Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Lavdia eshte nje gjarper. E, uroj te mos me kafshoje asnjehere.
--- Rozanov

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Intimitet :: Ermira Babaliu mbi jetėn e saj artistike dhe private
Postuar nga: Albo

Intimitet Ka nisur tė kėndojė aksidentalisht nė shkollė tė mesme.

Ermira Babaliu - Divorci i prinderve dhe jeta ne Amerikė

Nė njė nga festivalet nė Pogradec dėgjohet nga drejtori i televizionit, Virgjil Kule qė e sjell nga provinca nė skenėn e festivaleve tė interpretuesve, pėr tė marrė hov drejt suksesit. Ndėr vite Ermira ka krijuar njė karrierė kostante dhe tė pėlqyeshme. Edhe pse prej 12 vjetėsh jeton nė Detroit, nuk e ka harruar kurrė Shqipėrinė, muzikėn dhe filozofinė. Nė kthimin e saj nė skenėn e madhe, kėngėtarja rrėfen ekskluzivisht pėr gazetėn tonė jetėn e saj bashkėshortore, fėmijėrinė dhe interesat e saj qė nuk ndalen vetėm tek muzika….

Si e shijove rikthimin nė skenė?
-Njė rikthim me shumė dashuri. Ristartohem nė njė skenė nga kam dalė dhe me njė nivel qė i pėrkas. U kėnaqa shumė. Unė nė Shqipėri vij shpesh, dhe kam patur shumė kėrkesa pėr tė dalė, por nuk kam dashur tė jem pjesė e eksperimenteve qė bėhen me muzikėn shqiptare.
Ndėrkohė besoj se dhe ftesa tė ka kėnaqur shumė?
-Tė jem e sinqertė ishte njė surprizė shumė e bukur pėr mua. Vjet kam dėgjuar pėr kėngėt e shekullit kur spektakli kishte mbaruar. Ishte njė mbasdite e zakonshme, kur vij nė shtėpi dhe marr njė telefonatė ku dikush mė thotė: “Jam Adi Hila”. Fillimisht mendova se do ishte njė nga organizatorėt e koncerteve qė organizohen nė Amerikė ndėrkohė qė ai pėrsėriste emrin e tij. Ishte njė ftesė shumė e ngrohtė shumė dashamirėse dhe ai u kėnaq shumė kur unė i thashė: Po.
Keni shumė vite qė jeni larguar nga Shqipėria pėr tu vendosur nė Amerikė. Po-ja juaj u prit me kaq shumė entuziazėm dhe nga bashkėshorti?
-E priti mirė; le tė mos themi shumė mirė! Ėshtė normale qė mbas 12 vjetėsh ai e ndjen atė merakun e brendshėm se po ti kthehem skenės serioze tė muzikės, unė do largohem pėr mė shumė kohė nga shtėpia. Por, mendoj se mbas kėtij meraku tė pashprehur u gėzua shumė dhe ai.
Pėr ju si artiste, mungesa e skenės sė madhe ishte njė dhimbje?
-Ishte njė dhimbje qė e kam patur gjithmonė. Edhe pse nuk i jam ndarė koncerteve pėr emigrantėt.
Ndonjėherė bashkėshortėt nuk e kuptojnė dashurinė e partnereve pėr karrierėn. Si e keni kapėrcyer kėtė pengesė?
-Me luftė. Nuk them se e kam fituar akoma. Nuk mund tė them se vazhdoj tė luftoj faktikisht po me atė forcė si mė parė. Tė martohesh me njė artist ėshtė sakrificė e madhe sepse artisti ka njė shpirt tė lirė qė duket se tulatet, por qė kur shpėrthen nuk ka forcė qė ta ndalė. Janė ca krahė qė ti jep talenti qė kanė nevojė tė fluturojnė. Janė krahė qė i drejton zoti.
Si ka qenė historia juaj e madhe e jetės?
-Njė shoqja ime e kishte mik dhe ishte njė dashuri me shikim tė parė. Mė pėlqeu sepse ishte njė djalė i hapur siē jam unė, bėnte shaka tė sinqerta. Ishin kėto tė parat qė mė bėn pėr vete. Mė pas ai ishte shumė qytetar nė njė pjesė tė vetes. I binte kitarės dhe kaq.
I vendosėt gjėrat shpejt e shpejt?
