Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Copėn e madhe daje, fjalėn e madhe pėrbijė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 152 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Feja :: Meditime per Krishtlindje
Postuar nga: Albo

Feja Meditimet e me poshtme jane postuar nga njeri prej vizitoreve te krishtere ne forumin e fese kristiane. Te njejtin material e gjeni edhe tek forumi "Mesime nga Bibla" te postuar nga Shpresmiri me te njejtin titull.

JOZEFI DHE MARIA NĖ PLANIN E HYJIT
(Mt 1,18-24)

"Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kėshtu".

Gjatė ditėve tė Adventit (Ardhjes) lexojmė pjesė nga «ungjijt e fėmijėrisė». Kėto janė njohtime qė flasin pėr gjithė atė qė ndodhi pak para lindjes sė Jezu Krishtit. Ungjilltarėt qė i kanė shkruar nuk kanė qenė dėshmitarė tė drejtpėrdrejtė tė kėtyre ndodhive. Ata i kanė shkruar ashtu si i kanė dėgjuar nė predikimet e besueshme tė dėshmitarėve. Ndėr ta dėshmitari mė i mirė ishte vetė Nėna e Jezu Krishtit.
Kėto ngjarje gjinden pikėrisht nė kufi ndėrmjet botės sė vjetėr dhe tė re, ndėrmjet Besėlidhjes sė vjetėr dhe tė re. Ato janė lidhje e tyre dhe pėr kėtė arsye shpesh herė mbartin mė vete elemente qė i hasim nė pjesėt ekzistuese tė Besėlidhjes sė vjetėr dhe qė kanė lidhje me tė.

"Maria, nėna e tij, pasi u fejua me Jozefin, para se tė banonin sė bashku, u gjet shtatėzėnė pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt".

Gjithēka fillon me Marinė nėnėn e Jezusit. Ajo ėshtė kėtu nė qendėr. Qysh nė fillim kjo fjali na drejton kah i tėrė realiteti i jetės i kėsaj vajze tė re. Ėshtė e fejuar. Jeton kohėn e fejesės, kohėn e pritjes (shpresės). Kjo ėshtė njė mėnyrė dhe njė proces krejt i zakonshėm i hyrjes nė martesė. Lehtė mund ta paramendojnė aq nėna dhe gra qė e kanė kaluar kėtė kohė tė fejesės. Kjo ėshtė kohė e njė pritjeje tė gėzueshme dhe qė rrėmben, kohė e planifikimit, gėzimit dhe lumturisė.
Mirėpo, ndodhi diēka jo e pėrditshme. Pa njė jetė tė pėrbashkėt me Jozefin, nė fejesė, ata presin fėmijėn. Maria u gjet shtatėzėnė. E ngjizi fėmijėn me fuqi dhe hir tė Shpirtit Shenjt. Kjo do tė thotė se fėmijėn qė e mbart nėn kraharorin e vet nuk ėshtė i rėndomt. Edhe pse vjen nė botė si fėmijėt tjerė, ai ėshtė i veēantė, i jashtėzakonshėm. Mė vonė do tė quhet Biri i Hyjit, mirėpo ja, qysh nė kėtė moment ekzistojnė shenja tė qarta tė mrekullueshmėrisė dhe hyjnisė sė tij.
Tė fejuarit e rinj u gjetėn nė njė situatė tė palakmueshme. Hyji i drejtoi krejtėsisht ndryshe jetėt e tyre. Kėtė nuk e kishin pritur dhe i befasoi kjo gjė. Ē'do tė bėjnė dhe si do ta zgjidhin kėtė situatė tė re?

"Tashti Jozefi, i fejuari i saj, pasi ishte njeri i drejtė e nuk donte ta ēnderonte botėrisht, mendoi ta lėshojė fshehtazi."

