Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njerezit jane penguar mbi te verteten, qe nga fillimi i koherave, por shumica e ngrene veten dhe vazhdojne te vrapojne sikur nuk ka ndodhur gje.
--- Sir Wingston Churchill

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 150 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Letersi :: Tuneli, kreu VII-VIII
Postuar nga: Henri

Letersi Vazhdim (i vonuar) i tunelit.

Me hengret me keto paratheniet, apo s'jane dhe me detyrim :-)

VII

“Ne zyrė?”, befas pyeta veten me zė tė lartė, pothuaj duke britur, dhe kembet zune serish te me linin. E nga e dija unė se punonte nė atė zyrė? Nuk eshte e thene qe, kur hyn nė njė zyrė, punon aty. Mendimi se mund ta humbisja muaj tė tėrė, por ndoshta edhe pergjithmone, me solli kokėn verdalle dhe, pa u menduar gjatė, vrapova si i ndėrkyer perpara; ne ēast u gjenda perpara deres se Kompanise T, por ajo qe zhdukur. Mos ishte ngjitur me ashensor? Thashė njė herė tė puesja shensoristin, por, qysh ta pyesja? Gjer atij ēasti mund tė qenė ngjitur dhjetėra gra dhe mė duhej ta pershkruaja me hollėsi: ē’do te mendonte ai? Eca nje hop i mėdyshur pėrgjatė trotuarit. Mė pas, kapėrceva nė trotuarin tjetėr dhe, pa ditur si e qysh, nisa tė kėqyrja ballin e ndėrtesės. Ndoshta pata nje lloj shprese se mos vajza shfaqej nė njėrėn prej dritareve. Ndonėse ishte vėrtet absurde tė mė shkonte nėpėr mend se do te dilte nė dritare tė mė bėnte ndonjė isharet a ku di unė ēfarė. Shqova vetem tabelen gjigante qė shkruante:

KOMPANIA T

E mata me sy se duhet te qe nja njėzet metra e gjatė; kjo pėrllogaritje ma shpifi mė keq. Por nuk kisha kohe te merresha me ate ndjenjė; do ta torturoja veten ca mė vonė me tė, kur te isha i qetė. Atij ēasti nuk gjeta zgjidhje tjeter, veē te hyja brenda. Depėrtova vrullshem ne ndertese dhe prita te zbriste ashensori; por ndersa ai zbriste, vendimi im sa vinte e lekundej, nderkohe qė ndrojtja ime rritej vrullshem. Ndodhi qė, kur dera e ashensorit u hap, e kisha vendosur prerazi se ē’do te bėja: nuk do te nxirrja fjale nga goja. Kesisoj, pėrse te hypja nė ashensor? Por ishte e rende te mos hypja, pasi kisha pritur tere ate kohė ashensorin me plot njerez te tjerė. E si mund te merrej nje veprim i ketille? E ndava mendjen tė merrja ashensorin, duke i qėndruar, sigurisht, besnik vendimit qė pata marrė: te mos nxirrja fjalė nga goja, gjė qe ishte krejtesisht e mundur dhe ku e ku mė e natyrshme se e kunderta e saj; zakonshem nuk flitet ne ashensor, vetem nese e njeh ashensoristin dhe e pyet pėr motin apo pėr femijen e sėmurė. Por, meqe une nuk kisha me ate njeri asnje njohje dhe e shihja per here te pare, vendimi per te mos e hapur gojen nuk me krijonte as me te voglin shqetesim. Fakti qė kishte edhe njerėz te tjerė nė ashensor ma lehtėsonte qendrimin, sepse muund te kaloja pa u vėnė rč fare.
Hyra pra krejt i qetė nė ashensor dhe ēdo gjė kaloi siē e pata parashikuar, pa asnje veshtiresi; dikush foli me ashensoristin pėr vapėn e lagėsht dhe kjo me beri te ndihesha akoma mė mirė, sepse vėrtetonte arsyetimet e mia. Provova njė lloj nervozizmi tė lehtė kur thashė “kati i tetė”, por qė mund tė dallohej vetėm nga dikush qė e dinte qėllimin tim atij ēasti.
Kur mberrita nė katin e tetė, pashė se edhe njė person tjeter doli sė bashku me mua, gjė qė ma vėshtirėsonte deri diku gjendjen; eca ngadale dhe prita qe tjetri tė hynte nė njė zyrė, ndėrkohė qė unė vazhdoja pegjatė korridorit. Atėherė mora fryme i lehtesuar; u solla disa herė nėpėr korridor, shkova gjer nė fund tė tij, vėshtrova panoramėn e Buenos Airesit nga nje dritare, u ktheva dhe, thirra mė nė fund ashensorin. Nė krye tė pak kohe, u gjenda te porta kryesore e ndėrteses, pa me ndodhur asnje nga skenat e papėlqyeshme qe kisha patur frikė (pyetje te ēuditshme tė ashensoristit etj.). Ndeza njė cigare dhe, pa e ndezur mirė, kuptova se qetesia ime ishte vėrtet absurde: ishte e sigurt qė nuk kishte bėrė vaki asgjė e papelqyeshme, por ishte po aq e sigurt se nuk mė kishte bėrė vaki gjė prej gjėje. Ca mė troē akoma: vajzen e kisha humbur sikur te mos punonte pėrditė nė ato zyra; sepse, nėse kishte hyrė aty thjesht per t’u interesuar pėr diēka, mund te ishte ngjitur dhe te kishte zbritur pa u takuar me mua. “Megjithatė, - mendova – nėse ka hyrė pėr t’u interesuar per diēka, nuk eshte e mundur te ketė mbaruar punė nė aq pak kohė.” Kjo pėrsiatje mė dha sėrish zemer dhe vendosa tė prisja nė hyrje tė ndėrtesės.
Prita mė kot njė orė tė tėrė. Analizova gjasat e mundshme qe kisha perpara:

