Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qe ka uri e kapercen si ushqimin e mire ashtu edhe te keqin dhe nuk sheh asnje ndryshim. Keshtu qe , artisti qe ka nje fare pretendimi, s`i shkon nder mend te ftoje nje te uritur ne tavolinen e vet.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 158 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Ceshtje Kombetare :: Fuqite e Medha ndaj ceshtjes shqiptare
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Dr. Romeo Gurakuqi

Qėndrimi i Fuqive tė Mėdha ndaj ēėshtjes shqiptare nė agimin e lindjes sė shtetit tė parė shqiptar dhe sot.
(Paralele historike)

Nė trajtesėn e mėposhtme ēėshtjes shqiptare do t'i referohemi si njė e tėrė jo vetėm pėr lehtėsi parashtrimi, por sepse do tė ishte e gabuar mosmarrja parasysh e lidhshmėrisė sė brendshme natyrore, territoriale dhe shpirtėrore tė kombit shqiptar. Aspirata kombėtare shqiptare nuk ėshtė njė ide jashtė realitetit dhe normalitetit historik tė popujve normalė, pėrkundrazi, ajo ėshtė brenda normave dhe ligjėsive tė historisė moderne botėrore dhe ka pėrngjasime shumė tė qarta me proēese tė ngjashme tė kryera nė Europė si gjatė shekullit tė kaluar, ashtu edhe gjatė shekullit 20-tė. Nė vonesėn e asaj qė mund ta quajmė rilindja e dytė kombėtare shqiptare kanė ndikuar kryesisht faktorė historikė tė jashtėm tė cilėt i kanė imponuar dhe po vazhdojnė t'i imponojnė atij populli status quo tė rėndėsishme pėr tė tretėt, por jo pėr interesat e zhvillimt civil dhe europian tė popullit shqiptar nė tėrėsi. Nga ana tjetėr, ėshtė shumė e rėndėsishme tė theksohet se, megjithė ekzistencėn e njė aspirate tė pamohueshme tė bashkimit kombėtar, populli shqiptar nuk dėshiron destabilizimin e kontureve tė sotme politike europiane, por vetėm hapėsiren normale jetėsore, demokratike, ku do tė mund tė pėrkryej proēesin e vet qytetėrues, ku do tė mund tė ushtrojė ato tė drejta tė njohura nė kartat ndėrkombėtare dhe tė mund shpallė personalitetin, tashmė tė njohur si njė ndėr popujt mė tė vjetėr tė Europės. Vetėm nė kėtė mėnyrė ai do tė mund tė japė kontributin e vet nė krijimin e njė Europe tė bashkuar dhe tė integruar.

Ėshtė shumė e rėndėsishme paraprakisht tė vendosim qartė nė mendje se ēfarė kuptohet me Shqipėri dhe popull shqiptar nga pikėpamja historike, kjo jo e bazuar nė njė tendencė nacionaliste, por mbi tė gjitha bazuar mbi studimet mė autoritare botėrore albanologjike: Ėshtė pranuar pėrgjithėsisht se populli shqiptar ėshtė vazhdues i drejtpėrdrejtė i popullsisė antike iliro-dardane qė banonte nė tė gjithė hapėsiren perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, e cila gjatė Mesjetės sė hershme dhe tė mesme pėsoi njė tkurrje nga territoret fillestare si rezultat i dyndjes sė fiseve barbare sllave. Formimi i popullit shqiptar dhe kristalizimi i vetėdijes kombėtare tė shqiptarėve u bė gjatė shekujve tė Mesjetės, si rrjedhojė e njė vargu tiparesh tė reja qė u formuan tek ai thuajse paralelisht nė tė gjithė segmentėt pėrbėrės. Brenda territorit tė banuar nga shqiptarėt pėrfshihen nė vijimėsi tė pandėrprerė kėto rajone etno-gjeografike: Malėsia, Rrafshi i Dukagjinit, Ultėsira e Kosovės, Shqipėria Lindore e Juglindore e pėrfshirė nė rrugėn Shkup-Manastir - Kostur- Janinė, dhe Ēamėria. Nė kėto territore etnike vazhdonin tė jetonin shqiptarėt edhe nė fund tė shekullit tė 19-tė dhe nė fillim tė 20-ės, kur do tė luhej njė nga dramat mė tė mėdha tė historisė europiane tė kohėve moderne, kur trungu gjeografik i njė kombi do tė ndahej pėrgjysmė. Kombi shqiptar po shkonte nė kėtė periudhė nė mėnyrė tė natyrshme drejt mėvetėsimit dhe lėvizja e tij kombėtare e pėrfaqėsuar nga nuklet mė tė ndėrgjegjėsuara tė shqiptarizmės kishte marrė karakteristikat e njė lėvizjeje nacionale normale, tė pėrmbajtur brenda rregullave tė sė drejtes historike tė pranueshme pėr arsyen njerėzore. Shqiptarėt as qė e mendonin nė kėtė moment kaq vendimtar se trojet e tyre kompakte etnike do tė mund tė viheshin nė diskutim, madje edhe do tė copėtoheshin me njė ashpėrsi primitive.

Dy janė momentet themelore tė periudhės sė fillimit tė shekullit tė 20-tė, tė cilat do tė dėshiroja t'i shqyrtoja jo vetėm pėr mundėsinė time praktike, por mbi tė gjitha pėr rendėsinė qė ato kanė nė shpalljen diplomatike e ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes kombėtare shqiptare: sė pari, Kryengritja e Malėsisė sė Mbishkodrės e vitit 1911 dhe sė dyti, Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr.

Kryengritja e vitit 1911 ishte njė lėvizje e armatosur e fiseve kryesisht katolike malėsore tė Malėsisė sė Madhe kundėr pushtimit otoman. Duke qenė se kėto fise ishin tė vendosura nė kufi me Malin e Zi dhe se objektivi antiosman i kryengritėsve pėrkonte me armiqėsitė tradicionale malazezo-turke, nė kėto ngjarje ka njė pėrfshirje tė gjėrė tė Malit tė Zi dhe mbretit Nikolla. Kryengritja, nė kėtė mėnyrė, pati njė ndėrthurje tė gjėrė ndėrkombėtare pėr shkak tė rrezikimit tė ekuilibreve tė vendosura nga Fuqitė e Mėdha.

