Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njeriu i merr vendime rastesisht. Nuk eshte se i ndodh me keq se sa ata qe i mendojne.
--- Valery

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 104 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Demokraci :: Demokracia
Postuar nga: Enip

Demokraci
Ne kete shkrim do te keni rast te mesoni dicka mbi demokracine,kohen e lindjes se saj dhe kuptimet qe ajo merr sot.

Demokracia

[greqisht, "sundim i popullit"], formė shtetėrore, nė tė cilėn pushteti del nga populli dhe (apo) ushtrohet direkt apo indirekt nga ai. Nė Evropė, demokracia u zhvillua nė fillim nė qytetet shtete greke si demokraci direkte apo e drejtėpėrdrejtė. (...) Demokracia moderne doli nė fillim nga luftėrat besimtare kalviniste tė shek. VII, posaēėrisht nė Skoci, Angli dhe nė Holandė, vende kėto, nė tė cilat komuna u bė bartėse e jetės fetare dhe politike, si dhe nga mėsimi iluminist, posaēėrisht nga pikėpamjet e tij rreth lirisė dhe barazisė sė tė gjithėve dhe nga rėndėsia normative e mendimit tė arsyeshėm tė ēdonjėrit mbi shtetin dhe shoqėrinė. Mėsimet e J. J. Rousseau-t mbi sovranitetin e popullit si e drejtė e drejtėpėrdrejtė dhe e patjetėrsueshme e popullit.
(...) Shtet i parė demokratik ishin SHBA-tė. Nė Evropė, pėr herė tė parė u themelua njė shtet mbi parimet e demokracisė gjatė Revolucionit Francez.
(...) Edhe mbrenda shteteve tė pėrndimit ekzistojnė forma tė ndryshme tė demokracisė: Nė fillim bėhet dallimi nė mes demokracisė plebishitare dhe demokracisė perfaqesuese. Demokracinė plebishitare e karakterizon mundėsia e vendimeve tė drejtėpėrdrejta tė dalura nga populli, duke u zgjedhur nga ai organi mė i lartė shtetėror apo pėrmes mundėsisė sė organizimit tė iniciativės popullore pėr referendum apo pėrmes plebishitit, apo duke i dhėnė popullit nga ana e organit shtetėror funksionin e ligjvėėnėsit. Megjithatė, edhe nė kėtė formė tė demokracisė, ligjėvėnia e rėndomtė mbetet nė kompetencėn e parlamentit. Nė vendimet plebishitare gjithherė bėhet fjala vetėm pėr raste tė jashtėzakonshme. Vendimet e tilla organizohen shumė shpesh nė Zvicėr. – Nė demokracinė perfaqesuese pėrjashtohet ēdo lloj e mundėsisė sė vendimeve plebishitare.

(...) Dallim tjetėr i rėndėsishėm ėshtė ai nė mes demokracisė parlamentare dhe asaj joparlamentare. Nėn parlamentarizėm nuk duhet tė nėnkuptohet ekzistimi dhe funksionimi i parlamentit, por varshmėria e qeverisė nga besimi i pushtetit legjislativ. Tipin e kundėrt e pėrbėjnė SHBA-tė. Atje, presidenti, i cili njėkohėsisht ushtron edhe rolin e burrėshtetasit dhe tė shefit tė qeverisė, nuk ėshtė i varur nga besimi i kongresit; dhoma e reprezentantėve dhe senati nuk mund ta detyrojnė presidentin tė japė dorėheqje. Kėto tipe themelore tė jetėsimit tė formės shtetėrore demokratike bėjnė tė qartė ndryshimet e pėrmendura mė lart. Llojllojshmėria e traditave kombėtare dhe marrja parasysh e tė dhėnave tjera sociale, si dhe gjykimi i ndryshėm i rrethanave tė caktuara e shndėrrojnė demokracinė nė njė sfidė tė kohės sė re. Prapa pohimit bazė, sipas tė cilit pushteti qėndron nė duart e popullit (e jo nė duart e njė shtrese tė privilegjuar, njė klase apo grupi tė caktuar), hap njė mori rrugėsh dhe mundėsishė pėr trajtime tė ndryshme. Pėr kėtė arsye, demokracia mbetet detyrė dhe sfidė pėr ēdo kohė dhe ēdo popull.

[Nxjerrė nga Bertelsmann Discovery Lexikon 1997]


Ēka ėshtė demokracia?

