Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bukuria dhe menēuria nuk shkojnė bashkė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 161 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Art :: Arti i Violines ne Shqiperi
Postuar nga: Fiori

Art Violinisti eshte ai fenomen njerezor teper i veēante qe ka brenda tij ne nje permase te habitshme gjysem-tiger, gjysem-poet.

Yehudi Menuhin


Eshte thuajse e pamundur te gjesh nje vend si Shqiperia ku te jenė si "te ngrira" ne kohe te gjitha etapat qe ka kaluar Arti i violines, qe nga origjina e hershme dhe e mjegullt deri ne ditet tona me tere kompleksitetin e tij. Le ti hedhim nje veshtrim te shpejte ketij vendi te vogel ku, si ne muze, ndesh historine shumeshekullore te mbretit te instrumentave.

Ne Alpet e Veriut te Shqiperise eshte nje instrument mjaft i dashur per vendasit, Lahuta, nje lloj shume i afert me ravanastron indian. Ky i fundit njihet si paraardhesi me i hershem i instrumetave me hark -3000 vjet para Krishtit. Duhet te kete ardhur ne Europe nga Persia e Arabia ne kohen e Kryqezatave ( Dominic Gill ). Fjala shqipe Lahute vjen nga ajo arabe ud - dru. Lahutari luan dhe kendon rapsodi me tema mitologjike dhe lahuta perdoret siē perdornin greket e lashte Liren, per te mbeshtetur efektet e kenges dhe poezise. Njihet metamorfoza qe pesoi arti muzikor europian me futjen e harkut nga Azia. Pra, atje eshte, i paprekur dhe i gjalle ne Alpet e Shqiperise, sikur debora e perjetshme te kete ngrire dhe kohen.

Dhe sot e kesaj dite vazhdon misteri i krijimit te violines, mister qe e ben me te bukur dhe e vesh me nje tyl te magjishem kete instrument-mrekulli te krijuar nga Zoti.

Nga shkrimet dhe pikturat e epokes mesojme se violina filloi te shfaqet rreth gjysmes se pare te sh. XVI ne Italia dhe arriti kulmin me mjeshtrit kremoneze ne sh. XVII-XVIII. Sipas studiuesve, liutajot cremoneze e veneciane e merrnin drurin per instrumentat e tyre nga malet e Ballkanit ku jane Alpet shqiptare. Po nga aty merrnin dhe rreshiren me te cilen krijuan vernikun e famshem, sekretin e perjetshem te Stradivarit. Nuk dihet se kur hyri violina e pare ne Shqiperi, por kontakti me kete instrument duhet te jete mjaft i hershem.

Ne Epitom musical te vitit 1556 nga Philibert Jambe de Fer shkruhet "Ne quajme viola ato qe zoterinjte, tregtaret e njerezit e tjere te Vertuz kalojne kohen... Tjetra quhet violine dhe perdoret neper kercime popullore". Keshtu u pa violina dhe nga shqiptaret, duke u bere mjaft e preferuar thuajse ne te gjitha grupet e muzikes popullore sidomos ne zonen e mesme e te veriut ku ishte ne rrolin kryesor. Keto grupe prej 4-5 instrumentash luanin ne te gjitha festat dhe sidomos ne dasma. Ashtu si ne pikturat e Mark Chagallit, violinisti ishte per njerezit nje figure gjysem mitike, qe merrte pjese ne te gjitha ngjarjet e festat, duke u bere keshtu nje lloj deshmitari i ekzistences njerezore. Kjo shprehet dhe ne Kabate (forme e muzikes popullore ne dy pjese kontrastuese) ku pjesa e pare eshte "ad libitum" sentimentale, dehese e nostalgjike gati "ne te qare", ndersa pjesa e dyte nje gezim i shfrenuar deri ne ekstaze - dy fytyrat e jetes.

Per sa i perket rolit te violines ne Dasma ka nje spjegim interesant te profesorit anglez Wilfrid Mellers. Ai spjegon se te luajturit ne violine eshte si te krijosh jeten. Harku, dextra, ana aktive e fuqise mashkullore stimulon anen femerore universale, te majten ( dhe vete violina te kujton trupin e femres, shkruan Menuhini) duke i dhene jete te gjitha formave potenciale qe ajo ka brenda.

