Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēdo mėsim e ke fitim
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Ceshtje Kombetare :: Kush eshte Mehdi Frasheri
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare FAMILJET E MEDHA FRASHERI

Historia e panjohur e politikanit e diplomatit tė famshėm qė pėr 15 vjet pėrfaqėsoi Shqipėrinė nė Lidhjen e Kombeve. Si jetoi ai me familjen nė Romė deri nė moshėn 91 vjeēare

Dėshmoj unė, nipi i Mehdi Frashėrit ish-Kryeministrit tė Shqipėrisė

Rrėfimi i 64-vjeēarit Tefik Ēelo: "Nė ditėt e para tė nėntorit tė vitit 1944, kur partizanėt e Enver Hoxhės po pėrgatiteshin tė sulmonin Tiranėn, gjyshi im, Mehdi Frashėri, i cili nė atė kohė ishte anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Regjencės, mori gruan, Nejren, sė bashku me tre fėmijėt, Vehbiun, Medihan e Ragipin, dhe u largua pėr nė Itali. Kėtu nė Shqipėri i mbeti vetėn vajza e madhe, Shehriari, e cila ėshtė nėna ime, qė vdiq nė 1999"

Dashnor Kaloēi

Gjatė viteve 1943-1944 qė gjyshi im Mehdi Bej Frashėri ishte antar i Kėshillit tė Lartė tė Regjencės, ai banonte nė njė shtėpi sė bashku me familjen e Koēo Dilos tek Rruga e Dibrės tė cilėn ua kishin marrė me qera familjes Petrela, sepse shtėpinė e tij e cila sot ėshtė rezidenca e Ambasadės Ruse, Mehdi Beu ua kishte lėshuar njė pėrfaqėsie gjermane, me qeranė e sė cilės ai pėrballonte jetesėn e familjes.

Nė ditėt e para tė nėntorit tė vitit 1944 kur partizanėt e Enver Hoxhės po pėrgatiteshin tė sulmonin Tiranėn, gjyshi Mehdi Bej Frashėri mori gruan Nejre (Biēaku) dhe bashkė me tre fėmijėt Vehbiun, Medihanė e Ragipin u nisėn nė drejtim tė Shkodrės dhe larguan nga Shqipėria pėr nė Itali. Nė atė kohė kėtu nė Shqipėri, Mehdi Beut i ngeli vetėm vajza e tij e madhe Shehriari qė ėshtė nėna ime". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn" ėshtė 64 vjeēari Tefik Ēelo, djali i vajzės sė Mehdi Bej Frashėrit, i cili rrėfen duke bėrė publike gjithė historinė e familjes prej nga ai rrjedh dhe gjyshit tė tij i cili ėshtė konsideruar si sė njė prej personaliteteve mė tė famėshme tė politikės shqiptare tė gjysmės sė parė tė shekullit tė kaluar. Po kush ėshtė Mehdi Bej Frashėri dhe cila ėshtė origjina e familjes sė tij? Ku u shkollua ai dhe pėrse Porta e Lartė nė Stamboll e emėroi si Guvernator tė Palestinės dhe nėnkomisar tė saj nė Misir tė Egjiptit? Kur u kthye nė Shqipėri dhe si e filloi karrierėn e tij politike Mehdi Frashėri duke u zgjedhur Prefekt, Deputet, Ministėr, Kryetar i Kėshillit tė lartė tė Shtetit, Kryeministėr dhe antar i Kėshillit tė Lartė tė Regjencės? Si u largua ai nga Shqipėria nė nėntorin e vitit 1944 dhe si jetoi nė Romė sė bashku me familjen e tij? Cilat ishin mardhėniet shoqėrore tė Mehdi Bej Frashėrit dhe familjes sė tij me familjen e Mbretit Zog dhe tė tjerave familje tė njohura shqiptare qė ishin nė emigracion e korespodenca qė ai mbajti me ta? Cila ėshtė veprimtaria studimore e Mehdi bej Frashėrit me 600 artikujt publicistikė dhe librat e botuar? Si e pėrballoi jetesėn familja e Mehdi Beut gjatė viteve qė qėndroi nė emigracion nė Romė dhe pėrse ai dhe tre fėmijėt e tij sa ishin gjallė nuk pranuan qė tė merrnin nėnshetėsinė italiane? Si i kaloi ai vitet e pleqėrisė deri sa vdiq nė moshėn 91 vjeēare nė vitin 1963 dhe kush ishin personalitetet e diasporės shqiptare dhe pėrfaqėsuesit e trupit diplomatik tė akredituar nė Romė qė morėn pjesė nė varrimin e tij? Lidhur me kėto e tė tjera fakte e ngjarje nga jeta e Mehdi bej Frashėrit dhe e familjes sė ti, bėhen tė ditura nga nipi i tij 64 vjeēari Tefik Ēelo dhe dokumentat e shumta qė ai ka mundur tė ruajė gjatė viteve tė gjata tė internimit.


