Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Ceshtje Kombetare :: Asgje s'ėshtė mė fantastike se jeta
Postuar nga: ILovePejaa

Ceshtje Kombetare Gjithmonė mė ka habitur ideja e eksterritorialitetit tė anijes. Anija ėshtė bartėse e sovranitetit, njė pjesė mobile e tij, dhe po guxove e preke, e ke prek shtetin, ti je nė luftė me shtetin. Por, nėse e ke prek njeriun, jo. Marinari i vrarė nė kafen e molit nuk e ve shtetin nė luftė.

Vetėm marinari i vrarė nė anije ėshtė alarm. E di, ēėshtje juridiksionesh, etc.etc. por dua tė them se ēfarė ideje e mrekullueshme qė njeriu tė jetė bartės i po kėtij sovraniteti, si anija. Qė njeriu, mė nė fund, tė jetė ai eksterritorialitet, ai territor biologjik i cili, po u prek, duhet tė gjithė tė jemi tė alarmuar. Duhet tė ketė ndodhur diēka thellėsisht e vrazhdė dhe e gabuar nė historinė e njeriut qė e ka sjell nė kėtė situatė sa t'i ketė lakmi anijes!

Askush mė afėr kėsaj ideje sot nuk ėshtė sa Amerika. Ndoshta, si thotė filozofi amerikan Richard Rorty, sepse askush edhe nuk e ka pėrdorur fuqinė mė brutalisht e mė vrazhdė se Amerika, prandaj edhe askush s'ėshtė mė reflektiv e mė i ndieshėm ndaj keqpėrdorimit tė forcės, ndaj padrejtėsive, dhe sidomos ndaj kėtij paradoksi. Kjo gjė nė njė formė shumė tė ēuditshme e tė pėrēudnuar na u dėshmua nė rastin e Kosovės: Amerika ishte e gatshme tė flijojė gjithēka materiale, edhe anijen edhe avionin, por jo njeriun, jo ushtarin. U tha po ashtu se, pėr herė tė parė nė historinė e njerėzimit, njė luftė bėhet nė emėr tė njeriut dhe tė tė drejtave tė tij. Lufta nė Kosovė nė tė vėrtetė ishte vetėm njė promovim spektakular i kėtij parimi. Mė nė fund, njė ushtar, njė njeri vlente mė shumė se njė anije, mė shumė se njė avion.

Mirėpo, sot pasi gjithēka kaloi, Kosova e ka njė kėndvėshtrim qė s'e ka pasur mė parė: kėndvėshtrimin nga varreza e hapur masive. Dhe, prej atij kėndi bota duket ndryshe. Po, vėrtet, kjo luftė dėshmoi se njeriu vlen mė shumė se njė anije, por kjo ide e bukur pėrfundonte aty ku pėrfundon edhe sovraniteti amerikan, tek njeriu amerikan. Atje ku pėrfundon Evropa e menduar dhe disenjuar si kėshtjellė. Sepse, sidoqoftė, pas kėsaj lufte doli se njė njeri amerikan kushton mė shumė se njė njeri shqiptar, se njė njeri tjetėr jashtė Evropės sė kuptuar si Kėshtjellė. Se gjithēka e bukur qė u tha pėr kėtė luftė vlen vetėm pėr tė tjerėt jo edhe pėr shqiptarėt. Pėr shqiptarėt ende vlen parimi se njė anije ėshtė mė e vlefshme se njė njeri. Vetėmsa tashti anije pėr shqiptarėt ishte njeriu amerikan, ushtari i saj.

Por, mė lejoni ta nis nga e para.