Le ti hedhim nje shikim te shpejte fjales qe perdorin popuj te ndryshem per te luajturit ne violine: play (luaj) anglisht, tocar (prek) spanjisht, suonare (tingelloj) italisht, a cąnta (kendoj) rumanisht, luaj ne shqip etj. Por ne shqip kjo fjale ka hyre me vone si shprehje e qyteterimit dhe progresit te gjuhes, sepse fjala evjeter eshte "me i ra", i bie violines, nje perzierje e dhunes dhe pasionit, qe ne zhargonin e njerezve perdoret dhe per te shprehur aktin seksual. Pra kemi nje marredhenie me instrumentinhume me larg se te luajturit, te prekurit, te tingelluarit... Dhe tek festa pagane si Dasma ana shoqerore dhe ajo erotike jane bashke.

Violinistet shqiptare, ndryshe nga ato te eurepes veriore qe luajne vetem ne pozicionin e pare, dallohen per virtuozizem qe i afron ato me violinistet cigane e ēifute. Ato dominojne tastieren deri ne ekstrem, ndersa dora a djathte krijon ritmet dhe levizja e saj provokon levizjen e kercimit te njerezve perreth.

Eshte e ēuditshme dhe ja vlen te theksohet ekzistenca ne muziken shqiptare te ritmeve me meter te perzier me baze numrat magjike 5 dhe 7, ndersa ne muziken "e qyteteruar" ritme jane te organizuar ne grupe simetrike. Kjo i jep muzikes shqiptare nje nerv ritmik ekspresiv, marramendes dhe mjaft te komplikuar qe te kujton ritmet e ēuditshme te Bartok apo O. Maessien. Realizimi i Kabave kerkon nje teknike te larte qe shpesh here i afrohet dhe "Aires gitanos" te Sarasates. Violinistet ishin te pashkolluar por te magjepsnin me lojen e tyre gje qe te sjell ne mend legjenden e vjeter universale te lidhjes se violinistit me djallin.

Nderkohe qe muzika popullore eshte statike, e pashkolluar dhe shprehje e konservatorizmit e identitetit kombetar, muzika klasike eshte gjithnje ne zhvillim, ka te nevojshem kualifikimin dhe eshte tregues i progresit e pjesemarrjes ne Europen e qyteteruar. Dhe ne Shqiperi ndodhi kjo ndarje; nen influencen e kontaktit me Italine, u be e modes qe familjet fisnike dhe borgjeze te blinin violina ne Venedik apo Tirol. Kur nga lagjet popullore vinin notat e nje violine boheme, nga dritaret e aristokrateve degjoheshin notat e Bach-ut apo Debussy-s. Keshtu filloi shkolla e mirefillte violinistike shqiptare e cila pati dy periudha A - para 1945 me influencen e shkolles ēeke, austriake dhe italiane dhe B - pas 1945 me shtimin e shkollave ruse dhe rumune.

(A) Ne fundin e sh. XIX dhe fillimin e sh. XX ne Europe dominonte shkolla e Sevcik dhe Flesch. Profesori ēek O. Sevcik (1852-1934) rinovoi teresisht tekniken e violines duke e leruar nga rregullat e kufizuara te se kaluares. Pa te do te ishte e veshtire te mendohej muzika e R. Shtrauss, Ysayse apo Debussy. Ai pati rreth 5000 studente nga a gjithe bota. Njeri prej tyre, Ludovik Naraēi, studioi me te ne Austri dhe Prage. Me kthimin ne atdhe te ketij violinisti hyri dhe shkolla me e re europiane ne Shqiperi. Kesaj ju bashkangjit dhe ajo italiane me violinistet Lam Petrela e Sofokli Paparisto bashke me shume violiniste italiane e franēiskane qe formonin ne ate kohe orkestrat e vendit. U hapen klasat e violines ne shkollen e re te muzikes ne Tirane (1933) me mbeshtetjken e Italise, ne Normalen e Ilbasanit (1909), ne Liceun Francez te Korēes (1917). Lidhjet me Italine, Francen e Austrine ishin shume te forta; mjafton te permedim vetem qytetin e Durresit qe ne vitet 30-31 kishte 43 studente qe shkolloheshin ne keto vende, ne mes tyre dhe muzikante.