Kush ishte Mehdi Frashėri


Mehdi Frashėri u lind nė fshatin Frashėr tė Pėrmetit mė 28 shkurt tė vitit 1872. Familja Frashėri nga e cila rridhte dhe Mehdiu ishte familje fisnike bejlerėsh dhe njė nga mė tė dėgjuara nė Jugun e Shqipėrisė. Tė parėt e asaj familje kanė qenė tė njohur si feudalė tė mėdhenj dhe pronat e tyre shtriheshin deri nė malin e Tomorrit. Pas disa konflikteve tė karakterit politik qė ajo familje pati me Portėn e Lartė nė Stamboll, ata u internuan familjarisht nė Turqi. Nė atė kohė qė ndodhi internimi i familjes nga fshati Frashėr pėr Turqi, Mehdiu ishte nxėnės nė shkollėn e mesme tė qytetit tė Manastirit (Bitola) tė cilėn ai e mbaroi me rezultate tė larta nė vitin 1894. Pas mbarimit tė kėsaj shkolle Mehdiu fitoi njė tė drejtė studimi pėr tė ndjekur mėsimet nė Universitetin e Stambollit pėr Shkencat Politike dhe Ekonomike ku u diplomua shkėlqyeshėm nė vitin 1898. Duke u nisur nga rezultatet e larta qė ai arriti nė atė degė tė Universitetit, qeveria turke e ftoi tė punonte nė administratėn e saj dhe ai u emėrua si N / Prefekt i Thrakisė e mė pas i Maqedonisė e Sanxhakut tė cilat asokohe ishin nėn sundimin otoman. Nė funksionin e N / Prefektit tė kėtyre krahinave Mehdi Frashėri qėndroi deri nė vitin 1911 kur u emėrua Guvernator i Jeruzalemit dhe i gjithė Palestinės. Pas njė viti ai u transferua pėrsėri me detyrėn e Nėnkomisarit tė Turqisė nė Misir tė Egjyptit. Nė shtatorin e atij viti ashtu si shumė patriotė shqiptarė qė asokohe punonin nė administratėn e lartė osmane, edhe Mehdi Frashėri u kthye nė Shqipėri pėr tė dhėnė kontributin e tij nė shkėputjen e Shqipėrisė nga Turqia dhe shpalljen e Pavarsisė. Nė vitin 1912 ai u caktua Pėrfaqėsues i Qeverisė shqiptare pranė Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit pėr Shqipėrinė. Disa vjet mė vonė nė 1919 ai u caktua nė postin e Ministrit tė Brendshėm dhe mė pas si delegat i Shqipėrisė nė Konferencėn e Paqes nė Paris. e pas Kongresit tė Lushnjes. Nė funksionin e Ministrit tė Brendshėm Mehdi Frashėri dha njė kontribut tė madh nė organizimin e mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare tė vitit 1921 ku ai u zgjodh deputet, tė cilat nga qarqet e huaja diplomatike u konsideruan zgjedhje tė lira e demokratike. Nė atė kohė ai bashkėpunoi ngushtė me degėt ekonomike tė vendit dhe me inisiativėn e tij personale bėri tė mundur ndryshimin e monedhės shqiptare nga "Leka i madh" nė "Lek". Nė atė periudhė qė ishin duke u hedhur themelet e para tė shtetit tė ri shqiptar, Mehdi Frashėri kryesoi tė gjitha komisionet parlamentare pėr hartimin e ligjeve (kodeve) ekonomike dhe ishte i pari qė paraqiti nevojėn e reformės agrare e themelimin e njė Banke nė Shqipėri. Nga viti 1923 e deri nė vitin 1939 me disa ndėrprerje tė shkurtėra, Mehdi Frashėri ishte nė funksionin e deputetit tė Parlamentit shqiptar dhe pėrfaqėsuesit tė Shqipėrisė pranė Lidhjes sė Kombeve (sot OKB) nė Gjenevė tė Zvicrrės. Nė vitin 1929 ai u zgjodh nė postin e Kryetarit tė Kėshillit tė Shtetit dhe disa vjet mė vonė nė 1935, Mbreti Zog e thirri dhe e emėroi nė postin e Kryeministrit tė Shqipėrisė. Caktimi i tij nė atė detyrė u bė nga ana e Mbretit Zog me qėllim qė tė kalonte situata e vėshtirė nė tė cilėn ndodhej vendi. Ardhja e Mehdi Frashėrit nė krye tė qeverisė shqiptare, asokohe u pėrshėndet nėpėrmjet shtypit nga shumė intelektualė tė njohur si Padėr Gjergj Fishta etj tė cilėt e konsideruan atė si njė qeveri me frymė thellėsisht liberale dhe e kohės. Mė 6 prill tė vitit 1939 kur Italia filloi agresionin fashist ndaj Shqipėrisė, Mehdi Bej Frashėri i cili nė atė kohė ishte deputet i Parlamentit Shqiptar, u takua me Mbretin Zog qė e kishte mikun mė tė ngushtė dhe i kėrkoi atij qė tė fillonte rezistenca e armatosur ndaj italinėve duke i thėnė qė Shqipėria nuk duhej tė ndiqte shembullin e Tunizisė e cila nuk shtiu asnjė pushkė kur u pushtua nga Italia. Pas takimit me Mbretin Zog, Mehdi Bej Frashėri shkoi dhe mori njė takim me Ministrin Fuqiplotė tė Italisė nė Tiranė duke i kėrkuar atij qė tė ndėrhynte pranė Qeverisė sė tij qė Musolini tė tėrhiqte ultimatumin qė i kishte dhėnė Qeverisė shqiptare. Mbasi nuk e bindi dot atė, Mehdi Beu ndėrmori dhe disa takime tė tjera me trupin diplomatik tė akredituar nė Tiranė duke u kėrkuar atyre qė tė ndėrhynin pranė Qeverive pėrkatėse me qėllim qė tė dėnohej agresioni fashist qė Italia po ndėrrmerte ndaj njė vendi tė vogėl e sovran siē ishte Shqipėria. Nė mėngjezin e 7 prillit 1939 kur u dha lajmi se anijet luftarake italiane mbrritėn nė Portin e Durrėsit, Mehdi bej Frashėri shkoi nė Radio-Tirana dhe qė andej me anė tė njė fjalimi iu drejtua gjithė popullit shqiptar duke i bėrė thirrje qė tė ngrihej me armė kundra pushtimit fashist. Gjatė atij fjalimi i cili u ndoq me interes tė madh nėpėrmjet nga mijra qytetarė, Mehdi Beu duke folur nė emėr tė popullit shqiptar e quajti Musolinin dhe trupat e tij "Atila oksidental, modern dhe i motorizuar". Pas atij fjalimi patriotik dhe tepėr prekės Mehdi Beu nuk u largua nga Shqipėria ndonėse i kishte tė gjitha mundėsitė, por preferoi dhe u fut nė Legatėn turke nė Tiranė duke u kėrkuar atyre strehim politik. Mė pas autoritetet italiane qė u vendosėn nė Shqipėri, duke e konsideruar Mehdi Beun si njė antifashist e person politik me mjaft rrezikshėmri dhe kundėrshtar potencial tė tyre, e internuan atė nė Itali duke e mbyllur nė kampet e pėrqėndrimit ku ai qėndroi deri nė vitin 1943. Nė 1943 kur kapitulloi Italia dhe nė Shqipėri hynė trupat gjermane, disa personalitete tė politikės shqiptare tė asaj kohe si Rexhep Krasniqi, Xhafer Deva, Bedri Pejani etj, gjatė bisedimeve qė patėn me pėrfaqėsuesin fuqiplotė tė Hitlerit nė Ballkan (Nojenbauer) i kėrkuan atij qė tė ndėrhynte pranė Qeverisė sė tij qė Mehdi Frashėri i cili ndodhej i internuar nė Itali, tė sillej nė Tiranė pėr tė kryesuar Kėshillin e Lartė tė Regjencės, pasi ai konsiderohej si njė nga politikanėt mė tė aftė qė kishte Shqipėria nė atė kohė. Autoritetet gjermane u bindėn pėr kėtė dhe e sollėn Mehdi Frashėrin nė Tiranė dhe ai sė bashku me Lef Nosin, Padėr Anton Harapin dhe Fuat Dibrėn tė cilėt konsideroheshin si personat polikė me tė kaluar tė pastėr, kryesuan Kėshillin e Lartė tė Regjencės i cili u zgjodh pas mbajtjes sė njė Kuvendi Kushtetues ku pėr herė tė parė morėn pjesė me mandat tė rregullt dhe pėrfaqėsuesit e Kosovės. Nė funksionin e antarit tė Kėshillit tė Lartė tė Regjencės, Mehdi Frashėri qėndroi deri nė fillimin e nėntorit tė vitit 1944. Gjatė asaj periudhe si dhe mė pėrpara nė viteve e Monarkisė, Mehdi Frashėri ka banuar nė Tiranė nė njė shtėpi tek Rruga e Dibrės tė cilėn ua kishte marrė me qera familjes Petrela, sepse shtėpinė e tij (vila ku sot ndodhet rezidenca e Ambasadės Ruse) ai e kishte lėshuar me qera pėr tė pėrballuar jetesėn e familjes. Nė fillimin e nėntorit 1944 kur forcat partizane tė Enver Hoxhės po pėrgatiteshin tė sulmonin Tiranėn, Mehdi Frashėri sė bashku me gruan e tij Nejre (Biēaku) dhe tre fėmijėt Vehbiun, Medihan dhe Ragipin u largua nga Shqipėria dhe nėpėrmjet Shkodrės kaluan dhe u vendos nė Itali e cila nė atė kohė kontrollohej nga Forcat Aleate. Nė Itali Mehdi Beu me familjen e tij pėrfituan statusin e azilantit politikė dhe kur mbėrritėn nė Romė u vendosėn nė njė apartament (afėr stacionit tė trenit) nė Piaca "Rexhina Margarita". Nė atė periudhė Mehdi Bej Frashėri ishte nė njė moshė tė thyer (75 vjeē) dhe nuk preferoi tė vazhdonte mė politikėn, por iu pėrkushtua vetėm veprimtarisė studimore duke hartuar njė Histori tė Shqipėrisė e cila i mbeti nė dorshkrim pasi nuk arriti qė ta botonte dot. Gjatė gjithė karrierės sė tij politike Mehdi Frashėri arriti tė botonte rreth 600 artikuj publicistikė e studimorė nė gazeta e revista tė ndryshme si dhe disa libra si "Koka e Prerė e Ali Pashė Tepelenės", "Tirana Kryeqytet i Shqipėrisė" etj. Mehdi Bej Frashėri vdiq nė shtėpinė e tij nė Romė nė 25 maj tė vitit 1963 kur ishte 91 vjeē dhe nė varrimin e tij ku fjėlėn e rastit e mbajti Dhimitėr Berati, morėn pjesė shumė personalitete politike tė diasporės shqiptare nė Europė e Amerikė, si dhe disa pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Itali.