Jozefi e do Marinė. Mirėpo ėshtė i befasuar me gjithė atė qė po ndodhte me tė. Nuk e ka tė qartė. Disi sikur e ka vėshtirė fare tė bisedojė me Marinė lidhur me kėtė. Nuk ka guxim tė vendosė. E pra, me asgjė s'dėshiron qė ta fyejė. O ēfarė diskrecioni i shenjtė i sh'Jozefit qė as gojėn nuk e ēeli. Sa e ēuditshme ėshtė bota e tė zgjedhurve tė Hyjit. Kush ėshtė ai qė mund ta shqyrtojė. Ne mundemi vetėm tė mrekullohemi dhe tė mundohemi ta ndjekim.

"Posa nė mendje tė vet vendosi tė bėjė kėshtu, ja se, iu duk nė ėndėrr engjėlli i Zotit dhe i tha:»Jozef, biri i Davidit, mos ki frikė ta marrėsh Marinė, tė fejuarėn tėnde, spese foshnja qė ėshtė zėnė nė tė, u zu pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt. Ajo do tė lindė djalė e ti ngjitja emrin Jezus, sepse Ai do ta shėlbojė popullin e vet prej mėkateve tė tija.

Lajmerimi i lindjes se Krishtit

(Lk 1,26-38)

"Nė tė gjashtin muaj, Hyji e dėrgoi engjėllin Gabriel nė njė qytet tė Galilesė, qė quhet Nazaret, te njė virgjėr, qė ishte e fejuar pėr njė njeri, qė quhej Jozef, prej fisit tė Davidit. Virgjėra quhej Mari."

Njė fillim aq i thjeshtė pėr njė vepėr kaq tė madhe tė Hyjit. Nazareti gati i panjohur nė Besėlidhjen e vjetėr dhe s'mund tė krahasohet me asnjė qendėr tė cilitdo pushtet tė asaj kohe. Nazareti ėshtė jashtė tė gjitha ndodhive tė politikės, kulturės dhe jetės fetare tė asaj kohe.
E Jozefi dhe Maria? Kush ka ditur pėr ta pėrveē ata pak njerėz nga Nazareti? Janė tė rėndomtė dhe tė thjeshtė. Me asgjė nuk biejnė nė sy prej bashkėvendasve tė tyre tė tjerė. Jetojnė njė jetė tė pėrvujtė dhe tė rėndomtė.
E megjithate! Nazareti ėshtė i rėndėsishėm, kurse Jozefi dhe Maria janė tė vlefshėm para Hyjit. Atij i pėlqei mu Nazareti dhe atė e zgjedh, e jo Romėn, Athinėn ose Jerusalemin. Nė sytė e Tij janė tė vlefshėm Jozefi dhe Maria, dhe ata i zgjedh pėr atė detyrė kaq me rėndėsi, e jo disa qė nė atė kohė ishin tė njohur dhe qė fati i shumė njerėzve varej prej tyre. Hyji na befason. Ne mendojmė ndryshe dhe veprojmė ndryshe.
Do tė qėndroj pak duke vėshtruar kėtė thjeshtėsi (rėndomėsi) tė Nazaretit dhe pėrvujtėsinė dhe thjeshtėsinė e Jozefit dhe Marisė. O Zot, bėj qė tė di tė jem i thjeshtė dhe i rėndomt.

"Engjėlli hyri tek ajo dhe i tha: «Tė falem, o Hirplote! Zoti me ty!» Kjo fjalė e shqetėsoi Marinė dhe zuri tė mendojė: ē'do tė thotė kjo pėrshėndetje. Por engjėlli i tha: «Mos ki frikė, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit! Ja, do tė mbetėsh shtatzėnė e do tė qitėsh nė dritė njė djalė e ngjitja emrin Jezus. Ky do tė jetė i madh dhe do tė quhet Biri i Hyjit tejet tė lartė."

