Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur nuk te do nje lagje, fajin kerkoje te vetja.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 87 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
"Stundeti shqiptar"
Nė 21 qershor 1929 doli nė Torino revista shqipe "Stundeti shqiptar", organ i shoqatės mė tė njėjtin emėr. Ishte e pėrmuajshme kryesisht kulturore, ku botuan krijimet e tyre Poradeci, Harxhi, etj.tė cilat i shoqėronin me foto tė veprave tė Paskalit, Mihos etj.

Nikolo Makiaveli
Nė 21 qershor 1527 mbylli sytė Nikolo Makiaveli, politikan, historian e letrar italian, njėri nga njerėzit mė tė dėgjuar tė kohės kur jetoi, falė zgjuarsisė sė tij. Vepra tė tij janė: "Dialogė mbi artin e luftės", "Historia fiorentine", etj.

Zhan Pol Sartri
Nė 21 qershor 1906 u lind nė Paris Zhan Pol Sartri, filozof e shkrimtar, autor i mjaft veprave. Spikasin ndėr to: "Mosha e arsyes", "Tė jesh ėshtė asgjė", "Vdekje pa varrim", "Djalli dhe zoti i mirė", "Kritikė mbi arsyen dialektike", etj. pėr tė cilat Sartri u nderua me ēmimin e madh Nobel pėr Letėrsinė, por qė e refuzoi.

21 Qershori ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Muzikės
Ceshtje Kombetare :: Presidenti Sejdiu: Jemi tė raskapitur nga pritja e pavarėsisė
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Fjala e Presidentit tė Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, 19 dhjetor 2007

Faleminderit z. President! Ėshtė nder pėr mua tė jem para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nė kohėn kur po hyjmė nė njė periudhė vendimtare pėr Kosovėn.

Sot dėshiroj t’ju flas pėr historinė tragjike tė Kosovės dhe pėr aspiratat e popullit tė Kosovės.


Po ashtu, dua tė shpreh mirėnjohjen pėr pėrkrahjen e bashkėsisė ndėrkombėtare, nė veēanti atė tė Kombeve tė Bashkuara gjatė tetė vjetėve tė kaluara. Krejt nė fund dėshiroj t’ju pėrcjell nevojėn e lėvizjes urgjente tė Kosovės drejt njė tė ardhmeje mė tė ndritur.

Nuk ka nevojė t’ju sjell nė kujtesė rrethanat historike tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, njėra nga tragjeditė e mėdha tė epokės moderne. Na kujtohet mirė se si nacionalizmi i skajshėm shkatėrroi njė vend me komunitete tė ndryshme etnike duke i dhėnė botės njė term tė ri, atė tė “spastrimit etnik”.

Shpėrbėrja e Jugosllavisė filloi nė vitin 1989, kur Beogradi, nė mėnyrė tė paligjshme, revokoi autonominė e Kosovės dhe vendosi nė vend tė saj njė sistem tė sundimit tė drejtpėrdrejtė mbi baza etnike. Derisa konflikti nė Kosovė po intensifikohej nga fundi i viteve ’90, forcat ushtarake, paramilitare dhe policore serbe spastruan qytetet dhe fshatrat tona duke krijuar kėshtu njėrėn nga krizat mė tė rėnda tė refugjatėve nė Evropė qė nga Lufta e Dytė Botėrore.

Deri nė ditėn e sotme mbi 2.000 anėtarė tė familjeve tona mbeten ende tė pagjetur.
Konflikti pėrfundoi pas intervenimit nė kohėn e duhur tė vendeve tė NATO-s.

Menjėherė pas luftės, Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė ndėrmori veprime tė jashtėzakonshme pėr ta vendosur Kosovėn nėn administrimin e OKB-sė, sė cilės i jemi thellėsisht mirėnjohės pėr rolin qė ka luajtur pėr ta ndihmuar Kosovėn tė rimėkėmbej nga lufta, e cila ishte zhvilluar kundėr poipullit tė saj. Na ėshtė dashur kohė pėr t’i rindėrtuar dhe pėr t’i krijuar institucionet e reja demokratike. Administrata e OKB-sė na ka ndihmuar edhe nė kėtė fushė.

Kur Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė pati miratuar Rezolutėn 1244 parashihej njė proces, i cili do ta zgjidhte dhe do ta vendoste statusin e Kosovės gjatė viteve tė ardhshme. Pėr ta bėrė kėtė tashmė kemi njė proces, i cili po zhvillohet qe mė tepėr se dy vjet.

Pas pesėmbėdhjetė muajve tė parė tė negociatave intensive, emisari special i OKB-sė, Marti Ahtisari pėrpiloi njė plan tė hollėsishėm pėr Kosovėn duke pėrfshirė edhe njė pako tė masave pėr mbrojtjen e minoriteve tė Kosovės, si dhe rekomandimin pėr pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn. Propozimi i Presidentit Ahtisari konstaton dhe e pranon se pas shpėrbėrjes sė dhunshme, jokonsensuale dhe ngjarjeve tė tmerrshme tė viteve ’90, nuk kishte asnjė mundėsi qė Kosova dhe Serbia tė mbeteshin bashkė nė tė njėjtin shtet.

