Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Lavdia eshte resultat i pershtatjes se shpirtit me budallallekun kombetar.
--- Baudelaire

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Demokraci :: Reflektim pas 10 vjetesh pluralizmi
Postuar nga: Shqiptar

Demokraci Ne kete artikull paksa te gjate do te gjeni mendimet e mia te shprehura ne forumin shqiptar ne 10 vjetorin e pluralizmit shqiptar. Eshte shprehur ne formen e nja analize ku nxirren ne pah gabimet dhe ofrohen mendime mbi zgjidhjen e ketyre problemeve.

Reflektim pas 10 vjet pluralizem

Duket gati e pabesueshme por kane kaluar plot 10 vjet qe nga 1990, qe perkoi me vitin e rrenies se sistemit diktatorial komunist. Po te shikosh realitetin shqiptar te Shqiperise tani ne 2000, nuk ndryshon shume me ate te 1990. Edhe atehere njerezit donin ta linin Shqiperine me mundesine e pare qe u jepej, edhe atehere kishte kaos dhe shteti i kalbur komunist po shperbehej, edhe atehere kishte nje klase aristokrate qe jetonte ne vila dhe blloqe dhe shqiptaret e thjeshte qe nuk ngopnin barkun me buke.

Sic e dime te tere, ne 1990 filloi pluralizmi ne Shqiperi dhe ne 1992 pas zgjedhjeve te para demokratike, erdhi ne pushtet forca e pare politike, partia demokratike. Kjo qe dhe piknisja e Shqiperise ne rrugen e demokracise. Nuk dua te bej kronologji ngjarjesh pasi te gjithe i njohim. Tema qe dua te shtroj per diskutim eshte ajo se:

Cilat jane gabimet e 10 vjeteve pluralizem?

Nese ja ben kete pyetje shqiptareve nga shumica do te degjosh "e kane fajin politikanet". Lexojme ne shtyp, degjojme ne televizione analiste qe fajin e ka klasa politike. Deri ne nje fare mase kane te drejte por une mendoj se nuk eshte vetem klasa politike fajtore per ate qe ndodhi ne Shqiperi. Me poshte po ju argumentoj pse:

Klasa politike nuk zgjedh vetveten, por e zgjedhin vete shqiptaret me votat e tyre. Pra edhe vete shqiptaret kane faj. Faji i shqiptareve qendron tek fakti se shqiptaret e njohin pak demokracine si sistem dhe kane kulture te ceket demokratike dhe kjo jo per faj te tyre por per faj te mentalitetit te mykur qe u mboll per 50 vjet ne Shqiperi. Ate pak qe njohin shqiptaret mbi demokracine e kane akumuluar ose nga emigrimine Perendim ose nga televizioni, gazetat dhe klasa e vet politike. Lind pyetja: A jane vertet demokratike burimet ku shqiptaret donin te shuanin etjen e demokracise? Kjo pyetje nuk ka nevoje per pergjigje pasi:

1) Klasa politike shqiptare eshte e re por e mbushur me fytyra dhe elementet e se shkuares qe u linden, rriten dhe ushqyen ideologjine komuniste.

2) Shtypi shqiptar eshte mekembesi i politikes dhe percjell te njejten fryme. Ne Shqiperi nuk ka medie te pavarura dhe amatorizmi gazetaresk eshte i cuditshem.

Pra shqiptaret kane te drejte te tregojne me gisht gazetat dhe televizionet si mjete mashtrimi masive qe jo rralle here i kane inspiruar masat per te kryer misionin per te cilin gazeta te caktuara u krijuan.

Me nje analize kaq te shkurter arritem ne konkluzionin qe asgje ne Shqiperi nuk eshte DEMOKRATIKE, bile dhe ajri qe thithin njerezit mbart doza konfliktualiteti.

