Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Per njerezit qe nuk mund ta japin, nje dhurate ka cmim vetem kur ka vlere.
--- A.Dumas (i biri)

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 79 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Lajme :: Nė Shkėmbin e pėllumbave nuk ulen mė pėllumbat
Postuar nga: Ernest

Lajme Bregu i kalter zgjohet vone, e silueta e lagur e Eda Musolinit largohet nen driten e shandanit te shenjtit te dyzete duke i lene vendin pritjes. Dimri ne qytetin e jugut se perfill bukurine e tij, te gjithe presin veren e turistet e saj, perveē varremihesit te qytetit qe i eshte ulur rroga ne krahasim me ēfare fitonte ne 1997...vit ku hotelet e bibliotekat u dogjen per tu blere me vone "falas" nga Angjelet apo te tjere njerez te lidhur me politiken.
Saranda eshte dhe qyteti ku Fatos Nano hante fasulet e teto Kaliopit, nenes se Anastas Angjelit, e Kaliopi eshte krejt per koinēidence dhe trageti qe presin sarandiotet ne dimer...

Ne "shkembin e pellumbave" nuk ulen me pellumbat eshte reportazhi i pare qe kam lexuar nga Altin Xhaferri.
Ju uroj lexim te mbare e ju premtoj qe nuk do zhgenjeheni.
Reportazh nga Saranda

nga Altin Xhaferi

Mėngjesi nė Sarandė vjen njė erė tė mirė algash dhe jodi. Nga ato erėrat qė tė bėjnė t’i mbushėsh fort mushkritė e tė duket se tė zgjasin jetėn. Nė dimėr Saranda ėshtė ndryshe. Nuk ka thuajse asgjė prej asaj qė mund tė keshė njohur nėpėr stinėt e plazhit. Njė zgjim i vonuar, dembelosės. Vetėm aty rreth orės 09:00 rrugėt sikur nisin tė gjallėrohen nga pak. Edhe nė kafetė buzė detit, atėherė duket se tė zė syri ndonjė
klient tė rrallė. Kafetė dhe restorantet janė gati
bosh thuajse gjatė gjithė dimrit dhe duket se jetojnė kot gjithė kėta muaj nė pritje tė stinės sė verės.
Se njerėzve vetėm nė verė u bie mendja pėr Sarandėn. Saranda ėshtė si puna e syrit. Rėndėsinė ia dinė ata qė s’e kanė. Ndaj dhe vendasve nuk iu bėn pėrshtypje dhe aq bukuria siē do tė mahniste tė ardhurit. Dhe kėta tė fundit rrallė ndodh tė mos mahniten para hapjes sė beftė tė gjirit tė kaltėr. Kėshtu ka qenė gjithnjė. Tė gjithė ata qė vijnė mahniten nga pak para bujarisė sė natyrės dhe para papėrgjegjėsisė sė njeriut. Qė nga italianėt e luftės sė parė qė e quanin Santa Quaranta (shenjti i dyzetė) tek grekėt qė e quajtėn si dhe sot Saranda, tek fashistėt qė e quajtėn Porto Eda e gjer tek lebėrit e zbritur pėr tė dimėruar bagėtitė qė e quajnė nė dialektin e tyre Sarėna. Tė