Ne ishim tė kėnaqur kur Propozimit tė Presidentit Ahistari iu dha njė pėrkrahje e gjerė ndėrkombėtare. Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, njėsoj si edhe Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė e pėrkrahėn atė. Pjesa dėrmuese e anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit u pajtuan po ashtu me rekomandimet e tij.

Me kėtė lloj pėrkrahjeje, miratimi nga ana e OKB-sė i planit tė Ahtisarit do t’i ofronte rajonit tonė qartėsi dhe do tė promovonte pajtimin dhe stabilitetin. Por, meqenėse nė Kėshillin e Sigurimit nuk pati pajtim, ne pranuam qė tė marrim pjesė edhe nė njė raund tė negociatave me Beogradin. Kosova ėshtė angazhuar nė frymė mirėbesimi dhe nė mėnyrė aktive nė bisedimet e udhėhequra nga treshja.

Gjatė kėtij procesi Beogradi sėrish propozoi modelin e “autonomisė substanciale”, njė model i paqėndrueshėm dhe i pazbatueshėm, i cili ishte prezantuar edhe gjatė bisedimeve me Ahtisarin. Populli i Kosovės, si edhe ēdo popull tjetėr i lirė, asnjėherė nuk do ta pranonte njė marrėveshje tė tillė. Negociatorėt serbė pastaj krahasonin propozimet e tyre me autonominė qė gėzon Hong-Kongu apo Ishujt Aland. Kėta dy shembuj nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt apo tė ngjashme me historinė e spastrimit etnik, me shpėrbėrjen shtetėrore dhe administratėn e pėrkoshme tė OKB-sė qė e karakterizojnė Kosovėn.

Sido qė tė jetė, gjatė procesit tė treshes ne bėmė pėrpjekje tė mėdha qė tė arrinim njė zgjidhje tė pranueshme pėr tė dyja palėt. Veēanėrisht u pėrpoqėm t’i identifikojmė mekanizmat e adresimit tė interesave legjitime tė Beogradit nė Kosovė. Pėr kėtė qėllim ne propozuam njė Traktat tė miqėsisė dhe bashkėpunimit, sipas tė cilit Kosova dhe Serbia do tė konsultoheshin, do tė themelonin komisione tė pėrbashkėta dhe do tė bashkėpunonin nė ēėshtje tė interesit tė pėrbashkėt. Ne po kėrkonim mėnyra pėr tė bindur Serbinė se Kosova e pavarur do tė ishte njė fqinj i mirė. Megjithatė Beogradi nuk deshi tė diskutonte pėr Traktatin tonė.

Ishte pėr keqardhje qė nuk mund tė kishim njė bisedė serioze rreth asaj se si populli i Kosovės dhe populli i Serbisė do tė mund tė jetonin dhe tė bashkėpunonin si fqinjė nė paqe. Pėrkundrazi, ne dėgjonim zyrtarėt e Beogradit duke e pėrsėritur vazhdimisht pikėpamjen e tyre gjoja se Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė lejonte vetėm njė rezultat tė mundshėm tė kėtij procesi: autonomi pėr Kosovėn. Ky interpretim pėr ne ishte i paqėndrueshėm.

Treshja tashmė ka raportuar se “nuk kishte lėnė gur pa lėvizur nė kėrkim tė njė marrėveshjeje”, edhe pse nuk u gjet njė rezultat i pranueshėm pėr tė dyja palėt. Qėndrimet e Serbisė dhe tė Kosovės mbesin fundamentalisht tė papajtueshme.

Sidoqoftė, z. President, Kosova ėshtė e gatshme tė vazhdojė tutje. Mungesa e qartėsisė sė statusit po e mban peng ekonominė tonė, po i zmbraps investimet ndėrkombėtare dhe po na e pamundėson qasjen nė institucionet financiare dhe huadhėnėse ndėrkombėtare. Kjo pasiguri na e bėn tė pamundur qė tė marrim pėrgjegjėsitė tona tė plota pėr institucione demokratike. Kjo, po ashtu, popullit tė Kosovės dhe nė tė vėrtetė tė gjithė rajonit i pamundėson qė tė ketė njė plan tė qartė pėr tė ardhmen. Jemi tė rraskapitur nga gati pothuaj dy dekada izolimi, lufte dhe harrese politike.

Plani i Ahtisarit ofron njė bazė tė mirė pėr tė lėvizur pėrpara. Ne jemi tė gatshėm qė t’i pėrkushtohemi zbatimit tė plotė tė tij, me qėllim qė ta bėjmė Kosovėn vend nė tė cilin tė gjitha komunitetet do tė mund tė jetojnė nė paqe dhe prosperitet. Si do ta bėjmė kėtė?