E bera kete hyrje per tu bere te qarte te gjithe shqiptareve qe eshte e lehte te hedhin fajin tek te tjeret, po jo aq e lehte te pranosh pergjegjesine si shtetas shqiptar qe na takon. Me poshte do ti bejme "gjyqin" klases sone politike.
(nuk do te rri te analizoj parti dhe politikane te vecante por do te evidentoj ato dukuri negative qe manifestoi klasa politike shqiptare si nje e tere)

1) Mungesa e vizionit dhe moralit tek politikanet
2) Injoranca politike e mosnjohjes se rregullave te lojes
3) Lenia jashte procesit demokratik te shqiptareve
4) Gjunjezimi deri ne vasalizim kundrejt faktorit nderkombetar


1) Mungesa e vizionit dhe moralit tek politikanet

Ne 1990 nuk kish nje klase politike pasi nuk kish pluralizem. Kish vetem nje byro politike alla komuniste dhe plot 3 milion skllever qe zbatonin urdhrat e partise se punes. Ne 1990 lindi pluralizmi fale ndryshimeve demokratike qe pushtuan gjithe Europen lindore. Ne skene dolen njerez te rinj dhe ata te vjetrit ndruan maske. Partia e pare opozitare qe ajo demokratike e ngritur mbi "idealet e dhjetorit". Shume njerez u vetshpallen demokrate, te tjere renden te shtrengonin rradhet e partise se tyre qe i kishin sherbyer per nje jete te tere. Partia e punes e ndroi emrin ne parti socialiste, dhe byroja u largua per tua lene vendin beniamineve te tyre ne krye te partise.

Kush mund te jete politikan?

Kushdo ka te drejten e tij te zgjidhet ne nje sistem demokratik por kjo nuk do te thote qe kushdo eshte i zgjedhshem nga populli. Cilat jane kriteret:

1) Qendrimet e individit mbi ceshtjen kombetare
2) Morali dhe respekti qe gezon individi ne popull
3) Perkushtimi dhe vizioni per vendin

Megjithese shoqeria shqiptare u zhvesh nga ndjenja dhe dinjiteti kombetar pergjate 50 vjeteve izolimi komunist, perseri une mendoj se qe te jesh nje lider duhet te jesh largpames dhe te ofrosh nje platforme kombetare. Kjo per faktin se Shqiperia nuk egziston si komb por si shtet. Nje lider me nje doze te shendetshme nacionalizmi do ta tejconte kete ndjenje edhe tek elektorati shqiptar dhe vecanerisht tek brezi i ri.

Ajo qe e ka munduar Shqiperine dhe qe e ka ndotur politiken jane elementet qe nuk kane te drejten morale qe te kerkojne te zgjidhen. Kush jane keta? Keta jane ata njerez qe deri dje ne 1990 ishin ne postet me te larta drejtuese te PPSH. Nuk mund te akuzosh nje komunist te thjeshte por shqiptaret nuk duhej dhe nuk mund te pranonin njerez qe kane qene ne kupolen drejtuese te PPSH-se. Komunizmi dhe demokracia jane si nata dhe dita dhe njerezit e nates nuk mund ti sjellin Shqiperise diten. Me kete dua te them, qe shqiptaret perpara se te hidhnin voten per kandidatin e caktuar duhet te merrnin parasysh te shkuaren e tij dhe qendrimet qe ai mbron tani. Nje karahasim i te dyjave do te nxirrte ne pah Moralin e secilit qe misherohet ne karakterin e vet.

Deri ne 1992 shqiptaret nuk kishin experience zgjedgjesh demokratike dhe kur shkuan ne kutite e votimit nuk votuan individin por partite. Nje demokrat e hidhte voten per kandidatin e PD-se packa se ai mund te qe nje ish-komunist. Nje komunist e hidhte voten per kandidatin e PS-se pasi ajo qe partia se ciles ai ja dha voten per 50 vjet. Pra kjo beri qe ne Shqiperi politika te ngelej ne rangun e ideologjive, ose me mire te themi ne perplasjen e dy sistemeve. Egzistonte nje mentalitet i gabuar qe kush voton per PD eshte per demokracine dhe kush voton per PS eshte per Shqiperine komunizem. Me thene te drejten, nuk jam fort i sigurt per kete qe thashe me lart pasi mund te jete edhe e vertete. Pasiguria ime e ka burimin tek politikat e ndjekura pas renies se komunizmit ne Shqiperi.Kete do ta ze ne goje me vone.

