Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Veneroni nenen. Babai s`eshte vecse nje rastesi.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 117 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Rruga me fytyrėn e Edi Ramės
Postuar nga: Ernest

Lajme Ecejake nė rrugė qė kanė humbur emrat, duart zhytur nė xhepa plot shpresė e sytė verbuar ngjyrave tė "identitetit" mirazh-pėrralle, banorėt e "metropolit" shqiptar lundrojnė nė plehra e nė varfėri. Rethuar nga pallate lluksoze me pronaro-pushtetare varrmihės por konsensuale, tė trėmbur nga boritė e mercedesėve disa milionėsh qė kanė pėr shoferė ato qė preferojne burgun pėr te fituar paranė, shqiptaro-kinezet humbin toruan e humbin rrugėn, e laku s'harron tu shtrėngojė fort e mė fort qafėn e tretur...
Kush ka lexuar "Ne shkėmbin e pėllumbave nuk ulen mė pėllumbat" tė Altin Xhaferrit nė Gazetėn Tema, nuk do ta ketė tė vėshtirė tė njohė penėn e tij tė dhimbshme sepse tė vėrtetė, tė vėrtetė e tė prekshme e pėr mė shumė tė bukur, kaq tė bukur...

Reportazh joperiferik
nga Altin Xhaferri

Askush prej atyre qė pyet rastėsisht nuk ėshtė nė gjendje tė ta thotė emrin e saktė tė rrugės ku je duke ecur. E ndėrsa ke kapėrcyer Shkollėn e Baletit dhe je duke u ngjitur drejt tregut tė madh tė pajisjeve elektrike dhe elektroshtėpiake mė kot merr mundimin tė dish koordinatat e tua nė qytetin e rrėmujshėm qė i thonė dhe metropol me mburrje. Dikush ta thotė mė bindje se kjo rrugė ka emrin Mihal Grameno, njė tjetėr tė thotė se quhet Ali Visha, njė tjetėr akoma mė thjesht, rruga e tregut apo e shkollės sė baletit, ndėrsa tė tjerė tė thonė emra dėshmorėsh tė panjohur qė tashmė i kanė harruar dhe ata qė dikur merrnin njė kilogram mollė pėr 5 Majin si anėtarė tė mbetur tė familjes se dėshmorit. E ndėrsa shtyhesh me bėrryla nėpėr rrugėn e pistė nėn njė shi tė pakuptimtė vere qė nuk tė ndihmon tė marrėsh asnjė vendim e ndjen veten njė njeri pa identitet, qė ēapitesh nė njė rrugė pa identitet tė njė qyteti katrahurė, iciili po kthehet nė identitet nėpėrmjet ca ngjyrash skizofrenike. Gjithēka tjetėr tė duket mėse e tepėrt. Nė njė rrugė pėr tė cilėn tė thonė kaq shumė emra pa ditur kush prej tyre ėshtė mė i sakti, nuk ka si tė ndjehesh ndryshe veēse njė i ngjyrosur me ngjyra ndezėse i kthyer ne identitet, nuk dihet se si e nuk dihet pėrse. Secili prej banorėve mund t’i vėrė emrin qė dėshiron ai vetė rrugės ku banon. Dhe kinezėt e shumtė qė popullojnė tregun prej vitesh mund t’i vėnė dhe ata njė emėr qė t’ua dojė qejfi rrugės, si fjala vjen, Lej Fen, Nang Fang, Ēang Ēeng apo kushedi ē’tjetėr emėr kinezi. Pėr kėtė nuk ka asnjė kufizim. Liria gjallon kėtu nė formėn e saj tė origjinės, nė gjendje tė egėr. Pa kufizime nga ato qė i vėnė qytetėrimet qė erdhėn mė pas. Nė kohėra konsensuale mund tė bėsh ē’tė duash. Edhe nė s’rėnē nė konsensus pėr emrin e rrugės ku banon, rėndėsi ka tė jesh i hapur ndaj mendimeve kundėrshtare.

