Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė di tė vjedhė, di edhe tė fshijė gjurmėt
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 149 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Letersi :: Unė Mendoj Kėshtu - Pėrmbledhje me poezi
Postuar nga: Fiori

Letersi Lexoni artikullin me poshte per tu njohur me shume me krijimet e Anit, frekuentuese e Forumit Shqiptar.

Thjesht keshtu

Nuk mund t’pres gishtat e te t’them
mbaji nen jastek qe kur une t’mos jem aty
te t’thurrin endrra sic do ti.

Jasteku s’ruan dot asgje. Shpejt a vone,
kur i djersitur perpelitesh nen carcafe,
gishtat do bien ne toke e marrin rruget neper nate.

Nganjehere them se gjoksin mund ta caj
e zemren mund te t’le ta prekesh vertet
po kam frike se ti s’mund te rrosh dot gjate

me zhuritje te perhershme ne pellembe.
Atehere, vi e shtrihem me ty, fryme mbi fryme
mbeshtjellur dhe thjesht te them, jam une,

jam k’tu shpirt, mos u zgjo komplet,
dhe midis dy zemrash e dyzet gishterinjve
perv’lohet koha e pergjume.

Caste qenieje

Thjeshtesia e gjerave te perulura ne vetmine e tyre
me jep shprese se dita e kaluar ne vetmi
eshte dite e kaluar permjet qenies sime.

Ne depertimin e saj ndjej djegien
e diellit, degjoj ankesat e eres
dhe kur shiu gurgullon si lume brenda meje
duke me qullur zemren
une e di se ēasti s’ka kufi.

Atehere une dhe dita lidhim syte
e njera-tjetres e hapim krahet
ndaj zhurmes se heshtur.

Permes Dridhjeve te Drites

Dhoma e ndere ne qetesine e saj,
ku miza s’pipetin e sendet s’bejne fjale,
ngjan si femra e harruar pas derdhjes se mendafshit
mbi lekuren e heshtur e kerthizen e hapur.

Jashte dritares, muzgu fillon te lepije
pallatet, njerezit e sheshet perreth,
ndersa brenda ajo ngrihet e ndez dy qirinj;
sheh si zgjatin hijet gjuhet e perzjarrta
dridhurazi, dredhurazi ngjitin muret e larta.

Dredhurazi, dridhurazi, zgjaten, ngjiten,
mendon ajo, kurre s’qendrojne ne nje vend,
si duart e mia dredhur, perdredhur
derdhen cdo nate perreth trupit tend.

Cfare me bie ne sy

Menyra se si ferkoj mollen
pas barkut gjer sa shkelqen
pastaj kafshimi i pare, lengu qe rrjedh,
leng molle, leng goje, e njejta gje,
gjate kesaj kohe duke te pare ty ne sy…
Nuk e kupton akoma?

Pse nuk i ngre grilat sonte?
Sigurisht ty te duhen qe ta lesh boten jashte
kur ndez dritat e do t’jetosh me vete,
ke te drejte. Por hena…ti henen nuk e sheh
kur ajo del prane nje ylli as kur une te them,
e mbeshtollen henen rete si me cellofan,
ngadale, ngadale po e zhdukin te gjalle.

Perkundrazi,
gjate kesaj kohe ti fle,
koken nga dritarja…

akoma s’kupton?

Kur hena bie ne liqen
e milingonat arrijne qiellin
sa here i ngjiten pyllit dru per dru,
si mund te mos kuptosh ti
se une s’do vija re asgje, as nuanca
ngjyrash ne mollen e sapo filluar
po te mos ishte per ty dhe menyren se si
dora jote mbeshtjell timen ne gji
kur bota jashte fik dritat e fle.

Mundesira

Gishterinjte e kembeve i kam te ferguara.
Lexoj poezi;
ato me vjedhin kujtesen.
E lashe nje peme bonsai te kalbet.
Mizat e pushtuan.
Harrova te shurros.
Nganjehere fluturoj.
Vesh nje fustan te bardhe.
Syzet nuk i heq.
Nuk pi as duhan.
Do te nxija tavanin, muret.
Fluturoj neper shtepi.
Jashte nje korridori,
brenda nje tjetri.
Dashuroj nje njeri.
Ai vesh ngjyra te ndezura.
Ka nje mjeker,
buze te plota,
jeton parjashta;
lepin dritaren time qe te me zgjoje.
Kur une ngre grilat,
bie vetem shi.