Nipi i ish-Kryeministrit rrėfen gjithė tė kaluarėn e gjyshit dhe familjes sė tij. Nga universitetet e Europės nė administratėn e shtetėrore dhe largimin nga Shqipėria nė 1944

"Mehdi Beu i shpėtoi komunistėt nė shtėpinė e Koēo Dilos"

Dėshmia e nipit, 64 vjeēarit Tefik Ēelo: "Ndonėse gjyshi im Mehdi Frashėri ishte nė funksionin e anėtarit tė Kėshillit tė Lartė tė Regjencės, ai nuk i urrente aspak komunistėt, pėrkundrazi, i ndihmonte, edhe pse ata i pėrgatitėn atentatin pėr ta vrarė. Shtėpinė e tij aty nė Rrugėn e Dibrės, Koēo Dilo e kishte kthyer nė bazė tė fuqishme tė komunistėve dhe kur gjermanėt shkuan pėr ta bastisur, Mehdi Beu doli dhe i shpėtoi tė gjithė komunistėt qė u larguan duke i shpėtuar arrestimit"

Dashnor Kaloēi

Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e sė dielės i cili botohet nė ciklin e shkrimeve mbi Familjet e Mėdha tė Shqipėrisė, u njohėm me historinė e jetės sė ish-Kryeministrit Mehdi Bej Frashėrit qė nga origjina e familjes, diplomimi nė Shkencat Politike -Ekonomike tė Universitetit tė Stambollit, funksionet nė adminstratėn e lartė otomane ku shėrbyeu si Prefekt i Thrakisė, Sanxhakut e Maqedonisė, Guvernator i Palestinės, nėnkomisar i Turqisė nė Misir tė Egjiptit etj. Po kėshtu aty u njohėm dhe me karrierėn e tij tė gjatė politike nė Shqipėri qė nga viti 1912 kur u caktua si Pėrfaqėsues i shtetit shqiptar nė Komisionin Ndėrkombėtar tė Kontrollit pėr Shqipėrinė si dhe nė funksionet e Ministrit tė Brendshėm, tė Kryetarit tė Kontrollit tė Shtetit, Kryeministrit dhe antar i Kėshillit tė Lartė tė Regjencės, funksion me tė cilin mbylli karrierėn e gjatė politike.


