Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 122 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Elita :: Bekim Fehmiu: Une dhe ceshtja shqiptare
Postuar nga: Albo

Elita Kush ėshtė Bekim Fehmiu?

Aktori Bekim Fehmiu ėshtė njė nga emrat mė tė dėgjuar shqiptarė tė aktrimit. I lindur nė Sarajevo nė vitin 1936, ai do tė bėhej i famshėm me filmin "Unė kurrė nuk kam parė ciganė tė lumtur", nė vitin 1966. Deri nė atė kohė, ai kishte studiuar dhe ishte bėrė i njohur nga shumė shtėpi filmi nėpėr botė. Ai ėshtė aktori i parė shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses nė filmat dhe skenat e gjithė hapėsirės sė ish-Jugosllavisė. Ai ka qenė njė nga personalitetet qė ka lėnė gjurmė nė kinematografinė ballkanike, por mbi tė gjitha ai ėshtė i madh pėr kontributin artistik nė kinematografinė botėrore. Rolet e tij nė "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e ngrohtė", "Dezertori", pėrmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qėnė "Ko puca otvorice mu se", "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadrionet e partizanasve" dhe "Tė kuq dhe tė zinj". Ai ka bashkėpunuar me Xhon Hjustonin, Olivija de Hevilland, Ava Gardner, Robert Shou, Fernando Rej, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Klaudia Kardinale, Kendis Bergen etj. Ai ka interpretuar nė shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, nė gjuhėn rome, nė spanjisht, anglisht, frėngjisht dhe italisht.


I martuar me njė artiste serbe, ishte nga ata njerėz qė nuk e braktisi, nė asnjė moment Beogradin dhe nuk iu tremb tė qėnurit shqiptar. Shqipėrinė e ka vizituar nė vitin 1973 dhe nuk e ka fshehur kurrė mallin qė kishte pėr tė. I pyetur pėr dėshirėn e tij ai ka thėnė thjesht se:"Do tė doja tė njihja mė mirė shqipen". Nė tė gjithė hapėsirėn ballkanase ėshtė gati nė pėrmasat e njė miti. Ndoshta kjo ka qėnė njė nga arsyet, qė i biri quhet Uliks.

Njeriu nuk duhet tė fajėsojė pėr diēka qė i ndodh as babanė as vėllezėrit, as komshinė, as perėnditė, por vetėm veten. Njėra nga tragjeditė tona lidhet me atė, qė duke jetuar pėr shekuj sė bashku nuk kemi mėsuar nga njėri tjetri, por dhe kur e kemi bėrė kėtė kemi mėsuar vetėm tė keqen. Bekim Fehmiu ėshtė njė nga artistėt mė tė mėdhenj qė kanė dalė prej kėtyre anėve. Nga viti 1987, kur nė mėnyrė demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" tė Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, nė teatrin jugosllav tė dramės, ai i dha lamtumirėn aktivitetit artistik nė Jugosllavi. Pas disa kohėsh mori dhe vendimin pėr t'i dhėnė fund aktivitetit edhe nė aktivitetet artistike botėrore. Pak kohė mė parė nė Jugosllavi ėshtė botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, "Shkėlqim dhe frikė", nė tė cilin pėrshkruhet periudha qė nga lindja e tij nė Sarajevė duke pėrfshirė gjithēka deri nė vitin 1955, kur u pranua nė teatrin e dramės sė Prishtinės.