Pa Shprese

Kur ti e dashuron ate njeri,
betohesh per henen e thua gjera te tilla
si, ne qofte se rete shperndahen
dhe une shoh henen tani,
atehere kjo eshte nje shenje qe cdo gje
do te ece mbare per ne te dy.

Por nje nate, mbasi ka kaluar nje kohe e gjate
prej dites se betimit, mbasi ti nuk e sheh me kete njeri,
je ne krevat dhe jashte dritares rete shperndahen perseri
dhe hena hyn ne skene ne te njejten menyre si dikur
dhe e vetmja gje qe ti mundesh te mendosh
eshte se kjo duhet te jete nje shenje
qe punet po ecin mbare te pakten per ate.

Rinia dhe Pasqyrat
(shqip)

Nje vajze e re qendron vetem
ne ballkonin e saj. Ajo mendon dashurira,
aq shume sa gjethet qe bien.

Nje vajze e re mund ta ktheje e ta vertise
ngjarjen ne mendje si kub Rubik;
kete gje bejne vajzat e reja.

Por ne fund te dites, nje vajze e re i kthen
kurrizin zhurmes aty poshte ne rruge
dhe i kthehet vetes ne pasqyre.

Floku i saj, i betuar qafes se heshtur,
derdh atje peshen e lehte dhe pret
per nje perdredhje ne duart e vajzes se re.

Buzet e saj ndahen te rrefejne dicka
qe vetem pasqyrat degjojne a ndoshta i dergojne
mesazhe gjerave qe pasqyrat maskojne.

E rrethuar nga buzembremja e shkujdesur,
nje vajze e re deshiron vetem nje njeri te shohe
se c'fare i rrefen ajo pasqyrave prej vetes.


Youth And Mirrors
anglisht

A young woman sits alone
on her balcony. She thinks up loves,
as many as the leaves that fall.

A young woman can turn and twist
the story in her mind like a Rubik cube;
this is what young women do.

But at the end of the day a young woman turns
away from the noise on the street below
and turns to herself in the mirror.

Her hair, pledged to the hushed neck,
droops there its light weight waiting
for a twirl in the young woman’s hands.

Her lips part to profess something
only mirrors can hear or maybe they give out
messages to things mirrors conceal.

Surrounded by imprudent nightfall,
a young woman wishes for one man alone
to see what she reveals of herself to mirrors.

Lidhje

Sot pasdite takova Andrewn e folem per poezi.
Ra shi gjate gjithe kohes qe ishim ne kafene.
Njerezit vraponin neper rruge, ndersa brenda
tymi i cigares se tij notonte shkujdesur
pa njohur te ngjethurat e lageshtires se etur.

Andrew lexoi disa poezi nga T.S. Elliot
me nje ze te forte si ballkanasit,
aq sa une u zhyta pak ne karrige
fshehur pas flokeve e dores sime
se po terhiqnim vemendjen e te gjitheve.
Ne fund, une i dhashe nje liber
me poezite e Wislawa Szymborskas

dhe dolem jashte.
Shiu kish ndalur te pushoje ne cdo dege dimri
sic pushon ne rrjeten e merimanges
e ngjan i shumefizuar ne vargje diamantesh.
Keputa nje dege por kur arrita ne dhomen time
shiu me ish shkrire ne pellembe
e diamantet tashme notonin nen lekure.

"Goodbye," i thashe Andrewt,
"we should do this again sometime,"
a ndoshta ai e tha kete
po c'rendesi ka.

Tani, gjashte ore me vone,
po perpiqem te fle
por midis pallatit tim dhe nje tjetri perballe
perplaset era si e marre,
sikur perendite kane dale e po shkundin jorgane.

S'do kete me diamante
neser neper peme, mendoj,
pervec vargjeve te atilla qe koha lejon
te formohen midis dy njerezve
qe s'njohin shume njeri-tjetrin,
por njohin lojen e castit te dehur me jeten.