gjithė sikur deshėn tė lėnė pas diēka nga vetja. Madje mbrėmjeve bregut tė detit ndėrsa hėna lahet nudo nėpėr ujėra, tė ngjan se mund tė takosh nga pak prej tė gjithėve qė kaluan. Edhe nėse nuk ndesh shenjtin e dyzetė me njė shandan nė dorė dhe me njė kryq nė tjetrėn, do tė ndeshėsh patjetėr siluetėn e Eda Musolinit me bluzėn ushtarake tė lagur, tė ngjitur fort pas formave tė bukura tė gjirit.
Qyteti me 20 000 banorė nė letėr dhe mė pak se dhjetė mijė aktualisht, nė dimėr ėshtė vėrtet ndryshe. I heshtur. I trishtė. Si i harruar. Madje mė shumė se qytet, nė dimėr i pėrngjet njė fshati tė madh indiferent qė jeton sipas parimit “tė dalė ku tė dalė” e ku e vetmja ngjarje e ditės mbetet ardhja e njė trageti nga Korfuzi me emrin ‘Kaliopi’ qė krejt rastėsisht mban emrin e nėnės sė Anastas Angjelit, teto Kaliopit ku Fatos Nano ka bėrė trimėrinė mė tė fundit tė tij, ngrėnien e fasuleve.
Nga ajo kohė shumė gjėra janė mė ndryshe. As Nano nuk ha mė fasule, por as teto Kaliopi nuk gatuan mė fasule nė shtėpinė e saj, duke i konsideruar ato njė ushqim tė denjė pėr tė varfėrit e brekėgrisurit. Vetėm Saranda ėshtė po ajo, e trishta nė dimėr dhe gazmorja nė verė, veēse mė e plakur, mė e rrudhur, mė me halle.
Nė tregun e vogėl tė qytetit shiten fare pak gjėra tė
denja pėr njė qytet turistėsh siē pretendon tė jetė
Saranda. Kryesisht brekė, kanatiere, sytiena tė varura nė ca spango tė koklavitura si pėr t’iu thėnė
vizitorėve se janė duke shėtitur nė njė qytet qė i
kanė rėnė tė brendshmet nė fund tė kėmbėve, si dhe ca tufa preshėsh e spinaqi tmerrėsisht tė shtrenjtė qė tregtohen pėrtokė buzė trotuarit. As suvenirė, as imitime sendesh karakteristike, as copa kujtimesh nuk mund tė marrėsh dot me vete prej kėtu.Nėse ke qenė si turist nė Sarandė, s’ke me se i bind tė tjerėt, veēse po tė besuan ngaqė je disi mė i palarė nga herėt e tjera dhe disi mė i lodhur pėr shkak tė rrugės sė keqe. Madje as peshk nuk gjen. Fuqia blerėse ėshtė aq e vogėl saqė s’ia vlen tė peshkosh gjithė natėn nėpėr
ujėra e lagėshtirė.
Saranda nė dimėr i ngjan njė guaske bosh ose mė mirė njė zogu tė lagur qė drithėrohet prej tė ftohtit dhe qė mezi pret verėn tė shpuplohet, tė shkundė krahėt nėn diell duke shpėrndarė pėrreth njė shi stėrkalash uji e pėr tė nisur mandej fluturimin. Por gjer atė ditė duket se nuk do ta arrish kurrė. Marsi i “plakave” siē i thonė vendasit ka ngrirė sėrish gjithēka dhe iu ka kujtuar vendasve se nuk duhet tė kėnaqen kaq shpejt dhe tė mos bėhen gati para kohe pėr fitimet e dy muajve mė tė cilat duhet tė hanė pastaj gjithė pjesėn tjetėr tė vitit. Saranda nė dimėr ėshtė tjesht njė qytet me det ose e thėnė krejt thatė, ėshtė vetėm Sarandė.

