Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė; bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 118 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Brezi i te pambaruarve apo qeverite e te rinjve
Postuar nga: Albo

Politike Nga Prof. Dr. Ylli Pango

Duke m'u drejtuar fillimisht me ofiqin e thjeshte por te nderuar"pedagog" Majko, ish studenti yne i inxhinierise, fillimisht as gaboi e as me ofendoi. Mbi te gjithe postet, titujt apo le te themi "ofiqet" qe une kam pasur, pa dyshim qe se pari kam qene e mbetem pedagog dhe ky eshte zanati te cilit i kam kushtuar pjesen me te madhe te jetes sime. Por meqenese Majko e ndreqi pak me pas duke shtuar "profesor", duke me ridhene kesisoj titullin me te larte pedagogjik, marre prej vitesh, vuri ne dukje se me adresimin e pare beri ndofta me kast, nje gabim etik. Kete lloj gabimi u takon ta bejne rendom gazetareve te rinj te porsaardhur nga provinca apo atyre qe nuk e njohin ende etiken gazetareske, gjithsesi jo kryeministrit tone sado te ri Majko.

Nderkohe me Majkon nuk me lejonte as koha e as vendi per te dhene ndonje mendim apo keshille, pasi ky takimi yne, nder te rrallet, ndodhi ne Ambasaden Amerikane, ku pak dite te shkuara, isha thirrur s'dihet se si edhe une mes elites se nderuar te politikes shqiptare. Po e them qe ne fillim se qellimi i shkrimit nuk eshte te fyej, aspak, kryeministrin tone te ri legjitim, e as te polemizoj me te. Do te perpiqem per shkak te diferences ne moshe te marr persiper detyren e pedagogut, pasi kjo, jam i bindur nuk eshte aspak fyese per te e per te tjere rioshe qei kemi pasur dikur ne auditore studente te urte e jo fort te spikatur.

Asokohe, ne 1990, kur miku yne i paharruar Fred Kosta, merguar tash prej vitesh pertej oqeanit, tha perpara studenteve qe do te hynin ne greve urie, se kjo nuk do te qe aq e veshtire per ta, pasi do te ishte me shume nje kalim nga nje uri dramatike ne nje uri tragjike, u duartrokit fort nga qindra studente. Mes te tjeresh, ne Qytetin Studenti do te kete qene shpresoj aso kohe edhe Majko. Ku ta dish ka duartrokitur edhe ai duke menduar vetmevete se sa pedagoge te mire e te mencur kishte. Pa dyshim, qe mbi kete baze, ne ato fillime, nuk do t'ia kete prere mendja se do te dilte aq shpejt, sigurisht shume me shpejt sec duhej, ne krye duke i pare nga shume lart pedagoget e tij te nderuar. Madje, po t'ia thoshin se mund te behej kryeminister, do te kishte reaguar pak a shume sic reagoi kur u be kryeminister per here te pare: "budallalleqe". Ai e te tjere djem te rinj qe duartrokisnin atehere, te bere mjeshtra ne pak kohe ne terrenin e ekzekutivit te lakmuar, nuk do t'i kujtonin me pas vecse si thjesht dhaskale(alias pedagoge) keta njerez nje pjese e mire e te cileve se bashku me ish studentet, me te shkelqyer, shoke te Majkos ndodhen sot pertej detit. Po le te rikthehemi serish ne skenen e ngjarjes.

Keshtu pra Majko hyri ne hollin e Rezidences se Ambasadorit amerikan dhe u drejtua fill e tek grupi yne ku ishte Bamir Topi, Ilir Bano e dikush tjeter. Mu drejtua paksa, lehtaz nervoz, me fjalet: "Pedagog, profesor, mire e kishit shkruar ate shkrimin per mua, te "Koha Jone", vetem se", dhe ketu filluan objeksionet. "Po, po mire e kishit shkruar" u degjua ironik (me sa mund te jete i tille), diku nga e djathta zeri i rioshit idhnak Zela, qe s'dihej se si kishte zene vend prane nesh.

