Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ka nje mije menyra per te thene ate qe mendon, e vetem nje per te thene ate qe eshte.
--- Joubert

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 88 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Histori :: Peshorja e historisė
Postuar nga: ILovePejaa

Histori “O, Zot, a kanė mend kėta njerėz!”


Pesė muaj mė parė, duke shfletuar me fare pak vėmendje faqet e kronikės sė zezė tė gazetave tė pėrditshme, nuk e di pse gjeta njė lajm qė mė befasoi. Njė shqiptar qė kishte kryer njė krim nė SHBA, ishte arrestuar nė Laē. Autoritetet amerikane kishin kėrkuar ekstradimin e tij dhe nė mbėshtetje tė kėrkesės sė tyre kishin cituar njė marrėveshje zyrtare shkėmbimi tė nėnshkruar mes ambasadorit amerikan nė Tiranė dhe presidentit tė Republikės shqiptare, Ahmet Zogu, nė vitin 1926. Nuk e di pse atė moment pata menjėherė ndjesinė e diēkaje tė vjetėr dhe tė pluhurosuar, po atė ndjesi qė fitoja gjithnjė nė bibliotekėn e Arkivit tė Shtetit, sa herė shfletoja debatet e parlamentit tė fillimviteve ‘20 tė botuara nė fletoret zyrtare tė kohės. Nuk arrija tė kuptoja se si kishte shpėtuar ajo marrėveshje, se si nuk ishte abroguar apo hedhur poshtė nga autoritetet komuniste nė vitet e gjata tė diktaturės dhe se si 75 vjet mė pas, pa u pėrdorur asnjėherė, kishte fituar sėrish vlerėn e dikurshme. Nė mes asaj qė vdes dhe asaj qė trashėgohet. Mes asaj qė ka vlerė vetėm pėr momentin politik dhe asaj qė vlerėsohet nė tė gjithė momentet. U pėrpoqa ta bėja kėtė sa mė mirė, i fokusuar mė shumė nė raportin e njė regjimi tė pėrkohshėm me rrezatimin historik tė
tij. Duke e ilustruar kėtė tani me mė shumė detaje, qė tė hedhura aty-kėtu nė skutat e kujtesės sime, nė optikėn e re merrnin njė tjetėr vlerė.
Vėshtirė qė tė gjesh nė brezin tim njė njeri qė tė jetė ulur pėr tė analizuar raportin mes kombit dhe njė regjimi nė njė moment tė caktuar tė historisė sė tij. Mes asaj qė rezaton emrin e vendit jashtė dhe asaj qė ky regjim ose kjo kohė ka prodhuar brenda. Tė mėsuar me tekstet bardhezi tė historisė, me orėt e konspektit politik (qė pėr tė thėnė tė drejtėn i mbaj mend vetėm zbehtė nė klasat e shkollės tetėvjeēare), tė mėsuar me urrejtjen ndaj komunizmit dhe me bindjen e patundur pėr tė shkatėrruar ēdo trashėgimi tė tij, vėshtirė qė dikush nga ne tė ishte ulur njė ditė pėr tė analizuar pozitiven dhe negativen e pėrftuar nga njė kohė e caktuar qeverisjeje. Disi pėrciptas e kisha hasur kėtė shumė vjet mė parė. Gjatė njė vizite nė selinė e NATO-s nė Bruksel, Berisha, nė atė kohė president, nuk harroi tė shtonte se Shqipėria ėshtė larguar nga Traktati i Varshavės mė 1968 dhe sipas kėsaj rrjedhe llogjike, meritonte privilegjin tė ishte vendi i parė lindor qė do tė anėtarėsohej nė Aleancėn Atlantike. Ishte mbase momenti i parė kur ish-diktatori dhe regjimi i tij, pavarėsisht motiveve dhe justifikimit tė vendimit qė kishte marrė, po shėrbente tashmė si karta mė e fortė politike dhe morale pėr t’i dhuruar Shqipėrisė anėtarėsimin nė NATO. Dy vjet mė vonė, isha ndeshur pėrsėri me njė rast tė tillė, por tashmė nė drejtim krejt tė kundėrt. Njė ish-oficer i vjetėr i regjimit kishte trokitur njė ditė vere tė vitit 1995 nė redaksinė e gazetės “Aleanca”, qė drejtoja unė atėherė, me njė lajm qė mund tė shtonte disi tirazhin tonė modest. Bėhej fjalė pėr njė dosje tė