Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Buza mė gaz shėndeti pa masė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 68 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Demokraci :: Cfare eshte demokracia?
Postuar nga: Albo

Demokraci ĒFARĖ ĖSHTĖ DEMOKRACIA DHE SI DUHET MESUAR NE SHKOLLA?


Ndėrrimet dramatike qė pershkuan Evropėn Lindore habiten dhe admiruan tėrė botėn. Polakėt ishin iniciatorė tė lėvizjes historike kah demokracia ne vitet tetėdhjetė. Tėrė bota vėshtronte si ju dhe fqinjtė tuaj po e krijoni historinė nė Evropėn Lindore.

Mė ftuan,qė tė flas mbi esencėn e mėsimit tė demokracisė nė shoqėrinė demokratike. Nė ēdo shoqėri,sistemi i arėsimit i pėrshtatet sistemit politik.Nė sistemin autoritar, shkollat mėsojnė dhe kultivojnė bindjen dhe respektin pėr pushtetin. Nė sistemin demokratik politik, shkollat mėsojnė tė marrin vendimet, tė ushtruarit e rolit tė udhėheqėsve, tė tolerimit tė opinioneve tė ndryshme, tė bashkėpunimit me tė tjerėt dhe tė respektimit tė tė drejtave tė tjerėve. Pikėrisht kėto vlera, veti apo sjellje - tė duhura nė shoqėrine demokratike - janė ndėr mė tė rėndėsishmet.


Ēfarė ėshtė demokracia?


Qė tė mėsosh vlerat dhe sjelljet demokratike, para sė gjithash, vetė mėsuesit duhet tė kuptojnė kuptimin e shoqėrisė demokratike. Ēfarė ėshtė shoqėria demokratike? Si funksionon? Me fjalėn "demokraci" shėrbehen dendur qeveritė,tė cilat nuk janė fare demokratike. Shumė sisteme te pushteteve quhen si "demokraci popullore", ndonėse tėrė pushtetin e ushtrojnė njė elitė e ngushtė qeveritare, e cila mbetet nė pushtet shumė vite, duke mos marr pjesė kurrė nė zgjedhjet e lira dhe tė hapura.

Ēfarė ėshtė demokracia? Demokracia ėshtė njė formė qeverish, nė tė cilėn qytetarėt marrin vendime politike te mbėshtetura mbi pushtetin e shumicės. Nė qoftė se tė gjithė qytetarėt marrin vendime - quhet demokraci e drejtpėrdrejtė dhe, mund tė praktikohet vetėm duke marr parasysh grupe tė vogla. Pėr shembull, celula e lidhjes se sindikatave lokale duhet tė veprojė nė mėnyrė demokratike, duke u mbėshtetur mbi mbledhjėn e tėrė grupit, e cila bėn zgjedhjen e udhėheqėsve dhe merr vendime tė votave tė shumicės.

Gjithnjė e mė shumė e pėrhapur se demokracia e drejtpėrdrejtė ėshtė demokracia pėrfaqėsuese. Nė qytetin prej njėqind mijė banorėsh apo gjithashtu nė njė popull prej pesėdhjetė milionėsh, njerėzit nuk mund tė mblidhen nė njė sallė, kėshtu qė qytetarėt duhet t`i zgjedhin perfaqėsuesit nė marrjen e vendimėve politike. Kur demokracia perfaqėsuese vepron nė pajtim me kushtetuten, e cila kufizon kompetencat e qeveritarėve dhe garanton te drejtat themelore tė qytetarėve , nje formė e tillė e qeverive ėshtė demokraci kushtetuese. Nė shoqėrinė e tillė , shumica ushtron qeveritė , ndėrsa te drejtat e pakicave janė tė mbrojtura pėrmes tė tė drejtave me ndermjetesimin e faktoreve kompetent per kėto qėllime tė institucionit.
Shoqėria demokratike - mėnyra e jetesės , me te cilėn plotesohėn te gjitha institucionet shoqerore, jo vetėm ato, qė formalisht pėrbėjnė.Nė shoqėrine demokratike, qeveria ėshtė njė prej shumė institucioneve , tė cilat bashkėjetojnė nė sistemin pluralist shoqėror. Nė shoqėrinė demokratike, qeveria nuk e ka pushtetin e plotė; aq mė shumė, pushteti i qeverisė - kompetencat e tij - nė nėnyrė tė pėrpikėt janė tė pėrkufizuara dhe tė kufizuara pėrmes ligjit. Nė shoqėrinė demokratike, tė drejtat e individėve,nė mėnyrė solide janė tė mbėshtetura me ligj, nė bindjet dhe jetėn e pėrditshme tė njerėzve.
Ēėshtje me rėndėsi , pėr tė cilėn duhet mbajtur mend, ėshtė se, demokracia ėshtė njė proces, formė e bashkėjetesės dhe e bashkėpunimit.Ėshte formė e evolucionit tė vazhdueshėm , e jo formė statike. Nga qytetarėt kerkon bashkėpunim, kompromis dhe tolerancė. Ėshtė vėshtirė tė ia garantosh njė funksionim efektiv. Liri do te thotė pėrgjegjėsi , e jo liri nga pėrgjegjėsia. Kur njerezit qeverisin,bėjnė shumė gabime.Mirėpo, procesi demokratik garanton se mund tė zbulohėn , e tė bėhėn ndėrrime , e pastaj njerėzve iu lejohet tė zgjedhin qeverinė e re. As demokracia ,e asnjė sistem tjetėr tė qeverive nuk mund tė krijojnė shoqėrinė e pėrsosur. Mirėpo, premtimi i demokracisė qėndron nė atė, se "Ne - Populli" mundemi me vetveten tė qeverisim dhe ,tė ngrisim nivelin e jetesės duke bashkėpunuar me vetveten, nė kuadrin e tė drejtave dhe tė institucioneve, tė cilat i mbrojnė liritė.