Balet kalimtarėsh nė rrugėn e Shkollės sė Baletit

E tė gjitha kėto duket se janė gjėrat mė parėndėsi tė rrugės, e shndėrruar prej vitesh nė njė zonė tregtare nga mė tė populluarat e kryeqytetit. Gjatė 6 ditėve tė javės kėtu dyndja ėshtė maksimale e mundshme. Makina qė gati sa shtyjnė me parakolp njėra-tjetrėn, tregtarė qė reklamojnė mallin, sehirxhinj manjakė, xhepistė, komunistė tė papunė qė porsa kanė mbaruar me sukses kongresin e tyre tė fundit. Njė popullim kaotik qė tė shkaton kokėdhimbje. Kėtu tregtohet gjithēka qė shitet. Krahas llampave elektrike, tregtohen karrota, krahas spinaqit tė fushės shiten kaēavida, bar miu dhe viagra njėherėsh. Tė gjitha me efekt tė garantuar, siē thonė ata qė i shesin. Me njė bar miu shkon shpejt nė botėn ku je nisur duke shkurtuar rrugė, ndėrsa me njė viagra tė duket vetja zot konsensual pėr 2 gjer nė 3 orė. Zarzavatet tregtohen pėrtokė nė plastmase tė ndytė tė shtruar apo copėra ambalazhesh kartoni. E ndonėse nė tė dy anėt e rrugės janė ngritur pallate luksoze dhjetė katėshe, duket se pėrdoruesit e tyre nuk kanė shpėtuar nga kompleksi i vjetėr i shqiptarit qė nuk i bėn pėrshtypje tė ushqyerit mes pluhurit, ndėrkohė qė mund tė mburret me kushtet luksoze tė vendit ku bėn jashtėqitjen. Ka kohė qė shqiptarėt ushqehen si derra e dhjesin si mbretėr. Sėmundja e madhe e metropolit tė madh ėshtė ulur kėmbėkryq nė rrugėn as tė re e as tė vjetėr, ose mė mirė, qė ka pak nga tė dyja. Nuk ėshtė vetėm mosditja e emrit tė rrugės dhe rrėmuja shurdhuese e ngopur me smog makinash qė ditė pas dite shndėrrohet nė kancer mushkėrie. Nė fund tė fundit, nė kėtė qytet tė ngatėrruar e pėrzier keqas si zorrėt e njė barku tė sėmurė, bėhet pėrditė mė e vėshtirė pėr ta ditur cili je, cilat janė mundėsitė e tua apo pėr cilat cilėsi tė tuat ka nevojė jeta publike e kėtij qyteti ku je pjesėtar, nuk ka mundėsi si ta dish dhe ku banon. Por nga kjo vuan dhe bashkia me “frymė te re”, siē i thonė gazetat e krahut tė mėngjėr. Aq e vėrtetė ėshtė kjo, sa banorėt tė thonė se ndonėse nė tabelėn e madhe qė njofton afatet e punimeve nė disa rrugė figuron dhe rruga Todi Shkurti, ndėrkohė qė punėtorėt kanė mbaruar sė asfaltuari njė rrugė tjetėr pėr shkak tė ngatėrresės, ndėrsa ajo e afishuara nė tabelė as u nis fare. Punė tabelash e punė emrash. Dhe me emrat bashkia do merret sikur nuk ka punė tė tjera”? Mė nė fund duket se njerėzit kanė kuptuar se kanė qeverisjen qė kanė merituar, e cila mund tė harrojė dhe emrin tėnd dhe emrin e rrugės. Mungesėn e identitetit banorėt duket se e kanė zgjidhur me kartėvizita dhe fletė palosje pas tė cilave asnjėherė nuk mungon njė skicė me shigjeta si p.sh., mbi shkollėn e baletit, 15 metra para se tė arrish te tregu, djathtas tek kazani i plehrave, porta pėrballė me llamarinė jeshile... Dhe nė iu tektė firmės austriake qė merret me pastrimin tė ndryshojė vendndodhjen e kazanit tė plehrave, ec e gjeje pastaj. Sidoqoftė, shqiptarėt orientohen me nuhatje mė mirė se me adresa. Me tė pyetur gjen Stambollin, ndonėse Stambolli duket i zbritur pikėrisht kėtu nė tregun ku materialet janė tė gjitha skarco turke.

