Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēon njė kashtė e tė dalin gjashtė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 82 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Demokraci :: Fjala e Kryeministrit Berisha nė Universitetin e Oksfordit
Postuar nga: Albo

Demokraci Zoti President,

Ndjehem shumė i nderuar qė ndodhem sot kėtu, i ftuar nė Oksford Union, jo vetėm se nė kėtė tribunė kanė folur personalitete botėrore, disa prej tė cilėve i kam njohur dhe tė tjerė admiruar, ndėr ta edhe gruaja mė e shquar e shekullit qė kaloi, bashkėkombėsja ime, Nėnė Tereza, por nė veēanti se unė flas kėtu nė njė tribunė qė pothuaj pėr rreth dy shekuj ėshtė njohur dhe bėri e famshme si tribunė e fjalės sė lirė.

Prandaj dhe dua t’ju falėnderoj me pėrzemėrsi zoti President, pėr rastin e madh qė mė keni krijuar tė flas dhe debatoj sonte pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, tė paraqes kėtu projektet e tyre tė kėtij shekulli.

Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl nė Europėn Juglindore qė, pas rėnies sė perdes sė hekurt, po ndėrton demokracinė e bazuar nė treg. Nė hartėn e gadishullit tė Ballkanit ajo pėrbėn bririn mė perėndimor tė tij. Nga veriu, lindja, jugu kufizohet pėrkatėsisht nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Greqia. Kurse nė perėndim, brigjet e saj, prej rreth 400 km, lagen nė 2/3 nga Deti Adriatik dhe nė 1/3 jugore nga Deti Jon. Bregu i saj ka plazhe tė mrekullueshėm qė po tėrheqin gjithnjė e mė shumė turistė. Vetėm dy vitet e fundit numri i turistėve ėshtė rritur me shpejtėsi. Nė tėrėsi Shqipėria ėshtė njė vend malor me lartėsinė mesatare mė tė madhe nė Europė, rreth 640 metra, me peizazhe mahnitėse, pėr tė cilat e kanė quajtur kopshti shkėmbor i Europės Juglindore. Peizazhet e saj magjepsėse bėnė qė Eduart Lear tė vizitojė Shqipėrinė 6 herė nga 1848-1864. Nė Britaninė e Madhe, prej shekujsh janė shkruar nga historianė, shkrimtarė, poetė, piktorė, analistė, librat dhe studimet nė tėrėsi mė tė mira, mė tė ndershme pėr tė vėrtetat e lidhura me shqiptarėt. Ndėr anglezėt e mėdhenj qė e kanė vizituar Shqipėrinė nga kohėra tė kaluara gjer nė ditėt e sotme do tė pėrmendja Lordin Bajron qė i ka kushtuar asaj strofat mė tė bukura tė poemės sė Child Harold, Eduart Lear qė i ka kushtuar njė libėr tė ēmuar dhe mbi 200 punime, piktura, skica, litografi, ndėr mė tė mirat e krijimtarisė sė tij, Edith Durham qė shkroi librat ndėr mė tė mirėt pėr shqiptarėt. Por unė, nė morinė e autorėve tė shumė e botimeve, do tė pėrmend gjithashtu edhe Profesor Noel Malcolm qė me librin e tij, tė shkruar pak vite mė parė, pėr Kosovėn, ndriēoi me vėrtetėsi historinė, realitetin e atij vendi nga lashtėsia nė ditėt e sotme. Vitet e fundit Shqipėrinė e kanė vizituar Kryeministri Tony Blair dhe shumė ministra dhe zyrtarė tė lartė tė Britanisė sė Madhe. Sot, me British Airways, nė mė pak se tre orė fluturim, secili nga ju mund tė gjendet nė Tiranė. Ju ftoj tė gjeni kohė tė vizitoni vendin tim. Do tė jeni shumė tė mirėpritur. Shqipėria ka nevojė pėr miq si ju.

Vendi nė historinė e tij tejet tė gjatė ka njohur dyndje tė shumta qė nga dorėt, grekėt, romakėt, barbarėt, sllavėt, spanjollėt, frankėt, otomanėt dhe ka qenė pjesė e mbretėrive dhe e perandorive tė mėdha tė kohės. Historianėt nė tėrėsi besojnė se Ilirėt janė paraardhėsit tanė dhe se shqiptarėt nuk kanė ndryshuar kurrė shtėpitė e tyre, ata janė aty qė nga fillimi. Edhe studime tė shkencave tė tjera kanė faktuar identitetin e tyre qartėsisht tė veēantė nga tė gjitha kombet e tjera tė rajonit dhe kontinentit. Nė tėrėsi popullata ka qenė e pėrqendruar nė zona tė thella dhe male, por njė pjesė edhe nė qytete, qė janė ndėr mė tė lashtat e Europės.

