Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Beotasit, per te mos pasur me turbullira ne kenaqesite e tyre, e shpallen patriotizmin "crime d`etat".
--- Plutarque

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 108 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Histori :: Historia e popullit shqiptar
Postuar nga: isli

Histori "Ēdo histori e Ballkanit fillon me Ilirėt"
Aleksandėr Stipceviq
----------------------------------------------------

Ilirėt kanė qenė ndėr popujt mė tė mėdhenj nė Evropė dhe kanė banuar nė njė territor qė pėrfshin pjesėn mė tė madhe tė ...

"Ēdo histori e Ballkanit fillon me Ilirėt"
Aleksandėr Stipceviq
------------------------------------------------------------

Ilirėt kanė qenė ndėr popujt mė tė mėdhenj nė Evropė dhe kanė banuar nė njė territor qė pėrfshin pjesėn mė tė madhe Gadishullit Ballkanik. Nė lindje ky territor kufizohej me lumenjtė Morava dhe Vardari si kufinj natyrorė, nė perėndim me detin Adriatik, nė veri shtrihej deri buzė tė Alpeve, kurse nė jug deri nė brigjet e detit Jon.

Nė kėto territore jetuan njė varg fisesh ilire tė vogla e tė mėdha, disa nga tė cilat arritėn edhe tė organizohen nė formė shtetėrore.

Vjetėrsinė e Ilirėve nė Ballkan, prej autorėve tė vjetėr qysh nė shekullin 5 para Krishtit e dėshmon autori grek i kohės antike Herodoti. Njė dėshmi tjetėr pėr hapėsirėn gjeografike tė banuar nga Ilirėt paraqet edhe vepra e historianit grek Appianus nė shekullin e 2 para Krishtit, qė pėrputhet me dėshminė e Herodotit dhe me njohuritė historike mbi Ilirinė Romake.

Kontaktet e para iliro-romake hasen vetėm nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 3 para Krishtit, qė shėnon edhe fillimin e pushtimit tė Gadushillit Ballkanik nga Perandoria Romake. Kjo dėshmohet me tri luftėrat iliro-romake qė fillojnė nė vitin 229 para Krishtit dhe pėrfundojnė me pushtimin e pjesės perėndimore tė Gadishullit nė vitin 168 para Krishtit. Kėto luftėra quan nė shkatėrrimin e mbretėrisė ilire.

Nė fund tė shekullit tė 4 pas Krishtit, me ndarjen e Perandorisė Romake nė dy pjesė, fiset ilire nė pjesėn jugore tė Ballkanit mbetėn nėn pushtimin e Perandorisė Bizantine, qė nė Veri shtrihej deri nė territorin e Malit tė Zi tė sotėm. Kjo del nga shkrimet e Isidorus Hispaniensis dhe Euagrus (shek. 5), qė u referohen Ilirėve si banorė tė Ballkanit.

Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 6 dhe nė shekullin e 7, dėshmitė e Papės Gregori ofrojnė dėshmi mbi dyndjen e slavėve dhe tė avarėve nė Ballkan.

Fillimi i periudhės sė Mesjetės shėnon edhe fazėn e "Kulturės sė Komanit", qė njėherit ėshtė edhe dėshmia mė e mirė pėr vazhdimėsinė Iliro-Shqiptare. Kjo kulturė pėrfshin nė hapėsirėn e sotme tė Dalmacisė, Maqedonisė, Epirit, Kosovės, Malit tė Zi dhe tė Shqipėrisė. Kjo kulturė ėshtė vepėr e popullit Arbėr, qė kishte arritur njė shkallė tė caktuar tė organizimit shtetėror nė kuadėr tė Perandorisė Bizantine nė shek. 7 dhe 8 dhe bart gjurmė tė situatės politike tė kohės nė kėtė hapėsirė. Njėra nga dėshmitė e kėsaj kulture ėshtė Kruja e shekullit tė 9, por edhe e Durrėsi, Butrinti etj., qė paraqet njė vazhdimėsi tė Albanopolisit Ilirik, qė ėshtė trashėgimi kulturore Arbėresho-Ilire. Vazhdimėsinė Iliro-shqiptare e dėshmojnė edhe emrat toponomastikė dhe antroponomastikė, si tė vendbanimeve po ashtu edhe tė personave nė kėtė pjesė tė Evropės.

