Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Jeta i ngjan nje baltovine ku ēdo perpjekje per te nxjerre njeren kembe ben qe te zhytet kemba tjeter.
--- Franz Kafka

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 82 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Art :: Sopranoja Ermonela Jaho, sukses nė skenat mė nė zė nė botė
Postuar nga: Fiori

Art Zėri i sopranos shqiptare Ermonela Jaho, kėsaj rradhe kumboi nė Berlin.

"Maria Stuart", ishte opera e rradhės qė do t“i shtohej repertorit tė sopranos shqiptare, Ermonela Jaho. Oper kjo, qė renditet ndėr mė tė vėshtirat e kompozimeve klasike. Pėr tė parėn herė, kjo oper vjen nė skenė nga njė soprano kaq e re, 33 vjeēare, pasi deri mė parė ishte interpretuar nga artiste me pėrvojė mė tė madhe skenike dhe moshė mbi 40 vjeēare. Kjo pėr faktin, qė vėshtirėsia e saj ka lidhje si me anėn vokale, ashtu edhe me atė psikologjike.

Njė sfidė tjetėr e rradhės kjo. Opera e Gaetano Donizzetit, pėrshkruan konfliktin pėr fron ndėrmjet mbretėreshės sė Skocisė, Maria Stuarta (Ermonela Jaho) dhe mbretėreshės Elisabeth tė Anglisė (Katarina Karneus). Maria Stuart, e burgosura e mbretėreshės angleze, prezantohet nė skenė, kryelartė. e bukur dhe krenare, deri nė fund tė jetės sė saj, si e dėnuara e Elizabethės. E tillė ėshtė dhe Ermonela: kryelartė, e bukur dhe krenare, jo vetėm nė rolin kryesor tė Marias, por edhe pas shfaqjes. Mes durtrokitjeve tė parreshtura nė sallė, publiku vazhdonte tė qėndronte nėn entuziazmin e pafund, duke pritur Ermonelėn, qė prezantonte para tij ēdo pjesmarrės sė shfaqjes, deri sė fundi dhe dirigjentin e talentuar nga Parisi, Alain Altinoglu i cili drejtoi dorėn nga Ermonela, pėr t“ju thėnė tė pranishmėve nė sallė: "Gjithēka i dedikohet Ermonelės sonte". Njė sukses i merituar i sopranos sonė tė talentuar, qė nėse dikujt do t“i jepej rasti t“a ndiqte drejtpėrsėdrejti nė sallė, patjetėr do t“i krijonte pėrshtypjen e tė qėnit i privilegjuar, ndėrkohė qė do mendonte qė njė artiste kaq e talentuar shqiptare, gėzon respektin dhe dhe admirimin e plotė tė publikut tė huaj. Dukej sikur kishte dhėnė nė atė shfaqje gjithė energjinė e saj, deri nė fundin e shpirtit. Tė tillė emocion di tė japė vetėm Ermonela, qė mundet jo vetėm tė zotėrojė rolin e saj, por edhe tė pėrfshijė publikun nė tė njėjtėn gjendje emocionale, qė do t“a mbajė mbėrthyer deri nė fund tė shfaqjes.Ndaj nuk ėshtė rastėsi, qė plani i saj pėr muajt e ardhshėm ėshtė mjaft i ngjeshur.Nė muajt prill - maj, do tė interpretojė rolin e Manon, nė operėn "Manon" tė J. Massenet, (Francė). Nė maj - qershor, rolin e Magdės, nė operėn "La Rondine" tė G. Puccinit, (Trieste). Mė pas operan "Carmen" nė Mondovisione (Francė). Po nė Francė, rolin e Semiramidės, nė operan "Semiramida", operan "Carmen", nė Angli, Skoci, operan "Madame Butterfly" nė Detroit...etj etj.


Cili ėshtė stacioni qė ndalet Ermonela pas pėrfundimit tė shfaqjeve?

Jetoj nė New York dhe pse siē biseduam, jam nė lėvizje tė pėrhershme pėr shkak tė kontratave, sidomos nė Evropė.

Tashmė repertori juaj rradhit shfaqje nė qytetet mė nė zė tė Evropės si: Berlin, Paris, Barcelonė, Londėr, Mynich,Trieste, si dhe nė kontinentin tjetėr Detroit, Filadelfia etj. Cili qytet mbetet pėr ju mė i ngrohti dhe do donit t“i riktheheshit me dėshirė?