Gjuha shqipe qė flasim, shumė e pasur dhe e bukur, i pėrket familjes indo-europiane, vjen direkt nga trungu i kėsaj familjeje dhe shkruhet nė alphabet latin. Shqiptarėt janė komb me vokacion perėndimor, me letėrsi, art, kulturė nė tėrėsi perėndimore. Shkrimtari ynė i njohur Ismail Kadare, pėr tė stigmatizuar disfatėn qė pėsuan nga fundi i shekullit tė 13-tė ushtritė e koalicionit tė gjashtė vendeve tė Ballkanit, nė betejėn me ushtritė otomane nė Fushė-Kosovė shkruan se: “vendi fjeti Europė dhe u zgjua Azi”. Mirėpo, megjithėse rreth pesė shekuj ndėn perandorinė otomane, pra, gjumi aziatik, sėrish shqiptarėt u zgjuan Europianė. Rilindja shqiptare ishte e vonuar, por punoi dhe krijoi ndėn moton se: pėr shqiptarėt dielli lind nga perėndimi.

Shqiptarėt, ndonėse njihen si njė ndėr themeluesit e krishterimit, sot ata janė njė komb plurireligjioz, myslimanė, ortodoks, katolik. Kjo sepse linja e demarkacionit mes tė dy kishave tė mėdha, asaj romake dhe asaj bizantine, apo linja e Teodosit, kaloi nė gjatėsinė e territorit tone dhe mė vonė sundimi otoman imponoi njė konvertim tė rėndėsishėm tė popullatės nė myslimanė. Megjithėkėtė, megjithėse jetojnė nė njė kontinent, nė tė cilin jo pak kombe gjatė gjithė historisė sė tyre dhe sidomos asaj moderne, pėrjetuan luftėra dhe konflikte tė egra fetare, kombi im, nė tėrė historinė e tij shekullore, nuk ka tė regjistruar as edhe njė rast tė vetėm konflikti ndėrfetar. Toleranca fetare e shkėlqyer ėshtė njė nga virtytet mė tė arrira, vlerat shpirtėrore mė tė ēmuara tė tij. Kjo tolerancė ėshtė e njėjtė dhe nė marrėdhėniet ndėretnike. Mbi 90 pėr qind e popullatės ėshtė me origjinė shqiptare, pjesa tjetėr janė pakicė me origjinė greke, arumune, romė, sllavė. Kam shumė kėnaqėsi t’ju informoj se raporte serioze ndėrkombėtare faktojnė se Shqipėria ka pėrmbushur standardet e OSBE-sė pėr arsimimin e pakicave.

Shqipėria ėshtė nga vendet mė tė pakta nė botė, nė tė cilin numri i hebrenjve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ishte shumė mė i madh nė fund, se sa nė fillim tė saj. Asnjė hebre nuk u dorėzua tek nazistėt.

Zonja dhe zotėrinj

Historia e kombit tim nuk ėshtė njė histori e sheshtė, pėrkundrazi ėshtė e shoqėruar nga vėshtirėsi, madje edhe drama tė vėshtira.