Sė pari, ne jemi tė gatshėm t’i zbatojmė tė gjitha masat qė Presidenti Ahtisari i ka propozuar pėr t’i mbrojtur komunitetet pakicė. Kjo punė tashmė ka filluar. Kuvendi i Kosovės ka pėrgatitur projektligjet kryesore qė kanė tė bėjnė me vetėqeverisjen lokale, themelimin e komunave tė reja dhe vendosjen e zonave mbrojtėse pėrreth objekteve tė trashėgimisė kulturore.

Tashmė jemi duke ndėrmarrė masa pėr mbrojtjen e objekteve religjioze serbe, madje kėtė e po e bėjmė edhe para se plani i Ahtisarit tė aprovohet formalisht. Po ashtu kemi filluar hartimin e Kushtetutės, e cila pėrfshin parimet e marrėveshjes Ahtisari, nė veēanti ato qė kanė tė bėjnė me tė drejtat e barabarta pėr tė gjithė qytetarėt. Puna rreth Kushtetutės do tė vazhdojė dhe do tė pėrshpejtohet.

Sė dyti, ne mirėpresim periudhėn e mbikėqyrjes ndėrkombėtare qė e ka propozuar Presidenti Ahtisari.

Jemi tė vetėdijshėm qė Kosova vazhdon tė ketė nevojė pėr pėrkrahjen e institucioneve tė saja tė reja.

Prandaj, ne e mirėpresim ofertėn e NATO-s pėr tė vazhduar misionin paqeruajtės tė mandatuar me Rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė. Gjithashtu, mirėpresim emėrimin e njė pėrfaqėsuesi civil ndėrkombėtar pėr tė mbikėqyrur zbatimin e marrėveshjes Ahtisari, si dhe vendosjen e njė misioni tė Bashkimit Evropian nė fushėn e drejtėsisė. Ne po ashtu i njohim tė drejtat dhe prerogativat e OKB-sė nė Kosovė.

Sė treti, ne do tė vazhdojmė t’ia shtrijmė dorėn e miqėsisė Serbisė dhe nuk do tė tėrhiqemi nga pėrkushtimet, tė cilat i kemi ofruar nė Traktatin e miqėsisė dhe bashkėpunimit. Kosova dhe Serbia kanė lidhje gjeografike, nė kulturė, histori dhe tregti. Do tė vazhdojmė tė kėrkojmė dhe tė angazhohemi pėr marrėdhėnie mė tė mira me fqinjin tonė verior mbi bazėn e vlerave tė pėrbashkėta dhe dėshirės pėr njė tė ardhme mė tė ndritur nė bashkėsinė e demokracive euroatlantike.

Liderėt e Kosovės kanė bėrė njė zotim para treshes pėr tė mos pėrdorur dhunė, kėrcėnime apo frikėsime. E ripėrsėrisim kėtė zotim tė pakushtėzuar. Do tė pėrdorim ēdo mjet qė kemi nė dispozicion qė tė bėjmė qė situata e sigurisė tė mbetet e qetė gjatė kėsaj periudhe tė rėndėsishme pėr Kosovėn.

Jam i vetėdijshėm qė ka tė atillė qė e kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės nė parim.Sidoqoftė, e ftoj dhe inkurajoj Kėshillin e Sigurimit qė tė fokusojė natyrėn sui generis tė Kosovės. Situata jonė nuk ėshtė rast i sesecionit etnik, por ėshtė njė rast special, i cili duhet tė shihet nė kontekstin e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė.

Kosova ėshtė njė kombinim tejet i pazakonshėm i faktorėve tė cilėt nuk mund tė gjenden gjetiu duke e pėrfshirė kėtu edhe shpartallimin jokonsensual tė njė shteti federal, pėrgjigjen e bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj krizės tragjike humanitare nė tė gjithė ish-Jugosllavinė, pastaj dhunėn e sponsorizuar nga Beogradi kundėr civilėve dhe spastrimin etnik nė Kosovė.

Pėrveē kėsaj shumė e veēantė ėshtė Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė me dispozitat e jashtėzakonshme, tė cilat e vendosėn Kosovėn nėn adminsitrimin e pėrkoshėm tė OKB-sė dhe parashikuan njė proces politik pėr pėrcaktimin e statusit tė udhėhequr nga OKB-ja. Njerėzit e pėrgjegjshėm duhet t’i refuzojnė krahasimet false me konfliktet e tjera.

Z. President, unė ju falėnderoj qė ma dhatė mundėsinė pėr t’i shprehur ndjenjat dhe aspiratat e popullit tė Kosovės. Kjo ėshtė kohė e vėshtirė pėr popullin tim, me plot pritje dhe frikė pėr tė ardhmen. Megjithatė, zotohemi se liderėt e Kosovės do tė vazhdojnė tė jenė partnerė konstruktivė.

Ju faleminderit!


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.