Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Varrezat jane portofole, ku cdo vlere humane e vendosur ne to, reduktohet ne zero.
--- Forneret

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 128 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Histori :: Shkaterrimi i nje familje legjendare
Postuar nga: Albo

Histori Si u persekutua nga regjimet komuniste tė Serbisė dhe Tiranės, familja e udhėheqėsit legjendar tė Kosovės, Heroit tė Popullit Isa Boletini. Rrėfen nipi i tij, Isa Boletni i ri


Si shkatėrroi komunizmi familjen e famshme Boletini

Dėshmia e Isa Boletinit, nipit tė heroit: "Hakmarrja e regjimit komunist ndaj familjes sonė filloi qė nė vitin 1943, kur komunistėt shkodranė tė udhėhequr nga Vasil Shanto, vranė me atentat djalin e Isės dhe babanė tim Adem Boletinin. Si rezultat i politikės tė ndjekur nga Beogradi dhe Tirana komuniste, qė pas vrasjes sė gjyshit nė 1913, nga familja jonė u vranė apo ekzekutuan 15 vetė dhe dhjetė tė tjerė kaluan vite tė tėra nė burgje dhe internime"


Dashnor Kaloēi

Hakmarrja e sllavo-komunistėve ndaj familjes sė njohur tė Isa Boletinit, filloi qė nė nėntorin e vitit 1943, kur komunistėt shkodranė tė udhėhequr nga Vasil Shanto vranė me atentat babanė tim nėnkolonel Adem Boletinin, djalin e tretė tė Isės i cili kishte mbaruar Akademinė Ushtarake nė Vjenė.

Pas kėsaj si nė Mitrovicė ku jetonte pjesa mė e madhe e Boletinėve, ashtu edhe nė Shqipėri, familja jonė u gjėnd nėn njė persekucion tė egėr dhe barbar nga regjimet komuniste tė Titos dhe tė Enver Hoxhės. Nga ky represion i paparė qė u ndoq ndaj djemėve, nipave dhe mbesave tė Isa Boletinit, numri i tė vrarėve dhe tė ekzekutuarėve nga familja jonė arriti nė 15 vetė dhe dhjetė tė tjerė vuajtėn pėr vite tė tėra nė burgjet e tmerrshme tė Serbisė dhe Shqipėrisė. Regjimi komunist i Enver Hoxhės ndaj familjes sė Boletinėve ndoqi po atė politikė tė cilėn kishte ndjekur pėr shumė vjet regjimi komunist i Titos dhe si rezultat i kėsaj vetėm nė vitin 1962-in, Isa Boletinit iu akordua titulli i lartė i Heroit tė Popullit. Edhe pas kėsaj familja jonė vetėm njė herė pati ftesė zyrtare pėr tė shkuar nė Vlorė nė pėrvjetorėt e ditės sė ngritjes sė Flamurit dhe nė 1981 kur u inagurua monumenti i gjyshit tim Isa Boletinit nė Shkodėr, familjen tonė nuk e thirrėn, duke na thanė se na kishin harruar". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr "Gazetėn" ėshtė 67-vjeēari Isa Boletini, (nipi i Isa Boletinit) ish-mėsues i Edukimit Fizik, Mjeshtėr Sporti dhe arbitėr ndėrkombėtar i volejbollit, i cili rrėfen se si u trajtua familja e tij si nga regjimi komunist i Titos nė Jugosllavi, ashtu dhe nga ai i Enver Hoxhės nė Shqipėri. Po si filloi hakmarrja e regjimit komunist tė Tiranės ndaj familjes sė Isa Boletinit dhe kush ishin viktimat e asaj familje qė u ekzekutuan, vranė, burgosėn dhe internuan tė nxitur politika zyrtare e Beogradit? Lidhur me kėto e fakte tė tjera nga historia tragjike e familjes Boletini, na njeh rrėfimi i nipit tė tij Isa Boletinit tė ri, i cili e ka ndjerė vetė mbi shpatullat e tij peshėn e rėndė tė dhunės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės.


Genocidi komunist mbi Boletinėt
Po si qėndron e vėrteta ndaj vrasjes sė djalit tė Isa Boletinit nga komunistėt shkodranė nė 1944-ėn dhe cili ishte qėndrimi qė mbajti regjimi komunist ndaj kėsaj familje pas mbarimit tė Luftės? Lidhur me kėtė Isa Boletini i ri dėshmon: "Vrasja e babait tim nėnkolonel Adem Boletinit, u krye nė 23 nėntor tė vitit 1943 nga komunistėt shkodranė tė udhėhequr nga Vasil Shanto. Ajo vrasje u nxit dhe u urdhėrua nga komunuistėt serbė qė nė atė kohė drejtonin dhe Partinė Komuniste nė Shqipėri, si shenjė hakmarrje ndaj gjyshit tim Isa Boletinit i cili luftoi pėr vite me rradhė ndaj serbo-malazezėve. Nė atė kohė vrasja e Ademit, u prit me indinjatė tė madhe nga gjithė populli i Shkodrės qė e dėnoi atė akt barbar, sepse Adem Boletini shėrbente si ushtarak dhe nuk ishte pėrzier asnjėherė nė politikė. Ndonėse unė nuk kam qenė mė shumė se nėntė vjeē, e mbaj mėnd shumė mirė varrimin madhėshtor, qė i bėri populli i Shkodrės babait tim Ademit, ku edhe rinia Antifashiste e qytetit u detyrua dhe solli kurorėn e saj. Qė nga ajo kohė, pėr tė mbulaur atė krim dhe indinjatėn e madhe tė popullit tė Shkodrės, komunistė hapėn fjalė se gjoja Adem Boletini ishte vrarė pa dashje dhe shėnjestra e atentatit kishte qenė major Ndrec Prenga, Qarkomandanti i Xhandarmėrisė sė Shkodrės. Po kjo gjė u hodh poshtė po prej tyre nga dy traktet qė ata hodhėn menjėherė pas asaj vrasje. Nga ato dy trakte, mė kujtohet si tani vetėm i pari qė ne mundėm ta gjenim, ku pėr vrasjen e babait flitej vetėm nė dy rreshtat e fundit. Aty thuhej: "Adem Boletini nuk ishte i dėnuar me vdekje nga PKSH, por qėndrimi i tij me major Ndrec Prengėn ishte i pajustifikeshėm", kujton Isa Boletini rreth vrasjes sė babait tė tij Ademit, qė ishte dhe djali i tretė i Isa Boletinit.