Nė vitin 1911 qėndrimi europian ndaj shqiptarėve do tė ishte i lidhur me strategjinė e pėrgjithshme tė Fuqive mbi Ēėshtjen Lindore, me karakterin e ndėrlikuar tė kėsaj Ēėshtjeje nė pėrgjithėsi dhe asaj ballkanike nė veēanti, me ekzistencėn e mbėshtetjeve tė fuqishme tė aleatėve europianė pėr favoritet e tyre ballkanikė, dhe me mosparaqitjen e njėsuar tė aspiratės kombėtare shqiptare nga segmentet e saj pėrbėrės. Ajo qė duhet tė nenvizojmė paraprakisht ėshtė fakti qė politika e Fuqive ndaj ēėshtjes shqiptare nuk ka qenė njė politikė e zbėrthyer nė mėnyrė tė mirėfilltė dhe e bazuar nė shqyrtimin e parametrave kryesorė (etnografik, historik, gjeo-politik dhe ekonomik) qė e bėjnė tė funksionueshėm njė problem kombėtar nė tryezėn e zgjidhjes sė tij nga diplomacia ndėrkombėtare. Pėrkundrazi, qė prej kohės sė marrė nė shqyrtim dhe nė vijim, deri nė ditėt tona ndoshta, shqyrtimi i ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me tė drejtat historike tė popullit shqiptar ėshtė parė nė funksion tė mbrojtjes nga njė element ballkanik qė mbart rrezikun e mundėsisė tė tė qenunit i pambrojtur nga agresionet kontaminuese tė fanatizmave primitivė aziatikė; apo nė funksion tė mosprishjes sė pėrcaktimeve tė mėparshme tė Fuqive mbi shtete tė treta, qė nė rastin tonė kanė qenė shtetet e tjera ballkanike, ose raportet e fuqive mė tė interesuara. Fuqitė e Mėdha e lidhen qėndrimin ndaj shqiptarėve nė vitin 1911 nė prizmin e mosacarimit tė marrėdhėnieve nė mes Malit tė Zi dhe Turkisė, mbasi pėrfshirja e kėtij shteti sllav do tė mund tė rrezikonte status qou-nė e vendosur nė mes Fuqive kryesore mė tė interesuara pėr Ballkanin. Angazhimi i plotė nė ruajtjen e status-quo-sė vlente nė pėrgjithėsi pėr tė gjitha Fuqitė e Mėdha, por veēanėrisht nė problemin shqiptar ato do tė jenė tė kujdesshme nė prevenimin edhe tė shkaqeve me tė vogla qė mund ta dėmtonin atė.

Nė planin strategjik politika e Ministrisė sė Jashtme tė Perandorisė Austro- Hungareze mbi ēėshtjet turke qėndronte nė parimin e mospėrzierjes dhe tė mosndėrhyrjes. Austro-Hungaria, ndonėse ruante tė drejtėn e protektoratit tė kultit mbi katolikėt shqiptarė, gjatė vitit 1911 ndoqi taktikėn e maturisė, mbasi ishte e detyruar tė respektonte me rigorozitet marrėveshjet qė kishte me Italinė, tė cilat pėrjashtonin ēfarėdo pėrpjekje pėr pėrfitime territoriale qė binin nė kundėrshtim me kėto parime themelore:

a- Ruajtjen e status-quo-sė territoriale;

b-ruajtjen e integritetit tė Perandorisė Otomane;

c- ruajtjen e integritetit tė shteteve ballkanike.

Megjithatė, implikimi i Rusisė nė mbrojtje tė Malit tė Zi e bindi Ministrin e Jashtėm tė kėsaj perandorie -Aehrenthal -se ēėshtja shqiptare mund tė pushonte sė qenuni shumė shpejt si njė problem i brendshėm i Turqisė dhe mund tė shndėrrohej nė njė problem me peshė ndėrkombėtare. Por kjo bindje do tė ketė vlera vetėm pėr tė ardhmen e trajtimit tė kėsaj ēėshtjeje nga kjo diplomaci, mbasi Austro-Hungaria nuk do tė mund tė merrte ndonjė veprim pėr sa i pėrket ēėshtjes shqiptare pa arritur nė ndonjė marrėveshje paraprake me Italinė. Gjithashtu, aleatja e saj kryesore, Gjermania, nė atė moment nuk i shikonte me sy tė mirė qėndrimet presuese ndaj Turqisė, me tė cilėn ajo kishte marrėdhėnie tė rėndėsishme ekonomike.

Interesi i Rusisė nė krizėn shqiptare tė vitit 1911 ishte i pėrqėndruar tek Mali i Zi, dhe pėr sa kohė nuk ekzistonte ndonjė rrezik qė ky shtet tė pėrfshihej nė njė konflikt tė hapur ushtarak, Rusia lėvizte me vėshtirėsi nė planin diplomatik. Duhet tė konsiderohet si njė zhvillim jo i zakonshėm nė politikėn konstante jo luajale tė Malit tė Zi, kėrkesa qė ajo i bėri Rusisė pėr dhėnien e njė shkalle tė caktuar autonomie Shqipėrisė, autonomi e cila sipas vleresimeve malazeze, "do ta garantonte atė nga cenimet e mundshme tė jashtme e do tė bėnte tė mundur ruajtjen e qetėsisė dhe zhvillimin e Perandorisė Otomane". Diplomacia malazeze, duke e motivuar kėtė kėrkesė "me interesin e tė gjithė Fuqive pėr ruajtjen e status quo-sė", nė fakt kėrkonte tė evitonte njė shtrirje tė mėtejshme tė ndikimeve tė Italisė, Austro-Hungarisė dhe Serbisė.

Por Fuqitė kryesore tė interesuara nė ēėshtjet ballkanike e paralajmėruan Malin e Zi se ato nuk do tė lejonin nė asnjė rast prishjen e status-quo-sė ekzistuese.

