Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bėj gosti, qė tė provosh mikun
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 148 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Elita :: Faik Konica nga Fan Noli
Postuar nga: ILovePejaa

Elita … E kam takuar Konicėn pėr herė tė parė mė 1909. Ishte diēka qė nuk kam pėr ta harruar kurė. Mė kishte shkruar nga Londra se do tė vinte nė Boston i veshur me kostum shqiptar.

… E kam takuar Konicėn pėr herė tė parė mė 1909. Ishte diēka qė nuk kam pėr ta harruar kurė. Mė kishte shkruar nga Londra se do tė vinte nė Boston i veshur me kostum shqiptar. Ideja ishte qė tė dilte fotografia e tij nė gazetė dhe tė shfrytėzohej rasti pėr tė propaganduar ēėshtjen kombėtare shqiptare, e cila ka qenė pasioni i gjithė jetės sė tij. Unė mbeta i shtangur. Si prift ortodoks i modės sė vjetėr, nė atė kohė unė vetė mbaja nnjė mjekėr tė gjatė tė zezė, pėr tė cilėn mė duhet tė pranoj se nuk u pėlqente djemve tė Bostonit. E merrja me mend se sa do tė dėfreheshin ata djem po tė mė shihnin duke ecur me njė burrė tė veshur me fustanellėn shqiptare. Ndonėse nuk kisha parė kurrė ndonjė fustanellė greke, njė lloj fundi i balerinave. Unė isha i shkurtėr e i bėshėm, Konica ishte i gjatė e i thatė, kėshtu qė tė dy do tė dukeshim si Don Kishoti me Sanēo Panēėn tė arratisur nga ndonjė cirk. Sa u habita kėtė herė kur pashė se djemtė e Bostonit e harruan gjithēka lidhur me mjekrėn time dhe thjesht zunė tė shihnin Konicėn me adhurim. Atėherė e kuptova se fustanella shqiptare nuk ishte fustanellė qesharake greke, por diēka qė i ngjante kiltit tė skocezėve dhe se i pėrshtatej shumė njė burri tė pashėm si Konica.

Meqė ra fjala, lexuesi mund ta gjejė nė librin e Konicės ndryshimin ndėrmjet kostumit grek dhe veshjes shqiptare: ėshtė e vėrtetė se grekėt e kanė pėrshtatur nga shqiptarėt, por ata u pėrpoqėn ta stėrhollojnė sa qė e bėnė njė veshje grash me aq sa mundėn.

Veshja e Konicės nuk ishte e vetmja gjė qė mė habiti. Thjest mbeta pa mend, kur ai nisi tė mė “mėsonte” pėr ēdo gjė nė botė. Ishte njeri me kulturė tė lartė. Gijom Apoliner, njė shkrimtar dhe mik i tij, e ka quajtur “enciklopedi shėtitėse” qė e fliste frėngjishten si njė francez. Njė shkrimtar tjetėr, Zhyl lė Metrė, ka shkruar pėr tė: “Ky i huaj qė e shkruan kaq mirė gjuhėn tonė”.

Si studiues i pasionuar i muzikės, Konica e adhuronte shumė Vagnerin. Njė nga gjėrat e para qė bėri ai pasi u takuam, ishte tė mė tregonte pėr Vagnerin dhe operat e tij. Me kėshillėn e tij e pashė pėrherė tė parė Parisfalin, kur u dha mė 1910 nė Boston. Nė varrimin e tij, tridhjetė vjet mė vonė, duke e ditur se sa shumė e donte Vagnerin, iu luta organistit tė luante muzikėn e Vagnerit nga kreu deri nė fund.

