Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Sikur tu tolerohesh te tjereve cfare i lejojme vetes, jeta do te ishte e padurueshme.
--- George Courteline

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 154 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Gjuha :: Gjuha letrare shqipe nė rrjedhė tė kohėve
Postuar nga: Albo

Gjuha As. Prof. Dr. David Luka

Ėshtė folur, pėrfolur e shpėrfolur shumė kohėt e fundit nė shtypin periodik pėr pikėpamjet e gjuhėtarėve shkodranė ndaj
"gjuhės letrare kombėtare tė njėsuar". Ndėr kėto shkrime, mė tepėr se njė analizė tė mirėfilltė shkencore, ka pasur "luftė llogoresh" e "vringėllim armėsh", natyrisht shoqėruar edhe me sharje, diku mė tė lehta e diku mė tė rėnda. Po mbi tė gjitha ka patur keqinterpretime tė qėllimshme. Prandaj, para se tė nis shtjellimin e mendimeve tė mia, dua tė rreshtoj disa "aksioma", tė cilat do tė mė pėrligjin pėr qėllimin tim tė mirė.

Sė pari, gjatė gjithė historisė sė gjuhėsisė shqiptare, gjuhėtarėt gegė janė pėrpjekur nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme pėr njėsimin e gjuhės shqipe. Dhe jo vetėm kaq, po ata edhe kanė punuar me kėmbėngulje nė kėtė drejtim. Tjetėr, pastaj, ėshtė rruga qė kanė ndjekur pėr ta realizuar kėtė njėsim.

Sė dyti, asnjė gjuhėtar shkodran nuk e ka mohuar e as kundėrshtuar gjuhėn letrare kombėtare tė njėsuar, pavarėsisht se ajo ka qenė pėr ta pa asnjė dyshim "toskėrishtja letrare" e ngritur nė standart. Shqetėsimi i gjuhėtarėve shkodranė ka qenė e vazhdon tė jetė edhe sot "mohimi" i kryedialektit gegė dhe - ajo qė ka dėmtuar rėndė kulturėn tonė kombėtare - ndalimi i shkrimit tė saj pas vitit 1972.

Sė treti, nė tė tre institucionet kryesore tė Shkodrės: nė Universitetet, nė teatėr dhe nė radio shkruhet dhe flitet toskėrishtja letrare.

Sė katėrti, pothuaj tė gjithė gjuhėtarėt e Shkodrės shkruajnė nė gjuhėn letrare tė njėsuar tash mė shumė se 20 vjet pa u ankuar, sepse toskėrishtja ėshtė dialekt i gjuhės shqipe.

Faktet e mėsipėrme duhet tė mbahen mirė parasysh para se tė vihet gojė mbi gjuhėtarėt e Shkodrės edhe kur ata kėrkojnė
"debat e diskutim". Grekėt e vjetėr thonin se ēdo njeri mund ta gjejė tė vėrtetėn pėrmes diskutimit. Dhe ne pikėrisht "tė vėrtetėn" po kėrkojmė. Nė fund tė fundit diskutimi i lirė e miqėsor ėshtė gjithnjė shenjė qytetėrimi.

* * *

Pėrpjekjet pėr njėsimin e gjuhės shqipe (pėrkatėsisht pėr afrimin e ndėrgjegjshėm tė dy dialekteve) kanė nisur me "Mesharin" e Buzukut.

Pėrfundimi i parė me rėndėsi, qė hap shteg diskutimi pėr historinė e gjuhės shqipe, ėshtė ai qė vuri re me kohė J. Rrota kur shkroi: "Megjithėse libri asht shkrue gegnisht, prap kemi nė Buzukun mėndyrė, qė janė sot tė pėrdoruna ma fort kah krahi i Tosknisė"1 . Kėtė mendim, nė forma e nė variante tė ndryshme, e kanė shprehur edhe dijetarė tė tjerė, para e pas J.Rrotės (khs. p.sh. G. Majerin i cili, megjithėse nuk e pati njohur "Mesharin", qė shprehur se bigėzimi dialektor i shqipes ėshtė i vonė, N.Joklin, G. Petrotėn, K. Taljavinin etj.), pėr tė arritur te Ēabej qė, me dorė tė sigurt, sqaroi shumė pika tė errėta tė kėtij
problemi.

