Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė ta ban rrafsh, ka qef me t'dalė kodėr
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Letersi :: Krijimet e Mylindes
Postuar nga: Fiori

Letersi Ne kete artikull do te gjeni nje permbledhje te te gjithe krijimeve te Mylindes, pjestare e Forumit Shqiptar qe nga 25 Maji i vitit 2000. Shpresoj te kaloni ore te kendeshme gjate leximit te tyre.

C'ndodhi me tenden dashuri!
1/31/01

Nje puthje e shpejte.
Nje shikim plot mall.
Mje gjysem perqafim.
Nje psheretime, dy fjale.

Dhe nate, erresire.
Dhe qiell me re, pa yje.
Dhe ankth. Dridhje. Frike.
Dhe shpresat cope-cope thyer.

Dhe zjarri qe me ndizte
U shua. U be hi.
Dhe era shperndan rrugeve
Grimcat e te vdekures dashuri.

I will always love you
hedhur ne forum ne daten 12/20/00

Drita e zbehte e copezes se mbetur nga qiriu i ndricoi rrugen pikes se pare te lotit qe ra nga syte e deshperuar te vajzes. Ishte nje lot i vogel, paster. Ndoshta asaj i ngjau me pikat e ujit te kripur te detit, qe dikur binin nga floket e saj te gjate mbi lekuren tashme zeshkane te djalit. Pikat e ujit rreshkisnin njera pas tjetres mbi trupin e tij, dhe pastaj binin mbi reren e nxehte, duke lene mbi lekure shenjat e rruges se tyre. Ashtu si dhe loti qe rreshkiti mbi faqe dhe ra pa zhurme prane flakes qe po shuhej ngadale. Buzet e vajzes u drodhen. Dicka kerkuan t'i peshperisnin lotit, por nuk munden. Fjalet i ngaterroheshin dhe nga buzet dilnin vetem psheretima. Trupi i saj perpelitej ne shtrat, pa mundur te gjente qetesi. Befas, ne fund te korridorit u degjua nje kercitje e lehte, dhe me pas disa hapa qe vetem veshi i saj mund t'i degjonte. Menjehere zemra i ngadalesoi rrahjet, e frymemarrja e vajzes pothuajse nuk ndihej me. Ajo kish frike. Ajo nuk donte t'i trembte dhe t'i largonte ata hapa. Nata ishte ende e gjate, e ajo nuk mund te rrinte me vetem. Vetem!... Oh, jo... Ajo kish kaluar vetem aq shume agime, aq shume muzgje... Kjo fjale e kishte lodhur. Shpirti i saj kishte shume kohe qe endej i vetem neper rruget e kujtimeve. Dhe pesha e vetmise rritej e rritej, aq sa zemra e munduar nuk mund t'a terhiqte me pergjate rrjedhes se kohes... Hapat afroheshin gjithmone e me teper, derisa ai erdhi e iu ul prane pa fjale. Dora e djalit u zgjat drejt saj, e ajo ndjeu sesi ai perpiqej t'i fshinte gjurmet e lotit mbi fytyre. Por kur dora preku faqen e vajzes, ai u drodh. Gjurmet ishin te thella, shume te thella... Shtegu i hapur prej tyre te shpinte larg. Rruga plot te papritura e ndjekur nga lotet, e coi djalin drejt zemres se saj, drejt asaj zemre qe aq shume e kishte pritur. Ai u ul ne gjunje para saj dhe zemra nisi t'i flase zemres. Trupat e tyre u afruan prane njeri-tjetrit, e buzet ndjene edhe njehere shijen e embel te puthjes... Dhe lotet njomen perseri qerpiket. Ashtu si dikur pikat e ujit te kripur binin nga floket e saj te gjate dhe lagnin kraharorin e djalit... Por kete nate, ndoshta per te fundit here, syte e bukur te vajzes rrokullisen neper faqe pasurine e tyre me te cmuar.Lotet e kristalte binin mbi flaken e qiriut te mbetur. Vajza qante pa ze. Ajo nuk donte t'a frikesonte imazhin e djalit. Vajza qante, qe lotet e saj te shuanin flaken. Ajo nuk mund t'a linte driten e dites qe po agonte t'ia rrembente imazhin e tij. Dhe kur lotet e saj te fiknin ate drite te zbehte qiriu, ky imazh nuk do te dinte t'a gjente me rrugen e ikjes. Ai do te mbetej aty, ulur ne nje nga copat e zemres se saj, qe ajo e vete e kishte thyer dikur, dhe do te qendronte aty perjetesisht!...
Fund

Koha, largesia, ndjenja...
5/20/01

Duke "germuar" ne syrtarin e fletoreve te mia, rastesisht gjeta disa nga fletoret e hartimeve te gjimnazit. Mendova te postoj ndonje nga ato shkrime adoleshente...