Hirplote! Sikur tė jetė ky emri i saj personal. Kjo ėshtė madhėria dhe vlefta e Marisė. Pėr kėtė arsye ėshtė e zgjedhura e Hyjit. Ėshtė e befasuar me fjalėt e engjėllit. Nuk prishet me lėvdatėn qė e mori, nuk bėhet mendjemadhe, por mendon pėr kėtė dhe pyetet ē'domethėnje mund tė ketė kjo. Maria ėshtė e edukuar nė fe tė Besėlidhjes sė vjetėr. I kanė folur pėr Hyjin qė ėshtė i fortė dhe i fuqishėm dhe qė njeriun e tejkalon nė mėnyrė tė pakufishme. Por ja, tani e ka vizituar atė, kėtė Marinė e thjeshtė dhe tė rėndomt nė Nazaret. Kjo do tė thotė se ky Hyj i largėt dhe i fuqishėm dėshiron tė bėhet pėr ne i afėrm. Edhe ky shndėrrim do tė ndodhė nėpėrmjet Marisė. Kjo ėshtė njė gjė e pabesueshme dhe kjo mund tė pranohet vetėm nė thjeshtėsi dhe pėrvuajtėri. Maria pikėrisht ėshtė shquar me kėtė dhe pėr kėtė arsye ka gjetur hir para Hyjit. Kjo ėshtė njė thirrje e madhe, e ajo nuk mund tė pranohet aq lehtė. Ajo e ndrron Marinė dhe tėrė planin e saj qė e kishte pėr vetveten. S'ėshtė e ēuditshme qė prej fuqisė sė planit tė Hyjit qe hutuar dhe frikėsuar.

«Si do tė mund tė ngjajė kjo, ndėrsa unė jam virgjėr?» Engjėlli i pėrgjigji: «Shpirti Shenjt do tė zbresė nė ty e fuqia e Hyjit tė tejetlartė do tė mbulojė me hijen e vet; prandaj ky Fėmijė do tė jetė i shenjtė – Biri i Hyjit.»

Ky ėshtė lajmi mė i gėzueshėm qė erdhi nė eterin tonė. Hyji ka vendosur tė shkelė nė Tokė. Maria e ka dėgjuar e para kėtė e pėr kėtė arsye reakcioni i saj ėshtė spontan dhe i thjeshtė: «Si do tė mund tė ngjajė kjo?» Ėshtė kjo njė pyetje e vėshtirė dhe serioze. Nė tė shohim tėrė brengosjen e Marisė dhe misterin e krejt ndodhisė. Duhet tė hyjmė nė botėn e situatės sė Marisė. Ne mendojmė se gjithė kjo ka rrjedhur lehtė dhe se Maria ka mundur pa kurrėfarė vėshtirėsie tė dorėzohet dhe tė futet nė planin e Hyjit. Sa shpesh ne hutohemi prej njė problemi ose sprove tė vogėl, kurse kjo kėtu ėshtė diēka shumė mė e madhe dhe mė e pakuptueshme.
O Mari, Nėna ime qiellore, ndihmo qė tė di tė qėndroj seriozisht para problemeve dhe provokimeve qė jeta i vendos para meje. Qė mos tė kalamendem, mos tė pikėllohem, mos tė tėrhiqem, por trimėrisht tė ballafaqohem me to.

"Atėherė Maria tha: «Unė jam shėrbėtorja e Zotit: Mė ndodhtė siē the ti!»"

Pėrgjigje e dorėzimit zemėrgjerė. Bashkėpunim, i plotė dhe pėrfundimtar. Asnjė pyetje mė shumė, kurrėfarė vėrejtje. Gjithēka jep, gjithēka ofron. Ky ėshtė shembull i zemėrgjerėsisė dhe bujarisė (shpirtmadhėsisė). Ky ėshtė disponimi rrėnjėsor i shpirtit dhe trupit tė Marisė. Gjithēka Zotit, gjithēka pėr Zotin. Kjo ėshtė dashuri e shkallės mė tė lartė. Kjo ėshtė pėrgjigje mė e pėrsosur qė ka mundur t'ia jepė Hyjit njė qenie njerėzore.
A mbart unė nė vetvete diēka prej kėsaj gatishmėrie? Kjo kohė e ardhjes (adventit) le tė nxitė nė mua lutjen pėr gatishmėri dhe zemėrgjerėsi ndaj Hyjit. S'guxoj tė harroj se Hyji nuk lejon t'ia kalojmė me bujari dhe shpirtmadhėsi.
(Nė meditimi lus Zotin tė ma jepė hirin e shenjtė qė tė mund tė them – qe shėrbėtori, qe shėrbėtorja e Zotit, mė ndodhtė sipas fjalės sate).