Po ndėrkaq, duke gjykuar gjuhėn e Buzukut, na intereson sė tepėrmi mesazhi qė sjell ajo pėr kohėn e sotme, pėrkatėsisht pėr gjuhėn e sotme shqipe. Tashmė njihet teoria e areave laterale. Dihet qė ndėrrimet ne njė trevė gjuhėsore tė pėrbashkėt, zakonisht, nisin nė qendėr, ndėrsa skajet ruajnė tipare mė arkaike e pėr njė kohė mė tė gjatė. Gjuha e Buzukut - tashmė dihet - paraqet dialektin e Veriut, njė gegėrishte qė ėshtė mjaft pranė toskėrishtes e qė afrohet edhe me dialektet e arbėreshėve tė Greqisė e tė Italisė.

Puna qė edhe sot e kėsaj dite ruhen trajta tė moēme nė zonat anėsore tė truallit tė shqipes e nė tė njėjtėn kohė, disa novacione qė ndajnė sistemin fonetik tė gegėrishtes nga toskėrishtja, nuk kanė zėnė vend ende nė kėto zona, duke pėrfshirė kėtu edhe tė folmet e trevės sė Krajės e tė Ulqinit me rrethe, na bėjnė tė mendojmė se gegėrishtja e Buzukut paraqet pėrafėrsisht gjuhėn shqipe tė shek. XVI.

Pėrpjekjet e Buzukut, i cili - tashmė dihet - ėshtė mbėshtetur nė njė traditė tė shkrimit tė shqipes2 , detyrimisht duhen vėshtruar nė kuadrin e kohės kur ky jetoi e punoi.

Duke nisur me konstatimin e M. Rokė3 , qė pohoi se Gjon Buzuku ndėrron nga tė tjerėt pas tij (ėshtė fjala pėr Budin, Bardhin e Bogdanin), diskutimi pėr pėrkatėsinė kohore tė veprės sė Buzukut nis e merr formė tė re. Tani, pavarėsisht se si duhet trajtuar pėrpjekja e Buzukut pėr tė shqipėruar Meshėn shenjte, si aksion i Vatikanit4 , apo si fryt i Reformės5 , qėllimi i Buzukut shpaloset qartė ndėr lutjet, ku shkruhet: Gjithė popullinė e kėrshtenė ndė Arbanit ata n mortajet largo, ty tė lusmė, Zot (origjinali XVIII/4).

Qėllimi i Buzukut, pra, krahas kryerjes sė detyrave fetare, diēka krejt e natyrshme pėr njė prift, ėshtė - dhe kjo duhet theksuar e nėnvizuar - afirmimi i individualitetit shqiptar nė bashkėsinė ballkanike e evropiane. Veprimtaria e Buzukut nė kėtė drejtim, ashtu siē shprehet E. Ēabej6 , ėshtė pėrpjekje "... pėr tė ngritur nė Shqipėri gjuhėn e vendit nė rangun e njė gjuhe liturgjije".

Buzuku shkruan pėr tė zdritur mendjet e njerėzve, pėr t'u ardhur nė ndihmė atyre qė tė kuptojnė meshėn, duke qenė jo vetėm spektatorė, po pjesėmarrės aktivė nė informacion. Pėr realizimin e kėtij qėllimi, gjuha do tė zinte vendin e parė nė kryerjen e kėtij funksioni kaq tė rėndėsishėm.

E vėshtruar me kėtė sy, gjuha e Buzukut paraqet interes tė shumėfishtė pėr gjuhėn shqipe. Duke pasqyruar ajo gegėrishten e kohės sė tij, njė gegėrishte me pak ndryshime me toskėrishten, mė afėr saj, pra mė afėr njė koineje tė pėrbashkėt, ajo duhet studiuar jo vetėm nė kuadrin e historisė sė gjuhės shqipe, po edhe pėr tė nxjerrė mėsime pėr gjuhėn e sotme letrare shqipe. Krahas duhen vėnė re edhe pėrpjekjet e vetė Buzukut pėr afrimin e dialekteve, punė qė ishte nė vazhdėn e qėllimit tė tij pėr tė
qėnė i kuptueshėm pėr njė masė sa mė tė madhe njerėzish.

Mesazhi qė sjell gjuha e Buzukut ėshtė i qartė. Kemi tė bėjmė me njė traditė katėrqindvjeēare tė shkrimit tė gegėrishtes letrare, qė nuk mund tė hidhet poshtė as me njė tė rėnė tė sėpatės, as me vendime kongresesh e as me urdhra partiake. Duam apo nuk duam ne, kjo traditė vazhdon qetėsisht jetėn e vet brenda e jashtė vendi. Puna ėshtė qė ta njohim, ta studiojmė e ta ripėrtrijmė, tani nė shėrbim tė gjuhės shqipe.