Eshte vjeshte. Pemet farfurijne, rruge te gjata zbardhojne drejt horizontit. Ne klube degjohen tinguj muzike, zera, perplasje gotash, te shara, te gjitha te mbuluara nga tymi gri i cigareve. Eshte vjeshte? Ndoshta... Ndoshta eshte pranvere. Ose edhe dimer. Nje dimer i ftohte, me nje debore te akullt qe te verbon syte me bardhesine e saj. Ndoshta eshte dimri i 1898. Ose i 1977. Ndoshta i 2019. Ngadale zbrita ne plazh, prane detit, prane eres, prane shushurimess se mbytur te valeve qe i ngjante zhurmes monotone te akrepave te ores time. Tik-tak, tik-tak. Nje jete e tere e perbere vetem prej 2 tingujsh te thate. Nje tik-tak gati i padegjueshem, nje tjeter, edhe nje tjeter dhe sekondat, minutat, ditet kalojne. Muajt rrokullisen tutje dhe cdo gje behet e larget, ngjarjet, emocionet, lotet, kthehen ne kujtime. Nje liber shkolle i mbetur pa kopertine, me fletet te mbushura me shenime, nje fotografi e zverdhur nga pluhuri i viteve qe shkuan, nje date e rrethuar me te kuqe ne bllokun e shenimeve te vitit te 3-te (& ndoshta edhe nje zemer prane saj). Nje poster i Metallica-ve i ngjitur ne murin e dhomes tende & prane tij nje shkrim i shkujdesur adoleshenti, qe ndoshta me pak ndrojtje se mos prinderit do ta qortojne per murin e zhgarravitur, ka lene gjurmet e tij GO TO HELL!!! LIFE IS OURS, WE LIVE IT OUR WAY! Nje tik-tak, dy, tre, 100, 1000 dhe te gjitha nbeten larg, shume larg. Aq sa ndonjehere te duket sikur ato ekzistojne vetem ne imagjinaten tende. & ti ke frike te kthesh koken prapa e te kujtosh vitet e shkuara te rinise tende, ke frike se mos turbullohesh dhe me 1 levizje te gabuar fshin gjithcka nga truri yt i lodhur. Por papritur, nje fjale te shtyn ne skutat me te erreta te trurit, te zemres, te shpirtit. Nje fjale ... Nje fjale mund te beje shume gjera. nje fjale ben te tretet nje trishtim. Mjafton nje fjale per te kuptuar se tek ti jeton ende ajo e panjohura, ajo e buta qe te trazonte shpirtin, e shumepritura qe te hutonte, melodia e krijua prej endrrash e librash. Mjafton nje fjale qe ti te kuptosh se tek ti ekziston ende jeta. Qe ti te ndjesh se si rrjedh ajo nder duart dhe syte e tu. Ajo jete pas se ciles je kapur me thonj dhe nuk do ta leshosh.
Ngrihem nga rera dhe filloj te eci ngadale. Ne shpirt jam e qete. Le te vine muajt dhe vitet. Tashme nuk kam me ethje pritjeje per 1000 fytyrat e se ardhmes. Nuk kam me frike dhe mund t'i shikoj drejt ne sy. Eci ngadale dhe pas me ndjekin tik-taket e ores sime, qe tanime jane bere bashkeudhetare te thenies se Pindarit "O shpirt, mos endero per jeten e pavdekshme, por shtero fushen e se mundshmes"...
Fund