Majko me spjegoi dicka per qeverisjen qe ia kishin ngecur, per faktin qe nuk e kishte marre ate me brryla, si dhe dicka tjeter per thinjat e bardha qe i kish fituar ne politike, pra per moshen jo fort te re. Fillova edhe une nje shpjegim per rolin e te rinjve ne pushtet e ne politike, ekzagjerimin e pjesmarrjes se tyre ne qeveri e ne drejtim si dhe per gezimin ngasheryes me te cilin e marrin pushtetin rioshet. Por sic e theksova ne fillim, koha e vendi nuk premtonin. Hyne njeri pas tjetrit, Berisha, Meta, analiste te shquar, ambasadori amerikan, ajka e kombit dhe Ngjela me te tjere. Grupet e zakonshme te pritje-kokteileve, filluan te formoheshin e te shformoheshin. Ngjela shkelqeu si perhere me shakane e radhes pergatitur a gatuar me kujdes para ardhjes ne Ambasade, Lubonja ia nisi nje debati ne anglisht me Berishen nen mbikqyrjen e ambasadorit amerikan. Nderkohe u ndje qe Majkon do ta rrembenin analiste a politikane te te gjithe kraheve te etur per sqarime miredashese me baze interesash te vockla. Duhej kesisoj nje terren tjeter per te vazhduar biseden e nisur dhe meqenese kjo puna e te rinjve ne qeverisje dhe e ngazellimit te tyre kur vine ne fron eshte me interes, vendosa ta fjalos ne gazete.

Ky debati per te rinjte, ka kohe qe zjen tek ne dhe shpesh i eshte dhene nje orientim i gabuar. Fakti eshte se ata kane hyre keta 10 vjet, ne menyre aq masive ne qeveri e administrim, drejtim e politike, sa ky perben vertet nje fenomen qe ja vlen te studiohet. Le te kujtojme si fillim disa rrethana...

Ne fillimin e viteve 90, me kolapsin e komunizmit, dhe fillimet e sistemit pluralist tek ne, te ishe pjese e PS, e cila vinte drejtperdrejt nga Partia e Punes, ishte gati herezi. Natyrisht, nuk qe e drejte, se si kudo edhe aty kishte vec fanatikeve e komunisteve te pandreqshem edhe njerez progresiste e me mentalitet te avancuar. Por ja qe keshtu vine punet ne Shqiperi. Nuk dallohet i njomi nga i thati por futen te gjithe ne nje tufe e digjen se bashku. PS asokohe anatemohej goxha.

Kesisoj pra edhe rinia e fillimit te viteve 90 nuk para hynte ne PS. Ne PD, po. Ne PS, si fillim, hyne militantet, ish-komunistet, shume pak te paparti dhe nder te rinjte, bijat apo bijte e me fanatikeve te PPSh, apo me te rralle edhe arriviste te rinj. Me vone, kur PS u fuqizua e erdhi ne pushtet grupi i arrivisteve te vegjel, te rinj, anetare te saj(pa asnje ideal partiak as te majte e as te djathte) e te bijezes se saj FRESH, u shtua por jo deri ne ate mase sa te kishim sic pretendohet nje FRESH masiv mijrash. Kishte e ka aq sa c'mund t'i korespondojne posteve te dhuruara nga FRESH ne pushtet apo perkohesisht edhe te drejtave te studimit te dhuruara pa merite. Kishte e ka gjithashtu realisht jo aq sa c'mbushin sallat e pervjetoreve entuziaste FRESH-ore dhe qe pranojne te vine me autobuza nga a Kukesi a Puka e larget dhe e erret, per te marre nje rreze drite a ngrohtesi a per te bere nje cike qejf ne Tirane.

Kreret e te rinjve te atehershem te PS, qe dolen sot ne krye te vendit, nuk ishin e nuk jane as ajka e inteligjencies se re e as pjesa me e moderuar a demokrate e saj. Ata as nuk kane studiuar ne perendim e as kane perfunduar studimet si studente te shkelqyer nevend. Keta te rinj, vec te tjerash, nuk paten fatin te kishin as edukaten, as kulturen e as arsimin e nevojshem apo te duhur qe paraardhesit e tyre te shume apo edhe pak viteve me pare e paten per shkak te nje sistemi arsimor(para viteve 90) qe per nga rregulli e kerkesa e llogarise nuk kishte te share. Madje, ne mjaft raste si ai i z.Zela, keta te rinj FRESH-iste, sot ne pushtet, perfaqesojne nje nder pjeset me te dobta e me mediokre te inteligjences sone rinore. Kesisoj, duhet thene qe ne fillim, ata nuk kishin si te ishin as avanguardie e partise ku aderonin e as pjesa e rinise qe do e conte vendin perpara.