Me ndėrprerje tė shkurta, prej shekullit 11 deri nė shekullin 15 territoret shqiptare nė veri dhe nė verilindje tė Ballkanit mbetėn nėn pushtimin e feudalėve serbė tė Dioqezės sė Zetės dhe Rashkės. Kulmin e lulėzimit tė vet Perandoria serbe e Stefan Dushanit, arriti nė periudhėn 1333-1355, kur edhe kishte pushtuar pjesėn mė tė madhe tė Ballkanit. Kjo ishte koha kur populli shqiptar kishte krijuar fizionominė e tij kulturore dhe gjuhėsore dhe njihej me emrat Arbėria-Albania, Albanum apo Arbanas.

Rezistenca shqiptare kundėr sundimit serb tė mesjetės kishte mė shumė formėn e lėvizjes heretike, e cila ishte pėrgjigje ndaj ndjekjes sė "Heretikėve latinė" nga sunduesit serbė. Edhe pse nė kėtė periudhė shqiptarėt ishin tė dy riteve tė krishtera, katolikė dhe ortodoksė. Mirėpo, identifikimi me kishėn ortodokse serbe pėr shqiptarėt me identitet tė qartė kulturor dhe gjuhėsor ishte jashtėzakonisht i vogėl, prandaj edhe ndiqeshin si heretikė dhe shizmatikė.

Me Betejėn e Maricės (1371) dhe tė Kosovės (1389) fillon pushtimi Otoman i Ballkanit. Principatat shqiptare tė krijuara pushojnė tė ekzistojnė, kurse pushtimi definitiv i tokave shqiptare nga Perandoria Otomane pėrfundon me vdekjen e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, qė shėnon edhe pėrfundimin e rezistencės sė tė krishterėve nė pjesėn jugperėndimore tė Ballkanit.

Pėr t'i ikur islamizimit, qė pasoi vdekjen e Skėnderbetu dhe vazhdon deri nė shekullin 19, shumė shqiptarė u shpėrngulėn nė Italinė Jugore, kryesisht nė Kalabri. Kjo shėnon diasporėn mė tė vjetėr, por edhe mė tė madhe e mė tė gjallė shqiptare deri nė fund tė shekullit 19.

Duke mos mohuar kryengritjet e ndryshme tė armatosura dhe implikimet e tyre politike nė trojet shqiptare, pėrveē islamizimit frontal tė shqiptarėve, tė cilėt mė parė pranonin tė ndėrronin fenė sese tė identifikoheshin me Kishėn Ortodokse Serbe, deri nė gjysmėn e parė tė shekullit tė 19, kjo ėshtė fazė e lindjes dhe zhvillimit tė kulturės dhe shkrimit shqip.

Idetė Iluministe dhe tė Renesancės, lindja e nocionit tė shtetit Kombėtar dhe zhvillimi i jashtėzakonshėm industrial nė shekullin e 18 dhe tė 19, sollėn nė Ballkan frymėn e kryengritjes kundėr pushtimit otoman. Kryengritjet e njėpasnjėshme tė popujve tė Ballkanit, krijimi i shteteve dhe gjysmėshteteve ballkanike, si dhe Kriza e Lindjes (1875-1878), sollėn turbullirat nacionale nė Ballkan. Lufta Ruso-Turke (1876-1878) dhe sidomos Kongresi i Berlinit (1878), sollėn deri te krijimi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881).