Plaku dhe engjelli i ....
11/1/01

Ai ishte ulur ne karrigen e tij te drunjte e gjysem te prishur dhe lekundej me pertse. Kishte ftohte, edhe pse ishte mbeshtjelle mire me betanijen e leshte gri. Zjarri ne oxhakun 100 vjecar po shuhej, por ai nuk kish ndermend t'i hidhte me dru. Eh,- mendoi me vete plaku,- kish kohe qe nuk kish bere nje dimer aq i eger. Por c'rendesi kishte tani? E vetmja gje qe duhej te bente ishte te priste Ate. Edhe Ai duhej te ishte i eger, i frikshem. E kishte pritur nete me radhe, po si dukej Ai duhej te kishte pasur shume pune. Po plaku e ndjente se ata do te takoheshin ate nate. Ishte i bindur. Ndaj edhe priste me durim.Prane kembeve te tij gjysem te ngrira flinte i qete qeni, i vetmi shok qe i kish mbetur 2 vitet e fundit. Ndezi me mundim cibukun dhe filloi te formonte rrathe te medhenj tymi. Ndoshta ishte hera e fundit qe ata rrathe do te mbushnin dhomen me ate eren e tyre te qelbur. Plaku hodhi nje veshtrim perqark dhe syte i mbeten mbi nje fotografi. Nuk e dinte me sa vite kishin kaluar qe nga ajo dite kur ishte bere fotografia, por i kujtohej mire se ate dite kish qene i lumtur. Edhe ajo kishte qene e lumtur. Ishin njohur ne moshe te re. Kishin jetuar vite te bukur bashke, por ajo kish ikur shpejt. A kish pasur frike valle kur Ai kish ardhur ta merrte? Para se te ikte, per te mos u kthyer me kurre, nuk kishte thene as edhe nje fjale. Dhe tani ishte radha e tij per te ikur e per te mos u kthyer me kurre. U perpoq te imagjinonte Ate. E perfytyroi shume te vjeter, me rroba te grisura e te palara. Nje goje e madhe, e zhubravitur e pa dhembe. I kerrusur mbi nje shkop gunga-gunga e duke terhequr nje torbe ku dreqi e dinte se c'mbante. Ajo pamje i ndolli krupe, por jo frike. Pritja po e nervozonte. Gjithmone e kishte nervozuar. Nuk e kuptonte pse Ai po vonohej aq shume. Plakut nuk i kishte mbetur me asgje per te bere. Plaku nuk i duhej me askujt. Edhe kujtimet kish kohe qe i kish flakur tutje. Befas qeni filloi te hungerronte i shqetesuar. Dritaret u hapen me zhurme dhe ne dhome hyri nje ere e acarte. Plaku nuk levizi nga karrigia. Me ne fund kish ardhur ora e tij. Me ne fund Ai ishte kujtuar te vinte e ta merrte. Plaku e ndjente pranine e Tij, por akoma nuk po e shihte. Si duket Ai donte ta bente edhe me te lodhshme e te mistershme ardhjen. Plaku nuk e merrte vesh pse duhej gjithe ajo "ceremoni" per nje gje aq te thjeshte? Te gjithe e dine se ai cast nje dite do te vije. Heret a vone, te gjithe duhet te takohen me Te. Dhe ky ishte casti i tij. Hodhi edhe nje here syte nga fotografia. Gjithmone kish dashur te ikte para saj, por fati nuk ia kishte plotesuar deshiren. Por tashme asgje nuk kishte me rendesi. Me doren qe mezi i bindej plaku perkedheli edhe nje here qenin e tij besnik qe po hungerrinte edhe me i shqetesuar. Papritmas qeni u ngrit nga vendi me vrull dhe doli nga dhoma i trembur. Plaku po mundohej te kujtonte se sa vjec ishte kur dalloi nje hije qe levizte drejt tij ngadale. Ishte Ai. Kur drita e dobet qe vinte nga oxhaku ra mbi Te, plaku u cudit. Ai ishte nje djale i ri, shume i pashem, veshur me nje kostum te zi qe i rrinte mire pas trupit te rregullt. Ne dore mbante nje bllok te vogel, ku filloi te shkruante dicka. Mbasi mbaroi, iu drejtua plakut me nje buzeqeshje qe i nxirrte ne pah dhembet e rregullt e te bardhe, dhe e pyeti nese ishte gati. Plaku pohoi me koke. Pasi shikoi edhe nje here fotografine, mbylli syte i qete, dhe me nje buzeqeshje te lehte ne fytyre, i zgjati doren Atij. ..
...Jashte dita pothuajse po agonte. Era vazhdonte te frynte si e cmendur duke perlasur kanatet e dritareve me zhurme. Zjarri ishte fikur... Nderkohe qe qeni angullinte dhimbshem...

Me fal...
5/17/01

Me fal... me fal qe endrren ta prisha i kurre te paqene ne ekzistencen e shpirtit te paster. Me fal... qe kur ne pasqyren e mjegullt te syve te ty shihem, pasqyroj qenien time te paforme, te ngaterruar me rete e shumta te mendimit. Me fal... qe ne letren e bardhe te zemres tende lashe trishtimin, lashe harrimin. A mund te me falesh valle?
Kur ne lotin tim u pasqyrua ndjenja jote, ai pikoi i lodhur, i renduar, aq shpejt ne toke. Kur ne zemren time u ndje dashuria jote, ajo pushoi... pushoi... por ne rrahjen e fundit fitoi jeten. Me fal, qe ne veshtrimin tend jam futur si nje imazh dhe endem e humbur ne syte e tu, pa kuptuar se jam ne nje shkretetire pa jete, ku mirazhet mashtruese formojne trillet e pafryma. Me fal... qe dhe ne endrrat e tua bej pjese dhe vrapoj ne ate pyll te dendur, te trishte sysh.
Me fal... Kam menduar pa fjale per ty, se fjalet m'i merr era. Kam jetuar pa fryme per ty, megjithese kam frike nga vdekja. Kam enderruar pa fund per ty, por endrra m'u largua, u shperbe ne grimca ajri dhe u ngaterrua me ndjenjat e tua...
Me fal... qe te kerkoj pareshtur dhe dua te vras kujtimin tend. Me fal... qe te mendoj pa fund me sy te trishtuar, te mbushur me lot. Qaj, qe mirazhi yt, figura jote te shkeputet ngadale, te dale nga syte e mi, & te zhduket pa fjale ky trishtim, kjo melankoli. Dhe perseri te kerkoj falje qe imazhin tend e ndava ne pika te turbullta loti, e vrava me qerpiket e lagur e te renduar dhe e braktisa e pafajshme boten fajtore te ketij trilli te heshtur.Me fal... qe celesin e zemres time e humba pa fjale dhe deren e shpirtit tim e mbylla duke ndjere trishtim, duke ndjere mall. Me fal... qe pafajsine e ktheva ne faj per ty, dhe endrren ta prisha si kurre te paqene ne ekzistencen e shpirtit te paster...