Mjaft interesant ėshtė qėndrimi i Anglisė. E pozicionuar larg gjeo-politikisht nga sferat e interesave tė saj globale, Anglia e vėshtroi krizėn shqiptare fillimisht nė pozita spektatore. Sekretari i Jashtėm Britanik i asaj kohe Edward Grey, iu pėrmbajt linjės se, "problemi shqiptar u pėrket vetėm Fuqive mė tė interesuara prej faktit tė pozitės gjeografike apo simpative raciale". Veēanėrisht, Anglia e konsideronte tė rėndėsishėm "njė mirėkuptim esencial midis Austro-Hungarisė dhe Rusisė". Foreign Office filloi tė impresionohej mbi kėtė ēėshtje vetėm kur mori reportazhet mbi veprimet brutale turke tė transmetuara nėpėrmjet kanaleve diplomatike nga Mary Edith Durham. Dhe mbi tė gjitha, nė ndryshimin e qėndrimit britanik ndaj shqiptarėve do tė ndikojė memorandumi i dorėzuar asaj nė fund tė qershorit 1911 nga prijėsit malėsorė shqiptarė tė drejtuar nga udhėheqja kryesore mbarėkombėtare shqiptare. Shqiptarėt, duke e konsideruar Anglinė si vendin mė tė ndjeshėm nė respektimin e standarteve tė lirisė nė Europė, i drejtuan asaj kėrkesėn pėr dhėnien e garancive ndėrkombėtare pėr kėrkesat e tyre, dhe pėr njė ndėrhyrje diplomatike tė Fuqive pėr zgjidhjen e krizės. Dhe nė fakt, ndėrhyrja britanike i dha ēėshtjes shqiptare njė aspekt serioz ndėrkombėtar. Sir Edward Grey e paralajmėroi Aehrenthal-in se, megjithėse ēėshtja shqiptare nga njė pikėpamje e ngushtė dhe e kufizuar ishte njė ēėshtje e brendshme e Turqisė, ajo mund tė kishte pasoja mjaft shqetėsuese pėr Fuqitė. Kryengritja shqiptare e vitit 1911 do tė ishte nė qėnder tė vėmendjes sė interpelancės sė Parlamentit britanik, mė 18 korrik 1911. Gjithashtu, Sir Edward Grey do t'i theksonte nė njė letėr tė posaēme drejtuar ministrit tė Jashtėm Turk Rifat Pasha, rėndėsinė qė do tė mund tė kishte pėr kėtė Perandori, per kredibilitetin e regjimit tė ri turk, arritja e njė marrėveshjeje liberale dhe bujare me shqiptarėt.

Nė kontrast me Fuqitė e tjera, Anglia ndiente nė kėtė kohė edhe njė pėrgjegjėsi humanitare pėr shqiptarėt dhe tė ardhmen e tyre. Duke qenė e ēliruar nga komplekset e interesave rajonale ballkanike, Anglia do tė jetė mė e lirė nė mbajtjen e njė pozicioni mė tė ēiltėr dhe mė realist.

Ky pozicionim mjaft miqėsor i Anglisė shqetėsoi mjaft Austro-Hungarinė, e cila, nė kėtė rast, shikonte rrezikun e zėvendėsimit tė rolit qė ajo kishte luajtur si protektore ndaj shqiptarėve.

Megjithatė, pozicionet ngurtėsisht tė paracaktuara tė Fuqive tė tjera diktuan lėnien e zgjidhjes sė problemit nė dorė tė spontaneitetit tė zhvillimit tė ngjarjeve, ku pėrdorimi i pabalancuar i forcės ushtarake nga ana e shtetit vendos pėrherė fatin e njė populli tė paarmatosur.

Kryengritja arriti rezultate jo tė plota, rezultate tė cilat nė kushtet e ndėrlikimeve tė mėtejshme ndėrkombėtare me futjen e Turqisė nė luftė me Italinė (shtator 1911), nuk u panė asnjėherė nga shqiptarėt . Megjithatė, kryengritja pati njė rėndėsi tė madhe nė planin e trajtimit diplomatik tė ēėshtjes shqiptare. Ajo e ngriti pėr herė tė parė seriozisht kauzėn shqiptare nė trajtimin e njė ēėshtjeje tė mirėfilltė nacionale nga diplomacia europiane. Shqipėria nė kėndvėshtrimin e kėsaj diplomacie do tė bėhej e dallueshme si njė entitet i veēantė nacional, kulturor dhe gjeografik, qė po pėrvijohej gradualisht nė konceptet e Europės moderne. Shqipėria nė mendjen e europianėve fillonte tė bėnte pjesė nė atė familje tė popujve tė rajonit ballkanik, qė luftuan nė vijimėsi nga fillimi i shekullit tė 19-tė, mbi njė bazė tashmė nacionale, ndaj njė pushtuesi aziatik, qė u kėrcėnoi identitetin etno - kulturor, u shkatėrroi qytetėrimin e tyre antiko - mesjetar dhe u vuri nė dyshim ekzistencėn fizike. Nė kėtė kontekst kryengritja e Malėsisė e vitit 1911, sė bashku me kryengritjet e shqiptarėve nė Shqipėrinė Verilindore, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit dhe Ultėsirėn e Kosovės mė 1912, parapėrgatitėn pavarėsinė e Shqipėrisė, pavarėsi e cila fatkeqėsisht u njoh vetėm nė gjysmėn e territorit tė saj etnik.

Momenti i dytė tė cilin dėshiroj ta pėrshkruaj, ka tė bėjė me qėndrimin e Fuqive tė Mėdha nė Konferencėn e Ambasadorėve qė u mblodh nė Londėr nė dhjetor tė vitit 1912 pėr tė zgjidhur problemet e lindura nga Lufta Ballkanike nė mes Aleatėve dhe Turqisė. Duhet tė nėnvizohet kėtu se, Lufta Ballkanike, e filluar si luftė nė mes shteteve aleate dhe Turqisė, u shndėrrua shumė shpejt nė territorin shqiptar nė njė luftė nė mes sllavėve dhe shqiptarėve, mbasi kėto tė fundit, mė 28 nėntor 1912 kishin shpallur pavarėsinė nga Perandoria Osmane. Nė Konferencen e Ambasadorėve u ra qė nė fillim dakord qė Serbia nuk do tė shtrihej deri nė bregdet dhe duhej tė krijohej njė Shqipėri autonome. Konferenca qė kryesohej nga Sir Edward Grey, Sekretari Britanik pėr punėt e Jashtme, diskutoi kėto tre ēėshtje kryesore:

a-statusin ndėrkombėtar tė Shqipėrisė,

b-organizimin e shtetit tė ri.

c-pėrcaktimin e njė kufiri ndėrkombėtar tė pranueshėm.