Krishtlindja

Lk 2,1-14)

"Nė atė kohė Cezari August dha urdhėr tė bėhej regjistrimi i popullsisė sė mbarė botėn...Tė gjithė shkonin tė regjistrohen, secili nė qytetin e vet. Kėshtu edhe Jozefi,...u ngjit prej qytetit tė Nazaretit tė Galilesė, nė Jude, nė qytetin e Davidit qė quhet Betlehem..."

Jozefit i duhet bashkė me Marinė, qė ėshtė shtatzėnė, tė niset pėr rrugė pėr ta kryer urdhėrin e perandorit. Shkon nė qytet tė tė parėve tė tij. Kujt do t'i troket nė derė? Nuk ishte kjo gjė e thjeshtė pėr ta realizuar, mirėpo shkon.

"Tashti, ndėrsa ata po gjendeshin atje, i erdhi koha tė lindė. Ajo lindi djalin e vet – tė parėlindurin, e mbėshtolli nė shpėrgėnj dhe e vendosi nė grazhd, sepse nė bujtinė nuk pati vend pėr ta."

Mund tė pyetemi: ēka mbeti prej atyre premtimeve tė mėdha qė i tha engjėlli Gabriel Marisė me rastin e lajmėrimit? A ka mundur ta pranojė Maria njė situatė tė kėtillė po mos tė kishte qenė grua e njė feje tė thellė? Si duket elementin njerėzor nė fenė tonė, sado qė e kemi tė afėrm, mė vėshtirė e pranojmė se hyjnorin. Maria e pranon Birin e Hyjit si fėmijė tė vogėl tė pafuqishėm tė cilit i ėshtė dashur t'ia bėjė tė gjitha qė njė nėnė bėn pėr fėmijėn e vet kur ta ketė lindur. Ishte dashur qė t'ju buzėqeshemi provave tona nė fe kur shohim krej ēka Maria si besimtare ka jetuar dhe pranuar.
E megjithatė, Shėlbuesi nė grazhd na duket aq i afėrt dhe aq i dashur sa qė menjėherė e pranojmė. U bė njėri prej nesh, veēse mė i varfėr ndėr mė tė varfėrit dhe mė i mbrapsur mė shumė se tė gjithė tė mbrapsurit tjerė. Me kėtė na ėshtė bėrė edhe mė i afėrt.
Ne i kemi bėrė Kėrshėndellat idil. E ka edhe kjo bukurinė e vet. Mirėpo nuk guxojmė tė harrojmė se realiteti ka qenė i vrazhdė. Qysh nė Betlehem ėshtė parandjerė Kalvari. Kėtė kanė mundur ta vėrejnė njerėzit e mėdhenj tė vėrtetė tė fesė. C. Caretto ka thėnė: «Gjithmonė, por veēanėrisht nė dy raste, banimi i Jezusit ndėr ne ėshtė i prekshėm nė bukurinė madhėshtore tė tij: nė Betlehem dhe nė Kalvar. Nė Betlehem Hyji ėshtė bėrė vetė pafuqia, pafuqi apsolute, kurse nė Kalvar ėshtė bėrė vetė vuajtja (pėsimi). Asnjėherė Jezu Krishti nuk ka qenė mė shumė njeri se nė kėto dy situata, sepse pafuqia dhe vuajtja janė dy trashėgimi mė tė rėndėsishme tė njeriut nė tokė si krijesė dhe si mėkatar.
Pėr kėtė arsye Jezusi i vogėl pėr ne ėshtė aq i dashur. «Sa Mbret i mirė ky, pėr kė ahri ėshtė i kėndshėm», (apo ajo nė gjuhėn shqipe: Si ti n'grazhd o Zot na leve, pėr shėlbimin e gjithė neve? O sa e madhe dashteni, nina nana i buk'ri f'mi'), kėndojmė nė njė kėngė tė Kėrshėndellave. Pse ėshtė bėrė fėmijė, Hyji na ėshtė bėrė aq i afėrt sa mund t'i themi «Ti».

