Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Aty ku nuk mer bija, e mer vija.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Te drejtat e njeriut ne Shqiperi
Postuar nga: Albo

Lajme Nė raportin e Departamentit amerikan tė Shtetit pėr tė drejtat e njeriut vihet nė dukje se megjithė disa dukuri pozitive, Shqipėria vazhdon tė ketė probleme serioze nė disa drejtime, veēanėrisht pėr sa u pėrket organeve tė rendit dhe drejtėsisė.



Problematike mbeten gjithashtu ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me privatizimin dhe pronėsinė, liria e shtypit, puna e tė miturve dhe trafiku i grave dhe fėmijėve.

U deshėn pesė raude, nga qershori deri nė gusht tė vitit tė kaluar pėr tė pėrfunduar zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri, thuhet nė raport, megjithėse ato u zhvilluan pėrgjithėsisht nė njė atmosferė paqėsore. Zyra pėr Institucionet Demokratike dhe tė Drejtat e Njeriut e OSBE-sė ka vėrrejtur se procesi zgjedhor ėshtė pėrmirėsuar gjatė zgjedhjeve tė fundit pėr sa i pėrket zhvillimit tė fushatės.

Megjithatė ODIHR-i u ka vėnė theksin disa parregullsive serioze nė procesin e votimeve, duke pėrfshirė mbushjen e kutive tė votimit, fallsifikimet nė disa qendra votimesh, ushtrimi i presionit politik nė disa raste qė kompromentoi veprimtarinė e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, trajtimi jo korrekt i ankesave nga ky komision lidhur me procedurėn zgjedhore, ndėrhyrja e policisė disa herė si dhe procesi i dyshimtė i apeleve, veēanėrisht nga Gjykata Kushtetuese. Nė njė numėr rastesh, theksohet nė raport, gjykatat nuk i hetuan plotėsisht apelet lidhur me zgjedhjet. Mbulimi i zgjedhjeve nga televizioni shtetėror kaloi haptas nė anėn e partisė nė pushtet pas raundit tė parė. Lidhur me gjyqėsorin, nė raport theksohet se puna e tij ėshtė e dobėt pėr shkak tė mungesės sė burimeve, personelit pa pėrvojė dhe tė pakualifikuar, dhe nė tė njetėn kohė pėr shkak se ai ka qėnė objekt i presionit politik, i kėrcėnimeve, si dhe i korrupsionit tė shkallė tė gjerė, qė e kanė penguar atė tė funksionojė nė mėyrė tė pavarur dhe tė efektshme.

Njė nga problemet mė serioze lidhur me rendin dhe qetėsinė publike, thuhet nė raportin e departamentit amerikan tė Shtetit pėr tė drejtat e njeriut, ėshtė fakti se zyrtarėt e policisė janė nė njė masė tė madhe tė pastėrvitur, paguhen pak dhe shpesh tė pabesueshėm. Komuniteti ndėrkombėtar vazhdon tė ofrojė programe stėrvitjeje, kėshilla dhe pajisje pėr tė pėrmirėsuar punėn e forcave tė policisė, megjithatė qendrimi joprofesionist dhe korrupsioni mbeten njė pengesė e madhe nė ngritjen e njė force policore civile efektive. Nė fakt, policia ka kryer shkelje tė tė drejtave tė njeriut, thuhet nė raport.

Partia Demokratike e opozitės ka akuzuar qeverinė pėr vrasjen e njė anėtari tė saj gjatė kohės qė ai mbahej nėn arrest nė njė rajon policie nė Rėshen, megjithėse sipas raportit mjeksor tė njė ekipi qeveritar, (Gjon Gjonaj) personi nė fjalė vrau veten. Policia ka rrahur dhe ka abuzuar nė forma tė tjera tė dyshuarit, tė arrestuarit dhe tė burgosurit. Partia Demokratike ka raportuar me argumente bindėse disa raste kur policia ka pėrndjekur anėtarėt e saj dhe raste tė tjera lidhur me shkarkimin nga pozitat zyrtare tė anėtarėve tė saj pėr arsye politike. Mė tej nė raport thuhet se njė problem tjetėr serioz ėshtė arrestimi dhe burgimi arbitrar i qytetarėve si dhe mbajtja e tyre nėn arrest pėr njė kohė tė pacaktuar para gjyqit.