Ishte ditė e mėrkurė, datė 31 mars, kur mendova se kjo qenka dita e fundit nė jetėn time. Policia speciale serbe na mblodhi forcėrisht tre mijė qytetarė tė Prishtinės sa ishim nė atė lagje, duke hyrė shpi mė shpi, dhe na nisi diku. Askush nuk e dinte ku. Pas njė gjysėm ore ecjeje nėn britmat dhe urdhėrat e policisė ,,brze, brze!" (,,mė shpejtė, mė shpejtė") arritėm tek stacioni i vogėl i trenit nė periferi tė Prishtinės ku ata tashmė i kishin tubuar pėrafėrsisht 25-30 mijė qytetarė. I pyeta se ēfarė po presin. Mė thanė: trenin! Vetėm atėherė e kuptova idenė e ēmendur tė tyre: deportimin e tėrė njė qyteti! Ishte ora 3 pas dite kur u gjenda nė mesin e njė qyteti tė tėrė qė priste trenin, qė priste tė jetė i deportuar. E kisha ndjenjėn e njeriut mė fatkeq e mė tė harruar nė kėtė botė. Dhe, jo vetėm unė. Aty nga ora 11, diku nga qielli me hėnė, u dėgjua uturima e avionėve tė NATOs. Pėrnjėherėsh, qyteti im i mbledhur te stacioni i trenit u ēua nė kėmbė dhe nisi tė duartrokiste e tė brohoriste NATO, NATO, NATO...Kjo ishte shpresa, uturima e avionėve na dėshmonte se nuk jemi tė harruar, se bota mendon nė ne. Papritmas, kudo rreth e qark asaj ledine u dėgjuan tė shtėna automatikėsh tė policisė serbe. Gjithēka u hesht menjėherė. Qyteti im u ul nė tokė dhe u struk nga tė ftohtit e natės e tė fatit. NATO mbeti lart, shumė lart. Unė dhe qyteti im mbetėm poshtė, shumė poshtė. Nė mėshirėn e policisė serbe tė armatosur dhe nė pamėshirėn e natės. Aty, nė atė vend, nė atė stacion tė vogėl tė Prishtinės diku nė periferi, ku zhvillohej tragjedia e deportimit tė njė qyteti tė tėrė, atė mbrėmje vdiqėn vetėm dy pleq. Vdiqėn nga ankthi dhe traumat, tė bindur nė fatalitetin e jetės dhe nė ditėn e kijametit. Po aty, atė mbrėmje, tri herė u dėgjuan tė thirrmet: gjinekologu! Dhe, mė pas, vaji i foshnjeve qė po vinin nė kėtė botė nė momentin mė tė rėndė nė historinė e kėtij qyteti. Unė, i strukur nga tė ftohtit duke u munduar tė kapi pakėz nxehtėsi qė lėshonte trupi i qytetit tim, po mendoja se ky duhet tė ketė qenė parimi qė pėrgjithėsisht i ka mbajtur gjallė: lindnin mė shumė sesa vdisnin. Madje, kjo gjithmonė ka qenė njė temė e preferuar e poetėve tanė. Mirėpo, natyrisht, po ashtu e dija se asgjė s'ėshtė mė fantastike se jeta, se realiteti. Unė sot, pas gjithė kėsaj qė ndodhi, jam i bindur se po tė mos ishte vendimi i 19 demokracive perėndimore dhe NATOs pėr tė vepruar nė Kosovė ne, shqiptarėt e Kosovės, do tė ishim Khazarėt [1] e kėtij shekulli. Gjithmonė mė ka interesuar si ėshtė e mundur tė zhduket njė popull i tėrė. Zhdukja e dokumenteve dhe moslejimi i asnjė fotografie krimi tė dalė nga Kosova dėshmon gjenialitetin kriminal tė Millosheviqit. Atė qė ai e dinte qė nga fillimi e kuptova vetėm pasi u gjenda nė Gjermani. Kuptova se tė jesh viktimė nuk ėshtė e gjitha. Ti duhet edhe ta dėshmosh pozicionin tėnd prej viktime. Duhesh tė kesh fakte. Duhet t'i kesh fotot e urave tė rėnuara nga NATO si serbėt. Sot, pas gjithė kėsaj tragjedie, mendoj se e di se ēfarė ka ndodhur me Khazarėt. Ata nuk janė zhdukur, ata janė nė mesin tonė, vetėm me identitete tjera dhe tė harruar. Nuk kishin dėshmi, prova, nuk kishin foto. Ne patėm mė shumė fat. As ne nuk patėm prova vizuale tė krimit, pos atij numri fatkeq prej 1 milion njerėzish tė deportuar, por lufta zgjati aq sa serbėt nuk patėn kohė t'i zhdukin gjurmėt. Forensigėt sot kudo nė Kosovė zbulojnė varreza masive, duke zbuluar dimensionet gjenocidale tė krimit. Gjėja e parė qė u vėrtetua me t'i zbuluar kėto varreza ėshtė se derisa NATO bombardonte urat prej ēimentoje dhe hekuri, tenkat dhe artileria serbe nė Kosovė bombardonte urat prej mishi dhe gjaku. Ajo qė dukej e dyshimtė kur flisnin tė gjallėt, sot ėshtė e padyshimtė kur po flasin tė vdekurit.