Kur e pyeta Dhori Kulen, a kishte qene student i mire njeri syresh, mjaft i larte ne pozite sot, me tha se nuk e dinte, pasi me 1990-1991 me shume nuk behej se sa behej mesim. Shkolla kishte mare te tatepjeten dhe per nje pjese te mire te studenteve nuk mund te gjykoje se te c'niveli ishin. Megjithate, natyrisht si ne cdo kohe edhe ne kohrat e renies se vlerave te arsimit, kishte nje elite te rinise studenteske e shkollore qe pavaresisht nga anarkia, merrte nga pedagoget me te miren e asaj cka mund te merrej, pergatitej edhe ne menyre autodidakte, lidhej me boten e qe per nga niveli perbente "crčme de la crčme" te rinise e inteligjences se ardhme shqiptare. Keta natyrisht nuk u rreshtuan ne PS e per rrjedhoje nuk erdhen ne pushtet. Ata iken pjeserisht jashte vendit, vazhduan studimet, u punesuan madje me dinjitet atje dhe ne rastin e tyre me te keq(nje pakice) u kthyen e vazhduan te paperfillur edhe ketu.

Erdhem me pas ne periudhen kur politika pesoi fiaskot e saj te para dhe me pas pame edhe menxyra. U krijua natyrshem nje bindje se brezi i politikaneve te mesem ishte e keqja e vendit madje duhej te iknin ata qe te shpetonte politika, populli e Shqiperia. Keshtu rrethanat e sollen qe te provoheshin te rinjte. E sollen edhe bindjet, e krijuara per rrjedhoje e ketyre rrethanave, qe brezi i mesem i politikaneve ka mbaruar. Ketu, faj pa dyshim paten fillimisht edhe te huajt qe ne i degjojme e u bindemi shpesh verberisht. Keta pa njohur aspak specifikat e vendit, te mentalitetit e psikologjise shqiptare, te te rinjve te hyre ne politike dhe te moshemesmeve politikane, vendosen t'ia hynin jo vetem tek ne por edhe ne mjaft vende te Ballkanit, nje eksperimenti qe nuk do e kishin provuar kurre ne vendin e tyre: futjes masive te te rinjve ne drejtimin e vendit. Madje akoma me ekstremalisht tek ne, angazhimit ne qeverisje te atyre qe nuk e kishin njohur akoma firmosjen e borderose ne ndonje qender pune. Argumenti: te mesmit, aq me shume te vjetrit, ishin infektuar ne menyre te pasherueshme nga sistemi, te rinjte, gjithsesi ishin ende potencialisht te paster. Fillimet e eksperimentit u duken si te sukseseshme. Filloi lufta e Kosoves, perfundoi, Kryeministri i ri dhe stafi i tij u duk se ia dolen mbane me ca punera te tjera dhe entuziasmi rinor po arrinte kulmin.

Me pas filluan problemet. Majko i ri pa eksperiencen e duhur rendi pa e kuptuar drejt asaj traumes se pare qe eshte e zakonshme per te rinjte, per shkak te papjekurise, mungeses se pervojes, pse jo edhe aftesise se me te vjeterve. U terhoq i pezmatuar nga kreu i bindur se i kishin bere nje goxha padrejtesi. Nderkohe, rutina e re e venies te te rinjve ne pushtet, kishte marre udhe. Duhej perseri nje i ri. Vendin e Majkos e zuri nje tjeter FRESH-ist, arrivist, i paskrupull, energjik shpresedhenes ne fillimet e vta, kokeforte per te qene mundes (jo i mundur) i perhershem. U krijua idea se ky ishte zgjidhja. Mjeshtri i ri qe mesa duket e njihte mire apo i kishin folur per fuqine e fjales se shkruar, u kujdes si fillim (ndofta edhe e keshilluan ustallare) te blinte (bente per vehte) median, te vendit e ate te huaj, ate qe do t'i binte famen e do t'i binte tamtameve te sukseseve te tij te medha. Me pas, bleu kolltukofaget, KPD, te tjere e pastaj u lidh edhe me ustallare te tjere qe tashme njihen dhe perfundoi me venien ne pushtet masivisht te klanit, kreut te FRESH-it apo ndryshe te partise se te rinjve. Arroganca qe shoqeron natyrshem pushtetet "e sukseseshme" klanore te ketij lloji shpertheu haptaz. U injoruan nje pjese e mire e jo te rinjve profesioniste, madje edhe e atyre qe kishin kontribute te shquar ne fushat perkatese. Mjaft njerez te talentuar te thirrur ne drejtim (formalisht) per te drejtuar me pervojen e tyre u larguan ne rastet kur pengonin realizimin e interesave klanoro-FRESH-iste. Me se tipik, eshte rasti i Farudin Hoxhes ne energjitike.