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Filip Noga, Rasih Dino dhe Mehmet Konica, argumentoi me dokumenta historikė ekzistencėn e njė Shqipėrie kompakte, etnike qė pėrfshinte qytetet e rajonet e Malėsisė, Pejės, Gjakovės, Prizrendit, Mitrovicės, Prishtinės, Shkupit, Monastirit, Follorinės, Resnes, Kosturit, Ēamerisė dhe Prevezės. Pėr fat tė keq, ēėshtja e Shqipėrisė u zgjidh pa respektin mė tė vogėl ndaj shqiptarėve, dhe kufiri i shtetit tė ri shqiptar u pėrcaktua vetem nėn prizmin e shmangies sė njė ballafaqimi nė mes Austro- Hungarisė dhe Rusisė, pėr tė cilin shqiptarėt nuk ishin fajtorė dhe me tė cilin ato nuk kishin tė bėnin fare. Austro- Hungaria e gjendur pėrballė faktit tė kryer tė ndryshimit tė status quo-sė ballkanike nė disfavorin e saj dhe nė tė mirė tė shteteve sllavo-orthodokse, pra nė fund tė fundit tė Rusisė, u pėrpoq ta balanconte kėtė me krijimin e njė shteti shqiptar sa "mė tė madh qė tė ishte e mundur" duke pasur parasysh kėtu trojet etnike shqiptare.

Ėshtė mjaft e trishtueshme sot, kur shikon se me ēfarė lloj cinizmi, aspak diplomatik, ėshtė ndarė trualli etnik shqiptar, si i janė shkėputur atij troje kompakte etnike, dhe si janė nėnvleftėsuar nė kėtė ndarje kriteret mė tė domosdoshme etnografike dhe historike. Austria argumentoi se pėrfshirja e Shkodrės ishte esenciale pėr ekonominė e shtetit tė ri sepse ekzistonin arsye racore dhe fetare pėr tė mos ia dorėzuar kėtė qytet Malit tė Zi. Rusia nga ana e saj, nuk hapi rrugė pėr zgjidhjen e problemit tė Shkodrės pa kėnaqjen deri nė fund tė ambicjeve tė Serbisė nė Shqipėrinė Verilindore. Nė pėrgjigje tė presionit gjerman pėr tė mos prishur konferencėn, Austria bėri njė seri lėshimesh deri sa Rusia ra dakord nė pėrfshirjen e Shkodrės nė Shqipėri. Pėr javė tė tėra paqja nė Europės u var nė fatin e Pejės, Prizrendit, Dibrės dhe veēanėrisht tė Gjakovės. Mė caktimin e kėtyre qyteteve pėr Serbinė, natyrisht qė ekzistenca jetėsore pėr banorėt e Shqipėrisė sė Veriut do tė bėhej e pamundur ekonomikisht, mbasi gjithēka qė i lihej kėtij rajoni ishte vetėm njė zonė e tėrė shkėmbore jo produktive dhe sepse jeta e kėsaj zone kishte qenė e lidhur historikisht ngushtė, sidomos me Gjakovėn. Me shkėputjen e rajoneve tė sipėrthėna, trungut kombėtar shqiptar iu ndėrprenė arteriet themelore qė e bėjnė tė funksionueshėm njė komb, lidhshmėria politike, ajo ekonomike komunikimi i brėndėshėn njerėzor. Pasojė e drejtėpėrdrejtė e saj, natyrisht se nuk do tė ishte tjetėr veēse, varfėrimi i mėtejshėm ekonomik i rajoneve tė tėra malore shqiptare si rezultat i ndėrprerjeve tė marrėdhėnieve tradicionale, ruajtja e konservatorizmit gjysėm-mesjetar edhe me tej nė epokėn moderne, mbajtja konstante e pasigurisė sė brendshme politike nė shtetin e ri shqiptar, dobėsim i mėtejshėm i nukleve kulturore europiane brėnda kombit shqiptar, njė ballkan perėndimor krejtėsisht tė destabilizuar pėr njė kohė tė gjatė. Njė Shqipėri e tillė e lėnė nė mėshirė tė fatit, nėn kėrcėnimin e vazhdueshėm e konstant, tė shteteve mė tė fuqishme fqinje sllavo-orthodokse, jo vetėm qė do tė bėhėj detyrimisht njė njollė mjerimi nė Europė pėr njė periudhė tė konsiderueshme, por gjithashtu, pozita e saj e gjymtuar do tė mund tė shkaktonte njė seri ndėrlikimesh qė do tė shtriheshin shumė pėrtej kufijve tė saj, Serbisė dhe Malit tė Zi.

Trajtimi i problemit tė kufirit tė shtetit tė ri shqiptar nuk u mbėshtet nė konsiderata etnografike, historike, ekonomike etj, por u bė nga Fuqitė nėn prizmin e mosprishjes sė "koncertit europian", gjė e cila, nė kėndvėshtrimin e kėsaj diplomacie, do tė mund tė ēonte mė pas nė njė luftė europiane. Para njė "nevoje" tė tillė tė konsideruar si parėsore pėr Fuqitė, por shkatėrrimtare pėr Shqipėrinė, diplomacia britanike u mundua tė luajė rolin e ndėrmjetėsit, rol i cili pėr mendimin tonė, e detyroi atė tė heqė dorė nga disa parime themelore konstante pozitive ndaj ēėshtjes shqiptare tė kristalizuara, sidomos mė 1911-tėn, qė e kishin bazėn nė nivelin e zhvillimit tė demokracisė sė saj. Kėshtu, megjithėse ishte e bindur pėr pėrkatėsinė etnike shqiptare tė disa qyteteve qė i kaluan Serbisė, ajo nuk qe nė gjendje t'i jepte rrugė situatave tė vėshtira qė u krijuan nė Konferencė. Kjo ndodhte kur ekzistonin raporte historiko-etnografike, memorandume edhe nga personalitete tė paanshme botėrore, tė cilėt argumentonin historikisht pėrbėrjen kompakte etnike dhe origjinėn historike tė pandėrprerė tė popullit shqiptar. Ndėr to do tė dėshiroja tė pėrmendja memorandumin e dėrguar nga misionari amerikan Selford Erickson, Sir Edward Grey-t.1) Erickson pasi argumenton me fakte dhe dokumente historike lashtėsinė iliro- arbėnore tė shqiptarėve, pyet se "si mund tė ndahet nė mes kjo tokė antike dhe ky popull antik nė mes aleatėve si njė plaēkė lufte"?! Mė pas ai shton: "Ne Zotėrinj kemi pas mėsuar se drejtėsia duhet tė jetė guri themeltar i ēdo rendi jetėgjatė nė shoqėrinė njerėzore".