Ajo qe njihet me "perzgjedhje e keqe e njerezve ne drejtim" e ka burimin tek mos filtrimi i njerezve qe do te kandidonin per poste dhe dhenia e se drejtes per tu zgjedhur ne baze te militantizmit dhe servilizmit te treguar kundrejt kryesise se partive. Kjo beri qe intelektualet e pavarur dhe njerezit e ndershem te mos i afroheshin politikes pasi ata i njihnin mire ata qe po e benin politiken ne ate kohe.

Sipas te gjitha gjasave, pritej gjykimi dhe dalja para drejtesise e te gjithe krereve te byrose politike qe i kishin sunduar shqiptaret per nje gjysem shekulli. Kjo u realizua.

Kriteri i trete per tu konfirmuar si politikan dhe lider i Zoti eshte PERKUSHTIMI dhe VIZIONI i secilit. Perkushtimi shprehet shume qarte se sa afer eshte ai politikan me popullin, sa i hapur eshte ai ndaj medias dhe ndaj shqetesimeve te popullit, dhe ajo me kryesorja: PUNA QE AI BEN PER HIR TE POPULLIT DHE KOMBIT. Per te gjykuar punen e secilit duhet te shikosh frytet e punes se secilit. Mirepo cfare ndodhi ne Shqiperi. Ne Shqiperi njerezitnuk i cliruan dot kollaj nga mentaliteti komunist i armikut te popullit dhe tregimit me gisht te kundershtareve. Njerezit nuk i benin pyetje vetes se cfare te mira dhe te keqija erdhen nga politika e X partie dhe politikani, por vazhduan me histerine dhe mosmirenjohjen e tyre karakteristike. Cdo qendrim qe do te mbante PD packa se qe i drejte apo jo do te hidhej poshte nga PS dhe cdo qendrim i PS do te hidhej poshte pa u mare nen shqyrtim nga krahu tjeter politik. Kjo ka te beje me ceshtjen tjeter qe do ta marr ne shqyrtim, ate te injorances politike e shprehur ne mosnjehjen e rregullave te lojes ne demokraci.

Injoranca politike

Mbase dikush mund te dali e te thote qe ti nuk ke te drejte ta quash "Injorance" por "Mosnjohje". Nuk ka shume rendesi emri por meqe une po shkruaj kete mesazh ne realitetin shqiptar te vitit 2000, fjala INJORANCE eshte me vend.

Papergjeshmeria politike

Hidhemi tek 1996-1997 dhe ndalemi tek votimet e perfolura. Edhe ne keto vite u shfaq hapur qe politikanet shqiptare ishin kllauns dhe aktore teatri kukullash qe i leviz dikush tjeter dhe percjellin zerin e dikujt tjeter. Ne cilin vend te botes nje grupim politik ka bojkotuar zgjedhjet kur ende nuk kish perfunduar votimi????? Nese manipulimet dhe parregullsite ishin te hapura, perseri grupimet politike duhet te qendrojne deri ne momentin e fundit qe mbyllen dhe numerohen votat ne kutite e votimit. Nje parti politike e ka kete DETYRIM dhe PERGJEGJESI POLITIKE ndaj zgjedhesve te vet. Protesten ndaj manipulimeve dhe mos njohjen e rezultatit mund ta benin qe ne momentin e mbarimit te numerimit te votave. Bojkoti eshte forme demokratike por jo konstruktive dhe jo kur behet fjale per verdiktin e nje populli.

Kurse pozita e atehershme beri te paditurin sikur zerat per parregullsi dhe manipulime ne zgjedhje ishin jo te verteta. Nese opozita ishte konfidente per fitoren e saj te thelle perse te mos i perligjte kerkesat e opozites qofte edhe te perseriste votimet qofte edhe ne zona te vecanta???? Keto qendrime tregojne qarte papergjegjshmerine e dyanshme ndaj zgjedhesve shqiptare. KJO QE GODITJA ME E RENDE QE KLASA POLITIKE I DHA PROCESIT TE DEMOKRATIZIMIT TE VENDIT. ME TE TILLA VEPRIME SHQIPTARET U PRIVUAN NGA PUSHTETI I TYRE I VOTES SE LIRE DHE QE NGA KY MOMENT DO TE PASONIN TRAUMA TE NJEPASNJESHME KU TE HUAJT LUAJNE ME FATIN E MILIONA SHQIPTAREVE. Per kete do te flas ne nje teme te vecante.