Shqipėria ėshtė nė fazėn kalimtare nga ekonomia e centralizuar nė sistemin e tegut tė lirė, vazhdon mė tej raporti i departamentit tė Shtetit pėr gjendjen e tė drejtave tė njeriut. Shumė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me privatizimin, me pronėsinė dhe me rregullat e bisnezit kanė mbetur tė pazgjidhura. Rritja ekonomike nė Shqipėri, vihet nė dukje nė raport, ka qėnė e ngadalshme por e qendrueshme, megjithatė 29.6 pėrqind e popullatės prej rreth 3.5 milionėsh tė vendit jeton nėn nivelin e varfėrisė, dhe gjendja ėshtė mė e rėndė nė zonat e thella tė vendit. Njė tjetėr problem i mprehtė qė vihet nė dukje nė raportin e departametit amerikan tė Shtetit pėr Shqipėrinė janė edhe tė ardhurat nga aktivitetet financiare tė krimit tė organizuar dhe gjysmė tė organizuar, tė bizneseve tė vogla tė paliēencuara si dhe paaftėsia e qeverisė pėr tė pėrpiluar tė dhėna tė sakta pėr veprimtarinė ekonomike.

Njė theks tė veēantė raporti i departamentit tė Shtetit i vė shkeljes sė lirisė sė shytpit nga qeveria shqiptare dhe nė veēanti shfrytėzimit tė hapur tė medias pėr qėllime politike. Policia tė paktėn nė njė rast rrahu dhe ndaloi gazetarėt. Botuesit dhe pronarėt e gazetave shpesh i redaktojnė lajmet pėr t’u shėrbyer interesave tė tyre politike dhe ekonomike. Sensacionalizmi ėshtė normė e punės sė pėrditėshme tė gazetave, ndėrsa gazetat me prirje partiake botojnė thashetheme, akuza tė pathemelta dhe shpifje tė paskrupullta. Shtypi ėshtė tepėr i polarizuar, dhe me pak pėrjashtime, atij i mungon personeli i pjekur, i pėrgatitur dhe profesionist. Kėto tė pėrditėshme dhe tė pėrjavėshme kanė njė tirazh shumė tė vogėl dhe nuk gėzojnė besimin e publikut nė pėrgjithėsi. Megjithatė, disa botime vazhdojnė tė bėjnė pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar standarded profesonale pėr tė dhėnė lajme tė balancaura, tė sakta dhe nė nivel profesional. Programet televizive kanė njė farė pėrgjegjėsie profesionale gazetareske, megjithatė lidhjet politike vazhdojnė t’i ndikojnė ndjeshėm ato. Numri mė i madh i stacioneve janė tė njėanėshme nė mbulimin e temave politike.

Nė raportin e departamentit amerikan tė Shtetit pėr tė drejtat e njeriut nė Shqipėri vihet nė dukje se dhuna dhe diskriminimi kundėr grave dhe fėmijėve janė probleme serioze. Po aq problem janė edhe shfrytėzimi pėr punė i tė miturve dhe trafiku njerėzor, veēanėsisht i grave dhe fėmijėve. Gjithashtu nė raport vihet nė dukje se edhe diskriminimi nė shoqėri kundėr pakicave fetare dhe etnike, veēanėrisht kundėr romėve dhe ciganėve ėshtė njė ēėshtje problematike. Viktimat e trafikut njerėzor shpesh stigmatizohen nga familjet dhe shoqėria, ndėrsa nga ana e saj qeveria nuk ka ofruar asnjė lloj programi ndihme pėr kėto viktima, duke pėrfishė edhe ato qė kanė mundur tė kthehen nė Shqipėri nėpėrmjet programeve bamirėse dhe atyre jo-qeveritare.



Marre nga Zeri i Amerikes!



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.