Nė Konferencėn e Ambasadorėve, interesat e Shqipėrisė u ndėshkuan veēanėrisht nga qėndrimi i Rusisė. Pėr kohen pėr tė cilen flasin, ashtu sikurse edhe nė ditėt tona, prirja konstante e Rusisė nė pėrkrahje tė botės ballkanike sllavo-orthodokse mbėshtetet thjesht dhe qartė nė njė filozofi racore dhe religjioze dhe nuk pėrmbante, ose pėrmban, asnjė parametėr analitik parimor dhe objektiv bashkėkohor. Rusia, mė 1913, u pėrpoq me tė gjitha mėnyrat dhe ia arriti qė tė krijonte njė Shqipėri sa mė tė vogėl qė tė ishte e mundur duke u bėrė presion Fuqive tė tjera qė t'u lėshonin Serbisė, Greqisė dhe Malit tė Zi, rajone tė banuara eskluzivisht nga shqiptarė. Madje, Rusia arriti deri atje sa tė parashtronte edhe objeksione ndaj marrjes shqyrtim konsideratave etongrafike nga njė Komision Ndėrkombėtar qė do tė krijohej pėr tė zgjidhur ēėshtjet e kontestueshme.2) Kėtė qėndrim tė Rusisė, Faik Konica, njė prej shqiptarėve mė tė shquar tė asaj kohe, u pėrpoq t'ia bėnte tė qartė Sir Edward Grey-t, me anė tė njė memorandumi tė dorėzuar nė Foreign Office me 5 shkurt 1913. Ai u shpjegonte Fuqive se pjesa me e madhe e tokave shqiptare tė kėrkuara nga Serbia dhe Mali i Zi janė tė banuara nga shqiptarė katolikė. Nė kėtė kontekst kujtesa historike ishte e qartė: Po ndahej padrejtėsisht shtrati historik i njė populli antik, po i shkėputej Shqipėrisė Kosova, djepi i katolicizmit shqiptar, njėmbėdhjetė shekuj mė i hershėm se orthodoksizmi serb nė Ballkan. (Ėshtė vendi kėtu tė theksojmė se monumentėt e krishtėrimit shqiptar nė Kosovė, kishat paleokristiane, i pėrkasin shekujve mė tė parė pas lindjes sė Krishtit, ndėrsa ato serbe janė vetėm tė Mesjetės sė Mesme 3)). Por nė fakt problemi ėshtė mė i gjėrė: synoheshin tė eleminoheshin rrėnjėt e pėrbashkėta kombėtare tė tė gjithė shqiptarėve pa marrė parasysh besimin e tyre fetar, synohej tė dėmtoheshin mė tej njėsimi kulturor i shqiptarėve, kėsaj barriere jo tė kėndshme pėr boten sllave nė ekspansion tė vazhdueshėm. (Teoria e tė qenunit e shqiptarėve si njė bastion kundėr ekspansionit sllavo-bizantin nė Ballkan nuk duhet tė bazohet dhe tė konceptohet mbi shabllone fanatike religjioze inekzistuese, por, para sė gjithash, mbi konsiderata tė trashėgimisė historike nacional-kulturore, pra, gjuhėsore, zakonore, antropologjike dhe psikologjike).

Nė kėtė qėndrim tė sajin antishqiptar nė Konferencėn e Ambasadorėve, Rusia pati pėrkrahjen indirekte, apo edhe direkte tė Italisė. E nisur nga interesa tė ngushta dinastike, por edhe nga njė ambicje pėr hegjemoni nė Adriatikun Lindor, Italia do ta minojė tėrėsisht balancėn e Fuqive nė trajtimin e ēėshtjes shqiptare, duke anuar qartėsisht nė pėrkrahje tė aneksimeve tė tokave shqiptare. Mungesa e luajalitetit tė qėndrueshėm, pėrkujdesi maksimal pėr interesat e saj ekonomike momentale, dhe nxjerrja nė plan tė dytė e parimeve kryesore qė udhėheqin drejt njė politikė konsekuente, kanė qenė tiparet themelore qė kanė drejtuar dhe vazhdojnė ta drejtojnė klasen politike italiane nė raport me ēėshtjen kombėtare shqiptare. Ky qendrim i saj, i rakorduar me pozicionin e hekurt politik tė Gjermanisė, dhe politiken konstante prosllave tė Francės sė atėhershme, ishin shtyllat themelore mbi tė cilat u mbėshtet mekanizmi i institucionit ndėrkombėtar qė sanksionoi atė qė sot po quhet e drejta sovrane e Serbisė mbi Kosovėn, e Malit tė Zi mbi Malėsinė, apo e Greqisė mbi Ēamėrinė. Ėshtė vendi tė pėrcaktojmė se e drejta e Serbisė mbi Kosovėn nuk ka lindur si rezultat i integrimit normal tė kėtij territori, si rezultat i njė konsensusi tė pėrgjithshėm popullor, apo i njė vazhdimėsie historike tė ndėrprerė padrejtėsisht, por si rezultat i fitimit tė kėtij territori si plaēkė lufte, dhe tė sanksionuar ndėrkombėtarisht nga njė institucion, i cili, nė thelbin e tij nuk kishte parimet e sotme bazė tė demokratizimit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, por parimin e ruajtjes me tė gjitha mjetet dhe mėnyrat tė "koncertit europian". Dėshiroj tė pranoj nė kėtė kontekst se veprimtaria e shteteve ballkanike dhe e Fuqive tė Mėdha nė realizimin e kėtij vendimi, u ndihmua nga gjendja nė tė cilen dilte shoqėria shqiptare e asaj kohe. Pushtimi Otoman pesėshekullor kishte konservuar barbarisht konservatorizmin mesjetar, ruralizimin e shoqėrisė shqiptare, mbajtjen e sforcuar tė ēdo prirjeje pėr ringritje kulturore dhe civilizuese tė shoqėrisė nė tėrėsi. Fuqitė e Mėdha nė kėtė mėnyrė, nė vend qė t'i hapnin poret jetėsore njė kombi nė rrugėn e tij pėr ripėrtritje qytetare, e cunguan atė territorialisht, i kėputėn arteriet jetėsore dhe ushqyen faktorėt qė bėjnė lehtėsisht tė manipulueshėm dhe tė kontrollueshėm njė popull tė penguar historikisht nė rrugėn e tij tė zhvillimit.

