Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne literature, menyra me e mire per te pasur te drejte, eshte te jesh i vdekur.
--- Hugo

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 112 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Muzika :: Dashuria dhe kenga te prera ne mes
Postuar nga: silenc

Muzika Nqs dikush po e lexon ne keto momente, do te perlotet. Nuk po them me shume sepse do shikoni vete se sa mund te thoni mbasi te keni mbaruar leximin....

Eshte nga ato histori te denja per skenare filmash. Klajdi Mujollari, nje djalosh 18 vjec nga Vlora, kur e dashura iu lidh me nje tjeter merr nje vendim: te shkoje ushtar. Por, dhimbja e dashurise do te sihte shume pak perballe dhimbjes qe u la ai te gjitheve. Nje aksident gjate nje pune ne repart, i merr jeten, nderkohe qe per miqte, shoket dhe familjen kjo ishte goditje e rende. Por edhe per ate publik te zjarrte vlonjate qe e kishin ndjekur Klajdin gjate interpretimeve te kengevce me grupin e tij Rino Ritem. Ndersa e dashura e tij e zemres me te marre vesh lajmin e zi i shkoi ne shtepi. Me pas i ra te fiket mbi trupin e tij.

Nje jete me kenge

18 vjet jete e 12 kenge te regjistruara ne nje kasete, eshte i gjithe fati i Klajdi Mujollarit, themeluesit te grupit rinor Rino Ritem ne Vlore dhe qe ka bere emer ne te gjithe vendin. Klajdi nuk eshte me, vdekja i ngriu kengen ne buze ne pranvere, kur sapo kish mbushur 18 pranvera te jetes se tij dhe pikerisht ne ate muaj, grupi Rino Ritem mbushte 3 vjet jete te mbushur me kenge kenge e ritem, duke depertuar ne zemrat e rinise. Nuk eshte me Klajdi, por kenga e tij bucet ne tregun e kasetave, ne shetitore ku leviz rinia. Ndalesa e zemres se tij, ndali edhe rrugen e grupit dhe tre shoket e mbetur kane thurur kengen e dhimbjes.

Si nisi rrugen e artit Klajdi. Flasin shoket.

Ishin kater, Klajdi, Tani, Niku dhe Genti, te rinj moshatare 16 vjecare qe u takuan ne disko. Ndersa kercenin, provonin te kendonin kenget qe u pelqenin dhe krejt pa pritur mesuan te fshehten e njeri tjetrit. Ata kendonin bukur, madje nje kombinim i persosur. "O cuna, ju drejtua Klajdi, a ngrejme nje grup, a kendojme sebashku, apo nuk ju ngjajme beatles-ave"?. Ata u pane sy me sy dhe ne ato dite marsi te 1998,-tes nisi udhen kenga e Rino Ritem. Por edhe kenga e pare do te titullohej Rruga e rinise. Kreshnik Resuli, Niku, eshte shoku me i afert. Sido qe ka fizik te forte, ai eshte edhe futbollisht me Bylisin e Fierit, eshte i dobet perballe kujtimit e mallit per Klajdin. "Iku ai, na u prene krahet, ka mbetur ne vend grupi dhe kenga. Vetem nje kenge kemi bere pas vdekjes se shokut tone, ate me titull "Kur bie nje yll", qe i kushtohet atij. E kemi veshtire ta kendojme si melodi, por si vjershe e recitojme ore e cast. Ishte engjell ai Klajdi, dhe shpirtin na e beri cope. Nuk e dinim qe kishte ikur ushtar, ka qene nje vendim i menjehershem i tij. Me therret njeri nga parodistet dhe i ngrysur ne fytyre, me thote. Niku, Klajdi eshte rendene spital. Ndersa behem te dal, me thone vdiq Klajdi. Nuk e kisha provuar peshen e kesaj fjale mandate, vec di qe perplasa disa here koken pas murit te dhomes, me pas dola zbathur neper oborr e therrisja emrin e shokut tim, qe nuk jetonte me.