Familja e Mehdi Bej Frashėrit

Cila ishte familja e Mehdi Bej Frashėrit dhe ku banonin ata? Pėrse familja Frashėri nga trungu i sė cilės rridhte Mehdiu mbeti nė Turqi dhe a kishte ai tė afėrm tė tjerė tė fisit tė tij qė jetonin nė Shqipėri? Sa fėmijė kishte Mehdi Bej Frashėri, ku ishin shkolluar ata dhe cili ishte aktiviteti i tyre shoqėror e politik nė kohėn e Monarkisė e nė periudhėn e pushtimit fashist tė Shqipėrisė? Cilėt ishin miqtė e afėrt tė Mehdi Beut, si i ndihmoi ai komunistėt dhe si mundi t'ju shpėtonte atentatit qė i kurdisėn ata? Si u largua ai nga Shqipėria dhe cilėt ishin njerzit qė e pėrcollėn deri nė kufirin me Malin e Zi. Lidhur me kėto dėshmon nipi i tij (djali i vajzės Shehriarit) 64 vjeēari Tefik Ēelo i vetmi trashėgimtar i mbetur gjallė nga pasardhėsit e Mehdi Bej Frashėrit, i cili kujton: "Ndonėse gjyshi im Mehdi Frashėri kishte lindur nė fshatin Frashėr tė Pėrmetit (nė 1872) ai nuk ka pasur nė Shqipėri asnjė njeri tjetėr tė familjes apo nga farefisi, sepse familja e tij u shpėrngul pėr nė Turqi aty nga vitet e fundit tė shekullit tė IX dhe tė gjithė pjestarėt e saj mbetėn atje me pėrjashtim tė Mehdiut i cili u kthye nė 1911 sė bashku me shumė patriotė tė tjerė shqiptarė qė erdhėn nė kuadrin e Shpalljes sė Pavarsisė. Familja e gjyshit tim nuk kishte asnjė lidhje farefisnore me familjen e vėllezėrve Frashėri, Abdylit, Naimit e Samiut, ose mė saktė duhet tė kenė pasur njė lidhje gjaku shumė tė largėt. Gjyshi Mehdiu qė kur shėrbente nė administratėn e lartė otomone, aty nga viti 1903 u martua me Nejre Biēakun e cila (kishte lindur nė 25 maj tė vitit 1886) ishte njė vajzė e re dhe rridhte po nga njė derė fisnike bejlerėsh tė Elbasanit, (familja e Aqif Pashė Elbasanit) dhe Ahmet Zogun e kishte kushėri tė parė (djalė daje). Nga kjo martesė, Mehdiut e Nejres iu lindėn katėr fėmijė, dy djem dhe dy vajza. I pari i fėmijėve ishte Vehbiu (1906) e dyta nėna ime Sheriari (1907) e treta Medihaja (1911) i dhe i katėrti Ragipi (1913). Ashtu siē ishte dhe tradita e familjes, gjyshi Mehdi Beu u kujdes qė t'i shkollonte tė gjithė fėmijėt e tij nė shkollat dhe universitetet e Europės. Kėshtu djali i madh Vehbiu u diplomua nė Gjermani nė njė shkollė Tregtare, kurse Ragipi u shkollua nė Itali duke u diplomuar nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Romė, si dhe nė Akademinė Ushtarake nė Torino. Po kėshtu edhe Medihaja ishte diplomuar nė njė Universitet tė Gjermanisė, kurse nėna ime Shehriari nuk i kishte kryer studimet e larta, por kishte mbaruar shkollėn amerikane tė Dakos nė Kamėz", dėshmon Tefik Ēelo mbi pėrbėrjen e familjes sė nėnės sė tij, qė ishte vajza e parė e mehdi Bej Frashėrit.

Pozita shoqėrore politike e familjes

Po cila ishte pozita shoqėrore dhe politike e familjes sė Mehdi Frashėrit qė nga koha e Monarkisė e mė pas gjatė periudhės sė pushtimit fashist? Lidhur me kėtė Tefik Ēelo dėshmon: "Qė nga viti 1911 kur gjyshi Mehdi Beu sė bashku me gjyshen Nejre dhe tre fėmijėt qė u kishin lindur atje erdhėn nga Turqia nė Shqipėri, ata u vendosėn nė Tiranė duke banuar nė shtėpi tė ndryshme si qeraxhinj. Nga fundi i viteve 1920 Mehdi Beu filloi tė ndėrtonte shtėpinė e tij e cila sot ėshtė rezidenca e Ambasadės Ruse dhe ndodhet nė afėrsi tė Radiotelevizionit Shqiptar. Pėr ndėrtimin e asaj shtėpie Mehdi Beu shfrytėzoi tokėn qė iu dha nga shteti (me vendim qeverie) ashtu si shumė funksionarė tė tjerė tė lartė deputetė e politikanė tė cilėt i blenė ato troje pėr tė ndėrtuar banesat e tyre. Pėr ndėrtimin e asaj shtėpie pėrveē kursimeve nga tė ardhurat qė kishte si deputet, Ministėr e Kryetar i Kėshillit tė Lartė tė Shtetit, ai u ndihmua edhe nga familja e tij qė ishte nė Turqi, ashtu dhe nga ajo e gjyshes, (Biēaku) qė po ashtu ishte familje e pasur. Gjatė viteve qė Mehdi Beu qėndroi nė Gjeneve tė Zvicrrės si pėrfaqėsues i shtetit shqiptar pranė Lidhjes sė Kombeve, ai e linte me qera atė shtėpi me qėllim qė tė pėrballonte jetesėn e familjes dhe fėmijėve tė cilėt shkolloheshin me pagesė nė universitetet e Europės. Nga katėr fėmijėt e Mehdi Beut, vetėm nėna ime Shehriari u martua me Remzi Ēelon, babanė tim me origjinė nga Leskoviku i cili nė atė kohė punonte si sekretar i Legatės shqiptare nė Selanik, kurse tre tė tjerėt Vehbiu, Medihaja dhe Ragipi kanė qenė beqarė e nuk u martuan asnjėherė. Daja i madh Vehbiu pas shkollimit nė Gjermani, u kthye nė Tiranė dhe gjatė viteve tė Monarkisė ėshtė marrė pothuaj vazhdimisht me tregti, dhe tė ardhurat qė nxirrte ishin baza kryesore qė mbahej familja. Po kėshtu edhe Ragipi mbasi qėndroi pėr afro dhjetė vjet nė Itali ku mbaroi dy fakultete, erdhi nė Tiranė dhe pasi punoi pėr disa kohė nė administratėn shtetėrore e mė pas u largua qė andej dhe doli si avokat. Nė vitet e fundit tė Monarkisė dhe gjatė periudhės sė pushtimit, Ragipi punonte si ortak sė bashku me avokatin Haki Karapici. Kurse halla Medihaja ka qėndruar gjithmonė nė shtėpi duke u marrė me punėt e shtėpisė. Gjatė periudhės sė pushtimit 1939-1944, di qė daja i madh Vehbiu ka punuar disa kohė nė postin e zv / Ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė", dėshmon Tefik Ēelo rreth pozitės shoqėrore tė familjes sė gjyshit tė tij Mehdi Bej Frashėrit gjatė kohės sė Monarkisė.