Ka disa fakte qė mungojnė nė librin e papėrfunduar tė Konicės, fakte pėr Shqipėrinė, qė i kam mėsuar prej tij. Pėr shembull, Konica flet pėr krenarinė e malėsorėve shqiptarė. Zonja Durham e pranon kėtė nė librin e saj “Brenga e Ballkanit”. Kur pėrshkruan shpėrndarjen e ndihmave nė Maqedoni gjatė dhjetėvjeēarit tė parė tė shekullit tė njėzetė, ajo na tregon se si gratė fshatare e rrethonin ditė e natė, duke i kėrkuar ushqime dhe rroba. Ata vendoseshin rrotull shtėpisė ku banonte ajo dhe nuk largosheshin derisa tė merrnin diēka. Edhe kur u shpjegoi se nuk kishte mė asgjė pėr t’u dhėnė, ato nuk shkuleshin. Kur zonja Durham vajti nė Shqipėri, priste qė t’i ndodhte njėsoj. Pėr habinė e saj, askush nuk iu afrua pėr t’i kėrkuar ndihmė.

Konica pėrmend edhe faktin se zonja Durham ka qenė njė adhuruese e madhe e amvisės shqiptare. Ajo mendonte se vetėm amvisa holandeze mund tė krahasohej me tė pėr pastėrtinė. Zonja Durham kishte tė drejtė. Mjafton tė shkosh pėr vizitė nė shtėpitė e shqiptarėve nė Shtetet e Bashkuara dhe mund ta shohėsh dallimin ndėrmjet amvisės shqiptare dhe shumė prej fqinjėve tė saj qė nuk janė shqiptare.

Njė gjė qė e ka lėnė jashtė Konica ėshtė fakti qė fqinjėt ballkanas e italianė kanė shpifur se shqiptarėt janė tė egėr e tė pamėshirshėm. Zonja Durham na thotė se kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ajo kiste parė fshatarėt siēilianė se si i rrihnin pa mėshirė kuajt dhe gomerėt, por kurrė nuk kishte qenė dėshmitare se si njė shqiptar rrihte njė kafshė. Unė e kam vėnė re edhe vetė kur kam udhėtuar me kalė nė Shqipėri. Sa herė vinim te ndonjė copė rrugė e vėshtirė, ishim tė detyruar tė zbrisnim dhe kafsharėt gjithnjė pėrdornin fjalėt pėrkdhelėse pėr t’u dhėnė zemėr kafshėve, si pėr shembull: “Hajde, vėlla. Ec, or bir; Nuk ėshtė dhe kaq e vėshtirė. Do ta kalojmė”.

Njė shpifje tjetėr e pėrhapur nga fqinjėt tanė, ėshtė se shqiptarėt qenkan njerėz qė nuk u shtrohen ligjeve. E vėrteta ėshtė krejt e kundėrt. Ata u shumė mė tepėr se gjithė fqinjėt e tyre. Statistikat e rajoneve tė policisė nė qytetet amerikane ku ka shqiptarė, dėshmojnė qartė se ata janė nga grupet mė tė mira ndėr tė gjithė tė ardhurit e huaj. Pėrvoja ime e gjatė mė ka vėrtetuar se shqiptarėt u binden ligjeve nė shqipėri po ashtu siē u binden nė Shtetet e Bashkuara. E keqja ėshtė se, kur fqinjėt e Shqipėrisė pėrpiqen tė shkelin tėrėsinė e saj tokėsore, atėherė shqiptarėt “e paligj” ngrenė krye.

Kur pėrshkruan pamjet e bukura tė Shqipėrisė, Konica pėrmend shumė turistė tė huaj qė e kanė admiruar kėte vend. Njė emėr, qė megjithatė mungon, ėshtė ai i prozatorit, dramaturgut dhe kritikut muzikor francez, Roman Rolanit, i cili nė njėrin nga librat e vet flet pėr “kodrat e bukura tė valėzuara tė Shqipėrisė”. Unė pėr vete i kam soditur nga maja e malit Tomor dhe nga kėshtjella e Krujės, kryeqyhteti i vjetėr i Skėnderbeut. Nuk kam parė gjithė jetėn time gjė mė tė bukur.