Kllaunet e politikes shqiptare

Rrikujtoni pak fytyrat politike te 1990, 1992, 1997, 2000. Nuk do te ze emra te pervecem ne goje por do te evidentoj ate qe une besoj se ne shqiperi ka shume "politikane" qe nuk kane bindje politike. Kjo duket qarte kur kujton emrat e politikes shqiptare "ish dhjetoriste", "ish ministra e kryeministra", "ish keshilltare dhe titullare partish", qe pasi u larguan nga partia e vet, ata e zhvendosen veten ne extremin tjeter. Mbase Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote qe qeveriset nga nje "Aleance per Shtetin" qe duhet te perfaqesoje te majten shqiptare por ne fakt ka ne perberje parti si PAD qe jane "te djathta". Une nuk e di nese PAD tashme i perket krahut te majte apo te djathte te politikes. E c'rendesi ka se kujt i perket kur te gjithe i njohim 101 individ-partite e Shqiperise. Pra "kokat e politikes" jane te pavendosura se cfare spektri i perkasin. Kjo eshte shfaqje e qarte qe politika shqiptare ende nuk ka krijuar fizionomine e vet dhe elektorati shqiptar nuk eshte pjekur por ende rend pas emocionit.

Papergjegjshmeria e theksuar = injorance politike

Injoranca politike eshte epidemia me e madhe qe ka rene ne te dy kampet politike shqiptare, por qe manifestohet hapur fare ne kampin e majte. Mendoni per nje cast qe prej tre vjetesh ne Shqiperi behet fjale per korrupsion "galopant" dhe per lufte "Anti-korupsion" mirepo une si shqiptar pyes cfare keni bere ju per te ndaluar fenomenin regresiv shteteror (korrupsioni eshte epidemi shteterore). Qeverite shqiptare do te zene ne goje se "nje program i ri eshte krijuar" ose "nje zyre e vecante eshte hapur per te luftuar korrupsionin", por askush nuk eshte denuar ne Shqiperi me akuza korrupsioni.

Vjen fjala tek rendi, po vriten police por policet shqiptare nuk kane vrare kriminele por vetem raportojne ne gazeta e televizione private se "filan kriminel u vra nga filan bande". Duket sikur politika e shtetit qenka e thjeshte "leri te vrasin njeri-tjetrin". Mendim kriminal dhe ne te njejten kohe tregon PAPERGJEGJSHMERINE atyre qe kane per detyre qeverisjen e ketij vendi. Pyetja qe me lind mua eshte: valle a e dine keta njerez se c'detyrime ka shteti ndaj shtetasve te vet e cdo te thote qeverisje??????

Shtetit shqiptar i vidhet thesari shekullor dhe per cudi nuk pame asnje doreheqje nga administrata shteterore, asnje arrestim, asnje hetim por ama hajdutin e gjetem: "ishte nje fshatar me nje gomar". Po ashtu edhe nje hajdut i dyte erdhi nga Greqia dhe u dorezua me deshire tek autoritet shqiptare. Ne kete pike une pyes veten kush jane INJORANTE, ata qe ua shesin shqiptareve keto gjepura apo Shqiptaret qenkan kthyer ne bageti qe bejne Meeeeeeeeeeee per cdo gje dhe nuk dine fjale tjeter. Keto akte shprehin qarte se injoranca ne politiken shqiptare nuk eshte sporadike por e kultivuar. Eshte e njejta epidemi qe u kultivua ne shoqerine shqiptare per 50 vjet. E harruat byrone politike apo "mesimet e partise" qe gjente armikun e popullit edhe ne bark te nenes???