Ēfarė ndodh aktualisht me ēėshtjen shqiptare?

Sot, nė fund tė shekullit tė 20, Fuqitė e Mėdha ballafaqohen pėrsėri me problemin shqiptar, qė momentalisht, nė kėndvėshtrimin historik ka dy komponentė kryesorė trajtimi tė lidhur ngushtėsisht njėri me tjetrin:

a-proēesin destabilizues juridiko-institucional nė Republikėn e Shqipėrisė dhe

b-proēesin e indipendencės sė njė prej tetė njėsive kushtetuese tė ish Federatės Jugosllave, Krahinės autonome tė Kosovės, tė vetėshpallur Republika e Kosovės.

Tė dy kėto komponentė janė tė ndėrvarur ngme njeri tjetrin dhe stabilizimi i tė parit nuk do tė ishte i qėndrueshėm pa zgjidhjen e tė dytit dhe anasjelltas.

Trajtimi i kėtyre dy komponentėve kryesore tė ēėshtjes shqiptare bėhėt nė njė situatė tė atillė ndėrkombėtare kur janė pėrsosur pėrgjithėsisht mjetet e instrumentet juridiko diplomatikė tė rregullimit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. E drejta ndėrkombėtare po bėhėt gjithnjė e mė shumė njė instrument vendimtar i politikės sė jashtme e diplomacisė botėrore.

Gjithashtu, nė situatėn e sotme ndėrkombėtare ka ndryshuar jo vetėm raporti i Fuqive, por edhe struktura e tyre. Mbi tė gjitha sot SHBA, si Fuqia e vetme e madhe botėrore ėshtė bėrė garanti i njė rendi tė ri demokratik, garanti i zbatimit tė standarteve themelore tė demokracisė, ruajtėsi kryesor i paqes nė botė.

Brenda Bashkimit Europian kemi dy ndryshime themelore nė raport me ēėshtjen shqiptare:

a- sė pari, Britania e Madhe ėshtė bėrė tashmė mbrojtėsja kryesore e tė drejtave themelore tė popullit shqiptar nė Kosovė dhe e zhvillimit tė standarteve normale tė demokracisė nė Republikėn e Shqipėrisė. (Ēuditėrisht Republika e Shqipėrisė pėrfaqėsohet zyrtarisht sot nė Londėr nga kualitete tepėr tė ulėta intelektuale dhe diplomatike!!).

b- sė dyti, nė Bashkimin Europian tani bėn pjesė edhe Austria, pėrkrahėsja tradicionale e tė drejtave tė shqiptarėve.

Por, ēėshtja shqiptare nė tėrėsi po vazhdon tė ballafaqohet pėrsėri me armiqėsinė e hapur patologjike tė Rusisė, e cila ndonėse e dėrmuar nga problemet e saj tė brėndshme, ka ende njė peshė tė konsiderueshme nė zgjidhjen e konflikteve tė sotme botėrore, sidomos nė Ballkan.

Qendrimet e Rusisė postkomuniste ndaj ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi dhe asaj tė Kosovės nė veēanti, janė krejtėsisht tė ngjashme me qendrimet e Rusisė Cariste tė fillimshekullit.

Konstante dhe jo konsekuente ka mbetur edhe politika e shtetit italian. Duke u nisur nga interesa parciale ekonomike me Serbinė dhe Federaten Jugosllave, qeveria italiane nuk ėshtė orvatur aspak tė zberthejė thelbin e problemit shqiptar nė Jugosllavi, duke e konsideruar pėrherė si njė ēėshtje pakice kombėtare. Njė gjė e tillė e ka dėmtuar pa masė zgjidhjen afatgjatė tė problemit, pasi Italia, si njė shtet demokratik mė i afėrt me Ballkanin, mund tė luajė njė rol vendimtar nė vendimet e shpejta dhe konsekuente tė organizmave perėndimore ku ajo aderon.

Pėr arsye tė shkallės sė ulėt tė rėndėsisė qė ka ēėshtja shqiptare sot nė politiken ndėrkombėtare, balancave qė ekzistojnė nė mes Fuqive, do tė thoja edhe pėr arsye tė njė mos njohjeje tė historisė sė problemit shqiptar nė tėrėsi, reagimi ndaj problemit nė fjalė nuk ka qenė i menjėhershėm, dhe janė dashur ndoshta mijėra jetė njerėzish tė pafajshėm pėr tė ardhur deri tek njė reagim i kufizuar.

Nga ana tjetėr, nuk ėshtė e sigurtė nėse reagimi i vendosur do tė shoqėrohet me aplikimin e zgjidhjeve po aq tė vendosura dhe afatgjata, qė do tė mundėsojnė sigurimin e paqes sė pėrhershme nė kėtė pjesė tė Ballkanit.

Fuqitė e Mėdha nuk duhet tė pretendojnė tė angazhohen nė zgjidhjen e problemit tė Kosovės nėqoftėse nuk merren parasysh kėto komponentė themelorė qė ai pėrmban:

sė pari, problemi i Kosovės nuk pėrbėn njė problem minoriteti brenda njė territori nėn sovranitetin e njė shteti tė caktuar, por ėshtė njė problem i mirėfilltė kombėtar mbasi Kosova pėrbėn 45% tė trungut etnik shqiptar dhe ka mbi 2 milion banorė shqiptarė, duke qenė kėshtu kombi i dytė pėr nga madhėsia nė Jugosllavinė e tretė.

sė dyti, trajtimi i problemit tė Kosovės nuk duhet tė bėhet jashtė historisė sė krijimit dhe tė dezintegritmit tė shtetit shumėkombėsh Serbo-Kroato-Slloven, pėrkatėsisht mė vonė ish- RSF tė Jugosllavisė. Kosova ishte nė bazė tė kushtetutės jugosllave tė vitit 1974, njė prej tetė elementėve tė barabartė kushtetues tė Federatės jugosllave. E drejta e kėtij elementi kushtetues pėr vetėvendosje deri nė shkėputje ka qenė, nė bazė tė asaj kushtetute, po aq e barabartė sa edhe e drejta e Sllovenisė, Kroacisė, Maqedonisė dhe Bosnje- Hercegovinės. Nėqoftėse u pranua pavarėsia e kėtyre ish elementeve kushtetues tė federatės jugosllave, pse tė mos pranohet edhe pavarėsia e Kosovės? Kosova ėshtė sot njė provincė e Serbisė si rezultat i ndryshimit kushtetues tė dhunshėm, jo normal nga ana e Serbisė nė kushtet e pėrgatitjeve pėr fillimin e luftės nė Jugosllavi pėr tė cilėt tė gjithė duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm.