Mjaft shtesa mund t’i bėhen kapitullit tė Konicės pėr vetitė luftarake tė shqiptarėve. Pėr shembull, kalorėsit shqiptarė u bėnė proverbialė nė gjithė Europėn pas vdekjes sė Skėnderbeut. Gjithė mbretėrit dhe sundimtarėt e Italisė, Francės, Britanisė sė Madhe kanė marrė kalorės tė lehtė shqiptarė pėr ushtritė e tyre. Konica mė ka thėnė njė herė se nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, kur francezėt kėrkonin tė lavdėronin njė kalorės, shpreheshin: “E nget kalin si njė shqiptar”.

Kemi disa dokumente italiane, qė flasin pėr kalorėsinė shqiptare dhe qė na shpjegojnė se si Skėnderbeu e shpėtoi mbretin Ferdinand tė Napolit me kalorėsinė e vet tė lehtė. Sipas dėshmisė sė historianėve bashkėkohės, Ferdinandi e kishte humbur davanė kur e braktisėn banorėt feudalė dhe u bashkuan me Rene Anzhuanė, qė ishte rivali i tij francez dhe qė pretendonte fronin e Napolit.

Dihet mirė se ushtritė mercenare tė Rilindjes asnjėherė nuk bėnė ndonjė betejė tė vėrtetė. Ata kujdeseshin jo pėr lavdinė ushtarake, por pėr pagat. Zakonisht krijohej njė komitet i pėrbashkėt i tė dy ushtrive rivale dhe vendoste kush do tė shpėrblehej me fitoren. Pėr shembull, kur njėra nga ushtritė kundėrshtare kishte epėrsi tė padyshimtė si numėr, asaj i jepej fitorja pa e zgjatur shumė. Kur ushtritė ishin tė barabarta nga numuri dhe komiteti nuk mund tė merrte vesh se cila palė mund tė fitonte, atėherė kurdisej njė betejė e shtirė, nė tė cilėn nuk dėmtohej ose nuk vritej askush, me pėrjashtim tė ndonjė aksidenti. Por kjo manovėr shėrbente pėr tė ndihmuar komitetin e pėrbashkėt qė tė merrte njė vendim.

Diēka e ngjashme ndodhi kur skėnderbu zbriti nė Itali me kalorėsinė e vet tė lehtė. Komandanti i ushtrisė kundėrshtare konti Piēinino dhe Skėnderbeu rregulluan njė betejė tė tillė tė shtirė pėr tė parė se cila nga tė dy ushtritė do tė kishte mė shumė shanse pėr tė marrė fitoren. Dy reparte tė zgjedhura nga ushtria shqiptare dhe italiane bėnė njė paraqitje tė kalorėsisė dhe tė aftėsisė luftarake. Shqiptarėt e fituan ndeshjen dhe kėshtu u mbyll gjithė kjo histori. Italianėt asnjėherė mė nuk e kundėrshtuan epėrsinė e kalorėsisė shqiptare. Natyrisht, me turret ishte njė pun krejt tjetėr. Atėherė Skėnderbeut i duhej tė bėnte beteja reale dhe tė arrinte fitore reale. Turqve nuk u bėnte pėrshtypje asnjė paradė.

Skėnderbeu ka qenė, padyshim, njė gjeneral i madh dhe ai meriton nderime tė mėdha pėr kryqėzatėn e tij heroike kundėr turqve. Por ne nuk duhet tė harrojmė se edhe ushtarėt e tij meritojnė pjesėn e tyre tė nderit. Kryengritja shqiptare e viteve 1910 - 1912 kundėr turqve tregoi se luftėtarėt e ēetave shqiptare ende e ruanin trimėrinė dhe forcėn e gjallė qė kishin dėshmuar nė kohėt e vjetra nė Skėnderbeun. Vetėm pėr vetėm ata i mundėn turqit, marshuan nė Selanik dhe e detyruan qeverinė turke t’u jepte autonominė. Pas disa muajsh iu desh gjithė kombeve tė Ballkanit qė tė bashkoheshin pėr t’i mundur po ata turq. Mė 1920 atje u pėrsėrit po ajo histori e pėrjetshme. Shqipėrinė e kėrcėnonte copėtimi. Italia kishte pushtuar Vlorėn dhe prapatokėn e saj deri nė Gjirokastėr. Fqinjėt e tjerė kėrkonin copat e tyre sipas traktatit tė fshehtė tė vitit 1915. Vetėm njė zė u ngrit pėr tė kundėrshtuar, ai i president Wilson. Por ai mjaftoi pėr tė ngritur kombin. Malėsorėt shqiptarė tė bregdetit jugor qenė tė parėt qė u ngritėn, pastaj i ndoqėn edhe tė tjerėt. Brenda pak muajve italianėt u hodhėn nė det dhe u detyruan ta linin Vlorėn dhe rrethin e saj. Rreth njėzetė vjet mė vonė, mė 1940 grekėt, pothuaj shtatė herė mė tė shumtė si numėr sesa shqiptarėt, nuk mundėn ta pėrsėritnin kėte marifet, ndonėse kishin mbėshtetjen e flotės angleze dhe tė forcave ajrore angleze, qė i penguan italianėt tė sillnin pėrforcime.