Demokracia kushtetuese dhe etika demokratike

Shoqėritė demokratike veprojnė tė mbėshtetura mbi themelimin, se askush - as pushtetet, as ideologjite politike, asnjė grup ekspertėsh - nuk e ka monopolin mbi tė drejtėn. Filozofia e demokracisė ėshtė pragmatizmi. Vlerėn e teorisė vlen ta shqyrtosh pas pasojave tė saja nė jetėn reale. Zgjidhjet, qė deri dje ishin tė drejta, nuk mund tė jenė tė tilla sot apo nesėr. Ne, te cilėt jetojmė ne shoqerite demokratike jemi te bindur, se ėshtė mirė qė, herė pas here t`i ndėrrojmė udhėheqėsit . Ėshtė e nevojshme , qė publikisht tė zbulohen divergjencat ekzistuese. Nuk i besojmė dogmatėve politik.Dėshirojmė tė manipulojmė me ide , makina, teori dhe metoda. Nė qoftė se veprojnė - mėtej manipulojmė. Nė qoftė se nuk veprojnė - i flakim tutje.
Nė politikė, veti themelore qė i karakterizon qeveritė demokratike ėshtė se, qeveritarėt zotėrojnė pushtetin me pėlqimin e qytetarėve.Qeveria ekziston pėr qėllime qė t`i shėrbejė nevojave tė njerėzve; njerėzit nuk ekzistojnė qė t`i shėrbejnė pushtetit - per pushtetin janė qytetarė, e jo tė nėnshtruarė.

Njė prej mėnyrave mė tė rėndėsishme tė tė shprehurit tė lirė pėrmes qytetarėve ėshtė pjesėmarrja ne zgjedhjet e lira. Demokracia kėrkon sistemin shumėpartiak, nė mėnyrė qė zgjedhėsit mund tė zgjedhin ndėrmjet kandidatėve dhe programeve politike. Votimi, zakonisht, bėhėt nė mėnyrė tė fshehtė, nė mėnyrė qė zgjedhėsit tė jenė tė sigurt nga presionet nga ana e grupeve nė pushtet. Tė drejtė votimi iu pėrket tė gjithė qytetarėve me pėrjashtime tė parėndėsishme(pėr shembull fėmijėt).
Nė demokracinė kushtetuese qytetarėt i bashkon etika demokratike. Etika demokratike ėshtė njė kolekcion vlerash dhe qėndrimesh, tė cilat janė tė domosdoshme pėr vetėqeverisjen. Mund ta pėrkufizojmė si ndjenjė tė tolerancės dhe tė bashkėpunimit, tė frymės sportive dhe tė lojes sė ndershme. Kjo frymė kėrkon zgjidhje tė drejta, nė tė cillėn tė gjithė kandidatėt respektojnė po ato parime. Etika demokratike inkurajon kandidatėt qė tė diskutojnė dhe t`i kėmbejnė argumentet, nė mėnyrė qytetėruese. Tashmė kur bėhėn zgjedhjet , ata qė kanė humbur, pranojnė dhe aprovojnė vendimet e zgjedhėsve.
Nė qoftė se partia nė pushtet humb, atėherė dorėzimi i pushtetit bėhėt nė mėnyrė paqėsore. Pa marr parasysh nė kėtė, kush fiton, tė dy palėt pranojnė tė bashkepunojnė nė zgjidhjen e problemėve tė perditshme tė shoqėrisė. Tė humburit janė tė vetėdishėm se nuk iu rrezikohet as jeta as kėrcėnimet me burg, se do tė kenė raste tė konkurrimit nė zgjedhjet mė tė afėrta. Mospajtimi me qeverinė nuk pėrbėn aktin e tradhtisė. Etika demokratike pranon dhe pohon se mund tė ekzistojnė kundėrshti bazuar nė parime tė shėndosha dhe, ėshtė frytdhėnėse nė tė shprehurit e opinioneve tė ndryshme me qėllim te shqyrtimit tė drejtimeve tė mundshme tė veprimit dhe tė informimit tė opinionit publik.

Kufizimet e pushtetit

Tė gjitha demokracitė kushtetuese kanė njė cilėsi tė pėrbashkėt e tė rėndėsishme: kompetencat e qeveritarėve janė tė kufizuara, ndėrsa njerėzit kanė tė drejta, tė cilat janė tė numėruara nė Kushtetutė, sikundėr ato tė drejta, tė cilat qeveria nuk mund tė ua marr. Per shembull, nė Shtetet e Bashkuara, Kushtetuta numėron tė drejtat, tė cilat qeveria nuk mund te ua privojė qytetarėve, sikundėr janė:liria fetare, liria e mbledhjeve dhe e ligjit deri te liria e gjyqit tė ndershėm Kushtetuta ndalon, qė organi me i lartė legjislativ - Kongresi i Shteteve tė Bashkuara - tė vendos ēfarėdo ligji, i cili merr apo shkel liritė themelore tė qytetarėve. Kėto tė drejta themelore, njerėzit nuk i kanė marr pėrmes pushtetit; kėto tė drejta u pėrkasin njerėzve dhe, janė tė garantuara pėrmes Kushtetutės.
Nė demokracite kushtetuese sistemet qeveritare jane ashtu te ndertuara, qe asnje individ apo institucion te mos fitojnė pushtetin jashtė mase. Pėr shembull ėshtė me shumė rėndėsi, qė tė ekzistojnė gjykatat e pavarura, kėshtu qė gjyqtarėt tė jenė kompetent, tė ua bėjnė tė pamundur pushtetit ekzekutiv apo legjislativ shkeljėn e tė drejtave tė qytetarėve. Njė prej parimeve themelore tė sistemit demokratik amerikan ėshtė dyshimi i thellė ndaj koncentrimit jashtė mase tė pushtetit politik; krijuesit e kėtij sistemi politik ishin tė bindur se, secili kush ka dhe merr mė shumė pushtet, bėhėt tiran. Krijuan qeverinė, e cila ka mjaft pushtet, qė tė qeveris , por jo aq , qė tė ia uzurpojė te drejtat qytetarėve. Themeluesit dėshiruan, qė organet e veēanta tė pushtetit, nė mėnyrė reciproke "tė kontrollohėn dhe tė barazohen", kėshtu qė asnjeri tė mos mund tė grumbullojė pushtet tepėr tė madh.
Demokracitė mund tė pėsojnė humbje, nė qoftė se qeveria ka tepėr pushtet; mirėpo demokracitė po ashtu mund tė pėsojnė humbje, nė qoftė se qeveria nuk ka mjaft pushtet, qe tė qeveris. Sistemi demokratik pėrbėn formulėn e pushtetit tė mirė e tė shėndoshė , e jo tė anarkisė apo tė plogėshtisė. Si zotėrimi i udhėheqėsve ashtu edhe marrja e vendimeve qė janė tė domosdoshme, qė qeveritė demokratike tė korrin sukses. Tė gjitha parlamentet demokratike respektojnė rregullat themelore, nė mėnyrė qė tė mundėsojnė njė diskutim solid tė ēėshtjėve, mbylljen e debatėve dhe, mė nė fund - votimi.