Hamleti ka thėnė: "Tani e tutje, vetėm heshtje". Cila ėshtė arsyeja e vėrtetė e heshtjes suaj 14-vjeēare?
"Intervistėn e fundit, atė tė lamtumirės e kam dhėnė mė 14 prill 1987, Mira Radosheviēit pėr gazetėn "Politika", kur braktisa shfaqjen "Madame Kolontine". Shkaqet pėr kėtė vendim kishin tė bėnin me tė ashtuquajturin "mosorganizim" tė shfaqjes, por arsyeja e vėrtetė kishte tė bėnte vetėm me zgjerimin e propagandės dhe shtrirjen e urrejtjes antishqiptare, nė tė ashtuquajturėn "nga Triglava deri nė Gjevgjeli". Atėhere i thashė vetes siē thotė Hamleti, "se ėshtė koha pėr tė shpėtuar nga makthi" qė tė ndjehesha "Nė petkat e kujtesės" tė Miroslav Kėrlezhės, qė tė ndjehesha si nė kėngėn e Dushan Vasiljevit, "Njeriu pas lufte", i cili thotė: "...mė jepni vetėm njė gllėjnkė ajėr dhe vesėn e mėngjezit. Tė vetmet qė ju kanė mbetur..." Ato vite tė fushatės antishqiptare pushtuan faqet e gazetave, programet televizive. U publikuan fotografi tė montuara ku citohej poema e Rakiceviēit "Simonida" nė tė cilėn thuhej: "Arbanasi tė nxorri sytė", por qė Shkėlzen Maliqi, shpjegoi gjithēka rreth tė vėrtetės mbi kėto vargje,se sytė nuk i u nxorrėn nga urrejtja, por pėr shkak tė besimit popullor, qė nuk ishte vetėm i shqiptarėve por edhe i serbėve dhe i gjithė popujve tė rajonit. Dhe pika e fundit nė gotėn tashmė tė mbushur ishte kur nė shtėpi takova Brankėn dhe Uliksin nė gjendje shoku. Mėsuesja e gjuhės serbokroatishte, nė vend qė tė fliste pėr poezinė e Esad Mekulit, merrej me tė shoqen e tij, doktoreshė Mekulin, e cila serbėve dhe malazezėve u mbyt fėmijėt e gjallė". I shpjegova Uliksit qė kjo ėshtė njė gėnjeshtėr e vėrtetė, se po ta kishte bėrė kėtė ajo do tė kishte pėrfunduar nė burg ose tė paktėn do t'i kishin hequr tė drejtėn pėr punė. Tridhjetė e pesė shpirtra nxėnėsish tė helmuar pra dhe tridhjetė e pesė familje, anėtarėve tė tė cilave duhej t'u ishte injektuar helmi i urrejtjes. Natyra e qenies sime mė ēoi drejt heshtjes. Pėr disa heshtja ėshtė mėnyrė miratimi, tėrheqjeje. Pėr mua heshtja ėshtė shprehje e dhimbjes dhe e protestės".


Kjo do tė thotė se dikush tek ne vepronte kundėr parimit qė "historia ėshtė mėsuesja e jetės"?
"Pėr mua, me tė vėrtetė historia ėshtė mėsuesja e jetės. Ashtu si dikur Hitleri filloi me ēifutėt edhe unė isha i ndėrgjegjshėm se tashmė kishte filluar me shqiptarėt dhe asgjė nuk do tė pėrfundonte shpejt. E dinja, kishte ardhur koha e luftės. Dhe kobi mė i madh do tė binte mbi popullin serb. Po vinte koha, si dikur qė serbi tė qėllonte kundėr serbit. Nuk ka gjė mė tė tmerrshme se kjo qė mund t'i ndodhė njė populli".
Ju keni qenė shumė i njohur nė gjithė ish-Jugosllavinė. Ajo qė ju parandjenit mos ka lidhje me atė qė fėmijėrinė e keni kaluar nė Prizren dhe rininė nė Kosovė, ku jeta nuk ka qenė e lehtė?
"Jo, kjo nuk mė ka interesuar aspak. Bota ime ka qenė bota e artit. Jo mua, po askujt nuk mund t'i ketė shkuar nė mėndje sepse duhej tė ndodhte gjithė kjo, nė njė kohė kur nė disa fraksione tė sekondės mund tė marrėsh gati gjashtė milion informacione. Me kapacitetin intelektual tė asaj kohe, ne na ndante vetėm njė milimikron pėr t'u bėrė pjesė e barabartė e botės sė qytetėruar. Nė ato vite, unė kisha udhėtuar shumė nga Shqipėria deri nė Bashkimin Sovjetik dhe ne pėr gjithė vendet e Lindjes ishim njė ėndėr. Ishte koha, kur nė kufijtė tanė nuk qėlloheshin individėt si nė shtetet e mėsipėrme, por ku kalohej lirisht pėr tė shėtitur gjithė botėn, e cila nė atė kohė na ka vlerėsuar".


Tė shumtė janė ata, qė pėr gjithė kėto vite bėjnė fajtorė serbėt mė shumė se tė tjerėt. Si do t'i pėrgjigjeni kėsaj pyetjeje?
"Pak mė parė pėrmendėt Orestin. Sigurisht e njihni mitin e Orestit mbi hartat e gabuara mendore tė bazuara nė gėnjeshtra dhe jo tek realiteti, pėrgjegjėsia dhe gjėrat e mira. Fajtorė jemi vetė. Dhe serbėt dhe shqiptarėt nė Kosovė jemi pėrgjegjės pėr atė ē'ka ndodhi. Njeriu nuk duhet tė fajėsojė pėr diēka qė i ndodh as babanė as vėllezėrit, as komshinė, as perėnditė, por vetėm veten. Njėra nga tragjeditė tona lidhet me atė qė duke jetuar pėr shekuj sė bashku, nuk kemi mėsuar nga njėri tjetri, por dhe kur e kėmi bėrė kėtė kemi mėsuar vetėm tė keqen. Gjėrat e mira tė shqiptarėve serbėt nuk i kanė pranuar ashtu si dhe shqiptarėt nuk kanė marrė atė ē'ka serbėt kishin pozitive. Rininė e kam kaluar nė Prizren dhe po tė shante njeri nga nėna kėrciste pushka. Nėna dhe Zoti janė tė shenjtė. Unė nuk e dija qė gjetkė shahej normalisht. Kur erdha nė Beograd dhe dėgjova gjėra tė tilla, nė fillim skuqesha nga turpi. Para disa vitesh dėgjoja nė Prishtinė djem tė rinj tė shanin njė vajzė mė fjalėt mė tė pista".


