Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ajo qe karakterizon arrivistin eshte qe ai jo vetem nuk eshte ne gjendje te arrij por as nuk niset fare.

--- Montesquiou

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 99 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Lajme :: Kadare: Pengjet kosovare, racizėm i ri
Postuar nga: Albo

Lajme Shkrimtari i madh, letėr tė hapur Presidentit tė Francės Zhak Shirak: Ka njė vend ?demokratik? si Jugosllavia, ku njerėzit mbahen nė pranga pėr shkak tė ideve tė lirisė. Eshtė shqetėsuese qė ndaj popullit shqiptar lejohen gjėra qė tashmė janė tė tejkaluara dhe qė nuk lejohen kundėr asnjė populli tjetėr nė Europė.

Shkrimtari i shquar, Ismail Kadare, nėpėrmjet njė letre dėrguar, Presidentit francez Zhak
Shirak, ka kėrkuar ndihmėn e zyrtarit tė Lartė nė zgjidhjen e ēėshtjes sė tė burgosurve politikė shqiptarė, qė mbahen ende nė burgjet nė Jugosllavi.
Shkrimtari i madh, thotė se shkak pėr ripėrsėritjen e kėsaj kėrkese u bė dėshmia e shqiptarit me emrin Besim Zymberi, qė arriti tė dalė nga burgu i Mitrovicės sė Sremit, nė Serbi. Kėtė dėshmi, thotė Kadare, ma ka drejtuar botėrisht mua si shkrimtar, bashkė me thirrjen dėshpėruese qė tia bėj tė njohur publikut europian dhe mundėsisht atij botėror.
"Unė, njė peng shqiptar nė njė kamp serb tė pėrqėndrimit ju kėrkoj ndriēimin e njė dėshmie pėr njė ankth qė mbahet i fshehtė nga institucionet e fuqishme ndėrkombėtare", fillon letrėn-dėshmi Besim Zyberi, duke e pėrfunduar atė me "Ne, pengjet shqiptare, jemi hebrejtė e fundit qė mbahemi nė kampet hitleriane tė Millosheviēit, edhe pas rėnies sė tij... Dhe tė gjithė bėjnė sikur nuk na shohin!!!"
Ismail Kadare, nė letrėn drejtuar Presidentit francez Shirak, duke pėrfshirė dėshminė e shqiptarit tė posa-liruar shprehet: "Zoti Presdient ky ėshtė thelbi i ēėshtjes: Nė kontinentin tonė europian, tė kėsaj hapėsire perėndimore, qė ėshtė nė ballė tė luftės pėr njė botė tė re demokratike e morale,
ka njė vend me emrin Jugosllavi, ku mbahen ende njerėz tė vėnė nė pranga, pėr shkak tė ideve tė lirisė. Dhe ky vend pretendon tė quhet demokratik, dhe kėtij vendi i hapen ēdo ditė dyert gjithkund, pa u kujtuar kush ta detyrojė tė heqė dorė nga kjo mizori".

"E kuptoj fare mirė se ēdo tė thotė tė mos kapėrcehet masa e gjėrave, e kuptoj sidomos se bota e sotme ka probleme tė tjera dramatike dhe nuk mund ti lejojė vetes luksin pėr tiu kthyer e rikthyer halleve tė njė populli, qoftė edhe kur ky popull ka arsye. Jam i ndėrgjegjshėm pra, pėr tė gjitha kėto, e megjithatė diēka tronditėse mė shtyu tė kapėrcej kėtė arsyetim e tju drejtohem publikisht me kėtė letėr", i shkruan Kadare Presidentit francez.

Shkrimtari i madh, thotė se ndryshe nga ētrumbeton propaganda antishqiptare populli shqiptar ėshtė tepėr i duruar dhe i matur nė kėrkesat e tij, dhe pėr tė vėrtetuar kėtė fakt ai jep dėshminė e shqiptarit besim Zyberi i cili shkruan: "Mė 10 qershor 1999, fill pas Marrėveshjes sė Kumanovės, qė i dha fund konfliktit midis NATO-s dhe Millosheviēit, rreth 1 milion shqiptarėt e Kosovės u turrėn tė kthehen nė tokėn e tyre, prej nga ishin shpėrngulur mizorisht. Po atė ditė, mė 10 qershor 1999, trupat serbe, duke u larguar nga Kosova rrėmbyen 2050 shqiptarė pėr ti marrė me vete e pėr ti lidhur me hekura nė burgjet e tyre. Ēdo burgim pa faj ėshtė njė tragjedi, por tė burgosesh ditėn e lirisė, tragjedia ėshtė e dyfishtė, e dhjetėfishtė".

"Njeriu qė me letrėn e tij mė ka shtyrė tju drejtohem Ju ėshtė njė nga personazhet e kėsaj tragjedie. Me tė drejtė ai bėn pyetjen: Si ėshtė e mundur qė Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar, Komisariati i Lartė pėr tė Drejtat e Njeriut nė OKB, Kėshilli i Europės (Komiteti kundėr torturės) tė jenė kaq shpėrfillės pėr pengjet shqitpare? A do tė ndodhte kėshtu nė qoftė se kėta pengje do tė ishin amerikanė, gjermanė apo francezė? Si ėshtė e mundur qė presidenti i shpallur demokrat, Kostunica, e aq mė tepėr me profesion jurist, tė tregojė tė njėjtėn pandjeshmėri, tė njėjtėn egėrsi e racizėm si Millosheviēi ndaj tė burgosurve shqiptarė? Sė fundi si ėshtė e mundur qė askush nuk e qorton pėr kėtė gjė?", shprehet Kadare.