Varfėria bėn mbret kinezėt e lagjes

Kriza ėshtė ulur kėmbėkryq nė rrugėn tregtare. E lexon nė sy nė fytyrat e murrėtyera tė tregtarėve, nė dyqanet qė kanė filluar tė boshatisen duke iu ngjitur njė tabelė “Shitet” apo “Jepet me qera” nė xhamat e makinave, qė mė sė shumti kanė njė numėr celulari nė xham dhe shumėn pėr tė cilėn mund ta blesh. Shitet, shitet, shitet. Tė gjithė shesin, askush nuk ble. Sikur po bėhen gati tė gjithė pėr tė ikur ndonėse nuk i kanė emrat nė listat e llotarisė amerikane. Askush nuk ėshtė i interesuar pėr tė blerė. Ėshtė hera e parė qė nė kėtė rrugė ka mė shumė ofertė se kėrkesė dhe dyqane bosh qė s’t’i kėrkon njeri. Biznesi po pėrjeton ditė tė zeza dhe njė marrje fryme vdekjeprurėse. Ėshtė njė lak qė ngushtohet pėrditė rreth qafės sė holluar tepėr nėn kujdesin e qeverisėsve socialistė, tė cilėn ende njerėzit nuk e kanė vendosur sa tė mbarojė kampionati nėse do ta lėnė t’i mbysė gjer nė fund apo do ta flakin tej ndoshta nė mėnyrė instiktive tė dhunshme, siē bėhet kur dikush tė mbledh duart rreth fytit dhe nuk ka mė vend pėr edukatė. Se njerėzit kur u arrin thika nė kockė, bėhen jokonsensualė. Mė shumė nga tė gjithė, duket se krizėn e ndjen kinezi qė shet artikuj elektrikė tė sjellė nga pėrtej oqeanit. Nė gjysmė kioske gjysmė dyqanin e tij njerėzit vijnė, pyesin, ikin pa blerė asgjė, aq sa kinezit i ka hmbur dhe durimi prej kinezi nga dialogėt e tyre abs urdbė*. Sa ėshtė kjo llampa? Treēint lekė, thotė kinesi*. Po kjo tjetra. Treēind lekė, thotė sėrish kinezi pas banakut. Tė tėra nga treēind lekė. Nuk ka mė tė tė lira? Kinezit mė nė fund i soset durimi i tij prej kinezi. Edhe kartoni vetėm po tė vinte nga Kina, pa llampėn brenda, nuk mund tė bėjė mė pak se treēind. Por ai e di se fajin s’e kanė klientėt, por varfėria qė ka pllakosur. Dhe varfėrinė mė shumė nga tė gjithė duket se e vuan ai. Nė fytyrė imcaku me flokė tė padislipinuar pėrjetėsisht janė shkruar tė tėra. “Iku Leka... Jo ka mė lekė nė Shēipėria... Nuk ka puna... Dhe vėrtet duket se lekut i ka humbur vula. Apo thėnė mė shkoqur, ėshtė zhytur pėrditė e mė tepėr vetėm nė pak xhepa nga tė cilėt nuk ka premisa pėr tė dalė. Duket se ajo thėnia qė tė pasurit kėtu bėhen pėrditė mė tė pasur ashtu si tė varfėrit bėhen pėrditė e mė tė varfėr, duket se kėtu ka gjetur zbatimin e saj mė tė mirė. Monopolet greke tė Anastas Angjelit & Co duket se janė varri i madh ku duket se po zhyten pėrditė nga pak metropolasit nėn udhėheqjen e re. Kinezi duket se ėshtė bėrė i vetėdijshėm i pari pėr krizėn qė po instalohet ditė pas dite, ndaj po bėhet gati tė ngrejė plaēkat e tė ikė drejt njė tjetėr vendi ku ka normė mė tė lartė fitimi. Atij nuk i intereson nėse erdhi Leka, por e tmerron ikja e lekut. Nėse ikėn leku dhe vjen vetėm Leka, pėr tė s’ka vend mė kėtu.