frikshme qė akuzonte rėndė regjimin komunist tė kohės dhe mund tė shėrbente si demaskimi mė i mirė pėr tė. Oficeri, mė vonė i dėnuar, tregoi se nė fund tė viteve ‘60 dhe nė fillim tė ‘70-tės, nė njė bazė ushtarake nė Zall Herr pranė Tiranės qenė stėrvitur grupe tė vogla terroristėsh palestinezė. Ai pėrmendi njė sėrė emrash, kryesisht pseudonime, por sė paku dy prej tyre qenė lehtėsisht tė identifikueshėm. Bėhej fjalė pėr tė famshmit Abu Midal dhe Abu Abaz, qė pėr shumė vjet me radhė kishin qenė dy ndėr mė tė kėrkuarit e gjithė policive tė botės. Terroristė tė pamėshirshėm, autorė tė hedhjes nė erė tė avionėve dhe tė vrasjes sė atletėve palestinezė nė Munih.
Fatmirėsisht, po atė ditė qė shkrimi dhe fotoja po pėrgatiteshin tė dėrgoheshin nė shtypshkronjė, ambasadori i njė vendi tė madh, por edhe njė dashamirės i njohur i Shqipėrisė, vizitoi redaksinė tonė. I shpjegova me pak fjalė thelbin e skupit qė prisnim tė hidhnim tė nesėrmen nė treg, por u befasova nga reagimi i tij. Njohės i vjetėr i situatave tė terrorizmit, spektator i dhunės sė dy Abuve nė aeroportet e vendit tė tij, ai mė shpjegoi se e gjitha kjo do tė ishte diēka jashtėzakonisht negative pėr Shqipėrinė. Mė sqaroi se Midal dhe Abaz vijojnė tė jenė ende dy gjahe tė majmė pėr shtypin botėror, se shkrimi ynė nuk do tė kalonte nė heshtje dhe se i hedhur nė rrjetin botėror tė mediave nga agjencitė e kėtushme, ai do tė komentohej fare thjesht: Dy terroristė tė famshėm kanė qenė stėrvitur dhe strehuar nė Shqipėri. Askush, mė sqaroi ai mė pas, nuk do tė bėjė dallimin se cili regjim ka qenė nė atė kohė nė Shqipėri. Pakkush e njeh me detaje historinė tuaj tė dhimbshme, por tė gjithė do tė dinė. E hoqėm atė ditė shkrimin duke ndjerė po atė dhimbje qė ndjen ēdo gazetar pėr njė skup tė munguar. Ju ktheva disa herė mė pas kėtij episodi, i bindur pėr tė bėrė dallimin mes njė kohe, njė momenti tė caktuar dhe jehonės sė pėrgjithshme tė njė lajmi tė tillė. Shumė vjet mė vonė, kur nė gjithė tė pėrditshmet e Tiranės lajmėrohej gati me gėzim fakti se Osama bin Laden, njeriu qė ishte bėrė pas 11 shtatorit simboli i sė keqes nė botė, kishte kaluar disa kohė nė Shqipėri, m’u kujtua edhe njė herė ambasadori mik. I transferuar tashmė nė Estoni, ai mbase kishte dėgjuar pėr lajmin nė fjalė. E imagjinoja tė befasuar, duke bėrė po atė pyetje tė vėshtirė: “O, Zot, a kanė mend kėta njerėz!” Mė vinte atė moment tė nisja njė e-mail pa adresė, sa pėr t’i thėnė se shumica e gazetave e kishin bėrė kėtė me idenė pėr tė goditur presidentin e asaj kohe, Berishėn, pa e ditur se po godisnin kėshtu, imazhin e Shqipėrisė. U pėrpoqa tė sjell njė rast tė sė mirės dhe tė sė keqes qė mund tė pėrftosh nga njė moment i caktuar politik, por ėshtė akoma mė tėrheqėse dhe shėnjuese kur qėllon qė tė dyja kėto pėrplasen bashkė, pa arritur tė shpjegohen me tė njėjtin kod. Rreth njė vit e gjysmė mė parė i ftuar nė njė kongres tė madh dhe tė rėndėsishėm ndėrkombėtar tė mediave nė Tokio, qėlloi qė u vonova pėr tė hyrė nė sallėn e ngrėnies. I organizuar siē dinė japonezėt, gati nė perfeksion, e kisha tė vėshtirė tė gjeja vendin tim. Pas fillimit tė servirjes, emrat hiqeshin nga tavolina dhe nė atė hutim ngela mes njė salle ku bujtnin mė shumė se 600 veta. Njė japoneze e sjellshme, e bindur pėr gabimin dhe vonesėn time, mė shoqėroi nė njė tavolinė pak a shumė qendrore, ku po kaq