Puna e Ngjyrave

Puna e ngjyrave,
tha piktori, eshte se ato puthin
njera-tjetren ne ate menyre
qe ti s'dallon dot
se ku mbaron hapesira negative
e ku fillon pozitivja.
Per shembull, vazhdoi ai,
po te veshtrosh kete hapesire
te zeze boje, ti mendon, le t’themi,
per nje shpelle, dhe nese e zeza
puth te bardhen,
ti mendon se nje shkume dallgesh
shpelan gojen e shpelles
dhe kur ti leviz syte
nga e bardha ne te zeze
ti sheh shpellen si tynel
prej nga uji shperthen
e leshohet mbi shkembinj
goditur prej diellit
e te duket sikur sheh
nje barkez plot me njerez
qe lekundet mbi nje dallge te marre,
gati sa s’po e gelltit ujevara,
por pastaj ti afrohesh me afer e sheh
se kjo eshte vetem nje shtrese boje…iluzion,
joshja e padukshme prej dores se piktorit

e thua, aha,
ja c’dashka te m’tregoje maestroja,
dhe largohesh prej studios
por je akoma ne shpelle.

Gra te Vogla
(eshte pak konfrontuese)

Jane kaq te vogla, pese pellembe
mbi toke. Kane filluar te ndjejne ama,
dine c’eshte nxehtesia ne trup,
dine te thurrin sekrete.

Po kthehen vete ne nje sekret tani.
Ne nje shtepi ku te m’dhenjte kane ikur
ne pune dhe gjyshja ka rene te flere,
ato futen mceftazi ne dhomen e gjumit

dhe zhveshin fustanet.
Njera ka sjelle kutine e xhevahireve
te s’emes. Tjetra zgjedh zinxhiret,
pastaj, qe te dyja, i shtrijne me kujdes

pergjate seksit te tyre, mbi buzet
e hapura dhe terheqin lart e poshte
t'provojne ethe prej metalit t'ftohte
si gjarper rreshkitur mbi to.

Cka dehen te madhen me shume
eshte perfytyrimi i mamase se shoqes
me kto zinxhire stolisur -- era e seksit t'saj
verdalle qafes se nje femre te rritur.

Une mendoj keshtu
(shqip)

Nese kurre s’do binte shi
e bredhat do peruleshin
te pinin prej lumenjve,
duke pare reflektimin
e madheshtise se tyre, ato
do harronin etjen
e do thaheshin te perulura.

Nese nje vajze do i
afrohej nje luani e do e
puthte lehte ne fytyre, ajo
do heshtte xhunglen perreth
nderkohe qe kater qepalla
do binin ngadale mbi nje
xhungel te ndezur tek syte.

Nese vargu do ishte i depertueshem
dhe ti do lexoje keto fjale
atehere ti do shihje porten
aty ku thote, “ketu te kam dashur
per here te pare”
dhe une jam mu aty,
shtrire ne harkun e u-se.

I think of it this way
(anglisht)

If it never rained and
evergreens had to lean down
to drink from the rivers...
seeing their reflected
magnificence, they
would forget their thirst,
and dry out, bent over.

If a woman could
approach a lion and
fondly kiss his face,
she would silence the
surrounding jungle as
lids would bow over
a new jungle in the eyes.

If verse were penetrable
and you were reading this
then you would see
the portal where it says
“here I loved you first”
and I am right there
lying in the arch of ‘u’

Lėnė Pas

Lamtumira vjen me dallget gri
nen nje qiell gri prane nje rere te zbehte
e pulbardhave mendjelehta.

Flladi perpiqet t'i zgjoje
gishterinjte por vetem zgavrat midis
qeshin nen lekure me pamundesine e tij

te ngrihet e ti hyje detit ne gji
duke ia perpire gjithe te rrahurat.
Pellembet i ka zhytur ne toke.

Syte i kane rreshqitur perdhe.
Syte i kane ikur me valet.
Syte i jane mbytur thelle.

Zemra eshte fshehur nen kala
buze detit, nen rere jeton n'erresire.
Permes reres e ujit e qiellit lart gri

ai mbytet parreshtur
ne largim, ne zbrazeti.
Flladi i kthehet e i rikthehet

si dashnore mesnate i tregon
nje perralle. Ai dehet,
sic dehet nen kete ajer pa sy.

Pulebardha ulet mbi kala prane tij
ndoshta zemra e thirri
por ky zog s'njeh trokitje

ndaj cuket e varfra t'gjeje ushqim,
t'mos venitet. Ndersa atij,
i kane rreshqitur syte perdhe,

i kane ikur me valet,
i jane mbytur thelle
nen qenien e lamtumires.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.