"Pavarėsisht se ēmund tė keni dėgjuar pėr mbrapėshtitė dhe gabimet e shqiptarėve, unė me pėrgjegjėsi tė plotė Ju pėrsėris se ky ėshtė njė popull tepėr i duruar dhe aspak ankimtar. Duke iu
referuar letrės nga burgu, po Ju kujtoj bombardimin prej avionėve tė NATO-s tė burgut famėkeq tė Dubravės nė Jugosllavi, ku ishin mbyllur qindra shqiptarė. Me qindra ishin tė vrarėt e tė plagosurit. Sikur tė mos majftonte ky tmerr, shhqiptarėt duhej tė duronin talljet cinike tė rojeve serbe. Po prisni lirinė prej NATO-s? Ja, ēju erdhi prej saj!
Ēfarė ka ndodhur nė tė vėrtetė, askush nuk e tregon. Si ėshtė e mundur qė qindra shqiptarė tė tjerė u vranė prej ēlirimtarėve tė tyre, nė rrethana misterioze? Si ndodhte qė rojet serbe largoheshin gjithmonė pėrpara bombardimit, kurse tė burgosurit shqiptarė mbeteshin nėn mėshirėn e fatit, shpesh herė tė lidhur nė pranga? Ēlodėr makabre dhe e pashpirt ėshtė luajtur nėn kurriz tė tyre prej zbulimit serb dhe agjentėve tė tyre nė organizmat europiane?

Loja makabre u pėrsėrit disa herė. E megjithatė, zoti President, besoj se nuk keni dėgjuar ndonjėherė prej popullit shqiptar as ankime, as protesta, as mitingje pėr kėtė tmerr. Populli shqitpar, duke qenė mirėnjohės ndaj Perėndimit qė po i sillte lirinė, e uli kokėn, as mallkoi, as ulėriu kundėr avionėve perėndimorė, por nė heshtje e rezinjacion varrosi viktimat e tij.
Kėshtu ndodhi nė pranverėn e vitit 1999, por kėshtu nuk mund tė vazhdojė mė. Pasi e ke shtypur dhe masakruar njė popull pėr vite tė tėra, pasi i ke shkuar nė thikė sė paku 1000 foshnja nėn 5 vjeē, siē e ka pohuar vetė shtypi serb (gazetari Filipoviē nė gazetėn "Le Monde" e "Liberation"), pasi i ke pėrdhunuar qindra vajza e gra tė reja, sė fundi pasi i ke shpėrngulur barbarisht rreth 1 milion njerėz, tė vazhdosh prapė ta provokosh, ta fyesh, tė tallesh me tragjedinė e tij, tia mohosh martirizimin, ta shtysh drejt dėshpėrimit dhe akteve qė pjell dėshpėrimi, kjo zoti President ėshtė e papranueshme pėr ēdo ligj tė njerėzimit.

Mbajtja e tė burgosurve politikė shqiptarė nė Jugosllavi bėn pjesė nė strategjinė e provokimit sistematik, strategji e pėrpunuar me cinizėm vite me rradhė. Me anė tė kėtij provokacioni synohet qė shqiptarėt tė bėjnė gabime, nė mėnyrė qė tė justifikohet pastaj goditja kundėr tyre. Kjo lojė ka vite qė vazhdon nė Ballkan. Ju e dini zoti President se nuk ėshtė hera e parė qė unė kam ngritur pėrpara jush ēėshtjen e tė burgosurve politikė shqiptarė. Nuk e di nė qoftė se gjatė vizitės tuaj nė Beograd u fol pėr kėtė ēėshtje.

Eshte shqetėsuese qė ndaj popullit shqiptar lejohen gjėra qė tashmė janė tė tejkaluara dhe qė nuk lejohen kundėr asnjė populli tjetėr nė Europė. Kjo tregon se njė racizėm i ri po lind nė kontinent. Ideja e Europės, realiteti i saj, nuk mund tė bashkėjetojnė pėrbri asnjė lloj racizmi. Ndėrgjegja europiane nuk mund tė jetė e qetė me kėtė njollė brenda saj. Liria e Europės nuk mund tė jetė e plotė pa lirinė e popujve qė sė paku pėrfshihen brenda kufijve tė kontinentit.
Pėr kėtė hall tė madh tė popullit tim, e sidomos pėr tragjedinė e pengjeve tė tij, qė ishte dhe shtysa e kėsaj letre, unė ju drejtova juve, zoti President.
Franca aq shumė e dėgjuar si nė Shqipėri, si nė Jugosllavi, e ka nė dorė tė ndėrmarrė njė aksion tė ngutshėm pėr kėta njerėz tė lidhur nė hekura, orėt e tė cilėve janė tepėr tė gjata, siē janė orėt e robėrisė. Ju drejtohem me shpresė se ju do ta bėni kėtė zoti President, me shpresė se ky do tė jetė fillimi i njė aksioni mė tė gjerė pėr kthjellimin e atmosferės sė rėnduar tė krejt gadishullit tė vuajtur ballkanik" pėrfundon Ismail Kadare, letrėn drejtuar Presidentit Francez, Zhak Shirak.

ATSH
28/12/2001 11:04



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.