-Kur jemi njohur ka qenė shtator, u fejuam nė dhjetor dhe u martuam tetorin tjetėr. I vendosėm gjėrat shpejt dhe nuk jam bėrė hiē pishman. Me gjithė ulje-ngritjet qė ka njė martesė normale, me atė ndeshjen e pėrhershme kryeneēe qė ai e di se nuk e fiton dhe unė e di qė nuk e humbas, jam e kėnaqur.
Komandon ai apo ju?
-Nė pjesėn qė i takon atij komandon ai. Por, e dėgjojmė shumė njėri tjetrin. Vendosim kryesisht tė dy. Pėr kėngėn vendos pak mė shumė unė.
Nė pėrgjithėsi vipat sillen sikur nė familjen e tyre nuk ka asnjėherė zėnka. Ju ziheni me bashkėshortin?
-Nė kaq shumė vite martesė grindem shumė. Nė momentin qė grindem, dhe kėtė e them shumė sinqerisht unė jam 100 % e bindur qė unė do mbaj inat dhe nuk do ulem. Tė nesėrmen e harrojmė dhe vazhdojmė. Ai nė llojin e tij nuk do tė ndryshojė dhe unė me tipin tim gjithashtu...
Pas kaq vitesh nuk ėshtė amerikanizuar ndopak?
-Unė e kam dashur atė njeri se ka qenė krejtėsisht pa komplekse. Por nė fund tė fundit ai mė do mua ashtu siē i duhet atij, dhe ėshtė aq i zgjuar sat ė ndryshojė ato gjėra qė i duhen atij tė ndryshojė…
Ardhja e vajzės ēfarė solli nė ēiftin tuaj?
-Mendoj se si pėr tė gjithė prindėrit, ardhja e vajzės pėr ne ishte njė lumturi. Mua si nėnė vajza mė ka dhėnė energji tė pashtershme. Pėr konceptin tim njė fėmijė ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe.
Jeni nėnė e mirė?
-Mundohem. Por kėndvėshtrimi pėr jetėn mes nesh dhe fėmijėve tanė ndryshon. Sado qė unė pėrpiqem tė largohem nga konservatorizmi qė mund tė kem si shqiptare prapė brezi me brez ndryshon. Unė i rri mbi kokė dhe i them gjithnjė:”Lexo!” Ndėrkohė qė ajo dhe Shekspirin e lexonte nė kompjuter. Pra ne kemi njė kėndvėshtrim ndryshe nga ato, qė dashje pa dashje na bėn anakronikė para fėmijėve.
Para 12 vjetėsh vendosėt tė largoheshit nga Shqipėria Ishte i vėshtirė si vendim?
-Ishte njė vendim i detyruar. Kėtu flas pėr llojin tim. Unė jam njė natyrė qė nėse mė le pa punė, mė mirė tė vdes. Dhe ndjeva njė bllokim tė tė gjitha energjive tė mia. U izolova pėr gati 2-3 vjet. Gjatė asaj kohe bėra njė kolegj pėr kozmetologji pėr tė mėsuar anglisht. Dhe mė pas bėra dhe konvertimin e diplomės sė shkencave politike, pėr tė cilėn kam studiuar. Unė nuk e dija qė mesatarja e mirė do mė ndihmonte shumė. Fillimisht e pata tė vėshtirė tė mėsohesha me terminologjinė pėr filozofinė, por u pėrshtata. Punova pėr 5 vjet nė njė shkollė ku dhashė anglisht pėr fillestarėt. U shkurtua buxheti dhe i pari qė do iknin patjetėr qė ishin emigrantėt. Qė nga ai moment unė vendosa tė mos punoja mė pėr njeri, po pėr veten time.
Aktualisht ju jetoni dhe punoni nė…
Unė jetoj nė Detroit dhe aktualisht jetoj vetėm me tė ardhurat qė mė sjell kėnga. Pėr disa vjet kam menaxhuar koncerte pėr shqiptarėt nė Amerikė. Kam dhe njė lokal tė vogėl nė Pogradec, qė nė tė ardhmen kam ndėrmend ta bėj Art-Galeri-caffe.
Je e kėnaqur me jetėn nė Amerikė?
-Qė tė them s’jam e kėnaqur s’kam se si, tė them tė kundėrtėn dhe kėtė se them dot. Sepse duke qenė njė njeri i diplomuar pėr filozofi kėnaqėsia pėr mua ėshtė relative. Ka pjesėn e vet shumė tė mirė, ka siguri, mund tė drejtosh vetė veten tėnde dhe mund tė aplikosh shumė mirė aftėsitė e tua. Nuk jam e kėnaqur pėr kėngėn edhe pse interesat e mia shkojnė mė shumė se aq. Interesat e mia pėr politikėn, filozofinė, modėn, i kam aplikuar nė forma tė ndryshme, sipas rastit