Mehdiu, ndihmonte komunistėt

Lidhur me periudhėn e pushtimit fashist tė Shqipėrisė kur Mehdi bej Frashėri ishte njė ndėr politikanėt mė tė lartė tė shtetit shqiptar, nipi i tij Tefik Ēelo dėshon Ndonėse gjyshi im Mehdi Bej Frashėri gjatė viteve tė pushtimit fashist kishte pranuar postin e antarit tė Kėshillit tė Lartė tė Regjencės, ai nuk kishte asnjė lloj urrejtje pėr komunistėt, pėrkundrazi nė shumė raste ai i ka ndihmuar ata. Mehdi Beu ka pasur bindje antifashiste dhe qė me ardhjen e Italisė ai u internua prej tyre. Gjatė viteve 1943-44 familja e gjyshit banonte tek Rruga e Dibrės sė bashku me familjen e avokatit tė njohur Koēo Dilo, nė njė shtėpi qė ua kishin marrė me qera familjes Petrela. Familja e Koēo Dilos me tė cilėn ne kishim njė miqėsi shumė tė ngushtė, ishte e lidhur e gjitha me lėvizjen antifashiste dhe e kishin kthyer atė shtėpi nė bazė tė sigurtė tė komunistėve ku ishin strehuar dhe streoheshin eksponentė kryesorė tė PKSH, shokė tė Koēos si Qemal Stafa, Vasil Shanto, Nako Spiro etj pasi dhe Telemaku, Melpomeni e Ksanthipi ishin komunistė apo tė lidhur ngushtė me ta. Siē mė ka treguar nėna ime, (gjė tė cilėn e mbajnė mėnd dhe familja Dilo) njė natė dimri tė vitit 1944 daja i vogėl Ragipi dėgjoi zhurmė nė dritaren e banjės dhe kur shkoi menjėherė aty ndezi dritėn e pa se aty nė banjė ishte futur motra e Koēos, Ksanthipi. Ragipi e pyeti atė se pse kishte hyrė aty dhe ajo iu pėrgjigj se shtėpia ishte e rrethuar nga gjermanėt tė cilėt kishin arrdhur pėr kontroll dhe donin tė arrestonin Telemakun dhe komunistėt e tjerė qė ishin strehuar aty. Ndėrsa Ksanthipi ishte duke i shpjeguar dajės se aty kishte hyrė pėr tė kėrkuar ndihmėn e Mehdi Beut qė tė dilte dhe tė fliste me gjermanėt e t'i merrte nė mbrojtje ata, gjyshja Nejre e cila kujtoi se mos komunistėt kishin ardhur pėr t'i bėrė atentat Mehdiut, iu drejtua Ksanthipit duke i thėnė: "Nga kjo dritare qė ju keni hyrė pėr t'ė vrarė kėtė plak patriot, ne do t'u shpėtojmė juve jetėn. Dhe ashtu ndodhi me tė vėrtetė, Mehdi Beu u zgjua dhe doli tė fliste me gjermanėt duke iu thėnė atyre se jo vetėm nė atė shtpėpi, por nė tė gjithė lagjen nuk kishte kėmbė komunisti. Pas fjalėve tė Mehdi Beut gjermanėt u larguan menjėherė duke e besuar atė dhe duke menduar se kishin informacion tė gabuar mbi vendndodhjen e bazės sė komunistėve. Ndėrsa Mehdi Beu ishte duke u fjalosur me gjermanėt, Telemaku dhe disa komunistė tė tjerė qė ishin strehuar aty dolėn nga ajo dritare dhe u larguan nė thellėsi tė shtėpive tė lagjes duke i shpėtuar arrestimit tė sigurtė. Gjatė pranverės sė vitit 1944 katėr komunistė tė njėsitit gueril tė Tiranės hartuan njė plan pėr t'i bėrė atentat Mehdi Beut, por ai plan dėshtoi pasi njėra nga vajzat e familjes Petrela qė kishte dijeni pėr atė atentat, e tregoi nė shtėpinė e saj dhe i jati menjėherė e njoftoi Mehdi Beun i cili mori masa duke lajmėruar komandantin e truprojave tė tij Sali Vatėn nga Mati. Qė nga ajo ditė Sali Vata i shtoi rojet si nė shtėpi ashtu dhe nė zyrė dhe kur e ēonte Mehdi Beun nga shtėpia nė zyrė dhe anasjelltas, ai rrinte vetė nė makinė me tė kurse dy motoēikleta e shoqėronin para veturės. Siē mė ka treguar nėna, gjyshi ato roje nuk i mbajti mė shumė se dy-tre ditė dhe i dha urdhėr Sali Vatės qė t'i hiqte duke i thėnė: "Kush tė dojė le tė vi e tė mė vrasė". Mė pas pėr arsye sigurie ai u zhvendos me gjithė familjen nga banesa e Petrelasve dhe erdhi aty ku sot janė zyrat e Shoqatės sė tė Pėrndjekurve Politik, me qėllim qė tė ishte afėr zyrave tė Kėshillit tė Lartė tė Regjencės tė cilat ndodheshin disa metra mė larg aty ku sot ėshtė Biblioteka e vjetėr", kujton Tefik Ēelo atė periudhė kur Mehdi bej Frashėri ishte nė funksionin e antarit tė Kėshillit tė Lartė tė Regjencės dhe shpėtoi nga atentati qė i kishin kurdisur komunistėt tė cilėt ai i ndihmonte vazhdimisht