Nga viti 1389 gjer nė vitin 1480, territoret e banuara nga shqiptarėt, u pushtuan njėra pas tjetrės nga Perandoria Otomane dhe u ndanė nė katėr vilajete tė kėsaj Perandorie. Vitet 1870 gjer nė vitet 1928, janė vitet e pėrpjekjeve tė mėdha tė shqiptarėve pėr tė formuar shtetin e tyre nė territoret ku ata ishin vilajete. Kjo pikėpamje u mbėshtet edhe nga disa fuqi tė mėdha tė kohės. Por, fuqi tė tjera mė tė fuqishme, nė njė nga padrejtėsitė mė tė mėdha historike, nė disa konferenca ndėrkombėtare, duke filluar nga Kongresi i Berlinit, mė pas Konferencat e Londrės dhe e Versajės, vendosėn dhe realizuan me forcėn e tyre copėtimin e territoreve shqiptare nė pesė shtete tė rajonit, ndonėse kėto territore nė asnjė rast nuk ishin enklavė, por vazhdimėsi etnike dhe gjeografike. Nė vitin 1912, pas njė seri kryengritjesh tė mėdha qė u zhvilluan nė Kosovė, u shpall pavarėsia e Shqipėrisė. Por, sėrish vazhduan pėrpjekjet dhe projektet pėr njė copėtim tjetėr tė ri tė Shqipėrisė, mirėpo kjo u kundėrshtua nga Presidenti Willson, i cili refuzoi tė firmosė kėto marrėveshje. Nė vitin ‘22, tė shekullit qė kaloi, Shqipėria do tė ishte vendi i vetėm nė Ballkan qė zhvilloi zgjedhje parlamentare dhe vendosi njė parlament pluralist dhe regjim republikan. Nė vitin ’27 vendi do tė shpallej mbretėri.

Mė 7 Prill tė vitit 1939, Shqipėria do tė ishte vendi i parė nė Europė qė do tė pushtohej dhe do tė mbetej e tillė gjer nė tetor tė vitit ‘44. Shqiptarėt, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, bėnė njė luftė tė vendosur pėr ēlirimin e tyre. Ata patėn nė kėtė luftė njė ndihmė tė madhe me armė, mjete financiare, ekspertė ushtarakė nga qeveria e Madhėri sė Saj. Rreth 160 ushtarė, aviatorė, oficerė madhorė tė ushtrisė britanike ranė nė luftė nė territoret shqiptare, pėr lirinė e kombit tim. Ne do t’i nderojmė ata gjithmonė.

Vendi u ēlirua mė 28 nėntor tė vitit ’44. Por, historia do tė dėshmohej sėrish njerkė e pamėshirė ndaj nesh. Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, gjer nė vitin 1990, nė Shqipėri u vendos diktatura mė e egėr komuniste, e cila e shkėputi tėrėsisht vendin nga bota e lirė, e bunkerizoi nė tė gjitha aspektet, ngriti gulagė, mė shumė dhe mė tė rreptat, se nė ēdo vend tjetėr, ekzekutoi pa gjyqe apo me farsė politike gjyqėsore mijėra qytetarė, pothuaj tė gjithė intelektualėt e shkolluar nė perėndim, ndaloi pronėn private dhe e renditi atė nė 3-4 vendet mė tė varfra tė planetit, ngriti njė propagandė kaprolalike monstruoze, kundėr botės sė lirė. E tillė erdhi Shqipėria nė vitet ’90. Tė shumtė ishin ata, nė Europė dhe botė, qė mendonin qė ky vend tė mbetej si muzeumi i socializmit, si njė lloj Kube e Adriatikut.

Por kėtė nuk e mendonin intelektualėt shqiptarė, tė cilėt, pas rėnies sė Perdes sė Hekurt, shfrytėzuan ēdo mundėsi pėr tė kėrkuara liritė e munguara. Kėtė nuk e mendonin studentėt dhe pedagogėt e Universitetit tė Tiranės, tė cilėt, nė dhjetor tė vitit ’90, mbushėn rrugėt dhe sheshet e kampusit tė tyre dhe Tiranės, ndėn moton “Liri-Demokraci”, “E duam Shqipėrinė si Europa”. Ata menjėherė themeluan partinė e parė opozitare shqiptare, Partinė Demokratike tė Shqipėrisė, e cila nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 22 marsit tė vitit 1992 do tė shėnonte njėrėn prej fitoreve mė tė thella nė vendet ish-komuniste. Qeveria demokratike, e dalė nga kėto zgjedhje, ndėrmori reforma tė thella tė gjithanshme, politike, institucionale, liberalizoi ekonominė, aplikoi terapinė e shock-ut dhe privatizimin e shpejtė tė tokės, banesave, ndėrmarrjeve shtetėrore, nxori vendin nga izolimi dhe e hapi atė drejt vendeve mike, Bashkimit Europian, NATO-s dhe institucioneve tė tjera ndėrkombėtare.