Kemi njė gjuhė shqipe tė ndarė nė dy kryedialekte, qė janė pjesė e pandarė e pasurisė shpirtėrore e kombėtare tė popullit tonė. Ta flakėsh gjysmėn e saj poshtė, do tė thotė tė dėmtosh veten.

Nė rrugėn e gjatė e tė vėshtirė tė pėrsosjes sė mėtejme tė gjuhės shqipe, nė radhė tė parė u bie detyra gjuhėtarėve tė
mendojnė si duhet zgjeruar baza e shqipes sė sotme letrare. Jo pėr tė prishur, jo pėr tė dėmtuar, po pėr ta pasuruar mė tej gjuhėn tonė, pėr ta bėrė atė mė tė larmishme, mė shprehėse e mė tė pranueshme nga tė gjithė.

Pėrpjekje tė frytshme pėr njė gjuhė shkrimi mbidialektore janė bėrė edhe nga shkrimtarėt e tjerė tė Veriut si Budi e Bardhi. Por ėshtė Pjetėr Bogdani ai qė bėri pėrgjithėsimin e tė gjitha kėtyre pėrpjekjeve edhe nė fushėn e normėzimit tė shqipes letrare. Kjo shihet qartė te shprehja "M'asht dashtunė me djersė tė mėdha shumė fjalė me ndrequnė ndė dhe tė Shkodrėsė". Koineja "ndė dhé tė Shkodrės", domethėnė nė pėrpunimin letrar qė i ėshtė bėrė shqipes nė kėtė qėndėr tė lashtė tė kulturės shqiptare7 , i shėrbeu autorit tė "Ēetės sė profetėve" si model pėr tė shkruar nė pajtim me traditėn letrare tė shqipes sė asaj kohe.

Rėndėsia e autorėve tė vjetėr gegė e veēanėrisht e Bogadanit pėr pėrpjekjet e afrimit tė dialekteve maten me jehonėn qė patėn veprat e tyre brenda e jashtė vendi nė njėrėn anė dhe me dobinė qė i sollėn kulturės kombėtare, nė anėn tjetėr.

* * *

Themelet e drejtshkrimit tė sotėm u hodhėn ne shek. XIX, gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, kur nisi njė punė e
vetėdijshme dhe e shumanshme pėr ngritjen e shqipes nė shkallėn e njė gjuhe tė zhvilluar kulture, pėr formimin e njė gjuhe letrare tė pėrpunuar, tė stabilizuar e sa mė tė njėsuar.

Ndėr shkrimtarėt e Veriut, qė shkruanin gegėrisht, pėrpjekje pėr drejtshkrim tė njėsuar i gjejmė te Z. Jubani e P. Vasa. Te kėta autorė gjenden pika afrimi me gegėrishten jugore e nė ndonjė rast tė veēantė edhe me toskėrishten. Por, ai qė ka luajtur njė rol me rėndėsi nė kėto pėrpjekje, ka qenė Ndre Mjeda. Nėn ndikimin e K. Kristoforidhit, ai pėrpunoi njė sistem pėr afrimin e tė
dy dialekteve. Po kėshtu edhe L. Gurakuqi, i cili nė njė artikull botuar me 1905, titulluar "Themeli i gjuhės letrare", bėri tė qartė se hapi i parė pėr njėsimin e gjuhės ėshtė njėsimi i ortografisė.

Krijimi i shoqėrisė kulturore "Bashkimi" (1899) dhe tjetrės "Agimi" (1901) nė Shkodėr, krahas problemit tė alfabetit, i dhanė njė hov tė madh edhe diskutimit pėr gjuhėn letrare e kryesisht pėr drejtshkrimin e shqipes.

Komisia Letrare e Shkodrės, qė veproi nė Shkodėr nga viti 1916 deri nė vitin 1917, nė broshurėn "Rregulla mbi ortografinė e gjuhės shqipe", dha kodifikimin e parė tė drejtshkrimit tonė. Nė nenin e parė thuhet: "Ortografia e gjuhės do tė jetė fonetike, d.m.th. do tė shkruhet ashtu si flitet sot prej popullit". Nė kėtė broshurė bie nė sy edhe pėrpjekja graduale qė do tė bėhej nė tė ardhmen pėr afrimin sa mė tepėr tė dy dialekteve.

