Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ē'kanė bėrė tė parėt, i paguajnė tė pasmit
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 129 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Sport :: Veprimtaria sportive e mjeshtrit te koshit, Dhimitėr Papa.
Postuar nga: Fiori

Sport Miqte dhe shoket e tij e kujtojne me dashamiresi figuren e basketbollit.

Duke shfletuar ditaret, evidencat personale dhe ato teknike qe kam mbajtur nder vite, u ndesha, krahas te tjereve, edhe me emrin e kolegut tim te sportit dhe mikut te familjes, DHimiter Papės, i cili me 6 tetor mbushi 70 vjet.

Me rastin e ketij pervjetori te tij, mendova te shkruaj keto rreshta, nepermjet te cilave po perpiqem te paraqes figuren e ketij basketbollisti. Dhimitri filloi te luaje nga fundi i viteve 40' me ekipin e Durresit, qe e drejtonte i mirenjohuri Bashkim Taga, per te cilin ai ruan nje respekt te veante.

Me tej vazhdoi te luante pa nderprerje deri ne vitin 1964 me ekipet e Partizanit, Dinamos dhe Tiranes, duke qene per 15 vjet nje nga protagonistet e basketbollit tone ne ato vite. Qe e fillimet e tij Dhimitri shquhej per nje teknike te larte, gjuajtje te sakta nga distanca, sidomos per lojen e tij te kujdesshme dhe te sigurt ne mbrojtje.

Ai ishte nga ata lojtare qe quhen fjalepake e puneshume, sepse edhe loja e tij ishte shume spektakolare por edhe efikase dhe me vlera te medha per ekipin. Te gjitha keto cilesi i dhane mundesi te bente pjese ne ekipin kombetar te basketbollit nga viti 1953 deri ne vitin 1960. Por si i tille ai u aktivizua vetem ne ndeshjet e zhvilluara ne vendin tone ne qershor te vitit 1958, ndermjet ekipeve kombetare te Shqiperise dhe Republikes Demokratike Gjermane, sepse per aktivitet jashte vendit nuk u lejua asnjehere te shkonte.

Dhimitri ka fituar 5 here titullin kampion ne basketboll: me 1954 me Partizanin, me 1957 me Tiranen dhe ne vitet 1961-1962-1963 me 17 Nentorin. Per rezultate te larta sportive ai mori titullin "Mjeshter Sporti" ne vitin 1955.

Figura e Dhimiter Papes nuk do te ishte e plote ne qofte se krahas vlerave te tij sportive nuk do te viheshin ne dukje edhe vlerat njerzore qe e karakterizonin. Ai ishte nje njeri i thjeshte dhe i dashur me te gjithe, korrekt dhe i rregullt ne jeten e tij dhe ne marredhenie me shoket e miqte dhe ka nje familje te perkryer. Ne stervitje dhe ne ndeshje, me qendrimin e tij korrekt, i ndihmonte te gjithe te tjeret qe te kishin raporte te drejta trajnere-lojtare.

Duke shkruar per te nuk mund te lesh pa permendur vellain e tij Kosta Papa, i cili arriti nivele te larta, duke luajtur me ekipin kombetar dhe duke u shpallur "Mjeshter sporti". Me pas ai punoi edhe si trajner i ekipit te Studentit ne basketboll per femra.

Vendin e vellezerve Papa e zune djemte e Dhimitrit, Pirro dhe Aleksander Papa, nga te cilet i pari arriti shume shpejt te luante edhe ne Kombetare, ndersa i dyti me skuadren e te rinjve.

Per arsye familjare familja e Kostes nderpreu aktivitetet sportive ne Shqiperi dhe u largua ne SHBA. Ne saje punes dhe kembenguljes nga ana e tij dhe bashkeshortes se tij, familja Papa eshte integruar tashme ne jeten amerikane. Megjithate ata nuk i harrojne shoket dhe miqte me te cilet kane kaluar vite aq te bukura te jetes sportive.
Ashtu sikurse edhe ne nuk i harrojme ata, si dhe kontributin qe kane dhene per basketbollin tone.

[i]Artikulli u pergatit dhe u botua fillimisht nga gazetari i gazetes "Sporti popullor" - Feti Borova.
Kontribut per faqen tone nga familja e Kosta Papės[/i]


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.