(Qesh). Keni harruar pėrgjigjen. Tirana, mbetet qyteti qė mė rilind emocione tė reja, qyteti ku unė rigjenerohem. Publiku shqiptar nuk mund tė krahasohet me asnjė publik tė botės. Vendi yt tė fal tė tjera emocione, tjetėr ndjenjė. Kohėve tė fundit, nėpėr shfaqjet e dhėna sidomos ne Amerikė (Filadelfia, Detroit etj), shqiptarėt qė jetojnė prej disa vitesh atje, mė kanė ndjekur shpesh nėpėr shfaqjet qė kam dhėnė. Mbase numri i tyre nė krahasim me numrin e publikut nė sallė, qė numėronte mijėra, ka qenė i njė raporti tė vogėl, megjithatė, pėr nga vlera dhe emocioni qė mė kanė falur me prezencėn e tyre, tė pakrahasueshėm..
Ēdo shqiptar, mė ka sjellė me vete njė copėz Shqipėri, duke plotėsuar njė boshllėk qė ndihet tek unė, nėpėr shfaqjet larg vendit, larg publikut tonė tė mrekullueshėm.

Po flasim vetėm pėr operat. A "rreh" zemra e Ermonelės, pėr diēka tjetėr pėrveē operas? A e keni gjetur shokun e jetės?

Po, jam e martuar me njė muzikolog shqiptar dhe jam shumė e lumtur pėr kėte.
Ndihem e dashuruar, por admiroj dhe faktin, qė ndaj tė njėjtin pasion me shokun e jetės.
Ėshtė me tė vėrtetė diēka e veēantė pėrjetimi i shkrirjes sė artit dhe nė jetėn private, pasi e bėn atė mė emocionale dhe mė tė larmishme. Mbase kemi tė bėjmė me rastin e "tė qėnit artiste nė ēdo ēast tė jetės".

Valixhja, ėshtė gjithashtu pjesė e jetės suaj, e sė pėrditshmes. Ēfarė nuk mungon nė bagazhin e Ermonelės?

Asnjėherė nuk i kam ndarė fotot e familjes sime (mamit dhe babit kur kanė qenė tė rinj) , si dhe atė shokut tim tė jetės.Gjithashtu kohėve tė fundit, kėsaj pakete tė domosdoshme pėr mua, i ėshtė shtuar dhe njė kapėse e thjeshtė flokėsh e sime mėje, qė fatkeqėsisht nuk jeton mė, qė nga gushti i vitit tė kaluar. Ėshtė njė simbol fare i thjeshtė, qė ma sjell pranė kudo qė ndodhem, me thjeshtėsinė e flokėve tė saj duke mė dhėnė forcė. ...ndėrsa unė vazhdoj tė kėndoj dhe pėr tė, sepse e di sa krenare do ndihej ajo, nėse do tė ishte nė sallė mes publikut, ashtu siē do ndihej krenare, ēdo nėnė shqiptare pėr vajzen e saj.

Pėrmendni njė ēast tė lumtur, pėrveē duartrokitjeve, apo suksesit nė sallė...

Mbase janė disa detaje shumė tė vogla, por shumė domethėnėse qė mua mė falin ēaste tė lumtura.
Mund tė pėrmend gėzimin qė ndjeva, kur nipit tim Mateos i doli dhėmbi i parė, apo kur shoh mbesėn Paola tė luajė nė piano etj.

Cilėn fjalė pėrdorni mė shumė?

"Faleminderit", nė disa gjuhė tė botės.

Meqė ra fjala tek gjuhėt e huaja, sa tė tilla zotėron Ermonela?

Anglisht, italisht, frengjisht (pak spanjisht) dhe po merrem momentalisht me gjermanishten.

Cila ėshtė motoja juaj...

"Nesėr ėshtė njė ditė e re..." .Mė tėrheq e reja, ndaj urrej monotoninė. Artisti ka pėrgjegjėsi jo vetėm pėr veten e tij, por edhe pėr publikun.
Dua t“i fal publikut njė emocion tė ri, jo atė tė njė dite tė kaluar.Kėshtu ndihem e qetė, por edhe publiku besoj, i kėnaqur.

Njė mesazh, qė do t“i drejtonit lexuesve shqiptarė...

Qėndroni artistė nė shpirt. Nuk ėshtė e thėnė patjetėr tė ngjtesh nė skenė, pėr t“a arritur diēka tė tillė.
Ndonjėherė detaje fare tė thjeshta, pasqyrojnė njė shpirt tė bukur njerėzor.
Gjithashtu ju them: Ju dua shumė, jeni vėrtetė fantastikė!


Intervistoi: Alma Papamihali


Foto: LaSonnambula - Verona2007



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.