Ėshtė plotėsisht e kuptueshme se secili prej anėtarėve tė Komisisė kishte pikėpamjen e vet pėr njėsimin e gjuhės. Disa qenė pėr variantin verior, disa pėr elbasanishten e ndonjė edhe pėr variantin jugor. Po nė njė pikė ata ishin tė gjithė tė njė mendimi, qė duhet punuar pėr njėsimin e drejtshkrimit si kusht i parė drejt njėsimit tė gjuhės.

Nė gjuhėsinė shqiptare tė pasēlirimit ėshtė akuzuar kleri katolik i Shkodrės si "reaksionar", si pėrēarės e si kundėrshtar i rreptė i njėsimit tė gjuhės shqipe. Bile janė vėnė edhe epitete tė tilla si "shkolla reaksionare jezuite", "shkolla reaksionare franēeskane" dhe ėshtė akuzuar veēanėrisht Gjergj Fishta si frymėzues i kėsaj pėrēarjeje. E vėrteta qėndron krejt ndryshe.
Sot ne mund tė gjykojmė jo nėpėrmjet interpretimeve tė pathemelta, po nėpėrmjet vetė fjalėve tė Fishtės. A. Kostallari ka shkruar se Gjergj Fishta ka qėnė gjithnjė kundėr njė gjuhe letrare qė ecte drejt njėsimit, tė cilėn e quante si njė "gjuhė mushke", "gjuhė bastardhe stramastike"8 . Nė tė vėrtetė metafora aq e goditur pėr "gjuhė mushke" ėshtė thėnė nė njė kontekst tė ndryshėm nga ē'mundohet ta interpretojė A. Kostallari. Fjalėt e Fishtės janė kėto: "Do shqyptarė, kur shkruejnė shqyp, e pėrziejnė gegnishten e tosknishten nė njė mėndyrė kaq tė vrazhdė, sa mos me t'u ba as me e kėndue. Ajo s'asht
gjuhė: ajo asht si mushku, qė s'asht as kalė, as gomar. Pėr me u pėrba gjuha letrare nuk asht nevoja me krijue gjuhė tė re: lypet vetėm me njoftė gjuhėn e me i dijtė rregullat e saj mirė e mbasandej me i rreshtue fjalėt e shkrueme me mjeshtri e atėherė koha, dija dhe estetika len me gjykue se cili dialekt do zgjedhė pėr gjuhė letrare nė Shqypni". Siē shihet kemi kėtu thėnė tepėr qartė pikėpamjen e Fishtės pėr njėsimin e gjuhės letrare. Interpretimet e tjera janė vetėm keqdashėse.

Deri nė vitin 1944 gjuha shqipe pati njė ortografi laramane. Kjo gjendje pasqyrohet qartė nga A. Xhuvani, i cili shkruan: "... mjerisht nuk e kemi unjisue apo unifikue ortografin'e gjuhės shqipe e duhet kohė e punė e durim pėr me ja mrrimė kėtij qėllimi e dėshiri tė pėrgjithshėm, punė qė mbarohet me evolucion e me studime e jo me urdhna"9 .

Pas vitit 1944 u vu re njė prirje e pėrgjithshme pėr tė shkruar nė toskėrishte. Pikė referimi pėr tė pėrcaktuar drejtimet e punės sė kryer pėr drejtshkrimin e shqipes mbeten dy "sesionet shkencore" tė vitit 1952, qė shpeshherė kalohen rrėshqitasi nga gjuhėsia shqiptare zyrtare e periudhės sė komunizmit. Nė tė parin u punua libri i J. Stalinit "Marksizmi dhe ēėshtjet e gjuhėsisė". Nė tė dytin u diskutua pėr mundėsinė e njėsimit tė gjuhės mbi bazėn e toskėrishtes. Do tė mjaftonte vetėm njė pjesė e raportit tė Dh. Shuteriqit, mbajtur nė atė sesion, pėr tė kuptuar se mbi ē'baza po punohej. Nė kėtė raport, ndėrmjet tė
tjerash thuhej se "... kemi avantazhe tė mėdha qė tė punojmė pėr ēėshtjen e gjuhės sonė kombėtare letrare, sepse jetojmė n'epokėn e socializmit triumfonjės, sepse shkojmė edhe ne vetė drejt socializmit, nėn udhėheqjen e urtė tė partisė sonė e tė shokut tė dashur Enver Hoxha, sepse shoku Stalin formuloi nė mėnyrė pėrfundimtare teorinė materialiste tė gjuhės...".
Komenti del i tepėrt. Kundėr pėrshpejtimit mekanik e pa kriter tė njėsimit tė gjuhės letrare kombėtare dolėn nė kėtė sesion dy personalitete tė gjuhėsisė shqiptare, A. Xhuvani e E. Ēabej.