Tė jetosh nė kėtė rajon do tė thotė qė detyrimisht tė bėhesh "homos politicus"?
"Jo. Pėr herė tė parė rubrikėn politike tė "Politikės" e kam lexuar pas faqes sė kulturės nė vitin 1967, por pastaj fillova ta ndjek nė vitin 1968 kur bota perėndimore filloi tė fliste pėr mua si "njė artist i ardhur nga bota komuniste". Nuk e dija as se kush ishte Ali Shukriu. Nuk e dija kush ėshtė Leka deri sa ma shpjeguan qė ishte Aleksandėr Rankoviēi. Por sot, askush nga ne nuk zgjedh dhe as dėshėron tė bėhet "homos politicus". Ju e dini qė, njerėzit dashurohen mė artistė tė famshėm. Nė Itali nė vitin 1979 kam takuar heroin e tyre, Xhejms Bondin, i cili e dashuronte ish-Jugosllavinė. Mė tha se nė Londėr nė vitin 1978 ishte xhiruar njė film pėr Jugosllavinė ku thuhej se Lufta e Tretė Botėrore" do tė fillonte pikėrisht nė Kosovė, pasi atje jetojnė njerėzit mė tė varfėr tė vendit mė tė pasur". Gandi thoshte se "dhuna mė e madhe mbi njeriun ėshtė varfėria". Kėshtu, ai njeri mė tha se nė atė vit nė Suedi ishte mbajtur njė simpozium pėr strategjitė ndaj vendeve ish-komuniste, ku Brzhezhinski tha se nė Jugosllavi do tė ndikojnė liberalėt, disidentėt dhe sigurisht, nacionalistėt, sepse nacionalizmi ėshtė mė i fuqishėm se ideologjitė. Ky njeri mė ofroi pasaportat pėr gjithė familjen time duke mė thėnė se nuk na presin ditė tė bukura. Qesha dhe me neveri i a hodha poshtė ofertėn".


A besoni se qeveria e re do tė ketė sukses nė zgjidhjen e problemeve nė Kosovė?
"Fillimisht duhen ndryshuar hartat mendore. Dėshiroj qė kjo tė ndodhė dhe do ta besoja njė gjė tė tillė. Por, gjithmonė mė vjen ndėrmend anketa e vitit 1994, ku 70 pėrqind e popullsisė serbe nuk donte tė bashkėjetonte me shqiptarėt, nė kohėn qė 59 pėrqind e serbėve nuk donin tė jetonin me kroatėt. Gjithmonė kur kujtoj kėto shifra bėhem pesimist. Nė vitin 1912, Dimitrije Tucoviē ka thėnė se miqtė mė tė mirė tė serbėve janė shqiptarėt. Dhe ja ku jemi pėrseri bashkė, serbė dhe shqiptarė po pėrjetojmė ankthin e natės sėbashku, mė surrealistin nga gjithė ėndrat surrealiste. Mė besoni sa keq e kam ndjerė veten, kur dėgjova qė njė shqiptar ka ngritur dorėn duke vrarė njė grua serbe dhe njė plak serb nė vitin 1999, i pari rast qė dėgjoj nė gjithė historinė e shqiptarėve. Tė gjithė i kemi kapėrcyer kufijtė qė nuk duhen kaluar. Kush e di ēfarė tragjedije duhet tė ketė pėrjetuar ky shqiptar? Pse ēuditemi mė kėtė dėnim tė tmerrshėm tė Zotit qė po e pėrjetojmė? Qė kur se Kosova u bė "tokė serbe" pas vitit 1912 dhe deri ditėt e sotme ligjin e kanė bėrė bajonetat, topat dhe tanket. A nuk ėshtė ky dėnim i Zotit?"


