Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
I pasur behesh me dituri jo me pasuri; i mencur behesh me mend jo me moshe.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 93 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Lajme :: Meta: Nano me ka kerkuar pastrim parash
Postuar nga: Albo

Lajme Meta: Kur une isha kryeminister, Nano kerkoi pastrim parash

Ish-shefi i ekzekutivit, per here te pare ka dale publikisht ne mbrojtje te ish-ministrit te Energjetikes Dritan Prifi. Ai i ka cilesuar veprimet e Prokurorise se Pergjithshme, si veprime te iniciuara nga Fatos Nano dhe klani i tij "stalinisto-mafioz". Madje, Meta ka marre seriozisht edhe nje telefonate qe eshte bere ne nje nga mbledhjet e kryesise, ku thuhej se "ishte arrestuar Dritan Prifti", duke e konsideruar kete si "presion psikologjik". Nderkohe qe vete Meta e kishte te qarte qe atehere se kjo nuk ishte e tille. Ish-kryeministri, me ane te nje deklarimi publik, i ka dale ne mbrojtje ish-vartesit te tij

Ish-ministri Dritan Prifti ka deklaruar se zoti Fatos Nano ka kerkuar qe te behet nje operacion per pastrim parash e nje shume rreth 1 miliarde dollare. A eshte e vertete kjo zoti Meta?

- Mund t'ju konfirmoj se sikurse iu referuat zotit Prifti ne konferencen per shtyp qe ai ka dhene dje eshte e vertete qe zoti Nano ka insistuar per transaksione financiare te paligjshme, te cilat sic u verifikuan menjehere nga ana jone me institucionet nderkombetare ishin te natyres se pastrimit te parave, ndersa personat e angazhuar me to ishin me ceshtje penale ne vendet e tyre.

Zoti Prifti e ka konsideruar procesin ndaj tij si politik. Jeni edhe ju i ketij mendimi?

- Une dua te shpreh keqardhjen per modestine me te cilen e ka karakterizuar zoti Prifti kete proces, sipas tij si proces politik. Ky nuk eshte thjeshte nje proces politik. Por ky eshte nje veprim teresisht mafioz me baze terrorin psikologjik per te detyruar nje njeri, i cili ka edhe probleme serioze shendetesore per te deshmuar gjera te paverteta per interesin politik te Fatos Nanos, per te diskretituar kundershtaret e tij dhe ne rradhe te pare mua qe kam qene ne detyren e kryeministrit. Njekohesisht sikurse e tha edhe zoti Prifti, keto presione dhe terrore psikologjike jo vetem nga ana e prokurorise, por ne rradhe te pare nga ana e zotit Nano dhe e perkrahesve te tij kane filluar ndaj tij qe ne daten 3 dhjetor, kur disa ministra dhane doreheqjen dhe kur zoti Prifti nuk iu pergjigj kerkeses se zotit Nano qe dhe ai te jepte doreheqjen me qellim qe te rrezohej qeveria, veprim te cilin nga ministrat qe ua kerkoi zoti Nano e beri vetem ish-ministri i bujqesise. Mund t'ju them se qe prej nje muaji, kur une isha ende ne detyren e kryeministrit ne nje mbledhje te kryesise, Limoz Dizdari, anetar i kryesise se saj na njoftoi se sapo kishte folur me prokurorin e Pergjithshem dhe se Dritan Prifti ishte arrestuar ne flagrance. Pasi une fola me zotin Gjoni ne detyren e ministrit t- rendit dhe me zotin Prifti, perfundimisht u be e qarte se ky ishte nje bllof dhe ishte pjese e nje terrori psikologjik te ndertuar prej ketij personi, i cili duhet te deshmoje ato gjera qe duhet te deshmoje Prokurori i Pergjithshem, sepse ia kerkon atij vete zoti Nano. pra te gjithe keto elemente bejne te qarte qe ne ketu kemi te bejme jo thjeshte me nje proces politik, por me shume me teper, eshte nje proces i tere mafioz.

Zoti Prifti ne deklaraten e tij ka bere te ditur se Prokurori i Pergjithshem Rakipi i ka kekruar atij qe te deshmoje kunder jush dhe disa ministrave ne kompesim te mbylljes se procesit ndaj tij. Cili eshte komenti juaj per kete?

- Une e besoj plotesisht zotin Prifti. Une nuk dua te reagoj tani ndaj Prokurorise se Pergjithshme per keto arsye dhe as ne shenje hakmarrjeje absolutisht. Une qendrimet e mia me ate se cfare perfaqeson Prokuroria e Pergjithshme jo vetem qe ia kam shprehur Prokurorit te Pergjithshem ne muajin gusht, nje dite perpara mbledhjes se KPD-se qe do te bente zgjedhjen e kryeministrit, kur ai kishte dhene nje interviste me pare tek "Gazeta Shqiptare", ku bente te njejtat insinuata si ato qe bente Nano ne fjalimet e Lezhes e ne fjalimet e tjera, por njekohesisht i kam shprehur shume qarte, te cilat jane edhe te protokolluara edhe ne nje mbledhje te qeverise ne daten 20 ose 22 tetor, kur ai insistonte qe policia te conte me force zotin Sali Berisha per te deshmuar ne procesin Hajdari, pa i kerkuar heqjen e imunitetit ne Parlament, gje qe ishte per te tensionuar politikisht situaten ne vend e per te bere pergjegjese qeevrine. Kjo natyrisht ishte ne funksion te llogarive te zotit Nano per te destabilizuar qe ne fillimet e veta qeverine "Meta" dhe per te me diskretituar mua politikisht brenda dhe jashte vendit si dhunues te opozites. Une ia kam bere me dije vazhdimisht edhe Presidentit Meidani, edhe kryetarit te Kuvendit Dokle se Prokuroria e Pergjithshme eshte nje vegel e verber politike e Fatos Nanos dhe e bandes se tij mafioze dhe staliniste dhe nje nga arsyet qe une e kam quajtur bande mafioze dhe staliniste eshte pikerisht, sepse perdor ne menyre te verber institucione te shenjta qe kane te bejne me integritetin e shtetit dhe jo vetem te shtetit, por te te gjitha institucioneve dhe te qytetarit per qellime politike te felliqura.

Marre nga TV Klan



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.