Ky moment perben edhe pjesen me sinjifikative per te kuptuar faktin se kemi te bejme me nje fenomen jo rastesor dhe per te njohur rrezikshmerine e tij. Kjo e tipizon ate dhe e ben me se te qarte se c'pasoja sjell ardhja kaq masive e te rinjve ne pushtet pa perfillur as pervojen e as aftesine e njerezve te te gjithe moshave qe kane dhene gjithsesi nje kontribut per kete vend.

Keta te rinj ne pushtet s'duhet harruar gjithashtu, qe ne prizmin e mentalitetit apo ate psikologjik, vine nga ajo pjese e brezit te ri te fillimit te viteve 90, qe pa frike mund te quhet grup-brezi i pragmatisteve, qe nuk njohin pa dyshim as ideale, as besime fetare, e as motivim te shendoshe, por vetem interesa fitimi te shpejte, te paskrupullt e me cdo mjet. Keta njerez pa frike, me mentalitetin e vecorite e personalitetit qe perfaqesojne, ne nje kohe te tjeter do te kishin mbjelle filizat e diktatures ne Shqiperi. Keta ne nje kendveshtrim mjaft indulgjent jane si ai femija i vogel qe te godet me shuplake a grushtin e vogel ne koke e qe te vret, nganjehere edhe pa e ditur qe te vret. Ne nje kendveshtrim me realist, keta sic i thone ne juge, "te vrasin e s'te paguajne".

Ne nje pjese te mire sojesh u formua edhe kryesia e FRESH-i qe per nga mentaliteti nuk i linte gje mangut PPSh me frymen e vet militantiste e ekskludimin e nje pjese te mire te atyre qe nuk ishin te rinj apo freshiste, nga cdo lloj pushteti a drejtimi. Nderkohe, pasaporta e FRESH-it ishte e mjaftueshme per te drejtuar ne cfaredo sektor pavaresisht nga pervoja apo zanati. Ne keto kushte te nje pushteti te pakufizuar e te papergjegjshem, me baze perfitimin e shpejte e mungesen e motivimit apo idealit per te ndertuar nje vend me probleme te medha, korrupsioni plasi sheshit. Dhe kjo eshte me se e natyrshme edhe per arsyet qe thame me siper si mungesa e idealeve, mungesa e nje shkollimi serioz, deshira per nje pasurim overnight etj.

Nderkohe, kreret e FRESH-it paraqiten rrenqethes edhe ne aspektin, le te themi ideologjik(dogmatik), nese mund te flitet per nje formim te tille te tyre: "Do te rrime ne pushtet aq sa te harrohet kur kemi ardhur", deklaronte nje nga perfaqesueset-drejtuese me te denja te ketij grupimi. Shikoni c'mentalitet per pluralizmin, demokracine, pushtetin. Pushtet i perjetshem karshi atij alternativ. P-r nje nga studentet me te dobta te Fakultetit te Shkencave te Natyres, kjo ndjehet e natyrshme te deklarohet madje edhe haptaz. Me sllogane te tilla dilet perpara mijra njerezve te thjeshte, duke mos menduar qofte edhe per nje moment, se nderkohe kjo lajthitje degjohet e gjykohet edhe nga njerez qe ia dine kuptimin fjaleve, intelektuale, midis tyre edhe nga pedagoge te saj te nderuar nga ata qe e kane vleresuar ne fakultet bujarisht me

5-en e meshires.

Ne keto kushte, te lidhur ngushte me njeri-tjetrin ne arrivizmin e tyre, FRESH-istet e kreut, midis te cileve ndofta me i miri je t'i bashkebiseduesi im Majko, njohin apo me mire rilevojne pseudomeritat e njeri-tjetrit( Ku jane ato?) dhe nuk njohin ato te qindra profesoreve, inxhiniereve, mjekeve, intelektualeve te vendit pervojen e te cileve do ta kishin te vyer per ta perdorur per te drejtuar kete vend. Kesisoj, ne vend te tyre u thirren ne qeveri madje edhe si keshilltare, anonimet e rinj. Pas kesaj, eshte e natyrshme fjala vjen qe nje mjeku te ri me aspak pervoje as profesionale e as drejtimi, i jepet te udheheqe nje dikaster me rendesi e plot mangesi si ai i shendetesise e te dale qetesisht per te dhene mend perpara qindra mjekeve te respektuar perpara te cileve do te skuqej edhe profesionisti me i zot nder te rinjte. Keshtu, edhe ne mjaft sektore te tjere si arsim, ndertim, energjitike etj. Ja sepse, per t'u rikthyer ne fillim, ajo shprehja si padashka e Majkos: pedagog eshte sinjifikative ne gojen e perfaqesuesve te brezit te te pambaruarve, dhe shpreh njohjen me te ceket te vlerave per shkak te rilevimit ne vend te tyre te antivlerave apo te zerovlerave rinore.