Demokracia, kultura dhe shoqėria

Nė shoqėritė demokratike shteti nuk kontrollon as nuk udhėheq me jetėn kulturore. Me organizimin e veprimtarive ne shumicėn e rasteve, nė fushėn e kulturės merren shoqatat private. Secili mund tė marr pjesė nė jetėn kulturore sipas pėrkatėsisė kombėtare te organizatat vullnetare, grupe tė rinjsh, klube sportive, lidhje tė sindikatave, shoqata fetare si dhe shoqata tė tjera, tė zgjedhura sipas llojeve tė aktiviteteve.Organet e pushtetit e perkrahin veprimtarinė kulturore, duke ndihmuar me tė holla muzetė dhe institucione tė tjera me rėndėsi te kulturės, mirėpo, artistėt , aktorėt, valltaret dhe muzikantėt nuk punojnė pėr qeverinė.
Nė shoqėritė demokratike organet e pushtetit nuk ēenzurojnė shtypin; organet e pushtetit nuk mund tė emėrojnė apo tė shkarkojnė nga detyra redaktorėt e gazetave. Shtypi i lirė pėrbėn mjetin e dobishėm tė kontrollit tė veprimit tė pushtetit. Nuk mund tė ndodh, qė gazetarėt dhe historianėt t`i frikėsohen mendimeve dhe pikėpamjeve tė veta. Atėherė kur qeveria ėshtė zotėruese e mjeteve te informimit publik, shtypshkronjės dhe tė ndėrmarrjeve botuese, mendimet dhe pikėpamjet e pavarura janė tė rrezikuara. Prandaj, liria e shtypit, liria e fjalės dhe liria e mendimit janė absolutisht tė domosdoshme jo pėr kėtė se, liria e mendimit dhe e fjalės janė plot pėrmbajtje, por po ashtu kėto liri paraqesin mėnyrėn mė tė mirė tė vėshtrimit tė veprimeve tė organeve tė pushtetit, tė informimit tė shoqėrisė dhe tė nderrimeve tė politikės sė dobėt pėrmes diskutimit publik.
Nė shoqėritė demokratike gazetat, revistat, ndėrmarrjet e botimeve tė librave dhe radio-stacionet janė tė pavarura; nuk janė nėn kontrollin e qeverisė. Nė Shtetet e Bashkuara, televizioni ėshtė gjithashtu pronėsi private. Nė situata, kur televizioni shtetėror ėshtė pronėsi e qeverisė (si BBC nė Britaninė e Madhe), televizioni i tillė respekton neutralitetin e pėrpikėt nė ēeshtjet e politikes sė brendėshme. Nuk shprehet pėr asnjerėn palė. Nuk pėrbėn kurrėfarė instrumenti propagandues tė partisė qeveritare.
Njė cilėsi tjetėr qenėsore e kulturės sė shoqėrisė demokratike ėshtė jeta fetare. Nė shtetin demokratik, njerėzit e kanė tė garantuar lirinė e praktikės religjioze pa ndėrhyrjėn e shtetit. Kisha dhe grupet religjioze janė tėrėsisht tė pavarura nga qeveria. Nė Shtetet e Bashkuara, Kushtetuta ndalon qė njėra prej religjioneve tė bėhėt religjion shtetėror, kėshtu qė tė gjitha shoqėritė religjioze e kanė tė garantuar lirinė nga presionet e shtetit. Sė kėndejmi, ekzistojnė njė morķ e madhe kishash, sinagogash dhe tempujsh.
Arėsimi pėrbėn elementin vital tė jetės kulturore tė ēdo shoqėrie. Nė shoqėrinė demokratike; qasja e arėsimit duhet tė jetė e njejtė pėr tė gjithė. Nė shoqėrinė e tillė ekzistojnė ēfarėdo lloj tipe shkollash: shkolla publike, tė krijuara pėrmes pushtetit, shkolla religjioze te krijuara permes kishave, ka edhe shkolla tė pavarura, tė krijuara pėrmes qytetarėsh, tė cilėt nuk dėshirojnė qė fėmijėt e tyre, tė shkojnė nė shkolla publike apo religjioze.
Nė shoqėrinė demokratike, shkollat nuk janė instrumente politike nė duart e pushtetit. Pritet qė ato(shkollat) t`i mesojnė fėmijėt - ēfarė ėshtė dhe si funksionon demokracia dhe, si tė bėhėmi qytetarė aktiv, por qė nuk do tė iu pėshpėrisin nė vesh - si duhet votuar dhe cilat mendime politike janė tė drejta. Shkollat duhet mėsuar fėmijėt nė shtruarjėn e pyetjeve, mendimeve, shqyrtimit tė aspekteve tė ndryshme tė ēėshtjės pėrkatėse dhe tė informatave gjer te konkluzionet e veta.