Nė tė gjitha kėto pėrpjekje, opozita shqiptare dhe mė pas, qeveria demokratike, pati ndihmėn e madhe dhe tė ēmuar tė qeverisė sė Madhėrisė Saj, forcave politike, institucioneve tė Britanisė sė Madhe. Unė, si kryetar i opozitės, kam hapur fushatėn elektorale qė solli fitoren e forcave tė opozitės, me Sir Joefry, dhe po si kryetar i opozitės jam pritur nga kryeministri Major dhe kam patur njė takim tejet mbresėlėnės me Lady Thacher, nga e cila u largova e bindur se, nė rast se ajo nuk do tė kishte dhėnė dorėheqjen, Sllobodan Milosheviēi do tė kishte marrė pėrgjigjen e merituar shumė mė herėt dhe se Ballkani i viteve ’90 do tė ishte njė histori tjetėr. Po nė atė kohė jam takuar me Presidentin aktual tė Universitetit tuaj, Lord Patten, pėr tė cilin ruaj njė respekt dhe miqėsi tė veēantė. Mė pas, si President i Republikės, kam vizituar dy here vendin tuaj tė madh, jam pritur nga Mbretėresha Elisabeth, Kryeministri Major dhe zyrtarė tė tjerė mė tė lartė tė kėtij vendi.

Gjej njė rast pėr tė shprehur njė mirėnjohje shumė tė thellė autoriteteve, institucioneve dhe taksapaguesve tė Britanisė sė Madhe, pėr tė gjithė ndihmėn e tyre tejet tė ēmuar qė i kanė dhėnė dhe i japin Shqipėrisė.

Zonja dhe zotėrinj,

Nė kėto 15 vite tė pluralizmit politik, ndėrtimit tė lirisė dhe vlerave tė saj, Shqipėria ka njohur vėshtirėsi serioze, por, nė rast se kemi parasysh nivelin, gjendjen nga nisi, dua t’ju siguroj se ajo ka ndryshuar mė shumė se ēdo vend tjetėr. Kėshtu, nga vendi i monizmit mė ekstrem, izolimit mė tė thellė, militarizimit tė plotė, lirive dhe tė drejtave njerėzore tė ndaluara me Kushtetutė, ateizmit tė imponuar, hiperkolektivizmit ekstrem, varfėrisė dhe mjerimit tė madh, ėshtė sot vendi i pluralizmit politik tė konsoliduar, i demokracisė sė re por qė funksionon, i shtetit ligjor, i respektimit tė lirive dhe tė drejtave njerėzore dhe minoriteteve, i mediave tė lira, vendi i pluralitetit religjioz dhe tolerancės sė shkėlqyer fetare dhe etnike, vendi i ekonomisė sė lirė tė tregut, nė tė cilin 90 pėr qind e prodhimit bruto tė brendshėm vjen nga sektori privat dhe ku tė ardhurat pėr frymė nga 200 dollarė, qė ishin nė vitin ’92, janė sot mbi 4000 dollarė. Shqipėria ėshtė sot anėtare e KE-sė, partnere e NATO-s, ka firmosur marrėveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-nė. Nė Samitin e Rigės ėshtė deklaruar si njė vend qė, nė Samitin e Bukureshtit, mund tė marrė ftesėn pėr anėtarėsim tė plotė nė NATO.

Qeveria qė unė kryesoj ka pėrcaktuar si objektiv mė madhor konsolidimin e shtetit ligjor, luftėn me tolerancė zero kundėr krimit dhe korrupsionit, qė kanė dėmtuar rėndė qytetarėt shqiptarė nė vend dhe imazhin e Shqipėrisė nė botė, shndėrrimin e Shqipėrisė nė vendin mė tėrheqės tė investimeve tė huaja, vendi me ngarkesėn fiskale mė tė ulėt nė Europė, reformėn e thellė tė sistemit arsimor, sjellja e vendit nė moshėn dixhitale, reformėn e pronėsisė.

Nė njė luftė me zero tolerancė ndaj krimit tė organizuar, agjencitė e zbatimit tė ligjit, nė rreth dy vjet, kanė ēmontuar rreth 204 grupe dhe organizata kriminale dhe vendosur para ligjit 850 anėtarė dhe bosė tė tyre, kudo qė janė ndodhur nė Shqipėri apo vende tė tjera. Parlamenti nė kėtė kuadėr miratoi njė moratorium pėr ndalimin e skafeve tė shpejta nė ujėrat tona, mbasi ato pėrdoreshin pėr trafiqe. Shqipėria, sot ėshtė njė nga vendet mė tė qeta dhe mė tė sigurta nė Europė. Nga viti 2005 nė vitin 2007 numri i turistėve ėshtė rritur me 70 pėr qind dhe nuk ėshtė regjistruar as edhe njė incident i vetėm ndaj tyre.