rastėsisht gjendej kombinimi mė i ēuditshėm i racave dhe pėrgjegjėsive. Ish-komandanti i pėrgjithshėm i NATO-s dhe sekretar amerikan i Shtetit, Aleksandėr Heg, Ishpresidenti i Kosta-Rikės, Velaskez me tė shoqen, ish- udhėheqėsi i lėvizjes pėr pavarėsi. “Ah, Albania”, tha Kaunda. “Kam njohur Enver Hoxhėn dhe na ka ndihmuar shumė nė luftėn tonė”. Udhėheqės legjendar i Afrikės, ndėr burrat mė karizmatikė tė shekullit XX, Kaunda ishte pa dyshim i ftuari i nderit nė kongres. Njė ditė mė parė, nė moshė tė thyer tashmė, ai ishte ngritur nė kėmbė dhe kishte kėnduar me njė zė tė plotė kėngėn “Afrika e zezė”, duke impresionuar gjithė tė pranishmit nė sallė. Sytė e tij tė qartė u ngulėn edhe njė herė mbi emrin e vendit tim, sė paku deri atė moment qė Aleksandėr Heg, edhe ky njė figurė po kaq karizmatike dhe me peshė nė historinė e shekullit XX, ju kthye me mėri. “Si guxoni tė pėrmendni Enver Hoxhėn, zoti pesident. Ka qenė armiku mė i madh i Perėndimit dhe pa dyshim diktatori mė i keq qė Evropa ka njohur ndonjėherė”. Ish-shef i Shtatmadhorisė sė gjeneralit Makartur, ish-pjesėtar i stafit tė administratės ushtarake tė Japonisė sė pasluftės, ishkomandant nė Kore dhe kryekomandant i NATO-s nė Evropė, dy herė kandidat pėr president i SHBA-sė dhe mė pas sekretar shteti gjatė administratės Regan, antikomunist i vendosur, i kthyer tashmė nė prag tė tė 90-tave nė njė gazetar tė suksesshėm biznesi, Heg kishte magjepsur sallėn po atė mėngjes me fjalėn e tij. U desh vetėm pak kohė qė gjithēka tė fokusohej nė njė debat tė ashpėr dhe tė qartė mes tyre, thelbi i tė cilit ishte pozicioni i diktatorit tė vendit tim. Ndėrsa ata flisnin, solla edhe njėherė ndėrmend imazhin e tij, siē e mbaja mend nga parakalimet e 1 Majit nė fėmijėri, me republikėn nė dorė, dhe me atė lėvizje tė ngadalshme dore me tė cilėn pėrshėndeste njė popull tė kthyer nė robot. Si ka mundėsi tė kesh prodhuar kaq ndjenja tė kundėrta, e pyeta me vete imazhin qė vijonte tė tundte republikėn, dhe po atė ēast u pėrpoqa tė pozicionohesha sa mė mirė nė avantazhin dhe disavantazhin qė mė jepte kujtimi i tij. Kaunda dhe Heg vijonin tė ziheshin me njė anglishte hundore, duke hedhur nė tryezė argumente po aq magjepse sa edhe tė kundėrta... Kaunda shpjegonte se diktaturė apo jo, Enver Hoxha kishte strehuar dhe mbėshtetur grupet nacionalkomuniste qė luftonin mė shumė se sa pėr regjimin, pėr lirinė e vendeve tė tyre. M’u duk njė moment se ai pėrmendi emrin e Robert Mogabit dhe mė pas tė Lumumbit. “Ē’popull jeton atje, pyeta veten, tha ai dhe asnjėherė nuk dita tė marrė njė pėrgjigje tė saktė? Aq mė tepėr ju president nuk mund tė ma jepni kėtė!”. I dėgjova deri nė fund, nė kėtė debat fantastik, qė nuk e di sepse rrėshqiti nė mosmarrėveshjet mes Kosta-Rikės e Nikaraguas, nė vrasjen ato ditė tė Kabilės dhe nė luftėn e Kosovės qė kishte ndodhur rreth njė vit e gjysmė mė parė. I dėgjova pa e impostuar dot qėndrimin tim, por i bindur se regjime tė njėjta pėrftojnė shpesh situata tė ndryshme, qėndrimi ndaj tė cilave ėshtė po ashtu kaq kompleks. Se nė fund tė fundit, tė gjesh tė mirėn dhe tė keqen nė njė sistem nuk ėshtė kaq e thjeshtė. Se dhe vetė sistemet nuk janė bardhezi, pavarėsisht se bilanci mes tė bardhės dhe tė zezės nuk ėshtė i ekuilibruar asnjėherė. Dhe qė gjithnjė ka njė kah.

BLENDI FEVZIU


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.