Pas vitit 1952 u pėrcaktuan qartė drejtimet pėr njėsimin e gjuhės letrare, i cili, siē dihet, do tė kryhej nga lart nėn udhėheqjen e Partisė, qė edhe kish pėrpunuar atė qė u quajt "politika gjuhėsore e Partisė". Nė vitin 1955 E. Hoxha jepte drejtimet e kėsaj politike10 , ndėrsa njė vit mė vonė, nė Kongresin III tė PPSh u pėrcaktua edhe njė program pune afatgjatė. Nė fakt, pas vitit 1955 nėpėr shkolla, organe shtypi etj. qe vendosur toskėrishtja si gjuhė zyrtare. Veēanėrisht kjo punė vazhdoi pas vitit 1967,
kur u botuan nga komisioni i ngritur pėr kėtė qėllim nė Institutin e Gjuhėsisė "Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes", qė u vunė menjėherė nė zbatim nė Shqipėri e nė Kosovė. Praktikisht pesė vjet para mbajtjes sė Kongresit tė Drejtshkrimit problemi i njėsimit tė gjuhės dhe i drejtshkrimit qenė zgjidhur pėrfundimisht mbi bazėn e toskėrishtes letrare.

* * *

Kongresi i Drejshkrimit, qė u mbajt mė 1972, paraqet tri pamje qė duhen analizuar me imtėsi.

Sė pari, po realizohej mė sė fundi dėshira e zjarrtė e rilindėsve tanė pėr njė gjuhė tė pėrbashkėt tė mbarė kombit shqiptar. Formula e gjetur se gjuha letare kombėtare e njėsuar ėshtė formuar "sui generis" dhe paraqitet "mbidialektore" ishte vėrtet e qėlluar e hyjnore. Shuhej pėrfundimisht sherri i vjetėr "gegė e toskė" dhe bėhej e pranueshme apriori nga tė dy palėt.

Sė dyti, kjo dėshirė e zjarrtė realizohej nė kohėn e Partisė sė Punės e nėn udhėheqjen e saj. Cili ishte roli i kėsaj partie nė kėtė mes dhe, a mos po spekulohej, ashtu si gjithnjė, me kėtė dėshirė tė zjarrtė e tė hershme tė shqiptarėve?

Sė treti, ndalohej gegėrishtja letrare, duke dalė e tepėrt dhe e panevojshme. Kujt i shėrbente kjo?

Tė tri konstatimet e mėsipėrme duhen zhveshur nga ideologjizimet e asaj kohe, po edhe nga pėrpjekjet pėr t'i ideologjizuar pėrsėri.

1. - Katėr vjet pas Kongresit tė Drejtshkrimit, mė 1976, nėn drejtimin e sociologut tė njohur Xhoshua Fishman, u botua nė Paris vepra e Xhenet Bajronit "Pėrzgjedhje ndėrmjet alternativave nė standartizimin e gjuhės: Rasti i shqipes". Aty mėsuam se "toskėrishtja ka qenė bėrthama fillestare e shqipes standart". Nė konferencėn "Gjuha letrare kombėtare dhe bota shqiptare sot" (Tiranė 1992) u pohua haptas se baza e gjuhės shqipe na paska qenė toskėrishtja letrare! Jemi, pra, para njė kundėrvėnieje: mė 1972 "sui generis" e "mbidialektore", mė 1992 "toskėrishtja letrare"! A ka vend pėr diskutim? Natyrisht po, sepse ėshtė prekur e lėkundur themeli i saj.