Pėr njė luftė me zero tolerancė ndaj korrupsionit, ne kemi ndėrmarrė: zvogėlimin e qeverisjes qendrore me 25 pėr qind tė portofoleve dhe 30 pėr qind tė punonjėsve, kemi nxjerrė administratėn jashtė konfliktit tė interesit, kemi vendosur kritere, tė cilat nuk lejojnė tė pėrdoren paratė publike pėr qėllime private dhe personale, parlamenti ka miratuar njė ligj pėr mbrojtjen e denoncuesve tė korrupsionit njėlloj si ato tė krimeve tė rėnda dhe shpėrblimin me 6 pėr qind tė vlerės qė vjen nga denoncimi i tyre, janė privatizuar njė seri procedurash dhe decentralizuar tė tjera. Rezultatet e kėsaj lufte kanė bėrė tė mundur shkurtimin e shpenzimeve operative tė administratės qendrore me 40 pėr qind, uljen e kostos sė prokurimeve publike me 23 pėr qind. Megjithė uljen drastike tė taksave nėpėrmjet luftės kundėr kontrabandės, evazionit dhe informalitetit, qeveria ka dėrguar dy vjet me radhė nė muajin qershor, njė buxhet tė dytė nė parlament me vlerė rreth 24 pėr qind tė buxhetit vjetor. Tė ardhurat buxhetore janė rritur nga 22 pėr qind e GDP-sė nė vitin 2005 nė 27 pėr qind tė GDP-sė nė vitin 2007. Pėrveē kėtyre, dhjetėra zyrtarė tė tė gjitha rangjeve, janė dėrguar para ligjit.

Pėr pėrmirėsimin e klimės sė biznesit dhe shndėrrimin e Shqipėrisė nė vendin mė tėrheqės pėr investimet e huaja, kemi ulur barrėn dhe pengesat burokratike pėr biznesin, kemi shkurtuar kohėn e regjistrimit nga 42 ditė nė njė ditė, pas inaugurimit tė "One Stop Shop"; kemi liberalizuar licencat dhe lejet, si dhe pothuajse pėrgjysmuar ato; sė shpejti do tė nisė puna pėr vendosjen e "One Stop Shop" pėr lejet dhe licencat. Dje, ne kemi inauguruar taksėn online; ėshtė miratuar ligji i ri pėr partneritetin publik privat si dhe prokurimet publike; po aplikohet gjithnjė e mė shumė iniciativa “Shqipėria njė Euro”, nė tė cilėn investitorėt mund tė pėrfitojnė me njė Euro objekte apo edhe tokėn pėr investime industriale, bujqėsore, turistike dhe tė gėzojnė njė seri shėrbimesh me njė Euro.

Nė kėto dy vjet ne kemi ndėrmarrė njė revolucion tė vėrtetė fiskal: kemi vendosur taksėn e sheshtė me 10 pėr qind, ulur taksėn e korporatave dhe atė tė ardhurave personale pėrkatėsisht nga 25 dhe 23 nė 10 pėr qind, taksėn e biznesit tė vogėl me 50 pėr qind, kontributin e sigurimeve shoqėrore me 31pėr qind, ēmimin e energjisė pėr biznesin me 33 pėr qind. Mė 1 janar tė vitit 2008, Shqipėria ėshtė vendi me barrėn fiskale mė tė ulėt nė Europė. Rezultatet dėshmojnė se ekonomia shqiptare ėshtė nė njė shkėputje tė vėrtetė, rritja ekonomike ishte 6 pėr qind vitin qė shkoi, pritet mė e lartė kėtė vit; inflacioni ėshtė 2-4 pėr qind, deficiti buxhetor 2.6 pėr qind; krediti bankar pėr ekonominė ėshtė rritur tre herė krahasuar me vitin 2005; eksportet kėtė vit janė 28 pėr qind mė tė mėdha se vitin qė kaloi; investimet e huaja nė vitin 2006 ishin tre herė mė tė larta se nė mesataren e 10 viteve qė shkuan; indeksi i shitjeve ėshtė rritur me 22 pėr qind; depozitat bankare janė rritur me 25 pėr qind. Shqipėria ka ardhur nė fokusin e kompanive tė mėdha europiane dhe botėrore, tė cilat me projektet e tyre nė fushėn e energjisė, turizmit, manifakturės, minierave, ēimentos, bankave dhe sigurimeve shoqėrore, kanė nisur dhe do tė nisin nė muajt qė vijnė investime me shumė miliardė Euro.