Nxjerrja ne pah me shumice e brezit te te pambaruarve, fetishizimi i kategorise moshore si kategoria baze e vleresimit per te marre pesiper drejtimin e shtetit e te politikes, injorimi i vlerave intelektuale te krijujara me mund nder dhjetra vjet, pa dyshim do te kishte ate ndikim qe pati ne politiken, ekonomine, problemet sociale shqiptare. Mjafton nje shembull: Asnjehere ne te gjithe historine e vet post kandilore, Shqiperia nuk eshte gjendur nen ate terr qe u ndodh ne periudhen e komandimit FRESH-ist.

A mund te thuhet nderkohe se brezi i te mesmeve ne politike e ne drejtim, neqoftese mund ta quajme keshtu, e ndriti ne keta 10 vjet. Natyrisht qe jo. A mund te thuhet qe ky brez beri ate qe duhej te bente. Natyrisht qe jo. Si shpjegohet qe edhe keta shpesh deshtuan duke jua lene stafeten ne menyre te panatyrshme te rinjve? (ne perendim kjo stafete lihet natyrshem, me pergjegjesi per fatet e vendit, ne kohen e duhur dhe pasi eshte dhene e gjithe eksperienca e mundshme). Pa dyshim problemet e ketij vendi jane pa fund dhe mungesa e veshtrimit vizionar, mosnjohja e drejtimit dhe e qeverisjes si art e si shkence e mangesite e shkollimit ne kete aspekt, mungesa e edukimit qytetar demokratik, e idealeve apo e motivimit per te ndertuar nje vend te ri modern, deshira per pasurim te shpejte pas nje varferie te tejskajshme e nje sere faktoresh te tjere, paten ndikimin e tyre ne deshtimin e pothuaj te gjithe te perzgjedhurve te te gjithe kategorive moshore qe perbejne lidershipin politik e shteteror shqiptar. Gjithsesi, ne paguam harace me ata e me keta.

Problemi qendror i ketij shkrimi nuk eshte rilevimi i vlerave te moshemesmeve e ulja e atyre te te rinjve. Eshte vetem nje persihatje per te kutuar se ndarja si me thike ne kategori moshore vlerash e mbivleresimi ekstremal i cilesdo prej tyre, nuk e sjell zgjidhjen e problemit. Zgjidhja eshte alternimi i vlerave, por i atyre te vertetave te te dy brezave, i pervojes e intelektualizmit te pjeses me te mire te brezit te mesem e disi te vjeter, i ndergjegjes e aftesise se tyre, maturise e pjekurise se moshes nga njera ane dhe nga ana tjeter e energjise, motivimit, talentit, kultures moderne, shkollimit me te shendoshe apo perendimor te brezit me te ri, te asaj pjese perfaqesuese te ketij brezi ku duhet bere perzgjedhja per te gjetur ata qe se bashku me me te moshuarit a te mesmit duhet te drejtojne vendin. Kjo perzgjedhje per vete konjukturat politike te cilat vazhdojne te nxjerrin ne pah deri me tash me militantet e me arrivistet, por jo me te motivuarit e profesionistet, ende nuk duket se po behet apo do te behet. Gjithsesi duhet te behet. Nga ata qe kane ne dore ta bejne, qe drejtojne e perbejne forumet e dy partive me te medha shqiptare. Duke shkelur mbi veten e interesat e tyre personale apo te militanteve qe i rrethojne. Vetem medioker mos qofshin keta te vjeter apo te rinj, te perzgjedhur ne qeveri. Per hir te pergjegjesise se ndertimit te ketij vendi qe nuk po behet e nuk po behet dot.

P.S Qeveria e re Majko ka shume pak te rinj. Pothuaj aspak. Nen prizmin e asaj cka u tha me siper kjo serish nuk ndreq asgje, po te marrim parasysh se vetem nje pakice e derrmuar e te moshemesmeve ne qeveri perfaqesojne vlera.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.