pasi merrej me formimin e qev-erisė sė Shqipėrisė sė Mesme nė atė kohė, nuk e pa oportune tė merrte masa kundėr Zogut. Abdi, Murat dhe Refik Toptani nuk ishin dakord me mendimet dhe veprimet e Pashės. Zogu, duke pėriftuar nga preokupimet e Esatit, rrethoi Matin dhe e mbrojti derisa erdhi Vidi. Kėshtu qė gjatė periudhės sė Esatit, Mati mbeti i pavarur. Esati, kur u kthye i pakėnaqur, mė 18 shta-tor 1913, nga Vlora, dėrgon kushėririn e Abaz Kupit nė Lesh te Mano beg Lesha me njė letėr me porosi qė delegatin t’ia ēojė Preng Pashės nė Kallmet. Esati, nė letrėn qė i dėrgonte Preng Pashės, i thoshte: “Si min-istėr i Brendshėm erdha me punė nė Durrės. Tė punojmė bashkė ose tė paktėn tė mė pėrkrahėsh se Princ Vidi asht shėnue simbret dhe s’kemi se ēfarė me ba”. Esati I lutej P. Pashės qė delegatin nė fjalė ta pėrc-jellte deri nė Shkodėr, se ka pėr tė dėrguar letra. Ai kishte katėr letra pėr Shkodėr: pėr Myfti Adem Efendinė, Alush Lohjėn, Sulēe Begun dhe Muharrem Kazazin. Ibrahim Kumnova, sekretari i Preng Pashės, mundi ta hapte njėrėn letėr, ku shkruhej: “Si minister i Mbrendshėm erdha tė punoj nė Durrės, se me Ismail Qemalin nuk punohet. Pra tė vini e tė bisedojmė pėr njė princ turk”. Preng Pasha nga ndryshimi i pėrmbajtjes sė letrave qė nuk konkordonin, u trondit, bashkė me Musa Shehun (nga Prizreni), Hysni Currin (nipi i Bajram Currit) dhe Dan Hasanin qė ishin prezentė. Bajram Curri ndodhej nė Kthellė. Preng Pasha me shokėt e tij tė lartpėrmendur vendosėn tė dėrgohej Dan Hasani te Esati me njė kartėvizitė tė P. Pashės, ku ky i thoshte Esatit: “Pėrgjigjen time asht ngarkue me jua dhanė Dani”. Dani Esatin e gjen nė Tiranė, ku ka qenė bashkė me Fadil Pashė Toptanin dhe me Dervish Himėn. Kur pasha mbetet vetėm, Dani ia jep Esatit kartiviztėn e Preng Pashės dhe gojar-isht i flet fjalėt qė i kish porositur Pasha: “Nuk e shoh tė arsyeshme qė nė Durrės tė ngrihet njė qeveri e re, pse bėn njė pėrshtyp-je tė keqe nė botėn e jashtme nė dėm tė Shqipnisė, ashtu si me dasht tė ngreh edhe unė njė qeveri nė Mirditė, sikur Gjeto Coku ėndėrronte tė ngrinte nė Lesh, gjė qė na diskrediton jashtė. Unė mendoj dhe ju ftojjuve, si ministri i Qeverisė sė Vlorės, dhe unė si nėnkryeministėr, tė mblidhemi sė bashku e tė diskujtojmė situatėn, e nė qoftė se Ismail Qemali ka tė meta, e rrėzojmė me anėn e rrugės legale”. Esati i pėrgjigjet Danit duke I thėnė: “Unė me Ismail Qemalin nuk punoj kurrė, prandaj ma bani Preng Pashėn, qė tė paktėn tė rrijė asnjanės”, dhe shton: “Tė ma biesh nė Tiranė edhe Bajram Currin, i cili ndodhet nė Kthellė. E nė qoftė se nuk mund tė vijė nė Tiranė, le tė vijė nė Krujė, se shkoj dhe shihem vetė me tė. Dhe Bajram Currit t’I nap njė mijė kuintalė drithė pėr malėsorėt e Gjakovės”. Dani kthehet nė Kallmet. Mbas largimit tė Ismail Qemalit nga Vlora, Preng Pasha me shokė vendosėn tė dėrgojnė njė komision tė pėrbėrė prej sheh Musa Prizrenit dhe Dan Hasanit nė Nicė (Francė), i cili nė emėr tė Preng Pashės e Bajram Currit t’i lutej tė vijė nė Lesh pėr tė ngritur pėrsėri Qeverinė e Vlorės, mbasi Shkodra ishte e okupuar prej fuqive ndėrkombėtare, dhe kėshtu me ecė kundėr Esat Pashės. Por I. Qemali u pėrgjigjet: “Djemtė e mij, Shqipėria me gjak humbet, prandaj gjakun duhet ta evitojmė. Mė puthni P. Pashėn dhe B. Currin”. Esati e formoi Qeverinė e Shqipėrisė sė Mesme, mė 14 tetor 1913, me Ali Bej Zajmin (dibran), Isuf bej Dibrėn, Azis Vrionin dhe stabilizoi njė administratė tė rregullt. Mbas formimit tė qeverisė, Komisioni i Kontrollit I propozon Esatit qė tė formojė njė komision tė pėrbėrė prej gjithė parisė sė vendit qė tė shkojė nė Gjermani pėr t’ia paraqitur Princ Vidit fronin e Shqipėrisė. Esati pranon propozimin e komisionit me dy kondita:
1) Tė pranohet Durrėsi si kryeqytet:
2) nė kabi-netin qė do tė formohet t’i rezervohej atij Ministria e Brendshme dhe ajo e Luftės.
Komisioni i Kontrollit i pranoi dhe komisioni i parisė sė Shqipėrisė shkon nė Gjermani ia paraqet Princ Vidit fronin e Shqipėrisė, i cili si Mbreti i Shqipėrisė zbret nė Durrės, mė 17 mars 1914.

Emri i Sejfi Vllamasit, ndeshet nga njė mori dokumentash arkivore tė gjysmės sė parė tė shekullit XX. Janė dokumente tė burimeve vendase por edhe tė huaja. I lin-dur mė 1883 nė Kolonjė, nė vitet e para tė shekullit XX radhitej nė rrymėn e patri-otėve revolucionarė e demokratė. Situata e rrezikshme nė tė cilėn ndodhej Shqipėria dhe mbarė kombi shqiptar pas shpalljes sė pavarėsisė, bėri qė S.Vllamasi tė jetė gjith-njė e mė akvitė nė rrafshin politik. Ai ishte ndėr ata qė punuan pėr ta ēuar Lėvizjen tonė kombėtare nė vendimet e Kongresit tė Lushnjes. Nė vitin 1947 ai u arrestua dhe u dėnua me 10 vjet burg. Vdiq nė vitin 1975. Punėn serioze tė S.Vllamasit pėr pėrgatitjen e kujtimeve vetiake dhe tė vlerėsimeve historike, pėr njė periudhė 45 vjeēare, e kanė ēmuar jo vetėm historianėt, studjues tė perudhės sė rilindjes dhe tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Atė e kanė vlerė-suar edhe ata bashkėkohės tė tij, njohės tė ngjarjeve dhe tė figurave politike tė viteve 20-30. Libri ėshtė botuar nga Shtėpia Botuese “Neraida”, Tiranė. Botimi i dytė ka dalė nė shitje nė vitin 2000.

(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.