***

P.K. ėshtė nga ata pak fatlumė sarandiotė qė ka punė dhe nė dimėr. Se nė Sarandė nuk ka punė nė kėtė stinė. Madje dhe ata qė kanė lokalet me meny peshku buzė detit, nė dimėr i mbajnė hapur kot ngaqė s’kanė ē’punė tjetėr tė bėjnė. Ose nė pritje tė ndonjė “peshku” tė ardhur nga rrethet, tė cilit ia rrasin sa krahu pėr tė mbuluar me tė, tė gjitha shpenzimet e radhės. Ē’t’i bėsh, lufta pėr mbijetesė ėshtė e egėr dhe ata shpesh gjenden para asaj dilemės qė gjendet shpesh gjahtari, tė vrasė apo tė shohė fėmijėt e tij tė vdesin urie.
Dhe para njė alternative tė tillė, sigurisht qė duhet
tė zgjedhėsh tė dytėn. Por P.K. e ka njė punė,
ndonėse jo kushedi se ēfarė. Ai punon nė varrezat e
qytetit, varrmihės, apo diēka e pėrafėrt, pėr llogari
tė njė shoqėrie private varrimesh. Ndonėse nuk ėshtė i kėnaqur se tani puna ka rėnė. E bashkė me tė dhe tė ardhurat se pronari paguan me copė. "Eh kohė e begatė ishte ajo ‘97-ta! Atėherė po, qė kish punė. Po prapė me shpresa rrojmė. Tani qė u ngrit Stefani, besoj do na shtohet puna. Se kur ngrihet Fanja dhe ne tė varrezave me qar dalim. Kur u bė Fanja kryetar i shoqatės “Vullnetarėt e Enverit” nė Sarandė, nuk dolėm keq. Edhe nė ‘97-ėn kur ngriti Fanja Komitetin e Shpėtimit, prapė me qar dolėm ne tė varrezave. Atėherė e bėra shtesėn e shtėpisė ku nxjerr ndonjė lek gjatė beharit".
E ē’rėndėsi ka kush vritet, nė ėshtė turk apo kaur, siē i thonė nė Sarandė, rėndėsi kanė copėt se ēdo copė, do tė thotė parą. E di si e qante me ligje njė nga kėto plakat labe tė zbritura nė Sarandė vitet e fundit?! “Qani moj kaurka qani, / ua prishi (vrau)
djemtė Stefani, / Stefan Ēipė pilurioti, / hakėn tėnė
ta marrtė zoti!” Po zoti duket se nuk dėgjon nga ai
vesh. Duhet t’i dalėsh nga krahu tjetėr. E ndoshta
Zoti nuk i do mė fukarenjtė, ėshtė bėrė dhe ai me tė pasurit. Se jeta ėshtė bėrė llogari dhe me ta i bie mė mirė dhe vetė zotit. Ja shihe Fanen ti! Ja priste mėndja njeriu tė ngrihej aq lart njė njeri si Fanja! Se e kam njohur qė shpejt Fanen unė, qė kur qe nė grumbullim. Pa ē’iu bėnte bagėtive, sa ne ka ngrėnė. Aq sa kur doli ai ligji i Saliut pėr genocidin e byroistėve, pata frikė mos e zinte dhe Fanen pėr genocid ndaj bagėtive. Se