Dritan Diko. Tani nuk pushon se foluri per zerin kumbues te Klajdit, per shpirtin e tij te madh, per levizjet qe bente sikur donte te fluturonte. Ka pjesen me te rendesishme te kenges se grupit tone. "Ai nuk mund te harrohet pse eshte aty ne kasete, ne kasetat per vidio, eshte ketu ne zemrat tona. Per gjate tre vjet e gjysem aktivitet te ketij grupi qe do te shpaloste kengen e tij ne shume skena, perpara shume autoriteteve, Klajdi ishte protoganisti kryesor, per te dhene ide, tema dhe krijuar tekste kengesh. Takimi i fundit i kater shokeve te grupit, ishte ditelindja e Gentit. Me 27 shkurt te vitit 2000, ai mbushi 20 vjec. Vete Gentian Canaj, tregon. "Ishte nje mbremje e paharruar, si gjithnje Klajdi i pari ne organizimin e puneve. Ai mori qingjin e theri, beri kukurec, i pari edhe ne kenge, humor, per te treguar barsoleta te rinjsh. Ate nate u gdhime te kater bashke. Sapo kishte zbardhur dhe Klajdi hapi dritaren e na tha, ej shihni, shihni, po bie nje yll. U zgjatem dhe e pame te gjithe. Ai tregonte se nuk mund te flinte, nese nuk kish pare te binte nje yll. Ate mengjez ai u ul dhe hodhi ne pentagrame muziken e nje kenge. Eshte pikerisht ajo muzike qe sherbeu per ti ngritur kengen vete atij, pasi plot ps nje jave ai do te vdiste pa pritur. Eshte nje kenge dhimbjeje qe na mbush me lote sa here e kendojme ate. Genti tregon edhe nje moment tjeter interesant dhe qe te prek. Kerkonim qe te merrnim pjese ne festivalin e kenges magjike, me nje kenge tonen, por ishte e veshtire te caje. Shkuam, biseduam, por nuk na u dha asnje shprese. U kthyem te merzitur ne Vlore. Kur na sheh keshtu Klajdi, na thote: Mos u shqetesoni, keni Baken dhe keni per te pare se si do ta rregulloj. Duhet takt, kembengulje. Dhe me te vertete ashtu ndodhi. Ai kishte vene ne vije per te intepretuar kengen tone shume te bukur te titulluar "Te mi thoni nenes". Kur u dha tek TVSH se ishte radhitur edhe kjo kenge per festivalin, ishte mesi i majit. Klajdi kishte vdekur qysh me 5 mars. Nuk deshem te shkonim, ishte dhimbje e madhe, por drejtuesit e festivalit na thane se duhej te respektonin kujtimin e shokut te tyre. Kenduam dhe qame njeheresh, thote Tani, te cilit edhe tani i duket nje mjergull loti pertej xhamit te syzeve optike.

Ah, ajo data kater. Shoket e Klajdit permendin shpesh shifren kater qe ka sjelle hare por edhe dhimbje ne jeten e shokut qe mungon, por edhe tek vete ata. Me 4 dhjetor, ka lindur Klajdi, ne 4 mars vdiq. "Me 4 dhjetor te 1999-tes dhame nje koncert recital ne sallen e Teatrit Petro Marko, qe ishte edhe kulmi i suksesit te grupit, i te katertve". Thone se edhe e dashura e tij, daten e lindjes e kishte 4,por edhe dita e ndarjes ka qene me kete shifer.Eh, thone ata, ajo shifra kater..