[Hans-Helmuth Knētter]

Pse angazhohemi me temėn Demokracia? Qė nga viti 1945, nė Evropė dhe nė pjesėt tjera tė globit kemi njė pėrhapje tė formės perėndimore liberale tė demokracisė kundrejt rregullimeve autoritare sunduese. Nė vitin 1945, pas katastrofės sė shkaktuar nga diktatura nacionalsocialiste dhe fashiste, u duk se u mposht kriza e demokracisė liberale, pas dėshtimeve tė njėpasnjėshme tė periudhės nė mes viteve 1922 dhe 1939. Diktaturat e shumta - Spanja, Portugalia, Greqia, Kili, Argjentina, Uruguaji - u transferuan nė dhjetėvjetėshet e fundit nė demokraci. Fitorja e demokracisė u duk me rėnien e sistemeve "real-socialiste" tė Evropės sė Lindjes dhe asaj tė mesme nga viti 1989. Mirėpo, mu ky shembull e bėn tė qartė domosdoshmėrinė e njė angazhimi kritik me demokracinė. A nuk e quanin kėto sisteme veten "Demokraci popullore" apo "socialiste"?. Qė nga koha kur atje u bė marksizėm-leninizmi baza e vetme ideologjike e pluralizmit dhe ekonomia e planifikuar u shkėput nga ekonomia e tregut, u bė e qartė edhe lidhja nė mes demokracisė, lirisė personale dhe sigurisė sociale. Shumė njerėz kanė vėshtirėsi tė mundin shpirtėrisht ndryshimin dhe ta pranojnė formėn e re tė demokracisė. Nė kėtė mėnyrė, mu nė kohėn e triumfit u paraqitėn rreziqe tė reja, tė cilat duhet tė kihet parasysh. Kjo bėhet mė sė miri duke analizuar historinė e lindjes sė demokracisė, e cila, nė rrjedhėn e ekzistencės sė saj iu nėnshtrua njė serė ndryshimesh dhe ballafaqimesh. Asaj gjithherė i kanoset rreziku, sepse asnjė rend tjetėr politik nuk ėshtė aq i varur si ajo nga koncenzusi i qytetarėve.


(...) Mirėpo jo vetėm mosdija, por edhe kuptimi i gabuar dhe i idealizuar i njė demokracie harmonike e cila funksionon pa probleme mund tė shpiej deri tek kthimi i dėshpėruar, nėse nuk arrihet tė bėhet dallimi nė mes idealit dhe realitetit. Demokracia ėshtė shndėrruar nė diēka historike. Ajo ėshtė zhvilluar deri nė formėn e tanishme dhe me siguri se do tė ndryshoj edhe mė tutje. Kėtu duhet tė bėhet pėrpjekja pėr tė paraqitur zhvillimin e demokracisė dhe tė bėhet e qartė, se nuk bėhet fjala kėtu pėr njė rend ideal shtetėror dhe shoqėror, por pėr faktin, se duke u nisur nga pėrvoja e historisė, sot ėshtė e mundur vetėm njė rend i tillė dinjitoz shtetėror dhe juridik. Rreziku pėr demokracinė nuk qėndron nė rend tė parė nė rrėzimin e saj nga diktatura. Ajo rrezikohet mė tepėr nga ēmenduria masive e verbėr ideologjike. Demokracia mund tė mposhtet nė mėnyrė "demokratike" dhe tė drejtohet nė drejtim tė kundėrt, nė njė sundim tė vetėarsyetuar me padrejtėsi. Ky rrezik ėshtė bėrė i qartė qysh nė antikė. Fjala "demokraci" ėshtė e njohur pėėr ēdonjėrit. Mirėpo definimi mė i saktė i saj ėshtė i vėshtirė. Thėnia sipas sė cilės fjala demokaci rrjedh nga greqishtja dhe pėrkthehet me "sundim tė popullit" nuk na ndihmon shumė, duke pasur parasysh faktin se rrethanat shoqėrore dhe politike kanė ndryshuar qė nga antika. Pėrveē kėsaj nuk ėshtė e qartė sa duhet thėnia "sundim i popullit".
Ekzistojnė shumė forma tė demokracisė. Derisa nė njėsitė e vogla administrative tė polisit antik grek "populli" (e me kėtė nėnkuptohej atėherė: vetėm meshkujt e lirė) bashkohej dhe votonte drejtėpėrdrejtė, nė shtetet e sotme territoriale ėshtė i nevojshėm pushteti ndėrmjetėsues. Tė nevojshėm janė delegatėt, tė cilėt nė emėr tė zgjedhėsve ushtrojnė pushtetin - tė kontrolluar pėr njė kohė tė caktuar. Kėtu paraqitet rreziku qė pėrfaqėsuesit e zgjedhėsve, pra delegatėt dhe partitė, tė humbin lidhjen me zgjedhėsit e tyre. Nė kėtė rast mund tė vijė deri tek sundimi i elitės mbi popullin, eventualisht nė emėr tė popullit. Nė ish-Republikėn Lindore Gjermane DDR dhe nė shtetet tjera tė ish-bllokut lindor ekzistonte njė formė e tillė e "demokracisė popullore", e cila nė tė vėrtetė ishte sundim i byrokracisė partiake.