ka shtypur shumė Fanja. Pastaj i vajta ca kohė pas dhe me shoqatėn e “Vullnetarėve tė Enverit”. Aq kuptonim atėherė. Gjindje pa shkollė, mor mik. Na dukej se do tė bėhej hataja. Kujt ja merrte mėndja se tė vdekurit do mė duheshin njė ditė mė shumė se tė gjallėt. Njėsoj si Fanes, se ndaj e bėnė ministėr. Ai s’i hynte nė punė as dreqit, po i hykėrka Majkos. Punė e tij. I paftė hajrin. Ose sherrin, se Fanja sherret di tė bėjė mirė, pėr tė tjera s’e ke.Toka e bėrė varrezė ėshtė njė shkėmb ku varri do shumė mund pėr t’u hapur. Ndaj dhe punėtorėt e varrezave nuk i hapin dot tė thella, po rreth gjysmė metėr dhe pastaj i derdhin beton pėrsipėr
duke e shėmbėllyer varrin me njė bunker nga tė kohės sė Enver Hoxhės. Po fundja ē’duhet. Se mos marrin vesh gjė tė vdekurit. Ndėrsa murin e varrezave duket se lebėrit e zbritur e pėrdorin nė vend tė tabelės sė dikurshme tė emulacionit socialist ku shkruajnė parrulla kundėr pushtimit tė Sarandės prej Angjelėve. Nuk thotė asnjė prej parrullave, ‘poshtė PS apo PD’ si kudo nė Shqipėri, por parrullat kanė njė dozė nacionalizmi tė fyer. Duket se kėtu tek muri i varrezave, kanė ngritur frontin shqiptaro-grek tė luftės sė kushedi se satė, qė kundėrshton tendencėn greqizuese qė ndihet kudo nė qytetin-port, banorėt shqiptarė puro qė s’i kanė ndryshuar ende emrat. Veēse duket se nuk janė nė kohė. Andej poshtė nga kasabaja
ka kohė qė shitet me dhrahmi, blihet me dhrahmi,
flitet greqisht dhe lekun shqiptar ta flakin pėr
turiri, si njė gjė pa vlerė. E pėr kundėrpeshė nėpėr
rrugica sheh tabela me ‘djathė labėrie’, ‘mish
kurveleshi’, policė e kambistė nga Labėria. Duket se
njė luftė e ftohtė, e pashpallur, zhvillohet prej
vitesh midis tyre ku herė triumfon njėra e herė
tjetra. Nė fakt fati i Sarandės, i tillė ka qenė nė
vite, i ngarkuar me baticė e zbaticė greke nė breg.
Grekėt, herė dynden kėtu dhe duket se e kanė gjithēka tė tyren dhe pikėrisht kur iu ikėn frika, atėherė i detyrojnė shqiptarėt tė kthehen andej nga erdhėn. Njė luftė e pashpallur qė s’dihet me saktėsi nė cilin vit ka filluar dhe nė cilin do tė mbarojė, ashtu siē nuk dihet se kur do tė marrin fund punėt atje lart nė qeveri me tė qenėt pro grek e pro italian.