Biznesmeni mė i pasur i rrugės sime

Njė makinė e bukur tip fuoristrade parkohet me gomat gjysmė mbi trotuar. Biznesmeni qė zbret vazhdon tė flasė nė telefon ndėrsa ngjit shkallėt e njė internet-kafeje. “Po hajde or tėj, kenke krejt budall. Tek kafe inter. Ngatėrron me sa duket emrin internet me klubin e futbollit Inter. “Po kafe Bill Gates mor burrė, pa vajtur tek tregu. Qaty ku ka ca kompjutera a ēa di vetė”. Pastaj, ndėrsa ulet nervoz nė tavolinė, shan pronarėt e kafeve qė iu vėnė emra tė ngatėrruar sa po u bėjnė lėmsh takimet. Hajvanė pronarė. S’ia vėnė dot Milan apo Inter emrin kafesė, po ia vėnė internet? “Ēa ka ba ky Billi bre burrė qė ja kanė qit emrin nė xham tė kafes? Asht dėshmor a? Jo. Hero i Punės Socialiste? Jo or ti. Epo, ēfarė k... asht qė ia qisin emrin me gėrma tė mėdha si me qenė anėtar i byrosė politike. Tė tjerėt qeshin gjysmė me zor. Ėshtė miliardier, i thonė. Me kėto kompjuterat merret. Biznesmeni zgurdullon sytė mosbesues se mos e tallin. Kur flitet pėr miliona fytyra i merr njė pamje tjetėr. Shifrat me shumė zero ia bėjnė trurin dhallė. “Lene mor burrė se nuk ma fut dot mua. E si u bėka lek me kauēuqe. Ashtu thonė tė gjithė, e di unė. Do jetė marrė me femna or tėj ose ka shitur miell nė Zvicėr s’ma hedh dot mua; si u bėka paraja ashtu. Dikush ka prekur pa dashje makinėn dhe sinjali i alarmit ngre tė gjithė nė kėmbė i jep dhe fund bisedės sė sikletshme pėr pasurinė e manjatit tė elektronikės. Ndėrkohė dhe tjetri qė pritej ka mbėrritur po me makinė. Benz 240, si gjithė shqiptarėt. “Hik bre burrė na merr paret e asistencės dhe silli t’i pijmė. Njėsia bashkiake qė shpėrndan lėmoshat e qeverisė ėshtė nė trotuarin pėrballė dhe radha ėshtė e gjatė gjer nė rrugė. Kam dy muaj qė s’i kam marrė. Po ti e di mor burrė qė s’shkoj dot se jam person nė kėrkim nga policia. Atje pėrtej radha e asistencialistėve zgjatet. Zgjatet dhe vargu i gjatė i makinave qė parkohen nė rrėzė tė trotuarit. E vetmja gjė qė kanė fituar shqiptarėt e mileniumit tė ri ėshtė fakti qė tani nuk shkojnė mė nė kėmbė tė marrin asistencėn por me veturė.

