Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė ngutet, ēdoherė vonohet
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 124 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Letersi :: Pėr fėmijė: Penelopa Njeh te Shoqin - Homeri
Postuar nga: Fiori

Letersi Evriklia hyri duke dihatur ne dhomen e zonjes dhe e gjeti ate shume te shqetesuar dhe gati per te zbritur poshte. Ajo deshti te merrte vesh se c'kishte ndodhur ne dhomen e bukes, sepse ca me pare kishte degjuar se andejmi britma e zhurme. Andaj, kur pa Evrikline te dera e dhomes, e pyeti me padurim:-.....

- A, me ne fund erdhe! Po c'u bere, moj nenke? Nga humbe gjer tani? Perse nuk duken sherbetoret e tjera? Ku jane? Desha te marr vesh se c'po ndodh poshte ne dhomen e bukes dhe s'kisha ke te pyes. Mos u zu gjekafshe Telemahu me ndonjerin prej tyre? Degjova nje peshtjellim e nje potere te madhe poshte dhe nuk di c'u be.
-Qetesohu, moj zonje, e mos u merzit. Mendja s'duhet te te shkoje me te e keqja, - u pergjigj Evriklia dhe vijoi:
-Vajten hallet tona, zonje, moren fund. Tashme ke shpetuar edhe ti, edhe yt bir, edhe ne te tjeret nga ankthi i madh qe na e ka shtypur shpirtin gjer tani. erdhi Odhisea, qe e prisnim prej kaq vjetesh! Erdhi zoteria dhe i shfarosi te gjithe mtonjesit! Zbrit tani poshte te shohish e te ngazellohesh. S'mund te te them me shume; me dridhet trupi dhe zemra me rreh fort nga mallengjimi. Me duket sikur do te me dale shpirti nga ky ngazellim i madh.
Penelopa u hutua kur degjoi keto fjale dhe nuk ishte e sigurt nese i kishte degjuar me te vertete apo jo. I hodhi nje veshtrim Evriklise, qe nga koka gjer te kembet dhe i tha me ashpersi:
- C'jane keto qe me thua, moj plake? Ose nuk je ne vete, ose me merr mua per ndonje foshnje, gjersa kerkon qe t'u besoj ketyre perrallave.
-Jo, moj bije, pac uraten! Jo, moj zonje, une nuk te genjej - u pergjigj aty per aty Evriklia. - Te betohem per syte e birit tone, se te them te them te verteten. Zoteria erdhi, eshte ai lypesi qe e ka pare dhe fole mbreme ne darke. Nese s'me beson, hidh nje sy nga dritarja poshte ne oborr.
Penelopa shkoi shpejt e shpejt te dritarja dhe shikoi poshte. Kur pa stiven e kufomave, thirri me te madhe:
- O Zeus i madh. Shpetuam! Por paskan marre denim te rende. U vrane ne moshe fare te re! Mjere njerzit e tyre kur ta marrin vesh! Pasataj u kthye perseri nga ana e Evriklise dhe pyeti me lot ne sy:
- Me te vertete u kthye Odhisea? Ta besoj, valle? Po si mund t'i shfarose fill vetem gjithe ata mtonjes?
Evriklia u pergjigj:
- Se si ndodhi kjo mbrekulli, moj bije, as une s'e di, se nuk e pashe me sy. Degjova vetem britmat e renkimet e atyre qe vdisnin. Telemahu na kishte mbyllur te gjitha sherbetoret ne nje dhome te katit te pare dhe se andejmi ne degjuam gjemen qe u be. Pak me vone, kur me thirri vete Odhisea ne dhomen e bukes, pashe se te gjithe mtonjesit ishin vrare e mbytur ne gjak; kurse vete zoteria qendronte ne mes si luan. Ne ate cast me porositi te te bej ze qe te zbresesh poshte, te takohesh e te cmallesh me te. Eja, pra moj bije, shpejt! Te gjitha u bene ashtu sic na e deshironte zemra.