Demokracia dhe ligji

Njė aspekt tjetėr i rėndėsishėm i shoqėrisė demokratike ėshtė roli i ligjit. Nė krijimin e ligjit mirren kėshillat zgjedhėse legjislative. Ligji ėshtė njė mjet, me tė cilin qeveriset shoqėria demokratike.
Nė shoqėrinė demokratike ligji duhet t`i trajtojė tė gjithė qytetarėt si tė barabartė, pa marr parasysh racėn, prejardhjen apo pikėpamjet politike. Nuk mund tė ketė privilegjė tė veēantė pėr personat e zgjedhjeve nė funksionet qeveritare, pėr njerėzit e pasur apo kushdo tjetėr. Sepse, demokracia ėshtė proces, e jo prodhim i gatshėm, ndaj, shoqėritė demokratike bėjnė njė revizion tė pareshtur tė ligjit, qė tė mėnjanojnė padrejtėsitė dhe tė garantojnė njė trajtim tė barabartė pėr tė gjithė.
Ligji pėrbėn garancinė e tė drejtave tė qytetarėve dhe tė lirive politike. I mbron qytetarėt para arrestimit dhe ndalimit pa gjyq apo pa ndihmen juridike apo ligjore; mbron qytetaret para detyrimit tė dėshmisė kundėr vetvetes: ndalimin e kontrollit tė paarėsyeshėm apo konfiskimet. Ligji saktėsisht pėrcakton, nė ēfarė konsistojnė kompetencat e qytetarėve gjer te procesi i korrigjuar ligjor, ndėrsa policia dhe personat nė funksione shtetėrore iu nėnshtrohėn ligjit sikundėr tė gjithė tė tjerėt.
Sepse ligji pėrbėn kodin e parimit tė sjelljeve dhe, ato mund tė ndėrrohen. Nė qoftė se ca mendojnė, se farė dispozite ligjore ėshtė jo e drejtė, atėherė si qytetarė mund tė iu drejtohėn gjyqit me qėllim tė abrogimit ė tij apo duhet tė kujdesen pėr t`i bindur pėrfaqėsuesit e vet nė Kongres, qė kėtė ligj ta ndėrrojnė.