Si u largua nga Shqipėria

Po kush ishin miqtė mė tė ngushtė tė Mehdi Frashėrit dhe si u largua Mehdi Bej Frashėri nga Shqipėria? Lidhur me kėtė nipi i tij, 64 vjeēari Tefik Ēelo kujton: "Ndonėse nė vitin 1944 unė nuk kam qenė mė shumė se shtatė vjeē, e mbaj mėnd shumė mirė gjyshin tim Mehdi Beun dhe shpesh herė i vetėm nga shtėpia i shkoja nė zyrė pasi Lef Nosi qė punonte bashkė me tė si antar i Regjencės mė donte shumė dhe mė falte ndonjė gjė. Njė ditė tek ato zyra tė Regjencės mė gjeti dhe Mithat Bej Frashėri i cili pasi i pyeti rojet: "Ēdo ky fėmijė kėtu", mė mori pėr dore dhe mė ēoi tek njė shkollė qė ishte aty afėr ku ai shkonte dhe takohej shpesh me mėsuesit e saj. Mbaj mėnd qė Mehdi Beu kishte miq tė ngushtė Padėr Anton Harapin dhe Lef Nosin tė cilėt pothuaj ēdo natė vinin pėr darkė kur banonim tek shtėpia e Petrelasve nė rrugėn e Dibrės dhe diskutonin pėr orė tė tėra me gjyshin e kishte raste qė flinin dhe aty tek ne. Po kėshtu nė atė shtėpi vinin dhe shumė njerėz tė tjerė si nga rrethi familjar i babait tim, ashtu dhe tė panjohur qė kishin halle dhe probleme me qeverinė. Mehdi Beu nuk i khente asnjėherė mbrapsht, por e ndėrpriste punėn e tij nė studio dhe i priste gjithmonė, nė ēfardolloj ore qė vinin natėn apo ditėn. Aty nga fillimi i nėntorit tė vitit 1944 kur partizanėt e Enver Hoxhės po pėrgatiteshin tė sulmonin Tiranėn, periudhė nė tė cilėn ne mė shumė rrinim nė bodrumin e shtėpisė nga frika e bombardimeve, Mehdi Beu vendosi qė tė largonte jashtė Shqipėrisė Medihanė, dhe dy prindėrit e mi Remziun e Shehriarin bashkė me mua. Pėr kėtė gjė ai preu dhe biletat e avionit, por kur e mori vesh babai im kėtė gjė, nuk pranoi tė largohej nga Shqipėria dhe pas kėsaj me biletat tona pėrveē Medihasė u nisėn dhe Ragipi e Vehbiu. Pak ditė pas largimit tė tyre aty rreth ditėve tė para tė nėntorit 1944 edhe Mehdi Beu bashkė me gjyshen Nejren u larguan nga Shqipėria nėpėrmjet Shkodrės dhe dolėn nė Itali. Nga Tirana pėr nė drejtim tė Shkodrės e deri nė kufirin me Malin e Zi, gjyshi Mehdi bej Frashėri u largua i shoqėruar nga njė kompani me ushtarė e cila ishte caktuar apostafat pėr mbrojtjen e tij dhe siē mė ka treguar shoferi personal i tij Osman Baraku, tė cilin gjyshi e kishte njė nga njerzit mė besnik, gjatė atij udhėtimi ata ranė disa herė nė pritat e partizanėve. Osmani e pėrcolli me makinė Mehdi Beun deri nė kufi dhe pastaj u kthye pėrsėri nė Tiranė sė bashku me komandantin e truprojeve Sali Vatėn dhe shoferin tjetėr qė quhej Qazim.



DOSSIER/ Nipi i ish-Kryeministrit tė Shqipėrisė, Mehdi Frashėrit, rrėfen tė gjithė aventurėn e tij dhe tė familjes nė kampet e internimit, nga 1946 kur i pėrzunė nga Tirana e deri nė 1991

"Si jetuam tė internuar nė Gradishtė deri nė 1991"

Dėshmia e 64 vjeēarit Tefik Ēelo: "Nė nėntorin e vitit 1944 kur gjyshi Mehdi Bej Frashėri me gjithė familjen iku nė Itali, regjimi komunist ia konfiskoi vilėn e tij aty ku sot ėshtė rezidenca e Ambasadės Ruse dhe qindra libra qė u gjetėn nė dhomėn e tij u dėrguan nė Bibliotekėn Kombėtare. Pas kėsaj edhe ne na nxorrėn nga shtėpia e na pėrzuna nga Tirana dhe vilėn tonė ia dhanė njė Koloneli tė Ushtrisė"


Dashnor Kaloēi

Nė pjesėn e dytė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm i cili prezantohet nė kuadrin e ciklit mbi Familjet e Mėdha tė Shqipėrisė, nėpėrmjet rrėfimit tė Tefik Ēelos, nipit tė Mehdi Bej Frashėrit u njohėm me historinė e ish-Kryeministrit tė Shqipėrisė dhe familjes sė tij qė nga vitet 1911 kur ai u kthye nga Turqia e filloi karrierėn e tij politike duke mbajtur funksionet e Ministrit, deputetit, Kryeministrit, e deri nė vitin 1944 kur ai u emėrua nė postin e antarit tė Kėshillit tė Lartė tė Regjencės. Po ashtu aty u njohėm edhe me ndihmesėn qė Mehdi Bej Frashėri u dha komunistėve duke i shpėtuar ata dhe bazėn e tyre qė ishte tek shtėpia e Koēo Dilos nė Rrugėn e Dibrės kur gjermanėt shkuan pėr kontroll ngaqė kishin informata tė sakta se aty streoheshin eksponentėt kryesorė tė Partisė Komuniste, tė cilėt kishin vendosur pėr t'i bėrė atentat Mehdi Beut.


Po ēfarė ndodhi me Shehriarin, vajzėn e madhe tė Mehdi Bej Frashėrit e cila pas ikjes sė babait dhe familjes sė saj pėr nė Itali mbeti e vetme nė Tiranė? Ēfarė qėndrimi mbajtėn ndaj saj komunistėt qė erdhėn nė pushtet dhe cili qe fati i hanėme Shehriarit dhe i familjes gjatė viteve tė regjimit komunist? Lidhur me kėtė djali i saj Tefik Ēelo dėshmon: "Nė nėntorin e vitit 1944 pas largimit nga Shqipėria tė gjyshit Mehdi Bej Frashėrit, gjyshes Nejre dhe tre fėmijėve tė tyre Vehbiut, Medihasė dhe Ragipit, nė Shqipėri mbeti vetėm vajza e madhe e tyre Sheriari, qė ėshtė nėna ime. Nė atė kohė qė ikėn ata, babai im Remzi Ēelo sė bashku me nėnėn vendosėn qė tė largoheshim nga shtėpia e Petrelasve nė Rrugėn e Dibrės ku kishim banuar me qera sė bashku me familjen e gjyshit Mehdi Beut, dhe u vendosėm nė njė vilė tė vogėl aty ku sot ėshtė Qyteti i Studentit. Atė vilė qė u bė pronė e pėrbashkėt e dy prindėrve tė mij, ne e blemė me kursimet e babait i cili kishte punuar pėr shumė kohė si Sekretar nė Legatėn shqiptare tė Selanikut, si dhe me disa tė holla qė i kishte trashėguar nėna ime nga i jati i saj Mehdi Bej Frashėri. Pas ikjes sė gjyshit me gjithė familje, nėna u interesua pėr fatin e asaj pasurie tė pakėt qė ata kishin lėnė nė shtėpinė e tyre, por nuk mundi qė tė merrte dot asgjė, pėr arsye se komunistėt qė erdhėn nė pushtet vendosėn shtetėzimin e shtėpive tė tė arratisurve politikė dhe si rezultat i saj u shtetėzua dhe vila e Mehdi Beut, ku sot ndodhet rezidenca e Ambasadės Ruse. Interesimi i nėnės sime Shehriarit, nuk kishte tė bėnte me ato pak plaēka qė kishin ngelur aty, por sipas porosisė qė i kishte lėnė gjyshi, ajo donte tė merrte vetėm bibliotekėn ku ndodheshin qindra tituj librash tė cilėt Mehdi Beu i kishte ruajtur qė nga koha e Turqisė. Por edhe Biblioteka u shtetėzua dhe pėr fat tė mirė tė gjithė librat e saj pėrfunduan nė Bibliotėkėn Kombėtare ku ndodhen dhe sot", kujton Tefik Ēelo atė periudhė tė vitit 1944-45 kur nėna e tij Shehriari mbeti e vetme nė Shqipėri pas largimit tė familjes sė saj pėr nė Itali dhe biblioteka e pasur me qindra libra qė kishte lėnė ish-Kryeministri i Shqipėrisė, pėrfundoi nė fondin e Bibliotekės Kombėtare.