2. - Nė thelbin e politikės gjuhėsore tė E. Hoxhės, njėsimi i gjuhės nuk qe aspak qėllim mė vete. Pėrkundrazi, qe mjet "pėr krijimin e unitetit moralo-politik" sepse, sipas tij, "fryma e lokalizmit ... tė ēon nė pikėpamje tė rrezikshme antikomuniste"11 . E. Hoxha, pra kėrkonte tė mbante nėn kontroll e nė shėrbim tė ideologjisė sė vet edhe gjuhėn letrare kombėtare. Ky fakt nuk mund tė kalohet lehtė e as rrėshqitas. Sepse ka njė literaturė tė tėrė qė vihet nė shėrbim tė partisė-shtet pėr kėtė qėllim. Mjafton tė kujtojmė dy numra tė revistės "Studime filologjike" (nr. 2, 1985 e nr. 4, 1988), organ i specializuar i Institutit tė
Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė tė Akademisė sė Shkencave, ku gjuhėtarėt mė tė nderuar tė vendit janė pėrpjekur tė vėrtetojnė se E. Hoxha na paska qenė filologu dhe albanologu mė i madh i tė gjitha kohėve. Ndėr kėto shkrime budallallėqet kanė arritur deri nė superlativa, duke komprometuar jo vetėm dinjitetin dhe personalitetin e filologėve tanė, po duke vėnė nė provė edhe autoritetin shkencor tė tyre. Prandaj e kanė tė vėshtirė tė pranojnė debatin. Pra nė kėtė mes duhet thėnė haptas se nuk ėshtė
demagog E. Hoxha, po ata qė i shėrbyen me zell atij.

3. - Ndalimi i gegėrishtes bėhej me dy qėllime tė caktuara. Sė pari, "letėrsia e ndaluar", e shkruar nė gegėrishte jo vetėm nuk i shėrbente regjimit nė fuqi, po i sillte dėm atij. Kjo pėrbėnte edhe thelbin politik tė "ndalimit" (pėrkat. mohimit) tė gegėrishtes letrare, qė duke iu zėnė fryma, do tė vdiste ngadalė nga asfiksia. Sė dyti, varroseshin pėrfundimisht autorė madhorė si Fishta
etj., po edhe ata qė vazhdonin tė shkruanin gegėrisht jashtė atdheut si Camaj etj. Gjysma e kulturės kombėtare do t'i kalonte historisė.

Ēėshtja e riafirmimit tė gegėrishtes letrare, pra ka tė bėjė me riafirmimin e njė pjese mjaft cilėsore tė kulturės kombėtare. Prandaj mohimi i gegėrishtes atėherė edhe sot mbetet antikombėtar.

Nė plan tė parė tani dilnin dy ēėshtje. Sė pari, njohja e kėsaj "pjese cilėsore" tė kulturės kombėtare tė mohuar dhe, sė dyti, mundėsia e integrimit tė saj nė kulturėn e sotme kombėtare.

Nė nismat e kėtyre pėrpjekjeve filluan edhe "llogoret". E nisi luftėn "me armėt e mbetura tė Partisė sė Punės" konferenca me titull "Gjuha letrare kombėtare dhe bota shqiptare sot", qė u mbajt nė Tiranė mė 1992 nė pėrkujtim tė 20-vjetorit tė Kongresit tė Drejtshkrimit.

Pėr qėllimet, pėrgatitjet dhe mėnyrėn e zhvillimit unė kam shkruar njė artikull me titull "E vėrteta mbi konferencėn shkencore "Gjuha letrare kombėtare dhe bota shqiptare sot", botuar nė Kumtari 6, organ i Muzeut Historik tė Shkodrės12 . Theksoj se kam qenė pjesėmarrės nė tė gjithė zhvillimin e ngjarjeve, qė nga nisma e deri te banketi, shtruar nė fund tė konferencės. Nga ky artikull po shkėpus pėr ilustrim vetėm njė pjesė.

Konferenca shkencore "Gjuha letrare kombėtare dhe bota shqiptare sot" kishte njė pikėsynim tė caktuar: tė pranoheshin vendimet e Kongresit tė Drejtshkrimit jo vetėm si njė fakt i kryer, po edhe si e vetmja zgjidhje e drejtė shkencore. Taktika qė do tė ndiqej pasqyrohej qartė nė programin e konferencės. U mbajt njė referat dhe 64 kumtesa (61 tė planifikuara). Nė pikėpamje tė pėrmbajtjes, vetėm 5-6 kumtesa merreshin drejtpėrdrejt me problemin kryesor (qė duhej tė pėrbėnte boshtin e kėsaj konference): A qe apo jo zgjidhje e drejtė ajo qė dha Kongresi i Drejtshkrimit? Kumtesat e tjera diskutonin ēėshtje tė dyta, tė cilat rrihnin pėr ta perfeksionuar mė tej kėtė zgjidhje, duke e pranuar jo vetėm si tė drejtė, po edhe tė pakthyeshme.