1. Puna qe kishte nė kompaninė T kerkonte kohė; kėsi rasti duhet te vazhdoja te prisja.
2. Pas asaj qė kishte ngjarė, ndoshta qč shumė e shqetesuar dhe kishte shkuar te bente ndonje vėrdallje, pėrpara se tė mbaronte punė ne Kompaninė T; edhe ne kete rast mė takonte tė prisja.
3. Punonte aty; po tė qe kėshtu, mė duhej te prisja gjer kur te mbaronte orari i punės.
“Keshtu qe po tė pres gjer nė atė orė – i dhashė karar – i mbuloj te tria gjasat e mundshme.”
Kjo logjikė m’u duk e hekurt dhe mė qetesoi aq shume, sa e ndava mendjen tė prisja i paqtė nė kafenenė e qoshkut, nga trotuari i se cilės mund te vigjeloja daljen enjerezve. Porosita birrė dhe veshtrova orėn: ishte ora tre e nje ēerek.
Ndersa ora kalonte, po mė mbushej mendja se punonte aty. Ne orėn gjashte u ngrita, sepse ngaqė m’u duk se qe me mire ta prisja perpara portes se nderteses: sigurisht njerezit do te dilnin turme dhe qe e veshtire te dallohej qe nga kafeneja.
Ne oren gjashte e pak filloi te dilte personeli.
Mė gjashte e gjysem kishin dale pothuaj te gjithe, sepse njerezit ishin rralluar krejt. Nė orėn shtate pa nje ēerek, pothuaj nuk dilte njeri nga ndertesa: hera herės dilte ndonje funksionar i lartė; ndoshta mund tė qč funksionare e larte (“absurde”, mendova), apo sekretare e ndonje funksionari te larte (“kjo po”, mendova me nje shprese te vagelluar).
Ne orėn shtatė gjithēka kishte marrė fund.


VIII.


Ndėrsa kthehesha nė shtėpi i derrmuar krejt, u pėrpoqa tė vija rregull nė mendime. Truri mė ziente i tėri, por kur shqetesohem, mendimet mė vėrtiten si ne nje valle marramendėse; pavaresisht nga kjo, apo ndoshta pikerisht nga kjo, jam mesuar t’i bej zap dhe t’i vė nėn nje rregull te rreptė; perndryshe, them se do te kisha dale mendsh.
Siē thashe, u ktheva ne shtepi fare i derrmuar, por nuk hoqa dore nga klasifikimi dhe qeverisja e ideve, pasi ndjeva se ishte e nevojshme te shkoqisja mendimet nese nuk doja te humbisja pėrgjithmone te vetmin njeri qė, me sa shihej, kishte kuptuar pikturėn time.
Ajo hyri ne nje ndertese ose ngaqe kishte ndonje hall per te zgjidhur aty, ose ngaqe punonte ne ate kompani; nuk kishte mundėsi tjeter. Kuptohet qe kjo gjasa e dyte ishte mė e favorshmja. Nė kėtė rast, pasi qe ndare prej meje, e prekur nga takimi, me siguri kishte vendosur te kthehej ne shtepi. Kėshtu pra, mė duhej ta prisja tė nesėrmen, pėrpara hyrjes.
Mė pas, analizova gjasėn tjeter; hallin qe mund tė kishte pėr tė zgjidhur nė kompaninė T: pat mbaruar pune gjate aventures sime te hipjes dhe zbritjes ne ashensor. Domethene, ishim ndeshur pa u parė. Koha pėr t’u bėrė gjithe keto ishte teper e shkurter dhe kishte pak te ngjare te kishte ndodhur kėsisoj: por edhe bente vaki: ai halli mund te kishte qene vetem dorezimi i nje letre dhe aq. Nė kėsi kushtesh, me ngjau e kote te kthehesha aty te nesermen per te pritur.
Megjithate ekzistonin edhe dy mundesi te tjera dhe une u mbertheva me deshperim pas tyre.
U ktheva ne shtepi me nje perzierje ndjenjash ne shpirt: nga njera anė, sa here kujtoja frazėn “nuk me hiqet nga mendja”, zemra me rrihte me vrull dhe ndieja se si me hapej nje perspektive e errėt, por ama e gjere dhe e fuqishme: intuita me thoshte se nje forcė e madhe, qe gjer atij ēasti flinte, do te shperthente tek unė. Nga ana tjetėr, mendova se ndoshta do te kalonte shumė kohė pėrpara se ta takoja sėrish. Duhej ta takoja. E kapa veten gafil duke mėrmėritur me zė: “Duhet, duhet!”




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.