Si na pėrzunė nga Tirana

Por ē' ndodhi mė pas me familjen e vajzės sė Mehdi bej Frashėrit? Lidhur me kėtė Tefik Ēelo dėshmon: "Regjimi komunist qė erdhi nė fuqi nė nėntorin e vitit 1944, nuk e ngacmoi fare familjen tonė dhe deri nga viti 1946 ne qėndruam nė vilėn e vogėl te Qyteti i Studentit pa pasur ndonjė problem tė karakterit politik. Vetėm nė vitin 1946 na njoftuan se Bashkia e Tiranės kishte marrė njė vendim qė nė shtėpinė tonė do tė vinte tė banonte njė ushtarak i lartė shumė i njohur qė kishte qenė njė nga herojtė e luftės dhe familja jonė do tė shkonte tė banonte nė shtėpinė e tij qė ishte diku nė Lagjen Brrakė. Pas kėtij vendimi ne nuk kishim se ēfarė tė bėnim dhe babai shkoi ta shikonte atė shtėpi, por ato ditė ajo shtėpi u shemb nga qė ishte shumė e vjetėr dhe ne nuk hymė dot pėr tė banuar aty. Megjithkėtė urdhri i Bashkisė sė Tiranės u zbatua dhe ne ne nxorrėn nga shtėpia ku u fut pėr tė banuar familja e oficerit tė lartė. Pas kėsaj pėr familjen tonė nuk u muar ndonjė vendim se ku do tė banonim, por na thanė qė tė shkonim ku tė donim, nė Pėrmet apo nė ndonjė qytet tjetėr, veēse nga Tirana duhet tė largoheshim. Vendimi i Bashkisė sė Tiranės pėr tė na nxjerr ne nga shtėpia qė e kishim pronė tonėn, padyshim qė ishte si rrjedhojė e asaj qė nėna ime ishte vajza e Mehdi Bej Frashėrit tė cilin regjimi komunist e kishte shpallur si armik tė popullit, ndonėse nė tė gjitha listat ku jepeshin emrat e atyre qė quheshin Kriminelė tė arratisur dhe qė nuk lejoheshin tė ktheheshin nė Shqipėri, emri i tij nuk figuronte asnjėherė. Edhe pse emri i gjyshit Mehdi Bej Frashėrit nuk figuronte nė listat e atyre qė regjimi komunist i quante Kriminelė tė Luftė dhe qė u ndalohej kthimi nė Shqipėri, nė vitin 1945 u arrestuan dhe u dėnuan me 5 vjet burg shoferi i tij Qazimi dhe me 25 vjet Sali Vata, Komandanti i Rojeve. Tė ndodhur pėrpara kėsaj situate, aty nga fundi i vitit 1946 familja jonė sė bashku me shumė familje tė tjera tė cilat quheshin tė deklasuara si Dostėt, Vrionėt etj, u larguam nga Tirana dhe u vendosėm diku nė periferi tė Durrėsit ku banuam pėr katėr vjet me rradhė. Pas katėr vjetėsh qėndrimi nė Durrės, duke pėrfituar nga njė ulje apo mė mirė tė them njė zbutje e dallgės sė luftės sė klasave, aty nga viti 1950 familja jonė dhe shumė familje tė tjera me tė cilėt kishim shkuar nga Tirana nė Durrės, u kthyem pėrsėri nė Tiranė. Pas kthimit nė Tiranė duke qenė se nuk kishim asnjė shtėpi se ku tė banonim, na mori nė shtėpinė e tij aty nė Rrugėn e Kavajės, Osman Baraku, ish-shoferi dhe njeriu mė besnik i Mehdi Beut i cili nė nėntorin e 1944 e kishte pėrcjellė gjyshin me gjithė familje deri nė kufirin shtetėror me Malin e Zi. Ato vite tė para tė pasluftės nėna vazhdoi tė komunikonte me letra me gjyshin Mehdi bej Frashėrin dhe me dy vėllezėrit e saj Vehbiun e Ragipin e motrėn e Medihanė. Letrat qė na vinin nga Italia gjithmonė mbanin firmėn e dajave apo tezes Medihasė sepse gjyshi Mehdi Beu asnjėherė nuk shkruante vetė. Nė atė kohė regjimi komunist na lejonte qė tė merrnim dhe ndonjė pako tė vogėl me rroba apo me ushqime qė na i dėrgonin ata nga Italia, por mė pas kjo gjė u ndalua rreptėsisht dhe jo vetėm pako qė nuk na i lejuan mė, por na e ndaluan dhe komunikimin me letra", kujton Tefik Ēelo periudhėn e viteve tė para tė pasluftės kur familjes sė tij pasi i shtetėzuan vilėn e cila ndodhej aty ku sot ėshtė Qyteti i Studentit, e pėrzunė nga Tirana pėr nė Durrės sė bashku me shumė familje tė tjera tė atyre qė regjimi komunist i quante klasa tė pėrmbysura dhe nuk i lejonte qė tė merrnin letra nga njerzit e familjes qė ishin arratisur nga Shqipėria.


