Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Me guret e Ligjit ndertohen burgjet dhe me tullat e fese, bordellot.
--- W. Blake

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 126 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Lajme :: BE: mos e prekni Majkon
Postuar nga: Ernest

Lajme Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian nuk varet vetem nga pozicionimi ne krye te shtetit te presidentit "konsensual" Moisiu. Stabiliteti politik ne vend, zhvillimi i reformave te kerkuara nga evropianet (dhe kaq te rendesishme per shqiptaret) kercenohen kohet e fundit nga kerkesa e Fatos Nanos per doreheqjen e kryeministrit Pandeli Majko.

Erisa Zykaj, Korrespondente nga Brukseli

"Ashtu siē pranvera nuk vjen me njė lule, edhe ekuilibri politik shqiptar nuk vjen me njė provė". Pjekuria politike pėr tė cilėn kanė folur Bashkimi Evropian dhe shtypi shqiptar pas njė prove tė suksesshme si ajo e zgjedhjes tė njė presidenti tė pranueshėm nga e gjithė klasa politike shqiptare, po kėrcėnohet sėrish me afrimin e ndėrrimit tė qeverisė shqiptare. Evenimentet e fundit nė skenėn politike shqiptare, si kėrkesa e Fatos Nanos pėr dorėheqjen e kryeministrit Majko dhe mospranimi nga ky i fundit, po tregojnė se politika shqiptare nuk ėshtė nė gjendje t’i ofrojė vendit njė periudhė tė mjaftueshme stabiliteti, pėr ta marrė veten nga rreziqet qė i afrohen. Kėrkesa e pakonfirmuar zyrtarisht, qė kryetari i Partisė Socialiste, Fatos Nano, i ka paraqitur kryeministrit aktual shqiptar, Pandeli Majko, pėr t’i dhėnė lamtumirėn postit tė kryetarit tė qeverisė, rrezikon tė prishė ekuilibrin e sapokrijuar midis forcave politike shqiptare, fryti i tė cilit ishte zgjedhja e presidentit shqiptar konsesual, Alfred Moisiu.
Sipas disa burimeve, Fatos Nano ka kėmbėngulur nė njė takim kokė pėr kokė me kryeministrin Majko pėr tė ndėrruar qeverinė aktuale me njė qeveri tė re, ku do tė marrin pjesė figurat mė pėrfaqėsuese tė Partisė Socialiste. Ai ėshtė pritur me rezistencė nga ana e kryeministrit Majko, i cili ka shpjeguar se pėr tė realizuar largimin e nje qeverie, duhen bėrė analiza, bilance tė hollėsishme tė aktivitetit tė saj tė cilat tė tregojnė se ajo ka dėshtuar.
Tė njėjtėn gjė kanė thėnė edhe burimet e brendshme tė Komisionit Evropian, sipas tė cilave, ndėrrimi i qeverisė aktuale Majko, duhet tė bėhet me anė tė njė mocioni mosbesimi pėr kėtė qeveri. Pėr pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian, qeveria Majko ka treguar vullnetin pėr tė mundėsuar progresin e Shqipėrisė nė fusha tė ndryshme tė jetės. "Ka disa sinjale tė qarta qė tregojnė se qeveria aktuale po ecėn nė drejtimin e duhur, siē ėshtė shembulli i lėvizjeve tė fundit nė fushėn e financave", ėshtė shprehur njė zyrtar i Komisionit Evropian. Pėr kėtė tė fundit, sė pari, ndėrrimi i qeverisė shqiptare rrezikon tė destabilizojė sėrish situatėn politike nė vend. "Ajo qė nuk duhet tė pėrsėritet ėshtė situata e nėntorit tė 2001, situatė qė ka sjellė paralizimin e vendit pėr disa muaj dhe pasojat negative tė njė paralizimi tė tillė", ka thėnė zyrtari i Komisionit Evropian. Pėr kėtė tė fundit, nuk ėshtė momenti pėr tė treguar sėrish interesat e ngushta pėr pushtet dhe konfliktet qė rrjedhin nga pėrplasja e kėtyre interesave midis personazheve tė ndryshme tė skenės politike shqiptare. Sipas tij, Shqipėria nuk ėshtė vend qė mund t’i ofrojė vetes luksin pėr tė ndėrruar qeveritė herėpashere, sidomos kur nuk ka arsye qė e bėjnė tė detyrueshėm kėtė ndėrrim. Ai si dhe funksionarė tė tjerė tė Kėshillit tė Ministrave tė BE-sė, kanė thėnė se Shqipėrisė i duhet tė shfytėzojė ēdo minutė pėr tė arritur nivelin e duhur tė zhvillimit, tė sigurisė dhe tė demokracisė. "Shqipėria ka nevojė tė pėrqėndrojė forcat dhe energjitė e saj nė vazhdimin e procesit tė reformave dhe jo tė humbė kohė duke u marrė me probleme tė brendshme partiake, siē ėshtė ndėrrimi i kryeministrave tė tė njėjtės parti", janė shprehur ata. Mesazhi kryesor qė ata pėrcjellin nė kėtė moment, ėshtė i njėjti me atė qė ata kanė pėrcjellė nė momentin e zgjedhjes sė presidentit shqiptar. Ata u kėrkojnė forcave politike shqiptare dhe aktualisht pėrfaqėsuesve tė Partisė Socialiste, qė tė mbledhin forcat pėr tė mos lejuar njė krizė politike tė re nė vend. Por ai qė ka shtjelluar mė tepėr rėndėsinė e evitimit tė njė kolapsi tė ri dhe pengimin e duhur tė progresit nė vend, ka qenė zyrtari i Komisionit Evropian. Megjithėse ai nuk e kupton domosdoshmėrinė e ndėrrimit tė njė qeverie qė punon mirė, ai thotė se pėr Bashkimin Evropian nuk kanė rėndėsi personat qė janė nė krye tė qeverisė apo tė vendit, por ka rėndėsi ajo qė ata mund tė bėjnė pėr vendin. Kėshtu, ky zyrtar, i cili merret drejtpėrdrejt me dosjen e Shqipėrisė nė Komisionin Evropian, ka thėnė se nė rastin e ndėrrimit tė qeverive, mė e rėndėsishmja pas ruajtjes sė stabilitetit politik, ėshtė kapaciteti i qeverisė pėr tė kryer reformat e caktuara nga Bashkimi Evropian. "Qoftė qeveria Majko, qoftė qeveria Nano apo Meta, ajo qė duhet tė kihet kujdes, ėshtė impakti sa mė i vogėl i ndėrrimit tė qeverive nė realizimin e reformave. Zyrtari i Komisionit Evropian ka thėnė se ai nuk guxon tė pėrdorė termin asnjė impakt, pasi ėshtė i ndėrgjegjshėm qė ky ndryshim do tė ketė impaktin e vet. "Pak rėndėsi ka nėse bėhet fjalė pėr disa ministra apo ndėrrimin e gjithė qeverisė. Ajo qė duhet tė ruhet ėshtė qetėsia politike dhe vazhdimi i procesit tė reformave. Ndonėse pėrfaqėsuesit e BE-sė nuk kanė folur pėr impaktin tjetėr qė mund tė ketė destabilizimi i Shqipėrisė nga problemet e ndėrrimit tė qeverive, ėshtė evidente se afrimi i njė krize tė re do ta bllokojė hapjen e negociatave midis Bashkimit Evropian dhe Shqipėrisė.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.