Problemi themelor i demokracisė ėshtė tensioni nė mes lirisė sė individit dhe lidhjes sė tij nė shtet apo shoqėri. Edhe pse liria kufizohet pėrmes lidhjes nė rend, rendi mundėson nė anėn tjetėr shpalosjen e lirisė. Koncepti i "sundimit tė popullit" niset nga ideja, sipas sė cilės populli i vetėsundueshėm ėshtė i lirė - pėr dallim nga sundimi i njė apo disa sunduesve mbi tė tjerėt. Abraham Lincoln (1809 bis 1865, presidenti i 16-tė i SHBA-ve 1861 bis 1865) pėrmblodhi kėtė parim nė librin e tij Gettysburg-Address tė 19 nėntorit 1863: "government of the people, by the people, for the people..." Legjitimitetin e saj, demokracia e gjen nė konceptin e sovranitetit tė popullit.
Nocioni i sovranitetit si burim i tė gjitha tė drejtave u zhvillua nė shek. XVI nga francezi Jean Bodin (1530 bis 1596). Nė kohėn e monarkisė absolute, sunduesi, i cili legjitimitetin e tij e argumentonte me "mėshirėn e zotit", ishte sovran; nė demokraci ėshtė populli ai, nė emėr tė tė cilit ushtrohet dhe bartet pushteti. Nė demokraci sundojnė ligjet, e jo njerėzit mbi njerėz. Ligjet duhet tė sillen nė mėnyrė tė drejtė dhe tė shpallen, nė mėnyrė qė qytetari ti njeh dhe ti respektoj. Nuk guxon tė ketė ligje tė fshehta. Koncepti i shtetit juridik ėshtė i rlidhur ngusht me konceptin e demokracisė.

Kusht tjetėr i demokracisė ėshtė barazia e tė gjithė qytetarėve. Ėshtė problematike tė thuhet se ēka nėnkupton fjala barazi dhe sa larg mund tė shkoj ajo pa kufizuar lirinė. E padiskutueshme ėshtė barazia e qytetarėve para ligjit. Nuk guxon tė ekzistojnė tė drejta dhe gjyqe tė veēantapėr grupe, shtresa apo klasa pėrkatėse. Shteti juridik duhet ta siguroj barazinė e shansave, sepse ne tė kundėrtėn, nėse kushtet ekonomike dhe sociale ndryshojnė nė njė masė tė madhe, liria rrezikohet. Kritikėt shprehen nė kėtė kontekst, se pėrpjekja pėr barazinė e zgjėruar apo tė plotė ėshtė nė kundėrshtim me ndryshimet natyrore nė mes njerėzve, kėshtu qė ajo, sipas tyre ėshtė e mundur vetėm me pėrdorimin e mjeteve jo demokratike.
Ushtrimi i pushtetit nė demokraci bartet pėrmes zgjedhjeve tė pėrgjithshme, tė barabarta, tė lira, tė fshehta dhe direkte, dhe atė pėr njė kohė tė caktuar. Zgjedhja mund tė quhet demokratike, vetėm nėse ajo mundėson zgjedhjen nė mes alternativave. Vėrtetimi i thejeshtė, votimi mbi njė propozim tė vetėm me "Po" apo "Jo" nuk do tė ishte zgjedhje e vėrtetė, sepse nė tė nuk mund tė zgjidhet nė mes mundėsive tė ndryshme. Liria dhe shumllojshmėria e mendimit, informimi i lirė, mbrojtja e pakicave dhe opozita e lirė paraqesin kushtet pėr zgjedhje demokratike.
Nga e gjithė kjo del se demokracia gjendet nė mes anarkisė dhe reglementimit diktatorial. Ajo mundėson aq sa ėshtė e mundur liri dhe aq sa ėshtė e domosdoshme rend. Ajo jeton nga kuptimi i qytetarėve pėr domosdoshmėrinė e ekzistimit tė rregullave. Kjo bindje e shtetasit, e dalur dhe e zhvilluar nė njė zhvillim disashekujsh nė shtetet tradicionale demokratike si Anglia dhe Amerika, apo e cila nė Gjermani ėshtė rritur nga pėrvoja e keqe me ideologjitė antidemokratike dhe sistemet sunduese, paraqet kulturėn politike.

[Nga: Bundeszentrale für politische Bildung: Demokratie, Informationen zur politischen Bildung Nr. 165, Neudruck 1992]


marre nga http://www.dadalos.org>


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.