Nė Sarandė zbresin komitetet

Nė qendėr tė qytetit nė njė godinė tė vjetėr me
shkallė guri tė gdhendur ndodhet njė pllakė qė tregon se mė 1909 Demo Emini ēliroi Sarandėn. Pllaka ėshtė qė nga koha e Enver Hoxhės dhe askush nuk ėshtė kujtuar, as ta heqė, as ta rivlerėsojė. Madje dhe kėnga i kėndohet akoma “Kėrceu gjer nė Sarandė, prishi hyqymet
dhe bankė”. Komiti Demo Emini nga Nivica e Kurveleshit vetėm me nėntė vetė, i zboi turqit nga Saranda nė emėr tė asaj qė ai e quante Komitet Shqipėria e Lirė. Dhe meqė erdhi gjer aty pasi zboi hyqymetin, ishte qė ishte, i futi njė tė shqyer dhe bankės, nė emėr tė komitetit. Saranda asokohe ishte njė fshat i madh me kryeqendėr Delvinėn dhe jo kjo e sotmja, e lakmuara nga tė gjithė. Shumė e shumė vite mė pas njė komitet tjetėr me emrin e ngjitur vetė ‘i shpėtimit publik’ do ta vidhte sėrish Bankėn e shtetit dhe do t’iu kallte flakėn ndėrtesave tė hyqymetit.Mesa duket Sarandėn,
qenka e shkruar, ta djegin herė pas here komitetet qė zbresin nga malet. Komitetit tė fundit qė ende nuk dihet se nga kush i shpėtoi dhe paskan qenė tė
rrezikuar, sarandiotėt, ende s’i kanė ngjitur ndonjė
pllakė, por gjithsesi gjurmėt ende duken nė godinat
publike tė nxira nga flaka. Madje i ka dalė dhe era
asaj pune. Duket se asnjė prej godinave tė djegura nė ‘97 nuk ėshtė djegur pa njė orientim. Tė gjitha
godinat e djegura asokohe po blihen tani pėr njė copė bukė. ‘Hotel Turizmi’ i djegur u ble pėr 50 milion lekė dhe tani mbi tė po ngrihet njė perandori e tėrė prej mermeri e poseduar nga njerėz tė afėrt me politikėn. Komisariati i policisė nė qendėr tė qytetit qė nxin ende prej tymit ėshtė blerė pėr 170 milion lekė prej Angjelėve dhe njė sekretari tė lartė tė PS.
Biblioteka e qytetit buzė detit u ble po prej
Angjelėve, thonė vendasit dhe nė vend tė saj tani
ngrihet njė godinė luksoze. Tani ia kanė vėnė syrin
Repartit zjarrfikės, tė cilin duan ta nxjerrin diku
jashtė qytetit pranė varrezave pėr ta blerė dhe atė.
Mafia duket se i ėshtė ngjitur Sarandės si kėpusha
deles. Kėtu pleksen interesa ekonomike tė politikanėve tė majtė, saqė kėtej e kupton mė mirė se pse po ndahen keqas atje lart tek kubeja e kuqe. Ndarja ka filluar kėtu, nė qytetin e vogėl buzė detit pėr vende tė bekuar me emra si ‘shkėmbi i pėllumbave’, ‘hotel turizmi’, ‘biblioteka’, ‘komisariati’, ‘shtėpia e
oficerėve’ nė murin e tė cilės komitetasit e fundit me origjinė nga Salaria kanė shkruar me thėngjill “e zėnė” dhe kanė ikur nė kushedi ē’luftė tjetėr, por qė plaēkėn e luftės qė kanė lėnė pas, nuk guxon t’ua trazojė askush. Dritaret e saj ende janė tė mbyllura me mure tullash prej atyre qė bėnė luftėn e qė iu takon dhe plaēka e luftės. Se Saranda ėshtė bėrė plaēkė lufte qė e posedon mė i forti. Nė Sarandė shteti ėshtė njė hiē qė s’e pyet mė njeri. Njė shtet brenda shtetit i ngritur brenda kėtyre dy vjetėve tė fundit duket se ėshtė rregullatori i vėrtetė i tė gjithave.
Njė shtet paralel qė s’duket, por ndjehet. Tre njerėz
tė fuqishėm me lidhje me politikėn duket se janė
pronarėt e vėrtetė tė Sarandės sė shekullit tė ri apo
tė milleniumit siē iu pėlqen ta thonė sė fundi pėr
modė. Njerėzit i dallojnė nga fytyra dhe kur s’ua dinė emrat. Njė fytyrė kuq dhe flokė bardhė, njė tjetėr flokė zbardhur e fytyrė nxirė dhe njė i tretė akoma me flokė dhe fytyrė tė zezė. Njė kombinim fatal pėr qytetin e vogėl. Ata qė klonojnė qenie qė e trembin njerėzimin do ta kishin zili kėtė kombinim tė rastit.
Rasti ėshtė mbreti i botės. Pa bekimin e tyre asgjė
nuk lėviz nė qytetin port. Nėse do tė nisėsh njė
bisnes nuk duhet tė shkosh nė bashki por tek treshja e “miqve tė Sarandės”. I vetmi biznes qė mund tė bėsh pa lejen e tyre hė pėr hė ėshtė vetėm shtesa e pallatit tėnd ku ata ende s’kanė interesat e tyre ekonomike pėr momentin.Ato qė thotė e di Fatos Nano s’janė as gjysma
e atyre qė thonė e dinė sarandiotėt. Edhe nėse do tė nisėsh njė biznes tė paligjshėm si, fjala vjen, tė
fusėsh cigare apo tė nxjerrėsh miell, jo bukė
natyrisht, duhet tė marrėsh leje pėr tė mos hyrė nė
linjat e tyre. Ndryshe shkon tek varreza nė kodėr pa e kuptuar e pa e pasur hiē nė plan pėr tė vdekur sė afėrmi. Ata janė shteti i vėrtetė qė tė bėn me para ose tė falimenton varret sipas sjelljes dhe sipas meritave tė luftės ose kahjes politike. Tė luftės sė fundit natyrisht.