Tani disa fjalė pėr vendin e Konicės nė historinė e Shqipėrisė sė sotme. Si mysliman dhe si pėrkrahės i njė familjeje tė vjetėr aristokratėsh nga Shqipėria e jugut, Konica kishte tė gjitha mundėsite qė tė fitonte poste tė larta nė Perandorinė Turke, ku Shqipėria bėnte pjesė, qė pas vdekjes sė Skėnderbeut. Nė tė vėrtetė, shumė shqiptarė tė tjerė gjatė shekujve ishin ngjitur nė postet mė tė larta tė Perandorisė Turke. Pėr shembull, kur Konica ishte i ri, Vezir i madh ose kryeministri i Perandorisė Turke ishte Ferid Pasha, njė shqiptar nga Vlora.

Por kjo karrierė nuk e tėrhiqte Konicėn. Ai mendonte se misioni i tij ishte tė luftonte pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Nga viti 1897 deri mė 1912, dy nga pionierėt mė tė shquar tė pavarėsisė sė Shqipėrisė kanė qenė Konica dhe Shahin Kolonja, botuesit e dy revistave shqiptare, qė dolėn jashtė: “Albania” dhe “Drita” pėrkatėsisht.

Gjatė sundimit turk shqiptarėt kishin harruar gjithēka pėr lavdinė e tyre tė kaluar nėn Skėnderbeun. Konica ka qenė njeriu qė e rizbuloi dhe e popullarizoi Skėnderbeun e flamurin e tij, shqipen e zezė dy krenare nė njė fushė tė kuqe. Ky flamur u bė simbol i pavarėsisė kombėtare dhe mė nė fund u ngrit nė Vlorė mė 1912 nga Ismail Qemali kur Shqipėria u shpall shtet i pavarur.

Konica ėshtė quajtur si krijuesi i prozės moderne shqipe. Kur unė vendosa tė bashkohesha me kryqėzatėn pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, e para gjė qė mė bėri pėrshtypje ishte mungesa e plotė e veprave letrare shqipe me vlera artistike. Por kur vajta nė Egjipt mė 1903, njė atdhetar shqiptar, Spiro Dineja, mė dha vėllimet e revistės “Albania” nga viti 1897 deri mė 1903. I lexova tė gjitha nga faqja e parė deri tek e fundit dhe atėherė e mėsova se nė shkrimet e Konicės ne e kishim atė qė na duhej: letėrsinė e mirė shqipe. Pėr mė tepėr, Konica zbuloi dhe popullarizoi shqiptarė tė veprimtarisė letrare si Kristofordhi, Mitkoja, Fishta dhe Zako Ēajupi. Me kėshillėn dhe udhėzimet e tij unė pėrktheva disa vepra nga Shekspiri, Ibseni, Edgar Alan Poeja dhe Don Kishotin e Servantesit. Tė gjithė autorėt shqiptarė qė vijnė pas Konicės janė nxėnėsit e tij, duke pėrfshirė dhe shkruesin e kėtyre radhėve.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.