Per fatin tone te keq, prezantimin tone ne arenen diplomatike boterore na e bejne keta injorante dhe imazhin e vet na e kane veshur te gjitheve. Shqiptaret nuk jane injorante por ende nuk kane pranuar pergjesite e tyre si shtetas te atij vendi qe do ti bente qe tu tregonte vendin injoranteve te vetshpallur politikane.

Lenia jashte procesit demokratik e shqiptareve

Nje tjeter gabim parimor i politikave pas zgjdhjeve te para demokratike te 22 mars 1992, qe vizioni i gabuar i rruges qe duhet te ndiqte Shqiperia per tu kthyer nga nje rregjim totalitar komunist ne nje demokraci te brishte.

Ne ate kohe euforia kishte erresuar gjykimin e drejte, dhe mosnjohja e sistemit demokratik, beri qe liderat e rinj shqiptare te varnin shpresat e tyre 100% tek perendimi e jo tek vete shqiptaret.

Keshtu vlen te kujtoni vizitat e personaliteteve te huaja, premtimet e bujshme per ndihme te perendimit, dhe gjithcka rrotullohej rreth: "Miqve tane perendimore". Shqiperia do te hapej me boten dhe kjo do te qe nje eveniment qe pushtetaret e atehershem e kryen me sukses. Gabimi i tyre, qendron tek fakti se paralel me politike e jashtme integrues ne organizmat europiane, ne Shqiperi duhet te niste edhe nje proces tjeter integrues demokratik 10 here me i rendesishem se i pari. E kam fjalen per integrimin dhe e shoqerise shqiptare ne procesin demokratik. Kjo qe sfida me e madhe por cdo grupim politik dhe procesi edhe sot e kesaj dite nuk ka nisur.

Cfare do te thote integrim te shoqerise ne procesin e demokratizimit?

Ne 1992 shoqeria shqiptare ishte ne udhekryq dhe tejet skeptike per te ardhmen e saj. 50 vjet komunizem kishin bere indoktrinim e shoqerise ne cdo qelize me mentalitetin komunist. Pasojat e kesaj i kemi pare ne 10 vitet qe lame pas e do ti shohim pa frike edhe ne 30 vjetet e ardhshme.

Ne kete kohe, shqiptaret kerkonin NDRYSHIM, kerkonin te njihnin ate fjalen e re magjike dhe shpresedhenese, DEMOKRACI, packa se per nje mase 99% e tyre ishte fjale e pa kuptimte. Lidershipi aktual vete nuk gezonte kulturen e duhur demokratike dhe ishte ne procesin e shkollimit nga Perendimi mbi ndertimin e demokracise.

Pra shqiptaret, ashtu si dhe ne komunizem, u struken ne shtepite e tyre para televizioneve dhe gazetave per te pritur te mirat nga "Qeveria". Te presesh nga qeveria ne nje shoqeri demokratike, eshte absurditet. Ne kapitalizem individi i jep shtetit taxen dhe shteti i ofron disa sherbime te vogla dhe i garanton te gjitha lirite e tij. Shteti nuk te gjen pune, por ama nuk te le te vdesesh. Kjo beri qe shqiptaret te mos ishin ne gjendje ti jepnin kontributin qe duhet ti jepnin demokratizimit te vendit, dhe Shqiperia nuk mund te quhej vend demokratik, kur pjesa derrmuese e shoqerise nuk e njihte sistemin e ri qe po ndertohej ne Shqiperi.

Shqiptaret emigruan ne turme dhe kjo beri qe ata te fitonin shkollimin dhe kulturen demokratike karakteristike per vendet e perendimit. Shume tabu e mentalitete te vjetra u hodhen poshte por perseri gangrena e mentalitetit komunist do te ushqehej nga nje pjese e shoqerise shqiptare.

Te shkelesh mbi vullnetin e shqiptareve

Fenomeni me negativ dhe qe e tjetersoi reformen demokratike institucionale shqiptare, qe MANIPULIMI I VOTAVE. Kete e zura ne goje edhe me lart, dhe pak rendesi ka nese manipulimet qene sporadike apo me urdher nga lart, ato asnjehere nuk duhej te toleroheshin nga cilado force politike dhe zgjdhje te perseritura duhet te mbaheshin ne menyre qe te gjitha palet ti pranonin rezultatet qe do dilnin nga numerimi i votave.