Nuk trembet askush nga ardhja e Lekės, por nga ikja e Lekut

Nė rrugėn pa emėr apo mė saktė, nė rrugėn me shumė emra qė ende s’e di cilin ka tė vetin mund tė gjesh gjithēka dhe asgjė. Ajo ėshtė dritarja e vogėl nga mund tė shohėsh Shqipėrinė e madhe. Jo atė qė i tremben fqinjėt, por kėtė tė mbyturėn pėrditė nga kriza e mbushur me kundėrshti, paradokse e tė kundėrta qė pėrplasen. E bėhen lesh. Aty mund tė gjesh njė kinez qė dėgjon kėngė labe siē mund tė gjesh njė kioskė mė tej njė lab qė dėgjon kėngė kineze e qė mundohet tė mbushė mendjen se merr vesh prej tyre. Shqiptarėt janė njė racė e ēuditshme. Flasin tė sigurtė dhe kur s’e dinė se nga mund t’u vijė siguria. Aty gjen atė plakun e rrjedhur qė shet banane ne diell e qė nuk ėshtė i merakosur pėr fitimet e pakta sesa pėr faktin se Fatos Nano ėshtė mė konsensual se Moisiu. Konsensualitetin e ngatėrron me seksualitetin dhe kėtė ete fundit e lidh me martesėn e dyte tė fatosit. Lidhja e shkurtėr e krijuar ne trurin e tij arkaik nuk ndreqet mė veēse nė varr ndoshta. E dhe ky ėshtė i sigurtė pėr gjithēka thotė. Shqiptar hesapi. Nė rrugė mund tė shohėsh dhe njė rresht tė gjatė me pallate 10 katėshe tė Rrapushit tė cilat thonė se janė ndėrtuar tė gjitha pa leje dhe njerėzit nuk e dinė ē’kanė blerė, ndonėse paratė i kanė paguar mund tė shohėsh dhe buldozerin qė ėshtė parkuar mbi rrėnojat e njė kioske. Mund tė gjesh dhe njė pallat tė shpėlarė tė Et’hem Rukės tė ngritur brenda nė oborr tė shkollės sė baletit, tė cilit ka nisur t’i dalė boja qė tani pas 6 muaj ndėrtimi, mė keq se tė zotit me makinė RSH. Ēuditė e kanė folenė pikėrisht kėtu. Aty sallata e Saukut shitet mė shtrenjtė se mollėt e Maqedonisė, domatet e Lushnjės mė shumė se bananete ardhura prej Brazilit, njerėzit vijnė me benz tė marrin asistencėn e bashkisė, ēupa e kinezit kėndon gjithė ditėn kėngė pėr Shqipėrinė qė e quan atdhe, pasi ka lindur kėtu. Ec e mos u ēudit po deshe. E ndėrsa ecėn nė rrugėn qė nuk ia di emrin, tė duket se je duke udhėtuar nė njė botė surreale. Efektet e ngrohjes globale tė rruzullit, prishja e jonosferės, vrimat e ozonit duket se i kanė dhėnė tė gjitha pasojat e tyre negative pikėrisht kėtu nė rrugėn e pistė tė mbipopulluar. Kėtė duket se e kanė kuptuar dy tė rinj me kollare tė kuqe qė shpėrndajnė broshura fetare tė kushedi se tė kujt sekti dhe i mbajnė gati me zor njerėzit nė rrugė pėr t’u thėnė dy fjalė pėr ditėt e Qametit tė Madh qė po afrohet apo tė apokalipsit. Dhe njerėzit kanė njėqind arsye pėr tė mos i besuar se apokalipsi ėshtė afėr mjafton tė lexojnė gazetat pėr tė besuar se ai dhe mund tė ketė kaluar kėsaj rruge. Nano dhe Berisha shtrėngojnė duart. Nanos i dhembin nga shtrėngimi gishtat e prerė. Nuk duhet t’i kishin shtrėnguar dhe kaq. Gjinushi do tė flaket mė nė fund siē flaket mishi i keq nga trupi pėr tė shpėtuar shėndetin. Ruhuni nga SIDA. Meksi dhe Ruka mė nė fund tė mos jenė mė ministra. A thua t’ia arrijmė dhe kėsaj dite. Jo, s’ka mundėsi. Partia Liberale e Cekės bėn njė kongres tė rrethuar me ushtarė. Zogu i madh erdhi bashkė me zogun e vogėl. Nė mes tyre, Fluturaku. Mbretėria po bėhet krejt me pupla. Dhe ec e thuaj pas gjithė kėtyre se apokalipsi ėshtė larg. Po nė fund tė fundit, kujt i plasi pėr tė. Kėtyre njerėzve pa shpresė s’ka ē‘u merr mė, veē mbushjeve tė dhėmbėve ndoshta se vetėm ato u kanė mbetur tė vetat. Ndoshta pėr faktin se bėhen akoma metalike dhe si hyjnė nė punė kujt. Pėrpara se tė vijė qameti i madh i Nostradamusit kėtej ka kaluar qameti i vogėl i socialistėve dhe i ka lėnė tė gjithė me duar nė xhepa, ku s’dihet ē’shtėrngojnė nė duar. Njerėzit janė rikthyer tek pėrpjekja e pėrditshme pėr tė siguruar bukėn e gojės si 10 vite mė parė dhe ndonėse tabelat majtas, djathats apo left, right tė tregojnė se nga duhet tė shkosh, njerėzit ecin kuturu pa pyetur pėr to. Nė fund tė fundit, ē’rėndėsi ka kjo kur gjithēka po bėhet njėsoj dhe askujt s’i hyjnė mė nė punė tabelat. Njerėzit e rrugės pa emėr e dinė se po jetojnė njė jetė tė gėnjeshtėrt nė fund tė cilės mund tė kishin tė gjithė tė njėjtin epitaf: lindėn, vuajtėn, vdiqėn. Premtimet e fushatės sė fundit tė socialistėve tė shkruara ende nėpėr mure nuk mund t’ia zbusin askujt varfėrinė. Tani tė gjithė e dinė se premtimet e tyre janė si premtimet para martesės qė s’bėhen kurrė realitet, ndėrsa premtimet e karizmatikut Rama janė premtime tė mbyllura nė shishe qė duken tė bukura pėrtej qelqit por qė, po u hoqe tapėn, fluturuan. Ja si emri i rrugės Todi Shkurti qė duhet tė kishte mbaruar njė vit mė parė sipas tabelės Rama, por qė nuk dihet nėse do tė fillojė ndonjė ditė po s’pati prapė zgjedhje tė reja. Kjo rrugė ka gjithēka nga rrėmuja e ideve dhe nga haluēinacionet e Edi Ramės. Ėshtė rruga qė pėrfaqėson mė sė miri aftėsit e tij. Ėshtė dhjetė metra larg rrugės qė Rama pozon ēdo ditė para kamerave, dhe meqė nuk duan tė shikojnė televizionet e paguara prej Ramės, duket se nuk e shikon askush. Ndaj dhe tabelat shkruajnė left e right pėr tė orientuar tė huajt se vendasit nuk kanė nevojė pėr tabela me shigjetė. Ecin ashtu tufė si pėrherė, nga t’i shpien kėmbėt, gjersa kujtohen njė ditė se kanė ecur shumė e s’e dinė ku kanė shkuar dhe atėherė bėhen tė dhunshėm. Dhe bėjnė vetė dhe apokalipsin pa pritur t’u vijė ai i Bibles.
Gazeta Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.