Flamurin e morėn kosovarėt, nismėtarė tė "pajtimit kombėtar". Ata kishin vėrshuar nė konferencė dhe nuk u pritej tė dilnin nė mbrojtje tė Kongresit tė Drejtshkrimit. Ēdo alternativė tjetėr e quanin antikombėtare. Raporti i forcave qe ky: vendės 27 kumtesa (Tiranė 18, Shkodėr 7, prej tė cilave dy tė paplanifikuara, Elbasan 2). Nga diaspora 4 (arbėreshė 3, SHBA 1); nga shqiptarėt e ish-Jugosllavisė 29 (Prishtinė 23, Maqedoni 5, Mali i Zi 1). Tė huaj 4 (Gjermani 2, Poloni 1, Rumani 1).

Me gjithė kujdesin paraprak tė organizuesve tė konferencės, ajo nuk u zhvillua sipas parashikimeve. "Tė ēarat" nisėn qė nė seancėn plenare dhe vazhduan deri nė diskutimet e fundit. U pėrplasėn haptas dy mendime, dy rryma: njėra qė mbronte pa asnjė diskutim Kongresin e Drejtshkrimit; tjetra, ajo qė me logjikėn e fakteve, i kundėrvihej sė parės. Paradokset, si nė tėrė jetėn shqiptare, qenė tė pranishme edhe nė konferencė. Pranohej p.sh. pa pėrjashtim qė gjuha letrare e njėsuar nuk qe ndėrtuar "sui generis" (mbi bazėn e tė dy dialekteve, pra si gjuhė mbi- dialektore), por mbi toskėrishten letrare. Ky fakt ishte i
mjaftueshėm pėr tė menduar (e natyrisht edhe pėr tė nisur diskutimin) se zgjidhja qė i dha Kongresi i Drejtshkrimit gjuhės "sė njėsuar" detyrimisht duhej rishikuar. sepse qe lėkundur themeli mbi tė cilin mbėshtetej zgjidhja teorike e kėsaj gjuhe "tė njėsuar".

U propozuan dy alternativa. E para, tė mbetej gjithēka ashtu siē ishte. Mund tė diskutohej vetėm pėr pėrsosje tė mėtejshme. E
dyta, "gjuha e njėsuar" tė ruhej, po vetėm me vlerat qė ka, pra duke pėrfaqėsuar toskėrishten letrare. Ndėrkaq, tė "lirohej"
nga burgu dhe t'i jepeshin tė gjitha tė drejtat e humbura gegėrishtes letrare. Shkrimtarėt tė shkruajnė lirisht nė atė kryedialekt
qė tė dėshirojnė. Nė njė tė ardhme tė afėrt, nėpėrmjet njė konsulte mbarėkombėtare dhe tė organizuar mirė e pa paragjykime,
tė vendoset pėr gjuhėn standart qė do tė pėrdoret nė shkolla, gazeta, radiotelevizion etj.

Duke mbrojtur kėtė alternativė kishim parasysh edhe faktin se gjuha sot po shkruhet mbarė e prapė, duke u pėrdhunuar
veēanėrisht nga gazetat dhe revistat. Nė qoftė se nuk i vihet fre kėsaj "lirie", nė tė ardhmen nuk do tė kemi mė gjuhė tė bukur shqipe.

Kjo alternativė qe pasqyruar qartė nė Deklaratėn e gjuhėtarėve tė Shkodrės, e cila nuk u lejua tė lexohej nė konferencė.

Ndėrkaq, pėr tė vėrtetuar se konferenca shkencore nė pėrkujtim tė Kongresit tė Drejtshkrimit kishte karakter tė theksuar politik e propagandistik, se ajo vihej haptas nė mbrotje tė politikės gjuhėsore tė Enver Hoxhės, do tė mjaftonte vetėm njė fakt, qė kumtesat e mbajtura aty nuk u mblodhėn, sė paku pėr t'u arshivuar sipas traditės. Do tė ishte mė e arsyeshme qė kuota e shpenzuar pėr darkėn e dhėnė nė hotel "Dajti" tė pėrdorej pėr botimin e kumtesave tė mbajtura nė konferencė, nė mėnyrė qė nė tė ardhmen tė gjykohej jo mbi intervistat e dr. Jorgo Bulos, Xh. Lloshit apo ANSA-s, po nėpėrmjet shkrimeve tė mbajtura atje. "Scripta manent" thoshte shpesh E. Hoxha. E kėtė e dinė mirė "shokėt" e Institutit te Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė, sepse gjithnjė kanė punuar dhe kanė mbrojtur mėsimet e tij.