"Ja, unė po ju sjell njė lajm tė mirė: gėzim tė madh pėr mbarė popullin! Sot, nė qytet tė Davidit ju lindi Shėlbuesi – Krishti Zot!"

Engjėlli u lajmėron barinjve lajmin e gėzueshėm. Hyji i ėshtė dhuruar njeriut. Ka lindur!
Njė tregim thotė se Jezusi njė ditė i dukshėm ishte kthyer nė tokė. Kjo kishte ndodhur mu pėr Kėrshėndella. Shumė fėmijė ishin sė bashku pėr ta festuar tė kremten. Ai iu tregua dhe iu paraqit atyre. Fėmijėt e njohėn dhe e pranuan me klithjet e tyre. Pastaj njėri prej tyre kishte pyetur ēfarė dhurate i kishte sjellur Jezusi dhe secili fėmij e kishte pyetur ēfarė i kishte sjellur Jezusi. Jezusi nuk ishte pėrgjigjur fare, por vetėm i kishte zgjatur hapur duart.
Atėherė njė fėmijė kishte thėnė: «Shihni, asgjė nuk ka sjellur. Babai im ka tė drejtė kur thotė se prej religjioni nuk ka kurrėfarė dobie, se asgjė nuk na jep, se kurrėfarė dhurate nuk na sjell!»
Mirėpo u dėgjua njė fėmijė tjetėr qė tha: «Duke i hapur duart e veta Jezusi dėshiron tė thotė se na sjell vetveten. Ai na dhurohet si vėllau ynė, Biri i Hyjit, qė tė nė bėjė fėmijė tė Hyjit sikurse ėshtė ai vetė.»
Jezusi ka ardhur tek ne pėr tė na treguar sa na do. Kjo ėshtė dhurata e tij pėr ne. Sė bashku me tė mė lehtė do ta kemi nė jetė, mė lehtė do tė arrijmė tek Ati.

"Dhe, ja shenja pėr ta njohur: do tė gjeni njė foshnjė tė mbėshtjellė me shpėrgėnj e tė vėnė nė grazhd."

Hyji u duk nė formė tė fėmijės sė vogėl, tė foshnjes sė posalindur. Nuk deshi tė na verbojė me lavdinė e vet dhe tė na frikėsojė me madhėrinė dhe fuqinė e vet. Vetėm ka dashur tė na tregojė dashurinė e vet. Dashuria kurrė nuk ėshtė e dhunshme, ngashnjyese dhe zaptuese. Pėr kėtė arsye e ka zgjedhur ligėshtinė, pėr kėtė arsye e ka zgjedhur pėrvujtėrinė dhe thjeshtėsinė. «Shumė e madhe e Zotit dashuri u bė mish, vėrtetė njeri; zbriti prej qiellit pėr mėkatarė, lindi nė shtallė pėr njerėzimin mbarė», kėtė e thotė aq thjesht dhe vėrtetisht njė prej shumė kėngėve tė bukura tė Kėrshėndellave.
(Apo ajo nė gjuhėn shqipe: O i vėrteti Biri Zotit si na leve n'kėtė far' motit? T'shtyni flaka e dashtnisė nina nana i vog'lisė). Do ta kontemplojė nė zemrėn time Krishtlindjen, atė tė vėrteten, tė parėn dhe do tė lusė qė tė mė pėrshkojė e tėrė thjeshtėsia e mėnyrės me tė cilėn Hyji zgjedh qė tė jetė Emanuel, Hyji me ne.

(Nė meditim lus Zotin tė mė jepė hirin e shenjtė qė nė brendinė time ta njoh Zotin qė pėr mua u bė njeri dhe qė ta adhuroj nė zemėr).

M. N


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.