sė treti, kur evidentohet fakti se njė fuqi shtetėrore asgjeson fizikisht nėnshtetasit e vet civilė tė njė etnie tjetėr, masakron gra e fėmijė, nėna shtatėzėna, djeg qindra fshatra, shpėrngul pėr rrjedhojė gati gjysėm milion njerėz, atėhere klasifikimi pėr kėtė shtet ėshtė vetėm ai qė ėshtė bėrė me tė drejtė pėr masakrat e perandorisė turke kundėr grekėve nė Kios, Peleponez etj., kundėr serbėve, bullgarėve dhe shqiptarėve nė fillim tė shekullit tė 19-tė, d.m.th. shtet pushtues. Nėqoftėse njė gjė e tillė ėshtė e qartė, atėherė kjo popullsi ka tė drejtėn historike pėr tė fituar pavarėsinė, ndėrsa komuniteti ndėrkombėtar ka tė drejtėn ta sanksionojė kėtė pavarėsi me anė tė shpalljes sė njė vendimi juridik ndėrkombėtar dhe me anė tė njohjes sė institucioneve akoma tė panjohura qė e pėrfaqėsojnė kėtė aspiratė tė kėtij populli.

sė katėrti, kur brenda njė shteti ka shkelje tė gjėra tė tė drejtave themelore njerėzore, kur vėrehet genocid masiv i civilėve, spastrim etnik, atėherė ēėshtja pėrfundon sė qenuni problem i brendshėm i atij shteti, dhe ėshtė njė problem qė i pėrket komunitetit ndėrkombėtar qė ta zgjidhė.

sė pesti, duhet tė sqarohet se kur njė veprim i njė organizate tė caktuar konsiderohet si veprim terrorist. Nėqoftėse verifikohen vrasje dhe masakra ndaj popullsisė civile tė pambrojtur, robėrve tė luftės, kryerje atentatesh me jetė njerėzish tė pafajshėm, pėrdorim i mjeteve luftarake tė ndaluara nga konventat ndėrkombėtare, pėrdorim i armėve tė rėnda ndaj qendrave tė banuara qytetare dhe fshatare, atėherė kemi tė bėjmė me veprime terroriste tė mirėfillta, tė cilat duhet t'i kalojnė Tribunalit tė Hagės, qofshin kėto edhe nga radhėt e shqiptarėve. Por, nėqoftėse veprimi luftarak i njė organizate tė caktuar drejtohet dhe operon ndaj njesive ushtarake qė ushtrojnė terror ndaj popullsisė sė pambrojtur, kur djegėsve dhe hajdutėve tė shtėpive, pėrfaqėsues tė njė shteti qė e ka uzurpuar atė territor si plaēkė lufte, njė veprimtari e tillė nė manualet e historisė pėrkufizohet si veprimtari nacional -ēlirimtare. Nė histori dhe nė tė drejtė nuk ka dy parametra pėr vlerėsimin e dy rasteve tė barabarta. Njė pėr veprimtarinė nacional ēlirimtare tė Giuseppe Garibaldit apo tė Rigas Velistinlis-it dhe njė pėr veprimtarinė e Adem Jasharit dhe tė UĒK-sė. Jo, masa dhe kriteret e vlerėsimit dhe tė pėrkufizimit tė historisė sė popujve pėr raste tė barabarta duhet tė jetė e barabartė, pėrndryshe jemi tė njėanshėm dhe tė padrejtė.

Argumentėt qė paraqiten mė lart janė tė mjaftueshėm pėr tė konstatuar se nė mes popullit shqiptar qė banon nė Kosovė dhe shtetit qė e ka nėn juridiksionin territorial, atij serb, ėshtė krijuar njė hendek i pakorrigjueshėm, njė raport tipik shtet-pushtues, popull i shtypur, raport ky normalisht i papranueshėm pėr standartet e reja tė demokratizimit tė marrėdhenieve ndėrkombėtare. Si rrjedhojė, e vetmja e zgjidhje e drejtė e problemit mbetet njohja e Republikės sė Kosovės, si shtet i pavarur dhe neutral nė mes Serbisė e Shqipėrisė dhe garantimi i tė drejtave tė nacionaliteteve nga Fuqitė e Mėdha.

Ēdo zgjidhje jashtė kėtyre kornizave nuk do tė bėnte gjė tjetėr veēse do tė zgjaste situatėn e destabilizuar nė Ballkanin Perėndimor. Nė tė tillė kornizė mund tė vendoset edhe marrėveshja mė e fundit e emisarit amerikan Holbrooke. Ėshtė e vertetė qė njė armėpushim ėshtė esencial dhe jetik pėr mbijetesen e shqiptarėve, por mosshoqėrimi i tij me masa tė pėrshtatshme dhe tė vėrteta kalimtare drejt pavarėsisė institucionale tė kėtij rajoni, do tė mund t'i kthejė shumė shpejt rezultatet nė pikėn e tyre tė fillimit. Njė sinjal dorėzimi i diplomacisė atlantike para dinakėrisė sė diktatorit ballkanik, njė pranim konstant lojės zvarritėse tė Millosheviēit, do tė ketė si rezultat konstant vazhdimin e largimit dhe tė shfarosjes sė shqiptarėve nga Kosova. Shumė tė dhėna tė situatės reale nė terren tė lėnė tė kuptosh se Millosheviēit vetėm i ėshtė prerė hovi marramendės i pastrimit etnik tė pėrshpejtuar, por atij nuk i janė ndėrprerė rrugėt e vazhdimit gradual tė planit tė tij tė pėrbindshėm. Nga ana tjetėr, marrėveshja Holbrooke-Millosheviē nuk i pėrmbahet nė mėnyrė tė detajuar kėrkesave themelore tė zbėrthyera nga Grupi i Kontaktit nė Londėr (Heathrow) nė mesin e tetorit. Nė kėtė kontekst ajo pėrbėn njė lėshim esencial, pasi do t'i mundėsojė nė vazhdimėsi Serbisė tė mbajė pėrsėri kontrollin institucional mbi Kosovėn, tė mbajė njė numėr tė konsiderueshėm trupash nė Kosovė dhe do t'i lejojė anashkalimin e pėrgjėgjėsisė kriminale pėr masakrat e kryera. Nė kėtė mėnyrė nuk janė eleminuar rrėnjėt e krizės, por ėshtė mbajtur e amortizuar pėrkohsisht ajo. Nė qoftė se njė gjė e tillė do tė rezultojė e vėrtetė, atėherė do tė na duhet tė pranojmė se Fuqitė kanė deshtuar para diktatorit ballkanik. Ka mundėsi qė ky dėshtim tė jetė i vetėdijshėm, i qellimshėm, i pranueshėm dhe tė jetė i lidhur me ekzistencėn e dyshimeve perendimore mbi ardhmeninė stabile tė kėsaj pjese tė Ballkanit.