Por deri mė sot keni spikatur nė muzikė. A keni tentuar ndonjėherė tė kėndoni dhe nė anglisht?
-E kam menduar dhe jam gati qė tani tė kėndoj nė anglisht. Por nė njė zhanėr tjetėr muzikor qė ėshtė smooth jazz, bluez. Kam kontaktuar dhe me disa amerikanė dhe kam disa plane, por nuk dua tė them mė shumė....
Pra, e keni njė ėndėrr amerikane?
-Kam disa projekte me ta. Edhe pse tėrė ėndrrat e mia unė i lidh me Shqipėrinė..
Si e ruan kėtė rini tė pėrjetshme?
- Njeriu ėshtė aq vjeē sa ndjehet. Unė pėr veten time nuk e mendoj dot si mund tė mėrziten dhe nuk kanė si ta kalojnė kohėn. Unė e di se ēfarė do tė bėj edhe kur tė jem 65 vjeē. Mendoj se janė energjitė e brendshme qė pėrtėriten kėndvėshtrimi me tė cilėn unė shikoj jetėn qė nuk mė bėn tė lodhem dhe qė tė mbajnė tė re.
Thatė se jeni e hapur. Nė jetėn tuaj familjare ke mbajtur ndonjė sekret tė vogėl?
-Mendoj se jo ēdo gjė thuhet copė. Sidomos nė disa raste. Ndonjėherė njeriu ka nevojė tė bėjė manovrime. E vetmja gjė qė unė manovroj nė marrėdhėniet e mia me bashkėshortin janė paratė. Im shoq ka shumė qejf ti mbledhė dhe ti menaxhojė, ndėrkohė qė unė kam shumė qejf ti marrė dhe ti prish. Dhe kur blej ndonjė gjė, unė asnjėherė nuk i tregoj vlerėn reale. Ia them mė vonė, kur gjej momentin.
Nuk ėshtė gjirokastrit?
-Jo, jo. Ėshtė prej Korēė.
Pėr ēfarė i prish paratė shumė?
-I prish shumė libra. Mė pėlqen shumė tė qeras tė tjerėt. Dhe gjithashtu i shpenzoj pėr tu veshur e pėr tė blerė gjėra tė bukura. Kam shumė qejf tė blejė bileta avioni, tė shkojė nėpėr koncerte, muzeume.
Dukesh njeri me shumė iniciativa. Ti mbėshtet bashkėshorti idetė qė prodhon?
-Asnjėherė. Luftoj gjithnjė. Kjo ėshtė njė nga minisherret tona tė pėrhershme. Unė nuk ka frikė tė provoj. Unė sensin e masės e kam shumė tė pėrcaktuar dhe pėrgjithėsisht harxhoj shumė energji dhe pak para pėr tė realizuar projektet qė kam. Dhe nuk kam gajle hiē dhe nga humbjet. Njė shprehje amerikane thotė:”Kush nuk provon kurrė , nuk fiton kurrė!”
Kėtė tipin tuaj kaq me nerv ka dhe bashkėshorti? Apo ėshtė ndryshe nga ju?
-Ekziston njė opinion I tė tjerėve qė mua mė ngjall shumė inat. Ato qė e njohin tim shoq thonė: se unė kam njė burrė korēar shumė tė urtė dhe tė butė. Po kur ai nxehet nis e thėrret …Nėse mė parė pėrpiqesha t’ia ktheja ,tani ikė…
Kemi shumė gjėra tė pėrbashkėta por dhe shumė gjėra qė na ndajnė. Ndoshta tė qenit ndryshe nė disa gjėra, na tėrheq mė shumė…
Ėshtė xheloz ndaj jush?
-Nuk mendoj se nuk ėshtė. Por jam e bindur qė ai asnjėherė nuk mė ka bezdisur me xhelozinė e tij.
Po ju?
-Aspak.
Ke njė burrė goxha bukurosh?
-Le tė jetė. Unė nuk jam aq e pazonja sa tė mos jem njėshi nė tėrė zgjedhjet e tij. Po si pėlqeva le tė vazhdojė tė kėrkojė. Jam e bindur se nė gjithė botėn tė kėrkojė Sandri nuk do gjejė mė tė mirė se unė. Sepse ėshtė ai lloj kompesimi mes nesh qė zor se mund tė gjendet kudo.
Si ke arritur tek kjo analizė psikologjike. Kėngėtaret duken se nuk janė shumė tė interesuar pėr tė gjetur ato thellėsitė e shpirtit….