Vajza e Ali Demit, qe coi Klajdin ushtar

Tani qe shoku i tyre nuk eshte me, ata te tre tregojne se nje nxenese tek Ali Demi, e coi Klajdin ushtar. Ata duheshin prej 1 viti dhe Klajdi fluturonte nga lumturia. Me shume se sa me fjale, ai fliste me gazin e harene e shpirtit te tij, ndjehej qe ishte i dashuruar. Por kur u mbush viti, dikush tjeter hyri ne jeten e saj. Klajdi ndryshoi, u zemerua, u trishtua shpirti i tij i brishte. Vetem 24 or` pasi eshte ndare me te, ka vendosur te ike ushtar, te harroje dhimbjen, por nuk e dinte qe do te krijonte nje dhimbje te pasherueshme per prinderit, shoket. Genti tregon me lot ne sy, per diten e kobshme. Ajo vajza,qe une e njihja,me pa tek ngjisja neper shtylla lajmin e zi me foton e Klajdit. Cka ndodhur?-me thote. Ku ta dish i them, mbase shkaktare je ti. Eja, eja se te pret Klajdi, do te dale e nuk do te kthehet me. Po erdha atje, do te vdes, i pergjigjet ajo. Ka vdekur ai per ty, po eja. Ajo erdhi, i ra te fikte mbi trupin e Klajdit, mori pjese ne varrim dhe thone se shkon e kuvendon tek varri.

Kenga e Dhimbjes

"Kur bie nje yll", eshte titulli i kenges qe shoket i kushtuan Klajdit. Ata thone se e kane me te lehte ta recitojne, se sa ta kendojne, kjo pse e perserisin kudo, ne rruge, ne treg, ndersa po ta kendosh terheq vemendjen. Mbremja buzeqesh pa fjale,/Yjet derdh ne qiellin blu/Pertej qelqit flet ngadale/tek cel syrin hena plumb. Vajza ere e lehte vrapon/tej imazhesh pa mbarim/boten det hej ma trazon/kur shikoj bie nje yll. Marsi, lulet kur te cel/shi kujtimesh shkund nga rete/E nese lagesh mos u tremb/Jane shi lot prej stines vet. Stina ime, pemet tund/Arome prilli kundermon/Buze rivjeres une prehem, pres te vish, ti pse mungon? Muzgu mbreteron Rivieren/dielli syne e kuq kur mbyll/Era mbreteron me mua/Mbremjeve kur bie nje yll.

Vdekja

Fatjon Bilali eshte shoku i Klajdit me te cilin vajti ushtar, megjithese ai nuk kishte mbushur moshen. Ai tregon skenen tragjike, ndersa kishin shkuar te mbushnin uje, pjesa e pare e makines u afrua aq shume me pjesen e pasme ku mbushej uje ne bot, sa qe Klajdi u shtyp. "E mora ne krah, thote Fatjoni dhe me urgjence u nis drejt spitalit. E pashe qe syte po i visheshin syte dhe therras fort. Klajdi, Klajdi, me she, me she apo jo. Po, ishte fjala e fundit e tij, te shoh yllin. Ishte fjala per nje shenje qe kam ne balle ne formen e yllit ku jam vrare kur isha i vogel. Ai me puthi kete yll me buzet e ftohta dhe iku", thote Fatjoni.

Meraku i nenes

Flora Mujollari, eshte nena e Klajdit. Ajo rri nje pjese te kohes me shoket e djalit. Tregon per te dhe ngasherehet. I kishte duart e arta, rregulloi shtepine, pastaj iku ushtar. Vetem 48 ore ndenji dhe humbi jeten. Ai ishte ne krye te detyres dhe pse te mos behet deshmor. Tregon me tej se i festoi 20 vjetorin me 4 dhjetor, ashtu sic e kish menduar ai. Shoket qendruan deri ne agim, ndersa Klajdi ishte aty me zerin, humorin e gjallerine e tij te shfaqur neper kaseta. Ka nje merak nena e Klajdit, "pse te mos behet im bir deshmor. Degjojeni ju zyrtare qe keni ne dore firmen e vulen. Klajdi Mujollari vdiq ne krye te detyres si ushtar ne Pashaliman. Le te behet deshmor, heroi i kenges se grupit Rino Ritem, pse Klajdi do te mbetet perjetesisht, kenga e dhimbjes".


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.