Ekonomia nė shoqėrinė e lirė

Nė shoqėrinė demokratike, pushteti ėshtė i kufizuar jo vetėm nė ēėshtjėt politike, por edhe ekonomike.
Dėshiroj kėtu tė shqyrtojė ca aspekte tė ekonomisė tė tregut tė lirė. Ekonomia amerikane nuk ėshtė sistem thjesht i tregut tė lirė. Ndaj, ajo pėrbėn lidhjen e ndėrhyrjės sė qeverisė dhe tė tregjeve tė lira.
Qeveria paraqet ca shėrbime tė sigurta; nuk ėshtė zotėruese e ndėrmarrjeve, fabrikave apo ekonomive bujqėsore. Pjesėn dėrmuese tė ekonomisė amerikane e pėrbėn pronėsia private. Pjesa dėrmuese e shitoreve, restoranteve dhe ndėrmarrjeve tė vogla janė pronėsi individėsh. Pjesėn dėrmuese tė ndermarrjėve mė tė mėdha dhe tė uzinave industriale e pėrbėjnė shoqatat si pronėsi korporimi, tė cilat janė njėherazi pronėsi e shumė mijėra miliona shoqėrive aksionare. Pėr shembull, fondet e sindikatave tė pensionit janė zotėruesė tė njė pjese tė konsiderueshme tė ndėrmarrjeve mė tė mėdha amerikane. Nė pajtim me parimet e ofertės dhe tė kėrkesės , ndėrmarrjet korrin sukses apo pėsojnė humbje varėsisht nga kjo , se a thua prodhimet apo shėrbimet janė po ato , qė janė tė kerkuara nga konsumatori. Nė qoftė se ushqimi i dhėnė nė restorantin pėrkatės ėshtė jo i mirė , atėherė klientėt do tė shkojnė nė njė restorant tjetėr, ndėrsa ky restorant (me ushqim jo te mirė) do tė falimentojė. Ndėrmarrjet rentabėle korrin sukses, ndersa ndėrmarrjet jo rentabėle - pėsojnė humbje. Konsumatori i rėndomtė amerikan ka shumė mundėsi tė tė zgjedhurit nė mes tė mirave materiale dhe shėrbimeve.
Ndėrhyrjet e qeverisė ndihmojnė qė tė ndryshohet sistemi i tregut nė shumė mėnyra. Qeveria federale u garanton ndihma sociale punėtorėve, qė kanė humbur punėn; ndihma e ekspertėve pėr ndermarrjėt, qė bien nė ngushtica financiare; huat pėr ndermarrjėt e vogla; fondet ndėrhyrėse pėr fermerėt, prodhimet apo tė korrat e tė cilėve u shkatėrruan pėrmes kohės sė keqe; garancitė e kontributėve bankare; sigurimet shoqėrore dhe ndihma mjekėsore pėr pėrsonat e moshuar; ndihma financiare pėr tė varfėrit. Qeveria udhėheq politikėn e reduktimit tė taksave si impuls tė zhvillimit tė ekonomisė, tė ndėrtimit tė banesave apo pėr arritjen e qėllimeve tė tjera tė rėndėsishme shoqėrore.
Qeveria federale ėshtė pėrgjegjėse pėr gjendjen e mirė ekonomike dhe nivelin e lartė tė jetesės tė qytetarit. Kjo ka njė ndikim pėrmes politikės tatimore, politikės sė buxhetit dhe pėrcaktimit tė normės tė pėrqindjes sė kredive. Kjo quhet politikė makro-ekonomike. Duke ndėrruar taksat pėrkatėse, normėn e pėrqindjes dhe shpenzimet, qeveria federale mund tė ndėrrojė inflacionin , lartėsinė e papunėsisė dhe shpenzimet e konsumit.
Organet e shtetit dhe ato lokale janė pėrgjegjėse pėr policinė, zjarrfikėsit, rrugėt, urat, shkollat, ēėshtjet sanitare dhe shėrbime tė tjera tė drejtėpėrdrejta.
Nė qoftė se ėshtė fjala pėr punėtorėt, atėherė burim i forcave nė sistemin ekonomik amerikan ėshtė lidhja e sindikatave. Pa lidhjen e sindikatave, punėtorin mund ta marrėsh me mėditje dhe, mund ta shkarkosh sipas dėshirės sė pronarit. Lidhja e sindikatave, nė emėr tė punėtorėve , bėn marrėveshje me punėdhėnėsin , lidhur me ēeshtjen e shpėrblimeve, ndihmave sociale, kushteve tė punės dhe tė pjesėmarrjės nė procesin e punes.Lidhjet e sindikatave janė tė lira dhe tė pavarura nga qeveria. Lidhjet e sindikatave janė shoqata vullnetare tė punėtorėve , tė cilėt me ndihmėn e mekanizmave pėrcaktojnė se ēfarė do tė jetė politika apo veprimtaria e lidhjes. Lidhjet e sindikatave nuk janė tė lidhura me punėdhėnėsit apo me qeverinė nė lidhje lojale.
Pervoja e Amerikės tregon se , sistemi i mbėshtetur mbi lidhjen e "kontrollit dhe ekuilibrit" ėshtė dėshmuar si efektiv; synimi gjer te perfitimet i stimulon pronarėt dhe shoqėritė aksionare gjer te prodhimi, tė cilin e kėrkon dhe dėshiron konsumatori, ndėrsa qeveria rregullon kushtet ekonomike, qė tė evitojė fluktuacionin radikal, ndėrsa lidhjet e lira tė sindikatave i mbrojnė interesat e punėtorėve.
Si ta mėsojmė demokracinė
Ketu u shqyrtuan parimet dhe praktikat karakteristike tė jetės nė shoqėritė e sotme demokratike. Nė ēfarė mėnyre mund t`i mėsojmė nė shkolla? Si do t`i praktikojnė nxėnėsit parimet demokratike, nė mėnyrė qė tė jenė tė pėrgatitur nė pjesėmarrjėn aktive tė shoqėrisė demokratike.
Mesimi i parė dhe mė i rėndėsishėm i edukimit qytetar ėshtė pėr nxėnėsit njohuria mbi sistemin e qeverive nė vėndin e vet. Duhet tė kuptojnė si vepron qeveria. Duhet tė dinė , si zgjidhen udhėheqėsit, krijon politikėn dhe, si qytetarėt mund tė ndikojnė nė qeverinė qėndrore apo vetėqeverisjet lokale. Ata duhet informuar mbi situatėn politike, njėherazi duhet garantuar mundėsinė e diskutimit tė plotė pėr atė qė ndodh dhe, tė shprehurit e mendimeve tė veta. Nė qoftė se seriozisht do ta trajtojnė rolin e vet, qytetarėt, duhet garantuar njohuritė mbi tė drejtat dhe obligimet e tyre. Duhet t`i tregoni nxėnėsve, nė njėfarė mėnyrė, si qytetarė - qė tė mund tė ndikojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme nė ndėrtimin e demokracisė dhe nė ekzistencėn e saj tė sigurt.