Fund

Pa titull
5/16/01

Ah, ti po me flet?! Po perpiqesh te me kundershtosh? Aha, ti po me thua "koha". Po, i dashur, me e frikshmja eshte koha. Castet qe jetojme, por qe kurre nuk arrijme t'i zoterojme... I dashur, kam frike... Lerme te vi aty tek ti. Lerme te shkel neper rruget e panjohura. Falme pak miresi nga miresia jote. Falme pak sinqeritet nga sinqeriteti yt, nje cope qiell nga qielli yt. Drita, i dashur, nuk shkelqen ne drite, ajo shkelqen ne erresire. Prandaj dhurome pak lumturi nga lumturia jote, qe rrezet e saj te depertojne ne erresiren e merzise dhe vetmise time. Dhe mos me ler te urrej, sepse ashtu humbas shume nga vetja. Ndihmome te te dua. E atehere do te mund te ngrihem mbi veten. E atehere do e behem me e pasur per ty!
Fund

Ore pritjeje
10/19/01

Ti ike edhe sot. Krejt papritur, ashtu sic ben gjithmone. Nje dush i shpejte, mundimi per te veshur pantallonat qe Rott perpiqet t'i terheqi duke tundur e lumtur bishtin e saj te prere, nje krehje e shkujdesur, nje puthje, kercitja e thate e deres... Dhe pastaj qetesi. Dhe une, ulur mbi carcafet e nderruar nje nate me pare, ku jane ende te njoma shenjat e dashurise. Filxhani i kafese tende eshte akoma aty. Edhe pluhuri i cigareve qe ti shkunde ne dysheme eshte aty. Ndersa ti... Ti ike... Edhe sot... Tingujt e kenges tende te preferuar nuk e mbushin dot boshesine e dhomes. As tymi i cigareve qe une djeg njera pas tjetres... E di qe ti do te me telefonosh perseri neser: "... Linda, where are you? I"m passing by. I"m on my way..." Por nata eshte e gjate. Minutat vertiten rreth meje dhe flasin per ty. Dua te te harroj, qofte edhe per nje cast, por me kot. Dua te te largoj, kur te ndjej ne ajrin qe thith. Edhe ky jastek ku mbeshtes koken ngadale mban eren tende. Ne trurin tim te lodhur zenen e bredhin mbeturina kujtimesh e fantazish. Shoh hijen tende ne kolltukun ne te cilin nuk ulet askush mbasi ti iken dhe nis e i flas. Zeri im perplaset ne muret e dhomes, e pastaj largohet me eren qe hyn fshehurazi nga dritarja gjysem e hapur. Dhe dora jote perseri fillon e luan me floket e tu. I ndjej syte e tu te me veshtrojne me vemendje. Ti rri e me degjon i heshtur, pa me thene as edhe nje fjale. Mundohesh te kapesh fillin e mendimeve te mia, por ato jane bere lemsh, e as une nuk arrij me t'i deshifroj. Ndaj hesht... Hesht, kur dua te te them aq shume gjera. Hesht, kur duhet te te them aq shume... Qetesia e ketyre oreve te gjata ne pritje te dites se neserme me lodh. Me lodh edhe ky imazhi yt qe e mbart me vete kudo, e nk arrij dot ta prek. Me lodh edhe kjo zile telefoni qe vonon te bjere. Nuk e di per sa kohe duhet te zvarritem duke te terhequr ne shpiritin tim neper nete pritjeje. Mbase nuk do te mund kurre te te nxjerr jashte qenies time. Ndaj edhe kam frike. Frike nga mungesa jote. Frike nga largimi yt, ndonese e di se ti do te vish serisht neser...
E keshtu kalojen oret e mia te pritjes. Me imazhin tend skalitur brenda meje. Me hijen tende qe me rri prane e paprekshme. Ndersa ti... Ti je diku tjeter. Syte e tu shohin te tjere njerez. Veshet e tu degjojne te tjere zera. Buzet e tua thone te tjere emra. Por une e di, keto ore, sado te gjata e te lodhshme, do te kalojne. Dhe pastaj, nje zile telefoni, e ca minuta me pas nje ercitje e bute dere... Dhe Rott, qe serisht do te tunde bishtin e saj te prere e do te nise e lumtur te luaje me ty...
Ti ike edhe sot... Krejt papritur, ashtu sic ebn gjithmone... Ti ike, pa e ditur se c'ndodh kur ti nuk je me ketu!...
Fund

Dhimbja ime
10/27/01

Me ler sot i dashur me dhimbjen te flas.
Ajo ka shume vite, si hije me ndjek pas.

Me ler sot i dashur dhinbjen te shikoj.
Me fjale mos me qeteso, nuk dua ta largoj.

Shume here prej saj kam qare, e zemra shume lengoi.
Me ler sot i dashur nga dhimbja te mesoj.

E ndryshme vjen ajo, mban qindra shembellime.
Por sot e bukur eshte, me ngjan me nenen time.

I bukur syr' i saj, ca lote fsheh nen qerpike.
Ca lote qe kurre s'u thane, e naten ma bene dite.

Dhe faqet e nje libri sot dhimbja hap ngadale.
Sa ndjenja ka aty! Sa endrra e sa mall!...

Por shkronjat dhimbja mbledh, nje zemer vizaton.
Une motren prane e ndjej, e brengat i tregoj.

Ne qiell dhimbja kthehet. Nje qiell me re e shi.
Humbet aty avioni... Me te humbas dhe ty...

Ngjajme shume ne te dy. Rebele shpirtrat tane.
Me qiellin dashuruar. Me lartesite o babė.

Ilac me behet dhimbja dhe makthet me lehteson.
Dhe plaget qe ai hapi ngadale nis e sheron.

Se dhimbja e shpirtit tim urrejtjen nuk e njeh.
Dje vdiq nje dashuri... Sot kam nje jete te re...

Me ler sot i dashur me dhimbjen te jetoj.
Eshte pjese e jetes time, nuk mundem ta harroj.