Tu manipulosh voten shqiptareve, do te thote ti SUNDOSH ata e jo ti qeverisesh. Politikanet shqiptare duhet ta kuptojne mire se SOVRANI NE DEMOKRACI ESHTE INDIVIDI ME VOTEN E TIJ TE LIRE! Askush nuk duhet te ngrihet mbi individin duke shkelur vullnetin e tij, pasi ka shkaterruar gjithcka demokratike me ate veprim. Nga ky fenomen Shqiperia vuajti shume ne 1996 dhe u perserit ne 1997 dhe po inskenohet perseri ne 2000. Tani ka ardhur koha qe shqiptaret te mbrojne lirine e tyre dhe ti shkelin me kembe te gjithe ata qe jo vetem qe i kane segreguar por i kane poshteruar dhe shkelur ne kallo dinjitetin e shqiptarit e njeriut te lire. Cikli i manipulimeve duhet te mbyllet dhe zgjedhjet e 2000 duhet te jene testi me i madh per klasen politike shqiptare. Po nuk u bene demokratike dhe te pranueshme nga te gjithe, atehere Shqiperia do te bier prape ne kaos dhe Perendimi do ta lere ne klase Shqiperine qe kerkon te aderoje ne boten demokratike perendimore.


Shqiptaret do ta ndertojne Shqiperine demokratike

Politikanet shqiptare duhet te heqin dore nga vasaliteti kundrejt perendimit, snobizmi dhe dogmat. Politikanet shqiptare duhet ta kuptojne qe SHQIPERINE DO TA BEJNE SHQIPTARET DHE ESHTE DETYRA E TYRE QE TI KRIJOJNE KUSHTET TE TILLA QE SHQIPTARET TI KTHEHEN SHQIPERISE DHE JO TA LENE ATE. Duhet ta kuptojne fort mire qe pa nje GJITHPERFSHIRJE te shqiptareve ne proces, reformat nuk do te jene te sukseshme. Korrupsionin me mire se kushdo e luftojne vete shqiptaret duke denoncuar prane organeve perkatese vjedhjet, allish verishet, shkeljet e ligjit etj. Gjykatesi me i mire dhe opozitari me konstruktiv ne nje shoqeri demokratike eshte po individi interesi i vetem i te cilit eshte NJE SHTET I FORTE QE I GARANTON LIRITE DHE DREJTESI! Pra shqiptaret nuk duhen lene jashte procesit, zeri i tyre nuk duhet injoruar por duhet stimuluar. Keshtu do ndertojme nje shtet te se drejtes dhe nje shoqeri moderne demokratike ku sundojne vlerat dhe jo anti-vlerat qe i shohim sot.


Integrimi i shqiptareve ne procesin demokratik do te conte ne rritjen e respektit per institucioneve te shtetit dhe jo ne djegen dhe shkaterrimin e tyre sic e pame ne 1997. Shteti duhet te jete diktatori me i eger per ata qe ngrihen mbi ligjin dhe sherbetori i denje i shtetasve te vet.

Qe kjo te realizohej do te duhej nje lidership i moralshme dhe i vendosur per te:

1) Vendosur REND + DREJTESI ne shoqerine shqiptare
2) Tu japin shans shqiptareve te ndihen pjese e procesit dhe jo te harruar e skllever pa te drejta.

Kjo do ndihmonte ne sensibilizim e njerezve dhe ne kthimin e besimit tek shteti dhe institucionet. Po ashtu, tranzicioni do te qe me i shkurter pasi kontributi qe do ti jepnin vete shqiptaret procesit, do te qe i cmuar.

Eshte postuar ne forumin shqiptar ne veren e vitit 2000. Mund ta gjeni edhe ne kete adrese:
http://pub76.ezboard.com/falbasoulfrm34.showMessage?topicID=11.topic



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.