Mosnjohja e shqiptarėve si komb mė vete nga Fuqitė e Mėdha, copėtimi i territoreve etnike shqiptare, pushtimi serb i tokave shqiptare, djegia e mbi 600 vendbanimeve shqiptare dhe pėrzėnia e rreth 100'000 shqitparėve nga krahinat e Nishit, Pirotit, Leskocit, Vranjės, Kurshumlisė dhe Prokuples (1877), ishin pasojat e Kongresit tė Berlinit pėr shqiptarėt. Me bekimin e tyre, trojet shqiptare u copėtuan midis fqinjėve: Serbisė, Bullgarisė, Malit tė Zi dhe Greqisė.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit shėnon edhe lindjen e idesė sė shtetit kombėtar shqiptar nė kuptimin e shtetit modern evropian. Kryengritjet e mėvonshme tė armatosura shqiptare kundėr Perandorisė Osmane dhe pushtuesve serbė, nuk pushuan. Lufta e Parė dhe e Dytė Ballkanike, ēoi nė copėtimin definitiv tė tokave shqiptare, qė nuk kishin aleatė nė mesin e Fuqive tė Mėdha.

Mė 28 Nėntor 1912, duke parė rrezikun e zhdukjes sė qenies shqiptare dhe tė tokave shqiptare nė tėrėsi nga fqinjėt pushtues, nė Vlorė, Ismajl Qemajli me luftėtarėt dhe parinė shqiptare tė kohės, shpallin krijimin e Shtetit tė parė Shqiptar, kufijtė e tė cilit vendosen nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr (1913). Mbi gjysma e territoreve etnike shqiptare dhe e popullit shqiptar mbeti jashtė kufijve politikė tė shtetit amė.

Lufta e Parė Botėrore dhe Konferenca e Versajės, verifikoi edhe njė herė mė shumė kėtė padrejtėsi ndaj shqiptarėve tė ndarė. Nė tėrė periudhėn midis dy Luftėrave Botėrore (1919-1939) shqiptarėt e mbetur jashtė shtetit amė pėrjetuan shpėrngulje, pėrzėnie, vrasje dhe tragjedi tė panumėrta nga nė kuadėr tė Mbretėrisė serbe e mė vonė tė SKS, qė pėr synim tė vetmin dhe filozofi politike shtetėrore kishte zhdukjen e shqiptarėve si popull. Nė anėn tjetėr, pas periudhės sė kaosit politik, prej vitit 1924 deri nė fillim tė Luftės sė II Botėrore, Shqipėria u udhėhoq nga mbreti Ahmet Zogu, qė ēoi vendin nė njė varėsi tė plotė ekonomike dhe politike.

As Lufta e II Botėrore nuk solli ndonjė pėrparim pėr shqiptarėt. Derisa nė gjyshmė shekullin e pasluftės Shqipėria u udhėhoq nga njė dorė e hekurt diktatoriale, qė ēoi nė prapambetje tė shtetit dhe shoqėrisė, Shqiptarėt nė ish-Jugosllavi pėrjetuan format mė tė egra tė shtypjes dhe shfarosjes deri nė gjenocid.

Kėrkesat e Shqiptarėve nė Jugosllavi mė1968, 1981 pėr barazi dhe demokraci nė kuadėr tė RSFJ u shtypėn me gjak dhe me burgosjen e mijėra dhe shpėrnguljen e disa qindra mijėra shqiptarėve nga trojet e tyre. Kjo dhe faktorė tė tjerė politikė, ekonomikė dhe brutaliteti i shovinizmit serb ndaj shqiptarėve dhe popujve tė tjerė nė ish-Jugosllavi, solli shpėrbėrjen e RSFJ, qė sėrish pėr shqiptarėt nuk solli ndonjė pėrmirėsim. Kjo ishte vetėm njė ndarje e mėtutjeshme e trungut shqiptar nė disa shtete tė reja.

Dalja e UCK-sė nė skenėn politike dhe Lufta e Kosovės 19981-1999, qė rezultoi me pėrzėnien e shtetit serb nga Kosova, shėnon njė etapė tė re nė historinė e popullit shqiptar dhe mundėsi pėr zhvillime tė reja nė kuadėr tė ndryshimeve politike nė Ballkan. Shpresojmė se proceset e reja do tė sjellin edhe pėrmirėsimin e gjendjes sė shqiptarėve tė mbetur nė Maqedoni, Mal tė Zi dhe nė Kosovėn Lindore.




Njė artikull i marrė nga Studentėt Shqiptarė nė Cyri.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.