Ndaj ecim sot te dyja, e njera-tjetren mbrojme.
Me ler sot i dashur, nga dhimbja te mesoj.


Pa titull (per Kullen)
6/6/01

Ishte hera e pare qe ata te dy rrinin aq gjate pa folur. Makina luksoze vazhdonte te perkundej ne erresiren e nates, nderkohe qe tymi i cigareve kish filluar t'u digjte syte. Ajo ish mbledhur kruspull ne sediljen e gjere, dhe me koken mbeshtetur ne krahet e kryqezuar, veshtronte e menduar jashte xhamave. Me buzet e thara prekte lekuren e saj te lemuar e te nxire nga dielli. Aty ishin akoma gjurmet e puthjeve, aroma e trupit te tij, ngaterruar mes fjalesh e psheretimash. Me nje levizje te ngadalte ajo hapi dritaren. Ndoshta era qe hynte me vrull do te merrte me vete ate arome orgazmash qe po i cponte hundet. U ish dashur te niseshin menjehere, dhe ajo nuk kish mundur te lahej... Apo ndoshta nuk kish dashur??? I ish trembur ujit???... A mos ndoshta nga nxitimi nuk kish hedhur as parfum?!... Nje buzeqeshje e lehte i pershkoi fytyren. Me doren qe iu drodh, u perpoq te rregullonte floket e shpupuritur nga era. U ndje mire per ata floke te gjate qe i derdheshin supeve. Sigurisht qe mendimet e saj fshiheshin neper ta, e ai nuk do te arrinte t'i lexonte. U ndje mire, por vetem per nje cast. Nuk kish pasur kurre sekrete mes tyre, kur ja tani, krejt papritur, kuptoi se ish krijuar nje hon i thelle. E nervozuar filloi te kerkonte melodine e tyre te preferuar ne koleksionin e CD-ve qe vazhdonin te rrotulloheshin me te njejtin ritem, a thua se asgje s'kish ndryshuar. Shpresonte se tingujt e embel do ta shkrinin sadopak ate heshtje te zymte qe aq shume po e lodhte. U mbeshtet serisht ne sediljen e bute, dhe mendimet i coi larg, shume larg. Sa vjet kishin kaluar nga hera e pare qe ata ishin pershendetur? Dy? Tre?.. Kater vjet. Nje njohje e thjeshte, pa asgje te vecante. Dhe pastaj heshtje. Kish degjuar shpesh te flitej per te, edhe pse kurre nuk i kish interesuar. Dukej se shoket e donin, megjithe te metat e tij te shumta. Ajo degjonte, e neper mend sillte ate trup te madh, shpatullat e tij te gjera, floket e erret e te prere shkurt. Sekuenca bardh e zi, qe koha kish filluar t'i fshinte nga kujtesa. Dhe perseri heshtje. Derisa nje nate te nxehte vere, ai u rishfaq. I thjeshte, i qeshur, e megjithate i rrethuar nga nje mister i embel e i frikshem. Ai u rishfaq, pa e ditur se nje dite shpirtrat e tyre do t'i flisnin njeri-tjetrit. Koha kalonte, e ata i takonte rastesia.Ndoshta ishte perseri rastesia, ose thjesht nje kaprico e fatit qe i bashkoi ne te njejtin vend pune. Ajo nuk e dinte as vete pse sa here kish nevoje per nje shok, kerkonte ate. Ndihej e lehtesuar kur fliste e fliste papushim, dhe ai e veshtronte me syte e zinj e plot jete. Kuvendonin me ore te tera, qeshnin se bashku, grindeshin te dy, e zemrat preknin tingujt e heshtjes. Asaj iu desh kohe t'i rrefehej vetvetes e te pranonte se ai, si nje fllad i ngrohte pranvere, kish hyre pa trokitur ne endrrat e saj. Dhe kur nata vinte, endrra e pushtonte. Ajo ishte e pafuqishme te ngrinte krye e t'i kundervihej. E linte veten te lodronte ne ate mbreteri te mistershme trillesh e lumturohej si vajza nga puthja e pare. Vetem ne endrrat e saj ai dilte nga ajo guacke mbrojtese, nga ai burg argjendi ku ruante ndjenjat e tij. Dhe te dy shijonin cdo sekonde, cdo cast, si dy femije te pafajshem. Por kur rrezet e para te diellit perplaseshin mbi syte e saj, endrra e lodhur strukej brenda shpirtit. Dhe ajo behej serisht bukuroshja kapricoze qe kerkonte mikun e saj me te mire. E dinte qe endrra e saj do te jetonte me te, si nje embrion i perjetshem ne trupin e nenes. Ai embrion nuk mund te dilte jashte. Realiteti do ta vriste, e bashke me te do te vdiste edhe miqesia e tyre.
Ajo e dinte!... Te pakten ashtu mendonte deri kur... Deri kur nje mbasdite maji provoi rrahjet me te forta te zemres. Deri kur nje mbremje pranvere shijoi embelsine e puthjes se tyre te pare. Ajo priti serisht rrezet e para te diellit te perplaseshin ne syte e saj. Dhe ato erdhen, por endrra ishte akoma aty, me sunduese se kurre ndonjehere. E prekshme, lakuriq, si nje fajtore pa faj. Ajo mundi te dalloje vec nje fakt mes atij turbullimi te panjohur ndjenjash: Endrra e saj nuk ish me vetem. Prane saj qendronte endrra e tij!... Te dyja se bashku perpiqeshin ta zgjonin nga ai gjume hutimi. Nuk ishte e lehte te ecje neper rruget e reja e te panjohura te zemres se tij. Brenda siluetes se atij trupi me permasa te medha, fshihej ndrojtja e pasiguria e nje femije. Provuan t'i largoheshin njeri-tjetrit, por ata ishin dy pole te kundert te magnetit. Sa me shume shtyheshin, aq me teper ndjenin mall. Dite pas dite, me hapa te vegjel por te sigurte, ata mesonin t'i ngjiteshin atij mali te ri te jetes se tyre. E dinin se nuk ishte e lehte. E dinin se do te pengoheshin nga thepat e mprehte, e ndoshta edhe do te rrezoheshin ndonjehere. Por atje lart, ne maje, qendronte e njome nje lule e rralle. Neper vite pritjeje, neper aq shume nete kaluar ne perpelitje mes endrrash e vetmise, ata kishin mbjelle faren ne ate maje mali te zhuritur. Dhe lulja kish mbire. Bukuria e saj i jepte drite malit te shkrete. Brishtesia e saj u jepte force te dyve. Aroma e saj e cmuar u jepte jete...
Ajo ndjeu mbi sup doren e tij ta perkundte lehtazi. Ne vesh i tingelloi i embel zeri i tij: "MyLinda, zgjohu. Arritem..." Ferkoi syte me pertese, dhe veshtroi perqark. Tashme ishte me e qete. Kish qene pengesa e tyre e pare. Ata e dinin se do te kalonin edhe te tjera. Por atje lart, ne maje, qendronte e brishte LULJA e tyre. Dhe brishtesia e saj u jepte force te dyve. Aroma e saj e cmuar u jepte JETE...
Fund

