Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Per tu orjentuar midis rreziqeve te meshkujve, femrat perdorin syte e tyre si sextan, sexin e tyre si busull dhe gojen e tyre si timon.
--- de Chazal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 154 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Elita :: Jeta e Ded Gjo Lulit
Postuar nga: Albo

Elita Nga Gjoleke Gjonlekaj

E shane, e torturuan, pastaj e vrane dhe me ne fund e masakruan. Dhe per t'i humbur gjurmet e atij krimi monstruoz e qiten ne shpelle.

Nga Gjoleke Gjonlekaj

E shane, e torturuan, pastaj e vrane dhe me ne fund e
masakruan. Dhe per t'i humbur gjurmet e atij krimi monstruoz e
qiten ne shpelle.

Ky burre shqiptar kishte shkuar atje ne Orosh te Mirdites per
bisedime, edhe pse kishte nje parandjenje se atje do te vritej.
Testamenti i nenshkruar nje dite me pare se te nisej tregon
parandjenjen e tragjedise se tij, pavaresisht se te gjithe e kishin
keshilluar qe te mos shkonte.

Por Dede Gjo' Luli ua kishte dhene fjalen krereve te Mirdites.
Ishte dite fatkeqe e shtatorit kur u vra trimi legjendar i
Shqiperise, Dede Gjo'Luli i Hotit.

Ate dite u shua nga qielli shqiptar nje yll i lirise kombetare. E
vrane ata qe e vrasin kombin shqiptar tash 1300 vjet.

Dede Gjo' Luli lindi ne Traboin te Hotit ne vitin 1840. Ishte bir i
nje prej familjeve me fisnike te Malesise, dere e permendur brez
pas brezi. Hoti ka nje te kaluar te shkelqyeshme. Historianet
thone se ishte nje nder krahinat me te organizuara ne gjithe
Shqiperine ne Mesjete.

Bile Millan Shufllaj, shkruan se organizimi ushtarak i Hotit ka
filluar ne shekullin XIV. Shtepia e Dede Gjo' Lulit, ka qene dere e
pare neper shekuj. Traboini dhe krejt Malesia gjithmone ka
gezuar respekt per kete familje fisnike.

Dede Gjo' Luli u rrit dhe u be burre ne Bardhaj te Hotit ku edhe
sot e kesaj dite ruhen me mire se kudo tjeter traditat me fisnike
te races arberore.

Qysh i ri mori pjese ne lufterat per lirine e tokave shqiptare.
Merrte pjese ne te gjitha kuvendet me rendesi. Ne moshen 21
vjecare u kishte prire djemve te Hotit per te shpetuar Oso Kuken
nga flaka e barotit ne Kulle te Vranines.

Cun Mula dhe Dede Gjo' Luli perfaqesuan Hotin ne Lidhjen
Shqiptare te Prizrenit. Edhe atehere Deda ishte i ri por shume i
pjekur.

Nga pjesemarrja ne luftera dhe ne kuvende shihet mirefilli se
Dede Gjo' Luli ishte atdhetar e trim. Zoti e kishte pajisur me keto
cilesi fisnike. Roberine shekullore otomane dhe coptimin sllav te
tokave shqiptare i kishte plage ne zemer.

I dridhej toka nen kembe, ndersa qielli shqiptar qante per ato
padrejtesi dhe mallkime qe kishin rene mbi dheun e shenjte te
arberit.

Nga ato male te larta shqiptare, me syte e shqiponjes, i shikonte
te gjitha ato tragjedi ne veprim. Marreveshjen turko-sllave per
coptimin e tokave shqiptare Dede Gjo' Luli e kishte kuptuar me
mire se asnje prijes tjeter shqiptar, per faktin se kurre nuk ka
qene aleat i tyre.