Penelopa perseri nuk besonte. Ajo mendonte se ndonje force e mbinatyrshme do t'i kishte vrare mtonjesit, qe te denonte sjelljen e tyre te keqe. Por megjithate u nis qe te dilte nga dhoma.
Nderkohe Odhisea kishte vajtur te lahej e te vishej me rrobat e bukura qe i kishte falur mbreteresha Areta. DHe, pasi kishte mbathur edhe sandalet e mira, ishte kthyer perseri prane te birit, i ndryshuar fund e krye.
Fytyra i shkelqente prej gezimit. Nga veshtrimi krenar e nga pamja madheshtore qe kishte marre tash, dukej shume me i ri se me pare. Ne ate cast ne dhomen e bukes hyri Penelopa. Xemra i rrihte fort dhe gjunjet i dridheshin. "Te jete me te vertete ai?"- thoshte me vete.
Dhe ja. Pas pak ajo pa te birin dhe prane tij nje burre te huaj, te veshur me rroba te reja. "Vertet, sa i ngjan ky burre Odisese tim! Po sikur te me genjejne syte? Po sikur te jete ndonje i huaj, qe i ngjan tim shoqi?! Pa ta provoj nje here", - tha me vete. Dhe, pa humbur kohe, u shkoi prane, pershendeti burrin e huaj dhe i tha Telemahut:
- Te me falesh, mor bir, nese do te them tash ndonje fjale pa vend. Me duket se nuk jam ne vete. Nuk e di nese po shoh enderr, apo jam zgjuar. Eshte e vertete kjo qe po shoh, apo me genjejne syte? Evriklia me tha se ky burre qenka yt ate. Eshte e vertete kjo, mor bir? Sepse mendja ime nuk mund te besoje.
- Eshte e vertete, nene. Une cuditem sesi mbas nje ndarjeje kaq te gjate ti qendron e ftohte ne kete cast kaq te lumtur - u pergjigj Telemahu, i habitur per ngurrimin e s'emes.
- Lere, biri im, t'i mbushet mendja nje here - tha Odisea - dhe mos u habit qe ajo ngurron te besoje. Edhe une vete here - here dyshoj e me duket sikur jam ne enderr.
Penelopa u pergjigj:
- Ato qe me pane syte ne oborr nga dritarja e dhomes, mendja e njeriut mund t'i kuptoje e t'i besoje me veshtiresi. Prandaj dhe une, megjithese nga shtati e nga zeri e kuptoj fare mire se ky eshte Odhisea im, prapeseprape nuk guxoj ta besoj.
- Penelopa ime e dashur! - thirri i mallengjyer Odisea. _ Une jam yt shoq, Odisea. Ja edhe shenja e plages. Do tani qe te them se si eshte dhoma jone e gjumit?
Penelopa nuk u mbajt me teper. Gjunjet i dridheshin dhe lotet i rridhnin rreke nga syte. Mbeshteti koken e saj te bukur te kraharori i te shoqit, e perqafoi me mall dhe i tha me gjysme zeri:
-Tash te besoj! Ti je Odhisea im i dashur, ati i birit tim!
Ne ate cast u be nje me ta edhe Telemahu. Ai i perqafoi me te dy duart kryet e tyre dhe nisi t'i puthte qe te dy, duke qare me lot.
Per nje kohe te gjate qendruan keshtu te perqafuar qe te tre: Odisea, Penelopa dhe i biri. Edhe kur u ndane dhe ndenjen neper frone, vazhdonin te shikonin njeri-tjetrin te gezuar e te derdhnin lotet pa pushim. Pastaj secili tregoi shkurtimisht ato qe kishte hequr gjate kesaj kohe. Ata folen e folen derisa u lodhen dhe vajten per te fjetur.

Pershtatur per femije nga Islam Karanfili, Shkup


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.