-Unė mendoj se gjithēka e kam nga origjina. Unė vij nga njė pėrzierje shumė interesante tė familjeve me emėr. Nga mamaja jam me origjinė nga familja Ēollaku. Gjyshi im ka qenė njeri i nderuar dhe me shumė influencė nė tėrė zonėn e Pogradecit, kam dy dajo qė kanė rėnė nė luftė dhe janė heronj, dhe njė dajė tjetėr Qani Ēollaku qė ka qenė disidenti i vetėm nė Pogradec, i cili mė ka dhėnė dimensionin human nė jetė. Nga ana e babait kam pasur gjyshin tjetėr qė ka mbaruar nė vitin 1934 pėr mjekėsi nė Austri. Ndėrkohė qė gjyshja ishte me origjinė nga Ohri. Pra ėshtė njė pėrzierje shumė e mirė e gjakut qė mua mė kanė dhėnė kėto lloj genesh qė unė i aplikoj, dhe qė mė japin energji tė brendshme stimuluese.
Lexoni shumė?
-Shumė. Ėshtė njė nga kohėt e mia mė tė vyera kur futem nė faqet e njė libri. E lexuara mė mban gjallė, mė mban nė korent tė ēdo gjėje qė ndodh, dhe ėshtė njė relaksim pėr mua.
A jeni duke menduar pėr ndonjė album tė ri?
-Tė bėsh njė album ėshtė shtrenjtė. Do ju them dhe diēka. Njė album i mirė do tė paktėn 10 mijė dollarė. Kur kam folur me biznesmenėt dhe u them nuk kam lekė, mė thonė:”Po ti ke qenė nė Amerikė!” Ėshtė e vėshtirė pėr mua tė shpenzoj kaq shumė para, sepse nė krizėn e sotme ata para janė tė hedhura nė lumė, sepse nuk do tė mė ktheheshin. Njėri prej biznesmenėve ma premtoi, po nuk e di si i kanė kushtet e sponzorimit kėtu nė Shqipėri…! Ky filan biznesmen, mė pa qė nga koka nė kėmbė, me atė vėshtrimin e qelbur qė unė nuk kam gajle fare dhe mė thotė:”Po mirė pse tė sponzorizoj unė ty?” Sigurisht qė nuk dua ta shqiptoj pėrgjigjen.
Gjatė karrierės suaj keni bėrė shumė armiq?
-Sa tė duash. Por ėshtė e bukur se kam bėrė armiq pėr vdekje ato qė e meritojnė, dhe armiq tė pėrkohshėm ato njerėz qė duke mė njohur nė thelb mė janė kthyer nė miq.
Thashethemet tė kanė cenuar?
- Aspak. Mė kanė ndarė shumė herė me burrin. Po tim shoqi nuk i intereson fare. I kemi pėrballuar me shumė dinjitet kėto thashetheme. Por dua ti ējerr fytyrėn atyre qė hiqen si miq, dhe ēfarė nuk thonė prapa krahėve. Thashethemet na bėjnė tė qeshim shumė sa unė pyes gjithnjė tim shoq me tė qeshur:”Mė ke lėnė ti, apo tė kam lėnė unė!” Ndėrkohė qė mė i fundit fare ka qenė qė mua mė ikur zėri sepse pi shumė. Me problemet shėndetėsore unė nuk pi dot as mė shumė se njė gotė verė.
Ēfarė urren nė shoqėrinė e sotme shqiptare?
-Ajo qė mė dhemb nė Shqipėri ėshtė se ka njė mentalitet shumė anakronik nė shumė kėndvėshtrime. Anakronizmin e shoh nė mentalitetin dhe nė kapaidllėkun anakronik tė atyre qė kanė para, nė frikėn qė kanė njerėzit pėr tė thėnė tė vėrtetėn, pėr tė qenė tė hapur, nė kujdesin qė kanė tė tėra familjet qė tė duken perfektė. Si dhe nė luftėn qė bėhet pėr tu larguar nga ky vend qė unė e quaj ikomani. Njeriu kur ėshtė i zoti bėhet dikush dhe nė vendin e vet. Duhet patjetėr tė civilizohet mentaliteti.
Keni frikė nga ndonjė gjė?
-Tani kam frikė vetėm nga Zoti dhe nga vajza ime. Kam shumė frikė pėr vajzėn, sepse nuk dua ta lėndoj nė asgjė…. Ėshtė aq e madhe dashuria pėr tė. Unė kam frikė nga dashuritė e mėdha….
Gjėja mė perfekte qė ke bėrė nė jetė?
-Di tė dua shumė....