Zgjim Maturanti
6/18/01

Hap sytė pėrgjysėm dhe gjėja e parė qė mė vjen nė mendje ėshtė tė shikoj orėn. Ka ca kohė qė tik-tak-un e saj tė rėndomtė e ndjej nė vesh gjatė gjithė natės. Mundohem tė kuptoj se nė ē'pozicion qėndrojnė akrepat , por ėshtė e pamundur. Kėtė mėngjes syri i djathtė nuk do qė tė hapet. Cudi!... Zakonisht kapriēot e mėngjesit i pėrkasin gjithmonė tė majtit... Grilat e pengojnė driten e dobet te mengjesit te arrije deri tek syte e mi. Por ndoshta eshte me mire keshtu. Them me vete se mund te fle edhe pak. Kesaj radhe edhe syri i djathte i le kapricot. Tashme te dy syte jane te mbyllur e une bie serisht ne gjume. Por me sa duket s'qenka e thene te fle rehat. Papritur bej nje kapercim gjigand dhe nga krevati im i ngrohte e i rehatshem gjendem ne klasen e ftohte si frigorifer ku zhvillon mesimin cdo dite e 4-ta 2. Nuk di pse, por kjo dhome e madhe me duket si nje plake e mocme. Dera me dorezen e keputur me behet si buza e plasaritur e plakes, ndersa dritaret pa xhama si goja e saj e madhe e me dhembe te rene. Muret mund te jene fare mire trupi. Duke e vezhguar me kujdes, mundohem ta perfytyroj plaken si nje vajze te re. E vetmja gje qe arrij te imagjinoj eshte trupi i nje te reje, i mbushur me tatuazhe ne ngjyre te kuqe e te zeze. Kjo vjen ndoshta nga pikturat qe kane bere A-ja, G-ja, D-ja, S-ja mbi muret e klases. Nuk e kuptoj pse mesuesit kane vene alarmin per ato piktura-zhgarravina. Sipas nesh ato jane te vetmet gjera qe e zbukurojne disi brendesine e plakes. Sigurisht pas nesh, qe e konsiderojme veten si ADN-ne e saj. Sa cudi! Deri tani kisha afer lepurushin me te cilin fle cdo nate, dhe krejt papritur vendin e tij e ze Albana. Nga nje bange-brinje vjen i mbytur deri ne veshet e mi zeri i Ilirit:

...Ngrihem heret ne mengjes,
Lahem, krihem, shkoj e dhjes.
Pastaj marr 2 kokrra molle
Edhe nisem per ne shkolle...

Sic duket kjo vjershe ishte ne vend te pershendetjes "Miremengjes". Nderkohe buzet e klases hapen dhe ne te gjithe shohim se si ajo gllaberoi edhe nje hallke tjeter ADN-je. Kjo eshte Lindita, ADN-ja qe pergjigjet per letersine. Diku ne faqet e bllokut te kujtimeve, dikush me ka shkruar:... Lindita, me fillime te mira, por nganjehere grindavece... "In certi casi" me duket se po te kishte dy bishtaleca, do te ngjante me Mimoza llasticen. Zeri i saj me kujtoi se detyrat e letersise i kisha lene pergjysem. Kaq mjafton qe te me sjelle ne vete. I hap plotesisht te dy syte dhe filloj te orientohem. Tatuazhet e klases-plake jane zevendesuar me posterat e dhomes time. Ngrihem me pertese nga krevati, zgjas doren kuturu per te gjetur shallin dhe shkoj te laj syte. Nga dhoma tjeter mberrijne dobet tingujt e radios:... Sot eshte nje dite e re. Dielli lindi ne oren 05:45 dhe do te perendoje ne.....
Fund