* * *

Tani edhe dy fjalė pėr Deklaratėn e gjuhėtarėve tė Shkodrės. Pikėrisht kur morėm vesh se njė pjesė e mirė e gjuhėtarėve tė Shkodrės qenė mėnjanuar qėllimisht nga konferenca e vitit 1992, vendosėm tė bėjmė njė tubim shkencor pėr tė shpalosur mendimet tona. Kėtė tubim, qė u mbajt me 27 korrik 1992, ne e quajtėm "Tryezė e rrumbullakėt". Tema e saj qe "Probleme tė gjuhės letrare kombėtare". E organizonte Muzeu Historik dhe Katedra e Gjuhės Shqipe e Universitetit "L. Gurakuqi". Pėrveē
gjuhėtarėve shkodranė, merrnin pjesė edhe tre gjuhėtarė tė ftuar nga Instituti i Gjuhėsisė (B. Beci, S. Mansaku e E. Lafe). I ftuar qe edhe prof. A. Pipa, qė ndodhej nė Shkodėr rastėsisht. Ky tubim vazhdoi pandėrprerje plotė gjashtė orė. Mė nė fund u lexua njė deklaratė. Tė gjitha diskutimet dhe debatet janė incizuar. Deklarata, qė paraqiste nė mėnyrė tė koncentruar mendimet e gjuhėtarėve shkodranė pėr gjuhėn letrare tė njėsuar, u botua nė gazetėn "Shkodra" (6 gusht 1992), nė gazetėn tjetėr lokale "Besa" si dhe nė njė gazetė me emrin "Libertas" (vjeshtė 1992).

Pėr kėtė Deklaratė ėshtė folur e shkruar shumė, po gjithsesi apriori, sepse autorėt e kėtyre shkrimeve nuk e kanė njohur tekstin origjinor tė botuar, siē thashė, nė gazetėn lokale "Shkodra". Do tė mjaftonte vetėm puna qė Deklarata ėshtė botuar nė gjuhėn letrare tė njėsuar pėr tė rrėzuar tė gjitha "mallkimet" e lėshuara kundėr saj.

* * *

Nė njė seancė tė Seminarit XVII ndėrkombėtar pėr gjuhėn dhe letėrsinė shqipe, qė u mbajt nė Tiranė nė gusht tė vitit 1995, u diskutua edhe pėr problemet e gjuhės letrare. Seanca qe parashikuar rreth dy orė, po zgjati katėr orė e do tė zgjaste edhe mė nė qoftė se nuk do tė sėmurej prof. I. Ajeti, qė nuk arriti ta pėrfundonte fjalėn e nisur. Materialet e kėtij Simpoziumi tanimė janė botuar nė njė vėllim tė veēantė dhe,besoj, lexuesit janė njohur me mendimet dhe diskutimet e bėra nė kėtė seancė.

* * *

Nė pėrfundim tė kėtij shkrimi do tė pėrpiqem tė rreshtoj mendimet e gjuhėtarėve shkodranė pėr problemet e gjuhės letrare.

1. - Gjuha letrare e njėsuar, duke qenė pjesė e kulturės kombėtare, e ka fituar qytetarinė e vet. Ajo, pavarėsisht se paraqet "toskėrishten letrare", do tė luajė edhe nė tė ardhmen rolin e gjuhės standart.

2. - Gegėrishjta, pasi tė pėrpunohet e tė normėzohet, mund tė pėrdoret me sukses nė veprat letrare tė autorėve gegė.

3. - Gjuha letrare e njėsuar mund dhe duhet tė pasurohet mė tej. Kjo mund tė arrihet nėpėrmjet zgjerimit tė bazės sė saj
dialektore, po gjithnjė duke ruajtur veēoritė e nėnsistemit mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar.

Nuk jemi, pra, pėr tė prishur, po pėr tė ndrequr. E me kėtė rrugė dalim tė gjithė tė fituar.

As. Prof. Dr. David Luka





Phoenix 05 - Artikulli 06
www.dardania.com/phoenix/...art06.html

© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
www.dardania.com/phoenix


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.