Nga kėndvėshtrimi i njė varreze masive fatkeqėsisht, nuk po shifet vetėm krimi serb nė Kosovė, por edhe ana tjetėr e medaljes sė kėsaj lufte tė proklamuar nė mėnyrė spektakulare si luftė pėr tė drejtat e njeriut. Ėshtė e vėrtetė, nė aversin e kėsaj medalje lufte stampohet pėr herė tė parė se qeniet njerėzore janė mė tė rėndėsishme se shteti dhe sovraniteti i tij. Se parimi i tė drejtave tė njeriut duhet tė jetė mbi parimin e sovranitetit tė shtetit. Sepse, si tha presidenti Havell: shteti ėshtė krijim i njeriut, ndėrkaq njerėzit janė krijesa tė Zotit! Dhe mu pėr kėtė, Serbisė edhe iu muarr licence to kill, njashtu siē i merret shoferit licence to drive, sepse abuzoi tmerrėsisht tė drejtat njerėzore tė njė populli nė Kosovė. Mirėpo, fatkeqėsisht, nė reversin e kėsaj medalje mbeti e stampuar po ajo metodė dhe po ai parim i luftės si gjithmonė deri mė sot: qėllimi e arsyeton mjetin. Nė emėr tė idesė sė bukur dhe humane tė tė drejtave tė njeriut u flijuan - njerėzit! Sot pėr sot, ende nuk kemi zbuluar ndonjė erzac pėr njeriun qė duhet flijuar pėr ta zhvilluar dhe ēuar mė tej idenė e njeriut. Dhe, jo vetėm kaq. Edhe nė kėtė luftė qė bėhej pėr tė drejtat e njeriut, mospėrgatitja e aleatėve qė t'i flijojnė ushtarėt e tyre dėshmonte se ende nuk ka humbur ideja se disa njerėz janė mė tė rėndėsishėm se disa tė tjerė.

Por, sidoqoftė, vlen qė t'i gėzohesh si njė lajmi tė mirė, si lajmit se ka jetė nė Mars, se diku nė botė, jashtė Kosove, njeriu mė nė fund ėshtė mė i rėndėsishėm se shteti, se njeriu ėshtė sovran. Kjo mė mban me shpresė se ndoshta njė ditė edhe nė qytetin tim, nė Prishtinė, nė atė Makondon e humbur tim, do tė arrijė ky parim njashtu siē njė ditė prej ditėsh nė Prishtinė erdhi Coca Cola. Njashtu siē erdhi NATO.

Ndėrkaq, sot pėr sot, mbetet qė nė emėr tė njė ideje tė bukur e humane pėr njeriun t'i varrosim e t'i qajmė sipas zakonit ata qė i flijuam pėr tė - njerėzit - krijesat e Zotit!


(Eseu u botua si kryeartikull i rubrikės sė kulturės

nė tė pėrditshmen berlineze Der Tagesspiegel, 11 gusht)


[1] Popull historik qė nė njė moment humb nga historia


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.