Njė prej mėnyrave efektive tė mėsimit tė fėmijėve mbi sistemin e qeverisjes ėshtė ftesa e pėrfaqėsuesve tė organėve tė pushtetit lokal apo qėndror tė klasės , ku do tė mund tė pergjigjeshin nė pyetjet e nxėnėsve. Takimet e tilla e mėsojnė rininė, se si nė tė vėrtetė veprojnė organet e pushtetit dhe, nė ēfarė mėnyre merren vendimet. Anėtarėt e parlamentit dhe kandidatėt, tė cilėt pėrpiqen pėr ndonjė post a funksion duhet te ftohen nė takimet, qė t`i pėrfaqėsojnė pikėpamjet e veta. Kjo, pa dyshim, u ndihmon nxėnėsve t`i zgjerojnė njohuritė e tyre mbi ēėshtjet dhe problemet, tė cilat do tė vlejnė nė zgjedhjėt e ardhshme.
Veprimtaria shkollore do tė duhej tė jetė e planifikuar nė atė mėnyrė, qė nxėnėsit tė pėrfitojnė pėrvojė tė drejtėpėrdrejtė, mbėshtetur nė konēensionet reciproke tė procesit demokratik.
Njė prej metodave mė efektive tė mėsimit tė procesit demokratik ėshtė krijimi i kėshillit tė nxėnėsve. Kėshilli i nxėnėsve rėndom pėrbėhėt nga njėri pėrfaqėsues i ēdo klase. Pėrveē kėsaj, ēdo moshatar do tė duhej zgjedhur presidentin dhe nėn-presidentin, tė cilėt gjithashtu marrin pjesė nė kėshillin e nxėnėsve. Kėshilli i nxėnėsve takohet rregullisht, pėr shembull njėherė nė javė. Udhėheqėsit e saj do tė duhej tė zgjedhėn nė zgjedhjet e pėrditshme, pėrgjithėsisht pėrmes nxėnėsve. Pak a shumė njėherė nė muaj, kėshilli i nxėnėsve do tė duhej bėrė e paraqitur para nxėnėsve raportin nga veprimtaria e vet dhe, konsultuar mendimin e tyre. Nė kuadėr tė obligimeve tė kėshillit tė nxėnėsve , do tė duhej tė futen forma tė ndryshme tė aktiviteteve tė nxėnėsve ; rėndom kompetencave tė kėshilit nuk u pėrkasin ēėshtjet e programit shkollor, por pėrfaqėsuesit e saj, duhet rregullisht tė takohėn me administratėn e shkollės, me qėllim tė diskutimit tė ēėshtjėve dhe problemeve, qė zgjojnė kėrshėrinė e nxėnėsve.
Pjesėmarrja nė vetėqeverisjėn e nxėnėsve ėshtė tejet e rėndėsishme nė tė perfituarit e pėrvojave , qė i pėrkasin procesit demokratik. Kjo ndihmon nė formimin dhe zgjedhjėn e nxėnėsve-udhėheqėsve dhe, i mėson ata udhėheqės, nė tė dėgjuarit e tė gjitha toneve tė mendimeve nė pėrgjithėsi. Ata i mėson se sa ėshtė e rėndėsishme zotėrimi i rregullave tė paanshme e lojale, se si t`i shmangen sjelljeve arrogante dhe, diktatoriale e, gjithashtu si tė humbin pa frikė, se kjo i shtyp apo shkatėrron . Atyre u mėson ndieshmėrinė nė rast tė nevojave tė tė tjerėve. Pastaj, i mėson si tė bashkėpunojnė me njerėzit, nė mėnyrė qė tė arrijnė qėllimin e pėrbashkėt. Fal njė modeli tė tillė, mėsojnė pėr kompromisin, bashkėpunimin dhe tolerancėn, vlera kėto tė domosdoshme nė korrjėn e suksesit tė demokracisė nė jetėn politike.
Njė mėnyrė tjetėr e rėndėsishme e mėsimit tė demokracisė ėshtė mėsimi jasht programit, i organizuar nė mbėshtetje mbi interesimet e vetė nxėnėsve. Pavarėsisht nga kjo, qoftė klubet, grupet apo grupet e tė rinjve takohėn gjatė programeve mėsimore apo pas mėsimeve, do tė duhej tė udhėhiqen prej vetė nxėnėsve, tė cilėt nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė i zgjedhin udhėheqėsit dhe, marrin vendime tė rėndėsishme. Pėr shembull: nxėnėsit do tė duhej zgjedhur udhėheqėsit, nė tė hartuarit e gazetave tė nxėnėsve , librit pėrkujtimor tė vjetarit pėrkatės, tė udhėhequrit tė grupit teatral, skuadrės sė pionierėve, klubit fotografik, klubit tė kompjuterėve apo klubeve tė tjera,tė cilėt zhvillojnė interesimet dhe kėrshėritė e nxėnėsve. Mėsuesit do tė duhej tė marrin pjesė si kėshilltarė, qė t`u ndihmojnė, e jo t`i qeverisin.
Metodat demokratike mund t`i mėsosh gjithashtu duke krijuar modelin e procesit demokratik nė veprim, pėr shembull: nxėnėsit e shumė shkollave, nė terrenin e tėrė vendit, mund tė marrin pjesė sipas modelit tė Kombeve te Bashkuara, duke debatuar mbi ēėshtjėt, me tė cilat mirret ai institucion. Nxėnėsit e qytetit pėrkatės apo tė rajonit, mund tė marrin pjesė sipas modelit tė parlamentit, duke zhvilluar debate mbi ēėshtjėt politike, tė ndodhura nė Poloni. Ēdo institucion demokratik, i cili ushtron pushtetin mund tė pėrsėritet nė shkollė, me tė cilin nxėnėsit do t`i bėjnė zgjedhjet pranė organėve pėrfaqėsuese, fal sėcilės mėsohen, se si ai institucion vepron dhe, si nė tė duhet marr pjesė. Ēėshtjėt e diskutuara dhe tė shqyrtuara nė kuazi-parlamentin duhet tė jenė ēėshtje me rėndėsi qenėsore dhe urgjente, me te cilėn merrėn organet e pushtetit polak, kėshtu qė nxėnėsit do tė informohėn pėr ēėshtjet e ndryshme dhe mendimet, qė ndikojnė nė formimin e jetės politike.
Nė klasat e tyre nxėnėsit duhet rregullisht tė marrin pjesė nė votime, nė shqyrtimin e ēeshtjeve plotėsisht tė rėndomta tė jetės, qė i pėrket klasės, se a thua klasa do tė shkojė nė ekskursion apo si tė festojė festėn konkrete.Ata duhet zgjedhur udhėheqėsit nga radhėt e nxėnėsve, tė cilėt udhėhiqen me veprimtarinė dhe obligimet e klasės Nxėnėsit duhet mėsuar, se mendimi i tyre pėrfillet. Duhet tė mėsojnė shqyrtimet e drejtimeve alternative tė veprimeve: pėrsonat me pikėpamje tė ndryshme duhet prezentuar, ndėrsa tėrė klasa duhet votuar. Mėsuesit duhet pranuar vendimet e nxėnėsve
Mėsuesit duhet nxitur dhe formuar nxėnėsit nė frymėn e qėndrimeve demokratike pėrmes pėrdorimit tė metodave pėrkatėse tė mėsimit. Para pesė vitesh vizitova shumė klasa dhe universitete nė Evropėn Lindore dhe, fola mbi arėsimin amerikan . Me habķ kam vėrejtur se, nxėnėsit nuk ishin tė interesuar tė bėnin pyetje; konsideronin se, nuk vlen tė bėsh pyetje; ata i kanė mėsuar tė dėgjojnė, e jo tė shtrojnė pyetje.