(B) Pas Luftes se Dyte Boterore Shqiperia kaloi ne Kampin Socialist. U ndje menjehere dominimi i shkolles ruse dhe lindore ne pergjithesi. Eshte e vertete qe komunizmi, me organizimin e centralizuar, masivizimin dhe trysnine e teorise famekeqe te Realizmit Socialist beri shume deme ne Arte, por shkolla instrumentale u prek me pak nga ideologjia e diktatures dhe diti te perfitoje nga organizimi dhe lidhja me shkollat e kampit socilist (Ruse, Ēeke, Rumune, Gjermane D.). U hapen Shkolla muzike thuajse ne gjithe vendin, dhjete Shkolla te Mesme te Muzikes 12 vjeēare (nivel Konservatori) dhe Instituti i Larte i Arteve sot Akademia ne Tirane (4 vjeēare). Pra, tere studimet per violine perfshijne nje periudh prej 16 vjetesh. Violinisti dhe kompozitori Pjeter Gaci studjoi ne Moske me Prof. Yankelevich vazhdues i Yampolskit e Auer; violinisti dhe dirigjenti Eno Koēo studjon ne shkollen e Leningradit; Genc Bogdo dhe Robert Papavrami studjojne ne Prage. Ky i fundit me prof. Peskai i shkolles Yoachim e Hubay. Influence te madhe pati shkolla rumune ku studjuan Raimonda Stefi e Pirro Gjezi por sidomos ardhja ne Shqiperi e profesorit rumun te njohur Modest Iftinki i cili la nje gjurme te forte ne shkollen shqiptare. Ajo italiane vazhdoi te ndjehej me violinistin Ibrahim Madhi e ēelistin Ymer Skenderi nxenes i Janigros.

Mendoj se ne kete kompleksitet shkollash ne periudhen e dyte luajten rrol kryesore disa figura: Robert Papavrami vendosi bazat e shkolles moderne te violines. Ai eksperimentoi qe ne "virgjinitetin muzikore" absolut (4 vjeē) pervetesimin e teknikes violinistike ne baze te refleksit e psikologjise se femijeve. Sot ai punon ne France dhe metoda e tij ne Shkollen P. Rode te Gradignan ka terhequr vemendjen e shume muzikanteve ne te gjithe boten si dhe admirimin e Menuhinit. I biri dhe nxenesi i tij Tedi, fitues i disa konkurseve nder to dhe Sarasate, pņ ben sot nje karriere te shkelqyer. Modest Iftinki, njohes rigoroz i teknikes dhe disiplines violinistike, formoi nje brez te tere instrumentistesh te perfeksionuar qe perhapen metoden e tij ne gjithe vendin. Ndersa violinisti Ibrahim Madhi e ēelisti Ymer Skenderi, vazhdues te shkolles Italo-Franceze, veē formimit te nje klase instrumentale mjaft cilesore, vendosen bazat e muzikes se dhomes, duke e "veshur" instrumentistin me nje sensibilitet e muzikalitet njerezore. Kjo, duke ju bashkuar pergatitjes teknike absolute te Papavramit, kompletoi figuren ideale te violinistit. "Vetem keshtu ennergjia vitale rrjedh lirshem duke komunikuar ne violine "zerin e brendshem" te interpretit" (Accardo).

Sot ne Shqiperi degjon tingujt befasues te violines se Schnittkes apo Xenakis, tingujt hyjnore te Bahut, marramendes te Kabave qe, duke u perziere me ato misterioze te Lahutes se Malsise, krijojne keshtu nje "kolalzh" te ēuditshem ku here shfaqet tigri dhe here poeti.

Copyright © 1999 by Florian Vlashi, A Coruńa

Materiali u pergatit per faqen e Albasoul nga Eni P.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.