Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burri nė shtėpi, si kėrcu i zi
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 152 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Elita :: Si u persekutua familja Pustina e parisė sė Dibrės
Postuar nga: Albo

Elita Historia e familjes sė njohur nga Dibra e Madhe, burrat e sė cilės u vunė nė krye dhe udhėhoqėn vullnetarėt e asaj treve nė luftrat kundėr ushtrive turke dhe atyre serbo-malazeze


Dashnor Kaloēi

Tė parėt e familjes sonė duke filluar qė nga stėrgjyshi ynė Nurēe Pustina, ashtu dhe gjyshi Aliu, kanė qenė tepėr tė njohur nė tė gjithė krahinėn e Dibrės si prijsa e udhėheqės tė kryengritjeve antiosmane dhe atyre kundėr forcave pushtuese serbo-malazeze.

Po kėshtu nė vitet qė pasuan, traditėn e familjes sonė Pustina e ndoqėn tre djemtė e Aliut: Bajrami, Edipi dhe Nuredini, tė cilėt shėrbyen si ushtarakė tė Ushtrisė Mbretėrore nė periudhėn e Monarkisė sė Zogut. Mė i vogli i tre vėllezėrve, Nuredini, mė shtatė prill tė vitit 1939-tė kur u krye agresioni fashist ndaj vėndit tonė, u ndodh nė vėndkomandėn e pėrgjithshme tė ushtrisė nė Durrės, ku luftoi sė bashku nė njė pozicion me Mujo Ulqinakun tė cilin e kishte vartėsin e tij. Po kėshtu gjatė periudhės sė pushtimit kur ai shėrbente pranė Zyrės sė Rekrutimit nė Shkodėr, ndihmoi lėvizjen antifashiste duke liruar shumė tė arrestuar nga burgjet, midis tė cilėve dhe vėllain e Jordan Misjes. Por i gjithė ai kontribut qė familja jonė kishte dhėnė nė dobi tė ēėshtjes shqiptare prej dy tre shekujsh, u harrua fare nga regjimi komunist qė erdhi nė pushtet nė fundin e vitit 1944, e ndaj familjes sonė filloi njė kalvar i gjatė vuajtjesh me arrestime, burgosje e internime". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 68-vjeēari Luan Pustina, pinjoll i njė prej familjeve mė tė dėgjuara tė parisė sė Dibrės Madhe, e njohur pėr kontributin e saj nė luftrat kundėr turqve dhe serbo-malazezėve, cili rrėfen gjithė historinė tragjike qė pėsoi ajo familje nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Po cila ėshtė historia e familjes Pustina, kush kanė qenė burrat mė nė zė tė trungut tė saj dhe si u persekutuan ata nga regjimi komunist i Enver Hoxhės?