Nė ‘Shkėmbin e pėllumbave’ nuk ulen mė pėllumbat

Nė gjirin e bukur pas qytetit ėshtė njė heshtje e
kobshme. Jo pse afėr tij janė varrezat e njerėzve, por se ėshtė dhe njė varrezė tjetėr, varreza e marinės shqiptare. Nė njė liman tė qetė tė bėrė enkas pėr paqe nuk dihet ē’mendje djallėzore vendosi dikur marinėn luftarake ose anijet e luftės. Tashmė nga krenaria e dikurshme e atdheut tė fortifikuar nga deti ka mbetur vetėm njė grusht hekurishtesh si skelete qė koten mbi ujė. Njė dragaminė e vjetėr ruse dhe pesė katėrsilurues tė vegjėl dergjen nėn diell dhe nė peshėn pėrfundimtare tė ndryshkut dhe tė humbjes.
Kundėrajrorėt mbi trupin e tyre tashmė janė vetėm
hekurishte mbi tė cilat rrotullohen ca fėmijė gjithė
qurre e zhul. Nuk kanė mė flamur mbi vete siē mbajnė mjetet e bėra enkas pėr fitore luftėrash. Ndoshta iu vjen turp ta ngrenė qė nga hera e fundit kur u vunė mbi krye s’dihet pse njė flamur tė njė shteti fqinjė.
Nga ajo kohė s’e morėn dot mė veten. Hekura hesapi. Nuk mund tė mėsohen me kėtė ulje ngritje flamujsh si njerėzit. I ka depresionuar historia e tyre e dhimbshme hiq e vėr, e flamurėve qė nuk mund tė jenė thjesht njė copė lecke e lyer me bojė. Tė gjithė i kemi parasysh pamjet e televizioneve greke me ca djem tė hardallosur me ballin e lidhur me shami qė derdhnin prej kėtyre kundėrajrorėve, batare tė panevojshme drejt qiellit. Sikur donin tė vrisnin zotin. Tashmė
shumė prej atyre djemve prehen pak metra mė lart, brenda murit tė varrezave, pa e kuptuar dot pse luftuan, pėr kė luftuan dhe ē’kėrkonin. Ky ndoshta do tė jetė pengu i vetėm pėr tė cilėn nuk arrin t’i tretė dheu, megjithėse dhe varret kanė fare pak dhé nė kodrėn e Sarandės. Vetėm beton dhe shkėmb sikur duantė ta bėjnė dhe prehjen e fundme me tė dhimbshme. Ata djem qė ngrinin flamurin grek mbi katėrsiluruesit e
marinės nuk i njihte askush gjer atėhere nė Sarandė. Nuk dihej nga vinin e ē’kėrkonin. Dhe sarandiotėt ende s’e dinė pse u bė gjithė kjo. Ēipa, Qilimi e tė tjerėt ikėn nė Tiranė dhe u bėnė deputetė, kėshtu qė nuk patėn kohė t’iu shpjegonin gjė Sarandiotėve. E ndoshta dhe kėtė s’arrijnė ta pėrtypin dot siluruesit e ndryshkur tė gjirit tė bukur. Nuk dihet gjer kur.
Ndoshta gjer ditėn kur tė vijė njė pushtetar e ta bėjė restorant lundrues dragaminėn e vjetėr qė vjen erė urinė ushtarėsh. Historia pėrsėritet dhe thonė qė herėn tjetėr merr trajta qesharake. Kėshtu ishte dhe kėsaj here. Kur zbrisnin komitetet e Demo Eminit nė Sarandė njėri prej Qilimėve ngriti i pari flamurin nė Delvinė, por atė shqiptarin ama. Shumė vite mė vonė vjen njė tjetėr komitet dhe njė tjetėr Qilim qė ngre flamurin e huaj. Punė shqiptarėsh, hajde e merri vesh nesėr kur tė shkruhet historia me gjithė qilimėt brenda! Njėri vė nishanet e shtetit, tjetri heq nishanet e shtetit, pėr t’i bėrė spaleta lufte mbi supet e tij. Hajde gjeje ku mbaron komikja e ku fillon marrėzia. Por Lufta ka mbaruar dhe fitorja hė pėr hė u pėrket atyre qė guxojnė tė parėt. Qilimėve tė dytė. Tė tjerat lėrua perėndive. Tani lufta hė pėr hė bėhet mė larg. Tek ‘Shkėmbi i pėllumbave’. Atje ku pėllumbat
s’guxojnė mė as tė ulen qė kur u ulėn korbat e zinj tė politikės. Aty nuk ulen as ngrihen flamurė e prapė dihet kush e fitoi e kush e humbi. Ai qė e humbi “betejėn e Shkėmbit tė pėllumbave” thonė se ka marrė inat tė madh atje lart nė Tiranė dhe do tė bėjė njė referendum. Me emėr tjetėr pėr pjesėn qė i takon prej Shkėmbit tė pėllumbave. Ai qė e fitoi betejėn kėrkon ta ngrijė referendumin pėr nja tre katėr muaj sa tė rregullojnė dokumentat e shkėmbit, por ngrirja nuk realizohet pėr shkak tė mungesės kronike tė korrentit.
Zor se mundesh tė ngrish gjėsendi nė kėtė kohė pa
drita. Nuk ka paqe pėllumbash gjersa dhe ai tė marrė pjesėn e tij tė shkėmbit. Se kėshtu vijnė punėt. Aty s’ka mė ideale por vetėm interesa dhe komunistėt idealistė ngjajnė tani me ato racat e rralla tė peshkut qė po shkojnė pėrditė drejt zhdukjes.

Nė merkato ka dalė njeriu racional i llogarive tė
sakta. Thonė se gjer dje ishte koha e maskarenjve, por atdheu ishte i shqiptarėve, tani zor se e thua dhe kėtė, se edhe atdheu ėshtė bėrė i tyre pasi e kanė blerė vende vende.