Nxėnėsit duhet tė mėsojnė se, ėshtė mirė tė bėsh pyetje. Kjo ėshtė njė mėnyrė e pėrsosur e pėrfitimit tė informatave dhe tė shpjegimėvetė mosmarrėveshjėve. Mesuesit duhet inkurajuar nxėnėsit nė shtruarjėn e pyetjėve. Mėsuesit askurrė nuk duhet tė jenė autoritarė apo dogmatik. Ata do tė duhej , me eksperiencė, qė nė ēdo mėsim, t` ua shtrojnė pyetje nxėnėsve: E ju ēfarė mendoni?Pėrse ka ndodhur kėshtu? Ēfarė domethėnė kjo? A thua kush di ndonjė shpjegim tjetėr?A thua ka ndonjė pikėpamje qė duhet shqyrtuar? Tė pėrkujtojmė, se pyetjet janė fillim i menēurisė.
Mėsuesit duhet mėsuar nxėnėsit e vet, se bisedorėt nuk janė tė pagabueshėm; se mes ekspertėve nuk ka pajtueshmėri pikėpamjesh, se historianėt e shquar, shkencėtarėt dhe kritikėt polemizojnė rreth interpretimėve dhe kuptimėve. Shenjė e mirė e mėsimit duhet tė jetė aftėsia e angazhimit tė nxėnėsve nė diskutimet dhe nxitjet e tyre pėr tė menduar. Nxėnėsit nuk duhet tė frikėsohėn tė shtrojnė pyetje apo tė shprehin mendimin e tyre. Ata duhet inkurajuar. Nė diskutimet nėpėr klasa, nxėnėsit mėsohėn nė tė organizuarit e mendimeve tė veta, tė respektimit ndaj pikėpamjeve tė ndryshme dhe shqyrtimit tė argumenteve tė huaja. Nxėnėsit duhet tė mėsojnė jo vetėm argumentimin e mendimit tė vet, po gjithashtu edhe tė dėgjuarit, njėherazi fal intelektit - tė mėsuarit nga tjerėt.
Teknikė tjetėr me vlerė pedagogjike, qė shėrben nė tė mėsuarit e sjelljeve dhe aftesive demokratike dhe, jetėsimi i debateve nėpėr klasa. Nxėnėsit duhet tė debatojnė mbi ndonjė ēėshtje aktuale tė rėndėsishme, qė i pėrket tėrė popullit apo shoqėrisė lokale. Pėrmes debateve tė tilla aktivisht do tė interesohėn pėr ēeshtje publike, tė tė shprehurit e pikėpamjeve tė veta si shtrirja e dorės nė mėnyrė miqėsore pas pėrfundimit tė debatit.
Mėnyrė tjetėr e mėsimit tė demokracisė ėshtė organizimi i programeve tė historisė dhe tė shkencave shoqėrore rreth temės sė pėrhapjes sė ideve demokratike nė botėn perėndimore. Nxėnėsit duhet tė hulumtojnė zhvillimin e kuptimeve, tė domethėnieve sikundėr janė: kufizimi i pushtetit, tė drejtat e individėve, liria, barazia dhe drejtėsia. Kėto ide duhet studiuar pėrmes ngjarjeve sikundėr janė: Magna Charta angleze dhe e drejta zakonore, Iluminizmi, Revolucioni amerikan dhe ai francez, zhdukja e skllavėrisė, pėrhapja e tė drejtės sė zgjedhjeve dhe evoluimi i sistemeve demokratike tė qeverisjes nė shekullin e fundit.
Ėshtė pėr nxėnėsit njėlloj e rėndėsishme qė tė njohin synimet e demokracisė dhe tė lirisė, pėrmes tėrė historisė sė vendit tė vet. Duhet kuptuar se, ēfarė kushte,nė tė kaluarėn kanė shkatėrruar shanset pėr demokraci. Nxėnėsit duhet tė dinė se, megjithė tentativat e pareshtura pėr tė shkatėrruar frymėn demokratike dhe kombėtare, patriotėt nuk kanė hequr dorė nga lufta pėr pavarėsi dhe demokraci. Duhet gjithashtu kuptuar se, si ka ardhur gjer nė pushtet sistemi totalitar. Duhet tė dinė, se ēfarė kuptimi e rėndėsie ka pasur mungesa e demokracisė dhe, ēfarė rėndėsie mund tė ketė mė tutje; ēfarė ndodh kur organet e pushtetit politik apo ekonomik janė tė pėrqėndruara nė duart e ca individėve.
Mėnyrė efektive pedagogjike e mėsimit tė demokracisė nė klasat e ulta ėshtė leximi dhe diskutimi nė temėn e tregimit mbi heronjt kombėtar, pėr njerėzit qė udheheqėn luftėn pėr ideale kombėtare, qė prej shumė kohėsh dhe, nė kohėt e sotme. Fėmijėt janė, veēanėrisht tė ndieshėm nė historinė mbi gratė dhe burrat e guximshėm, historitė e mirėfillta shpjegojnė ēėshtje tė rėndėsishme nė kategoritė, tė cilat janė tė kuptueshme pėr fėmijėt.
Mėnyrė tjetėr e propagandimit tė vlerave demokratike ėshtė tė hulumtuarit e problemėve, qė ekzistojnė para grupeve shoqėrore.
Nė shoqėrinė demokratike, qytetarėt duhet tė kenė njohuri mbi problemet e shoqėrisė sė vet dhe, tė jenė tė pėrgatitur nė pjesėmarrjen e zgjidhjes sė tyre. Fal kėsaj njohurie dhe ideve te tyre- marrin pėrmbajtje tė reja, ndėrsa veprimet do tė merren nė mėnyrė tė drejtė dhe, me pergjegjėsi. Nga kėto shkaqe, duhet inkurajuar rininė - nė tė analizuarit e ndonjė problemi tė rėndėsishėm, tė cilin vetė e zgjedhin (pėr shembull: helmimi i ajrit, kujdesi shėndetėsor, kujdesi ndaj personave tė moshuar apo problemet sanitare). Nxėnėsit duhet tė mėsojnė si tė bėjnė intervista me njerėz, intervista me qėllim tė pėrfitimit tė informatave, si tė grumbullojnė tė dhėna, si tė marrin vesh mbi propozimet alternative dhe, si tė arrijnė gjer te perfundimet e veta. Duhet tė marrin vesh, cila nga pėrfaqėsitė zyrtare ėshtė pėrgjegjėse pėr sferėn konkrete tė jetės, a ka farė ndonjė grup, tė cilėt pėrpiqen tė bėjnė ndėrrime.Mėnyra mė e mirė, qė tė marrim vesh si vepron vetėqeverisja lokale,ėshtė tė kredhurit nė thelbin e problemit konkret lokal.
Kalimi prej hulumtimeve deri nė veprimet, qė duhet tė jenė qėllimi tjetėr nė tė mėsuarit e vlerave demokratike. Kjo mund tė arrihet pėrmes nxitjes sė nxėnėsve , nė pjesėmarrjen e programit tė veprimėve tė vetėqeverisjes lokale. Ėshtė e dobishme dhe frytdhėnėse qė tė punojnė nė ndonjė institucion publik, qė t`u ndihmojnė tė tjerėve, pėr shembull, duke u kujdesur pėr njerėzit e moshuar apo fėmijėt e vegjėl.Kudo ku ekzistojnė e paraqitet ndonjė nevojė, hapet fushė-veprimi i shoqėrisė lokale, ēfarė liron energjinė e nxėnėsve dhe, ua mundėson ekzistencėn aktive dhe tė dobishme tė qytetarėve.