Gjysem Hena...
7/30/01

Na ishte njė herė njė vaj… Gruaja plakė e ndėrpreu fjalėn nė mes dhe hodhi njė shikim jashtė dritares. Sytė e saj vėshtronin diku larg, nė njė pikė tė humbur tė horizontit. Pėrpara saj deti shtrihej i pamatė dhe valet e tij lodronin lehtas, duke prishur formėn e pėrgjysmuar tė hėnės. Gjyshja ngriti sytė lart dhe pa atė gjysėmhėnė qė qėndronte e vetmuar nė qiellin e errėt pa yje tė asaj nate tė gjatė. Ajo lėkundej ngadalė nė karrigen e drunjtė dhe vėshtrimi i saj u bė i ftohtė, i huaj. Vajza e vogėl qė rrinte e heshtur pranė saj, e shikoi gjyshen e ēuditur. Ajo priste tė dėgjonte pėrrallėn e premtuar, por papritmas nga buzėt e gruas sė thinjur dolėn disa tinguj tė ēuditshėm. Ajo fliste nė njė gjuhė tjetėr, nė njė gjuhė qė vetėm gjysėmhėna e largėt mund t’a kuptonte. Vajza e vogėl mbėshteti kokėn nė prehrin e gjyshes dhe dėgjonte atė bashkėbisedim tė ēuditshėm pėr tė. Zėri i plakės ishte i shtruar, e fjalėt dilnin nga goja e saj ngadalė, njėra pas tjetrės, duke ndjekur njė ritėm tė pacaktuar. Shikimi i saj i pėrhumbur ish kthyer shumė e shumė vite prapa. Buzė bregut tė detit ajo shihte dike tjetėr. Ajo vajzė ishte ulur mbi rėrėn e lagurdhe shkruante mbi tė njė emėr. Gjysėmhėna e shikonte nga lart dhe heshtte. Por dallgėt vinin me zhurmė, i merrnin shkronjat me vete e i ēonin larg nė thellėsitė e panjohura tė detit. Vajza shikonte nga shoqja e saj e largėt dhe psherėtinte e trishtuar. Sytė e saj tė pėrlotur kėrkonin tė lexonin atė emėr. Buzėt e thara donin t’a thėrrisnin, por ato tre shkronja i mblidheshin nė fyt, dhe prej buzėve dilnin vetėm ngashėrima. Pėrmes lotėve ajo shikonte atė fytyrė, qe tashmė ishte bėrė e huaj pėr tė, e pakapshme. Ajo mundohej t’a prekte, por sytė e tij i largoheshin. Vajza donte t’i fliste, por djali ikte me nxitim. Vajza vraponte pas tij, por rėra e ftohtė e plazhit e pengonte. Dallgėt ngadalėsonin vrullin e tyre tė shpejtė pranė bregut, dhe talleshin me pėrpjekjet e dėshpėruara tė saj. Dikur ato dallgė, qe tani e shikonin vajzėn me pėrēmim, shkumėzonin tė gėzuara mbi trupat e dy tė rinjve. Djali e merrte vajzė nė krahė dhe ata shkonin ashtu tė pėrqafuar drejt rėrės sė ngrohtė. Gishtėrinjtė e tij ngatėrroheshin nėpėr flokėt e gjatė, bjondė tė vajzės, qė shkėlqenin nėn rrezet e buta tė diellit. Por tanimė, kujtimet e atyre ditėve ishin kthyer nė njė makth pa mbarim. Ardhja e dimrit, sė bashku me rrezet e diellit, kish ftohur edhe zemrėn e saj. As ditėt e para tė pranverės nuk kishin mundur t’a ngrohin atė zemėr. Ajo iku… Iku diku larg,nė mes tė shkretėtirės, duke lėnė pas shijen e hidhur tė ndarjes. Tashmė vajza endej bashkė me kujtimet nėn rrezet pėrvėluse tė diellit, dhe mbi rėrėn e nxehtė mbeteshin gjurmėt e mallit. Pėrpara syve i shfaqej mirazhi i tij. Zėri i tij prishte heshtjen mijėra vjeēare tė shkretėtirės, dhe ajo ndjente lotėt t’i njomnin buzėt e etura. Shija e tyre e kripur e ndiqte pasnėpėr vite, e kujtimi i tij i rėndonte shpirtin. Zemra e thyer largohej prej vajzės, ngjitej lart nė qiellin e errėt tė shpirit tė saj dhe kėrkonte zemrėn e djalit. Por ajo zemėr ishte kthyer nė njė diell tė ftohtė dimri, e gjysėmhėna nuk mund t’a gjente mė…
…Vajza, tashmė e plakur, kaloi gishtėrinjtė nėpėr flokėt e thinjur dhe psherėtiu. Gjysėmhėna e vėshtroi nga lart, pa mundur t’i thoshte asnjė fjalė. Dalėngadalė mėngjesi po agonte, e me largimin e natės largohej edhe gjysma e zemrės sė saj, tashmė e plakur dhe e munduar nė kėrkim tė njė mirazhi tė pakapshėm…
Fund

Dedikim
12/17/00

Kerkoja nje enderr, ku te me prehej shpirti.
Prisja nje fjale, te largonte vetmine.
Me treti harresa, e loti me ngriu.
M'u lodhe o zemer se enduri ne shkretetire.