Nė shtėpinė e Teto Kaliopit nuk hahen mė fasule

Saranda fle herėt nė mbrėje. Rrugėt boshatisen aty
rreth shtatės dhe mbrėmja nuk ka mė erė algash dhe jodi por erė dinamiti nga gjuetia e paligjshme e
peshkut. Dritat e qytetit zgjaten e zgjaten mbi
sipėrfaqen e lėmuar tė detit duke tė shėmbėllyer me ca fasha tė pėrgjakura vende vende prej hėnės qė pėrpiqen me kėtė tė fshehin poshtė tyre plagėt e qytetit. Se qyteti ka aq shumė plagė sa ai vetė e di, sa nuk gjen fashė t’ia mbulojė tė gjitha. Nata ėshtė e trafikantėve tashme. Ato pak gomone qė s’dihet ku qenė fshehur gjatė ditės nisen pėr rrugė pa e ditur nėse do tė kthehen nė mėngjes. Se kėshtu e kanė kėto punė me kokė nė torbė. Nga hoteli luksoz me katėr yje nė anėn tjetėr derdhet njė lumė tingujsh muzike qė tė japin pėrshtypjen e rreme se kėtu mund tė jetosh i lumtur.
Ose sė paku i kėnaqur, meqė lumturia ėshtė njė nocion mjaft abstrakt. Vetėm ata qė janė gjithnjė kėtu mund tė tė thonė se nuk ėshtė krejt ashtu.Nė shtėpinė e teto Kaliopit ka kohė qė nuk gatuhen mė fasule si dikur. Jo vetėm pėr arsyen qė e dimė tė gjithė se prodhojnė gazra qė ndotin atmosferėn qė dhe kėshtu s’ėshtė mė pak e ndytė, as pėr shkak se mysafiri i lartė nuk bujti mė tek shtėpia e saj, ngaqė nuk fitoi dot pjesė tek Shkėmbi i pėllumbave, por dhe pėr arsye se tani shėndeti ėshtė bėrė diēka me e vyer dhe konsumohen ushqime greke brenda afateve rigoroze tė
garancisė. Kėto vitet e fundit jeta ėshtė bėrė diēka
me e vyer se dikur dhe nė fund tė fundit sikur ia vlen pėr tė jetuar. Lėvizja pėr katarsis qė thuhet se do na shpėtojė tė gjithėve, kėtu nė qytetin port ka njė emėr tė ndryshėm nga ai i grekėve tė lashtė dhe quhet shqip ‘pordhė me rigon’. Tė tjerat merren vesh. E ndėrsa ikėn i pafuqishėm pėr tė ndrequr diēka nė kėtė xhungėl tė bėrė me leje e pa leje pėrtyp nėpėr mend krahasimet letrare qė tė ka zėnė veshi nėpėr vite pėr qytetin e vogėl me ‘charme’ vajze. Dhe nė ēast i zhvlerėson nė
vetvete tė gjitha. Mė shumė se mė gjithēka tjetėr
perla e fundit tė Shqipėrisė tė ngjan me njė adoleshente tė bukur me fytyrė e faqe tė nxirė nga ato qė dalin mbrėmjeve buzė detit pėr t’u nisur nė anėn tjetėr tė detit, qė pasi janė pėrdhunuar e rrahur nė grup, nisen pėr tė shitur trupin nė vise tė tjera e pėr tė majmur dhunuesit e tyre apo siē i quajnė OJQ-tė, - tutorėt. Dhe tutorėt kėtu tani i njohin tė gjithė, ashtu siē njohin nga nxirja e syrit tė
bukuroshes sė radhės grushtin demokratik tė secilit
prej tyre. Nė barkun e zi tė “Kaliopit” tjetėr futen
njė nga njė njerėz e makina duke marrė dhe kursimet e tyre tė tėrhequra me ngut prej bankės sė kursimeve.
Ikin. Pa e kthyer kokėn pas. Nė njė botė tjetėr ku iu
duhet tė shesin tė vetmen pasuri qė u ka mbetur,
muskujt e trupit. E nuk dinė si t’i thonė qytetit qė
deri dje ka qenė i tyre, por qė sot ka pronarė tė
rinj. Mirupafshim apo lamtumirė. Nė kėtė botė tė
mbrapshtė ku askujt s’ja merrte mendja tė bėnte
pronarėt bujq dhe bujqit e dikurshėm pronarė, nuk ka mė vend pėr ta. Nesėr ‘Kaliopi’ do tė kthehet sėrish. Tė gėlltisė tė tjerė vendas. Gjersa njė ditė tė jenė larguar tė gjithė dhe Saranda t’iu mbetet pronarėve tė rinj qė e kanė blerė e qė do ta nxjerrin nė punė siē nxirren vajzat e bukura dhe kjo ditė nuk duket larg.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.