Burgosja e Aliut prej Durgut Pashės

Lidhur me historinė e familjes sė njohur Pustina tė parisė sė Dibrės sė Madhe, ėshtė folur dhe shkruar shumė, kryesisht nė kohėn e Monarkisė sė Zogut. Njė nga ata qė kanė shkruar pėr historitė e kėsaj familje ka qenė dhe Terenc Toēi, ish-Sekretar i Pėrgjithshėm i Kryeministrisė nė periudhėn e qeverisjes sė Zogut, i cili ka pėrshkruar njė ndidhi qė ka tė bėjė me Ali Pustinėn, kur ai ishte arrestuar nga ushtarėt e Durgut Pashės. Lidhur me kėtė ngjarje tė cilėn Terenc Toēi e ka botuar nė revistėn "Shqiponja Arbnore", midis tė tjerash thuhet: "Nė vjetin 1908 gjenerali otoman Durgut Pasha, kje dėrgue prej xhonturkėve nė Shqipni pėr ēarmatim, e me tė mbėrritun nė Dibėr, urdhnoj menjėherė burgimin e paris. Njė nga tė ndaluemit kje Ali Pustina, por tuej kenė se ky paditej se bante propagandė kombėtare tue pėrhap libra shqip e tuj gjetė tinzisht armė pėr popullin, u dėnue me vdekje. Durguti para se tė vėrtetonte dėnimin e tė urdhėnonte vdekjen e Pustinės, e thirri tė dėnuarin i cili ishte mveshun me teshat kombėtare dhe mbante mbi kokė fesin e bardhė shtrembtas, gati tuj mbulue njėrin sy. Ay e kqyri pak gati me nėnqeshje, por mandej ia plasi: "E qysh guxon ti or dreq, me u paraqit para mejet me ksulėn mbi sy?" Pustina me njė gjak tė ftohtė tė ēuditshėm u gjegj: "A keni punė me mue, a me ksulėn time". E tuj kenė se Pasha i idhnuem i urdhnoj rreptėsisht me e hjek kėsulėn, i dėnuari ja priti: "Asht zakon i shqiptarėve me e mbajt nė kėtė mėnyrė kėsulėn, e prandaj kjo kėsulė ka me ndėrrue vėnd kur ka me u rrzue koka ime". Durguti ishte njė oficer i pashpirt dhe prova tė mjafta tė kėsaj ullije kishte dhėnė sidomos nė Prefekturėn e Shkodrės nė 1910 dhe 1911, por si ushtar trim, nuk e kqyrte me sy tė keq edhe trimėrinė e armikut Prandaj i bani pėrshtypje tėrheqėse guximi, pėrbuzės i njė njeriu qė ishte mbi prakun e vdekjes, dijti pastaj me e mbajtė hidhėrimin, i ra me dorėn e djathtė mbi shpatulla Pustinės dhe i tha: "Mbaje si tė duash, or arnaut, kėsulėn tėnde. Sjellja jote ėshtė e njė njeriu tė egėr, por tregon trimni, prandaj un po tė fal jetėn e tė ēoj nė Anadoll, n'internim tė pėrjetshėm". Tė dytėn ditė Ali Pustina asht nisun pėr nė internim nėn njė roje tė fortė, por nė rrugėn ndėrmjet Strugės e Dibrės sė Madhe, me njė dhelpėni malsorėsh ai u iku ushtarėve dhe duel nė mal. Pas kėsaj Durgut Pasha ia dogji shtėpinė dhe ia internoi familjen nė Manastir", pėrfundon shkrimi i Terenc Toēit pėr Ali Pustinėn, dibranin trim qė nuk u friksua aspak nga kėrcėnimi i Pashait turk.

Vrasja e Ali Pustinės

Pasi kishte kaluar njė jetė tė tėrė nė luftrat dhe kryengritjet kundėr forcave osmane dhe atyre serbo-malazeze, Ali Pustina u vra nė vitin 1915-tė. Lidhur me vrasjen e tij dhe nderimin qė iu bė atij nga popullsia e asaj treve, nipi i tij, Luan Pustina dėshmon: "Ali Pustinėn e vranė nė pabesi ushtarėt serb tė cilėt hapėn fjalė se do ta ēonin pėr ta gjykuar pėr kryengritjet qė kishte bėrė kundėr Qeverisė serbe. Rrugės nė tė dalė tė fshatit, ata e vranė dhe e lanė ashtu tė shtrirė tė pakallur nė dhe. Pasi lajmi i vrasjes sė tij mori dhenė, erdhėn fshatarėt e Okshtunit tė cilėt e morėn kufomėn e tij dhe e varrosėn aty ku u vra, pak hapa mė poshtė rrugės kėmbėsore qė tė shpie nė Okshtunin e Madh. Lajmi i vdekjes sė Aliut u ēua qė atė ditė nė qytetin e Dibrės sė Madhe, por autoritetet serbe nuk e lejuan familjen e tij qė t'i hapte mortin nė atė qytet. Pas kėtij urdhėri familja e tij dhe tė afėrmit u mblodhėn fshehurazi dhe e qanė atė nė fshatin Kllopēisht, por dhe aty gratė nuk mundėn ta qanin dot sipas zakonit se ishin nėn survejimin e autoriteteve serbe. Pasi u krye ceremonia e varrimit tė Aliut, okshtunasi Ram Hoxha, i rregulloi varrin dhe mbi tė shkroi njė epitaf nė tė cilin thuhet: "Jam Ali Pustina / nga Dibra e Madhe / Vėllezėr o trima / kam njė lutje tė madhe / kėtej kur tė kaloni / ju lutem udhėtar / vėllezėr o shqiptar / shpirtin tė ma gėzoni / fatiha kėndoni / Barbarit tė Serbisė / Mallkime t'i thoni". Gjatė viteve qė pasuan, fshati Okshtun e quante varrin e Aliut "varr tė mirė" dhe fshatarėt shkonin shepsh aty. Ndėrsa pėr ta pėrjetėsuar atė nė kujtesėn e banorėve tė asaj treve, Hysen Kodra ( babai i dėshmorit Siri Kodra) emrin e tij ia vuri njė shkolle fshati nė krahinėn e Gollobordės", kujton Luan Pustina lidhur me vrasjen e gjyshit tė tij Ali Pustinės dhe vlersimin qė i bėnė atij fshatarėt e Okshtunit.

(vijon nesėr)



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.