Kerkoja nje drite, te vrisja erresiren.
Nje pike shiu doja, te me njomte syte.
Zeri me shuhet e buza me dridhet.
Shkendijen e shpreses ngasherimi mbyt.

Kerkoja dy sy, pasqyre t'i kisha.
Dy buze qe t'i puthja, pastaj le te vdisja.
Kerkoja nje zjarr, trupin te freskoja.
Doja nje cope qiell, e lire te fluturoja.

Por gjeta tek ti djallezoren dehje.
Trupi perpelitur digjet si ne ethe.
Zemra rrahjet shtoi. Loti rrjedh ngadale.
Syri te kerkon. Per ty kane shume mall.

Kur buza prek buzen, mendja s'di ku iken.
Vec nga zgjimi mbrome, o engjell i frikshem.
Dhurome boten tende, mos me ler te huaj.
Falme shpirtin tend, perjete te te dua.

Nuk e di!
11/23/00

Tre fjale ti shkrove.
Tre zjarre dergove.
Sa shpresa u zgjuan
Strehe tek ti kerkuan!

Te brishta jane, pa faj.
Te te flasin duan
Kur gjumi arratisur
Me ndjenjat nis e luan.

Mengjesi kur agon
C'te bej, me nuk di!
Valle zjarrit t'i afrohem?
Valle larg prej tij te rri?

Valle engjell je, i dashur?
Te te besoj, o shpirt?
Apo ndoshta je djall?!...
...Prej teje kam shume frike!...

Dhe zemra rri e heshtur.
Lexon. Fshin. Prape shkruan
Tre fjale nga ty gdhendur:
Per Zotin, Une Te Dua!...

Gruaja!
11/23/00

Me butesine e saj te vret.
E pafajshme ne mekat te fton.
Shikimi i zjarrte - thyen dhe qelqte.
Buze e paputhur - mjalte qe helmon.

Zog i lire - mbas eres rend.
Femi kureshtar - me zjarrin luan.
Historine e koherave ndryshoi
Djalli me emrin Grua!

Endrra e vjeter
1/11/01

Kembezbathur shpirti im rend.
Ne erresiren e nates pa pushim kerkon.
E zbehta hene nga lart e ndjek,
Qesh e tallet: O shpirt, kot vajton!

Se endrra e vjeter me eren largohet
Ne qiejt e nates ngarkuar me re.
Se malet e akujt ka per mburoje!!!...
Ngrire mes acarit, nuk jeton me!

Me lodhi kjo jete!
12/17/00

Avione qe ulen.
Te tjere qe ngrihen.
Valixhe qe zbrazen.
Shpresa qe fiken.

Sy te permallur.
Nje lot i pathare.
Buze qe dridhen
E s'thone dot nje fjale.

Nje zemer e lodhur,
Nga zhgenjimi tkurrur.
Nje enderr e tretur
Ne shkretetire, ne pluhur.

Nje yll qe me ndjek
I heshtur nga lart.
Me lodhi gjithcka.
Shpirti m'u plak.

Me lodhi ky fat;
Me hedh e me pret.
Dhimbja sot qan;
Me lodhi Kjo jete!

Toka ime
5/25/00

Me lindi kjo toke e munduar.
Ne djepin e saj me perkundi.
Me klithmat e dhimbjes mekuar,
Vajet e nenave - kenge gjumi.

Dhe hodha une hapat e pare
Mbi trupin e saj te plagosur.
Mesova te flas dhe pa fjale
Per hallet qe s'paskan te sosur.

Me rriti kjo toke e lashte
Me endrra dhe shpresa ne gji.
Sot zemra tek ti rend plot mall,
O balta nene - Shqiperi.

GRI...
4/29/01

Gri janė akrepat e ditėve tė mia.
Ashtu si ngjyra e kėtij qyteti pa fund.
Gri, si hėnė e venitur dimri...
Nėpėr to endem. Destinacioni??? - Askund!

Gri janė dhe rrugėt ku unė eci cdo ditė.
Ashtu si mjegulla qė sėrisht ka pushtuar qytetin.
Mundohem t'u flas, hallet u tregoj...
Mė kuptojnė vetėm statujat mijėravjeēare qė heshtin...

Mes fjalesh Une dhe Ti
10/15/01

Mes fjalesh humbasim
Kur nata ngadale bie.
E fjalet rrokullisen,
Gjumin larg e shpien.

Mes fjalesh kerkojme
Nje lot... Nje gezim...
Heshtja e nates shemtohet
Pse syte mbajne kaq trishtim?

Mes fjalesh rrime e heshtim.
Por heshtja ze e flet
Per nenen qe eshte larg
E malli per te djeg.

Mes fjalesh harruar
Mbeten copeza jete.
Mbet' zeri i tij i shtruar
Qe me mungon nder vite.

Mes fjalesh menduar...
Ne dhome ka vec qetesi.
Dhe netet vijne e shkojne
Mes fjalesh Une dhe Ti...



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.