Periudha para dhe pas Lidhjes se Prizrenit ishin deshmi per Dede
Gjo' Lulin se kombi shqiptar i roberuar mund te zhdukej nga
faqja e dheut. I kishte kuptuar shume mire intrigat turke dhe
pasionet e cmendura sllave. Ceriku i fundit i shekullit XIX, kishte
qene shume fatkeq, sepse gjate kesaj periudhe gjysma e
Shqiperise se roberuar nga otoman-t kishte rene nen sundimin
sllavo-grek. Tashti si burre i pjekur Dede Gjo' Luli ishte i
vetedijshem se cka po ndodh.

E shihte me syte e tij edhe ate gjysme Shqiperie se po shkon
drejt copetimit dhe humneres. Ne fillim te shekullit te kaluar
sllavo-greket, pastaj edhe italianet, nuk lane gure pa levize per
rrenimin e Shqiperise. Ne ate kohe Dede Gjo'Luli ishte burre i
pjekur dhe me pervoje te madhe ushtarake e politike. Keto i
kishte mesuar ne beteja dhe ne kuvende te medha shqiptare sic
ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Politiken dhe diplomacine nderkombetare i kishte mesuar ne
Shkoder ku kishte kaluar nje pjese te rendesishme te jetes. Atje
ishte njohur me patriotet dhe intelektualet me te shquar
shqiptare te Rilindjes. Asnje kuvend kombetar ne Shkoder nuk
behej pa pjesemarrjen e Dede Gjo'Lulit. Shqiperia dhe Kosova e
kishin kuptuar se ky eshte nje prijes i vertete. Njeri qe nuk ishte
korruptuar nga shperblimet dhe titujt e huaj. Tere jeten e kishte
kaluar ne male te Hotit pa bere asnje kompromis. Mbante lidhje
te ngushta me te gjithe patriotet shqiptare ne Jug e ne Veri, ne
Kosove dhe ne diaspore. Sa here e kishte pare shtepine e tij te
djegur shkrumb e hi, por asnjehere nuk u ligeshtua.

Te gjithe e kishin kuptuar se Turqia ishte para shkaterrimit, e
sidomos fqinjte sllave e greke. Ata enderronin se pas largimit te
Turqise do te gelltitnin te gjitha tokat shqiptare dhe sipas tyre
nuk do te kishte me Shqiperi. Por, keto kurthe mizore ballkanike
Dede Gjo' Luli i kishte kuptuar me mire. Pas shume takimesh dhe
bisedimesh me patriotet shqiptare, ky hero legjendar kishte
vendosur te fillonte luften per pavaresine e Shqiperise. Ne
Shkoder, ne Kosove dhe ne gjithe Shqiperine ishte krijuar bindja
se lufta per pavaresi ishte e domosdoshme. Edhe pse i shtyre ne
moshe trimi legjendar i Malesise kishte bere te gjitha pergatitjet
per nje qendrese te vertete.

"E filloi luften me 24 mars te vitit 1911, e cila brenda me pak se
dy vjetesh i solli Shqiperise pavaresine dhe atdheut ma te
madhen nder", thote nje poet shqiptar.

Me 6 prill te vitit 1911 per here te pare ne Bratile te Hotit valoi
flamuri shqiptar i Gjergj Kastriotit. Valoi pas 500 vjet roberie. E
shpalosi dhe u nguli ne koder te Bratiles, Nike Gjelosh Luli i
familjes se Dede Gjo'Lulit. Por ne ate moment Nike Gjelosh Luli
ra deshmor, me flamur te Kastriotit ne dore.

Ne Deciq filloi nje lufte e vertete qe u perhap ne Shqiperi dhe
Kosove. Tere bota e kuptoi se shqiptaret jane gati te bejne
sakrificen me te madhe per atdhe.

Shtypi evropian dhe boteror shkruante cdo dite per trimerine
dhe vendosmerine e shqiptareve. Politika dhe diplomacia
evropiane mesoi shume nga kjo lufte. Ato dite patriotet
shqiptare pergatiten dhe nenshkruan Memorandumin e Greces
qe eshte dokumenti me i rendesishem per pavaresine e
Shqiperise para Shpalljes se Pavaresise ne Vlore me 28 nentor te
vitit 1912. Te gjitha ketyre veprimeve heroike dhe politike u priu
Dede Gjo' Luli me guximin, ndershmerine dhe largpamesine qe e
karakterizonte ne cdo cast historik.