Internimi nė fshatrat e Lushnjes

Nė atė shtėpi aty tek Rruga e Kavajės ne qėndruam deri nė vitin 1953 kur pas njė acarimi tė situatės politike qė erdhi pas vdekjes sė Stalinit, na nxuarrėn qė andej dhe sipas njė vendimi zyrtar tė Komisionit tė Internim-Dėbimeve na dėbuan nga Tirana duke na internuar nė fshatrat e Fierit dhe tė Vlorės. Nė ato kohė familja jonė u nda nė dy pjesė, sepse babanė Remziun e internuan nė fshatin Kuē tė Kurveleshit sė bashku me 80 persona tė tjerė nga familjet mė tė dėgjuara tė Shqipėrisė, kurse nėnėn Shehrirain, sė bashku me motrėn time Mimikėn i ēuan nė Shtyllas. Nė atė kohė vetėm unė munda tė qėndroj nė Tiranė, pasi mė mbajti nė shtėpinė e tij ish-shoferi i gjyshit Osman Baraku dhe vazhdoja shkollėn nė Politeknikumin "7 Nėntori" (sot Harry Fultz) sė bashku me fėmijėt e tij. Pas disa vjetėve qėndrimi nė kampet e internimit nė Kuē tė Kurveleshit, Shtyllas tė Fierit dhe Savėr tė Lushnjes, babai Remziu me nėnėn dhe motrėn, nė vitin 1957 u bashkuan nė fshatin Gradishtė tė Lushnjes ku ishte njė nga kampet mė tė mėdhej tė internimit nė tė cilin ndodheshin shumė nga familjet mė tė dėgjuara tė Shqipėrisė si Dostėt, Mirakajt, Gjonmarkajt, Demat, e shumė tė tjerė. Nga familja ime vetėm unė munda qė tė shpėtoj pa shkuar qė nė fillim nė ato kampe internimi, sepse pasi mbarova Politeknikumin nė Tiranė, bėra njė kurs pėr teknik tė aparaturave mjeksore dhe duke fshehur biografinė e rregullova qė tė shkoja nė spitalin e qytetit tė Korēės si specialist i mirmbajtjes sė aparateve tė atij spitali. Gjatė asaj periudhe qė punova nė spitalin e Korēės ku pėr mua kujdesej Dr. Polena sikur tė mė kishte djalin e tij, unė bėja kujdes qė tė mos zbulohesha dhe nuk i tregoja asnjeriu qė e kisha familjen nė internim nė Gradishtė tė Lushnjes. Kur ikja nga Korēa pėr nė Gradishtė pėr tė takuar njerzit e familjes, gjithmonė shkoja natėn dhe pa u zbardhur dita ikja qė andej qė tė mos mė shikonte njeri. Pas disa kohėsh qė punova nė atė spital, filluan dyshimet ndaj meje pas njė letre qė mė erdhi nga nėna e cila mbante vulėn e fshatit Gradishtė. Disa ditė pas kėsaj teksa kisha shkuar pranė familjes aty nė barakat e Gradishtės, natėn erdhi pėr kontroll operativi i Sigurimit dhe mė gjeti brenda. Ai pasi i bėri presion nėnės qė nuk kishte treguar se e kishte djalin e madh, lajmėroi nė Degėn e Brendshme tė Lushnjes pėr atė qė kishte zbuluar. Pas kėsaj erdhi letra nė Korēė (ku mė zbuluan qė e kisha familjen nė internim) ku u muar vendim dhe mė dėrguan edhe mua pranė familjes nė Gradishtė. Nė kampin e Gradishtės ne dhe tė gjithė familjet e tjera qė ishin tė internuara aty, banonim nė disa baraka tė vjetėra gjysėm tė rrėnuara dhe tė mbuluara vende-vende me katrama. Nė ato baraka ku ne jetonim bashkarisht me shumė familje tė tjera, kishte, ish-ballistė, legalistė, komunistė tė dėnuar, gjermanė, kosovarė, prostituta jugosllave e tė tjerė me tė cilėt punonim nė punėt mė tė rėnda tė bujqėsisė nė kanalet e moēalishtet e fushave tė pafundme tė Myzeqesė. Pėrveē asaj jetese nė kushtet e mizerjes, ajo qė na e bėnte akoma e mė tė padurueshme jetėn tonė aty, ishte apeli qė bėhej tre herė nė ditė ku ne duhet tė paraqiteshim para punonjėsve tė Degės sė Brendėshme ku shpesh vinte dhe vetė Kryetari i Degės Nuēi Tira, i cili e kishte porosi tė veēantė nga Tirana qė "tė kujdesej" mė shumė pėr ne tė internuarit qė ishim "armiq tė pushtetit popullor", kujton Tefik Ēelo periudhėn e internimit tė familjes sė tij nė kampet e internimit tė Vlorės, Fierit e Lushnjes pėr tė vetmin shkak se nėna e tij Sheriari ishte vajza e Mehdi Bej Frashėrit, ish-Kryeministrit tė Shqipėrisė dhe antarit tė Kėshillit tė Lartė tė Regjencės gjatė pushtimit gjerman, tė cilin regjimi komunist nė fuqi e kishte shpallur armik tė popullit.

Burgosja e Tefikut

Por ēfarė ngjau mė pas me familjen e Tefik Ēelos, pinjollit tė vetėm tė familjes sė Mehdi Bej Frashėrit qė kishte mbetur nė Shqipėri? Lidhur me kėtė: Tefiku kujton: "Gjatė viteve tė para tė internimit unė u dėnova me njė vit e gjysėm burg, pasi u zura dhe qėllova njė Operativ tė Sigurimit i cili na ishte bėrė tepėr i padurueshėm. Pasi e qėllova atė mė arrestuan e mė dėrguan nė Degėn e Brendshme tė Lushnjes ku vetė Kryetari Nuēi Tira mori njė dru tė madh dhe filloi tė mė binte ku tė mundėte.Nga tė bėrtiturat e mia dolėn nė ballkone tė gjitha familjet e oficerėve qė banonin aty pranė dhe njė grua i foli Nuēit duke i thėnė: "Mjaft e qėllove atė djalė se po turpėron jo vetėm veten tėnde, por dhe tė gjithė ne familjet e oficerėve". Pas fjalėve tė asaj gruaje, Nuēi nuk mė qėlloi mė dhe kur mė dėnuan me njė vit e gjysėm burg pėr rrahjen e Operativit, ai nuk mė dėrgoi nė Burg, por mė mbajti aty nė Degėn e Brendshme ku punoja me prapavijėn. Nė atė kohė qė u dėnova unė, familjen ma hoqėn nga barakat e Gradishtės dhe ma dėrguan thellė nė kėnetė ku jetesa ishte nė kufijtė ekstrem tė mizerjes", kujton Tefik Ēelo ato vite kur ai u dėnua me burg pėr rrahjen e Operativit tė Sigurimit aty nė internim ku familja e tij qėndroi nga viti 1953 deri nė vitin 1991 kur u shemb regjimi komunist.





© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.