Kalvari i Boletinėve nė Shqipėri
Qėndrimi qė mbajti regjimi komunist i Tiranės pas vitit 1944 ndaj familjes sė djalit tė Adem Boletinit, tregoi mė sė miri se vrasja e Adem Boletinit kishte qenė e paramenduar prejt tyre dhe jo gabimisht ashtu si u pėrpoqėn ta paraqesnin ata. Lidhur me kėtė hedh dritė dėshmia e Isa Boletinit i cili shprehet: "Sikur tė mos mjaftonte ekzekutimi i babait tonė Ademit, regjimi komunist qė erdhi nė pushtet nė 1944, i nxitur nga politika zyrtare e Beogradit vazhdoi hakmarrjen ndaj familjes sė Isa Boletinit. Kėshtu nė vitin 1947 u arrestua nėna ime Adile Bekteshi, e cila vuajti pesė vjet nė burgjet e skėterrės komuniste, ku nga kushtet e kėqia mori dhe disa sėmundje tė cilat nuk iu ndanė deri sa vdiq. Burgosja e nėnės sime nga komunistėt erdhi si pasojė edhe e faktit se motra e saj ishte bashkėshortja e Jup Kazazit, njėrit prej antikomunistėve mė tė njohur i cili nė 1947 organizoi dhe revoltėn e armatosur qė kishte si synim pėrmbysjen e regjimit komunist. Pas dėnimit tė nėnės sonė, gjykata dha vendimin edhe pėr sekuestrimin e pasurisė, ndonėse ne nuk kishim asnjėlloj pasurie dhe nė Shkodėr banonim tek shtėpia e dajės, mjekut tė njohur Dr. Selaudin Bekteshit. Deri aty nga fillimi i viteve 60-tė, pėr ne si familje u nxorrėn tre vendime qė tė largoheshim nga Tirana. Herėn e tretė ne qėndruam tė fshehur pėr njė muaj dhe u desh ndėrhyrja e dajės sonė Dr. Bekteshit qė tė kthehej urdhėri qė ishte dhėnė pėr dėbimin tonė nga Tirana. Edhe pas kėsaj, qėndrimi i regjimit komunist ndaj familjes sonė ka qenė elastik nė varėsi tė konjiukturave politike. Kėshtu kishte shumė raste qė mua mė largonin nga Arsimi dhe mė dėrgonin tė punoja si puntor. Po kėshtu dhe vėllai Enisi i cili mezi mundi tė diplomohej si mjek (nėn kujdesin e dajės Dr. Bekteshit) pasi dy vjet shkollė i bėri natėn, ndonėse ishte mjek i njohur tre herė e kanė pushuar nga puna dhe e dėrgonin nė morg. Qėndrimi i regjimit komunist ndaj familjes sonė ndryshoi vetėm pas vendosjes sė monumentit madhėshtor tė Isa Boletinit nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1981, ku nė inagurimin e tij familjen tonė nuk e thirrėn duke na thėnė se kishin harruar. Po kėshtu gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist deri nė vitin 1990, familja jonė u thėrrit vetėm njėherė tė merrte pjesė nė pėrvjetorėt e Shpalljes sė Pavarsisė nė Vlorė, kurse pas viteve 90-tė ne nuk na kanė thėrritur asnjėherė", e pėrfundon rrėfimin e tij Isa Boletini duke shtuar se vlersimin qė Isa Boletinit nuk ia bėri siē duhet regjimi komunist nė Shqipėri, ia bėnė nė Kosovė, ku me inisiativėn e vetė Presidentit Rugova, janė mbajtur disa sesione shkencore dhe janė botuar me dhjetra studime rreth figurės sė tij.

TE VRARE NGA SERBET

1. Halil Boletini 1833
2. Mujė Boletini 1892
3. Ahmet Boletini 1894
4. Isa Boletini 1916
5. Halil Boletini 1916
6. Seid Boletini 1916
7. Jonuz Boletini 1916
8. Halit Boletini 1916
9. Musa Boletini 1944
10. Skėnder Boletini 1944
11. Asllan Boletini 1945
12. Faik Boletini 1947
13. Isuf Boletini 1947
14. Rasim Dajēi (nip) 1945
15. Hysni Rudi (nip) 1945

TE BURGOSUR NE JUGOSLLAVI

1. Mujė Boletini 3 vjet
2. Kapllan Boletini 20 vjet
3. Ali Boletini arrtisur nga burgu
4. Tafil Boletini burgosur nė 1945
5. Ikbale Boletini burgosur nė 1945
6. Kumrie Boletini burgosur nė 1945

TE VRARE DHE TE BURGOSUR NE SHQIPERI

1. Adem Boletini vrarė nė 1943
2. Tafil Boletini burgosur nė 1945
3. Adile Boletini burgosur nė 1947
4. Ismet Boletini burgosur nė Spaē
5. Enver Dajēi (nip) burgosur nė Spaē


Gazeta Shqiptare
27 Mars 2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.