Per lufterat dhe atdhedashurine e tij kane shkurar me shume se
100 autore shqiptare dhe te huaj. Kane shkruar dhe shkruajne
poetet, historianet dhe shkrimtaret me te mire te kombit
shqiptar.

Vendlindja e tij dhe gjysma e Malesise se Madhe gjendet edhe
sot e kesaj dite nen pushtimin serbo-malazez. Kulla e Dede Gjo'
Lulit eshte shnderruar ne nje germadhe. Atje populli shqiptar po
tretet, po asimilohet, po humb te gjitha virtytet fisnike te races
arberore. Politikat e ndryshme ballkanike po e shnderrojne ne
shqipfoles gjysmen e Malesise. Atje vritet per dite gjuha, kultura
dhe historia shqiptare. Ndoshta po pergatitet edhe nje fatkeqesi
tjeter me e madhe.

Deciqi dhe Bratila jane troje shqiptare qe u lane me gjak per lirine
e Shqiperise. Kete e dijne te gjithe historianet shqiptare. Flamuri
i Kastriotit eshte ngritur per here te pare ne Bratile dhe ne
Deciq; atje eshte lare me gjakun e djemve dhe vajzave me te
dalluara te Malesise, ashtu sic eshte lare me gjak Prekazi i
Drenices nga Adem Jashari dhe bashkeluftetaret dhe anetaret e
familjes se tij.

Dede Gjo' Luli eshte nder te paktet brezni luftetaresh qe eshte
shuar me far e me fis per flamur e per liri.

Megjithate politika shqiptare nuk eshte treguar kurre e sinqerte
ndaj atyre qe dhane jeten per lirine e atij vendi. Historianet
shqiptare gati gjithmone kane qene te diktuar nga politika.

Per Bratilen, ku per here te pare u ngrit flamuri shqiptar,
historianet nuk e kane thene fjalen e vete.

Klanet e ndryshme politike kane manipuluar me te verteten
historike te kombit shqiptar. Dihet se ata qe kane pasur
pushtetin kane shkruar historine. Por Dede Gjo' Luli dhe trimat e
tij nuk kane luftuar per pushtet. Deri edhe armiqte e kombit
shqiptar e kane pranuar se Malesia e Madhe eshte nje treve e
vertete iliro-shqiptare qe u eshte nenshtruar te huajve me pak
se cdo krahine tjeter.

Akademite dhe parlamentet shqiptare duhet t'i korrigjojne keto
gabime. Amerikanet nderojne ne menyre te posacme diten e
pavaresise por edhe diten e flamurit te cilin e kane ngritur ne
lufte kunder Perandorise angleze.

Keto jane te verteta historike, pavaresisht se mund te jene te
hidhura. Gjergj Kastriot-Skenderbeu, Dede Gjo' Luli dhe Adem
Jashari jane tri shtyllat kryesore te historise shqitare. Pa emrin e
tyre nuk ka histori te vertete.

Ne fushebeteja per lirine e Shqiperise jane vrare nje dyzine
burrash e gra te familjes se Dede Gjo' Lulit. Ata jane vrare
kunder armiqve te Shqiperise dhe te kombit shqiptar. Ata
meritojne vend me rendesi ne Panteonin e kombit. Edhe entet
fetare pa dallim duhet t'i nderojne dhe te luten per shpirtin e
tyre.

Vitin e ardhshem eshte 90-vjetori i Kryengritjes se Malesise ne
krye me Dede Gjo' Lulin, eshte 90-vjetori i ngritjes se flamurit ne
Bratile te Hotit dhe eshte 90 vjetori i Memorandumit te Greces.
Ne mendojme se keto data historike meritojne nje perkujtim
shume te organizuar dhe solemn, nga i gjithe kombi shqiptar.
Qeveria, akademia dhe diaspora shqiptare duhet t'i akordojne
veprimet e tyre qe ky pervjetor i rendesishem te nderohet ashtu
si i ka hije nje populli te qyteteruar.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.