Duke formuar programin e edukimit demokratik qytetar, mėsuesit duhet shtruar vetėvetes pyetjen: "Ēfarė ėshtė roli i qytetarit nė rendin demokratik? Ēfarė vlera, pikėpamje dhe sjellje duhet tė propagandojmė nė shkolla, nė formimin e mėnyrės demokratike tė mendimit dhe veprimit?

Si bazė e shkencės dhe e edukimit demokratik qytetar ėshtė roli i qytetarit. Nė rendin demokratik pritet qė, qytetari do tė marr vendimin tė veprojė. Ai apo ajo duhet tė jenė tė pėrgatitur, qė tė mendojnė mbi problemet aktuale dhe tė luajnė rolin aktiv dhe me pėrgjegjėsi nė jetėn qytetare dhe politike.
Shoqėria demokratike, mund tė duket, tejet e ndėrlikuar, sepse nė tė nuk ka kurrėfarė burimi individual tė pushtetit, asnjė organizatė tė planifikimit qėndror, asnjė, qė do tė merrte tė gjitha vendimet, nuk ka parti e as Komitet Qėndror, qė do tė vendosnin. Dhe, pikėrisht, kjo vėrtetohet nė praktikė. Nė kėtė mėnyrė, qeveria mund tė veprojė aq gjatė, sa zgjat besimi i njerėzve ndaj qeverisė. Qeveria duhet tė jetė zėri i njerėzve, e jo i qeveritarit. Ai pėrfaqėson aspiratat e njerėzve pėr njė jetė mė tė mirė, mė tė begatshme. Por, qeveria demokratike bėn gabime. Kėto gabime janė tė paevitueshme, sepse askush nuk ėshtė i gjithėditur, por mekanizmi i politikės demokratike tregon mėnyrat e njohjes sė gabimeve dhe ndėrrimet e drejtimit tė veprimit. Gjithashtu - nė qoftė se ėshtė e domosdoshme-ndėrrimet e udhėheqėsve.
Shkollat mund tė kontribuojnė nė mėnyrė tė dukshme nė zhvillimin e demokracisė, duke mėsuar pėr vlerat, pikėpamjet dhe sjelljet e shoqėrisė demokratike Kur njerėzve u mundėsohet pėrvoja e drejtėperdrejtė e mendimit tė pavarur, tė zgjedhjės dhe tė ndėrrimit tė udhėheqėsve tė vet si dhe marrja e vendimit, ata shpejt kuptojnė, se si vepron demokracia. Rėndom njerėzit mė mirė i dinė dhe i kuptojnė nevojat e veta se sa specialistėt.
Filozofi i shquar amerikan, Sidney Hook, ka shkruar me tė drejtė, shumė vite mė parė, njė artikull mbi "bukėn dhe lirinė". Ka shkruar se, ca pohojė se, buka ėshtė mė e rėndėsishme se liria. Ka parashikuar se, ata, qė pėr bukė - kanė hequr dorė nga liria, sė shpejti nuk do tė kenė as bukė, as liri. Mė mban shpresa mė e sinqertė se, vėndet e Evropes Lindore do tė fitojnė edhe bukėn, edhe lirinė...

Diana Raviē (Diane Ravitch) ėshtė ligjėruese ne Fakultetin e Pedagogjisė tė Universitetit Columbia dhe, autore e njė sėrė librash nė temėn e edukimit sikundėr "The Schools We Deserve"(Nė ēfarė shkolle meritojmė) dhe "The Troubled Crusade" (Kruciata hallemadhe). Profesor Raviēi ėshtė njėra prej udhėheqėsve nismėtare tė programit "Edukimi ndėrkombėtar pėr Demokracinė" tė Federatės Amerikane tė Mėsuesve (AFT). Kjo ligjėratė u shkrua me kėrkesėn e Fondit polak "Edukimi pėr Demokracinė" mbajtur nė seminarin e organizuar pėrmes Fondit bashkė me AFT nė temėn "Problemet e shoqėrisė sė lirė" nė tetor tė vitit l990.


Copyright© for Albanian edition by Foundation for Education for Democracy


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.