Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burgu e ka derėn e madhe pėr tė hy, por tė vogėl pėr tė dalė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 151 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Letersi :: Si u ruajt arkivi i Kadare
Postuar nga: Albo

Letersi Gjithė dorėshkrimet nė 4-5 arka metalike

U vendos qė tė gjitha arkat tė dylloseshin dy herė dhe tė mbylleshin me dy palė ēelėsa, nga njė pėr secilin institucion", rrėfen Shpuza

Rrėfimi i Gazmend Shpuzės, ish-drejtorit tė Arkivave tė Shtetit: Ismaili na falėnderoi


Kadare duhet tė ketė marrė frymė i lehtėsuar, kur nė praninė e tij po hapeshin arkat me dorėshkrime. "Me sa po konstatoj, asgjė nuk mungon", i tha pėrfaqėsuesit tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave tė Shtetit dhe atij tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme.

Ishte vera e vitit 1992. Kadare kishte pak ditė qė ishte kthyer nė Tiranė, pas atij largimi tė bujshėm nė tetorin e vitit 1990. Pas kishte lėnė arkivin e vet, mijėra faqe dorėshkrime, gjithė laboratorin prej nga kishte dalė vepra e tij pėr gati 40 vjet mė radhė. Tani mijėra faqe shėnime po i gjente sėrish, jo nė studion e tij, por nė Arkivin e Shtetit. Pas deklaratės qė bėri nga Parisi nė 20 tetorin e vitit 1990, se nuk do tė kthehej nė Shqipėri deri nė pėrmbysjen e komunizmit, shtėpia e tij nė Tiranė iu nėnshtrua njė kontrolli tė imėt. Autoritetet tėrhoqėn ēdo dorėshkrim qė gjetėn, qė disa muaj mė pas pėrfunduan nė Arkivin e Shtetit. "Kėrkesa pėr tė marrė nė ruajtje arkivin e Kadaresė na u bė nga Prokuroria e rrethit tė Tiranės. Ishte dimri i vitit 1990-1991, koha kur kishin shpėrthyer trazirat ", rrėfen ish-drejtori i pėrgjithshėm i Arkivave tė Shtetit, Gazmend Shpuza. Ai tregon se drejtuesit e Prokurorisė sė Tiranės ishin shqetėsuar se mos institucioni i tyre sulmohej nga turmat. "Pėr kėtė arsye ata na kėrkuan qė arkivin personal tė Kadaresė ta merrnim nė ruajtje. Fillimisht ne kundėrshtuam. I sqaruam se nuk mund tė merrnim nė ruajtje diēka qė ishte marrė nė mėnyrė tė paligjshme. U thamė se sekustrimi i sendeve personale, sipas ligjeve qė ishin atėherė nė fuqi, bėhej vetėm me vendim tė Komitetit Ekzekutiv", thotė Shpuza. Megjithatė pėr tė shpėtuar dorėshkrimet e Kadaresė u gjet njė kompromis. Punonjėsit e Prokurorisė sollėn nė Arkvin e Shtetit 4-5 arka tė mėdha metalike. "Fillimisht diskutuam qė gjithė materialet tė merreshin nė dorėzim fletė pėr fletė, por kjo ishte njė punė mė shumė se titanike, qė kėrkonte muaj kohė. Atėherė u vendos qė tė gjitha arkat tė dylloseshin dy herė dhe tė mbylleshin me dy palė ēelėsa, nga njė pėr secilin institucion", rrėfen Shpuza. Ndėrkohė Kadare u njoftua, pėrmes tė vėllait tė tij, Shahinit. "Tė ruhen aty dhe tė mos hapen deri nė kthimin tim", ishte pėrgjigjja nga Parisi. "Nė verėn e vitit 1992, kur Kadare kishte pak kohė qė ishte kthyer, na njoftoi pėrmes Remzi Lanit, se dėshironte t'i merrte. U organizuam menjėherė Nga prokuroria erdhi i njėjti pėrfaqėsues qė kishte qenė dy vjet mė parė. Arkat u hapėn nė prani tė Kadaresė. Madje ishte dhe njė grup televiziv francez, qė kishte ardhur pėr tė bėrė njė dokumentar pėr Kadarenė. Nė fund tė kėsaj ceremonie tė thjeshtė, Ismaili na falėnderoi pėr gjithēka kishim bėrė", mbyll rrėfimin e tij Gazmend Shpuza.

Gazeta Shqiptare
11 Mars 2002



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.