Po punojmė pėr krijimin e zonave tė lira dhe parqeve industriale.

Nė pėrpjekjen tonė pėr tė sjellė Shqipėrinė nė moshėn dixhitale, ne kemi nėnshkruar njė marrėveshje me Microsoft, qė do tė hapė njė qendėr inovative nė Tiranė, si dhe dy akademi. Me UNDP-nė pėrfundojmė projektin pilot tė e-shkolla, kemi pėrfunduar e-dogana, e-taksa, e-prokurime, e-regjistėr biznesi dhe nga mesi i vitit 2008 pėrfundon e- regjistri civil dhe do tė pėrfundojė me e-government.

Nė dy vjet kemi liberalizuar plotėsisht universitetet tona. Numri i studentėve ėshtė rritur nga 50.000 nė 100.000 dhe kemi katėrfishuar investimet pėr arsimin e lartė dhe jemi duke dyfishuar buxhetin pėr arsimin.

Zonja dhe zotėrinj,

Kėto reforma, qė unė pėrmenda mė sipėr si dhe ato tė ndėrmarra nė institucione dhe fusha tė tjera, bėnė tė mundur shpejtimin e procesit tė integrimit tė vendit. Pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, anėtarėsimi i vendit tė tyre nė BE dhe NATO janė projektet mė madhore, ndaj dhe jemi tė vendosur tė ndėrmarrim dhe zbatojmė tė gjitha reformat e domosdoshme pėr tė merituar kėto anėtarėsime.

Zonja dhe zotėrinj,

Nė kėto 15 vite, gadishulli i Ballkanit u shndėrrua nė njė teatėr tragjedish, luftėrash, barbarisht tė vėrteta ēnjerėzore. Shkaku themelor i tyre qėndron nė ultranacionalizmin, obsesionin e njė kombi qė ndjehej hegjemon ndaj komeve tė tjera dhe mbizotėrohej nga ideja e shtetmadhėsisė sė tij.

Sot, Ballkani ėshtė rajon paqeje dhe integrimi rajonal nė Europė. Nė tė gjitha zhvillimet, luftėrat dhe konfliktet, Shqipėria mbėshtet fuqishėm pėrpjekjet e NATO-s dhe komunitetit ndėrkombėtar pėr paqe dhe stabilitet nė rajonin tonė dhe mė gjerė.

Nė kėtė kuadėr, njėsitė ushtarake tė Shqipėrisė janė tė shpalosura nė misionin paqeruajtės tė NATO-s nė Bosnjė, Afganistan dhe nė kuadrin e luftės kundėr terrorizmit ndėrkombėtar nė Irak.

Por sot, zgjidhja e statusit tė Kosovės pėrbėn njėkohėsisht kusht vendimtar pėr paqen dhe stabilitetin jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė rajon dhe mė gjerė.

Qeveria shqiptare ka mbėshtetur dhe mbėshtet projektin e Presidentit Ahtisaari si projektin mė tė mirė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Ky projekt vendos nga njėra anė standardet mė tė gjėra pėr liritė dhe tė drejtat e minoriteteve, standarde qė nuk ekzistojnė nė ndonjė vend tjetėr dhe, nga ana tjetėr, respekton vullnetin e shumicės pėr pavarėsi.

Ne mbėshtesim pėrpjekjet aktuale tė Trojkės, por mendojmė se zgjatja e mėtejshme e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės kėrcėnon seriozisht stabilitetin e rajonit. Zgjidhja e statusit tė Kosovės duhet tė ndihmojė serbėt tė shkėputen nga e shkuara e luftėrave dhe barbarive, genocideve qė provoi nė rajon diktatura e Miloshevicit dhe i orienton ata drejt sė ardhmes.

Ne pėrshėndesim dokumentin e paraqitur nga autoritetet e Kosovės pėr bashkėpunim, pajtim dhe miqėsi midis serbėve dhe kosovarėve dhe besojmė se shqiptarėt dhe serbėt duhet tė angazhohen pėr njė kapitull tė ri nė marrėdhėniet ndėrmjet tyre.


16/10/2007


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.