Bashkėshorti e “urren” karrierėn time

Ėshtė martuar nė moshėn 27 vjeēare. Thotė se me mendjen qė ka sot, do tė ishte martuar 50 vjeē ose nuk do ishte martuar fare. Thekson faktin se martesa ėshtė shumė e kėndshme por ėshtė e vėshtirė pėr ta mbajtur, dhe shumė e lodhshme. Sigurisht qė kėtė e bėn pa ia mohuar kurrė vlerat. Nė familjen qė ka ngritur ndjehet e lirė dhe shumė e rėndėsishme. Por nė analizėn e saj kupton se mbas shumė vjetėsh qė kanė ndenjur bashkė, burri adhuron tek ajo pjesėn e gruas qė rri nė shtėpi, qė gatuan, qė ėshtė nėnė dhe bashkėshorte e mirė; duke pasur pak dhe shumė alergji, karrierėn…

Divorci i prindėrve ka ndikuar shumė tek unė

Thatė mė sipėr qė keni pasur prindėr tė divorcuar. Sa fėmijė keni qenė?
-Kam patur njė vėlla mė tė vogėl, i cili disa ditė para se tė vinte demokracia ėshtė gjetur i mbytur nė liqen nga peshkatarėt. Ai ėndėrronte tė shkonte jashtė… Ka qenė njė dhimbje shumė e madhe, qė ka ndikuar shumė nė jetėn time.
Ju keni jetuar me mamanė?
-Po. Unė kam jetuar me mamanė dhe kam njė vėlla qė lindi nga martesa e nėnės, qė quhet Mandi dhe qė ėshtė njė piktor shumė i talentuar.
E ke vuajtur ndarjen e prindėrve?
-Shumė. Aq sa kjo gjė ka ndikuar dhe nė marrėdhėniet e mia me vajzėn. Mendoj se njė nėnė kur bėn fėmijė duhet tė marrė shumė pėrgjegjėsi mbi vete.
Alergji ndaj divorcit atėherė?
-Jo. Nuk e kam fare frikė divorcin. Problemi ėshtė se unė e kam jetuar divorcin nė kushte krejt tė tjera. Situata, atmosfera dhe paragjykimet nė atė kohė ta bėnin ekzistencėn shumė tė vėshtirė.
Ka ndikuar kjo gjė nė personalitetin tuaj?
-Ka ndikuar shumė. Nė analizėn qė bėj mendoj se dhimbja ėshtė pasqyruar dhe nė kėngėt qė unė kam kėnduar. Sidomos nė kėngėn “Kali i bardhė”. Mendoj se fėmijėt nė rritjen e tyre kanė nevojė pėr tė dyja dashuritė. Burri qė mori mamaja ime mė ofroi dashuri, por isha unė mistrecja qė e kam refuzuar. Ndaj sot i kėrkoj falje.
Ka ndikuar kjo dhe nė marrėdhėnien me nėnėn?
-Jo. Nėna ime ka qenė njė grua shumė e lartė, e spikatur pėr menēuri, mirėsi dhe pėr kritikė. Mė ka edukuar me shumė principe.
Po me babanė?
-Jam lidhur pak. Ai vinte tė mė takonte, por mua mė shqetėsonte prania e tij.


Intervistoi: ARLINDA CANAJ
Kortezi e Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.