Fuqitė e Mėdha janė treguar mjaft tė ndjeshme ndaj situatės nė Republikėn e Shqipėrisė, situatė e cila ėshtė karakterizuar nga njė destabilizim total i rendit juridik- kushtetues, nga njė hendek i jashtėzakonshėm ekonomiko-social i krijuar nė mes njė grupi tė vogėl tė popullsisė tė pėrfaqėsuar nga klanet nė pushtet nė kėto tetė vitet e fundit dhe krimi ordiner nga njėra anė dhe nga ana tjetėr, shtresave qytetare tradicionale, inteligjencės dhe njerėzve tė ndershėm shqiptarė nė pėrgjithėsi. Fuqitė e Mėdha janė treguar veēanėrisht tė ndjeshėm ndaj problemit tė konfigurimit tė mirėfilltė tė Shqipėrisė si vend europian, duke prevenuar ēdo simptomė orientale si nė politikėn e brėndėshme ashtu edhe nė atė tė jashtme. Qėndrimi i forcave politike shqiptare ndaj problemit tė oksidentalizimit tė plotė tė Shqipėrisė, sipas shumė treguesve analitikė, ka qenė prova kryesore mbi tė cilen ėshtė bazuar pėrkrahja e vendeve perendimore. Oksidentalizimi i Shqipėrisė ka tė bėjė jo vetėm me orientimin e jashtėm politik tė vendit, por edhe me strukturimin dhe funksionimin e demokracisė, tė institucioneve tė saj e shtetit ligjor. Ky problem ka qenė aq i ndjeshėm siē duket, saqė ka kaluar nė plan tė dytė problemin tjetėr shqetėsues dhe konfliktual tė shoqėrisė shqiptare, atė tė qėndrimit ndaj forcave trashėgimtare komuniste tė lidhura me krimet e vjetra dhe tė reja tė diktaturės enveriste nė Shqipėri. Qėndrimi pėrėndimor ndaj zhvillimeve nė Shqipėri nga fillimi i vitit 1997 deri mė sot sidomos, ėshtė njė tregues kuptimplotė mbi ekzistencen e njė shkalle tė pėrcaktuar vlerėsimi dhe rėndėsie mbi sėmundjet e shoqėrisė shqiptare postkomuniste. Politika shqiptare duhet ta ketė pėrfundimisht tė qartė se europianizimi total i Shqipėrisė ėshtė prioriteti themelor i vendeve pėrėndimore dhe kriteri themelor i mbėshtetjes apo mosmbėshtjetjes ndaj forcave tė caktuara politike shqiptare. Vendosja nė krye tė drejtimit tė punėve tė organizmave themelorė shtetėrorė tė pėrsonazheve me formime anakroniste, farsa qesharake me tė cilen u shfaq parametri i pėrfaqėsimeve tė kualifikuara e tė balancuara tė grupimeve kulturore dhe krahinore, kanė qenė fatalė pėr fatet e mbijetesės sė qeverisjes demokrate nė Shqipėri. Po nė tė njejtėn masė duhet tė shtojmė se, papėrgjegjshmėria me tė cilėn krijoi qeveritė dhe menagjoi qeverisjen nė pikpamje tė respektimit tė masės sė drejtėsisė shtetėrore, kryeministri socialist Nano, ishin rrugėt nėpėr tė cilat kaloi humbja e mbėshtetjes ndėrkombėtare pėr tė. Shqiptarėt duhet tė kthjellohen pėrfundimisht se Shqipėria nuk mund tė ketė konture tė tjera veē atyre tė pėrcaktuar nga baballarėt e kombit dhe tė pranuara historikisht nga standartet europiane. Ēdo konceptim i ndryshėm do tė jetė fatal pėr fatet e stabilizimit tė Shqipėrisė e tė institucioneve tė saja demokratike dhe do tė vononte pėrfundimin e proēesit tė civilizimit tė nukleve mesjetare tė popullsisė sonė.

Rruga e qetėsimit tė Shqipėrisė kalon vetėm nėpėrmjet stabilizimit tė qėndrueshėm tė institucioneve themelore tė shtetit, depolitizimit e laicizimit total dhe pa kushte tė organeve qė pėrfaqėsojnė shtetin, ligjin e politikėn e jashtme dhe nėpėrmjet largimit nga skena tė politikanėve joshqiptarė, por edhe tė atyre qė kanė dėshtuar njė herė me turp, nga skena e politikės shqiptare. Asnjėherė Shqipėria nuk do tė jetė lehtėsisht dhe sinēerisht e pranueshme nga Fuqitė Perendimore nėqoftėse politikanėt e saj nuk do t'i shpalosin kėsaj bote tė ftohtė, mentalitete serioze europiane, kapacitete tė pranueshme intelektuale dhe pasterti tė besueshme morale.

Njė Shqipėri e dobėt ekonomikisht dhe ushtarakisht dhe e destabilizuar politikisht i shėrben vetėm Serbisė, aleatėve tė saj strategjikė dhe mafies sė re dhe tė vjetėr.

-----------------------------------------------

1) PRO FO 371 1823 doc. 25388, June 2, 1913

2) PRO F.O. 371 1769, pg 385 doc.10416

3) Shih pėr kėtė, Gjini Gasper, Ipeshkvia Shkup Prizren nėpėr shekuj, Zagreb 1992


Londėr mė 15. Tetor 1998




Phoenix 07 - Artikulli 02
www.dardania.com/phoenix/...art02.html

© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
www.dardania.com/phoenix


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.