I keni dhėnė vetes besėn se fėmijėve tuaj do t'u tregoni tė vėrtetėn rreth asaj qė keni ndjerė duke jetuar nė Kosovė?
"Kėshtu ėshtė. Por jo vetėm nė Kosovė. Ata tani dinė gjithēka nga pjesa e dytė e dorėshkrimit. I kam dhėnė vetes besėn qė do t'u tregoj gjithēka fėmijėve qė tė jenė tė mirė-informuar plotėsisht. Kujtimet e mia, i kisha hedhur nė letėr pa kurrfarė qėllimi pėr t'i botuar. Por, atėhere, miqtė e mi: Musa Ramadani, i ndjeri Beqir Musliu, Abdullah Zeneli nė Prishtinė, Filip David, Dushan Makavejev, Jovan Cirillov, Petrit Imami dhe gruaja ime, Branka Petriē, e cila ka qenė dhe lexuesja e parė si dhe zonja Leposava Zuniē, lexuese e veēantė e librit tim dhe qė pėr disa kohė ka jetuar nė Prizren duke mė frymėzuar, mė nxitėn qė ta botoj. Fėmijėve u kam treguar tė vėrtetėn duke i lėnė tė lirė tė zgjedhin mėnyrėn si tė jetojnė, ashtu siē kam bėrė dhe vetė. I respektoj zgjedhjet e fėmijėve ashtu si nėna jonė Dija ka respektuar zgjedhjet tona".


Tek ne thonė, qė dikush kur lind sjell me vete dhe njė mesazh tė mirė nga Zoti. Po ju ēfarė mesazhi keni sjellė?
"Kam dashur qė me punėn time tė ndryshoj njerėzit. Pėr mua aktorllėku i dikurshėm ishte njė mision i bekuar. Arti ka qenė mesazhi qė unė kam sjellė. Po tė mos kisha qenė aktor do tė isha stomatolog ose piktor. Me tė vėrtetė, mė pėlqen tė pikturoj. Mendoj se dhe nėna ime Dija ishte e bekuar duke lindur tetė fėmijė dhe qė tetė i u varrosėn, por qė ka lėnė shtatė nipėr dhe tre stėrnipė. Kjo ėshtė dhe pėrgjigja ime pėr pėrrallėn e bombės demografike nė Kosovė."


Keni lindur nė Sarajevė nė vitin 1936 "me kėmishė". Nė Serbi ekziston besimi se ai qė lind me kėmishė mė pas do tė ketė fat nė jetė. A e shikoni veten tek njerėzit me fat? A jeni i gatshėm tė dilni pėrsėri nė skenė ose ekran?
"Njė fjalė e urtė shqiptare thotė: "Puno pak se Zoti tė ndihmon shumė". Edhe tek shqiptarėt tė lindurit me kėmishė do tė thotė qė fėmija do tė ketė fat nė jetė, madje qė nuk e zė as plumbi. Pėr kėtė arsye nėnat shqiptare u jepnin njė copė kėmishė djemve kur niseshin pėr luftė si hajmali. Po duke gjykuar nga anė tė tjera, nga sakrificat dhe puna e pandėrprerė, mund tė them se kam pasur fat nė jetė, individualisht por edhe familjarisht, megjithėse jeta e njerėzve qė jetojnė nė kėto anė, veēanėrisht nė Kosovė, nuk ėshtė e lehtė. Prej vitesh kam refuzuar tė luaj dhe mendoj se do tė vazhdoj kėshtu. Prej gjithė kėtyre qė kanė ndodhur mė ka humbur dhe sensi pozitiv i gjėrave dhe kur nuk e ndjej veten nė gjendje pėr tė luajtur, nuk mė shkon nė mend tė merrem me kėtė punė".


Si erdhi puna qė per heroin kryesor tė filmit "Dezertori" qė ju interpretoni, ai kishte lindur nė Beograd?
"Njė muaj pasi kishte pėrfunduar xhirimi i filmit erdhėn tek unė skenaristi, operatori dhe regjisori i filmit, Bert Kennedy, duke mė thėnė se kishte lindur njė problem. Publiku amerikan e kishte tė vėshtirė ta pranonte njė film ku rolin e heroit kryesor, Patrik Xhons, ta luante njė njeri me emrin Bekim Fehmiu. U propozova tė ndryshojnė biografinė e personazhit kryesor. Dhe ashtu u bė. Heroi Patrik Xhons u bė Viktor Kejleb, i lindur nė Beograd, por qė nė vitin 1842 emigron nė SHBA, ku i vdesin dhe prindėt nga kolera. Duke vėnė Beogradin, si vendlindje desha tė falenderoja tė gjithė profesorėt dhe akademikėt qė kontribuan qė unė tė bėhem njė artist i madh si dhe tė gjithė aktorėt e mrekullueshėm tė Teatrit jugosllav tė Dramės, me tė cilin krenohem shumė.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.